Forumi Horizont | Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 1007 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- cili eshte libri i fundit qe keni lexuar.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4171)
Rekomandime librash-lexojeni kete liber
lexojeni kete liber eshte shume i bukur dhe prekes flet per historine e dy te rinjve shqipatre qe emigruan ne vitin90.
titulli.........Dashuri ne ikje
autori........Viktor Canosinaj
cili eshte libri i fundit qe keni lexuar..
Cili eshte libri i fundit qe keni lexuar???
Si thoni ia vlen ta lexojme???
Ohhh mua me pelqen shume te lexoj libra po fatkeqsisht nuk kam aq kohe sa do te doja .
Libri i fundit qe kam lexuar ka qene ' Djalli dhe zonjusha Prym " nga Paolo Coelho , vertet shume i bukur .Per mendimin tim po e gjete dot lexoje se ja vlen
Nje Here ne Jete eshte liber i Danielle Steel. Mua me ka pelqyer shume dhe ja vlen ta lexosh, pak dite ka qe e mbarova se lexuari dhe eshte nje liber qe te krijon iden se ti po shikon nje filem jo se po lexon. titulli ne anglishte eshte Once in a Lifetime. ju pershendes bye bye
Une kam lexuar librin " Thenia e Zotit pasi krijoi Adamin"
Arsona dhe une e kam lexuar kete liber ne vere , ishte vertet i bukur !
Kjo shkrimtare ka libra goxha te arritur " 5 dite ne Paris", "Nje dhurate e vecante","Ylli" , etj .
per mua nje liber
"politikani i deshtuar" Anton Çeto
liber interesant
sot mbarova se lexumi
'' tregime e novela'' te
GAY de Mouapassant
jane shume te lezetshme dhe me humor....
lexojeni se eshte nje nga klasiket e letersise
Citim:
Po citoj ato që tha tresh
sot mbarova se lexumi
'' tregime e novela'' te
GAY de Mouapassant
jane shume te lezetshme dhe me humor....
lexojeni se eshte nje nga klasiket e letersise
Hmmm
Libri i fundit qe kam lexuar ka qene "Al Kapone", kjo me duket se eshte titulli, autorin nuk mbaj mend.
sigurisht qe e kam lexuar BEL AMI TE MAUPASSANT
kam lexuer edhe ''NJE JETE''
do t'ju keshillloshe edhe:
tregime e novela te :STEFAN SVAJG
edhe ky eshte dicka e vecante dhe e lezetshme e me humor
OSE
VJEDHJA E ELEFANTIT TE BARDHE nga: MARK TUEIN (nqs s'gabohem)
LA CASA DEI SPIRITI
Isabel Allende te mos ishte komuniste do te ishte nje nga autoret me te mira ne bote.Megjithate librat e saj ua keshilloj te gjitheve.
duaje te afermin tend, remark..... mund te them qe jam dashuruar pas ketij autori. e vetmja gje eshte qe e perjetoj shume e jam ne atmosfere remarkiane nje periudhe te gjate
Obelisku i zi eshte nga me te preferuarit e mi, arena ku ndeshen endrrat e nje te riu, me realitetin e vrazhdet te nje vendi te sapodale nga lufta.
Libri me i fundit qe kam lexuar eshte ..
´Vivir para contarla´ i Gabriel Garcia Marquez
Fleur du désert nga Waris Dirie
Dy Librat e fundit qe kam lexuar kane qene:
"Aventurat e Çufosh dhe Bubit Kacurel" & "Djemte e rruges Pal".
J'ua keshilloj pasi jane me te vertete te bukur.
