Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Humor politik (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17157)
Postuar nga Fajtori datë 29 Qershor 2009 - 14:46:
Humor politik
Meqe zgjedhjet mbaruan, le t'ia fillojme me humorin.
Postuar nga Fajtori datë 29 Qershor 2009 - 14:47:
Mbledhje pas mitingjeve
Zëdhënësi, Hysni Dajaku, deklaron për mediat:
Dje pas mitingjeve, kur sapo nisën rrufetë e para, që nuk bien asnjëherë.. atje ku duhet, pati një takim të frytshëm mes Kryeministrit të ardhshëm, Ilir Meta, Presidentit të ardhshëm, Fatos Nano dhe shokut Petro Koçi, që akoma nuk ka shfaqur ndonjë dëshirë se çar' dëshiron të bëhet.
Në takim u vërtetua që Berisha ka ardhur aksidentalisht në pushtet nga karamboli që pati Iliri me Fatosin në 2005-ën, ku ngelën të plagosur gjithë socialistët dhe shqiptarët e thjeshtë dhe shpëtuan vetëm demokratët me Doktorin në krye.
Tani, grupi i të karamboluarve që kanë aksidentuar njëri-tjetrin, e kanë gjetur ilaçin për të larguar përfundimisht Sali Berishën, me një metodë shumë të thjeshtë: kësaj radhe duke karamboluar direkt me Edi Ramën.
Grupi u bën thirrje të gjithë socialistëve të ndershëm, që nuk dëshirojnë të lënë leshtë në karambolin e radhës, që po përgatit Doktori, Iliri, Fatosi e Petrua, se duhet një sahat e më parë të zbresin nga makina e PS-së. Kjo, pasi nuk do shpëtojë këmbë njeriu kësaj here, sepse përplasja do jetë shumë e fortë, aq sa ka mundësi që, edhe të dy shoferët, si Fatosi, si Iliri, edhe pasagjeri në vendin e pasmë, Petrua, ka rrezik të ikin për lesh vetë.
Para një muaji, Fatosi bëri thirrje për të larguar Berishën, por më parë duhet larguar Rama. "Unë e deklarova që ai do dilte edhe një herë para votimeve, por mendoja përsëri vetëm, ose me Berishën, por ia kam futur kot edhe kërkoj falje, se nuk më vajti mendja që do dilte me Ilir Metën.
Kësaj radhe koalicioni më i fuqishëm antisali, po funksionon shumë mirë për të sjellë demokracinë e vërtetë që na ka munguar, që nga ikja e Fatos Nanos. Duroni edhe pak orë shqiptarë të vuajtur, se do të kthehet përsëri demokracia e kulluar me Nanon dhe Metën në timon.
Skema, kësaj here është më e thjeshtë. Në fillim, duke u bashkuar të gjithë ata që i vunë hurin njëri-tjetrit, do votojnë si gjithmonë kundër PS-së, për të realizuar largimin e Berishës, pasi me humbjen e PS-së i hidhet faji Ramës.
Ky jep dorëheqjen, Meta me Nanon marrin frenat dhe pastaj të gjejë vend të futet Berisha në zgjedhjet e 2017-ës. Pra, të gjithë socialistët e mençur duhet ta kuptojnë se rruga e vetme për të hequr Berishën është të ikë një herë Rama, pastaj prapë Rama, pastaj kismet, Saliu - deklaron grupi i të karamboluarve.
Fatosi, për herë të parë del në këtë koalicion esëll dhe me vizion, e jo si herët e kaluara që ia ka valuar kot dhe tapë. Bile, Meta, për të qenë serioz, i ka bërë testin e pijes me anë të Petro Koçit, që ka qenë ministër i Brendshëm edhe i kishte ato veglat e testit që tregojnë sasinë e alkoolit dhe përfundimi qe impresionues.
Për herë të parë që nga 1997-a, Fatosi ka qenë komplet esëll, duke deklaruar se tani çdo gjë që i ka ngelur, do e sakrifikojë vetëm për fitoren e PS-së, por kuptohet, pa Edi Ramën.
