Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5461)


Postuar nga kunder19 datë 05 Mars 2008 - 08:45:

Re: Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Citim:
Po citoj ato që tha Alban Kraja
Eshte e trishte te veresh shqiptare qe jetojne ne perendim tek perpiqen me ç'do kusht e rigorozisht tu flasin femijeve te tyre vetem ne gjuhen e vendit ku ato ndodhen dhe kurresesi ne shqip. Nje fenomen i tille, fatekeqesisht jo i rradhe, eshte shprehja me denigruese ndaj vendit te origines, ndaj prinderve, gjysherve e te afermve e ne te njejten kohe eshte shenje volgare e injorances te tejskajshme te atij qe e konsumon kete rrit makaber. T'u flasesh femijeve me doemos ne nje gjuhe te huaj eshte indikatori me flagrant i injoranzes te personalizuar qe godet mbi te gjitha ate qe vuan tmerresisht ndjejen e inferioritetit ndaj kujdo e ç'do gjeje.
T'u trasmetosh femijeve gjuhen e prinderve te tu, eshte shenje civilizimi, qytetarie e autorespekti. Femija qe rritet larg vendit te origjines ne nje menyre apo nje tjeter, permes kopshteve, shkollave e jetes sociale, eshte i kushtezuar qe te mesojne gjuhen e vendit qe e pret, po atehere perse kemi kaq ngut ti flasim qe ne ditet e para te jetes se tij ne gjuhe te huaj?
Sa gabim i pafalshem!!!
Po perse ndodh, sepse jemi te varfer? Te varfer ka edhe mjaft te tjere por nuk sillen si ne.
Ghithesesi, ne kete shoqeri njerezore ç'do gje leviz. Keshtu qe dhe pasuria e mireqenia levizin e trasferohen vazhdimisht. Mund te kete nje shembull me flagrant se ajo qe ndoll sot me femijet e emigranteve italiane ne Argjentine?
Cili nga ne nuk i ka pare te enden neper rruget e Italise te shperfillur e te injoruar nga vendasit pasi nuk flasin gjuhen e prinderve te tyre te ikur vite me pare nga Apeninet ne kerkim te pasurise ne Argjentine?
Kush mund ta mohoje mundesine qe nje dite, mbase keto femije shqiptar te lindur ne perendim, nje dite te rritur, mund te kerkojne per nje aresye apo tjeter te rikthehen per te punuar apo jetuar ne Shqiperi? Si mund te ballafaqohen me nje realitet te ri pa njohur as edhe gjuhen e ketij vendi? Sigurisht edhe me keq sesa ndihen emigrantet e shumte argjentinas ne Itali, viktima te prinderve te tyre nihiliste e injorante.
Te mohosh perkatesine tende do te thote te mohosh te qenurit tend por te pakten mos te shkojme me tej e te krijojme femije gjysmak pasi nje dite keta femije mund te mallkojne prinderit e tyre injorante e qesharak.


Nuk eshte e vertet ajo qe thua!
Tani jo te gjithe prinderit i mesojne gjuhen shqipe femijeve te tyre por pjesa dermuese e ben por duhet te dime dhe nje gje qe gjuha shqipe mesohet vetem e folur dhe jo e shkruar nga pamundesia,se prindi nuk mund te punoje dhe te beje dhe mesuesin ne te njejten kohe eshte e pamundur!
Keshtu qe ne kete mes nuk mund te fajtesosh asnjeri vetem dobesine e shtetit shqipetar.
Pastaj ka dhe raste kur familja mohon prejardhjen e vet por aty ndryshon puna.
Pershendetje.


  Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.