Forumi Horizont
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=256)
-- Njeriu qe mbajti shqiperin pa u ba pjes e 7 e jugos...lavdi per ket !! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5000)


Postuar nga Engjelli-i-Vuklit datë 04 Maj 2004 - 09:19:

Njeriu qe mbajti shqiperin pa u ba pjes e 7 e jugos...lavdi per ket !!

Enver HOXHA, 26 qershor 1984
Kosovarët janë të pamposhtur

12 gusht 2003 - Ç'ka më shoviniste e më barbare në të gjithë carët e knjazët e mesjetës, e kanë përvetësuar titistët, ç'ka më mizore e më çnjerëzore në të gjitha diktaturat fashiste dhe në organet e tyre të shtypjes se popujve, e kanë përvetësuar udbashët serbomëdhenj dhe e zbatojnë me egërsi ndaj shqiptarëve në Kosovë e në krahina të tjera shqiptare, që fuqitë kapitaliste të asaj kohe, arrogante e armiqësore ndaj vendit e popullit tonë, ia bashkuan me padrejtësinë më të madhe Jugosllavisë. Përsekutimi i egër i vëllezërve kosovarë, në Kosovë e jashtë saj, nga shovenët e tërbuar serb ka qënë i vazhdueshëm. Me gjyqe e pa gjyqe, me dënime e pa dënime, me atentate, me zhdykje pa lënë gjurmë, numri i viktimave ka qenë shumë i madh. Edhe tani, brenda dy-tre ditëve, në Kosovë u nxorën përpara "gjyqit" dhe u dënuan me dënime të renda mbi 30 kosovarë, të gjithë të rinj, studentë, punëtorë, bujq, mësues, trima e të guximshëm si stërgjyshërit e tyre. Akuza? Ajo e zakonshmja: "kryengritje, irredentizëm, kërkesë për t'u bashkuar me Shqipërinë, pjesëmarrje në demonstratat e vitit 1981, propagandë në favor të Shqipërise" etj., etj. Babai e djali, nëna e bija, vëllai e motra në të njëjtën bankë përballë bishave të UDB-se për të njëjtin faj e krim. Po ndodh si në përrallen e La Fontenit "Ujku dhe qengji". Kur lexoj këto lajme, zemra më lëndohet rëndë. Por në të njëjtën kohë edhe krenohem për qëndrimin burrëror të shqiptarëve përpara gjyqtarëve serbë apo serbofilë. Pa iu dridhur syri ata hedhin poshtë akuzat që u bëhen, thonë me hallin lart se janë për "Kosovën Republikë" dhe se për këtë nuk janë të penduar, deklarojnë se pohimet që u janë nxjerrë gjatë hetusisë u janë marrë nëpërmjet torturave përbindëshe etj. I riu kosovar, vigan përpara trupit gjykues xhuxhmaxhuxh serb!

Kosovari është shqiptar. Këtë nuk mund ta mohojë askush. Si i tillë askush, gjithashtu, nuk mund t'i mohojë të drejtën që të mendojë e të jetojë për atdheun e vet. Shtypja e ndjenjave kombëtare, e ndjenjes së Iirisë dhe të drejtës politiko-shoqërore kudo e kurdoherë, nën çdo regjim shtypës sado gjakatar që të ketë qenë, ka çuar në rritjen e ndjenjes së kombësisë, të Iirisë e të drejtësisë. Këtë ua kemi thënë qindra herë dhe ua përsërisim prapë serbomëdhenjve. Le të mos e harrojë! Ne as kemi ndërhyrë as kemi ndërmend të ndërhyjmë në punët e brendshme të Jugosllavisë, por e kemi thënë dhe e përsërisim se do të mbrojmë deri në fund të drejtat kushtetuese të vëllezërve tanë kosovarë e të shqiptarëve të tjerë që jetojnë në trojet e veta kombëtare në Jugosllavi. Kosovarët dhe shqiptarët e tjerë që janë në Jugosllavi, më mirë se kushdo tjetër e ndiejnë peshën dhe pasojat e sundimit e të shtypjes çnjerëzore të serbomëdhenjve. Terrori, gjyqet, dënimet, masat shkombëtarizuese do t'i kalitin më tepër, do t'i nxisin për rritjen e luftës për të drejtat e tyre. Në këtë kuptim, terrori i sotëm serbomadh është një akt vetvrasjeje i titistëve. Nuk është urrejtja nacionale kundër popullit serb, ndjenja e hakmarrjes apo dëshira "për të përlarë Kosovën", siç pretendojnë titistët, që më shtyn t'i akuzoj e t'i cilësoj kështu krerët e tyre, serbomëdhenjtë antishqiptarë e shovinistë denbabaden. Jo, zemërimi im është rrjedhim i veprimeve të tyre barbare, plotësisht të padrejta e të paligjshme, kundër rinisë heroike kosovare, studentëve, mësuesve, pedagogëve, punëtorëve, bujqve, vajzave trime e motra të Kosovës, i antishqiptarizmit të tyre të thellë. Jam i bindur se këha dhe vetë populli serb e popuj të tjere të Jugosllavise do t'i cilësojnë e do t'i dënojnë ata akoma më shumë e akoma më rëndë. Me anë të shtypit ta njoftojmë opinionin tonë publik për gjyqet e ditëve të fundit në Prishtinë.
me rrespekt E-N-GJ-E-LL-I


