Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 966 967 968 969 970 971 972 973 974 [975] 976 977 978 979 980 981 982 983 984 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Re: Koret raciste, paradë e turpit
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Pothuajse të gjtha mediat televizive dhe gazetat e fundjavës në Greqi kanë transmetuar dhe publikuar reagimet për britmat e urrejtjes në fundin e paradës së 25 marsit nga një togë ushtarake që i përkiste një brigade kufitare të marinës greke.
“Është pezulluar nga detyra togeri i misioneve nënujore të marinës detare, pas reagimeve të krijuara nga thirrjet raciste të marinsave në paradën e 25 marsit”, njofton televizioni grek “Mega”.
Përveç deklaratës për shtyp nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit kanalet greke kanë transmetuar edhe qëndrimin e prerë të numrit dy të kësaj ministrie, Spiro Vujas nga qyteti i Selanikut.
“Është e papranueshme ashtu siç theksoi edhe vetë ministri. Përveç urdhërit për një hetim, është kryer edhe pezullimi nga detyra e oficerit në fjalë. Unë besoj se këta persona nuk kanë vend në trupën e marinës detare e cila po ndryshon e po organizohet në mënyrë të ndryshme nga këto sjellje”, deklaroi zv/ministri Vujas.
TCH
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 966 967 968 969 970 971 972 973 974 [975] 976 977 978 979 980 981 982 983 984 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.