Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 113 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- amerika kunder europes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11510)


Postuar nga lost_soul datë 26 Prill 2006 - 07:27:

amerika kunder europes

ku eshte me mire dhe pse... konsideroni cdo aspekt.. edukimi, shkenca, sportet, moda, jetesa, mjeksia,... cdo gje qe mund t'ju shkoje ne mendje..


Postuar nga i/e paregjistruar datë 26 Prill 2006 - 07:38:

Qe te japesh nje pergjigje te sakte duhet te kesh eksperience ne te dy kontinentet por sikur tani te kisha perseri mundesine te zgjidhja, Amerika do ishte perseri vendi ku do deshiroja te jetoja.

Ka disavantazhet e veta dhe mangesi qe kane nevoje per permirsim kryesisht nga qeveria momentale, por pergjithesisht njerezit dhe jetesa ketu eshte e mire.

Eshte vendi i mundesive (land of opportunities), gje qe zor se mund ta them per Europen.

Go USA


Postuar nga lost_soul datë 26 Prill 2006 - 07:45:

s'ka problem per eksperiencen.. me aq sa kemi degjuar...

une zgjedh ameriken (duke perfshire edhe kanadane )

per trajtimin e barabarte te njerezve ne rradhe te pare,
per mundesite per t'u bere kushdo,
per hapsirat qe kane (ne europe njerezit jane te ngjeshur si sardelet ne kuti)..
per mendjen e hapur qe kane njerezit..

keto me shkojne ne mend tani per tani


Postuar nga Enya datë 26 Prill 2006 - 08:09:

Thumbs up

E dashuroj Ameriken per shume arsye.
Separi-dashuroj fjalen LIBERTY, dashuroj fjalen FREEDOM.
Ah, si me knaqet shpirti vetem kur i shqiptoj kto fjale...

ps:-Arsyet e tjera i them neser se kam shume dhe sme premton koha
te shkruaj gjate sonte.
Urime Lost_Soul,-na gjallerove pak "kopshtin e andrrave te vdekura"


Postuar nga Amici di Nessuno datë 26 Prill 2006 - 17:25:

Duke qene se jam shkeputur nga Europa prej mbi pese vjete nuk e di si shkojne punet realisht atje.
Mendoj se ndryshimi qendron ne
Amerika = sasi
Europa = cilesi
Megjithate thashe me c'kam degjuar Europa ka ecur poshte keto vite, dhe nuk mund te bej nje krahasim.


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 18:32:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
s'ka problem per eksperiencen.. me aq sa kemi degjuar...

une zgjedh ameriken (duke perfshire edhe kanadane )

per trajtimin e barabarte te njerezve ne rradhe te pare,
per mundesite per t'u bere kushdo,
per hapsirat qe kane (ne europe njerezit jane te ngjeshur si sardelet ne kuti)..
per mendjen e hapur qe kane njerezit..

keto me shkojne ne mend tani per tani



Ti Kanadez mos u ngaterro shume me Amerikanet se ne jemi me lart se ju
I pranoj te gjitha sa permend losti dhe me teper votoj "per mendjen e hapur qe kane njerezit". Ky fenomen nuk ndodh kurresesi ne vendet europiane, media dhe propaganda bejne brainwash there. Ne Amerike dhe ne Kanada gjen cdo lloj informacioni dhe ke te drejte te shfletosh dhe lexosh te gjitha opsionet dhe artikujt dhe je i lire te zgjedhesh kush te duket me e llogjikshme.

Do te shtoja :

1. Ligji eshte i persosur.

2. Te jesh ne Europe nuk ke mundesine ekonomike te bredhesh gjithe boten. Te jesh ne Amerike mund te bredhesh ku te duash. Mundesia ekonomike eshte me e madhe.

3. Kreditet bankare funksionojne shume me mire ne Amerike se sa ne Europe. Qe vitin e pare ti je ne gjendje te blesh shtepi (kuptohet me kredi). Kjo gje eshte absurde te ndodhi brenda nje viti ne Europe.

4. Trajtimi i pacienteve neper spitale eshte shume me i persosur ne Amerike se sa ne Europe.

5. Sjellja e punonjesve ne te gjitha dikasteret kudo qe te shkosh, pa dallim rrace, moshe, profesioni eshte ne lartesine e duhur ne Amerike dhe le shume per te deshiruar ne Europe, ku te perplasin deren ne turinj dhe te trembin me sjelljen dhe tonin arrogant.