Postuar nga Engjelli-i-Vuklit datë 04 Maj 2004 - 09:25:

Shqipëria nuk mund të preket e të copëtohet më si në kohet e kaluara

As që kisha ndërmend të flisja sot për marrëdhëniet tona me Jugosllavinë, pse qëndrimet tona shtetërore ndaj këtij vendi i kemi shprehur me mijëra herë dhe mbetemi në ato që kemi thënë. Por detyrohem të flas, sepse krerët e Beogradit jo vetëm kanë bërë veshin e shurdhër për sa kanë vënë në dukje Partia dhe Qeveria jonë, por me të gjitha mjetet propagandistike e diplomatike kanë ngritur një fushatë të tërë shpifjesh e sulmesh kundër Shqipërisë socialiste dhe politikës së saj të qartë si drita e diellit. Për 40 vjet me radhë, për të mos u ngjitur më lart, krerët e Beogradit kanë nxitur sllavët e Jugut, dhe veçanërisht serbët, të rrojnë kurdoherë në armiqësi me shqiptarët që banojnë në trojet e veta në Jugosllavi, ashtu edhe me Shqipërinë e pavarur socialiste. Kjo armiqësi ndaj shqiptarëve, ky shovinizëm i egër, kjo përbuzje, kjo prirje dhe ky oreks i papërmbajtur për të aneksuar Shqipërinë, janë ataviste në ta. Ç ka e bën akoma më të rrezikshme çështjen është se popujt e tjerë sllavë të Jugut s'kanë guximin ta ndalojnë këtë valë egërsie.

Në kohën e Luftës Nacionalçlirimtare ne i deshëm sinqerisht jugosllavët. Titon e kemi respektuar dhe nderuar më shumë se ç'e meritonte. Dërguam njësi të mëdha partizane, që luftuan krah për krah më njësitë partizane jugosllave dhe kosovare shqiptare në Jugosllavinë jugore e qendrore. Me qindra e qindra bija e bij heroikë të Shqipërisë ranë dhe u plagosën për çlirimin e Jugosllavisë, kurse tash na del një qen serb, me emër Sinan Hasani, që hedh baltë mbi gjakun e tyre. Ai bile arrin deri atje, sa të thotë se se janë jugosllavët që formuan Partinë tonë, që organizuan Luftën Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe i dhanë çdo gjë Shqipërisë. Por le të lehë, ai për këtë punë paguhet.

Titoja dhe shokët e tij, si më parë dhe deri në këtë moment që po flas, dorën tonë miqësore gjithnjë e kanë refuzuar dhe kanë bërë çmos ta pritnin. Për 40 vjet me radhë, Titoja dhe pasuesit e tij, haptazi dhe nëpërmjet agjenturave të fshehta, kanë kurdisur vazhdimisht komplote për të shkatërruar Shqipërinë socialiste, për të shkatërruar Partinë tonë, për të eliminuar fizikisht shokë kryesor të udhëheqjes. Këtë u orvatën ta bënin edhe me agjentin e tyre të vjetër, tradhtarin Mehmet Shehu. Por të gjitha komplotet e tyre dështuan dhe kurdoherë do të dështojnë.

Dikur krali serb, Karagjorgjeviçi, me bandat rusomëdha të Vrangelit, solli në Shqipëri agjentin e tij, banditin Ahmet Zogun, i cili, si tradhëtar i madh i atdheut, i dha Jugosllavisë dhuratë për këtë ndihmë, Shën-Naumin e Progradecit dhe Vermoshin. Këtë gjë duan të bëjnë edhe sot krerët e Beogradit me bandat e kriminale, terroriste të njëfarë vagabondi dhe trafikanti armësh, drogash dhe grash, Leka Zogu, të cilit, për çudi, një vend mik i yni i jep strehim dhe e lejon të japë intervista për shtypin dhe të bëjë thirrje për përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri. Ne e kemi faktuar se janë titistët jugosllavë ata që dërguan në bregdetin tonë e banditëve të Xhevdet Mustafës, të cilët, pa marrë akoma frymë dhe pa e parë diellin e Shqipërisë, i shpartalluan pa mëshirë. Në momentin e përshtatshëm bota do t'i marrë vesh në hollësi ndodhinë dhe qëllimet e saj. Por e rrezikshme është ajo që jugosllavët, duke shkelur sovranitetin e dy vendeve mike tona, përgatitën dhe hodhën kriminelë te ne. Të përgatitësh bana terroriste dhe t'i hedhësh në një vend tjetër, është një akt i rëndë kriminal, i dënueshëm në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në momentin më të përshtatshëm për ne bota do ta marrë vesh në hollësira ndodhinë, kush e përgatiti e si përgatiti, por tashti ne duam vetëm t'u themi titistëve jugosllavë: Mos luani me zjarrin, se, po filloi zjarri, do të digjeni vetë në të. Ne mbrohemi dhe dimë të mbrohemi, dimë të luftojmë dhe dimë të fitojmë mbi çdo armik. Por ne s'e duam këtë rrugë të errët e me plot rreziqe që ndiqni ju. Megjithatë, në rast se na e impononi, edhe ne do t'ju përgjigjemi. Ne u themi udhëheqësve jugosllavë të mos shkojnë nga kjo rrugë pa krye e me shumë rreziqe për të dy vendet tona, për Ballkanin, mundet edhe për Evropën. Ju popuj sllavë të Jugut, jeni përgjegjës se lejoni serbomëdhenjtë të ndezin urat e zjarrit, në vend që t'i bëni ata të arsyeshëm dhe t'i detyroni të kthejnë rrugë, të përmbahen parimeve e praktikave të fqinjësisë së mirë me Shqipërinë socialiste dhe të vendosin sjellje normale e paqësore me shqiptarët që rrojnë në trojat e veta në Jugosllavi.

