Forumi Horizont | Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=309)
-- Vrasja në Babrru, pranga babait të autorit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11105)
Vrasja në Babrru, pranga babait të autorit
Haki Isufi akuzohet se ka organizuar atentatin, gjatë së cilit mbeti e vrarë Zyle Doçi
Vrasja në Babrru, pranga babait të autorit
D.Biçaku
TIRANE- Policia arreston Haki Isufin, babanë e autorit të vrasjes së Zyle Doçit, në Babrru të Tiranës. Në kohën që autori i këtij krimi nuk ka përfunduar ende në prangat e policisë, babai i tij akuzohet për organizimin dhe bashkëpunimin në këtë në vrasje. Kjo është akuza e ngritur nga oficerët e policisë kriminale të komisariatit nr.3 në kryeqytet, ndaj tre pjesëtarëve të familjes Isufi, të dyshuar si autorë të vrasjes së 47 vjeçares Zyle Doçi dhe tentativës së vrasjes së vajzës së saj, Blerina, e bashkëshortit të saj Sadri Doçi. Burime të komisariatit të policisë nr.3 në kryeqytet pohuan dje për “Shekullin” se i arrestuari i vetëm i këtij krimi të rëndë dyshohet se është pikërisht ideuesi dhe organizatori, ndërsa djali i tij Astriti, dyshohet se është ekzekutuesi. Në lidhje me këtë ngjarje, policia kriminale e komisariatit nr.3 në kryeqytet ka ngritur akuzë për vrasje në rrethana cilësuese ndaj tre personave, ndaj Haki Isufit, dhe dy djemve të tij, Asrit Isufit 34 vjeç dhe Deli Isufit 26 vjeç. Pas ngjarjes së mbrëmshme dhe pas krehjes së të gjithë zonës së mësipërme, policia e komisariatit nr.3 në kryeqytet, mundi të arrestonte Haki Isufin, ndërkohë që djali i tjetër i dyshuar për krimin, Astrit Isufi, mundi t’i largohej rrethimit të policisë në këtë zonë. Ndërkaq, gjatë kontrollit të kryer në banesën e familjes Isufi policia ka bllokuar një automatik dhe një sasi prej 200 fishekësh, në cilësinë e provës materiale. Shkak për krimin e rëndë sipas burimeve zyratre të policisë së kryeqytetit është bërë një konflikt mes familjeve Doçi dhe Isufi për pronësinë e një vije uji që kalonte mes dy banesave të tyre. Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Kuqe në fshatin Babrru të komunës së Paskuqanit, kur Haki Isufi bashkë me dy djemtë e tij, Deliun dhe Astritin, kanë shkuar para portës së familjes Doçi dhe kanë thirrur të zotin e shtëpisë, Sadri Doçin. Në vend të tij në derën e shtëpisë ka dalë bashkëshortja e Sadriut, Zylja e cila është goditur me breshëri. Sipas policisë autorët e krimit kanë tentuar gjithashtu më pas të vrasin bashkëshortin e viktimës dhe vajzën të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar prej agresorëve.
05/03/2006 ( Shekulli )
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.