Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 106 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Dr.Humor (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12881)
Dr.Humor
vetem me shkence nuk ja dilet,drejt me jua thene...duhet gjithmone icik humor...
...
metoda me e pelqyer nga studentet
njeri kishte provim ne biologji dhe nuk kishte mesuar .ne momentet e fundit meson karakteristikat e morrit dhe futet ne provim.merr tezen:
"delja: fol per te"
fillon ky: "delja ka lesh.leshi ze morra ,morrat keshtu keshtu..." dhe mbush gjithe fleten me karakteristikat e morrit...
profesori u habit se nuk i vinte dot as 4 as note tjeter per faktin se dicka kishte shkruajtur dhe keshtu vendos ti jape nje tjeter mundesi...
-merr nje teze tjeter-i thote.
merr ky: "dhia: fol per te"
e ja fillon serish: "dhia ka lesh.leshi ze morra ,morrat keshtu keshtu..."
profesori shkalloi nga inati,por prap se prap permbahet dhe i jep edhe nje mundesi te fundit.
teza e trete ishte: "fol per peshkun"
-mos-mendoi nxenesi.
u mendua pak dhe shkruajti:
"peshku jeton ne uje po po te jetonte ne toke do te kishte lesh.leshi ...."
...
Nje student i mjekesise (si puna e NS-6, por nuk jam i sigurte nese eshte student mjekesie ai, por sa me ja bo qejfin) hyn ne provim pa mesuar. Nje nate me pare kishte qene ne nje feste, dhe kuptohen pasojat. Tema per te cilen do te shkruante ishte: Jep 4 vecori te qumeshtit te gjirit (gjoksi i femrave per ata qe se kuptojne terminologjine ). Dhe ky ja fillon:
1. Nuk thartohet kurre
2. Permban vitamina ushqyese teper te vlefshme per organizmin e njeriut
3. Nuk ka nevoje per tu zier para se te pihet
Dhe ngeli, nuk i kujtohej ndonje vecori tjeter, u mendua sa u mendua dhe shkroi:
4. Vjen ne konteinere (apo enembajtese) teper terheqese dhe me permasa nga te ndryshmet...
Fleta e provimit e ketij studenti ishte e vetmja qe mori noten maksimale ne provim, kjo per origjinalitetin e pergjigjeve.
o te perzij une ty e ska!!!!!!!!
meqe jemi tek keto pergjigje te vecanta akoma po te tregoj nje ngjarje te vertete qe i kishte ndodh xhaxhait tim kur ka pase dhene mesim nje klase te 8!ore kimie,ben ky nje pyetje:
"si perzihet acidi me ujin?"...e gjithe klasa qetesi dhe asnje nuk e merrte mundimin te cohej me fol!
ne fund ngre doren njoni qe as se kishte vra neiher mendjen me mesu dhe i thote:
"me leje msus do e them une.marrim i katruve (e ka llafin per fjalen shtembe si mund ta kete degjuar kush,jane ato enet me qafe qe perdoreshin me mbush uje) hudhim uj mren,pastaj hudhim ene acidin,marrim i macurr (kacarrum,mishtrishte si mund ta keni degjuar ju ) ene ja mbyllim gryken....tune fort ene do ta shofsh qe do perzihet"
xhaxhai qe ja kishte plas te qeshmes:
"po mir mer,po nuk u perzi?"
"ojteeee qe do perzihet.se sja heq macurrin une perndryshe"
"ulu,5" i kishte thene ne fund!
welcome to malboro country
ne Shqiperi vura re shume,ato posterat e paketave te malboros me njerez mbi kuaj ku shkruhej "Come to Malboro Country"...e kerkova ne internet dhe me nxorri vendin
ksaj i thone te jesh kembengules ne dicka
nje burre, ne nje rruge te drejte fare, po ngante makinen me nje shpejtesi rreth 200 km/ore kur papritur kupton qe i ishin prishur frenat.rreth 500 metra perpara sheh nje femije te ulur ne mes te rruges.ne njeren ane ishte nje mur i gjate qe shoqeronte rrugen kurse nga ana tjeter ishte nje pazar i madh.
mendoi:"po te shkoj drejt vras nje njeri,po te shkoj nga pazari vras 40 a 50.e vendosa do vras femijen"
te nesermen neper gazeta:
"Aksident i madh automobilistik 40 te vrare e shume te plagosur...."
do pyesni ju pse?femija ishte cuar dhe kishte levizur ne drejtim te pazarit
George: Who else did you invite?