Është vërtet një fat i madh që, për herë të parë, shqiptarët kanë në të njëjtin kamp të gjithë politikanët që kanë sakrifikuar veten për interesat e popullit, pra kanë në një koalicion të përbashkët Berishën, Nanon, Metën, Cekën, Imamin, Pollon, Xhuvelin, Lesin, e plot e plot që lodhesh duke i numëruar dhe, në anën tjetër, është populli që kërkon t'u marrë erzin këtyre bijve të lavdishëm. Uroj nga zemra të fitojë edhe një herë ky koalicion i madh! intelektualësh përballë popullit, që, si gjithmonë, nuk e di çfarë kërkon.
(Shekulli)
Postuar nga Fajtori datë 29 Qershor 2009 - 14:48:
E djathta mbron lobingjet...
Apo duhet te ishte e majta? U beme çorap me keto drejtime ne Shqiperi.
Postuar nga Agent Provocateur datë 29 Qershor 2009 - 14:55:
Skender Gjinushi ne Vlore... Vlonjati qe i thote. E o vetull tëndë, s'ke hequr dore nga Vlora akoma?...
Postuar nga IQVLORA datë 29 Qershor 2009 - 16:36:
Citim:Po citoj ato që tha Agent Provocateur Skender Gjinushi ne Vlore... Vlonjati qe i thote. E o vetull tëndë, s'ke hequr dore nga Vlora akoma?...
Me sakte ketyre qe ju ngjajne Brezhnjevit nga vetullat, ju themi kaleshe.
Po eshte nip ne Vlore kaleshi agjente e teksualisht ne Penkove.Ky fshat ishte kampion ne mbjelljen e bimve narkotike e nuk ua shkaterronte dikush.Thuhej se Qenush merrte para prej tyre dhe njekohesisht edhe prej skafistve.Nje pelivan i till pritet qe te dale si rruar qethur.Postuar nga Fajtori datë 18 Korrik 2009 - 15:39:
Makina e Vangjel Dules
A nuk eshte me e pershtatshme per Ilir Meten kjo makine? Une them qe Vangjel Dule t'ia fale.
Postuar nga AngelDevil datë 18 Korrik 2009 - 16:29:
une kam ca foto eskluzive :p
Postuar nga AngelDevil datë 18 Korrik 2009 - 16:31:
Berisha dhe piramidat
Postuar nga AngelDevil datë 18 Korrik 2009 - 16:34:
dasma shqiptare
Postuar nga AngelDevil datë 18 Korrik 2009 - 16:37:
Nga Sala nder vite
Sala ne Korçe !
Fjala me e madhe e thene ne Korçe, gjate gjithe historise:
Se kur t’do Korça, t’ka dasht gjithe botaaa !
-Sala ne shkollen e femije me te meta mendore !
Ju jeni e ardhmja e Shqipnise!
-Prof Dr. S. Berisha kishte shkuar ne zyren e ngritur kundra korrupsionit, ku ne nje numer telefoni qytetaret benin akuzat e tyre te drejtperdrejta.
Stafi i emisionit te fiks fare kishte shkuar ta filmonte nderkohe qe edhe e marrin ne tel
Sala ngre telefonin dhe pyet si quheni ? Telefonuesi pergjigjet - David Cooperfild.
Sala- Si jeni David ?hahaha
-Sala ne Erseke !
Ersekaaar dhe ersekaaaare !
Sala ne Shale !
Kam ardh ketu, me u perqafu me Shalen e Lirise.
Sala ne Lushnje !
Shkon Sala ne Lushnje edhe fillon fjalimin:
Pooopull i Beratit !
Shoqeruesi me ze te ulet:Zoti Sali jemi ne Lushnje ketu.
Sala: Pooopull I Beratit !
Shoqeruesi:Zoti Sali jemi ne Lushnje t’thashe.
Sala:
(Pusho he dreq). Pooopull I Beratit, ti je krenar qe ke Lushnjen kojshie!
-Sala ne perurimin e Coca-Cola-s !
Pooopull shqiptar, gzuar kokn e kolls, dallnyshten e pare kapitaliste n’Shqipnii!
-Sala ne fusha zgjedhore!
