Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 115 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Lajme nga jashte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17525)


Postuar nga Fajtori datë 16 Dhjetor 2009 - 00:21:

Lajme nga jashte

Meqe shumica prej nesh jeton jashte mund te hapim nje teme lajmesh te huaja. Nuk po gjeja ku te hidhja lajmin e meposhtem ne fakt. Nuk kemi nje teme mbi lajme te pergjithshme.


-------------------------------------------------------


Italia trembet nga fjala e lire ne internet

Agresioni ndaj Berluskonit ka bere qe te jete gjithmone e me e mundshme zhdukja a fjales se lire ne internet. Mijera italiane jane bashkuar ne facebook per te pergezuar personin qe i theu dhembet Berluskonit. Per kete aresye ministri i brendshem ka hedhur idene se faqet e internetit mund te ndalohen. Kjo ne baze te nje ligji qe ndalon nxitjen e krimit (instigazione a delinquere), i cili sipas interpretimit te ministrit perkon me ate qe po ndodh ne internet. Por a mund te konsiderohet revolta politike kriminalitet i thjeshte? Italia i afrohet keshtu vendeve gjysem diktatoriale si Kina, Irani apo Turqia, te cilat kane praktike te zakonshme bllokimin e faqeve te internetit.

Interneti eshte sot per sot simboli i lirise absolute te fjales. Tentativat e shteteve te ndryshme per ti vene drynin tregon se kjo kaste politike ka frike nga organizimi popullor. Kastat politike kane frike te permbysen dhe krijojne ligje ad hoc per te shpetuar rendin qe kane krijuar vete.

Bllokimi i mediave televizive nga klane te caktuara politike ka arritur nivele aq te forta saqe komisioni i vigjilances ka aprovuar ne unanimitet nje memorandum per televizionet, te cilat "duhet te tregojne te gjithe variantet e vertetesise dhe jo vetem zerat e medhenj". Ky lajm u transmetua pak me pare ne lajme, zgjati 30 sekonda, dhe askush nuk spjegoi per çfare po flet ai memorandum.


Postuar nga al74 datë 16 Dhjetor 2009 - 02:17:

Kujdes me banet Fajtor. Se mos te kthehet ky lajm si bumerang :p

Ne fakt eshte nje absurditet dalja e Maroni mbi ndjekjen penale te atyre faqeve te interneti qe ndjellin dhune e urrejtje.
se fundmi ne Itali po thithet cdo dite e me shume nervozizem.
nga njera ane e djathta me perpelitjet e saj per te mbrojtur liderin e saj shpirteror e nga ana tjeter e majta qe ka harruar te beje politike por po shnderron opozicionin ne kukull te "gossip"
po luhet nje telenovele e papare ndonjehere e ne mes qendron populli sehirxhi italian qe manipulohet shume shpejt me "latto B" qe ia plasin ne turinj ne cdo ore te dites.
zot beje mire.

dicka me cudit : Beppe Grillo me ka humbur sysh!


Postuar nga Fajtori datë 16 Dhjetor 2009 - 02:26:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
Kujdes me banet Fajtor. Se mos te kthehet ky lajm si bumerang :p


A di gje kur eshte bere bani i fundit ne forum? Dhe nga kush psh?


Citim:
Po citoj ato që tha al74

dicka me cudit : Beppe Grillo me ka humbur sysh!



Beppe Grillo ka 20 vjet qe nuk del para sysh. E gjen tek blogu i vet, neper sheshe, neper youtube, por jo ne TV.


Postuar nga al74 datë 16 Dhjetor 2009 - 02:33:

mos u bej permaloso!
e di qe eshte i censuruar Grillo po si mburoje e fjales se lire prisja me shume prej tij. qe nga teserimi ne "margherita" sikur i eshte ngjirur zeri.
mekat!


Postuar nga Piktor datë 17 Dhjetor 2009 - 00:53:

Rumenet dhe italianet emigrantet me te medhenje ne EU.

Bruksel
Per vitin 2008 37% e te huajve qe jetojne ne njerin nga shtetet e BE jane qytetare te vete BE. Me te shumtit ne numer jane rumenet 1.7 milione ose rreth 15% e ndjekur nga Italia me 1.3 milione baraz me 11% dhe Polonia me 1.2 milione, 11 %.

Sipas tedheneave te Eurostat-it perqindja e te huajve ne BE eshte rreth 6.2 % ndersa Italia ndalet tek 5.8 %.

Por nga 30.8 milione te huaj 11.3 jane emigrante brenda Be nga nje shtet ne tjetrin.

Numrin me te madh te te huajve e ka Gjermania me 7.3 milione, Spanja 5.3 milione, Anglia (M.B) 4 milione, Franca 3.7 milione dhe Italia 3.4 milione.

Komuniteti me i madh i te huajve ne Ue eshte ai turk me 7.9%, i ndjekur nga ai marokin 5.6% dhe me pas ai rumun 5.4%.

Komuniteti me i madh italian eshte ai ne Belgjike 17.4%.

Ne Itali numri me i madh i te huajve eshte ai rumun me 18.2 % Shqiptare 11.7 dhe me pas marokene 10.7.


Postuar nga Roi datë 26 Dhjetor 2009 - 04:21:

Nuk e di nese eshte tema me e duhur apo jo kjo,por sdq lajm nga jashte eshte sado qe sflet tamam per ndonje ngjarje aktuale !
Historia e vrasjes se Cauceskut,eshte vertet interesante...qofte per faktin se eshte i vetmi diktator komunist evropian qe perfundoi me se keqi... i pushkatuar (nga populli i vet), qofte edhe per daten simbolike 25 dhjetor,dita e Krishlindjeve !!
Me poshte nje nga ekzekutoret rrefen momentet e ekzekutimit te ndoshur plot 20 vjet me pare !



Si e vrava Causheskun në Krishtlindjet 1989


BUKURESHT -Kujtimet e Krishtlindjes zakonisht kanë lidhje me shkëmbimin e dhuratave, gjelin e detit, familja e mbledhur bashkë, paqe në tokë dhe shumë mirësi për njerëzit. Por, kujtimet e Krishtlindjes së Dorin-Marian Cirlanit janë vrasja e një diktatori. "E di se çfarë do të kisha qenë duke bërë, nëse nuk do të isha pjesë e skuadrës së pushkatimit", - thotë Cirlan, i cili bashkë me dy ushtarë të tjerë pushkatuan Nikolai Causheskun dhe bashkëshorten e tij, Elena më 25 dhjetor 1989. "Një i krishterë, them se ishte një gjë e tmerrshme vrasja e një njeriu në ditën e Krishtlindjes, në këtë ditë të shenjtë". Cirlan ishte pjesë e regjimentit Boteni të parashutistëve në kohën kur në Rumani shpërtheu revolucioni i vitit 1989. Ndryshe nga revoltat në Poloni, Gjermaninë Lindore dhe Çekosllovaki, këtu pati gjakderdhje. "Duhet të keni parasysh se ç'kohë ishte ajo", - thotë Cirlan. "Mbizotëronte frika gjithandej, në radio, në televizion, madje edhe në frekuencat e radios së ushtrisë". Paraushtarakët ishin në anën e revolucionarëve, disa prej trupave të tyre luftonin kundër njësive të sigurimit të shtetit në kullën e televizionit në Bukuresht.