Cristina: Izzie, we said the list was jocks only. Surgery, Trauma, Plastics. Who else?
Izzie: Just some people from Peds.
Cristina: You invited the preschoolers to Meredith’s house. The next thing you’ll say is you invited the shrinks. She invited mental defects. This party’s DOA. hahahaha
NS-6!
shume te lezetshme historite. na shkruaj ca te tjera.
sigurisht erta!kam akoma shume te tjera per te treguar dhe te gjitha jane te zgjedhura (fjalori gjithmone fjalor i paster),fiks fare per titullin qe ka kjo teme ...nje menyre per te bere pak pushim nga gjith ato shkrime mjeksore qe mund te gjesh ne kete teme
kur behet jeta e veshtire ne Mars?
ok,kjo eshte per erta31 :
duke qene se po vazhdohet me histori qe kane lidhje me shkence nuk po e prish ritmin :
shkencetaret kishin vendosur te cojne njerez ne Mars per te pare nese jetesa eshte e mundur apo jo.zgjedhin 3 persona dhe u thone se cdo te deshironin per te ndenjur 5 vjet ne Mars.
i pari thote:
-une dua vetem te ha .po pata per te ngrene se kam problem une.
ok.e mbushin nje pjese te anijes spaciale me ushqim.pastaj pyesin te dytin:
-po ti?
-une dua vetem nje krevat te fle dhe une ju rri edhe me shume ne mars.
ok.shtojne edhe nje krevat per te dytin ne anije.
pyesin te tretin:
-po ti?
-une dua cigare te pi.po nuk piva behem nervoz.
ok.i vendosen nja 1000 koli me cigare ne anije dhe u nisen.
pas 5 vjetesh kthehen dhe ne vendin ku do zbriste anija spaciale me qindra njerez kishin dalur ti prisnin.po ashtu edhe gazetare e stazione televizive.njeri nga gazetaret afrohet dhe sapo del i pari e pyet:
-si ishte jeta ne Mars?na tregoni dicka?a mund te jetohet?
-mos me pyet se ste pergjigjem dot se kam ngrene shume-thote ai dhe largohet.
del i dyti dhe gazetari i afrohet prape:
-si ishte jeta ne Mars?na tregoni dicka.a mund te jetohet?na thoni dicka.
-o cte te them! une gjithe diten kam fjetur -thote dhe largohet.
del i treti gjithe nerva...gazetari po aty:
-si ishte jeta ne mars .na tregoni dicka.a mund te jetohet?po atmosfera?
-SHKREPSEEEEEEEEEEET!!!!!!!!!!!
hi NS-6
hahahaha.
sa klam qeshur, kjo ishte fantastike. tani mund te them qe me vure ne humor te mire dhe mund te vazhdoj te vizatoj gjithe qef.
flm NS-6.
kur te kesh kohe shkruaj te tjera. ciao
KODI ETIK I PACIENTIT
1. MOS PRIT QE DOKTORI TE NDAJE ME TY DHIMBJEN TENDE.
2. JI GJITHNJE I QESHUR. DOKTORI NUK IA KA NGENE ANKESAVE TE TUA.
3. PERPIQU TE VUASH NGA SEMUNDJA PER TE CILEN PO TRAJTOHESH.
4. MOS U ANKO NESE TRAJTIMI NUK TE SJELL ASNJE DOBI.
5. ASNJEHERE MOS E PYET DOKTORIN SE ÇFARE PO BEN APO PERSE PO E BEN.
6. JI I GATSHEM PER T’IU NENSHTRUAR TRAJTIMEVE EKSPERIMENTALE.
7. PAGUAJ FATUREN PER SHERBIMIN MENJEHERE DHE ME DESHIRE.
8. MOS VUAJ NGA SEMUNDJE TE CILAT S’TI MBAN XHEPI.
9. ASNJEHERE MOS VDIS NE PRANI TE DOKTORIT APO NE KOHEN QE JE NEN KUJDESIN E TIJ TE DREJTPERDREJTE.
per Dr. NS-6!