Asht nje nder i madh per mue … I will , I will, I
Will… perkthe ti Genc… Atje takova e zonjen Lalymier e. Un I thash e, ajo m’tha e, ne i thame… Se Partia Demokratike i ka ziguru popllin shqiptar e, shtate lloje buksh: te bardhe, te zeze, te kuqe… jo t’kuqeee!
-Sala kthehet nga Keshilli i Evropes! (interviste ne TVSH mbas kthimit)
Se Evropa e do Shqiperine, i do shqiptaret, e do PD-ne por jo bishen e kuqe.!
-Berisha ne Malesi te Madhe! Kopliks e KOPLIKAR nenat e motrat ku ti keni eeeeeeeeeeeeeeeeeee eeeeeeee(shoqeruesi shef rregullo fjaline se e ke gabim)Malesor e Malesore ju jeni MARTIRET E KOMBIT Shqiptar.
Ne inagurimin e fabrikes se pare te kola koles-Saliu tha: "Kjo ash nji ngjarje e madhe per Shqipnin.Tash shqiptaret do shijojne Koken e Koles qe prodhohet ne Tirane"
Ishte fund dhjetori dhe fol e fol doktori me ne fund "tha te nderuar studente gezuar vitin e ri shkollor" !!!!
Ne mitingun ne Kukes Sala duke iu rreferuar Kukesit te vjeter: "Kukesi i vjeter i mbulum nga liqeni i hidrocentralit do mbet Atlantis i diktatures!" kuksianet filluan te shikonin njeri-tjerin te habitur
Kur shkoi Sala per ngushellimet tek familja e nje polici qe u vra ne detyre dhe tha: "jam jashte mase i gzum te marr pjese ne hidherimin tuj..."
"Ju jeni e ardhmja e atdheut" --Sala tek femijet handikap
Ne 1992 Sala pas fitores se PD ne nje miting ne sheshin skenderbej tha: "Populli shqiptar deri dje ishte na buze te gremines! Sot ka hedh nji hap perpara!"
Me gruan ne miting ne Vlore: "Liria ka pat shum burra, nga Skenderbeu deri ke Isamil Qemali." vlonjatet filluan te bertinsnin "Liria do vije me ne! Liria do jete e lumtur me ne! Liria ne shtepite tona!"
Ne mitingun e Lushnjes Sala tha : "Populli trim i Lushnjes!" vete lushnjaret filluan qeshnin.
Shkon Sala per nje tubim parazgjedhor ne veri te Shqiperise ne nje fshat te thelle diku dhe ne mesin e shume e shume premtimeve thote"Ne do ju ndertojme shkollen e re,rrugen e re.....dhe do ju ndertojme edhe uren e re ne fshat"Habiten fshataret dhe e pyesin,o z.kryeminister po ca na duhet neve ura,kur nuk kemi lum???
Salao do ju sjellim edhe lumin
Sala ne Durres.
Sala ne nje tubim ne Durres fillon te bertase SHKODRAAAAA
Shoqeruesi i tij:z.kryeminister jami ne Durres
Sala prape:SHKODRAAAA
Shqeruesi :oo jemi ne Durres aman z.Kryeminsiter
Sala: SHKODRAAAA ju bene te fala!
Postuar nga Tulipani datë 18 Korrik 2009 - 17:20:
Te marrte e mira Angel ku i ke gjet ... duhet te njohesh ndonje shoqerues te Sales se ska mundesi :p
Postuar nga Tulipani datë 18 Korrik 2009 - 17:23:
Citim:Po citoj ato që tha AngelDevil
"Populli shqiptar deri dje ishte na buze te gremines! Sot ka hedh nji hap perpara!"
Harrova kete ma kujto ta shkruajme ne postimin e fundit, para se te mbyllim temen Zgjedhjet e 28 qeshorit 2009 Postuar nga Eria datë 18 Korrik 2009 - 19:10:
Citim:Po citoj ato që tha AngelDevil
Sala ne Lushnje !
Shkon Sala ne Lushnje edhe fillon fjalimin:
Pooopull i Beratit !
Shoqeruesi me ze te ulet:Zoti Sali jemi ne Lushnje ketu.
Sala: Pooopull I Beratit !