6. Trafiku ne Amerike eshte absolut dhe shume respect ndaj kembesorit. Ne Europe me mire harroje kete dhe kij kujdes mos te marrin motorat koken. Rruget jane te mirembajtura dhe zbatohen me perpikmeri te gjitha kodet per ambjentin. Punoj vete ne kete fushe dhe flas me garanci, deri edhe ku do te kalojne breshkat mendojne.

7. Te jetosh ne Amerike, shume here te duket se ke bredhur ne te gjithe boten. Azhornohesh me te gjitha kulturat, duke filluar qe nga ngrenja-gatimi, zakonet e popujve, festivalet e ndryshme, komunitetet e rracave te ndryshme, galerite e arteve etj, etj.

8. Ne Amerike ke mundesi te jetosh ne cdo shtet ku ti mund te perballosh standartin e jeteses. Kjo gje nuk ndodh ne Europe, shtrenjtesia eshte fenomen qe po e vret Europen nga dita ne dite.

9. Sistemi aresimor do te thoja eshte me i larte dhe me unik ne Europe se sa ne Amerike, flas ketu per shkollat fillore, te mesme dhe gjimnazet. Universitetet kane game me te gjere.

10. Sigurimet shendetsore dhe benefitet sociale jane me te mira ne Europe se sa ne Amerike (perjashtoj ketu Kanadane). Kuptohet per keto benefite europiani ka luftuar me shekuj. Por do te shtoja qe meqe pagesa ne Amerike eshte me e larte ne nje fare menyre edhe mund te perballohet. Por megjithate le shume per te deshiruar per tu bere nje lloj unifikimi i siguracioneve shendetsore.

11. Jeta behet me e mire ne Europe se sa ne Americe. Njerezit atje jane me te hapur dhe dine ta jetojne jeten (e kam fjalen me teper per Europen jugore). Ne Amerike shoqeria eshte shume e mbyllur (shtepia ime, makina ime, bacja ime, pushimet e mia, puna ime, familja ime, etj, etj) Ndiqet parrulla "Asnje nuk me do mua, dhe asnje nuk duhet te dua" Por megjithate jane njerez te sjellshem, te dashur (fallco), te paster dhe mund te shkosh per lunch shume kollaj me ta.


Shoke kur te me kujtohen te tjera do ti shtoj se u lodha per momentin.

Rrofsh Losti per temen qe hape se edhe une me ne fund u zbraza duke bere balancin qe me mundonte tere keto vite dhe akoma nuk po qetesohem me keto ndryshimet Europe-Americe


Postuar nga lost_soul datë 26 Prill 2006 - 18:39:

Citim:
Po citoj ato që tha football


Ti kanadez mos u ngaterro shume me amerikanet se ne jemi me lart se ju


nigjo... mos e kthe ne sherr brenda kontinentit ... kur them amerike e kam fjalen per kontinentin amerikan dhe jo vetem usa.. sepse edhe europa kontinent eshte dhe jo shtet...


Postuar nga halfgang datë 26 Prill 2006 - 18:39:

Amerika jo vetem kunder evropes eshte, por kunder cdo shteti qe mundohet te ngreje koken!!!!!!!!!!!!!!
Kush eshte amerika????
nje kontinent i zbuluar para 500 vjetesh dhe me zgjuarsine e blere nga tere bota eshte bere ajo qe eshte bere...
Amerika eshte ai shtet qe nuk do qe ne bote te kete ligj me vdekje ndersa ne amerike??? te pjekin ne hell...
Amerika eshte bere babai i kesaj toke me mendjet e blera kudo ne bote, dhe ato i perdor per te miren e vet, dhe kunder botes...
Amerika eshte ai qe te rreh ne shtepine e vet, te rreh edhe ne shtepine tende...

me shume pak fjale kjo eshte amerika.....


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 18:45:

Halfo ketu nuk flasim per politike, por per kushte jetese dhe financiare, vlerat edukative dhe kulturore midis kontinenteve.

