Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Bombe ne Athine
Sonte ka shperthyer nje bombe ne qender te Athines, prane nje shkolle te zyrtareve publike. Nje person ka mbetur krejt i shperbere nga bomba, dhe nje tjeter eshte plagosur. Akoma nuk dihet kush e ka vene bomben.
Nderkohe problemet e racizmit ne Athine behen me te mprehta dhe perfshijne etni te tjera vec shqitpareve: pakistane, afgane, etj.
http://au.news.yahoo.com/a/-/world/...b-blast-police/
Dy shperthime vdekjeprurese ne metron e Lubianka-s ne Moske,sot ne oret e para te mengjesit.
Te pakten 40 te vdekur, mbas dy shperthimeve brenda ne metro.
Shperthimi i pare eshte bere ne oren 07h56 brenda ne stacionin e metros ne Lubianka,ne qendren e Moskes, prane zyrave te informacioneve te brendshme (FSB) duke vrare 22 persona, thekson ministria e situatave urgjente.
Shperthimi i dyte ka arritur mbas 40 minuta me vone, ne oren 08h037 (oren tone) ne stacionin Park Kulturi, ku nje tren ka qene ne ndalim-stacioni,duke bere 12 te vdekur.
Sa per informacion, zyrat gjenerale te FSB, serviset informative ruse, gjenden pak me lart te stacionit te Lubiankas.
Seanca në Gjykatën e Lartë, Aneta Rama në gjyq:S'e fal Sali Berishën
TIRANË - Ka dështuar seanca pajtimore në Gjykatën e Lartë mes znj. Aneta Rama, nëna e liderit socialist dhe Kryeministrit Sali Berisha. Aneta Rama nuk ka pranuar t'a falë Sali Berishën, për shpifjet dhe fyerjen që ai ka bërë ndaj saj dhe familjes, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë.
Zonja Aneta Rama ishte vetë e pranishme në sallën e gjyqit, e shoqëruar nga dy avokatët e saj. Ndërsa Kryeministri përfaqësohej vetëm nga avokatja. Trupi gjykues në bazë të ligjit i ka kërkuar paditëses t'a falë të akuzuarin, por zonja Rama nuk ka pranuar, duke deklaruar se "nuk ia fal Berishës ato që ka thënë për familjen time dhe kryesisht për tim bir, Edin".
Kështu, trupi gjykues ka vendosur që seanca e radhës, tashmë një seancë e mirëfilltë gjyqësore të zhvillohet më 12 prill. Nëse Gjykata e Lartë e gjen në faj Kryeministrin për akuzën e ngritur nga znj. Rama, do t'i kërkojë Parlamentit heqjen e imunitetit të tij.
Trupa gjyqësore përbëhet nga Evjeni Sinoimeri, Relatore e Çështjes si dhe nga Ardian Nuni, Ardian Dvorani, Andi Celiku, Irma Bala
Padia e Aneta Ramës
janar 2010
TIRANË - Nëna e Edi Ramës vendos të thyejë heshtjen përpara shpifjeve të kryeministrit Berisha. Aneta, gruaja emri i së cilës është përfolur nga kryeministri në çdo dalje publike i është drejtuar dje Gjykatës së Lartë. Ajo ka zgjedhur rrugën ligjore për tu përballur me njeriun që për vite me radhë e ka sulmuar publikisht.
Aneta Rama shpjegon në padinë e saj marrëdhëniet me të birin dhe tregon ndjesitë e një nëne që përbaltet pothuajse çdo ditë nga politika shqiptare. "Thëniet e kumtuara prej Sali Berishës nga tribuna e Kuvendit të Shqipërisë janë të krijuara prej të akuzuarit për qëllimet e tij.
Këto "fakte" janë tërësisht të pavërteta, nuk i përgjigjen asgjëkund realitetit", - thuhet në padinë e znj. Aneta Rama.
"Shekulli"
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Mbreti institucion?