Ne kemi bindjen se te popujt e tjerë sllavë të Jugut, përfshirë këtu edhe serbët, ka elementë përparimtarë. Përveç rrugës së një kthese politike në qëndrimet ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve që rrojnë në Jugosllavi, nuk ka rrugë tjetër zgjidhjeje. Ne do të vazhdojmë rrugën që caktoi Kongresi i 8-të i PP të Shqipërisë, raportin kryesor të të cilit udhëheqësit jugosllavë e lexuan së prapthi. Propozimet tona ishin sa të urta, aq dhe pajtuese, kurse rruga juaj ë shtë me shumë rreziqe për Jugosllavinë, të cilën ne duam të qëndrojë kështu siç është. Ju nuk i merrni seriozisht fjalët tona, që janë shprehje të ndjenjave të sinqërta të popullit shqiptar. Por kjo është keq për ju, për Ballkanin, mundet edhe për Evropën. Bota do t'ju ngarkqjë me përgjegjësi të rëndë.

Disa qeveri të vendeve të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me ndjenjat dhe me interesat tona. Ne u themi atyre se nuk mund të luhet si përpara me Shqipërinë dhe me interesat e saj. S'janë më kohët e kaluara, kur fatet e vendit tonë mund të merreshin lehtë nëpër këmbë dhe kur prekej e copëtohej Shqipëria. U themi njerëzve megalomanë dhe keqbërës se ne nuk përgatitemi të sulmojmë kurrkënd. Në qoftë se ata përgatisin lodra të rrezikshme kundër nesh, mund të hysh kollaj në valle, por s'do të dalësh dot i gjallë.

Vëllezërit tanë shqiptarë, që jetojnë në trojet e tyre në Jugosllavi, si kurdoherë, ne do të vazhdojmë t'i mbrojmë me të gjitha forcat e zemrës në të drejtat e tyre qe ua njeh kushtetuta. Asnjë dyshim të mos kenë për këtë si jugosllavët, ashtu edhe opinioni botëror. Kjo është e njohur nga e drejta ndërkombëtare dhe kështu veprohet nga të gjitha ato shtete që kanë minoritete përjashta.

Në Kongresin e 8-të të PP të Shqipërisë ne e bëmë të qartë qëndrimin tonë ndaj Jugosllavisë dhe mbetemi të patundur në këtë qëndrim. Shkatërrimi dhe shpërbërja e Jugosllavisë nuk do të vijë kurrë nga ne. Ne jemi për stabilitetin e federatës. Por shovinistëve serbomëdhenj, maqedonas e malazez nga një vesh u hyn dhe nga një vesh u del fjala jonë pajtuese. Atyre u Janë errësuar sytë nga shovinizmi dhe megalomania. Kur ne u bëmë thirrje arsyes dhe logjikës së shëndoshë, ata vazhduan terrorin më të egër kundër shqiptarëve që jetojnë në tökat e tyre në Jugosllavi. Ata kanë hedhur nëpër burgje me mijëra djem e vajza heroike të Kosovës, të cilët i torturojnë barbarisht dhe u kanë ngjitur një mijë epitete ofenduese. Ne u themi jugosllavëve të lirojnë të rinjtë nga burgjet, se shqiptari nuk mund t'i durojë gjatë të tilla shkkelje, që u bëhen nderit të të rinjve dhe të rejave të tij, të drejtave të tyre. Ju serbomëdhenj dhe sahanlëpirës të serbëve, Fadil Hoxha, Ali Shukria, Azem Vllasi, Sinan Hasani e të tjerë, shqiptari i vërtetë ju urren, ai u bën gjëmën tradhëtarëve dhe armiqve të tij. Ju e njihni kokën e shqiptarëve, mos e mbushni kupën, se përgjigjja mund të jetë me rreziqe të mëdha.

Tërë Kosova dhe viset shqiptare në Jugosllavi janë vënë nën një presion të egër shovinist ushtarak. Asgjë atje s'ka ndryshuar pas masave të egra shtypëse që u morën kundër demonstratave revolucionare. Tash po zhvillohet në gjerësi " diferencimi", që do të thotë spiunimi i shqiptarëve nga shqiptarët në favor të forcave të errësirës serbe. Por kosovarët nuk mund ta pranojnë këtë rrugë të turpit, mbasi ajo çon në vëllavrasje, kurse serbomëdhenjtë do të qeshin e do të fërkojnë duart.

