Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
Ne mbeshtetje te asaj qe ke shkruar me lart e dashur Hebeja, une besoj shume ne teorine time te huazuar nga te tjeret :p
Kush mendon pozitivisht edhe ngjarjet, qe do ti vine ne jete do te jene vetem pozitive dhe do te jete i suksesshem, mbasi edhe ne qofte se ndodh dicka negative, keta lloj njerezish kane aftesine te shohin anen e mire te asaj te keqe qe ju erdhi, se ishte dicka e programuar per te ndodhur, qe ne te levizim perpara dhe te jene me aktiviste ne jete.
P.sh. ta zeme se nje gruaje i vdes burri mbas 25 vjetesh martese, me te cilin kishte nje jete normale dhe te konsiderueshme te kendshme, kuptohet me trazirat e herembashereshme, qe mund te kete nje cift gjate nje jete martesore.
Si mund ta shohi nje grua e ve jeten, mbas vdekjes se burrit ne kete moshe, qe ajo kishte me nevoje se kurre, mbasi femijet jane ne shkolla dhe duhen perballuar shpenzimet universitare, shtepia ka nje borxh te madh banke per tu shlyer dhe ajo tani ne kete moshe ka me shume nevoje se kurre per nje shok jete, mbasi ne kete moshe i duhet te flase dhe te shprehe ndjenjat me shume se kurre ne jeten e saj.
Nje grua qe e sheh jeten me syrin e negativ dhe te frikes, do te thote u bu bu c'me gjeti mua, une tani mora fund ose do te degradoje ose do te filloje ne kerkim te nje partneri te ri, per ta patur si mbeshtetje, femijet mund te lene shkollen dhe shtepine mund t'ja marre banka, se nuk ka para ta shlyeje. Partneret e rinj jo gjithmone perfundojne mire, mund te jene te pabese, kalimtare, ose frikacake. Keshtu qe kjo grua dashje pa dashje deshton edhe pse do te ndihmoje femijet me gjithe shpirt.
Nje grua tjeter, qe e sheh jeten me syrin pozitiv, mendon kjo qe me ndodhi eshte dicka e programuar nga Zoti, dhe burri im ketej e tutje do te jete ne paqe. Mua Zoti me donte te punoja me shume dhe te filloj perseri me forca te reja nga e para. Te bisedoj me femijet te shkojne ne shkolle nate dhe te punojne nga pak diten, ajo vete do te punoje dy lloj punesh sa te marrin veten femijet dhe ne kete menyre as femijet nuk humbim shkollen, as shtepine nuk ua merr banka, per mospagesa. Ajo do te filloje te beje perseri ekonomi si me pare dhe nuk do te jete ne kerkimin e ngutshem te nje partneri per te rregulluar jeten e saj. Ndofta mund te kerkoj nje partner te saj me mirekuptimin e femijve, por jo per ceshtje ekonomike, se sa emocionale.
Gruaja e dyte do te kete me sukses se e para, se ajo e mendoi jeten me me optimizem se e dyta dhe optimizmi te jep forca per te perballuar veshtiresite dhe per ta pare jeten dhe veten me sy tjeter. E dyta nuk pati fat se gjeti pune apo i ka femijet e mire, ajo zgjodhi rrugen me te mire, qe i kishte hapur Zoti dhe dinte ta kapte kete rruge. Ajo e dyta eshte me e sukseshme, se i pelqeu ideja e ndryshimit.
Pra une vertet besoj tek fati si shume njerez, por ama une besoj edhe tek ajo, "Qe Zoti na jep shume trajektore ne jete dhe varet ke zgjedhim ne" (Plloshtani)
Duke menduar bukur, vetem ngjarje te bukura do te ndodhin.
Ky eshte besimi im.........
Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.