Pushteti nuk eshte institucion, eshte vetem pushtet. Dhenia e pushtetit absolut nje njeriu nuk e ben njeriun institucion. Institucion eshte hipoteka, policia tatimore, ushtria, gjykata, prokuroria. Pra decentralizimi i pushtetit personal ne organizma te jashtme. Mbreti dhe institucionet jane ne kahe te kundert, sepse pushteti i 1 njeriu dhe pushteti i popullit (demokraci) jane ne drejtime te kundert. Ti thua, meqe populli nuk di te jetoje ne institucione demokratike, le ti veme 1 njeri ta detyroje te beje kete dhe ate, pra diktature.
Me pak fjale ti mendon se po te veme ne krye dike qe nuk vjedh ilegalisht, por vjedh legalisht me taksa leket e njerezve, ky tipi do detyroje mjeket, policet dhe mesuesit te mos vjedhin. Dhe Shqiperia do behet shtet i hajrit...
Me fal eee...
Ne nuk kishim eksperience diktatoriale? Pse, deri ne 1985 na cfare demokracie ishim? Quaje komunist, mbret, diktator, si te duash, por ishte pushteti ne duart e nje njeriu ne maje te piramides. Mezi kaluam nje diktature, ne vend te mesojme prej saj, kerkojme nje diktature tjeter pa ikur mire diktatura e shkuar.
Fakti qe sheshi kryesor do asfaltohet me urdhrin e peshkut, nuk tregon se diktatura eshte zgjidhja. Tregon vetem se institucionet po hidhen poshte qe personi (Berisha) te marre mbi vete pushtetin e institucioneve dhe te tregoje se duhet ti besojme atij, jo institucioneve. Ky eshte diktatori dhe mbreti qe po kerkon, s'ka nevoje te vesh tjeter. Dhe kjo eshte tentativa e tij per te fituar pushtetin absolut duke dhene urdhra gjithe diten. Ti dhe une e mbeshtesim per aresye te ndryshme. Ti e mbeshtet se te pelqen diktati monarkik i nje personi, une se dua te zgjidhet problemi. Ama demi qe ky njeri po i sjell institucioneve nuk me gjen aspak dakort, sepse besoj se zgjidhja kalon tek institucionet e nje populli me ndergjegje. Nese nje popull nuk ka ndergjegje, nuk duhet te kete shtet fare. Pra AS MONARKI, AS DEMOKRACI.
Pyetja qe mbetet eshte:
A eshte nje figure e vetme garanci per properitet ekonomik/politik/social? Nese kthejme koken vetem 20 vjet me pare kishim nje sistem me istitucione te konsoliduara qe prape nuk garantuan te ardhmen e Shqiperise. Duke qene se njeriu-mbret nuk mund te beje mrekullira, sepse fundja varet nga populli qe ka poshte, atehere mendoj se zgjidhja nuk kalon nga lart (politike, diktature, ligje, polici, mbreteri), por nga poshte. Pra, nga edukimi ose shperberja e nje populli.
Nje shtet duhet te kete aresye te ekzistoje. Dhe aresyeja s'mund te qendroje ne shpresen se mbreti do qelloje i hajrit. Aresyeja qendron ne deshiren per te ndenjur bashke, kulturen e perbashket, gjuhen, respektin qe kane banoret per njeri tjetrin, ngritjen e kushteve qe perparoje kombi, pertej egoizmit individual. Nese nje popull i ka keto ia vlen te kete shtet. Ne te kundert edhe mbreti kthehet ne dordolec per te tremb sorrat. Mjafton te shikojme historine shqiptare.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Pyetja qe mbetet eshte:
A eshte nje figure e vetme garanci per properitet ekonomik/politik/social? Nese kthejme koken vetem 20 vjet me pare kishim nje sistem me istitucione te konsoliduara qe prape nuk garantuan te ardhmen e Shqiperise. Duke qene se njeriu-mbret nuk mund te beje mrekullira, sepse fundja varet nga populli qe ka poshte, atehere mendoj se zgjidhja nuk kalon nga lart (politike, diktature, ligje, polici, mbreteri), por nga poshte. Pra, nga edukimi ose shperberja e nje populli.
