Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- te qeshim se bashku... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3611)
Postuar nga kotka datë 21 Dhjetor 2007 - 22:09:
Ambasadori që qesh…
U ndërruan ambasadorët e SHBA-së në Shqipëri. Po të ishte ndonjë shtet i vogël, dhe pse më i pasur për qytetarët, si Luksenburgu (p.sh), nuk do i vinim shumë rëndësi, por kur qesh Ambasadori i SHBA-së, shqiptarët shpresojnë se do të kenë një të ardhme të qeshur. Ndryshe nga Ambasadorja që na iku, ky që na dërgoi Presidenti Bush na jep më tepër “siguri dhe shpresë”. Ai qesh kur flet, qesh kur pret, qesh kur është i ftuar, qesh kur të fton në selinë e Ambasadës!
Dhe të qeshi Ambasadori i Amerikës do të thotë që dhe populli shqiptar duhet të qeshi. I ka thënë vetë Kryepresidenti Bush, prandaj qesh Ambasadori. Bile ka dhe një porosi të posaçme Ambasadori: Për festat e Fundvitit (Të Bajramit, Krishtlindjeve, apo kur të iki Babaplaku) duhet të vejë në Fushë-Krujë... Dhe (mbase) vetë Kryepresidenti Bush, do t’i ketë thënë se: ata që e puthën Bushin të shpërblehen me nga 100 mijë dollarë (hajde shpërblim-hajde!), kurse gjithë qytetarët e Fushë Krujës do të shpërblehen me nga 10 000 dollarë. Thuhet se Qeveria shqiptare (pushteti lokal) do t’i vonojë ca “shpërblimet” me 5000 dollarë për buxhetorët dhe pensionistët se, janë hapur llafe, për faljen e këtij shpërblimi (gjysmë kaposh deti). Kur vetë i Madhi Bush do t’ju japë, aq sa i do zemra, pse të mos “kursejnë” buxhetin e shtetit?!!
Qeshja e Ambasadorit ka më tepër vlerë se “shpërblimet” e Vitit të Ri. Ai takon kryeministrin shqiptar-qesh. Takon presidentin e republikës-qesh. Takon kryeprokuroren-qesh. Takon kryetarin e opozitës-qesh.... Qesh me ministrin e mbrojtjes-kur dëgjon për futjen në NATO dhe për dhuratën që do t’i bëjmë Afganistanit dhe Irakut me armët e municionet tona që kishim (se tashti ne do na i japë Amerika (me dollarë në dorë) ... Qesh me Ministren e integrimit kur bëhet fjalë për BE-në... Qesh me ata të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kur flitet për Drejtësi të drejtë... Qesh me Pemën e Vitit të Ri, që është ngritur pas bishtit të kalit të Skënderbeut, kur 111 mijë llambushkat ndizen me gjenerator, .... Qesh me ish ushtarakët (që vetëm në Shqipëri janë ish ushtarakë se në vende të tjerë quhen ushtarakë sa vdesin) që edhe pas 11 muajsh nga “Vendimi i prerë” i Kushtetueses nuk po marrin dot pagesën sipas Statusit...
Nuk vazhdoj dot më me të qeshurën e Ambasadorit amerikan. Rëndësi ka që ne Amerika na ka në qendër të vëmendjes dhe na ka dërguar Ambasadorin që qesh!
Ta mbyll me qeshjen e “Njeriut që qesh” të Hygoit? Jo, është qeshje e dhimbshme... Më mirë, me qenëse jam në Greqi, shembujt me të qeshur t’i marr këtej:
Kur kreu i Juntës Jorgo Papadhopullos kishte futur në burg kreun e PASOK-ut, Andreas Papandreun, Ambasadori grek në SHBA, mori urdhër nga Presidenti Lindon Xhonson: “ I thuaj atij Papës, që s’di si e ka emrin, që të lirojë menjëherë, atë Papën, që s’di si e ka emrin!...”
Athinë, dhjetor 2007