Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 984 985 986 987 988 989 990 991 992 [993] 994 995 996 997 998 999 1000 1001 1002 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Pleshtja datë 05 Qershor 2008 - 23:11:

Ka kohe qe kam perqafuar vetmine,
harresa me ka pushtuar shpirtin
Jam munduar ti jap ngjyra mendimeve te largeta
per ti kthyer ne YLBERE SHPRESASH...
Edhe fjalet ne fyt me kan mbetur,
sepse asnje fjale s'e shpreh ate qe un ndjej....
Me ke mbetur ne shpirt, me je gdhendur ne zemer,
nuk me mjafton asgje, nuk me ploteson asgje.
Mundohem te mberthej ndjenjen shprese,
mundohem te te jetoj me shpirt e me zemer...por,
me vret kjo situate.
Te dua me shpirt por nuk jam shpirterore,
Te dua me zemer por  ndjej nevojen te te kem prane fizikisht,
kam nevoje te shikoj ne thellesine e syve te tu kur te them te dua...
Kam nevoje per shtrengimin e duarve te tua kur te miat me dridhen si nje gjethe vjeshte nga emocionet.
Si t'ja bej?
Kam luftuar vite kunder kesaj ndjenje mekatare e kurr nuk arrita ta mposht!
Ja ku jam perseri,
mes mijera premtimesh,
oh sa keputur qe ndihem, kjo dashuri e ndaluar me ka asgjesuar,
me ka bere shpirt qe ecen mes njerezish pa e vene re ekzistencen e tyre.
Nuk besoja,
me te vertete nuk besoja qe pas kaq shume vitesh te jemi njesoj si diten qe u dashuruam, ti vazhdon te udhetosh shpirtin tim e un tendin...
Largesia duhej ta vriste kete ndjenje,
por ajo vret vetem dashurite e dobeta...
prandaj, nuk e besoj shprehjen e famshme "larg syve larg zemres"
E jona dashuri nuk ishte e dobet, ka mbijetuar e vazhdon te mbijetoje shtrengatat e jetes mizore edhe pse te ndare...
Tani,
e perqafuar pas vetmise time - nuk te kam e as nuk me ke!
Mirupafshim per sot, do t'me lexosh apo jo nuk jam e sigurt!!!
Pres per nje dite me te mire ose me te keqe, nuk e di...
Koha eshte vrasese njekohesisht sheruese....


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 984 985 986 987 988 989 990 991 992 [993] 994 995 996 997 998 999 1000 1001 1002 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.