Shoqeruesi:Zoti Sali jemi ne Lushnje t’thashe.
Sala:
(Pusho he dreq). Pooopull I Beratit, ti je krenar qe ke Lushnjen kojshie!
Hahahahaha e forte kjo...me kujton dy mitingje ne rrethin e Fierit....ky doli bllof ne dy qytete...ne njerin tha Te dashur bujq (...qytet qe njihen si naftetare ) dhe ne tjetrin tha Te dashur naftetare (qytet i njohur per bujqesine )))...Mire kete po theksoi disa here dhe emrat e gabuar te qyteteve...dhe nuk po arrinte te kuptonte se cfare kishte turma qe zbardhte dhembet Postuar nga AngelDevil datë 19 Korrik 2009 - 00:42:
Citim:Po citoj ato që tha Tulipani Te marrte e mira Angel ku i ke gjet ... duhet te njohesh ndonje shoqerues te Sales se ska mundesi :p
kam e ca te forta te tjera po do i postoj kur te kthehem ne pune se i kam te PC e punes
njof ca njof psh Salen Argiten Nanon Meten Moniken :p Ramen ky i fundit me ka bere goxha pershtypje dreqi Postuar nga lezhjani-82 datë 25 Korrik 2009 - 06:40:
Citim:Po citoj ato që tha AngelDevil
kam e ca te forta te tjera po do i postoj kur te kthehem ne pune se i kam te PC e punes
njof ca njof psh Salen Argiten Nanon Meten Moniken :p Ramen ky i fundit me ka bere goxha pershtypje dreqi
Angel, ku i ke kto fotot e tjera se ste besoj ngaqe nje nga ato me siper ma ke vjedh mua tek tema e zgjedhjeve Postuar nga AngelDevil datë 25 Korrik 2009 - 16:42:
ku ta kam vjedh me ja fute kot as e kam pa fare.... qarkullojne me email knej nga ne cuno
Postuar nga Petter datë 25 Korrik 2009 - 20:17:
Politikanet nga kosova - Matrix
Postuar nga Petter datë 25 Korrik 2009 - 20:19:
Edi Rama
..
Postuar nga Petter datë 25 Korrik 2009 - 20:22:
Zotrinjte :p
.....
Postuar nga Petter datë 25 Korrik 2009 - 20:26:
....
ca me ja vu emrin keti!
Postuar nga AngelDevil datë 26 Korrik 2009 - 03:14:
Re: Zotrinjte :p
Citim:Po citoj ato që tha Petter .....
hahahaaa kjo qe shume e forte Postuar nga AngelDevil datë 26 Korrik 2009 - 03:15:
Politikanet Kosovare
Postuar nga halfgang datë 26 Korrik 2009 - 16:20:
Lajmerim...
Te nderuar shqiptar...
Une kryeministi i Shqiperise sot vendosa te pres kete bankonote per popillin te dashur i cili me votoi dhe kete raund zgjedhjesh, nuk e prisja te fitoja dhe ju me dhate perseri mundesine te jem kryeministri juaj per 4 vjet akoma...
Nejse bera kete prerje leku te ri e cila kushton vetem 500 leke te reja dhe ka vleren e 1000 ne zonat ku une fitova, ndersa ne zonat qe humba ka vleren qe shkruan persiper...
Nga ana e pasme e lekut sic shikoni kam vene nje gomar i cili nuk perfaqson Edin jo, por e kam vene per te perfaqesuar jeshil-llikun qe do kete shqiperia keto vite,( e prisha ate fjalen e urte popullore qe thote' prit gomar te mbije bar' e solla edhe gomarin edhe barin
Uroj prishje sa me te rrehatshme...
Dhe meqe mu dha rasti kam bere nje poezi te shkurter e cila ka titullin 'Pantallonat'
Leke o leke
mire qe kemi pantallona veshur e jo breke,
pantallona me xhepa plot
ku fusim cfare do lloje bankonote,
hoqa Skenderbeun dhe vura foton qe takon
jo per gje Skenderbe por ty askush nuk te voton,
po me qesh shpirti po me qesh zemra
me eshte djersitur sqetulla dhe themra,
liri demkraci o popull me kete te riun leke
mos blini pantallona si une por breke....
