Forumi Horizont Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=209)


Postuar nga lost_soul datë 04 Shkurt 2006 - 23:19:

Re: Per Kelen

Citim:
Po citoj ato që tha Ujëdhesa
Nuk mund te flasesh per pasurine apo varferine e gjuhes shqipe nisur nga ajo shqipe qe zoteron ti apo te tjeret. Lexo perkthimet e te madhit Robert Shvarc apo te po aq te madhit Fan Nolit dhe pastaj fol par varferine e shqipes. Ka mundesi te me thuash cila gjuhe e botes e ka menyren deshirore me shprehese se shqipja? Si i thone anglisht p.sh."U befsh njeqint vjec"!? - Happy birthday - qe e perkthyer d.m.th. gezuar ditelindjen, aspak shprehese per ne shqiptaret. N.q.s. ti nuk arrin t'i shprehesh mendimet e tua me ane te shqipes nuk eshte faji i saj, por i yti. Fakti qe jemi shqiptare nuk do te thote qe e dime shqipen, duhet akoma te vazhdojme ta mesojme dhe ta pasurojme fjalorin tone.


Ujedhesa me duhet te te kundershtoj, .. jam larg se qenuri ekspert i kesaj fushe megjithate....
Menyra deshirore apo habitore jane thjesht struktura te gjuhes dhe nuk jane domosdoshmerisht tregues i fuqise se gjuhes. Nje gjuhe eshte e fuqishme kur percjell sa me shume kuptime dhe mund te shpjegoje sa me shume situata, gjendje, emocione, objekte etj etj... "Happy birthday" percjell po aq informacion nje anglishtfolesi sa edhe "U befsh 100 vjec" i percjell nje shqipfolesi, pavaresisht nga menyra se si ndertohet kjo fjali.

Nje fakt. Anglishtja eshte e gjuhe e folur nga qindra miliona njerez (500 milione te pakten) dhe eshte e kultivuar dhe e pasuruar me shekuj e shekuj. Sa vete e flasin shqipen ne bote?? Sa shkrimtare anglishtfoles ka pasur dhe ka, sa eksplorues, shkencetare etj etj .. dhe sa shqiptare? Nuk mendon qe nje gjuhe e folur nga 500 milione njerez mund te jete me e pasur se nje gjuhe e folur nga te shumten 10 milione?

Ajo qe une perjetoj me anglishten (dhe e mendoj shpesh kete) eshte qe anglishtja ka shume folje me duket. Une nuk mbahem qe kam shqipe te pasur, por shume shpesh me duhet nje fjali ose dy per te perkthyer nje folje anglisht.

Dhe e fundit. Per pasurimin. Me duket se ne presim qe pasurimi te vije nga drejtimi e kundert. Ne e presim nga gjuhetaret ose perkthyesit. Gjuhetaret ose perkthyesit nuk prodhojne gjuhe. Gjuhen e ben populli. Detyra e gjuhetareve eshte te zbuloje fjalet dhe t'i shtoje ato ne gjuhen formale. Keshtu te pakten veprohet me anglishten.

Ujedhesa, mos kujto qe po kenaqem me keto qe po them. Te lutem me kundershto dhe ma mbush mendjen qe nuk eshte keshtu.


  Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.