Ndersa autori i im i preferuar eshte Odhise Grillo.
hahahah shenjo, keto i kemi lexuar ne fillore. me shkrive fare.
by the way vdes per pjesen e dyte et cufos per pushimet verore sidomos per skenen kur majmuni gelltiti bilbilin ne ndeshjen e basketbollit sepse koshin e levizte merimanga me nej fije te padukshme dhe nuk shenonin asnjehere kosh
ue c'ma kujtove
do t'ju keshillloshe edhe:
tregime e novela te :STEFAN SVAJG
edhe ky eshte dicka e vecante dhe e lezetshme e me humor
oh tresh e une e kam lexuar kete liber eshte vertet i mire e i lezecem
Po dhe libri "Gjarperi i Dashurise" eshte shume i bukur
Librin që kam lexuar
Unë kam lexuar librin e Michael Moore: Stupid White Men... and Other Sorry Excuses for the State of the Nation. Unë e lexova në suedisht por ata që banojnë në Angli e Amerikë mund ta kenë lexuar në origjinal. Uroj që të përkthehet edhe në shqip.
Pak me serioz tani.
Momentalisht po lexoj librin: "Edhe Nje Here Mbi Teorine e Demokracise" e Giovanni Sartori.
Liber me te shpifur dhe me acarues nuk e bo nona por e kam nga halli pasi me date 28/02 duhet ta jap per provimin e Sociologjise.
lexoni
FERMA E KAFSHEVE
nga Orwell, George ......mund te mesoni shume nga ai liber
po dhe Djemte e Rruges Pal eshte fantastik, e rilexova pra 3 muajsh mbas nje mungese gati 15 vjeqare dhe u ndejva perseri adoleshent...
libri te cilin jam duke e lexuar eshte A quite American nga Graham Green.
Kurse me heret kam perfunduar 100 vjet vetmi Gabriel Garsia MArkez
ciao ciao
...Novelat e Zweig, te mrekullueshme por kam dyshim qe te kene humor siç e permenden disa me siper...
Ushtari i mire Shvejk! Nqs doni humor...i pa arritshem!
Dostojevski: Krim e ndeshkim, Vellezerit Karamazov, Idioti, Lojtari...FANTASTIKE!
Dy librat e fundit qe kam lexuar jane
"MARTESA E PASUAR NGA VERA"E KAMYSE
Dhe librin
"ON THE ROAD" NGA JACK KEROUAC
Te dy jane te mrekullueshem
abcd ke te drejte...
ndoshta novelat e Zweig do ti quaj ma shume Ironike dhe me nje fund Ironik e per kete i quaj me humor.........
edhe pse tani u bene me shume se 10 vjet qe i kam lexur.......e si mbaj mend.....por mbaj mend qe me kane pqleyer shume shume.....por do ti lexoj perseri
shenjtori, cuditerisht edhe un kur kam dhen sociologjine ne tir ( nje vit fakultet qe bera ) sartorin me dhane, kete liber.
megjithate tani qe eshoh nga nje kendveshtrim tjeter eshte sh sh sh sh interesant por duhet te studjosh shkenca politike qe ta kuptosh rendesine
nuk e kuptoj lidhjen qe i bejne me sociologjine sepse s'ka hic lidhje
100 vjet vetmi - Gabriel Garcia Markes
Subaqueo
Libri i fundit qe kam lexuar :HO DOVUTO UCCIDERE. Autor Nima Zamar .
E trajtuar nga nje histori e vertete.
QUANDO LI ALBANESI ERAVAMO NOI. Esht nje liber qe dokumenton emigracionin italian . Nese ndonje nga forumi e ka lexuar, do te me pelqente te lexoja pershtypjet e tij....
edhe pse mund te mos ta njihni....libri i fundit qe mbarova ne mungese te kompiuterit..ishte
LE NUOVE STANZE
e INDRO MONTANELLI
botuar nga RIZZOLI...
sa per sqarim Montanelli ishte nje nga pendat me me peshe te gazetarise e historise italiane ne shek 20
pershendetje.........
libri i fundit qe kam lexuar eshte LES AIGLES qe do te thot shqiponjat......
i shkruajtur nga Cizia ZYKE.