o doktor po me barcatetat kaq e kishe? na shkruaj ndonje tjeter se me ato te parat me shkrive fare.
provim fizike
po ca doktorri mi aman...nuk jam bo akoma...thuaj ishallah me mire
tani,halli gjasme me shku ngadale e ngadale,duke shkruajtur perdite nga ndonje gje...ok,po bej nje leshim kete rradhe
provimi i fizikes eshte provimi i pare qe jep nje student mjeksie ketu ku jam une...menyra me e lehte per te thene "io,non capire...io albanese" dhe pastaj me pas i thua "mortacci tua" nese te ngel
provim fizike.futet nje nxenes dhe profesori e pyet:-mendo qe po ecen ne nje tren me 100km/ore.brenda ne kabine ben vape.ti cdo besh?
-do hap dritaren-pergjigjet nxenesi.
-kur hap dritaren ti ushtron force dhe kryen pune .sa eshte puna e kryer?
nxenesi mbeti me goje hapur.doli jashte dhe u tregoi te tjeteve se c'i ndodhi.
futet i dyti.profesori:-mendo qe po ecen ne nje tren me 100km/ore.brenda ne kabine ben vape.ti cdo besh?
-do heq bluzen.
-po vapa shtohet.
-do heq kanotjeren.
-vapa shtohet akoma.
-do bej fresk me liber.
-po vapa vazhdon te shtohet....
-o presor e di si osh puna? une te gjitha i heq po ate dritare nuk e hap.
publicitet tani
dashuri ne kohe te "lopes se cmendur"
dashuria ka veshtiresite e veta,si gjithmone
p.s: postimet ne kete teme kane efekte terapeutike ...nese paraqiten efekte kolaterale (renie nga karrikja sidomos :p) ne qafe pacit veten...skom ca me ju bo
Po Dr humor, ca do me thone mer?
Tankso, vallai humor te forte ke.
Me lope...s'ke ca thu...klas fare.
per etimologji mendoja qe ishe ti eksperti ke parasysh?Dr Humor....2 fjale...Dr qe do te thote doktorr...fjale qe po ti futesh thelle ne kerkim e gjen qe anglezet e kane marre prej nesh,ose ose ma mire latinet a greket...ky populli i fundit ka mundesi me shume sepse na e bojn per inot ( gjithsesi zgjidhni vete se cili popull na e ka marre si fjale se nuk bo nei diference) kurse fjala Humor...kjo osh me demek dicka per te qeshur...them me demek se gjonat jane relative...nuk eshte qe te gjithe duhet te qeshin...ka edhe persona serioze( "per seriozet ka humor vetem dite te shtune",do kishte thone Cekja
)... kur i bashkon del Dr Humor...dicka e ngjashme me Dr House..duke qene se e fillova temen me pelqeu kjo alternative per te thene qe gjithsesi jemi ne brendesi te zones se mjeksise
konte,hap syte mer se lopet e cmendura jane akoma problem...problemi eshte qe ne dite te sotme nuk dallohen mo njerezit qe i kane ngrene mishin e atij tipi...
ahahah te rafte e mira o NS-6.
Re: dashuri ne kohe te "lopes se cmendur"
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
dashuria ka veshtiresite e veta,si gjithmone![]()
p.s: postimet ne kete teme kane efekte terapeutike...nese paraqiten efekte kolaterale (renie nga karrikja sidomos :p) ne qafe pacit veten...skom ca me ju bo
![]()
Tankso, ke te drejte o burr, une kujtova se eshte humor Durrsi, se tek targat e makines edhe Durrsi shkruhet Dr. Pra e mora ''Durres humor''.
