Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 18 Maj 2006 - 04:11:

1.sekuenca e aminoacideve (1)

Cod. B18052006

Duke kerkuar me Google qe te gjeja nje figure qe te shpjegonte mire se cfare doja te thoja me ato 4 shkalla stukturale te proteinave arrita te gjej nje foto qe i kishte te 4 shkallet...versioni origjinal ishte me copyright por arrita te gjej nje version me te vogel...

Atehere fillojme pikat nje e nga nje.shkalla e pare ishte:

1.sekuenca e aminoacideve qe e perbejne
Ndoshta fjalia me e rendesishme ne gjithe kete postim do te ishte :Nga sekuenca e aminoacideve varet funksioni i proteines.
Kur permenda aminoacidet nje per nje,thashe qe secili nga ato kishte nga nje karakteristike te veten...ca kane aftesi te formojne lidhje hidrogjenore,ca ishin hidrofobe (mbanin larg ujin),ca kane aftesi te formojne lidhje disulfurore qe stabilizojne strukturen etj.Pra jane menyra se si jane vendos ne ate seri,qe do tregoje se si do marre forme proteina dhe se cfare funksioni do kete...psh tek proteinat qe futen ne membrane dhe sherbejne per te lene ionet te kalojne kane nje zone te ndermjetshme te perbere nga aminoacide hidrofobe sepse vetem ato kane aftesi qe te futen ne dyshtresen e lipideve qe formon membranen qelizore.Po ashtu tek enzimat e ndryshme jane lidhjet hidrogjenore qe do e fiksojne materialin qe do katalizohet...etj etj.Duke pare keto gjera fare thjehst mund te mendojne se cfare demi mund te sjelle nje mungese e nje aminoacidi te vetem ne strukturen e proteines.Nje mutacion qe mund te ekzistoje qe ne ADN dhe qe trasmetohet eshte i afte te ndryshoje komplet proteines.Shembulli me i mire eshte anemia falciforme (ose mesdhetare)ku nje aminoacid eshte nderruar me nje tjeter ne nje pozicion te vetem,pozicioni 6 i sekuences se aminoacideve...normalisht ne ate pozicion eshte acidi glutamik kurse ne formen anemike kemi valine.dhe e di per sa ndryshojne?Acidi glutamik ne sekuencen e ADN paraqitet si GAG/CTC (kjo eshte sekuenca ne ADN e te dy zinxhireve,dhe vetem njeri prej ketyre do perdoret per traskriptim) kurse ne formen me mutacion kemi GTG/CAG...
CTC (forma origjonale) traskriptohet si GAG ne mARN, kurse CAG (forma mutante) traskriptohet si GUG ....GAG ne kodin e perkthimit per aminoacidet (qe do ta shpjegoj me vone) perkthehet si acid glutamik kurse GUG perkthehet si valine...pasojat?Qelizat e kuqe te gjakut nuk jane ne formen e tyre origjinale ovale,por behen si drapri i partise dhe nuk e trasportojne mire oksigjenin.Po ashtu kane aftesi me te madhe qe te ngecin ne shpretke dhe keshtu te shkaterrohen me shpejt duke shkaktuar rritjen e bilirubines ne gjak dhe ne disa raste syte behen me ngjyre te verdhe (ajo zone qe duhet te ishte e bardhe) pervec shenjave te tjera...po ashtu ajo forme si draper ka aftesi me te madhe qe te mblidhet ne gjak dhe keshtu kemi ate qe quhet tromb,qe eshte nje mbledhje qelizash te kuqe qe bllokojne nje ene gjaku.Kjo sjell probleme per zonen qe nuk i mberrin me gjaku... vazhdon...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.