Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 23 Nëntor 2005 - 23:08:

Ditet e mia pa ty...

Me jep nje frymarje ta kem timen e me energjin e saj te pertyp ditet e pritjes tende, me jep nje cast ku me zjarrin e nje puthje te grisur te arnojm dihatjet e shpirit te etur per ty. Tani pritja ka nje emer , tani pritja ka nje cast ku ideja e kohes nuk egziston dhe ne ato caste vet zoti kerkon te rrembej silueten e imazhit tend si klithem e nje casti mistik.Vet pritja kerkon te burgos brengen e nje vuajtje me mashtrime duke fluturuar neper imagjinat duke kafshuar puthje endrrash dhe perseri duke arnuar dihatje te klithjes se shpirtit.Boll... tashme asgje nuk eshte me e rendesishme se vibrimi i zerit te tend ne labirintet e mendjes time, asgje seshte me e rendesishme se...hem me mire heshtje, kohes do ti tregojm se kurthet qe ajo mbart do ti japim nje kuptim ashtu si edhe pritjes ashtu si edhe ty. Cdo gje ka nje emer...askushin e njeh e panjohura , ajo qe nuk njoh eshte se cfar ka ne perandorin e zemres tende , nese me ke xhan , ta ndjen apo me do ... Asnje nga keto te treja... e dija.


Keto ti kisha thene dite me pare, sot jam akoma me keq. Kete teme po e hap per ty megjithse nuk e meriton...


Postuar nga diabolic datë 23 Nëntor 2005 - 23:12:

06/11/2005 fjalet e mia

Ketu rutina e cdo casti pa ty te vret pak nga pak, ketu ku cdo gje duhet te jete e qete eshte kaq frenetike kaq absurde. Apo ndoshta jam une absurd , ndoshta jam une qe nuk di se si te sillem me ty , me vetveten , me te tjeret . Mos u cudit per ato qe po te them , ndoshta ehte nje nga ato momentet ku mua me kap melankolia, seroziteti xhelozia... nuk e di. Asgje tani nuk arrij te llogjikoj , ndoshta edhe keto qe po them nuk jan ato qe une dua te them por jan ato qe une ndiej te them.Nejse jam shume konfuz, jam shume i cuditshem , po cuditem edhe une me veteveten... Ndoshta po te lodh me ato qe te them , ndoshta se di... Ndoshta ajo qe me cmend eshte qe te pranoj qe ti sme do as sa gjysma e asaj qe te dua une , ndoshta. E gjith bota ime eshte mbushur me ndoshta , me pyetje qe nuk i jap dot pergjigje , me pergjigje qe une i di por perseri NDOSHTA nuk arrij ti kuptoj ose me sakte ti pranoj. Me mire mos te vazhdoj ... eshte me mire per mua. aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa nejse ishte tjesht nje moment nervash (ishte me mire mos ta shkruaja ) ika den ika, hem sa e veshtir qenka... nejse .


Postuar nga diabolic datë 23 Nëntor 2005 - 23:31:

Nuk e di , tashme i vetmi ngushellim imi eshte...hem jo ska asnje ngushellim. Po vuaj , dhe ta pranoj eshte e veshtire per mua, aq me shume te them se vuaj per ty, se nuk ka cast ne te cilin une nuk fluturoj me imagjinat duke menduar per ty dhe duke te dedikuar cdo fraksion casti , cdo rrahje zemre, cdo dihatje shpirti.Te pres ty te vish , po ti spo vjen dhe ankthin e cdo pritje e jetoj sikur te ishte nje shekull.Po degjoj te njejten kenge dhjetra here duke u perpjekur te imagjinoj se cfar po ben ti tani , duke u perpjekur te vras tundimin e te folurit me ty.O zot sa e urrej kete moment kur dua ... dhe sdua asgje.Kur dua por smundem.Perse, perse... Tani duhet te numuroj ditet si i burgosuri i dashurise, sot nje dite , neser nje tjeter, e keshtu me rradhe ditet e mia pa ty. Me mungon dicka e imja , me mungon ti...ok ok nuk duhet te bej keshtu, e shikon nuk kam as guximin te ti shkruaj ty keto rreshta.Nejse me mire keshtu. kaq per sot, une jam gjithmon ne ankthin e nje telefonate tenden qe te me thote... hem asgje asgje me mire keshtu.Ika_______________-