Ej, Tankso, se mos me moresh inote se t'i thyj turijt.
Jemi ne paqe ok?
efekti 01
me mjaftoi te te shifja nga larg,
per te kuptuar se sa e madhe ishte bukuria jote,
me mjaftoi te te shifja nga larg,
per te kuptuar se sa te kisha deshiruar,
me mjaftoi te te shifja nga larg,
per te kuptuar se sa te kisha pritur,
me mjaftoi te te shifja nga afer,
per te kuptuar qe nga larg nuk shof mo!
(Flavio Orelio)
efekti 02
une dhe ti ulur prane ne makine,
nderkohe qe jashte binte shi,
duke folur folur per mosmarrveshjet tona,
ne nje moment largohem prej teje,
pa thene asnje fjale,
te dridhura te ftohta me pershkrojne kurrizin,
e djersa e ftohte me mbulon ballin,
dhimbja me beri te mblidhem rreth vetes,
si mblidhet nje gjethe e gjelber ne zjarr,
nderkohe qe rri ulur ketu duke u dridhur,
hapesira rreth meje zgjerohet,
...eh,ca te bo diarrea
(Flavio Orelio)
NS-6 na shkrive o cun!!!!Hahahahahahhahahahha me lot po qesh,ku te shkon mendja o dreq!!
e meriton nje rritje perqindje ne gjakun qe te kam premtuar :p:p!!!
agjenti 0014
hahahahaha....per gjak nuk do vuaj me une me sa shof :p
ok,rradhaaaaa ...po dal pak nga ai rrethi i shkences
lufte e ftohte.amerikonet sterviten agjente sekrete dhe i cuan ne rusi per te infiltruar mes popullit te thjeshte qe te merrnin informata te ndryshme.njeri nga keto futet ne nje lokal dhe tenton te perzihet me te tjeret.shkon tek banaku dhe i thote kamarieres,nje plake e vjeter:
-"none,me sill i gote vodka.jemi apo nuk jemi rus?"
-"po ti nuk je rus mer te keqen nona"
"heu,",tha me vete amerikani "po kjo ku me njohi qe nuk jam rus?"
pas nja 5 min tentoi serish me te njejten gje:
-"none,qerasi te gjithe keto vellezerit e mi rus ketu"
-"po ti nuk je rus,te keqen nona" ja ktheu serish plaka.
"nuk qeka gjo",mendoi amerikoni me vehte dhe u drejtua nga dera.para se te dilte i thote plakes:
-"none,me hiq nje kuriozitet!si e gjete qe nuk jam rus?"
-"po ti je zezak te keqen nona"
colgate
Colgate-Mbroni dhembet tuaj
o doktor!
po nga i gjen keto foto more djale? na shkrive fare.
efektet e alkolit
efektet e alkolit
o Zot ..............................
NS-6 O ZOT MOS VDEKSH KURRE(TANI PO QE FOLA SI ATO PLAKAT E VJETRA)
NUK E BESO PO TE TE THEM QE KAM QESHUR ME LOT..
PO CFARE LLOJ DOKTORI JE TI !!!!!!!!!???????????
PO CFARE JU JAPIN PER TE MESUAR NE ATO LEKSIONE XHANEM!!!!!!!!!?????????????
VAZHDO KESHTU ME SHKRIVE SE QESHURI.
gjate nje vizite...
Gjate vizites ne nje spital budallenjsh, nje i ftuar pyet drejtorin e spitalit se cili eshte kriteri per te pare nese pacienti duhet te shtrohet apo jo.
"Shih", i thote drejtori,"mbushim nje vaske banjoje dhe pastaj i japim personit nje luge,nje gote caji dhe nje kove dhe i kerkojme qe te zbraze vasken"
"Ah,e kuptova",thote i ftuari,"nje person normal do perdore koven duke qene se eshte me e madhe se luga dhe se gota e cajit!"