Politiken ua leme ta bejne politikanet qe jane "koka te medhaja"


Postuar nga halfgang datë 26 Prill 2006 - 18:50:

Citim:
Po citoj ato që tha football
Halfo ketu nuk flasim per politike, por per kushte jetese dhe financiare, vlerat edukative dhe kulturore midis kontinenteve.

Politiken ua leme ta bejne politikanet qe jane "koka te medhaja"



Football... me duket sikur ky person qe hapi kete teme, e ka lene te lire duke biseduar per influencen e amerikes ne europe, ne cfare do lloj aspekti...
te pakten keshtu e lexova une ne mesazhin e hapjes se temes... nqs ketu nuk ka vend politika mund te fshihet si mesazh...

pershendetje


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 18:54:

Ndofta ke te drejte Halfo. Megjithate une do te doja kaq shume te isha atje ku jeton ti. :


Postuar nga halfgang datë 26 Prill 2006 - 18:56:

Citim:
Po citoj ato që tha football
Ndofta ke te drejte Halfo. Megjithate une do te doja kaq shume te isha atje ku jeton ti. :
mall per greqine plak???


Postuar nga Amici di Nessuno datë 26 Prill 2006 - 19:04:

I pranoj te gjitha sa permend losti dhe me teper votoj "per mendjen e hapur qe kane njerezit". Ky fenomen nuk ndodh kurresesi ne vendet europiane, media dhe propaganda bejne brainwash there. Ne Amerike dhe ne Kanada gjen cdo lloj informacioni dhe ke te drejte te shfletosh dhe lexosh te gjitha opsionet dhe artikujt dhe je i lire te zgjedhesh kush te duket me e llogjikshme

Nuk jam shume dakort me kete paragraf. Red necket ketu jane me te brain washur se kudo. Jetojne akoma me mendesine e luftes se ftohte qe u eshte injektuar mizerisht ne tru nga propaganda amerikane. Po nga nje ane nuk kane faj qeverite se nuk mbahen kollaj nen hyqem 300 milion njerez.


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 19:10:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha halfgang
mall per greqine plak???


Greqine plake dhe te re


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 19:14:

Citim:
Po citoj ato që tha juve
I pranoj te gjitha sa permend losti dhe me teper votoj "per mendjen e hapur qe kane njerezit". Ky fenomen nuk ndodh kurresesi ne vendet europiane, media dhe propaganda bejne brainwash there. Ne Amerike dhe ne Kanada gjen cdo lloj informacioni dhe ke te drejte te shfletosh dhe lexosh te gjitha opsionet dhe artikujt dhe je i lire te zgjedhesh kush te duket me e llogjikshme

Nuk jam shume dakort me kete paragraf. Red necket ketu jane me te brain washur se kudo. Jetojne akoma me mendesine e luftes se ftohte qe u eshte injektuar mizerisht ne tru nga propaganda amerikane. Po nga nje ane nuk kane faj qeverite se nuk mbahen kollaj nen hyqem 300 milion njerez.



Juve red necket mund te jene brain washer, por rendesi ka si je ti ne vetvete.

Per sa kohe ti brenda vetvehtes je i lire te shprehesh mendimin tend si rezultat i informacionit qe ke marre, sic po e shpreh edhe ketu, me duket se kjo ka me shume rendesi.


Postuar nga amor alucius datë 26 Prill 2006 - 19:16:

Definitivisht Europe !

Europa ka histori
Europa ka arsim me standarte super te larta.
Europa ka kulture
Europa ka art
Europa ka politike.
Europa ka mjekesi(mgjth,ketu duhet te kem kujdes pasi ka ca qendra kerkimore ne Amerike qe financohen goxha,mgjth Canada ne kete fushe vazhdon te qendroje ne koke ne kete kontinent).
Europa ka sisteme sociale te cilat i lejojne studentet te mos thyejne trupin si sllever duke bere me nga dy pune.Une s'kuptoj se cili lesh studenti mund te thoje"me pelqen Amerika per studime" kur nivelin arsimor e ka shume me poshte se Europa e qe ju duhet dhe te punojne si dreqerit.Ketij si them objektivizem une.