Postuar nga diabolic datë 23 Nëntor 2005 - 23:41:

Heshtja jote me vrau me shume se fjalet e pathena.Perse duhet te vente gjithcka ne djall ashtu si shkoi, perse?Ja nje dite pa ty me duket si nje shekull,por jo smundem me duhet ta kaperdi deshiren per te te pare , per te folur me ty. Smundem me ... as nuk flas dot tani , per ty humba buzqeshjen, humba vetveten dhe tani skam asgje , as ty, as veten ,asgje.Hem lere fare Den, lere fare nuk flas dot mesa duket edhe fjalet mi paske mare.nuk mundem...



Keto fjale i kam shkruar tek tema (PER TY QE NUK E DITE KURRE SA TE DESHA)por ti e di , neejse me mire te jene ketu ne ditet e mia pa ty...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Nëntor 2005 - 01:08:

Post november 23/2005-usa.

...S`e di se kur do vije fundi i diteve te dashurise sone.Kaloi shume kohe dhe
serish te ndjej sic te ndjeva te paren here;-plot me force dashurie,plot me
force zemre dhe shpirti!
Ti je mbeshtjelle ne ditet e mia,sikurse rrobat e trupit qe nuk rrihet pa to!
Dimri me ka marre me te keq, dhe jam griposur rende-por kam me cfare te permbush diten time;-pasi i flas shpirtit tim,-ku brenda tij je Vetem TI!!!
E keshtu qetesohet pak kollitja ime e njomesht me lengje kujtese!


Postuar nga diabolic datë 24 Nëntor 2005 - 20:25:

Asnjeher nuk me ka pelqyer te pi cigare, qe kur te njoha ty me eshte bere miku im me i ngusht bashke me celularin te cilin e shikojcdo cast ne pritjen e nje telefonati nga ti. Po e di ty as qe ta ndjen fare , me mire keshtu, me mire keshtu... Sot dita nisi me ndryshe , perseri pa ty, perseri njelloj, me kete boshllek brenda meje qe me gerryen , me vret , me cmend. Akoma ste kam , nuk e di se sido te jete reagimi im kur te te shoh , nese do te behem me keq sesa jam , nese do te me bej te jem ashtu si duhet te isha gjithmon . Urrej cdo gje tashme , vetem nata me ngushellon , vetem kur endrrat vijn e me ngushellojn nga pak duke bere qe ne ato pak ore ti te jesh imja.Jam bere i padurueshem, tani nuk duroj dot as lekuren time jo me te tjeret.Edhe kur jam me te tjeret me duket sikur jam vetem, buzeqesh se duhet bere, jo se me vjen per te qeshur.Tani e di qe te gjith fajin e kam une, une fajtori pa faj , qe me arsyen e mos arsyes vrisja pak nga pak vetveten, bluaja grimca drite ne terrin e dickaje qe shihja vetem une . O zot sa i marr qe jam, edhe copezat e thyera te ketyre diteve nese i bej bashk reflektojn imazhin tend.Tymi i cigares qe djeg me verbon syte , endrat me mungojn, ditet jan te mbushura me iluzione vrasese. Une xhelat i vetvetes...


Postuar nga diabolic datë 24 Nëntor 2005 - 21:08:

Perse sme le te qete ndjenje e mallkuar , qe po me brene edhe kockat, e pastaj ashtu si qeni kocken e hedh tutje shpirtin tim e hedh tutje si dicka pa vlere.Zhdukuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu...