Ku shkrimtare, eshte me origjine shqiptare, dmt babai eshte shqiptare e nena e tij francese,. shkrimtari vet ka lindur ne france.
kete liber thot shkrimtari ja kam kushtuar babait tim...fjal per fjal ai thote:
" ja kushtoj kete liber babait tim qe per arsye te origjines se tij, me beri te zbulloj kete toke te malkuar".........
sinqerisht me eshte dashur kohe ta lexoj kete liber sepse, kam lexuar historira te tmershme te mare nga nqarje te verteta, (vitet 1990 flitet per ikjen e shqiptareve nga shqiperia, per refugjatetn ne itali, e fillimi i prostitutve shqiptare)
shkrimtari ka guxuar te shkruaj edhe emrat e verteta te disa personazheve te ketij libri.
sinqerisht, nese kete liber e ka lexuar ndokush nga ju, doja te dija, opinionin e tij sepse un do te kisha dashur mos ta lexoja kete liber..........
deshiroj tju dergoj pamjen e ketij libri.
Une po lexoj "Paula" - Isabelle Allende
Besoj se eshte libri me i bukur qe po lexoj, shkrimtare e mrekullueshme.
Para ca diteve mbarova "Lettera a un bambino mai nato" - Orianna Fallaci
shume i trishtem dhe i merzitshem...
alkimisti paolo coelho, ja keshilloj te gjitheve atyre qe jane ne kerkim te fatit
perralle filozofike me shume kuptim
BLEVA E DO TE LEXOJ LIBRIN
LE AFFINITA ELETTIVE te
Johan Wolfgang GEOTHE
hehehhe: me pytni sa e mora ??
2 euro
po ne shqip me cfare titulli eshte botur ky liber???????
Une po u rikthehesha edhe njehere perlave te letersise: Remark,Cvajg dhe Khajam.Jane vertete njeri me i madh se tjetri (kuptohet qe Remarku eshte NO.1).Te tre kane pak a shume te njejten ndenje shpirterore.Te trishtuar por si gjeni qe jane vertet qe te fusin ne boten e tyre.Remark dhe Khajam kane edhe nje te perbashket tjeter:per te pire te thanin
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
alkimisti paolo coelho, ja keshilloj te gjitheve atyre qe jane ne kerkim te fatit
perralle filozofike me shume kuptim
Libri i fundit qe kam lexuar eshte "never look Back"
Libri i fundit eshte Shkendija e jetes.(i Remarkut kuptohet)
Deri tani gjeja qe me ka mahnitur me shume eshte realizmi i tij.Te duket sikur je aty dhe pret te hash ndonje plumb nga ndonje oficer SS
Vertet tmerresisht realist.Megjithese ky roman eshte kritikuar se autori nuk ka qene prezent ne vendngjarje me degjoni mua:Ja kane futur KOT.Eshte thjesht i mahnitshem.
P.S o hirushe i kujt autori eshte ai libri se me duket e kam degjuar diku .
"Fantazma Ballkanike"---Robert Kapllan. (Mundohet të përcaktojë mentalitetin ballkanas.)
Ka shumë pak mbi Shqipërinë, se s'ka mundur të udhëtojë në Shqipëri si ka ka bërë në gjithë Ballkanin ku ka kaluar 1 pjesë të madhe të jetës (e thotë vetë autori dhe kërkon ndjesë për të).
Libër tjetër (që për mendimin tim duhet t'a lexojnë gjithë shqiptarët e sidomos toskët) është vepra e Edith Durham (e quajtur ndryshe "Mbretëresha e Malësisë" nga vetë malësorët), angleze që u dashurua me Shqipërinë. Për mendimin tim ka më tepër vlera kombëtare e historike, se vlera artistike.
jimmy84
Lesley Pearse.
Never Look Back-qe perkthehet ne shqip "Asnjehere mos u kthe mbrapa" eshte historia e nje vajze te bukur dhe inteligjente qe quhej Matilda. Ajo rritet ne varferi dhe perparon jeten e saj ne token e lire.