Serbët po nxitin hakmarrjen në mes shqiptarëve. Kosova po mbulohet në varfëri dhe në varre. Njerëzit s'dinë ku i kanë djemtë e vajzat. Inteligjencia shqiptare po kositet, atë e ofendojnë, e poshtërojnë, e lënë rrugëve. Të tilla përsekutime s'kanë ngjarë veçse në kohën e inkuzicionit. Jo, populli shqiptar që jeton në Jugosllavi nuk do të lejojë t'i shtypet çdo gjë e shenjtë kombëtare. Shqiptari në çdo kohë e në cdo vend, kur i shkelin lirinë dhe të drejtat e ligjshme, s'e ka ulur kurrë kurrizin dhe asnjëherë s'i ka kthyer krahët armikut. Ju, zotërinj të Beogradit, dërguat në Kosovë 60 mijë ushtarë serbë për të shtypur e për të vrarë kosovarët dhe për të frikësuar Shqipërinë socialiste. Ne nuk frikësohemi, ne gati jemi, në këmbë si një trup. Ju nimi me gjuhën e forcës, kur ne përpiqemi të flasim me gjuhën e arsyes. Por edhe ne dimë të flasim me gjuhën e forcës.

Shqipëria është një nyje nevralgjike dhe strategjike. Evropa duhet të ketë parasysh këtë. Disa tallen me fortifikimet tona, ndërsa vetë armatosen deri ne dhëmbë e me çdo lloj armësh, të tjerë e nëncmojnë forcën tonë. Aq më keq për ta. Disa gazetarë, që shkruajnë për të marrë ryshfete, disa politikanë të kafeneve, me "analizat e planeve strategjike" te tyre dhe serbomëdhenjtë, në
radhë të parë, përhapin ide dhe bëjnë insinuata se në këto ose në ato koniunktura, bile në të tëra koniunkturat, Shqipëria do të gëlltitet nga rusi, do të anojë nga sovjeti etj.

Ne u themi serbomëdhenjve, miqve të sigurt e të fshehtë të rusëve, se dy rrugë ka për revizionistët ruso-bullgarë që të sulmojnë Shqipërinë për të dalë në pjesën e Adriatikut tonë. Njëra është rruga e Vardarit dhe e Kosovës dhe tjetra kanalit të Otrantos. Në rastin e parë, pa as më të voglin dyshim, gjithë populli shqiptar, që jeton në Kosovë e në vise të tjera të Jugosllavise, që nga Shkupi, Kaçaniku, nga Tetova e Gostivari, nga Llapi e Plavë-Gucia. do t'i presin agresorët me pushkë. Zjarr do të ndizet edhe tërë Jugosllavia dhe invadorët revizionistë ruso-bullgarë, po të arrijnë në alpet tona, do të vijnë si nazistët gjermanë kur dolën nga Stalingradi.

Në rastin e dytë, kyçin e Otrantos e kemi ne, shqiptarët, Sazani dhe Karaburuni, pa pasur frikë se them ndonjë sekret, janë shkëmbinj të veshur me hekur e beton, ku s'kalon dot flota ushtarake sovjetike.

Merreni ketë për një "bravadë", kjo është keq për ju dhe mirë për ne. Ne të tilla aventura, në rast se dështrojnë të futen armiqtë ruso-bullgarë e të tjerë, duhet të dinë se shqiptarët nuk janë një shtet prej 3 milionësh, por nje komb prej 6 milionësh. Popull i vogël ishte ky yni në Luftën e Dytë Botërore, por, vetëm për vetëm dhe i paarmatosur, theu e likuidoi një numër të konsiderueshëm divizione fashistësh italianë e nazistësh gjermanë. Tash kohët kanë ndryshuar në favorin e Shqipërisë socialiste, prandaj: Larg duart nga Shqipëria! Shqipëria nuk kërcënon kurrkënd, ajo dëshiron të rrojë në miqësi me të tjerët, por, po t'i preken të drejtat dhe kufijtë e saj, do t'i përgjigjet në mënyrën më të rreptë padrejtësive dhe ofezave që mund të përdorë ndokush kundër saj.

Çiltër po flas dhe ky është mendimi i patundur i gjithë popullit tonë. Ç 'mendojmë, i themi, të tjerët s'kanë munguar të flasin kundër nesh, bile ata shpifin. Ne asgjë të pabazuar dhe shpifje nuk bëjmë. Këtu qëndron edhe forca jonë, prandaj popujt përparimtarë kanë respekt për Shqipërinë socialiste, ashtu sikundër edhe ne kemi shumë respekt për ta. Për këtë qëndrim të drejtë e dashamirës ne i falenderojmë nga zemra.

Zotërinjtë udhëheqës jugosllavë ia njohin vetes të drejtën për të ngritur zërin për padrejtësitë që bullgarët, grekët pse shqiptarët u bëkan maqedonasve të Pirinit e të Egjeut dhe pakicave fare të vogla maqedonase në Shqipëri, kurse ne, sipas tyre, nuk e paskemi këtë të drejtë. Ata na akuzojnë se " ndërhyjmë" në punët e tyre të brendshme kur mbrojmë të drejtat e vëllezërve tanë
brenda ligjeve të Federatës, që jo vetëm ua shkelin, por edhe i vrasin, i burgosin, i dëbojnë emigracion, kurse në vendlindjet e tyre i zëvëndësojnë me kolonë serbë dhe malazez.