Historia
Cirlan, që në atë kohë ishte një oficer 27-vjeçar, gjendej në regjimentin Boteni, 50 kilometra larg kryeqytetit. Shumë liderë të ushtrisë po e lëshonin veten pas një presioni të jashtëzakonshëm. Ishte një revolucion, apo një grusht shteti i mbështetur nga Rusia? Edhe sot nuk jemi shumë të qartë për këtë. Por, pikërisht në ditën e Krishtlindjes erdhën dy helikopterë. "Komanda kërkonte tetë vullnetarë. Nuk e dinim ku po shkonim, kjo është kundër kodit të ushtrisë, pasi çdo ushtari i duhet thënë misioni", thotë ai. Cirlan ka shtuar në peshë tani, me kostumin e tij gri dhe mustaqet prej rreshteri, i ngjan pak djaloshit të dikurshëm. Është avokat dhe nënshkruan kontratat për pronarët e huaj të pasurive të paluajtshme. Ndërsa flasim për rreth tri orë në kafene të ndodhur pranë ish-pallatit presidencial të Causheskut, unë ndjek me vëmendje dorën e tij të djathtë që duket sikur dridhet.
"Atë ditë, kur mbërritëm në vendin ku duhej të ishim, gjenerali Stanculescu na tha: Paraushtarakët të vijnë këtu, Caushesk-ët po gjykohen nga populli. Nëse verdikti do të jetë me vdekje, na duhen ushtarë për ta zbatuar. Kush është gati?". Të tetë bëmë një hap përpara. "Kush është gati të qëllojë?". Të tetë i ngritëm duart. I paduruar, gjenerali zgjodhi tre, kapiten Iomel Boeru, majori Geo-rghin Octavian dhe unë. Kapiteli do të qëndronte në sallë për të qëlluar Nikolain apo Elenën nëse ata përpiqeshin të iknin. Unë dhe Octavian do të qëndronim jashtë. Nga dera dëgjohej gjithçka. Elena po ankohej dhe refuzonte të njihte gjykatën. Avokatët mbrojtës po silleshin si prokurorë. Por, unë isha një ushtar që u bindesha urdhrave. Vetëm më vonë do të kuptoja çfarë marrëzie ishte. Verdikti u lexua pas disa orësh, Caushesk-ët do të ekzekutoheshin. Kishin tetë ditë kohë për apelim, por dënimi do të zbatohej menjëherë. Mbretëronte heshtja. Vdekje… tani

Ekzekutimi
Diktatori dhe bashkëshortja e tij u lidhën, por nuk ua mbyllën sytë. Ndërsa Cirlan po i ndihmonte të dilnin përballë një turme të zemëruar, ai dëgjoi një britmë: "Shpejt, vritini, Flota amerikane ka dërguar një helikopter për t'i shpëtuar. Vritini! Shpejt!". Gjeneral Stanculesku tha: 'Çojini të muri, në fillim Nikolain, pastaj Elenën'. Por, Causheskët nuk e dinin ç'po ndodhte derisa dëgjuan zhurmën e helikopterëve. "Ai më pa në sy, e kuptoi se do ta vrisja në atë moment, e jo më vonë dhe i rrodhën lotët. Ai moment ishte shumë i rëndësishëm. Unë ende kam makthe që lidhen me atë pamje", - thotë Cirlan. Diktatorin dhe bashkëshorten i lidhën bashkë, ajo këmbënguli të vdisnin ashtu. Na thanë, qëlloni me 30 plumba secilin. Qëllova shtatë ndaj diktatorit dhe arma u bllokua. Më pas, 30 ndaj Elenës. Gishti i tij tregues në mënyrë të pavetëdijshme imiton gjestin e atij momenti të 20 viteve më parë. Vetëm pas ekzekutimit u kuptua se nuk ishte një gjyq, por një vrasje politike në mes të një revolucioni. Cirlan e la ushtrinë e studioi për drejtësi. Kapiteni doli në pension, ndërsa Octavian u bë shofer taksie. "Nuk takohemi më… përfundojmë gjithnjë duke folur për të njëjtën gjë", - thotë Cirlan. "Nuk mund të jem më i gëzuar në ditën e Krishtlindjes. Njerëzit në të gjithë botën festojnë, por jo unë. Jo unë!"


Postuar nga Piktor datë 29 Dhjetor 2009 - 03:45:

Ne burgjet italiane ndodhen rreth 2850 shqiptare, duke mbajtur vendin e katert pas marokenve 5200, tunizinve 3200 dhe rumenve 3100
Kapacitetet e burgjeve italiane jane per 42.000 persona dhe aktualisht ne burg ndodhen rreth 66.000 nga keta 25.000 jane te huaj.


Postuar nga Fajtori datë 16 Shkurt 2010 - 01:01:

Pamje spektakolare nga rreshkitja e nje kodre sot ne Itali


Postuar nga Deb* datë 23 Shkurt 2010 - 21:03:

Toyota i kerkon falje Kongresit Amerikan

Toyota i kerkon falje Kongresit Amerikan
23/02/2010 15:15

Do te kerkoje falje perpara Kongresit Amerikan numri nje i Toyota-s ne Shtetet e Bashkuara.
Jim Lentz do te jape llogari ne Dhomen e Perfaqesuesve per menaxhimin e keq te problemeve te sigurise qe cuan ne kthimin mbrapa te mijera makinave difektoze.

“I njohim gabimet tona, kerkojme falje dhe kemi mesuar nga gabimet tona”, lexohet ne tekstin qe do te lexohet sot perpara Komisionit te Energjise dhe Tregtise.
T. CH

Sot ne tv e degjova kete lajmin edhe ketu . U fol dhe qe Toyota ka patur me shume ankesa me goxha dif. nga kompanite e tjera.
Kryesisht difektet mesa degjova kane te bejne me pedaline gazit.
Keto vitet e fundit Toyota ka patur goxha shitje ketu ne usa, por me c'duket ka humbur goxha pike me keto difektet qe jane shfaqur.
Dhe une kam vene re kohet e fundi veshtiresi ne ngarje.