Anet negative:
Ka me teper racizem(edhepse personalisht se kam ndjer).
Jane pak me te ndaluar si mentalitet(mgjth kjo eshte pasoje e historise mijera-vjecare)


Postuar nga Klodel datë 26 Prill 2006 - 19:31:

Une jam per kombinejshen


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 19:55:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Une jam per kombinejshen


Edhe une jam per nje combination te tille.

P.Sh. Nje supozim: Martesa e nje Europiani me nje Amerikan (Kanadez akoma me mire se eshte nje nderthurje me e mire e te dy kontinenteve) i zgjidh me se miri te gjitha keto ndryshime. Problem mbetet edukimi shkollor i femijve, ne Europe apo ne Americe? We'll find that later:


Postuar nga amor alucius datë 26 Prill 2006 - 20:09:

Citim:
Po citoj ato që tha football
Problem mbetet edukimi shkollor i femijve, ne Europe apo ne Americe? We'll find that later:

She-she
Po urime kalamaja,urime

P.s.Meshkujve s'ju mban goja arret jooo :p


Postuar nga lost_soul datë 26 Prill 2006 - 20:11:

ja keshtu lindi dhe femija i pare qe i vune emrin Renato.. shkurt NATO..


Postuar nga ~Enigme~ datë 26 Prill 2006 - 20:18:

Une s'kam ca te shtoj me teper pervecse te perserit ne forme tjeter ato qe permendi footballi
C'paske qene si mi reshtove dhe me pika pale :p

Puntoret e pelqejne ameriken si mos e pelqejne pasi punon me shume se ne cdo vend te Europes po po bilez bejne nga 3 pune dmth me shume se 50 ore ne jave dhe pastaj si mos jete papunesia me e ulet se ne vendet europiane.

Per ata qe kane qef te krijojne PUNE amerika eshte vendi. Vendi qe behesh i pasur po mos u ngateroni me preceptimin se behesh i pasur duke ndetur por duke punuar dhe duke rendur nga nje pune ne tjetra.

Persa i perket trajtimeve mjekesore eshte e pa diskutushme qe gjendet ne Amerike po halli se miliona amerikane nuk kane siguracion shendetesor dhe pa ate je i humbur.

Amerika shpenzon ne edukim si te mos jene shkollat me te mira por cuditem se si femijet amerikane vazhdimish kryejne me keq se bashkemoshataret europiane duke perfshire dhe literaturen dhe shkencat.

Tani eshte e vertete qe asgje nuk eshte prefekte dhe ja supozojme se europa eshte nje vend per te bere jeten pra shperndan kenaqesi sociale po nqs nuk ka pasuri si mund te shijohet qefi.

Me thoni mua nqs njihni nje njeri qe nuk do qe ti shmanget stresit dhe tensionit por pyes veten nqs stresi eshte me i larte ketu (amerike) ku vertet jeta eshte aktive apo atje (Europe) qe arin te kesh vetem gjerat komode. Mgjs ndoshta e kufizoj kete qe them pasi tani une ne Greqi kam jetuar dhe s'kam provuar vend tjeter pervec amerikes 'token e mundesive" sic njihet ndryshe por ama me informacionet e medies kam degjuar se punimi frytedhenes shfaqet dhe ne Danimarke, Belgjike apo Norvegji.

Cfare me pelqen ne Europe?

kualiteti I ushqimit psh (atje e kam mendjen une :p se po vjen dreka ketej nga ne tani), me ka zene malli te pij qumesht psh sepse ketu nuk I mbaj as ere jo me ta pij, moda si mund ta le moden jashte pasi e adhuroj.

Po ne amerike cfare pelqej me shume pervec atyre qe jane permendur?

Pengesat elastike te lakueshme dhe cfare dua te them me kete eshte fakti se ketu mund te ngrihesh nga rendi tend shume me lehte se ne nje vend tjeter....kam lexuar librin e bill Clinton ku ishte nje djale nga le te themi fshati I ritur ne fukarallek I cili u be president mgjs me vone ai u be nje nga politikanet me te suksesur Ketu ka vend per arritje dhe po mgjs shembulli qe permenda eshte pak ideal jam realiste dhe e kuptoj qe nuk eshte e lehte por ke shanc per te pasur sukses.

