Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datë 27 Mars 2011 - 05:14:

Ore dini gje ju t'kem hedh kandidature per Politike ?

un mora mbare gjith fisin telefon, se me ngau lemza, e hiç mendja ketu .

Nejse ti rikthehemi pak temes :

**********************************************




Lulet dhe rrjedha e energjisë.

Lulet në hapësirë mund të ndikojnë edhe me pozitën e tyre. Duke shikuar lulet tuaja se si rriten, do të rritet edhe vetëbesimi juaj.
Në këndet e hapësirës së banimit rëndom grumbullohet energjia e harruar, e pashfrytëzuar, andaj me vendosjen e luleve që kanë formë kaçube apo lule që rriten shumë do të zgjidhin grumbullimin e energjive të tilla dhe do të nxisin rrjedhën e saj. Në korridoret e gjata është e nevojshme që pengohet rrjedha e shpejtë e energjisë: nëse e vendosim lulen në mes të korridorit, energjinë do ta ngadalësojmë dhe do ta bëjmë të dobishme.

Dy apo më shumë këshilla
Caktojeni ditën e posaçme në javë kur do t’u kushtoni pak më shumë kohë luleve tuaja shtëpiake. Me kujdes të drejtë, me heqjen e luleve dhe fletëve të vyshkura e të thara, me prerjen e rregullt të degëve, me shtimin e ushqimit në dheun e tyre, lulet do të kenë kushte të shkëlqyeshme për rritje dhe zhvillim.

Njëra nga rekomandimet është që secilës lule në banesë apo në shtëpi t’i dhuroni ndonjë kujdes siç janë mirëmbajtja e shëndetshme, mirëqenia, avancimi në karrierë, puna e mirë, suksesi në shkollë apo ngritja e vetëbesimit. Duke shikuar lulet tuaja se si rriten, do të rritet edhe vetëbesimi juaj. Me heqje të çdo flete të venitur dhe të tharë do t’i liroheni edhe ju nga sjelljet e vjetra negative dhe do t’i plotësoni me ato pozitive. I gjithë mundi rreth kujdesit të luleve shumëfish do t’ju kthehet nëpërmjet bukurisë së tyre dhe krijimit të rrezatimit të energjisë pozitive. Telegrafi.


  Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.