Nje shtet duhet te kete aresye te ekzistoje. Dhe aresyeja s'mund te qendroje ne shpresen se mbreti do qelloje i hajrit. Aresyeja qendron ne deshiren per te ndenjur bashke, kulturen e perbashket, gjuhen, respektin qe kane banoret per njeri tjetrin, ngritjen e kushteve qe perparoje kombi, pertej egoizmit individual. Nese nje popull i ka keto ia vlen te kete shtet. Ne te kundert edhe mbreti kthehet ne dordolec per te tremb sorrat. Mjafton te shikojme historine shqiptare.
Pikerisht.
Me pare ne diskutim u fol per mbret-diktator. Tani po del me ne fund ideja se pushteti eshte nje balance 3-4-5 pushtetesh (jane mbi 3 sigurisht). Ngado te levizim, popujt moderne nuk ndahen ne shtresa aristokrate dhe plebeje. Jetojme ne epoke te drejtash njeru e barazish para ligjit. Do s'do nje popull modern merr pjese ne institucionet e vendit (demokraci).
Prandaj shteti ka formen qe populli i jep.
Prandaj nje njeri i vetem nuk mbulon dot gjithe nevojat.
Prandaj duhen krijuar balanca pushtetesh.
Prandaj perqendrimi i fuqise ne nje dore nuk kompenson dot injorancen e popullit.
PO jam e sigurt qe koncepti i diskutuar me siper nuk ka qene ai i mbreterise se shekujve 17-18.
Diskutimet e mesiperme, me aq sa i ndoqa nuk benin fjale per ndonje koncept tjeter pervec asaj te monarkise kushtetuese ku sigurisht pushtetin me te madh do e kishte parlamenti. Ndarja e pushteteve: atij ekzekutiv, legjislativ dhe ligjor, nuk eshte koncept i ri, ka shume shekuj qe ekziston, u percaktua mjaft qarte ne kushtetuten amerikane.
Forma e qeverisjes gjithmone miratohet me referendum popullor, dhe zgjedhjet mbahen sipas percaktimit te pushtetit legjislativ ne kushtetute, cdo kater vjet. Sigurisht qe populli eshte pjesetar aktiv sepse jep voten.
Pushteti eshte akoma me i perqendruar ne sistemin e tanishem, ku konkretisht nje njeri i vetem, kryetari i partise, vendos perberjen e kuvendit ( deputetet e koalicionit qe drejton), vendos per qeverine, nderhyn ne menyre arbitrare ne pushtetin ligjor. Ndryshon kushtetuten pa referendum popullor, c'balancon pushtetet.
Demokracia vertet ka shume forma por ajo qe ekziston tani ne Shqiperi eshte nje sistem hibrid qe nuk futet ne asnje klasifikim te mundshem, sepse eshte teper paradoksal dhe pa rregulla te qarta e te percaktuara loje. Eshte nje sistem ku institucionet shteterore jane ne funksion te partive politike dhe jo e kunderta.
Per mua injoranca popullore eshte ne mosdhenien e votes alternativave te ndryshme nga ato ekzistuese, qofte dhe per te thyer rrethin vicioz ne te cilin gjendet vendi.
Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Demokracia vertet ka shume forma por ajo qe ekziston tani ne Shqiperi eshte nje sistem hibrid qe nuk futet ne asnje klasifikim te mundshem, sepse eshte teper paradoksal dhe pa rregulla te qarta e te percaktuara loje.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
S'me duket aq alien si sistem. Edhe italianet kane sistem proporcional dhe thone te njejten gje. Deputetet nuk kane me kontakt me popullin sepse nuk zgjidhen nga populli, por nga kryetari i partise. Ky ben listen dhe populli voton kryetarin, pavaresisht nga lista. Por nuk ben çte doje me pushtetin kryetari i partise, nuk ndryshon dot kushtetuten tak fak. Sala po ha dynjane me gjykaten kushtetuese, mgjs jep urdhra mjes-dreke-darke.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.