E mgjs pas shume ankesave te jetes ne amerike mendja ime mgjs bluan dhe lodhet duke menduar nqs nje dite do te kthehem perseri labirintet me sjellin ne kete vend AMERIKE


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 20:18:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
ja keshtu lindi dhe femija i pare qe i vune emrin Renato.. shkurt NATO..


No much better EUREKA = EUR & KA (EUR)-PA & AMERI-(KA)

DO YOU AGREE OR YOU DON'T LIKE IT ?


Postuar nga lost_soul datë 26 Prill 2006 - 20:24:

Citim:
Po citoj ato që tha football


No much better EUREKA = EUR & KA (EUR)-PA & AMERI-(KA)

DO YOU AGREE OR YOU DON'T LIKE IT ?


nqs do te ishte ne doren time.. do te zhgenjeja.. eureka eshte fjale greke.. dhe une me gjerat greke.. hmmm si ta them.. nuk reagoj shume mire.. :p


Postuar nga lost_soul datë 26 Prill 2006 - 20:26:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Definitivisht Europe !

Europa ka histori
Europa ka arsim me standarte super te larta.
Europa ka kulture
Europa ka art
Europa ka politike.
Europa ka mjekesi(mgjth,ketu duhet te kem kujdes pasi ka ca qendra kerkimore ne Amerike qe financohen goxha,mgjth Canada ne kete fushe vazhdon te qendroje ne koke ne kete kontinent).
Europa ka sisteme sociale te cilat i lejojne studentet te mos thyejne trupin si sllever duke bere me nga dy pune.Une s'kuptoj se cili lesh studenti mund te thoje"me pelqen Amerika per studime" kur nivelin arsimor e ka shume me poshte se Europa e qe ju duhet dhe te punojne si dreqerit.Ketij si them objektivizem une.

Anet negative:
Ka me teper racizem(edhepse personalisht se kam ndjer).
Jane pak me te ndaluar si mentalitet(mgjth kjo eshte pasoje e historise mijera-vjecare)


qe te jap nje pergjigje keshtu si galileo....

..e megjithate europa e ka enderr ameriken...


Postuar nga amor alucius datë 26 Prill 2006 - 20:30:

Football,shoh qe te thyen arrat mbas veshit

Losto,une s'te kapisha ne kete postimin e fundit(dmth fjaline e pare)


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 20:35:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

nqs do te ishte ne doren time.. do te zhgenjeja.. eureka eshte fjale greke.. dhe une me gjerat greke.. hmmm si ta them.. nuk reagoj shume mire.. :p



E ke gabim grekja nuk ekziston, hiqe nga mendja. Je mbrapa.

Eshte pellazge dhe vetem pellazge. Edhe vete fjala Europe eshte pellazge.


Postuar nga lost_soul datë 26 Prill 2006 - 20:38:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius


Losto,une s'te kapisha ne kete postimin e fundit(dmth fjaline e pare)



ke te drejte u tregova shume kriptik...

kur galileo doli me teorine e rrotullimit te tokes, kisha e hodhi poshte si dhe denoi vete galileon
dhe galileo tha.. eppur si muove.. kjo ka ngelur si fraze e famshme ne histori.. dmth pavaresish fjaleve.. toka perseri rrotullohet..
dhe une perdora kete stil.. :p


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 20:39:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius


O football,te thyen arret mbas veshit gje? :p
Po behu i cike burre me namuz shqipetari er cun,mos ler pulat te kakarisin ne kacakun e pulave tend

Losto,une s'te kapisha ne kete postimin e fundit(dmth fjaline e pare)



C'thua moj Amor, i dua pulat une.
Ku bejme ne gjelat, dot pa pulat.


Postuar nga amor alucius datë 26 Prill 2006 - 20:40:

Re,une me Galileon jam rritur nen nje çati por s'kuptoj sesi mund te vihet ne praktike ne rastin e Amerikes (dmth as qe dua te pranoj aludimet e tua :pRefuzoj KATEGORIKISHT )

Football: ti duash e ti respektosh pulat,se ne fund fare,vetem pulat e kotecit tat kane per te ngelur prane.


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 20:44:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Re,une me Galileon jam rritur nen nje çati por s'kuptoj sesi mund te vihet ne praktike ne rastin e Amerikes

Football: ti duash e ti respektosh pulat,se ne fund fare,vetem pulat e kotecit tat kane per te ngelur prane.