Postuar nga AngelDevil datë 23 Shkurt 2010 - 21:06:

Re: Pamje spektakolare nga rreshkitja e nje kodre sot ne Itali

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



e tmerrshme ...

erdhi 2012 thuaj


Postuar nga Fajtori datë 23 Shkurt 2010 - 21:08:

Edhe Nissan me duket ka perfunduar ne te njejtat probleme. Po terheq mijera makina me ca difekte ne frena.


Postuar nga Deb* datë 23 Shkurt 2010 - 21:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Edhe Nissan me duket ka perfunduar ne te njejtat probleme. Po terheq mijera makina me ca difekte ne frena.

Kishte dhe Nissan ankesa, por shume me pak. Ankesat per Toyoten nga ato qe jane paraqitur te pakten ishin mbi 1000, ndersa per Nissan diku te 60 e ca. Nissan vinte nga fundi i listes se ankesave.


Postuar nga Fajtori datë 23 Shkurt 2010 - 21:13:

Nuk flas per ankesa, por per makina te terhequra nga tregu (dhe kush i ka blere i kthen mbrapsh), per nje difekt serioz. E ka vendosur vete firma (me duket ne Japoni si fillim).


Postuar nga AndreaPirelli datë 23 Shkurt 2010 - 21:48:

Toyota deri nga 2006 ishte ne rregull ........... pastaj filloi te beje cheap cars ............... Puna nuk eshte vetem difekti ne frena ........ eshte cheap si makine ....... Gomat nuk shkojne me shume se 40 mije km ..... nuk ka stabilitet gjate frenimit ......... transmission eshte plehre ........... etj etj ................. .


Postuar nga AngelDevil datë 11 Mars 2010 - 15:36:

Merkel: Të krijohet FME për krizat në Eurozonë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për krijimin e një Fondi të ri europian i cili do të mbështesë vendet e eurozonës që të përballojnë problemet financiare. Merkel e ka mbështetur këtë ide dhe në takimet që ka zhvilluar në Luksenburg me kreun e eurozonës, kryeministrin portugez Zhan Klod Junker.
Ajo tha se cdo Fond monetar europian që do të krijohet pas diskutimeve të gjata do të jetë në fakt zgjidhja e fundit për rastet e mëvonshme por jo konkretisht për zgjidhjen e problemeve të Greqisë. Merkel shtoi se Gjermania është e vendosur për stabilitetin e BE-së , sidoqoftë ajo tha se cdo vend tjetër i BE duhet të kontribuojë që të stabilizojë tregjet, duke theksuar se stabiliteti i euros është përgjegjësi e përbashkët.

_____________________________

Sa me pelqen kjo femer gjithmone me ide te qarta eshte. (Me siguri do jete masone lool)


Postuar nga AngelDevil datë 12 Mars 2010 - 14:25:



Lajme shkurt nga bota.


Postuar nga AngelDevil datë 15 Mars 2010 - 16:24:

Lajmi i rreme perhap panik dhe kaos ne Gjeorgji"



isha kurioze se si do reagonin shqiptaret te hapej 1 lajm i rreme sigurisht, qe do perseritej serish marsi i 1997-es


Postuar nga Eria datë 15 Mars 2010 - 16:26:

Une do isha kurioze te thoshin vrane Salen,ca do benin


Postuar nga AngelDevil datë 15 Mars 2010 - 16:34:

do ndodhnin "cudirat" qe ndodhen gjate varrimit te Hajdarit


Postuar nga Eria datë 15 Mars 2010 - 16:40:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
do ndodhnin "cudirat" qe ndodhen gjate varrimit te Hajdarit



Ato nuk ishin cudira,ishin pjese e planit...une them cdo ndodhte po te ishte planifikuesi


Postuar nga Fajtori datë 15 Mars 2010 - 16:53:

Imagjinate e njeanshme.

Imagjinoni dy makina me tritol, njera tek bashkia, tjetra tek PD-ja. Te plasura ne mes te dites, kur pak a shume s'ka njerez afer, ne distance te vogel kohore nga njera tjetra...

Nuk do ishte thjesht Sala, por kercenim per gjithe politiken. Kush mendoni do ishte reagimi?




P.s. Prit kur te ndodhi me verte dhe te vijne te me kapin. Ti them "Jam Aleks Xinxa, kryetari i partise komuniste". Te thote hetuesi "Maskara, me ke kujton se tallesh ti".


Postuar nga AngelDevil datë 15 Mars 2010 - 17:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Imagjinate e njeanshme.

Imagjinoni dy makina me tritol, njera tek bashkia, tjetra tek PD-ja. Te plasura ne mes te dites, kur pak a shume s'ka njerez afer, ne distance te vogel kohore nga njera tjetra...

Nuk do ishte thjesht Sala, por kercenim per gjithe politiken. Kush mendoni do ishte reagimi?







pse na e con C4-en kot o Faje ... shko vendose atje ku duhet si te kam thene


Postuar nga Fajtori datë 15 Mars 2010 - 17:06:

Ne Shqiperi nuk shkon kurre kot C4. Sikur gjithe diten te shperndash prape vlen.

Te zyra aplikimit per pashaporta kane vene nje numer telefoni gjoja per informacion. Ka muaj qe nuk punon ai numer, nuk pergjigjet askush. Anash atij numri eshte nje tabele tjeter "Na ndihmoni te luftojme korrupsionin". Edhe aty ka nje numer telefoni, eshte i njejti me ate qe duhet te jape informacion... Pra NUK PUNON.

Jam i sigurte se 5kg C4 ne tre pika aplikimesh e zgjidh punen per 24 ore... E po nuk e zgjidhi mjaftojne 5kg te tjera tek dera e ndonje ministrie. Shteti shqiptar eshte si banoret e vet, do dhune.

Se jemi te tema lajmeve nga jashte e po flasim per Shqiphalene.


Postuar nga Eria datë 15 Mars 2010 - 17:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne Shqiperi nuk shkon kurre kot C4 jo.

Sikur gjithe diten te shperndash prape vlen.




E di qe se paske keq ti ....pa C4 nuk besoj ka ndonje menyre tjeter te shpetojme nga ata....

Ps.Hajt se po te kapen ty,do me fusin dhe mua brenda per agjitacion-propagande ...


Postuar nga AngelDevil datë 15 Mars 2010 - 17:10:

Qe duhet ndonje hakmarrje per drejtesi duhet por puna eshte qe ska njeri tope me e bo .... nejse kerkoj falje qe dola nga tema.


