Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Teuta, më shumë vëmendje të rinjve
Në miqësoren me Dinamon, trajneri Lika ka dashur të testojë edhe kandidatët për formacionin bazë.
Futbollistët durrsakë, që luajtën dy fazat e para të këtij kampionati me Besën, të rikthyer tashmë te Teuta, kanë bërë një paraqitje dinjitoze në miqësoren e fundit me Dinamon. Ish-futbollistët verdhezinj, si Shima, Lorja dhe Rada, pas përjashtimit nga skuadra kavajase, janë rikthyer në origjinë. Po stërviten intensivisht dhe kanë kapur një formë të kënaqshme sportive. Edhe në takimin miqësor, të zhvilluar të shtunën me Dinamon në Tiranë, ku Teuta barazoi 2?2, ky grup futbollistësh u paraqit denjësisht. Madje ata treguan se janë kandidatë për një vend në formacionin e Teutës, ku konkurrenca tashmë është mjaft e fortë dhe kërkojnë më shumë vëmendje nga trajneri Lika. Është për t'u evidentuar fakti se këta futbollistë i përkasin shkollës durrsake të futbollit dhe premtojnë të jenë e ardhmja e kësaj skuadre, që tashmë ka në përbërje një numër të konsiderueshëm futbollistësh të ardhur nga rrethe të tjera të vendit.
Në fakt, strategjia e presidentit Hasanbelliu ka të bëjë me forcimin e Teutës edhe me elementë të rinj të talentuar, që kanë dalë nga shkolla durrsake e futbollit. Produkt i kësaj shkolle janë edhe futbollistë të tillë, si Shima, Rada, Lorja, Bërzezi etj. Ka qenë pikërisht ky brez futbollistësh, që nën drejtimin e trajnerit Edmond Zalla e shpallën për herë të parë Teutën kampione për të rinj. Tashmë ata po fitojnë dita-ditës eksperiencën e duhur në kampionatin e Grupit A1 dhe pretendojnë të kenë më shumë hapësira aktivizimi. Ashtu siç u shpreh pas ndeshjes miqësore me Dinamon edhe trajneri i Teutës, Hasan Lika, të rinjtë në fjalë janë nën vëzhgimin e tij. "Ndeshja miqësore me Dinamon ishte një test i mirë, veçanërisht për futbollistët e rinj, të cilëve edhe më parë jam munduar t'u krijoj hapësira për të treguar veten," - u shpreh Lika.
Gjithashtu, është për t'u evidentuar fakti se një paraqitje të
mirë në këtë miqësore bëri edhe i sapoardhuri te Teuta, alfi i
djathtë, Dritan Çuko. Ndërkohë, edhe veterani i skuadrës durrsake,
portieri Xhevahir Kapllani, tregoi se është i vlefshëm ende për portën durrsake. Madje, sipas këtij të fundit, miqësorja me Dinamon ishte një test i mirë për të gjithë futbollistët që u aktivizuan, përfshi këtu edhe atë vetë. Portieri veteran i Teutës vlerësoi gjendjen aktuale të Teutës dhe shtoi se me këtë grup futbollistësh, me një ndërthurje më të mirë të elementit me eksperiencë dhe atij të ri, Teuta i ka të gjitha mundësitë për të qenë protogoniste e këtij kampionati.
Nga ana tjetër, sipas presidentit Hasanbelliu, tregu i dimrit vazhdon të jetë i hapur dhe nuk është aspak çudi të afrohet edhe ndonjë futbollist tjetër te Teuta.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.