FLM shume...
Postuar nga Fajtori datë 18 Dhjetor 2009 - 20:35:
Ky eshte lajmi i sotem nga Gazeta Shqiptare (100% e vertete)
Qeveria zgjat leter bosh, parlamenti ve firmen.
Në datën 23 prill 2009, Kuvendi ka miratuar rritjen me 15 për qind të çmimit të energjisë elektrike duke filluar nga data 1 janar 2010. Por deputetet qe votuan nuk e dinin per çfare po votonin.
"Gazeta Shqiptare" zbulon sot se në projektligjin e propozuar nga qeveria kanë qenë të bashkëngjitura edhe anekset e kontratës ku përcaktoheshin tarifat e reja.
Por ligjvënësve iu është fshehur ky fakt nga ekzekutivi sepse të gjitha anekset e kontratës së privatizimit të OSSH-së nga kompania çeke kanë vajtur të bardha (bosh) në Kuvend. Megjithate kuvendi e ka votuar pa bere fjale.
Parlamenti nuk është autoriteti që vendos për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kete e vendosin institucionet në varësi të tij, psh Enti Rregullator. Por kjo nuk e ka ndaluar te miratoje shitjen e kompanise se shperndarjes elektrike, dhe njekohesisht rritjen e çmimit te energjise. Dhe i ka miratuar pa lexuar çfare shkruhet ne to.
Ne pritje qe prijesi ti zgjase ndonje flete tjeter bosh, ju urojme 15% me fort Gezuar Vitin e Ri
Postuar nga lubi datë 19 Dhjetor 2009 - 19:28:
e forte kjo
nga te gjitha e me e verteta eshte ajo fotoja me koken e Sales ne supet e gjithe kabinetit pasi si e dime te gjithe tanime eshte ai i vetmi ne krye te te gjithave
Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Më jep forc' e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Postuar nga SmoKer datë 10 Janar 2010 - 18:22:
Me ka ardhur nje kolleksion fotosh nga Shqiperia 2009 ,,, nje nder fotot eshte
Postuar nga Piktor datë 10 Janar 2010 - 18:28:
Smo kjo ishte foto.
Postuar nga SmoKer datë 10 Janar 2010 - 18:30:
Citim:Po citoj ato që tha Piktor Smo kjo ishte foto.
lol
ke te drejte nuk e di pse dolii keshtuPostuar nga SmoKer datë 10 Janar 2010 - 18:31:
time to feed the beast
Postuar nga Piktor datë 10 Janar 2010 - 18:32:
He se nxorra ne drite, e ka fajin exe e fotos qe eshte ne variant numerik.
Postuar nga SmoKer datë 10 Janar 2010 - 18:36:
erioni para elektoratit te tij
Postuar nga SmoKer datë 10 Janar 2010 - 18:38:
this is Spart...i mean Tiranaaaa
Postuar nga Fajtori datë 10 Janar 2010 - 20:09:
Kosova ndihmon (mbameni se rashe)... me 200 mije euro
Vetem Veton Surroi ka deklaruar ne 2006 rreth 40 milione euro pasuri. Ne vitin 2007 ai sposton pasurite ne emer te se motres dhe deklaron vetem 2 milione euro. Por pas tij qendrojne Ramush Haradinaj, me 1.8 milione euro, Fatmir Seldiu me 700 mije euro, e shume te tjere. Dhe keto jane vetem pasurite e deklaruara, jo ato qe kane spostuar neper motra e kushurinj.
Keta, pra, qenkan mbledhur dhe pasi kane shkundur gjithe Kosoven kane dhuruar... plot 200 mije euro.
Vetem autostrada qe lidh Shqiperine me Kosoven po i kushton qeverise shqiptare 1 miliarde euro.
U shkund mali dhe polli nje mi.
Postuar nga sarandaebukur datë 28 Janar 2010 - 21:35:
Sipas studimeve të Doktorrit, shef i Departamentit Anti-Infeksion, qindra mijëra viruse tepër të rrezikshme cdo ditë dëmtojnë shëndetin e popullatës tonë!