Postuar nga Fajtori datë 15 Mars 2010 - 17:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria



E di qe se paske keq ti ....pa C4 nuk besoj ka ndonje menyre tjeter te shpetojme nga ata....

Ps.Hajt se po te kapen ty,do me fusin dhe mua brenda per agjitacion-propagande ...



Ne Itali denohesh per "Istigazione e delinquere". Mjafton te nxisesh dhunen dhe hyn brenda. Dmth çdo tentative per te luftuar shtetin ne formen e tij aktuale te çon ne burg. Eshte menyra e shtetit per te mos ndryshuar kurre... te konservohet ne formen e vet pergjithmone.

Veçse ne Itali ka pas Brigate Rosse, Forza Nuova, etj. Njerez qe po kalojne nje jete ne burg per idealet e veta. Ne Shqiperi ka ... lere me mire.


Postuar nga Fajtori datë 15 Mars 2010 - 18:33:

Ja ku qendron diferenca mes "eksportimit te demokracise" dhe "pushtimit te mirefillte



Femijet irakene trajtohen si kafshe per spektakel. Ndjekin makinen per ...nje shishe uje.


Postuar nga lezhjani-82 datë 15 Mars 2010 - 18:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne Shqiperi nuk shkon kurre kot C4. Sikur gjithe diten te shperndash prape vlen.

Te zyra aplikimit per pashaporta kane vene nje numer telefoni gjoja per informacion. Ka muaj qe nuk punon ai numer, nuk pergjigjet askush. Anash atij numri eshte nje tabele tjeter "Na ndihmoni te luftojme korrupsionin". Edhe aty ka nje numer telefoni, eshte i njejti me ate qe duhet te jape informacion... Pra NUK PUNON.

Jam i sigurte se 5kg C4 ne tre pika aplikimesh e zgjidh punen per 24 ore... E po nuk e zgjidhi mjaftojne 5kg te tjera tek dera e ndonje ministrie. Shteti shqiptar eshte si banoret e vet, do dhune.

Se jemi te tema lajmeve nga jashte e po flasim per Shqiphalene.



Po ku eshte avokati i popullit ?!


Postuar nga Fajtori datë 15 Mars 2010 - 19:15:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82


Po ku eshte avokati i popullit ?!



Do hapesh proçes gjyqesor kunder qeverise? Se nuk i punon numri i telefonit?

Se nuk shpreh qarte çfare dokumentash duhen per pashaporte?

Se te detyron te marresh karte identiteti (2000 leke) qe te marresh pashaporte (6000 leke)?

Se nuk merr dot patenten pa marre pashaporten e re, qe nuk merret pa marre karte identiteti?

Se te sekuestron makinen me karrotrec te shtunen dhe ta kthen te henen vetem pasi te kesh harxhuar gjithe diten neper rradha per te paguar nje gjobe?

Se ka arken bosh dhe nxjerr policet ne fushate ngritje makinash qe ne vend te pagesave 1000 leke qytetari te paguajne 8000 leke?

Se me detyron te shkoj neper ambasada çdo vit nderkohe qe predikon lirimin e vizave?

Shteti shqiptar harron qe njeriu lind i lire, nuk llogarit shqtesimet qe i ve qytetarit. Eshte arrogant. Avokati eshte krimb para mekanizmit shteteror. Une di raste qe gjykata ka nxjerre vendim qe dikush duhet te kthehej ne pune ne shtet (sepse ishte pushuar padrejtesisht) dhe shteti nuk pyet fare per vendime gjykate. Prandaj nuk ben fajde as avokati, as gjykata. Ben fajde explozivi ne çdo qelize te shtetit ku qytetari keqtrajtohet apo mashtrohet. Psh. te premtoi ujesjelles dhe se beri, veri minat mu ne mes te Tiranes, peruroi rrugen qe u prish per 2 muaj, vriti ministrin qe peruroi rrugen. Vetem kshu do ndalojne legenat turrjen drejt pushtetit.


Postuar nga shelgu datë 15 Mars 2010 - 19:26:

Re: Ja ku qendron diferenca mes "eksportimit te demokracise" dhe "pushtimit te mirefi

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Femijet irakene trajtohen si kafshe per spektakel. Ndjekin makinen per ...nje shishe uje.


Pse ore s'eshte ne Tirane kjo gjeja?


Postuar nga AngelDevil datë 09 Prill 2010 - 01:45:

Bërthamoret, Obama dhe Medvedev firmosin traktatin

Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus Dmitri Medvedev nënshkruan sot në Pragë, Traktatin për reduktimin e armëve bërthamore.

Presidentët nënshkruan një sërë dokumentash dhe më pas shtrënguan duart me njëri-tjetrin.

Sipas Marrëveshjes së nënshkruar, të dyja vendet, brenda shtatë vjetësh, do të reduktojnë rezervat e kokave bërthamore në 1550. Traktati gjithashtu redukton numrin e bombarduesve dhe raketave në nga 700 për secilën palë.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=180013&ref=fp


Postuar nga AngelDevil datë 09 Prill 2010 - 01:49:

Traktati nuk zgjidh cështjen e armatimit

Prapa të ashtuquajturit pakti i ri “Start”, dy fuqitë do të reduktojnë arsenalet e tyre, por duke ruajtur 1550 koka luftarake secili, përvec mijëra të tjerave që nuk përfshihen nga pakti.

Që të gjithë ngrenë pyetjen: Rreth dy dekada pas përfundimit të luftës së ftohtë, me më shumë terroristë se sa tiranë sovietikë, përse i duhen botës ende ka shumë armë?

Përkrahësit e kontrollit të armëve mendojnë se ato nuk duhen dhe shprehen të zhgënjyer për atë që e cilësojnë “një hap modest” të presidentit Obama për carmatimin global.

Ndërsa për zyrtarët e sigurisë kombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë ende nevojë për një potencë të fortë bërthamorë per t’u siguruar se asnjë vend tjetër nuk do t’i sfidojë.

TCH


Postuar nga Piktor datë 09 Prill 2010 - 01:57:

Re: Traktati nuk zgjidh cështjen e armatimit

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Prapa të ashtuquajturit pakti i ri “Start”, dy fuqitë do të reduktojnë arsenalet e tyre, por duke ruajtur 1550 koka luftarake secili, përvec mijëra të tjerave që nuk përfshihen nga pakti.

Që të gjithë ngrenë pyetjen: Rreth dy dekada pas përfundimit të luftës së ftohtë, me më shumë terroristë se sa tiranë sovietikë, përse i duhen botës ende ka shumë armë?