Postuar nga diabolic datë 25 Nëntor 2005 - 00:24:

Sot arrita kulmin e cmenduris time. E di nuk duhet te kisha folur me ty, u deha nga tundimi, faji im e di...Ti si gjithmon je ti, ajo qe me ben te qesh e qe me ben te cmendem,jo lotet nuk ti fal ato jan vetem per nenen time .Nuk isha ndier aq i inatosur sa sot te betohem, aq konfuz, aq kot.Tashme une bredh rrugeve me vetmin, e kam si hajmali kujtoj se do me sjelli fat , ose te pakten sdo te me sjelli asgje vec kujtimit tend qe me ndjek nga pas . O zot sa te kam share sot, e di nuk e meriton , por smundesha, duhet ta nxirrja dufin .Brenda meje eshte nje humner qe klith emrin tend cdo cast, e brenda saj jeton nje ndjenje qe une une tentoj ta vras ,por ajo me mposht, e perseri tentoj e tentoj ,por smundem. Ti kerkon te jem ashtu si do ti, ti kerkon te vras nje pjes timen e cila me mban gjall. Cdeshe ti qe hyre ne arteriet e zemres time e tani kerkon te dalesh pa lene gjurme.Ja ku e keni ujkun (VRITENI)


Postuar nga diabolic datë 25 Nëntor 2005 - 00:40:

Sot me the se une mbytem ne nje pike uje?!E vertete, por harrove qe ishe ti ajo qe me bere te jetoj ne nje pik uje e qe me kthetra egoizmi ma more frymen .Ok ok tashme njoha dicka qe nuk e njihja...gezohem lartmadheria juaj ,e di me duhej nje mesim i mire, por perse nga ti?Me te vertet e meriton ti te jesh lajkmotivi i jetes time ? Hem kam frike se jo ...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 25 Nëntor 2005 - 03:26:

Exclamation november 24 /2005- "Thanksgiving Day"

E pse jo?!
Ndersa une numeroj dhe sekondat qe na ndajne,qofte te hidherimit tone
apo te lumturise sone!-Edhe ti ben pjese ne cdo qelize timen,-merr fryme
ne te njejtin mendim dhe hidherohesh po me te njejtin zemerim sikurse dhe une i dashur!
Desha te ndal te te veshtroja serish,-por ishte vetem nje enderr imazhi YT!
Ti ike,qeshje me ze...-ndersa une klithja e klithja nga mosfuqia te ndaloja
enderren, te ndaloja imazhin tend fotozhenik!Te ndaloja shikimin tend te pergjumur,-diku ne qeline e enderrave te Dashurise sone te Paemer!
Kurre s`pata forcen te te urreja, ndonse vetveten shpeshhere kam urryer
per dobesine e ndjenjes qe ushqej per TY!
Ty te kam ruajtur te paprekur ne kujtesen time;-si nje Engjell Krahebardhe
tek u buzeqesh diteve te mia te pafundme...Serish nje dite pa Ty...e sa te tjera ne vazhdim...!
-Te Dashuroj Shpirt, Te Dashuroj!Besome!


Postuar nga diabolic datë 25 Nëntor 2005 - 13:56:

...

Perse cdo mengjes duhet te zgjohem me imazhin e futyres tende te vizatuar ne retinen e syve te mi, me zerin tend qe endet ne dhomat e kujteses time, perse?Perse une cdo dite duhet te kaperdi vuajtjen me nga nje got trishtim, pastaj dy ,tre e keshtu me rradhe.E pastaj i dehur ta mbys trishtimin me lotet qe kurre slinden, por thjesht vdiqen pa lindur kurre .Te rroni vet...