"Jo",ja kthen drejtori,"nje person normal do hiqte tapen e vaskes.Ku e do krevatin,afer dritares?"
transfuzion gjaku per nje pacient "te pazakonte"
reklame
nje reklame e suksesshme kerkon vendin dhe kohen e duhur...
si dallohet nje kirurg nga nje internist?
Dallohen kur shkojne te ashensori. Internisti vendos doren mes dyerve qe te mbaje deren hapur, dhe pastaj hyn brenda.
Kurse kirurgu fut koken me perpare, sepse duart i duhen.
o doktor!
nga ke humbur keshtu?
na trego ca barcaleta se kemi nevoje te qeshim.
te pershendet erta.
nje rezonance magnetike(te pakten kshu duket ) per nje personazh te vecante :p
efekt 03
eshte nate
nje kukuvajke me sheh,
hena me buzeqesh,
yjet me flasin,
dhe rete krijojne forma te cdo lloji...
hmmm...duhet me e lon patjeter ket hashashin
(Flavio Orelio)
efekt 04
cfare efekti mund te te japin 6 birra?
telebingo dhe endrra e shqiptareve
kane thene qe qyli eshte nena e gjithe te keqijave por si nene qe eshte duhet respektuar apo jo?
Dikur ne epoken e telebingos...
Nje djale kishte blere nje bilete telebingo dhe shkon ne shtepi e thote:
-"Mame, bleva bilete tele-bingoje.Do fitojme Bencin"
-"Po te keqen mami"
-"Ma,kur ta morim, une do ulem para ne Benc"-thote djali dhe ulet te karrikja qe kishte prane.
-"Jooo,"-thote e ema-"une do ulem para se jam me e madhe kurse ti do ulesh sek sendilja pas qe eshte me e rehatshme"-dhe e con djalin dhe ulet vete ne karrike.
-"Jo,"-i bertet djali-"do ulem une",dhe con te emen dhe ulet vete.
E ema ja mbeshtjell nje shpulle,e con nga karrikja dhe ulet vete:
- "Te thashe qe do ulem une"
- "Zbrit nga Benci im" -thote djali
gripi i pulave
ne Shqiperi shtohen kontrollet per gripin e pulave
nje foto qe eshte bere klasike...thjesht per ta shtuar ne koleksion
leter higjenike alternative
nje pronar dyqani merr nje shitese te re po pa pervoje.as 5 min pune kjo kur vjen njeri e pyet:
-a keni xhezve me bisht druri?
-jo -ia kthen kjo.
personi largohet nga dyqani.e sheh pronari i dyqanit kete skene,i afrohet shiteses se re dhe e keshillon:
-nese ska nga ajo qe kerkon ai person mundohu ti thuash te tjera qe ai te bleje dicka.
-mire-ja kthen kjo.
me vone vjen nje person tjeter dhe pyet:
-me falni a keni gota kristali?
-jo-ja kthen kjo prere.
bleresi largohet ndersa menaxheri i afrohet dhe i thote prape:
-te thashe njehere kur nuk ka cfare kerkon ai atehere thuaji dicka qe ai te bleje dicka.nese te pyet per gota kristali psh,ti thuaji qe nuk kemi por kemi gota druri,kaucuku etj etj...qe personi te bleje dicka,mir?
-mire.kete rradhe sdo harroj.
pak me vone vjen nje i trete:
-me falni keni leter higjenike?
-jo po kemi leter zmeril...
dhe meqe jemi tek letrat higjenike alternative...shihni me poshte
leter higjenike alternative
ai bleresi me siper ka shpetu mire qe nuk i ka nxjerre ndonje leter higjenike si kjo ketu me siper
ahahahah e lezetshme kjo
.