Përkrahësit e kontrollit të armëve mendojnë se ato nuk duhen dhe shprehen të zhgënjyer për atë që e cilësojnë “një hap modest” të presidentit Obama për carmatimin global.

Ndërsa për zyrtarët e sigurisë kombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë ende nevojë për një potencë të fortë bërthamorë per t’u siguruar se asnjë vend tjetër nuk do t’i sfidojë.

TCH

Po pra, gradualisht heqin nga qarkullimi te vjetrat dhe nderkohe i kalojne shpenzimet per te reja.
Megjithate marreveshjet kane gjithmone te mirat e tyre.

Meqe ra fjala seç e kishin mbushur plot me femra ate shutlin qe u nis para dy ditesh, ishalla nuk xhirojne ndonje film ne hapsire.


Postuar nga Roi datë 09 Prill 2010 - 02:55:

Mjaftojne vetem 2 iniciativa te rendesishme, reforma sanitare dhe zoterimi per nje ulje drrastike te arsenalit berthamor mbareboteror, qe Obama te behet presidenti me pozitiv i gjithe historise se ShBA-s !!! Te kuptohemi, perfeksioni nuk ekziston...nuk eshte se brenda pak viteve do zhduken armet berthamore....por qellimet i ka vertet per tu vlerezuar !! E duhet te kemi parasysh se dhe kaq po arrin tu beje balle me shume veshtiresi berrylave te lobistve te pangopur e presioneve te atyre qe per perfitimet e veta personale jane gati ti shpallin lufte gjysmes se botes,apo te lene pa nje asistece sanitare baze dhe popullsine e vet !!
Sikur te arrinte te zgjidhte dhe problemin e Lindjes se Mesme duke i dhene pavaresine e merituar Palestines pas kaq shume kohesh, do duhej ti jepnin nga nje Nobel cdo vit


Postuar nga Fajtori datë 09 Prill 2010 - 05:45:

Roi po me ngjaka si gocat ne konkurs per Miss qe kerkojne "la pace nel mondo"

Se kuptoj me çfare llogjike do zhduken armet berthamore. Cdo shtet qe kerkon siguri tek e ardhmja do e mbaje. Bota historikisht mbahet me luftra dhe epersi te nje shteti ndaj nje tjetri. Berthamorja eshte guri vendimtar qe vendos kush do fitoje konfliktin. Me cfare llogjike shtetet do thone "hajde zihemi, por me arme te lehta, pa u djegur shume".

Pastaj kush na siguron qe armet berthamore jane shkaterruar? Televizionet? Sa bomba atomike mund te kete Rusia e Amerika te padeklaruara? Pse duhet ti deklarojne njehere? Ca u be aty, supermerkate?

Gjeja me inteligjente qe mund te beje nje shtet eshte te shperndaje atomike ne çdo kryeqytet te botes. Ti lere aty menjane ne rast nevoje. Po plasi lufta, ka ne dore shkaterrimin brenda 10 minutash te atij kryeqyteti. Pa e kuptuar mire ca ndodhi shteti tjeter ka marre fund. Pse u dashka menduar ndryshe kur fillon nje lufte? Morte tua, vita mea!


Postuar nga shelgu datë 09 Prill 2010 - 06:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Roi po me ngjaka si gocat ne konkurs per Miss qe kerkojne "la pace nel mondo"

Se kuptoj me çfare llogjike do zhduken armet berthamore. Cdo shtet qe kerkon siguri tek e ardhmja do e mbaje. Bota historikisht mbahet me luftra dhe epersi te nje shteti ndaj nje tjetri. Berthamorja eshte guri vendimtar qe vendos kush do fitoje konfliktin. Me cfare llogjike shtetet do thone "hajde zihemi, por me arme te lehta, pa u djegur shume".

Pastaj kush na siguron qe armet berthamore jane shkaterruar? Televizionet? Sa bomba atomike mund te kete Rusia e Amerika te padeklaruara? Pse duhet ti deklarojne njehere? Ca u be aty, supermerkate?

Gjeja me inteligjente qe mund te beje nje shtet eshte te shperndaje atomike ne çdo kryeqytet te botes. Ti lere aty menjane ne rast nevoje. Po plasi lufta, ka ne dore shkaterrimin brenda 10 minutash te atij kryeqyteti. Pa e kuptuar mire ca ndodhi shteti tjeter ka marre fund. Pse u dashka menduar ndryshe kur fillon nje lufte? Morte tua, vita mea!




Po te perdoret arma berthamore, nuk ka fitimtare

Sa per Obamen, ai eshte produkt inocent social.
Une kam besimin e plote qe nje president ne USA nuk zgjidhet rastesisht sado i afte qe te jete.
Obama perfaqeson Demokraten e majte. Kur behej fushata elektorale diskutohej edhe zonja Klinton, por ajo kishte disa mekate dhe devijoi shume djathtas duke e shitur bythen tek oligarkia financiare.

Keshtu qe ata qe rrine prapa skenave dhe qe kush eshte ne USA nuk i ka pare ndonjehere, pasi kishin vendosur qe te ndryshonin strukturen sociale amerikane ne perputhje me evolucionin boteror, deleguan Obamen, ne rrugen e Presidentit.

Sigurisht qe ai ka merita te padiskutueshme ne taktin e matur dhe pjekurine jurudike te fjales.

POr Obama vetem lekuren ka prej zezaku. Magari te ishin edhe ca te tjere si ky dhe une hiqja dore nga racizmi pastaj fare.


Postuar nga kotka datë 09 Prill 2010 - 07:54:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus




POr Obama vetem lekuren ka prej zezaku. Magari te ishin edhe ca te tjere si ky dhe une hiqja dore nga racizmi pastaj fare.




I totally agree from San Diego


Postuar nga shelgu datë 09 Prill 2010 - 16:35:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka



I totally agree from San Diego



E pashe ne nje interviste sot ne mengjes, sa ishte kthyer nga Praga.

Ai e cilesoi Rusine nje vend shume te komplikuar dhe politiken e saj te ngjashme me ate te Amerikes.

Te shohim reagimet per "guximin" e krahasimit te Rusise komuniste, me "fanarin ndricues te demokracise ne bote"


Postuar nga cecilia datë 05 Shtator 2010 - 02:39:

Kam nje lajm te lezetshem

Gruaja me e pasur ne France Liliane Bettencourt (trashigimtarja e grupit l'oreal) ne nje foto qe i kishin bere, gazetareve u zuri zyri dicka interesante eshte dhe prej floriri pale ajo gjeja


La bite/gode en or de Mme Bettencourt
envoyé par sebyrollins. - Plus de vidéos fun.