Është zoti Stamboliç ai që hodhi parullën "Kosova etnikisht e pastër", që gjoja e kërkonin "nacionalistët shqiptarë". Kjo nuk është parulla e shqiptarëve, po e serbomëdhenjve, e hedhur për të mbytur në gjak Kosovën. Kjo politikë terrori i trembi me të drejtë serbët e malazeztë, që filluan të largohen nga frika dhe nga varfëria që mbulon Kosovën. Këtë krim serbomëdhenjtë kërkojnë t'ua hedhin tani shqiptarëve, kurse janë ata vetë përgjegjës për shpërnguljen e
serbëve e të malazezve
me rrespek E-N-GJ-E-LL-I


Postuar nga Fajtori datë 16 Maj 2004 - 01:03:

Nevojitet te perseris qe mesazhe me nje rrjesht nuk duhen per asgje? Apo duhet te kontrolloj IP per te nxjerre prape enveristin nga Shqiperia qe ndryshon nick? Apo duhet te ve ban?

Nese teoria komuniste e ka nje vlere ajo i humbet prej nivelit te postimit si ky lart. Nqs vazhdojne lavde pa pike diskutimi mesazhet do fshihen!


Postuar nga Shën Albani datë 16 Maj 2004 - 03:51:

Enver Hoxha,

ka perdorur Kosoven per qellime personale. Ne librat e historise qe eshte mesuar ne Shqiperi nuk kam hasur askund te mesohej Kosova. Enveri nuk ka ngritur kurre ceshtjen kosovare ne Kombet e Bashkuara. Enveri nuk ka qene i mire as per ju ( Shqiperine )e as per ne jash kufirit, ai ka punuar per zuzen e vet . Ai eshte mbeturine ruse. Ai i konvenonte Serbise dhje ka qene idiot dhe imbecil politik. Ky njeri nuk meriton as varre ne Shqiperi!


Postuar nga Shën Albani datë 16 Maj 2004 - 14:58:

Une nuk fola per Enverin partizan, por per Enverin politikan dhe medioker.
Eneveri sikur ta kuptonte politiken, do t´ishte futur ne NATO ne vitet e 60 dhe ne Evrope ne vitet e 80. Enveri ishte nje stalinist analfabet.

Merita e tij ishte civilizimi dhe evropianizmi i shqiptareve, por kete nuk e ka bere pse na donte, por pse i besonte Stalinit. Ne nuk kemi fat me politikan, qe nga Noli, edhe sot jemi ne gjendje te mejrueshme. Poltikanet tane qe nga Noli e deri me tani jane kriminel ose psikopat.


Postuar nga BETERRI datë 16 Maj 2004 - 18:35:

O fajtori......

O plako,nuk mund ta kuptoj pse lejohen djemte bastarde te Dulles qe te bejne propagande per "te mirat" qe paskeshim pasur nga komunizmi vlla????Te lutem mos i lejo te luajne me gjakun e mijra shqiptareve dhe me idealet tona,te lutem ,te lutem ,te lutem:Flm.


Postuar nga Shën Albani datë 16 Maj 2004 - 21:08:

Re: STOP BUDALLIQEVE


Enveri nuk ka ndihmuar clirimine Kosoves , por te Jugosllavise. Ushtria Shqiptare ka qene edhe ne Vojvodine, ajo kosovare edhe ne Bosnje, por ne Kosoves masakrohej kombi shqiptar si bashkepunetore nazist!!! Kete e ka bere Enveri dhe Tito. Enveri me ideologji sllave, Tito me gjak sllavi. Sali Berisha eshet nxenes i Enverit, kriminel si ai, i tille eshte edhe NANO:


Postuar nga Engjelli-i-Vuklit datë 17 Maj 2004 - 00:35:

beterri

une jam ideal edhe gjithmon do i shpreh idealet e mia ty nese muk te pelqen mos i lexo o njeri i E.D.SH qo me than i fashizmit e dija se do me ndollte dhe kjo njerzit qe i rrespektoj te jene kunder nje mendimit qe mund te shpreh . futu pak te www.enverhoxha.com dhe lexo ma me hollsi per ceshtjet e ti ne jemi nje popull ce nuk do vuajm ma per cdo popull ka vujtje , po thjesht po mos te kishim komunizem ne do ishim rrepublik e jugostllavis posht shovinizmi !!! ti sot do luftoshe bash me mua per nje pavarsi te shqiperisa ose nuk do ishim fare do kishim dal mbrapa nja garrdhit , une smerrem te baj simpatizant te komunizmit po gjeri sa te vdes do jem me keto ideale , ne dac me rrespekto ne dac jo , !!


Postuar nga BETERRI datë 17 Maj 2004 - 01:10:

O engjelli...

E ke gabim mor plako,apapapap,Komunizmi na hoqi te drejten per me ken KRENAR qe jemi shqiptar o plakoooooo,te gjitha te zezat qe ne kena jane prodhim komunist oooo plakoooooo,malsort jane njoft si antikomunista oooo plakoooooo,ne malsi nuk ka shpi qe nuk ka nji te pushkatum prej komunistave oooooo engjelli,me terror,me masakra,me mashtrim e mori Enveri Malsin oooo vllau jem.(te respektoj prap megjithe idete qe ke).


Postuar nga Perendia datë 17 Maj 2004 - 04:18:

Duartrokjitje për Enverin (shqiptar???)!!!!