Edhe po mbeti ndonje nga te komshiut te mira jane edhe ato, ndonjehere ndofta jane me te mira


Postuar nga lost_soul datë 26 Prill 2006 - 20:49:

ne praktive vihet menyra e te folurit amor... s'ka lidhje me ameriken...
.. dhe shife.. se un jam nga ato qe kam jetuar ne te dy kontinentet (s'kam parasysh ballkanin).. i di mire disa pune...

football.. jo e ke gabim ti.. cdo gjuhe e botes ka dale nga greqishtja.. madje dhe kinezcja..


Postuar nga amor alucius datë 26 Prill 2006 - 20:54:

Citim:
Po citoj ato që tha football
Edhe po mbeti ndonje nga te komshiut te mira jane edhe ato, ndonjehere ndofta jane me te mira

Pulat ne kotecin e komshiut jane perhere me te shijeshme.Dhe atehere kur ne kotecin tend ke pula te njoma e ne ate te komshiut pula plake "Vecchia gallina fa buon brodo"O Losto,kush e ka thene kete?hahahaShoku i Galileos?


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 21:02:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Pulat ne kotecin e komshiut jane perhere me te shijeshme.Dhe atehere kur ne kotecin tend ke pula te njoma e ne ate te komshiut pula plake "Vecchia gallina fa buon brodo"O Losto,kush e ka thene kete?hahahaShoku i Galileos?



Koperfildi

1. Ne Americe eshte me mire se kur shkon neper restorante nuk te duhet te pispillosesh, jane praktike ne veshje, which I like so much as lazy I am.

2. Ne Americe eshte me mire se te gjitha rrobat blihen me lire se ne Europe.

3. Ne Americe eshte me mire se ke fusha tenisi dhe pishina ne cdo cep.

4. Ne Americe eshte me mire se rruget pastrohen nga bora gjysem ore mbas pushimit te bores dhe je i lire te shkosh ku te duash.

Plas tani Amor


Postuar nga amor alucius datë 26 Prill 2006 - 21:18:

Citim:
Po citoj ato që tha football


1. Ne Americe eshte me mire se kur shkon neper restorante nuk te duhet te pispillosesh, jane praktike ne veshje, which I like so much as lazy I am.


Nese Ameriken e do per kete pune,mbaje,s'ta dua asnje pjese ne te: me pelqen qe kur dal me partnerin ta kem te veshur e te pispillosur Kjo tregon respekt nga co-ngrenesit Dhe poashtu kenaqesi per mua,mund ta admiroj duke ngrene.

Citim:
Po citoj ato që tha football
2. Ne Americe eshte me mire se te gjitha rrobat blihen me lire se ne Europe.

Cheap stuff ka me thase dhe ketu,por puna eshte qe kush i vesh ato?
Citim:
Po citoj ato që tha football

3. Ne Americe eshte me mire se ke fusha tenisi dhe pishina ne cdo cep.


Duket qe s'ke jetuar gjate ne Europe e duket qe s'ke luajtur tennis,une qe kam vite te tera qe e praktikoj 3 min ne makine i kam larg

Citim:
Po citoj ato që tha football

4. Ne Americe eshte me mire se rruget pastrohen nga bora gjysem ore mbas pushimit te bores dhe je i lire te shkosh ku te duash.


Ketu s'bie bore,pse te pastrojne boren?

Plas dyfish,katil mashkull


Postuar nga amoxil datë 26 Prill 2006 - 21:31:

në europë kur para 200 vjetësh vazhdoheshin të hidheshin themelet e kulturës, amerikant vareshin akoma nëpër pemë (parashiko kto majmunin) të dashur lexus....mos harrojm se europa e bëri amerikën....


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 21:33:

1. America nuk ka treg fshataresh. I blejme te gjitha zarzavatet me hormone me teknollogji neper dyqane. Juve akoma psonizni frutat dhe zarzavatet si jevgjit neper treg fshataresh.