Postuar nga Fajtori datë 05 Shtator 2010 - 03:50:

Heheh, me kujtoi Arancia Meccanica. Atje me duket kishte nje te madh fare te shtepia e ca pasanikeve.

Ja se e gjeta:
http://www.youtube.com/watch?v=j_vrLGXUMGQ


Postuar nga Vizioner datë 30 Shtator 2010 - 23:33:

Nje "loje" e Natyres, qe i perngjan skenes tek Filmi "Independence Day"

Ky fenomen natyror-kjo skene, ka ndodhur ne Kansas. Ishte duke u zhvilluar nje ndeshje Footbolli dhe reja e e frikshme, e stermadhe ka mbuluar qytetin dhe Stadiumin. Njerzit te frikesuar! Sportistet u futen shpejt neper kabina. Reja u shoqerua me shkreptira te nje lloji te papare ndonjehere si dhe Shi.

Kjo zgjati afersisht 1 ore e gjys.


Postuar nga kurt datë 18 Tetor 2010 - 02:34:

Merkel says German multi-cultural society has failed
Buzz up!257 votes Share
retweet
EmailPrint.. AFP – German Chancellor Angela Merkel, pictured in Potsdam on Saturday at a conference of younger members her … .by Audrey Kauffmann Audrey Kauffmann – Sun Oct 17, 11:50 am ET
BERLIN (AFP) – Germany's attempt to create a multi-cultural society has failed completely, Chancellor Angela Merkel said at the weekend, calling on the country's immigrants to learn German and adopt Christian values.

Merkel weighed in for the first time in a blistering debate sparked by a central bank board member saying the country was being made "more stupid" by poorly educated and unproductive Muslim migrants.

"Multikulti", the concept that "we are now living side by side and are happy about it," does not work, Merkel told a meeting of younger members of her conservative Christian Democratic Union (CDU) party at Potsdam near Berlin.

"This approach has failed, totally," she said, adding that immigrants should integrate and adopt Germany's culture and values.

"We feel tied to Christian values. Those who don't accept them don't have a place here," said the chancellor.

"Subsidising immigrants" isn't sufficient, Germany has the right to "make demands" on them, she added, such as mastering the language of Goethe and abandoning practices such as forced marriages.

Merkel spoke a week after talks with Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan in which they pledged to do more to improve the often poor integration record of Germany's 2.5-million-strong Turkish community.

Turkish President Abdullah Gul, in a weekend interview, also urged the Turkish community living in Germany to master the language of their adopted country.

"When one doesn't speak the language of the country in which one lives that doesn't serve anyone, neither the person concerned, the country, nor the society," the Turkish president told the Suedeutsche Zeitung.

"That is why I tell them at every opportunity that they should learn German, and speak it fluently and without an accent. That should start at nurseries."

German President Christian Wulff was due for a five-day visit to Turkey and talks with the country's leaders on Monday.

The immigration debate has at times threatened to split Merkel's conservative party, and she made noises to both wings of the debate.

While saying that the government needed to encourage the training of Muslim clerics in Germany, Merkel said "Islam is part of Germany", echoeing the recent comments of Wulff, a liberal voice in the party.

Horst Seehofer, the leader of the CDU's Bavarian sister party, CSU, who represents the right-wing, recently said Germany did not "need more immigrants from different cultures like the Turks and Arabs" who are "more difficult" to integrate.

While warning against "immigration that weighs down on our social system", Merkel said Germany needed specialists from overseas to keep the pace of its economic development.

According to the head of the German chamber of commerce and industry, Hans Heinrich Driftmann, Germany is in urgent need of about 400,000 engineers and qualified workers, whose lack is knocking about one percent off the country's growth rate.

The integration of Muslims has been a hot button issue since August when a member of Germany's central bank sparked outrage by saying the country was being made "more stupid" by poorly educated and unproductive Muslim migrants with headscarves.

The banker, Thilo Sarrazin, has since resigned but his book on the subject -- "Germany Does Itself In" -- has flown off the shelves, and polls showed considerable sympathy for some of his views.

A recent study by the Friedrich Ebert Foundation think tank showed around one-third of Germans feel the country is being "over-run by foreigners" and the same percentage feel foreigners should be sent home when jobs are scarce.

Nearly 60 percent of the 2,411 people polled thought the around four million Muslims in Germany should have their religious practices "significantly curbed."

Far-right attitudes are found not only at the extremes of German society, but "to a worrying degree at the centre of society," the think tank said in its report.

"Hardly eight weeks have passed since publication of Sarrazin's theory of decline, and the longer the debate continues to a lower level it falls," the weekly Der Spiegel commented Sunday.

Follow Yahoo! News on Twitter, become


Postuar nga kurt datë 21 Dhjetor 2010 - 11:52:

Mona Lisa's eyes may reveal model's identity

Mona Lisa's eyes may reveal model's identity, expert claimsSilvano Vinceti claims initials – possibly the model's – are discernible in the left eye of the iconic Da Vinci painting


Share1661 Tom Kington in Rome guardian.co.uk, Sunday 12 December 2010 19.49 GMT Article history
Leonardo da Vinci's painting of Mona Lisa contains several clues as to the model's identity, Vinceti claims. Photograph: Gianni Dagli Orti/Corbis

An Italian researcher has sparked new controversy over the world's most famous painting by claiming Leonardo da Vinci painted tiny letters into the eyes of the Mona Lisa which may finally reveal the disputed identity of his model.

To arrive at a theory worthy of The Da Vinci Code, Dan Brown's 2003 bestseller, researcher Silvano Vinceti avoided the Mona Lisa's enigmatic smile and instead gazed deep into her eyes with the help of high-resolution images.

"Invisible to the naked eye and painted in black on green-brown are the letters LV in her right pupil, obviously Leonardo's initials, but it is what is in her left pupil that is far more interesting," said Vinceti, the chairman of the Italian national committee for cultural heritage.

Vinceti said that the letters B or S, or possibly the initials CE, were discernible, a vital clue to identifying the model who sat for the Renaissance artist. She has often been named as Lisa Gherardini, the wife of a Florentine merchant, but Vinceti disagreed, claiming Leonardo painted the Mona Lisa in Milan. He said he would announce his conclusions next month.

"On the back of the painting are the numbers '149', with a fourth number erased, suggesting he painted it when he was in Milan in the 1490s, using as a model a woman from the court of Ludovico Sforza, the Duke of Milan," said Vinceti, who claimed earlier this year that he had identified the lost remains of the painter Michelangelo da Caravaggio.