Mijëra shqiptarë janë në prag të infeksioneve me pasoja të tmerrshme.
Prania e virusit “Gripi i Kuq” kërcënon seriozisht vendin tonë.
Shqiperia është në rrezik!
Personalisht Doktorri mendon se personat e infektuar nga Gripi i Kuq, kanë alergji nga ngjyrat blu, vuajnë nga tunelofobia, fillojnë të mendojnë në ngjyrë të kuqe, flasin në ngjyrë të kuqe dhe votojnë në ngjyrë të kuqe.
Kur virusi avancon në mënyrë fatale, pacienti kthehet në “banditus mafiozus” e cila është një formë e sëmundjes që nuk ka shërim.
Për të parandaluar përhapjen e infektimit, Doktorri këshillon tu rrihet sa më larg fletëpalosjeve, posterave dhe websiteve të infektuara nga Gripi i Kuq, pasi kontakti viziv me to ju shkakton pucrra të kuqe, halucinacione të kuqe, iluzione optike, etj.
Doktorri rekomandon rreptësisht të evitohet klikimi apo leximi i websiteve të mëposhtme të cilat rezultojnë të infektuara nga Virusi i Kuq.
Postuar nga AngelDevil datë 29 Janar 2010 - 14:35:
Meta i Vockel
Postuar nga AngelDevil datë 29 Janar 2010 - 14:36:
Gjeni Ndryshimin. ...
..
Postuar nga AngelDevil datë 29 Janar 2010 - 14:37:
Mbreti i ardheshem
Postuar nga AngelDevil datë 29 Janar 2010 - 14:42:
Programi i Qeverisë Shqiptare për akcesin në TIK dhe në informatizimin e shkollave 9-vjecare dhe të mesme të Shqipërisë, nis me informatizimin e plakave te keqia
Postuar nga AngelDevil datë 29 Janar 2010 - 14:47:
Regjistrimi i popullsise Rome ne zyrat e gjendjes civile si rrjedhoje e Strategjise Kombetare per Komunitetin Rom....
Postuar nga AngelDevil datë 29 Janar 2010 - 14:51:
AVATAR - Film me i fundit shqiptar qe ka arritur SHITjet rekord duke ja kaluar e Titanikut qarkullon nga data 28 Qershor 2009 ne Shqiperi
protagonistet kryesore te filmit shfaqen ne kete poster. Mos humbni rastin ta shikoni
Postuar nga sarandaebukur datë 29 Janar 2010 - 18:56:
Ja dhe nje film tjeter
Postuar nga sarandaebukur datë 29 Janar 2010 - 19:03:
Për merita të veçanta dhe për përballimin me vendosmëri të situatës së përmbytjeve duke i kthyer erës gjoksin dhe duke rrezikuar edhe jetën, Këshill i Ministrave.org me propozim të kryetarit të Këshillit të Ministrave.org, ka marrë vendim të parevokueshëm që të dekorojë kryeministrin Sali Berisha me një sërë dekoratash ku vlen të përmendim medaljet ‘Salibeu i Artë”, “Sali Frashëri i Argjendë”,“Globi i Platintë” dhe mbi të gjitha "Trimëria Civile".
Mësohet se në ceremoninë e dekorimit kanë qenë të pranishëm shumë personalitete të një rangu të lartë ku me të tjerëve Sal Berisha, Sali Ram Berisha, Sali Bërisha, Doktori, Profesori dhe Pinoku.
Kryetarit të Këshillit të Ministrave.org medaljen “Salibeu i Artë” ja ka dhënë me dorën e tij, një personalitet mjaft i shquar dhe mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare, Sali Berisha.
Ndërkohë kryeministri ka marrë edhe një medalje tjetër nga “Doktori”, për trimërinë civile të pashoqe të treguar gjatë përmbytjes së madhe.
Duke i dhënë medaljen “Sali Frashëri i Argjendë” , “Doktori” e ka përgëzuar kryeministrin dhe i ka thënë se që nga koha e “Adem Rekës” nuk shihej një guxim i tillë tej një njeri që përballon me sukses baticat, zbaticat dhe pakicat.