2. Ne Americe flet me vehte kur nuk ke njeri, juve nuk flisni dot me vehte se keni njerez per rreth dhe trembeni se mos u degjojne

3. Ne Americe ne pune jemi te rrethuar ne zyra me mure cdo punonjes. Juve ju shohin te gjithe se c'beni

Plas trefish tani femer delikate


Postuar nga amoxil datë 26 Prill 2006 - 21:37:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~


Puntoret e pelqejne ameriken si mos e pelqejne pasi punon me shume se ne cdo vend te Europes po po bilez bejne nga 3 pune dmth me shume se 50 ore ne jave dhe pastaj si mos jete papunesia me e ulet se ne vendet europiane.



me vërtet punon por edhe në europë me punu 3 punë bën pare mos e harro ktë gjë......pastaj amerika është për beqarët emigrant dhe jo për familjet pasi shumë herë familjet ndahen duke bërë tre punë në ditë dhe duke mos pas kohë për njeri-tjetrin....
pastaj ku ka si amerika ku në çdo stacion autobuzi shef afishe reklamash me titullin "quick divorce=ndarje e shpejtë" dhe me koston vetëm 300$.....
lëre pastaj reklamat që shof çdo ditë në televizor ndërmjet emisjone socialo-shoqërore që kan kta, ku vetëm reklamojnë avoketër që të inkurajojn të pësosh ndonjë aksident përball shpis së ndonjërit që ti marrësh lek....kur erdha ktu për her të par kaloja me kujdes ditëve të dimrit, kur shokët ktu më thoshin:
mos ki merak ore, ec ore pa frik ajde se e hedhim në gjyq e i marrim lek të zotit të shtëpis apo makinës.......


Postuar nga Klodel datë 26 Prill 2006 - 21:38:

amor ne fakt footballi eshte femer o lost te marrte e mira ca teme hape plasi sherri


Postuar nga amor alucius datë 26 Prill 2006 - 21:41:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
amor ne fakt footballi eshte femer o lost te marrte e mira ca teme hape plasi sherri

Me siguri do kete nje doze testosteroni te larte hahahahahaha Mendoja qe vetem meshkujt shkojne mbas cdogjeje qe ka te beje me prapashtesen -balls :p Eshte konfuze persa i perket identitetit seksual


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 21:41:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil


me vërtet punon por edhe në europë me punu 3 punë bën pare mos e harro ktë gjë......pastaj amerika është për beqarët emigrant dhe jo për familjet pasi shumë herë familjet ndahen duke bërë tre punë në ditë dhe duke mos pas kohë për njeri-tjetrin....
pastaj ku ka si amerika ku në çdo stacion autobuzi shef afishe reklamash me titullin "quick divorce=ndarje e shpejtë" dhe me koston vetëm 300$.....
lëre pastaj reklamat që shof çdo ditë në televizor ndërmjet emisjone socialo-shoqërore që kan kta, ku vetëm reklamojnë avoketër që të inkurajojn të pësosh ndonjë aksident përball shpis së ndonjërit që ti marrësh lek....kur erdha ktu për her të par kaloja me kujdes ditëve të dimrit, kur shokët ktu më thoshin:
mos ki merak ore, ec ore pa frik ajde se e hedhim në gjyq e i marrim lek të zotit të shtëpis apo makinës.......



ha ha ha ha ha hiiiiiiiii hiiiiiiiiiiiiii haaaaaaaaaa

Kjo ishte e forte, si me kishte shpetuar. Shef ata nga Europa nuk mund te ndahen kaq lire

Edhe une merzitem per shoket dhe shoqet e mija qe ndahen. Se kam pare me kete sy. Good tip AMOXIL.


Postuar nga lost_soul datë 26 Prill 2006 - 21:46:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Mendoja qe vetem meshkujt shkojne mbas cdogjeje qe ka te beje me prapashtesen -balls :p


nuk mund te jesh me gabim se kaq... ne fakt eshte e kunderta.. jane femrat ato qe terhiqen nga gjerat me balls.. .. tani,, ka edhe disa meshkuj.. po nejse...


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 21:46:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Me siguri do kete nje doze testosteroni te larte hahahahahaha Mendoja qe vetem meshkujt shkojne mbas cdogjeje qe ka te beje me prapashtesen -balls :p Eshte konfuze persa i perket identitetit seksual



Nuk perjashtohet mundesia Amor
Eejj eejj mos kaloni ne ofeza tani se po skuqem


Postuar nga Klodel datë 26 Prill 2006 - 21:46:

interpretimi jone i nofkave te ndryshme s'ka te beje me nivelin hormonal apo me krizen e identitetit te personave qe i vene nofkat.