In The Da Vinci Code, Brown suggests Mona Lisa is an anagram for Amon l'Isa, referring to ancient Egyptian deities.

"Leonardo was keen on symbols and codes to get messages across, and he wanted us to know the identity of the model using the eyes, which he believed were the door to the soul and a means for communication," said Vinceti.

He said that while researching the model's identity he had been inspired by a 1960s book by a French art historian, which mentions the letters in her eyes.

"Under the right-hand arch of the bridge seen in the background, Leonardo also painted 72, or L2, another possible clue," he added. "Two expert painters we consulted on this tell us that all these marks, painted using a tiny brush and a magnifying glass, cannot be an error."


Postuar nga lule datë 26 Dhjetor 2010 - 02:48:

“Anonymous”, "Ne hakerat në shërbim të lirisë"

Ja se çfarë tregon një anëtar i rrjetit që sulmon sajtet anti-“Wikileaks”: "Qëllimi ynë është qarkullimi i lirë i informacionit, të ndalojmë censurën në internet dhe të ndryshojnë ligjet e vjetra të copyright"
“Mbrojmë të drejtën e ‘Wikileaks’ për të qenë e lirë nga censura, sepse objektivi ynë është qarkullimi i lirë i informacionit”. Ai që flet, se nga cili vend nuk dihet, është "Owen". Të paktën ky është emri që një prej zëdhënësve të “Anonymous” i ka vënë vetes në një bisedë në çat të zhvilluar në “Internet Relay Chat”, sheshi virtual ku anëtarët e grupit takohen për të diskutuar veprimet e ardhshme të “luftës” së tyre virtuale kundër censurës dhe përdorimit të copyright-it në internet. Çmenduria e tyre e fundit quhet operacioni “Payback”, që pak ditë më parë goditi sajtet e “Mastercard”, “Visa”, “Amazon” e “Paypal”: të gjitha kompani që kanë bllokuar transaksionet financiare në favor të sajtin të Julian Assange. “Bank of America” sapo ka diskutuar se do të bëjë të njëjtën gjë, dhe në sheshin virtual të hakerave kanë nisur diskutimet për t’u hakmarrë.

Do të sulmoni “Bank of America”?

Nuk është marrë ende një vendim. Gjithçka është e mundur.

Si zgjidhet veprimi që do ndërmerret?

Propozohet nga dikush në forumin kryesor, ku diskutojmë të gjithë së bashku. Pastaj një grup më i kufizuar, i përbërë nga më të zotët, vlerëson nëse teknikisht është diçka që mund të kryhet: jo të gjitha sajtet mund të sulmohen lehtësisht. Por, ky nuk është një vendim i organizatës: secili në fund të fundit është i lirë të bëjë atë çka do. Bashkohen për të sulmuar, ata që ndajnë të njëjtën ide.

Dukeni të mirëorganizuar në atë që bëni?

Për disa pika po, për disa të tjera jo. Anëtarët veprojnë si një mendje e vetme, edhe pse janë në vende të ndryshme. Le të themi se nuk jemi të organizuar “ashpërsisht”. Secili bën atë që do: ka nga ata që drejtojnë diskutimet, që administrojnë serverët, dikush koordinon e dikush bën sulmet “DDoS".

Si koordinohen sulmet?

Në fillim bihet dakord për orarin, dhe fiks në atë orë përhapim zjarr me spamet.

Ka edhe nga ata që vënë në dispozicion kompjuterët e tyre për këto operacione?

Shumë përdorin një program që mund të azhurnohet dhe komandohet në distancë, por jo të gjithë përdorin këtë metodë.

Cila është fjala e duhur për të përcaktuar anëtarët e “Anonymous”? Mos ndoshta, aktivistë politikë?

Mendoj se është një përkufizim i zbatueshëm për shumë prej nesh.

Është mirë të quheni "hacktivistë"?

Nuk më pëlqen parashtesa "hack". Anëtarët nuk janë hakera në kuptimin që njerëzit i japin kësaj fjale. Hakerat janë njerëz me njohje dhe kompetenca sociale. Pjesa më e madhe e jona nuk ka shumë kompetenca informatike. ‘Loic’ (software që përdorin për sulmet ‘DDos’) është një program i thjeshtë.

Sa anëtarë jeni gjithsej?

Ka njerëz që vijnë dhe ikin. Maksimumi u arrit disa ditë më parë, dhe ishte 7841. Në këtë moment që flasim jemi 559.

Që kur shpërtheu çështja e “Wikilekas”, sa keni shkuar?

Nuk e di, shumë fare. Nuk kishim kapacitet të mjaftueshëm në rrjet për të përballuar të gjithë përdoruesit. Megjithatë, “Anonymous” do të “rritet” aq sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivat e tij.

Cilat janë?

Të ndalojmë censurën në internet, të ndryshojmë ligjin e vjetër për copyright, të mbështesim lirinë e qarkullimit të informacioneve dhe të gjithë ata që e reklamojnë.

Ju doni të bëni atë që kërkon edhe Julian Assange. Deri kur do të zgjasë operacioni për mbrojtjen e “Wikileaks”?

Deri kur qeveritë që e akuzojnë do të hedhin poshtë të gjitha akuzat e padrejta për të. Gjithsesi, ky është vetëm opinioni im.

Nëse SHBA-ja do ta akuzojë për konspiracion, mund të sulmoni edhe Departamentin Amerikan të Shtetit?

Nuk ka asgjë të shenjtë për “Anonymous".

Keni kontakte me ata të “Wikileaks”?

Personalisht jo, por jam i bindur se mes nesh ka persona që janë të “Wikileaks".

“Anonymous” lufton për qarkullimin e lirë të informacioneve, por bazohet tek sekretet. Nuk jep asnjë informacion për anëtarët e tij.

Nuk është kontradiktore kjo?

Me thënë të drejtën, nuk kemi informacione për askënd.

Po ti ku gjendesh?

Mund t’ju them se IP-ja ime thotë Zvicër.

Prej sa kohësh je pjesë e “Anonymous”?

Nuk e di.

Mund të jem nga 12 e lart. Zgjidheni vetë.

Je student? Punon?

Bëj atë që mundem dhe jam i lumtur që i kushtoj shumë kohë këtij aktiviteti, rreth 20 orë në ditë. Pastaj fle.

Ke takuar ndonjëherë personalisht ndonjë anëtar të “Anonymous”?

Jo, kurrë. Më fal, por duhet të shkoj tani.

E çfarë do të bësh?

Ka disa probleme me serverin. Pastaj do të shoh nëse gjithçka funksionon ashtu si duhet. Mirupafshim.