Kryeministri Berisha ka marrë edhe një dekoratë tjetër, për meritat e treguara gjatë përmbytjeve ai është vlerësuar edhe me medaljen “Globi i Platintë”, nga që nuk kishte më të artë, nga një personazh i hollivudit, protagonisti i filmit target=_self>SHKODRAWATCH Sali David Berishoff.
Në fjalën e rastit i dekoruari Berisha falenderoi kryeministrin e Shqipërisë për vlerësimin e madh ndaj figjurës së tij.
"Jam shum i lumtun si marr pjes n'gzimin tim" u shpreh i përmbytur nga lotët Berisha i cili falenderoi edhe kryetarin e Këshillit të Ministrave.org.
"Ky asht pa dyshim nji vlersim i madh, t'cilin une kam me tregue me pun se e kam meritue me u dekorue" ka deklarue Berisha duke falenderuar të pranishmit.
Në fund të ceremonisë se dekorimit Berisha bëri edhe një foto me të gjithë të pranishmit.
Me vendim të Keshillit të Ministrave.org dita e dekorimit tashmë është Festë Kombëtare MbarëShqiptare.
Postuar nga sarandaebukur datë 29 Janar 2010 - 19:18:
=
Historia e filmit SALIREK
“Princesha Filiriona eshte nje femer plot deshira dhe pasion dhe shume e dashur ne mbreterine Far Far Qeverey. Por zilia e nje shtrige beri qe Filironen ta zinte nje magji e quajtur “opozitarium” qe i jepte pamjen e bukur te nje princeshe diten dhe pamjen e shemtuar te nje gogoleshe naten. Atehere princeshen e syrgjynosen ne nje keshtjelle larg mbreterise nen kthetrat e kucedres se kuqe, qe nuk e linte te integrohej.
Gogoli Salirek jetonte i vetmuar ne mocalishten e pyllit pasi nuk deshironte te trembte banoret e tjere. Por nje dite , Salireku e braktisi mocalishten dhe shkoi te luftonte duke rrezikuar jeten e tij dhemb per dhemb me dragoin per tja shkeputur princeshe Filirionen nga kthetrat e kuqe te kucedres.
Gogoli arriti ta shpetonte princeshen Filirona dhe udhetuan drejt keshtjelles Qeverey. Rruges Salireku kuptoi se princesha kishte magjine e cila e shnderronte ne gogoleshe naten.
Kjo e afroi akoma me teper me princeshen Filiriona, me te cilen Salirek u martua dhe ata jetuan te lumtuar pergjithmone“.
Menaxheret e kompanise multimediale Keshilli Ministrave.org shprehen se filmi “SALIREK” do te jete mjaft i ndjekur nga shikuesit pasi ne qender te ketij filmi eshte nje histori dashurie mjaft emocionuese e nje gogoli dhe nje princeshe.
Biletat kane filluar te shiten me shpejtesi marramendese ne sportelet e kinemase.
Rezervimet mund te behen edhe me karten e kreditit
Postuar nga sarandaebukur datë 29 Janar 2010 - 19:26:
Sipas agjensive te lajmeve te besueshme, sot me 15 janar 2010, ora 20:10 pritet te ndodhe eklipsi solar i Diellit i cili do te jete me i gjati dhe me i tmerrshem i mijevjecarit. Ky eklips do te zgjase 20 minuta e 10 sekonda dhe pritet te shkaktoje dallge masive te medha 20 metra te larta dhe 10 metra te gjata.
Si rrjedhoje keto dallge do te shkaktojne permbytje neper Shqiperi, Maqedoni dhe pak fare nga territori bullgar, meqenese atje duhet vize shengen te kalosh kufirin.
Ne kuadrin e masave parandaluese ndaj eklipseve, permbytjeve, termeteve, qameteve, o Mete per vete, Qeveria njofton se ka shpallur nje plan pune emergjent si me poshte vijon :
1• Evakuimi i detyrueshem i popullsise me tollumbace, balona tabake, tauke. Per kete qeveria do te shperndaje mjetet e shpetimit pasi popullata te kete depozituar kerkese me shkrim ku te percaktohet pesha e sakte ne kg e cdo anetari te familjes, duke perfshire edhe peshen e kafsheve shtepiake, lopeve, derrave, elefanteve, hipopotameve.