Amoksil ne fakt ka kaq sh gjera te tepruara saqe ka dhe spiunime te komshiut se ne cvend e mban makinen.


Postuar nga Klodel datë 26 Prill 2006 - 21:48:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

nuk mund te jesh me gabim se kaq... ne fakt eshte e kunderta.. jane femrat ato qe terhiqen nga gjerat me balls.. .. tani,, ka edhe disa meshkuj.. po nejse...



ja e shef pikat mbi i i ve ta miratoj plotesisht pergjigjen :p:p:p


Postuar nga lost_soul datë 26 Prill 2006 - 21:49:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja


ja e shef pikat mbi i i ve ta miratoj plotesisht pergjigjen :p:p:p


e kam per profesion, qe te mos me shpetoje asnje pike..


Postuar nga amor alucius datë 26 Prill 2006 - 21:49:

Citim:
Po citoj ato që tha football
1. America nuk ka treg fshataresh. I blejme te gjitha zarzavatet me hormone me teknollogji neper dyqane. Juve akoma psonizni frutat dhe zarzavatet si jevgjit neper treg fshataresh.

Heuum,pse,Texas ka treg qyqeqaresh?Ke te drejte,ne kryeqytetin Europian ne s'preferojme ushqime gjenetikisht te modifikuara...preferojme qe firmat e prodhimit te na i sjelli ne furgona-frigo ke dera (te sapo-ndukura)cdo dy dite
Citim:
Po citoj ato që tha football
2. Ne Americe flet me vehte kur nuk ke njeri, juve nuk flisni dot me vehte se keni njerez per rreth dhe trembeni se mos u degjojne
Ps ete flasesh me vete nese ke njerez te kulturuar(dmth ne Europianet)perreth?
[QUOTE]Po citoj ato që tha football
[B]3. Ne Americe ne pune jemi te rrethuar ne zyra me mure cdo punonjes. Juve ju shohin te gjithe se c'beni


Ne pune nuk shkojme te zgjedhim hesapet e krevatit.Pastaj zyra te tilla jane praktike: s'ke pengesa te sodisesh ndonje koleg simpatik
Citim:
Po citoj ato që tha football
Plas trefish tani femer delikate

Plas katerfish o njeri me identitet seksual te dyshimte.


Postuar nga amor alucius datë 26 Prill 2006 - 21:51:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
interpretimi jone i nofkave te ndryshme s'ka te beje me nivelin hormonal apo me krizen e identitetit te personave qe i vene nofkat.

Kurse interpretimi i shakave ka te beje shume me fazen ciklike te nje femre

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
ne fakt eshte e kunderta.. jane femrat ato qe terhiqen nga gjerat me balls..

Gabohesh!
Individe me balls eshte plot dynjaja,kjo s'do thote qe terhiqemi nga te gjithe.Te pakten une jo,s'po flas per femrat e tjera.Ne terhiqemi nga mendja,ne radhe te pare.Vaj hallin per koken e asaj femre qe terhiqet vetem nga...pfff!


Postuar nga halfgang datë 26 Prill 2006 - 21:52:

Football... prandaj te mungon shume greqia ty se kishte me shume se keto qe ka amerika????


Postuar nga amoxil datë 26 Prill 2006 - 21:54:

Citim:
Po citoj ato që tha halfgang
Football... prandaj te mungon shume greqia ty se kishte me shume se keto qe ka amerika????



ahahhahhahhahahahhaah gangooooo.......


Postuar nga Cindi datë 26 Prill 2006 - 21:55:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

nuk mund te jesh me gabim se kaq... ne fakt eshte e kunderta.. jane femrat ato qe terhiqen nga gjerat me balls.. .. tani,, ka edhe disa meshkuj.. po nejse...


More nismetari i temes do ti permbahemi temes apo jo?
se si katandisen gjihmone keto tema keshtu tek balls-at nje zot e merr vesh. Nga euroamerica fiu tek balls-at shkoi tema prape.

Pa ballsa nuk paska kuptim jeta me sa shoh une

Kush mund te ma ndrroj kete pseudonimin mua se lash nam.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 113 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.