Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)


Postuar nga Cindi datë 15 Shtator 2006 - 19:05:

Aristokracia angleze zbret në Gjirokastër

Lordi anglez, Majkëll Ashbrook, prej disa ditësh po viziton qytetin e Gjirokastrës


Lady dhe lordi Ashbrook, prej disa ditësh po shijojnë ditë të pazakonta në një prej qyteteve më të bukura të Ballkanit, sipas tyre, në Gjirokastër. Aristokratët e njohur anglezë mbërritën disa ditë më parë me ftesë të drejtorit të fondacionit "Për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore", Auron Tare, për të bërë një vizitë private në një nga perlat e Shqipërisë së Jugut. Sharmi i aristokracisë angleze duket se ka mbetur i tërhequr nga gjithçka në qytetin e ngurtë, duke e quajtur atë një vlerë të rrallë. Lordi Ashbrook menaxhon një prej parqeve më të njohura të Anglisë, "Arley Hall" dhe kështjellën Durrow. Gjatë vizitës në Gjirokastër, ai ka vizituar disa nga vendet më interesante në qytet si kalanë, muzeun etnografik, kompleksin e 7 trojeve etj. Lordi Ashbrook është një personazh i njohur për punën e tij në mbrojtje të trashëgimisë kulturore angleze.

Ai ka krijuar një model interesant me menaxhimin e Arley Hall, të cilën nga një ekonomi private, ai e ka hapur atë edhe për publikun, duke e kthyer në një qendër ku mund të xhirohen edhe filma, apo të bëhen aktivitete të ndryshme. Për Auron Taren, i cili e ka shoqëruar lordin anglez gjatë kësaj vizite, kjo eksperiencë e tij mund të shfrytëzohet për të krijuar eksperienca të tilla edhe në vendin tonë. Parku Arley Hall njihet në të gjithë botën për kopshtet e tija të famshme, të cilat tërheqin mbi 200 mijë vizitorë në vit, të cilat përdoren për të menaxhuar këtë park apo ndërtimet e shumta të periudhës së vitit 1700 që ndodhen në këtë park." Arley Hall është një model shumë interesant i menaxhimit të pronës private në dobi të publikut dhe me përfitime si për popullsinë lokale, ashtu është për këtë pjesë të trashëgimisë kulturore angleze. Një përvojë e tillë mund të shikohet si model në të ardhmen për të krijuar një koncept modern në menaxhimin e pronave private siç janë shtëpitë e Gjirokastrës në dobi të publikut, por duke krijuar një sistem vetëfinancimi", thotë Tare, duke u shprehur se mundësia e aplikimit të këtij koncepti edhe në zonën e Gjirokastrës është dhe një prej arsyeve të vizitës së Lordit Ashbrook.

Gjatë qëndrimit në qytetin e Gjirokastrës, lordi Ashbrook ka vizituar edhe Teqenë e Melanit ku prej disa javësh disa vullnetarë anglezë po punojnë vullnetarisht. Nuk është hera e parë që qyteti i Gjirokastrës vizitohet nga personalitete të njohura të jetës aristokrate. Besimi i lordit Ashbrook se ky qytet me vlera të rralla historike mund t‘i shfrytëzojë këto vlera duke kontribuar kështu edhe për kulturën e vet, të lë të mendosh se shumë shpejt eksperienca e tij mund të vihet në dispozicion të këtij qyteti, i cili ka nevojë për emra si Ashbrook.

13.09.2006


  Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.