.
truri i shqiptarit
kete ma treguan para 2 ditesh:
ne nje stacion radioje shqiptare ishte nje program mbi shendetin ku telefonuesit mund te merrnin ne telefon dhe te benin pyetje dhe mjeku ne studio pergjigjej.merr nje shqiptar dhe sic mund te ndodhe normalisht kur dikush ndihet pak ne siklet ta beje pyetjen per vehte:
-mirdita doktor.doja tu beja nje pyetje.nje shoku im ka ca probleme me eiakulimin...
dhe vazhdon pyetjen deri ne fund.mjeku qe e kuptoi se per ke behej fjale,nuk beri komente por u limitua ti pergjigjej pyetjes dhe telefonuesi ne fund falenderoi mjekun dhe mbylli telefonaten.
as 2 min me vone telefonata tjeter :
-ej,kujt donte me ja fut ai qe mori me para mer?ka i di kaq mire problemet e shokut ai?
ne kohe provimesh...
kur kafja nuk ben me fajde me gota te vogla,duhet te gjesh menyra te tjera per te marre dozen e duhur
nese filmat vizatimore do ishin te vertete...1
duke kerkuar ne internet gjeta disa shkrime qe ishin me te vertete shume te forte.mund te them qe 2 prej tyre me rikthyen edhe iher ne mendje te gjithe filmat vizatimore qe kam pare kur kam qene i vogel.po jua paraqes me poshte:
nese filmat vizatimore do te ishin te vertete...
1. rrjetat e volejbollit do te ishin 120 metra te larte (Mila kercente rreth 100 m).
2.jetimoret do te ishin plot me jetime.
3.Japonia do te ishte nje krater i madh.
4.nuk do kishim nevoje te mbroheshim nga alienet se fundja te gjithe do sulmonin vetem Tokjon.
5.nen cdo mal do te kishte nga nje baze sekrete.
6.nese je jetim do kesh sukses ne jete.
7.nese je plagos ke mundesine me te sheruar me pjese kembimi.
8.kur te vdese ndonjeri nga prinderit (zakonisht babai),do zbulosh qe ishte nje nder shkencetaret me te medhenj te Tokes.
9. shoket qe nuk i ke pare prej kohesh do te te sjellin fatkeqsi.
10. nese lind i pasur do vdesesh ose do behesh i varfer.
11.me e mira e grupit do bohet cope per ty sapo te bohesh cope per ta mbrojt.
12. sa me te shemtute jane aq me budallenj jane.
13.te keqt qeshin gjithmone.
14. nese drejton ndonje robot do jete gjithmone njeri qe do te te caje derrasat duke te dhene urdhera.
15. qeni yt ka inteligjencen e nje fizikanti nuklear.
16. te gjithe mjetet e tua ecin me shpejtesi Mak5,qe nga bicikleta e deri tek makina.
17. stomaku yt eshte nje depo dhe ha me nje shpejtesi marramendese.
18. vdekja eshte relative dhe e perkohshme.
19. sa me keq te jesh bere aq me shume mundesi ke qe te fitosh ne duel me armikun.
20. laj shplaj nje pale rroba ke dhe do ta kesh perjetesisht
21. mund te notosh,te kalosh brenda nje galerie ku fryn ere e forte,te vesh kasken sa te duash por modeli i flokeve nuk te ndryshon kurre
22. nese nje nga prinderit e tu eshte i semure ose ka grip (qe gjithsesi e con temperaturen ne 49 grade) do zbulosh qe ka nje semundje te panjohur kundrejt se ciles shkenca nuk mund te beje gje
23. jeta jote do shoqerohet nga 2 lloj muzikash,nje kur te ndihesh keq ose je ne fund te jetes dhe tjetra kur te fitosh ose kur ndihesh i lumtur dhe ke fituar.
24. gjithmone armiku do bej muhabet me ty me armen drejtuar,nderkohe qe shpetuesi yt niset nga ana tjeter e globit dhe te shpeton pikerisht ne momentin qe armiku behet gati te shkrepe kembezen e armes...
vazhdon...
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 106 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.