Enver Hoxha; mbyllja e fjalimit në Kongresin e Përmetit 28 Maj 1944

Do të punojmë pa pushim për vëllazërimin e popullit tonë me popujt e tjerë të Ballkanit. Do të punojmë për realizimin e 1 Konfederate Ballkanike. Rroftë vëllazërimi i popujve ballkanikë në këtë luftë të përbashkët për realizimin e 1 Konfederate Ballkanike!


A.Q.SH. F.14 D.21.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 23 Tetor 2007 - 16:50:

ja kush eshte Enveri juaj

Njeriu qe u zgjodh nga jugosllavet per te udhehequr Shqiperine. Gjithe defektet e Komandantit ne letren e Nako Spirut. Kreret komuniste shpjegojne se si u be i famshem Enveri, ndonese gjithe merita e tij ishte te firmoste urdhrat e Miladinit



Enver Hoxha gjate Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare ishte nje nga kreret e Partise Komuniste Shqiptare, si shume te tjere. Ndoshta me pak i njohuri, pasi ndersa te tjeret luftonin ne front, Enveri qendronte ne baza te sigurta me Aliun (pseudonimi i Miladin Popovicit). Pikerisht besnikeria dhe bindja pa kushte ndaj komunistit jugosllav do te diktonte zgjedhjen e Enverit (prej Miladinit) ne krye te Levizjes. Nje zgjedhje qe do t’i kushtonte Shqiperise 40 vjet diktature, nga me te egrat qe ka pare bota moderne.

Ndersa Miladini kishte bere zgjedhjen e vet nga mesi i vitit 1944, ne Plenumin e Beratit u pa qartazi se lideri i ri jo vetem qe nuk kishte arritur te merrte ne dore “frenat” e luftes, por as nuk njihej nga populli, me gjithe perpjekjet e sektorit te propagandes. Sic u shpreh ironiku Nako Spiru: “Deri dje as qe kishte dale ndonje emer, ndersa sot edhe ne nje liste gjellesh do te gjesh emrin e Enverit”. Ne fillim Enver Hoxha u propagandua si Komisar i Ushtrise dhe me pas doli me titullin e Komandantit te Pergjithshem. Por me gjithe titujt dhe graden e gjeneral-kolonelit, qe ai i kishte veshur vetes, shume pak vete e njihnin Enverin. Ne nje leter qe Nako Spiru i drejtonte Titos, ai shprehet se, edhe mes atyre qe e njohin nuk gezon reputacion.

Vete Komandanti ishte i ndergjegjshem, se kishte mberritur ne krye te shtetit te ri ne menyre anonime, pa asnje kontribut dhe eksperience. Ne diskutimin e tij te nentorit 1944 ai pranon faktin se, nuk ishte udheheqesi i vertete i kesaj lufte dhe as i vijes se Partise. Ai ishte vetem firmetari i urdhrave, qe leshonin Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha. Enver Hoxha ishte i nevojshem pikerisht per kete arsye. Ai firmoste pa kundershtuar. Ajo firme e thjeshte qe vite me vone u transformua ne “Juaji Enver” e shnderroi gjirokastritin e panjohur ne udheheqesin e krahasueshem me klasiket e marksizmit.

Nako Spiru beri nje tentative te deshperuar duke u ankuar te Tito per karakterin e keq, mediokritetin dhe mungesen e aftesive te udheheqesit te zgjedhur nga Miladini. Por kjo nuk ndryshoi asgje. Tito nuk kishte asnje kundershtim, qe njeriu qe firmoste aq bukur dhe pa kundershtime te ishte udheheqesi i shqiptareve. Ajo leter, vite me vone, e mbajti peng Nako Spirun, derisa ai u eliminua fizikisht. Ndersa Kryeministri shqiptar, Enver Hoxha, udheheqesi trim, i paepur, ai qe shante Titon dhe gjithe udheheqesit e tjere me permasa boterore, i kerkonte leje Beogradit per te marre pjese ne varrimin e shokut te armeve.

TUK JAKOVA

“Popullarizojme nje njeri qe s'e ka pare kush”

Tuk Jakova: Ne s'e kemi popullarizuar mire Enverin. Nuk dua te bej krahasim Enver-Tito, por ushtria dhe populli nuk e njohin Enverin. Kjo rrjedh ngaqe Aliu s 'kishte vendosur, cili do te vinte ne krye te Partise sone, ne menyre qe personi qe do te ishte ne krye te rritej me Levizjen. Shoku Enver, i lidhur pas Aliut, nuk ka ardhur te shohe ush¬trine e popullin. Ne e popullarizojme ate, por ndryshe eshte kur e shohin. Ne popullarizojme nje njeri qe s'e ka pare kush. Ndryshe ka bere Titoja, i cili ka dale dhe populli e ushtria e kane pare. Une i ve kesaj nje rendesi. Enveri ka qene i mbyllur, brenda, pas Aliut. Duhet te mobilizojme Partine e te gjitha forcat per popullarizimin e personit te Enverit dhe jam i men¬dimit qe Enveri te dale te levize, qe te duket e te njihet ne ushtri e ne popull. Per Enverin kemi pasur direktiven si me e popullarizue si Komisar; kete ma tha Fiqireti. Me vone, ne mbledhjen e Helmesit, kur u tha se ate do ta veme si Komandant, atehere popullarizimi nisi me i madh. Ne e kemi popullarizuar gjithmone e do ta popullarizojme Enverin, por Enveri s'ka vajtur qe ta shohe ushtria e populli. Ai do te vinte vetem atje, ku do te vinte dhe Miladini.