Postuar nga diabolic datë 25 Nëntor 2005 - 13:59:

Me kujtohet kur me thoje ''çfar ke ti?! Ti me ke mua, cna duhen te tjeret ne '' E tani une ste kam as ty, as veten , as te tjeret...Hahahahahahaha po i kerkoj njemij here te fala vetes por ajo asnjehere nuk me kthen pergjigje. Sa e paskam vrare...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 25 Nëntor 2005 - 18:01:

Post

Miremengjesi Dita ime!
Te gjithe jemi te vrare shpirterisht,ashtu sic i vret syte drita femijes se porsalindur!
-Te gjithe dashurojme,-por jo me te njejten madheshti e respekt
per ndjenjat tona!-"Hajt se gjithcka do bahet mire Shpirt!"
E une prita te binte ndonje rrufe ne zemer,-por nuk me erdhi shigjeta
e ndjenjave te tua.Kot me thoje se ishe ketu.Ti S`ke bere asnje cap per
mua.Thjesht te pelqente te genjeje nje Shpirt te Dashuruar.Ndersa une te besoja.
Zemra ishte terbuar pas emrit tend,zerit dhe te qeshures tende
sa po pelcicja pak nga pak!
Kurre s`u takuam,-as do takohemi!Kurre s`u prekem,-as do prekemi!
Kurre s`u puthem ,-as do puthemi.Te tjerat as qe do mundem t`i fantazoj!
Ne fund vjen lajmi qe s`duhej te vinte...si nje zinxhir qe keputet rendeshem
ashtu u keput e gjithe qenia ime.
Ishte thjeshte nje fund i parapergatitur,-tani e kuptoj qellimin e trillimit tend
o Shpirti im!
Mos te kesh frike nga ndjenjat e mia!TI kurre s`i dashurove pastertisht!
Mos ki frike nga fjalet e mia Shpirti im!Ti kurre s`e besove se flisja dhe me Veten per TY...
POr,-iku dhe ky mendim ;-ndonse zgjohem serish me te njejtin emen ne tru,ne shpirt dhe ne zemer.Ti u bere serish sot,thjeshte Dita ime...


Postuar nga diabolic datë 25 Nëntor 2005 - 19:32:

Sa ftohte qe ben sot, por nuk eshte bora qe mbulon catit e ketij qyteti por eshte ftohtesia jote qe ben gjithcka te zymte. Edhe gjethet qe bien peshperisin emrin tend, rrugicave ku ne bridhnim pa kuptuar gjej copeza kujtimesh qe ne i kishim harruar dikur.Nuk e di kjo plag ka filluar te me behet me keq , se di cfar doktorri e mer persiper kete operacion kaq delikat , shpresoj te mos me thone qe nuk kam shpetim. Sa me shume mendohem aq me shume i bej keq vetes sikur te isha mazokist e te me pelqente dhimbja.Ej djalli ta marr perse Morfeu endrrat mi ktheu ne makth dhe pranveren e endrave ma ktheu ne dimer iluzionesh vrasese. Sa ftohte qe ben sot ... Ku je, po te pres, vetem ti me ngroh shpirtin.


Postuar nga diabolic datë 25 Nëntor 2005 - 23:28:

E di qe po te humb pak nga pak, e di. Nuk eshte fondamentale te jesh ti ne jeten time , rendesi ka qe qe une te jem perseri une , pa ndryshime. Ti edhe sepse te doja ma quajte nje faj , a eshte faj te duash dike ?Kete vetem ti ma mesove, te betohem qe nuk e dija.Tani e kuptoj qe nuk me mungojn miqt , ata kan qen gjthmon me mua, megjthse une i mbushja ditet me ty ashtu si mushkerit me ajer se kujtoja se ajri im ishe ti.Gabohesha.Por perseri nuk jam i qet, me duket sikur te kam lene ne balt ,e luftoj me veten ashtu si me ndjenjen, ashtu si me boten.Hej zot ?!Ditet e mia ecin kuturu drejt se panjohures pa arsye , pa shkak duke thyer iluzione e duke vrare endrra.Po ja pi gjakun ketij shpirti si vampir, por jo nuk e le te vdes, do ta bej ashtu si veten (MBRET te ERRESIRES)


Postuar nga diabolic datë 26 Nëntor 2005 - 01:40:

O zot sa te urrej ne kete moment, nuk e prisja te betohem. Mund te me thoje gjithcka dhe une sdo te behesha ky qe jam.Hem bravo , te lumte , jam me te vertet ashtu si kujtoja, thjesht loder ne doren tende.Te urrej , te urrej, te urrej, te urrej, te urrej...


