Forumi Horizont | Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit » Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)
Citim:
Po citoj ato që tha NYCgirl
Dena, e shoh se je anetare e re dhe disa gabime "teknike" te falen ........lol
Dhe megjithese kisha vendosur te mos shkruaja me ne kete teme, pasi lexova mesazhin tuaj, nuk resistoja dot.
E para: cfare librash keni lexuar ju qe te kane dhene idene se Gjergj Kastrioti nuk ia vlen te jete heroi yne kombetar / nderkombetar???? Ne cdo liber historie per Shqiperine apo per Ballkanin nga autore shqiptare dhe te huaj, ai konsiderohet si hero. Apo nuk u ka pelqyer fakti qe kur erdhi ne Arberi ai u rikonvertua ne katolik dhe rezistoi pushtimin turk per 20 vjet?! Me te vertete, do isha shume kurioze te dija cfare "faktesh" kishit kunder Skenderbeut / Aleksandrit te Madh te Shqiperise.
Shkruani se Islamizmi ne Shqiperi pas viteve 90 nuk eshte perhapur ashtu sic duhet ......... c'do te thote kjo? Cfare lloj Islamizmi doni ne Shqiperi? Islamizmi ne Shqiperi, gjate shek. 16-17 ishte i levizjes "sufi", me sekte te ndryshme qe quheshin "dervish." "Dervishet" benin pjese ne sektin e sunit, por me nje natyre me "mistike." Shume sekte "dervishe" perfshine ne ceremonite e tyre elemente te krishtere. Sekti Bektash qe u vendos ne Shqiperi kishte te perfshire ne ceremoni konfesionin, kreshmen etj, dhe gjithashtu, berjen e kryqit ne shenje respekti. Kjo ishte nje nga arsyet qe shqiptaret u konvertuan ne mase (por kuptohet, arsyeja kryesore ishte qe te evitoheshin taksat.)
Nuk e di, po per cfare Islamizmi e keni fjalen? Doni vendosjen e Wahhabit? Apo sheiket?
Thoni qe Islamizmi eshte fe "mjaft" tolerante. Por ne nje nen-forum tjeter keni shkruar qe Krishti nuk e kryqezua. Shume theologjiciene argumentojne se fillimi i Kristianizmit ishte pikerisht te kryqezimi i Krishtit, ............. dmth ju u mohoni me shume se 2 miliarde te krishtereve kudo ne bote besimin e tyre??? Me falni, po kjo lloj tolerance e juaja eshte shume hipokrite.
Keni sjelle si shembull Gjermanine per tolerance fetare, por keni lene jashte faktin se popullesia myslymane ne Gjermani eshte e perbere kryesisht nga 3 milione turq, qe jetojne ne Gjermani si rrjedhoje e demshperblimeve qe duhej t'i paguante Gjermania Turqise pas luftes se Dyte Boterore. Jo vetem kaq, por Gjermania gjithashtu ka vendosur te kaloje ne Bundestag te njejtin ligj qe ka Franca, per te mos lejuar ne shkollat publike fehrexhete. Vertete, myslymane ka kudo ne bote, por shumica e tyre jane me origjine arabe ose te Azise juglindore. Ne perendim, duke perfshire dhe Ameriken, nuk gjen shume njerez te "bardhe" qe jane myslymane. Per shembull, ne USA konvertimi me i madh ka ndodhur ne popullesine zezake (shumica e te ciles konvertohen kur jane ne burg !!!!)
Dhe persa i perket Islamizmit si fe tolerante ne pergjithesi, mjafton te sjelle faktin se pothuajse ne cdo vend arab te krishteret jane te diskriminuar. Dakord, ne Arabine Saudite nuk lejohen kishat se eshte vend i shenjte per myslymanet, por si analizoni ju faktin se ne cdo vend tjeter ata vuajne? Ne Jordani, per shembull, ku ka nje perqindje te madhe te krishteresh, atyre u lejohet te sherbejne ne ushtri, por nuk mund te ngrihen ne rangun e oficereve. Ne Pakistan kishat dhunohen dhe te krishteret vriten etj etj etj. (Eshte paksa ironik fakti se i vetmi vend arab me sadopak tolerance fetare ndaj te krishtereve ishte Iraku nen pushtetin e Sadamit, kjo per arsye se pervec Turqise, Iraku ishte i vetmi vend laik ne Lindjen e Mesme.)
Po kthehemi serish te ajo ideja qe sollet ju: Asnje nuk ka thene te kthehen myslymanet ne te krishtere. Por meqe e solle ti si ide, le ta provojme njehere, se meqe u konvertuam dikur per hir te taksave, e per perfitime personale, le te konvertohemi njehere per te miren e atdheut. Se jemi i vetmi shtet ne Europe me popullesi te madhe myslymane. (Bosnia eshte ceshtje tjeter.)
Dhe per te gjithe ata anetare te tjere qe me kane akuzuar per percarje e per gjera te tjera (pa asnje baze) di kaq te them:
THE TRUTH HURTS ........... BUT THE TRUTH SHALL SET YOU FREE!!!!!!!
Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit » Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.