Shpendet si kanarinat, gardalinat urdherohen te fluturojne rreth balonave, por jo te ulen mbi to se rrezikojne cpimin e tyre.
Per zogjte qe nuk fluturojne dot, duhet te paraqitet vertetim invaliditeti. Sipas peshes totale te familjes dhe kafsheve apo shpendeve do te behet perllogaritja e tollumbaceve dhe balonave qe nevojiten per evakuim. Pasi te terhiqet dallga dhe qeveria te kete thare ujerat, banoret mund te zbresin serish ne toke prane shtepive. Per te realizuar zbritjen ne toke, kryetaret e familjeve do te pajisen me gjilpera me te cilat do te shpojne balonat.
(V.O: Aplikantet per te hipur neper balonat e evakuimit duhet te paraqesin nje dokument anetaresimi ne nje parti qe ben pjese ne mazhorancen qeveritare. Ne mungese te ketij dokumenti, duhet te sjellin nje foto te printuar te votes se tij pro-qeverise e zgjedhjeve te 28 Qershorit. Pranohen fotot qe jane realizuar nga celulari )
2• Per te ruajtur vazhdimesine e rraces njerezore qeveritare, Keshilli i Ministrave.org ka urdheruar qe brenda nates te ndertohet nje arke qeveritare gjigante, e boshatisur, me dru geshtenje te stazhionuar si arka e Nues. Ne rast se arka e qeverise nuk arrihet te ndertohet ne kohen e duhur, kryeministri Berisha urdheron ministrin Bode te vere ne dispozicion te qeverise arken e buxhetit, ku do te strehohen te gjithe anetaret e pazevendesueshem te qeverise, kreret e shtetit, drejtoret e drejtorive, ministrive, nxenesit e 10-tes, dhe deputetet, por vetem ata qe kane hyre ne parlament. Deputetet e opozites do te lihen te vazhdojne bojkotin jashte arkes.
Qeveria thekson se kjo arke nuk do te hapet, edhe sikur ta kerkoje Enver Hoxha nga varri. Vendet e mbetura bosh qe i perkisnin deputeteve do te jepen me qira, ose do te shiten me 1 Euro metri katror. Fondet e mbledhura do tu shkojne ne ndihme te familjeve fatkeqe te permbytura qe ndodhen ne arken qeveritare.
3• Pasi te jete qetesuar gjendja, qeveria e re me kryeministrin e vjeter do te urdheroje popullin te zbrese me kembe ne toke. Menjehere do te organizohet ISHKKRRT (Instituti i Shpjegimit Kombetar i Katastrofave dhe Rregullimit te Terrenit) i cili do te rrije nate edhe dite prane njerezve duke u qare hallet por pa lot ne sy, sepse cdo pike loti e derdhur ne toke vonon me dite te tera tharjen e tokes nga uji.
Gjithashtu ISHKKRRT nuk do te largohet nga zonat e permbytura pa u shpjeguar banoreve shkakun e eklipsit, gjatesine dhe gjeresine e dallges.
Vete kryeministri do te shkoje personalisht varke me varke, cader me cader, tarrace me tarrace dhe lunder me lunder per tu shpjeguar te permbyturve shkaqet e katastrofes se shkaktuar nga eklipsi. Kryeministri do te fajesoje opoziten pasi ata eklipsuan arritjet e qeverise dhe reformat e qeverise duke provokuar eklipsin e Diellit.
4• Ky plan pune miratohet menjehere, para se te na zere dallga.
Postuar nga sarandaebukur datë 29 Janar 2010 - 19:35:
Ky Fahri Balliu ..e admiron trupin e Edit(shih me sy e plas me zemer
Postuar nga Fajtori datë 15 Shkurt 2010 - 23:06:
Sala, Edi dhe Bamir Topi
Mungonte vetem te hynte Nano ta shtynte. Shume e forte.
Postuar nga AngelDevil datë 25 Shkurt 2010 - 15:23:
Postuar nga AngelDevil datë 25 Shkurt 2010 - 15:28: