Forumi Horizont | Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- FORUM I HAPUR : Lideri i nje shteti ekonomist apo jurist ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3851)
FORUM I HAPUR : Lideri i nje shteti ekonomist apo jurist ?
Ndersa Adam Smith publikoi librin e tij " The wealth of nations" ne 1776 , vit ky gjithashtu i njohur ne historine boterore per nenshkrimin e "Declaration of Indipendence" dhe lindjen e nje shteti te ri i cili me vone do te kthehej ne nje superfuqi boterore ekonomike. Nuk eshte thjesht nje koincidence fakti qe keto 2 dokumenta te rendesishme dalin ne drite ne te njejten kohe. Levizja e atehershme per liri politike ne SHBA nga tirania e monarkive europiane shoqerohej njeherazi me tentativa per pavaresi ekonomike , pavaresi ne menaxhimin e cmimeve, pagave, pavaresi te biznesit nga rregullimet me dore te forte te monarkive.
Sidoqofte Adam Smith prezanton vetem fillimin e ndryshimeve. Nje shekull me vone zgjerimi i sipermarrjeve kapitaliste ne fusha te tilla si transporti hekurudhor, industria tekstile etj ishte me shume se kurre vibrant, i gjitheperhapur dhe me influent se kurre ne mbare boten, atehere nisen kritikat masive per kete sistem ekomomik kaq te suksesshem. Ishte Karl Marks dhe vepra e tij "CAPITAL" [1867 - 1894] nje veper qe parashikonte se kapitalizmi si sistem ekomomik ishte i mallkuar dhe se shume shpejt do te ndiqej nga kriza ekonomike, levizje revolucionare per permbysje dhe se qeveri edhe shtete do te progresonin ekonomikisht vetem ne baze te sistemeve ekonomike solcialiste. Me shume se nje shekull me pas rreth 1/3 e popullates se globit do te jetonte nen qeverisjen e ndjekesve te doktrinave Marksiste.
Rrezimi i murit te Berlinit disa dekada me vone dhe ndryshimi i kursit politik te vendeve te Europes lindore dhe Bashkimit Sovietik treguan pabazshmerine e parashikimeve te Marksit.
Ndersa ne krahun tjeter depresioni, paniku ekonomik qe shoqeroi krizat e renda ne vitet 1890 dhe 1930 ngriti shume pikepyetje ne mendjet e intelektualeve te shekulllit XX, pikepyetje rreth aftesive mbijetuese te sipermarrjeve kapitaliste. Ne vazhden e depresionit ekonomik te viteve 30 u shfaq John Keynes dhe " The General Theory of Employment, Interests and Money " [1936] . Vepra e tij e sheh ekonomine ne nje kendveshtrim te ri, ku nderhyrja e qeverive me ane te politikave ekonomike dhe menaxhimeve fiskale zbut dallget e forta te cikleve te biznesit.
Krahas ketyre shembujve ku mbi baze te doktrinave ekonomike jane ndertuar sisteme politike nuk jane te pakta edhe rastet ne histori ku doktrinat sociale kane kushtezuar ndertimin e politikave ekomomike, atehere shtohet pyetja : Me qellim mire qeverisjen e nje shteti, nevojitet nje njohes i mire i ligjeve apo nje njohes i mire i ekonomise ?
Hmmm
Natyrisht qe kjo eshte nga ato pyetje qe per secilin rast kane argumentat dhe kunderargumentat e tyre ne favor ose jo. Gjithsesi une do jap mendimin tim, bazuar ne ato njohuri qe kam.
Mendoj lideri i nje shteti duhet te jete nje njohes i mire i se drejtes, i ligjeve ose jurist me pervoje te pasur. Kjo sepse shteti drejtohet me ligje, ekonomia e shtetit bazohet ne ligjet per t'u zhvilluar. Nje njohes i mire i ligjeve e ka te qarte se eshte ligji ai qe jep drejtesine dhe ne ekonomi, dhe duke e pasur nje drejtesi te tille te garantuar nga ligji, dhe perparimi ne kete fushe do jete shume i madh.
Besoj se kaq mund te them.
Me respekte
Me falni qe po e hedh poshte kete sondazh, por sipas meje nuk ka kurrfare rendesie cfare eshte lideri i shtetit. Kjo sepse nuk eshte lideri vete qe con perpara ligjet dhe reformat por i gjithe stafi i tij. Prandaj rendesi ka te jete nje lider i zoti, te dije te zgjedhe keshilltaret dhe profesionistet qe e rrethojne, jo te jete vete nje profesionist i nje fushe apo tjetres. Nuk e di a po spjegohem mire.
Nuk eshte formimi i liderit te shtetit qe zhvillon ose zmbraps nje shtet por vetite e tij si udheheqes. Ne kete kendveshtrim lideri mund te jete edhe mjek, apo aktor (sic ishte Regani), rendesi ka te krijoje stafin e duhur dhe te dije te degjoje palet para se te vendose vete. (Sigurisht ka rendesi te shikoje te miren e vendit para te mires personale dhe klanore)
Fajtori, mbase eshte gabim emerimi i kesaj teme, por diskutimi ka te beje me faktin qe jane doktrinat ekonomike ne baze te sistemeve politike, apo anasjelltas, ose e thene ne nivelin mikroekonomik teknologjine e ndjek baza juridike, apo baza ekonomike, kush nga keto te dyja eshte me ne avangard? Ky ishte qellimi teorik i diskutimit.
Praktikisht, askush nuk mund te zhvleresoje faktin se pozicionet drejtuese ne nje shtet kryesisht i kane ose njohes te mire te ekonomise ose te te drejtes, ndonese kane nje staf specialistesh nga pas.
jurist
fajtori une mendoj se je shprehur gabim kur thu qe ne baze te nje sistemi politik qendron ekonomia ne fakt kjo eshte aparenca qe nje njeri mund te shohe nga kendeveshtrimi i gjendejes ekonomike te nje shteti une nuk them qe ekonomia nuk eshte e vlefsheme per nje shtet apo per nje sistempolitik por mendoj se ne nje shtet sic jane ose te pakten sic e konsiderojne veten shtetet e industrializuara qe vendosen se sistemi kapitalist eshte baza e nje mireqenje me te mire nje dogme qe i ka lindur shume problematika eshte duke qene gjithmone e njejta doktrine ekonomike ekonomia e keture shteteve po shkon pak a shume si politika e enverit ne paranoje sepse shume vende demokratike kane te drejten e prones dhe te lirive te njriut por nga ana tjeter kane edhe problemet me klasat e shoqerise qe nuk i gezojne keto te drejta dhe e vetmja rruge zhidhje qe i mbetete eshte te perdorin keto doktrina juridike dhe ekonomike te mbulojne kete banalitet te politikes se tyre duke figuruar ne sy te klasave qe embeshtesin si triumfator dhe duke mbushur konet e tyre bncare ne zvicerr edhe ne vende si shqiperia dhe shume te tjera ku mund te pastrosh edhe miliona dollare pa kuptuar se nga erdhen dhe bankat mbesin me nje shifer minimale ose makesimale suficitti ne vitt dhe ku buxheti i shtetit ehte gjithmone deficit dhe cdo kerkese bilanci kerkohen fonde shtese ne buxhetin e shteteve apo e kam gabimm...
eshte paksa e veshtire te pergjigjesh e pergjithesosh
e vetmja pergjigje qe mudn te jap -varet nga situata e pergjithshme
Une mbaj mend nje nga mesimet e historise ne fillore
njerezit filluan te punojne token
ata vrisnin njeri tjetrin dhe paten nevoje te bashkohen per tu mbrojtur
organizimi kerkon udheheqes
me kohe filluan te kene teprica ne dis momente e mungesa ne te tjera
Udheheqesit filluan edhe te administrojne tepricat (ekonomi+sociale++++)
U shfaq nevoja e rregullave dhe kodifikimit te tyre (ligjet)
problemi eshte ai i me veshtiri - e beri veza pulen apo e beri pula vezen???
kreu i shtetit duhet te jete nje admnistrator (shkencat menaxhimit permbajne pak nga te gjitha - shkenca sociale, ekonomike, juridike ...) i afte dhe pike
Bashkohem me mendimin e grindavecit qe kreu i shtetit duhet te jete nje organizator i mire dhe te jete i afte ne fushen e vendimarrjes.
Per te qene nje udheheqes i nje shteti, ndaj patjeter qe duhet te njohesh kushtetuten, shtetin si nje organizate qe ka monololin e forces fizike dhe detyrimeve fizkie, po dhe te njoh ligjin si nje organ qe rregullon nje marredheni te caktuar juridike... Per te analizuar me shume, dhe per te dalur ne drite se kush duhet te udheheq nje shtet eshte portreti i nje juristi... Ai njeh raportin e se drejtes me shtetin, dhe nxjerr cdo veprim qe eshte e ndershme per te mirembajtur shtetin ne majen e piramides...
Lideri i nje shteti do te ishte jurist.
As jurist dhe as ekonomist.
Do preferoja nje kryeminister qe vjen nga shkencat natyrore.
Ekonomist ose jurist behesh edhe duke ndenjur ne shtepi e duke lexuar ca libra ndersa shkencat natyrore dhe inxhinjerike duan dhjetra here me shume zgjuarsi dhe vullnet cilesi keto qe patjeter duhet ti kete nje kryeminister.
Krieministri
Politikan largpames
(ka ne shqiperi?)
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.