Forumi Horizont Gjithsej 146 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit »
Trego 146 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- C'rol luan femra ne jeten e mashkullit? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4577)


Postuar nga kotka datë 19 Tetor 2007 - 23:11:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA


 

Une do te thosha se gruaja eshte ekulibri i tij ,eshte amortizator i jetes bashkshortore,eshte si ajri per njeriun kur zoteron veti e vyrtyte te larta morale.Ndersa gruaja pa burre eshte si nje peme qe dalngadale vyshket deri sa thahet e behet e pavlere.

Nuk jam dakord me shprehjen e fundit dropullite.A mund te me thuash per ke eshte perle.Kujt i hyne ne pune nje perle e till? Te punoje te haje e te pije dhe te nesermen te shkoje ne pune perseri.Gruaja pa burin nuk e pertrin dot jeten.Ajo si pjese e familjes eshte nje fabrike qe i jep botes perjetesine,por asnjehere single.



 

Ne rradhe te pare IQVLORA, nuk jam dropullite, nuk kam te bej fare me krahinen e Dropullit, mund te kem gjak grek, por nuk eshte gjak dropullit.

E dyta e pranoj verejtjen tende, por une nuk doja te ofendoja burrat, me ate qe thashe se gruaja mbetet perle edhe pa burre.

Natyrisht, qe burri eshte ai qe e ben nje grua t'i ushtrohet krijimtarise se saj ne jete, por une doja te theksoja faktin, qe nje grua edhe ne qofte se i vdes burri ose divorcohet, gjen forca ta perballoje vetmine dhe krijimtarine nuk e nderpret, vazhdon te kujdeset per veten e saj dhe te familjareve, ndersa burri po humbi gruan bie shume moralisht, ne te shumten e rasteve deri sa pret vdekjen.  Kete doja te theksoja, por e shpreha gabim.

Tani cdo rregull ka edhe perjashtime, nuk eshte unanim...

Ka edhe gra qe marrin fund me vdekjen e burrit apo divorcimin dhe bien shume moralisht, por une mendoj se keto gra kane marre fund, qe perpara se t'u vdese burri.

Ja shihni djemte qe kane motra, gjithmone shkelqejne ne shoqeri ne krahasim me ata qe jane pa motra, deri sa te njohin ndonje girlfriend.

Ndersa femrat nuk kane nevojen e vellezerve apo boyfriend qe te shkelqejne, ato shkelqejne edhe pa pranine e mashkullit.  Mashkulli femres nuk i nevojitet qe te filloje te krijoje, por i nevojitet per te ushtruar ktijimtarine e saj.

Ndersa mashkulli, fillon te krijoje vetem kur eshte prane nje femre.

Respekt dhe kurre nuk doja te ofendoja ndonje mashkull.


  Gjithsej 146 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit »
Trego 146 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.