Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Nese ste pelqen as d'Angely kalojme tek nje botim tjeter....
Zhan Klod Faveirial - Historia e Shqiperise ft 41
Ne pergjithesi eshte pranuar se Shqipetaret i perkasin races pellazgjike - thote Kantu (vell 1 fq. 544)Pellazget ishin shume te lashte per greket, me te lashtet, te cilet perbenin nje race mitike, si Titanet dhe Ciklopet. Por. historia e tyre na eshte percjelle ecse nga pushtuesit e tyre. Gjithashtu, shfaqen ne traditat klasike, si nje sfond i erret qe i humbet veshtrimit.
Nuk eshte pra e cuditshme qe autoret greke i pershkruajne ata si barbare. "
Por pergjigjet Kantu - faktet deshmojne se pellazet sollen ne greqi jo vetem disa arte,por nje sistem te tere besimi, artesh dhe germash.Ajo ishte nje race po aq bujare sa dhe e pafat.Gjuha e tyre me e ngjashme me latinishten se sa me greqishten u ruajt ne dialektin eolian dhe ne ate epirot qe helenet i cilesonin si barbare. "
- Ne disa treva te greqise, aq me teper ne epir, gjenden gjurme te mbizoterimit dhe qyteterimit te pellazgeve. 45 qytete ofrojne rrenojat e ndertimeve pellazgjike. Midis ketyre qyteteve permenden: Dodona Efiri Ambrazia Elateu Pandozia Buketi etj (Saktesim i historise se lashte nga Poirson dhe Cayx fq 195)
- Ne fjalorin e tyre te historise, Dezobri dhe Bashele thone: - Gjithcka deshmon ne Thesali vendqendrimin e Pellazgeve majat ne shpatet lindore te Pindit jane te rrethuara nga muret e tyre masive, dhe fusha e Peneut qe me sa duket ka qene e kultivuar se pari prej tyre, dhe qe quhet nga Homeri Argosi pellazgjik.Larisa ze qendren e nje pellgu te pasur ku dhe ndeshen fragmente te xhadeve dhe digat, me te hershme te koheve se helenet. Treva me qendrore dhe me pjellore e vendit ka mbajtur emrin Pellazgjiotide....
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.