Medioker dhe pa inteligjence

Pjese nga letra e Nako Spirut, drejtuar Titos per biografine e Enver Hoxhes. Nentor ose dhjetor, 1944

Ndjek Tashkon me sy mbyllur. Me ardhjen e Miladinit e Dushanit, me formimin e Partise, u be anetar i Komitetit Qendror te perkohshem dhe ndjek me sy mbyllur Miladinin, i cili, pak nga pak, perqendron pergjegjesite ne duart e tij. Ne Konferencen e Partise u zgjodh sekretar i pergjithshem i Komitetit Qendror (te Byrose). U shqua zakonisht si njeri qe shkelqeu ne luften kunder fraksionisteve. Kjo eshte pjesa gratis. Me teper ka gerthitur ne kete fushe se ka punuar. S'ka bere asgje nga vetja-zbatues pa perspektive i Miladinit.

Inteligjence (zgjuarsi) mediokre. Ne shkolle, jashte shtetit dhe si pro¬fesor, gjithashtu medioker. Gjate gjithe kesaj kohe (para krijimit te Partise), jete jo shume te rregullt. Ne Parti, sektar. Tani do t'i bejne lajka. Krijoi klike rreth vetes. Don te jete i pare ne cdo gje dhe t'i marre te gjithe me shqelma. Te tjeret do t'i shohe fare te vegjel. Ben cmos te krijoje nje kompleks inferioriteti. Asnje cilesi prej udheheqesi. Dhe frenon cdo ini¬ciative. Rrjedh nga nje familje pronaresh te vegjel. Ne kohet e fundit, ne kushte jo shume te mira ekonomike.

Ne popull nuk eshte njohur dhe atje ku eshte i njohur, nuk gezon reputacion. Partia po e popullarizon me te gjitha forcat. Vetem keshtu ka filluar te behet i njohur. Por populli nuk eshte shume i bindur per aftesite e tij.

Vladimir Dedier. Jugosllavensko-allbanskite odnosi 1939-1948. Skopje 1949

NAKO SPIRU

Enveri propagandohet si te ishte Marksi

Shoku Tuk preku ceshtjen e popullarizimit te Enverit. Ne, shoke, s'i kemi shtruar drejt popullarizimet. Ne duhet te popullarizojme me pare Levizjen. Duhet te kishim nje vije te drejte qe parullat te pasqyronin Frontin. Popullarizimi behet qe njerezit te lidhen me luften. Kur ti nuk mundohesh te zgjerosh Frontin, por mundohesh te futesh ne koke te njerezve nje emer, te popullarizosh nje shok, kjo eshte artificiale. Kjo eshte gabim. Ne Pa¬narit na eshte thene nga Dushani e Miladini se tani Levizja duhej te lidhej me nje figure. Titon nuk e ka lidhur Dushani, e ka lidhur lufta. Ajo qe e beri kete me hapur, d.m.th., popullarizimin e Enverit, eshte Liria, sikur gjoja ne kete s'donim ta benim. Dhe keshtu ajo doli nje nga me reklam¬istet. Deri dje, as qe kish dale ndonje emer. Sot edhe ne nje liste gjellesh do te gjesh emrin e Enverit. Keshtu eshte kur e humbet vijen e drejte. Ne nje gazete eshte shkruar se faktori kryesor ne lufte eshte Enveri; gje qe s'thuhet as per Marksin dhe Leninin. Paralelisht me kete ka nisur nje fushate denigrimi per te tjeret. Me vijne mua shoket dhe me thone qe te flitet kunder Ymerit dhe Sejfullait. Ne nje raport te Besnikut, thuhet qe Mehme¬ti ka thene se Ymeri ka perspektiva. Ne rastin e mbledhjes se Beratit, na keshilluan se per disa persona, si per Bacen e Kocin, edhe po te mos flisnin mire, duheshin duartrokitur, kurse per disa te tjere, si per Ymerin, na eshte thene se, edhe po te flisnin mire, nuk duhej te brohorisnim. Asistojme pastaj ne ato manifestimet e famshme te Beratit. Ngrihen shoke partie dhe na thone ne vesh cilet duhen brohoritur dhe cilet jo. Kjo nuk eshte menyre e drejte.

