Forumi Horizont | Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)
Per Lupicen!
Ah mo lal!
Akoma nuk me njeh, e zor qe do me njohesh! Mua as qe ma nien fare per suksesin, sepse sikur ta deshjiroja, me tere piket qe kam, dhe ja di mire vlerat vetes, une do te isha dikush 100%! Por, e kam provuar edhe jeten me impenjime: Isha 25 vjeç, dhe kisha njekohesisht nje restorant timin ku drejtoja dhe punoja picajol e guzhinier i pare, dhe nje firme import-eksport si: Nderlidhes Biznesi(isha ortak me nje agjensi biznesi ruse,pronari i te ciles ishte shoku im i ngushte. Une gjeja prodhimet, pra fabrikat qe prodhonin mallin me çmimin pare, qe biznesmenet rus i kerkonin agjensise me te cilen une kisha lidhje, e ne fund te çdo kontrate apo blerje, fitoja nga 2 deri ne 15%)! Ishte jete me 5 ore gjume ne dite, min 500$ fitim ne dite, por plot nerva, pagjumesi, strese e probleme!!! Nuk duroja dot me dhe i shita te gjitha! Nuk ben per mua ajo jete, te pakten, une nuk gjeja PERSENE e tere asaj sakrifice thjesht per ca dollare me shume!!! Ku i dihet, mbase per nusen time te ardheshme Evgjenine, edhe mund ta rifilloj nje jete me sakrifica me qellim qe te arrijme shume e shpejt, por per momentin jam zoteri(ne Itali 2500-3000 euro jane 3,5 rroga punetori fabrike1=850 euro) e pa halle e probleme!
Per me teper interneti: Nuk e di a e dine, por ne revisten Spekter, ne prill-maj te vitit qe shkoi, u botua votimi i rave VIP te Shqiperise, dhe ja qe votimet e vizituesve te web saitit Germuesi (web saiti im i ndertuar me fonde 100% te miat), mua me dhane titullin VIP i internetit shqipetar, e kishte 3 faqe reviste mbi jeten time, kush isha e çfare beja...! Ma tha nje shoqja ime virtuale qe punonte ne Soros, e une nuk dija asgje!!! E as me beri ftohte as nxehte, ndersa me bienin kockat duke bere pica e fitur veç 2500 euro!!! Ajo qe me ben te lumtur, eshte enderra ime mbi dashurine dhe familjen, sepse nuk eshte enderr ekstreme, eshte thjesht te jesh ne akord me mua, dhe Evgjenia eshte e tille, e bashkimi me te me jep jete, lumturi dhe me ben 20 vjeçar perjete! Lupica, ta dhashe nje prove qe di te bej edhe ate qe ti kerkon, veçse, jam i vdekur per gjume, e dua te shtrihem, po "vjedh" edhe nja 30 kenge ne internet, qe te bej gati programin per neser, pra edhe 1 ore pune, e pastaj dua te fle, se jam me 5 ore gjume tere diten!
UNE I DUA E NDEROJ TERE SHQIPETARET PA PERJASHTIM, KUDO E SIDO QOFSHIN, SEPSE VETEM ME TA UNE NDJEHEM SI NE SHTEPI DHE I QETE!!!
Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.