Forumi Horizont Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Adami & Eva, Molla e ndaluar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18487)


Postuar nga cecilia datë 15 Nëntor 2011 - 01:57:

Lori,te adhuroj per njohurite qe ke ne cdo fushe por me shume te adhuroj per njohurite e verteta sic eshte krishterimi.

Jo me kot e bleva librin Lori,eshte nje botim i sapo dale ne treg dhe sikur e kisha te nevojshme nje permbledhje te ketij tipi sepse s'kam lexuar asnjehere biblen apo coranin. Gjjithcka e kam me te degjuar apo te lexuar ketu-atje.

Autori thote diçka te jashtezakonshme (qe edhe une jam dakort) ne lidhje me besimin.
Nqs besimi im absolut kalon kryesisht nga Krishti,pyetja ime per Zotin ngelet e hapur.
Asnje njeri s'eshte ne gjendje te dije se cili eshte Zoti.Nqs Zoti ekziston ngelet nje enigme,nje mister per te gjithe ne. Ky mendon se,besimtaret nuk duhet te kerkojne te pershkruajne apo te perkufizojne Zotin.Dhe pikerisht ketu qendron drama e monotheismit duke klasifikuar Zotin cfare eshte dhe cfare do,si perfundim e kthejne ne nje send e deri ne ideolatri.
Nqs Zoti ekziston do t'i shpetoj gjithmon arsyes njerezore dhe nqs Jezusi ka nje lidhje te veçante,te vetme madje me Zotin atehere identiteti i tij do te ngelet pergjithmon nje mister.

Psikologu zvicerian Carl Gustav Jung thote: Zoti nuk eshte kurre diçka e percaktuar,eshte perfaqesimi qe i ben "shpirti jone" te panjohurit.Ai,eshte "funksionimi i shpirtit" dhe "shpirti e shpreh" si nje krijues.

Autori thote se,ky dallim fondamental midis yjnores se panjohur (Deite) dhe yjnores se manifestuar (Zoti) jane ne zemer te debatit te theologjise apofatike...Eckorti vjen dhe e ben kete dallim kapital midis "Zotit" (Gott) dhe "Deite" (Gotteit)...kurse Plotin e quan NJE i pashfaqshem. Le houwa (Lui),l'Ein Sof kabbalistet juif,la shunyata e budizmit,etj. Me fjale te tjera beson se njeriu i ciles do feje mund te bashkejetoj ne tolerance...flet gjithashtu per rreziqet e dogmave, e konsideron veten si besimtar jo dogmatik ku mund te diskutoj me nje Athe jo dogmatik gjithashtu (Andre Comte-Sponville). Beson se ne cdo diskutim midis tyre preferon shok-un e saktesise ne kerkimin e perbashket te se vertetes.

Mendon gjithashtu se,pengesa kryesore ne progresin e njerzimit dhe te njohjes,nuk eshte as besimi,as mungesa e besimit por eshte saktesia dogmatike te cilesdo natyre qofte ajo. Sepse perfundimi eshte kundershtimi dhe hedhja poshte e tjetrit,intoleranca (zemerngushtesia) fanatizmi,etj.

Autori e mbyll librin e tij me nje pyetje te vetme.
Cfaredo qe te jete besimi yne,a nuk eshte me e rendesishme te kultivojme dhe te nxisim vlerat universale qe n'a bashkojne dhe nga e cila varet e ardhmja e te gjithe njerzimit: Drejtesia,Liria, Dashuria?

Ps: Me falni per disa emra qe s'i perktheja dot duke mos i njohur vete une. I kam shkruajtur ne gjuhen qe autori ka perdorur.


  Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.