SEJFULLA MALESHOVA

Enveri, sinteza e nje politike te gabuar

Nuk mund te shkruante nje marksist ate qe tha Nakoja per Enverin, sikur En¬veri ka qene faktori kryesor i luftes dhe i sukseseve. Kete s'e shkruan nje marksist as per Stalinin dhe as per Leninin. Faktori kryesor objektivisht eshte populli, kurse subjektivisht Partia. Politiken tone per kreret dhe kryetarin i preku Nakoja, kurse une do flas ne pergjithesi... Kreret dhe kryetari i nje levizjeje nuk behen me dekret, ata i nxjerr lufta. Partia kur sheh se nga lufta dalin te tille njerez, vetem atehere ajo vendos t’i popullarizoje, por vetem atehere kur populli e ka pare se kane dale te tille njerez. Duhet te dish te zgjedhesh edhe momentin e duhur per ta bere kete gje. Kete e them ne pergjithesi dhe jo posacerisht per Enverin. Por, po te marrim konkre¬tisht punen e Enverit, si kryetar i Partise, del se ne Parti nuk mund te kishte nje kryetar si duhet, meqe nuk ish nje parti me nje vije politike te drejte. Pa pasur nje parti si duhet, nuk mund te kesh edhe nje kryetar si duhet. S'eshte mjaft qe te jesh sekretar politik i nje partie, qe te jesh edhe kryetari partise... Per Enverin u vendos te popullarizohej dhe kjo u zgjidh si gjithe punet e tjera te Mila¬dinit, i cili vendosi te behej ky popullarizim. Pra ky s'ishte mendimi i Partise sone, por i Aliut dhe i dy-tre vetave te tjere. Kryetari duhet t'i kallezoje rrugen e drejte partise, pa te dale, e jo ashtu sic thote Tuku, qe te dilte e te shetiste brigade me brigade. Titoja u popullarizua pasi ai krijoi nje parti te forte dhe e ngriti ate, pasi u be kryetar i popullit jugosllav, fitoi simpatine e tij, i tregoi rrugen ketij populli, e udhehoqi si partine, ashtu edhe popullin. Keshtu politika e kryetarit dhe e krereve u shtrua keq, u zgjidh keq, u zbatua keq. Nakoja thote se iniciativen per popullar¬izimin e Enverit e mori Liria, popullarizim qe mori forme banale dhe u be pa kohe. Artikulli ne "Ylli Clirimtar" tregon sikur cdo gje e ka bere Enveri. Kesaj i thone te vesh vetulla e te nxjerresh syte. Ne kete artikull, Enveri eshte konsideruar si strumbullar i sukseseve, kurse ai ne te vertete eshte sinteza e gabimeve tona. Karakteristik eshte propozimi i Baces, i cili ne parullen per Enverin, si Komandant i Pergjithshem, tha te shkruanim edhe fjalen gjeni ose gjenial. “Kjo duhet diskutuar”, i thashe une dhe nuk pranova. Nuk e di nese Baca u bind. Por me kujtohet c'ka thene Engelsi per Marksin, se Marksi eshte gjeni kurse ne jemi vetem talente. Ne kete menyre ne beheshim qesharake dhe diskreditonim Partine, diskreditonim Levizjen, diskreditonim vete Enverin.

ENVER HOXHA

Me dinin kryetar, por une s’isha as anetar

Kur une mora pjese ne Levizje me Grupin e Korces, puna zhvillohej ne menyre konspirative. U afrova me keta shoke dhe u gjenda afer Koco Tashkos. Te tjeret kujtonin se une isha kryetar i punes, nje nga kreret, por une isha vetem nje simpatizant, une nuk isha anetar. Kur u formua Partia dhe u gjenda ne Komitetin Qendror, ketu hyra me propozimin e Kocos. Une s'kisha eksperience ose kisha me pak se te tjeret, qofte nga shoket e Grupit te Korces, qofte nga te Grupit te Shkodres. Ata ishin futur me aktivisht ne punen e grupeve. Kur u formua Partia, besimi per ata dy shoke, Miladinin dhe Dusha¬nin, qe i madh, pse une qeshe pa eksperience dhe pa pikepamje organizative e politike te qarta. Iu futem nje pune te organizuar, aty mesuam abc-ne e pare. Kjo qe nje gje e madhe per mua. Dy gjera kishim perpara: forcimin e Partise dhe luften kunder armikut. Per organizimin e Partise mesonim nga Miladini dhe Dushani, por si duhej organizuar lufta, kjo nuk ishte e qarte. Dhe nga kjo mosdije, shume shoke rane kot. Lufta ne fillim ishte me prit nje rast per te bere demonstrate. Ai qe merrte pjese ne demonstrate, quhej qe ishte i forte. Kishim shtruar punen me nacionalistet, me fshataret, por asgje s'behej. Gjate kesaj kohe edhe une kam luajtur nje rol, por kurdohere prane ka qene Aliu (Ali Gostivari ishte pseudonimi i Miladin Popovicit). Qe nga kjo kohe lindi jo nje simpati, por nje dashuri per te dhe cdo gje qe thoshte Aliu, per mua qe nje gje e mire, e mbaruar. Nuk isha ne gjendje ne atekohe te shihja qarte, si duhej bere puna me nacionalistet dhe si duhej organizuar lufta. Ne adoptuam po ato metoda, menduam si ata, por puna e tyre ishte nje gje e rastit, nje pune e improvizuar, nje pune e papergatitur mire, e papeshuar mire... Shoku Sejful¬la e shtroi kete ceshtje ne nje menyre tjeter dhe me lehtesoi, se te gjitha keto qe beheshin, edhe popullarizimi im, ishin artificiale. Une shihja popullarizimin se ishte artificial dhe nuk me dukej i arsyeshem. Kjo gje krijon besimin qorrazi te nje person. Besimi duhet te vije me pune dhe jo me trakte, me gazeta e agjitacion, sic eshte bere.


 
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.