Me shume nuk mundem te te tregoj pasi akoma nuk e kam mbaruar se ka shume faqe. Eh, jimmy kujtoje se nuk e dija se per cfare po shkruaja?
Po nga te erdhi ky mendim njehere? Jo per gje po nuk me dukesh si ato apo ata qe nuk e kane idene çfare shkruajne
M`u duk si titull i degjuar po qenkam gabuar.Nuk e njoh kete autoren.
Lexim te mbare.Dhe kur te mbarosh na jep vleresimin ne ja vlen t`a lexosh apo jo.
Ciao
Sigurisht jimmy, puna e pare qe do bej kur ta mbaroj librin, do e shkruaj ketu.
Gjithe te mirat.
KOSSOVO
Massimo D'Alema
MONDADORI
eshte nje liber me intervistat e Ish-kryeministrit Italian gjate periudhes se krizes ne Kosove ku tregohen shume prapaskena te kesaj periudhe ne skenen nderkombetare, si dhe rroli i Italise.
"Bashkëkohës të mëdhenj" -- Winston Churchill.
Ne pritje te Godot
Samuel Becket?
ndonje koment ? pershtpjet qe te ka lene?
kam dashur ta lexoj shume ate komedi.
apo eshte tregjedi-komedi? (i am not sure)
kam lexuar vetem nje pjese ,me ka bere shume pershtypje filozofia.
se harrova
se fundmi ?--- Kujtimi i nje puthjeje(Sandra Brwon)
Ne pritje te Godot.
U shkrua nga Becket ne 1952(ne mos gaboj).
Ka dy pjese(nuk e di si quhet ne shqip).Ka 2 personazhe kryesor:Vladimir(=Didi) dhe Estragon(Gogo).Jane endacake,nuk dime shume per to,askush nuk di lidhjet qe kane ndermjet tyre.E vetmja gje qe dihet eshte qe presin Godot gjate gjithe kohes.Dhe provojne te mbushin kohen me gjera te pakuptimta.Dicka ESENCIALE qe duhet te dihet para se te lexohet ky liber eshte qe ben pjese ne Teatrin Absurd!
-Dy personage te tjere jane Pozzo(drejtuesi)& Lucky (sllav).
Eshte dhe nje cun qe vjen te je tregoje qe Godot ndoshta do vije neser.
Por kush eshte Godot?Cfare perfaqeson ai?
Autori nuk ka pranuar te jap nje spjegim ne lidhje me kete pyetje,ai tha(nga nje interviste e tije qe kam lexuar)i takon publikut te vendose se cfare rroli ti jape.
Mund te perfaqesoje shpresen per dicka qe ndoshta nje dite do vije si psh shpresen per nje te ardhme te bukur mbas mizerjes te kaluar gjate luftes se dyte boterore,madje dhe nje i burgosur qe eshte ne pritje te lirise...
Une e kam pare dhe te luajtur si teater dhe mesa kam lexuar Becket ishte shume strikt ne lidhje me rekwisitet qe duhet te perdoreshin ne sjelljen ne skene te kesaj pjese si psh njehere ka nxjerrur ne gjygj nje kompani teatrale pasi keta kane luajtur kete pjese me mè shume rekwisite se sa kishte vendosur Becket.Trashiguesit e tije e vazhdojne kete gje.
E kam dashuruar si liber,por jam sigurisht e mendimit qe nje liber me nje tematike te tille ose e pelqen ose jo.Nuk mund ta nuancosh shume.Gjithashtu mendoj qe varet shume dhe nga karakteri i njeriut dhe nga vizionet e tija.
NDIHME
KUSH ME GJEN POEZINE E MAKSIM GORKIJ
VAJZA DHE VDEKJA
ma nisni ju lutem...
flm
nje nga librat qe e kam lexuar kohet e fundit eshte "Kamasutra" ja u rekomandoj te gjitheve por kujdes! Per ata qe kane probleme me zemren ju keshilloj ta kene doktorin prane, se mos i zere ndonje heart atack.
Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 1007 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.