(Shqip)


Postuar nga lule datë 10 Shkurt 2011 - 13:53:

Egjipt, dy të vdekur nga përleshjet!

Nga përplasjet mes protestuesve, që kërkojnë largimin e Presidenti, Mubarak dhe policisë kanë mbetur të vdekur dy persona. Lajmin bëhet i ditur nga televizioni shtetëror egjiptian.

Protestat në Egjipt kanë hyrë në ditën e 16 dhe pavarësisht nisjes së bisedimeve mes qeverisë dhe përfaqësuesve të opozitës, situata nuk është qetësuar.
Protestuesit, që vijojnë të qëndrojnë prej tre javësh në sheshin qendror të Kajros janë shprehur të vendosur se nuk do të largohen prej andej nëse Mubaraku nuk jep dorëheqjen. Protestuesi gjithashtu kanë bllokuar hyrjen e parlamentit.

Shekulli.


Postuar nga al74 datë 22 Shkurt 2011 - 23:35:

mijra te vrare ne Libi

Diktatori i Libisë, Muammar Gaddafi, në një deklaratë emocionale të përfunduar pak më parë, theksoi se nuk ka ndërmend të largohet, se ushtria do të ndërmarrë nesër një ofensivë totale dhe se mbështetësit e tij do të armatosen.
Në atë që ishte deklarata e parë e gjatë e Gaddafi-t që prej fillimit të revolucionit, koloneli, duke mbajtur në dorë një kod penal, theksoi me tone të ashpra se të gjithë ata që do të përpiqen të rrëzojnë rendin kushtetures, do të ekzekutohen.

”Të gjithë ata që do të përpiqen të rrëzojnë shtetin me dhunë, do të ekzekutohen. Të gjithë ata që duan të krijojnë një luftë civile, do të ekzekutohen. Të gjithë ata që vrasin, do të ekzekutohen.

Të gjithë ata që djegin dhe plaçikisin do të ekzekutohen. Të gjithë ata që do të tradhëtojnë vendin, do të ekzekutohen. Të gjithë ata që do t’i shërbejnë Djallit, do të ekzekutohen. Lexoni ligjin dhe kushtetutën, që parashikojnë ekzekutimin për të gjithë ata që kryejnë këto krime”, deklaroi Gaddafi, me një ton të prerë, hera herës duke bërtitur.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkatërruan dhe vranë banorët e Faluxhës (Irak), sepse sipas tyre aty ndodheshin disa terroristë. Me mijëra civilë u vranë, bomba shpërthyen gjithandej.

Luftëtarët amerikanë vranë banorët e Bagdadit, në emër të al-Kaidës kanë vrarë me qindra mijëra civilë në Irak e Afganistan. Shikoni Izrealin në Palestinë, edhe ata vrasin me tanqe e avionë njerëz të pafajshëm.

Shikoni se çfarë po ndodh. Somali, Irak, të gjithë ata që shkatërruan këto vende, kanë ardhur këtu, nëpërmjet bandave të sponsorizuara prej tyre dhe duan të shkatërrojnë Libinë. Duan të bëjnë Bengazin si Falluxhën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që situata të mos qetësohet, në mënyrë që të vijnë këtu dhe të pushtojnë Libinë.

Që sot, të gjithë të rinjtë, me përjashtim të atyre që drogohen dhe i shërbejnë si kurva interesave të huaj, duhet të bashkohen dhe të krijojnë komitetet e mbrojtjes kombëtare. Duhet të mbajnë shenja në supe, që të thonë se janë nga siguria popullore. Këta të rinj, që nesër duhet të paraqiten në autoritetet ushtarake dhe të armatosen.

Ata do të marrin pozicione në ushtri. Komitetet popullore do të mbrojnë institicionet, portet, aeroportet, minierat dhe fushat e naftës, gratë dhe vajzat. Ky është një revolucion, një revolucion popullor, i drejtuar prej meje.

Do t’i tregojmë banditëve se çfarë do të thotë revolucion popullor. Komitetet do të tregojnë se cila është forca e vërtetë e këtij populli, që do të shtypë dhe do të shkatërrojë ato banda që tani kanë filluar të përdhunojnë dhe të vrasin njerëzit në shtëpitë e tyre”.
Tonet tepër të ashpra të Gaddafi-t, vazhduan: “Një administratë e re do të vendoset, bashki të reja, autoritete të reja, të cilat do të drejtojnë vendin në këto kushte të reja.

Nuk do të lejojmë kurrë që këtë vend, interesa të ndyra t'a shndërrojnë në një Irak apo Afganistan të ri. Unë jam i gatshëm të vdes në krye të këtij revolucioni si një martir, por nuk do të lejoj me asnjë kusht që banditët të shkatërrojnë gjithçka që ne kemi ndërtuar me kaq mund dhe djersë”.

Sipas rrjeteve ndërkombëtare, Gaddafi ishte duke folur nga bunkeri i tij në Tripoli. Më shumë se 300 persona kanë humbur deri tani jetën në përballjet me ushtrinë dhe forcat e policisë, por opozita flet për më shumë se 500.

Trupa të personave të vrarë u lanë të dergjen sot në rrugët e Tripolit, në atë që u konsiderua nga mediat e huaja si një përpjekje e kolonelit për të trembur protestuesit.

Sipas korrespondentit të BBC-së, koloneli duket tërësisht i shkëputur nga realiteti i ngjarjeve në Libi.

T.Ch.


Postuar nga Fajtori datë 23 Shkurt 2011 - 00:29:

Shoku i Berluskonit ky. E priti me nderime te medha legeni italian. Me ne fund po fillojne te bien dallkauket qe mbeshtesin njeri tjetrin.


Postuar nga al74 datë 23 Shkurt 2011 - 01:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shoku i Berluskonit ky. E priti me nderime te medha legeni italian. Me ne fund po fillojne te bien dallkauket qe mbeshtesin njeri tjetrin.

ktu behet loja e veshtire per te gjithe Europen. mos harrojme edhe aksidentin diplomatik me Zvicren. uhhh c'ben paraja!!!


Postuar nga AndreaPirelli datë 23 Shkurt 2011 - 02:50:

Ky toci zoteron 7% te aksioneve te Juves ............... Ikem per lesh fare ........................ .


Postuar nga Fajtori datë 23 Shkurt 2011 - 11:58:

Citim:
Po citoj ato që tha AndreaPirelli
Ky toci zoteron 7% te aksioneve te Juves ............... Ikem per lesh fare ........................ .


Libia digjet, Turlli krihet


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 115 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.