| Forumi Horizont | Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A egziston nje sens i gjashte? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16867)
A egziston nje sens i gjashte?
Kush eshte roli i sensit tone te gjashte ne paraqitjen e intuites tone?
Si prodhohet intuita jone?
A ka pasur ndonjeri nga ju, nje parandjenje, nje intuite, e cila e ka informuar per diçka qe po ndodhte ne ate moment, ne nje vend tjeter?!
Po shkenca cfare roli luan ne fenomenet "Psi"?
Thone, qe njerzit lindin me nje sens te gjashte, por arsyeja nuk e lejon ta zhvilloj ate...!
Cfare mendoni ju?
Instikti nuk gabon asnjehere... !!!
Animal Instict! 
Nqs mendja mund te na genjeje ndonjehere, pasi udheton ne meandret e arsyes dhe mos-arsyes... te logjikshmes dhe te palogjikshmes, kur behet fjale per te marre nje vendim per te pasur nje zgjidhje ku arsyeja na ndihmon pak atehere "hyn ne pune" instikti!!!
Instikti im eshte aty ... para se arsyetimi te kete marre mundimin te analizoje dicka. Nuk e shpjegoj dot cfare eshte sepse po ta marresh tamam nuk ka baza qe ta vertetojne funksionimin por eshte sikur te kesh nje pergjigje para se ta kerkosh nga logjika. E ajo qe eshte me e cuditshmja arsyeja ben po te njejten zgjedhje me vone 
Nuk e di nese agata e ka fjalen per instinktin, duke e quajtur ate "sensi i gjashte".
Me termmin "sensi i gjashte" perkufizohen ne pergjithesi te gjitha impresionet qe mund te marre truri, apo vetedija jone, pavaresisht pese organeve tona sensore.
Pra, pergjithesisht i referohet nje komunikimi spiritual, apo jomaterial, midis personit ne fjale dhe jotokesoreve.
Nuk eshte nje perkufizim shkencor dhe me veshtiresi futet edhe ne grupin e fenomeneve paranormale, megjithate eshte shkruar shume per te sepse pothuajse te gjithe jane ndodhur para situatave te pashpjegueshme te tilla si, parandjenja, nje enderr qe del e vertete, apo nje ngjarje e dyshimte.
Po normal... dihet tashme se c'kuptohet me sensin e gjashte cedrus.
S'besoj se agata ta kishte kaq te cunguar horizontin e kuptimit dhe shtrimit te ceshtjes mbi shqisen e gjashte. Sikurse edhe ti thua, jane disa (per te mos thene shume) faktore ndikues dhe shpjegues qe i "japin forme" koceptit te shqises se gjashte.
Une solla instiktin si nje prej... ketyre degezimeve shpjeguese e ndikues ne "Shqisen e Gjashte" per t'a bere paksa me "terrestrial" dhe te prekshem diskutimin dhe per "te thyer akullin" ndoshta... :p
Edhe endrrat ... po mund te perkufizoheshin si nje fare "shqise e gjashte" ... dhe qe ende nuk jane te shpjegueshme...!!!
Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
S'besoj se agata ta kishte kaq te cunguar horizontin e kuptimit dhe shtrimit te ceshtjes mbi shqisen e gjashte.
Une solla instiktin si nje prej... ketyre degezimeve shpjeguese e ndikues ne "Shqisen e Gjashte" per t'a bere paksa me "terrestrial" dhe te prekshem diskutimin dhe per "te thyer akullin" ndoshta... :p![]()
Edhe endrrat ... po mund te perkufizoheshin si nje fare "shqise e gjashte" ... dhe qe ende nuk jane te shpjegueshme...!!!
Re: A egziston nje sens i gjashte?
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Kush eshte roli i sensit tone te gjashte ne paraqitjen e intuites tone?
Si prodhohet intuita jone?
Cfare mendoni ju?
Re: Re: A egziston nje sens i gjashte?
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Pyetja me lart tregon qe intuita lind nga sensi jone i gjashte. Pra sensi jone i gjashte eshte shume me i gjere se sa nje intuite ose nje parandjenje...
Nuk kam kohe te flas per temen do ri kthehem me vone.

Re: Re: Re: A egziston nje sens i gjashte?
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Agata, mos na braktis keshtu me nje fraze te shkurter
![]()

Re: Re: Re: Re: A egziston nje sens i gjashte?
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Ja ku erdha![]()
Cedrus, jam shume dakort me cfare keni thene me lart..
Nga pikpamja shkencore...
Te gjithe ne i njohim mire 5 shqisat tona, qe jane shikimi, degjimi, nuhatja, shija dhe prekja. Por nese do ju sillja ketu fjalet e nje mjeku neurolog, do thoja qe egziston mire nje sens i gjashte, per te mos ju thene qe eshte i pari dhe qe na ndihmon shume ne jeten tone te perditshme. Ky sens nuk ka te bej me imagjinaten tone dhe nuk ka asgje magjike. Pra eshte nje sens shume familjare dhe shume natyral per trupin tone por qe ne nuk jemi koshjent i tij... Shume mjeke e shpjegojne si nje " fluks sensoriel te vazhdueshme" i cili pershkon pjeset e levizshme te trupit, si psh muskujt...
Charles Scott Sherrington thote qe sensi i gjate eshte "PROPRIOCEPSIONI" qe do te thote ndjenja qe kemi ne lidhje me dhimbjen e kockave, e muskujve, ekilibri i zhvendosjes se trupit tone ne hapesire, koshjença qe trupi dhe fetyra jone egzistojne edhe pse ne nuk i shikojme...
Shkenca, (sikurse edhe un ne kete moment) ka mungese fjalesh per te shpjeguar sensin tone te gjashte, i cili eshte sensi me pak i njohur por ndoshta me i rendesishmi!
Njeri eshte nje qenie vertet shume e nderlikuar ku perzihet Psikologji, biologji, shpirt dhe mekanizem...
Sa per Intuiten, nuk e di ne eshte apo jo pjelle e sensit tone te gjashte!!!
. Hena duke qene femer do te tregoje gjithmone anen me te mire. Keshtu nqs hena do te kishte nje ane te bleruar, te jeni te sigurt qe ate do te na tregonte-sic bejne edhe femnat.
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.