Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)
Zëvendëspresidenti irakian tha se amerikanët duhet të presin më shumë sulme vetvrasëse ndaj trupave të tyre.
Fushata bombarduese në Bagdad ka vazhduar e fuqishme gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës.
Downing Street vë në pikëpyetje se vrasja e civilëve mund të jetë bërë nga forcat britanike dhe amerikane.
Ish ministri i jashtëm britanik, Robin Cook ka bërë thirrje që trupat britanike të kthehen në Britani nga Iraku.
Zyrtarë amerikanë thanë se të paktën 50 ushtarë irakjanë u vranë gjatë një sulmi me helikopterë Apaçi mbi njësitet e Gardës Republikane afër qytetit të Karbalës.
Irakianët kanë akuzuar forcat amerikane dhe britanike se në mënyrë të qëllimshme, po gjuajnë mbi depot e ushqimit në qytetin jugor të Basrës.
Forcat amerikane kanë filluar bombardime të reja me artileti mbi Nasirijah i cili ndodhet në një rrugë strategjike mbi lumin Eufrat.
Një raketë ka shpërthyer pranë një dyqani në buzë të detit në Kuvajt Siti duke lënduar lehtë dy vetë.
Kombet e Bashkuara thonë se ngarkesa e parë me ndihma humanitare për popullin irakjan është gati të niset nga Kuvajti të dielën.
deri tani:
USA 36 te vrare 15 te zhdukur
U.K 23 te vrare
Ushtria irakene - nuk ka numra te konfirmuara
Civile Irakene ( sipas vleresimeve irakene)- 589 te vrare, 4582 te plagosur
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.