Postuar nga diabolic datë 26 Nëntor 2005 - 04:28:

Me fal shpirt me fal, e di qe gaboj , por ndonjeher smundem te mos jem vetvetja edhe ne te keqiat.Nuk te urrej aspak e ti e di kete, te dua shpirti im...Naten ylli


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 26 Nëntor 2005 - 22:07:

Post

Miremengjesi Dielli im i Fshehur pas reve te debores se pare!
S`e kisha pare kurre me pare ne jeten time(ose s`ia kisha vene mendjen qiellit);
nje Cope Diell i vogel,si nje top i bardhe debore, qe me vriste shikimin
gjysem ore me pare ne oborr!
U cudita dhe pyeta veten:"-Ku eshte dielli?!"
...-"Ne shpirtin tend cfare fsheh?!Mos valle nje Diell te Dyte?!"
-me foli nje ze brenda meje...
Ula shikimin drejt portes se hekurt dhe hyra serish brenda!!!


Postuar nga diabolic datë 27 Nëntor 2005 - 01:14:

Ne keto momente dita ime je ti , dita ime me ty , pa ty.Por perseri se di, ne eshte drite apo eshte erresire , syte e mi jan te verber nuk e perceptojn dot .Se di se si ndiem, nuk i jap dot nje shpjegim gjithckaje qe ndodh.Eshte me mire qe te iki , nuk e di se cfar mund te them ne keto caste.Nuk e di se cduhet te bej ne keto caste, nuk di me asgje ... Nuk di me asgje.


Postuar nga diabolic datë 27 Nëntor 2005 - 02:39:

Mbyll syte e me shfaqesh ti. Te lutem lerme te pakten te fle gjume i qete, megjthse e di qe do te te takoj endrrash , ashtu vjedhurazi pa na pare askush. Nuk do te lodhesha kurre duke te pare ne sy , duke te te puthur, duke i bertitur botes se te dua me shume se kurre. Lerme te lutem , shihemi endrrash...Naten


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 27 Nëntor 2005 - 04:42:

Post

Kete pasdite u zgjova nga enderra me TY.Kisha qare ne gjume.
Isha mpire ne krahun e majte.Shtriva paksa kembet te ndjeja mpirjen e trupit.
Gjithmone ne enderra me TY.S`me vjen aspak cudi.Jam une qe te shnderrova ne enderr!
Jam une qe i lutem perendise, te te shoh sepaku ne enderr!
Me je bere obsesion.Me je bere shtrengim truri!Me je bere qelize gjaku!
"Ti me kishe marre duart e mia te bardha dhe me thoje:-Shpirt!
Sa te njoma i ke duart!Dhe me shikoje ne sy!Me puthje buzet lehtazi,
lotet, veshtrimin tim,zerin tim...dhe me premtove
se do Jetonim Perjetesisht Sebashku!Une vetem qaja..."

S`kisha force te te humbja as ne enderr!Te dashuroja Fryma ime!
Te enderroja!
Tani e di pse jam c`orientuar.une sepaku e di.Te tjeret jo!
As qe do ua them!-Me vjen keq tek i shoh te vuajne per shnderrimin tim mendor,
-por s`dua t`i lendoj!Me vjen keq t`i lendoj me shume!
Jetojne me mua.Ushqehen me mua!
Flene ne nje shtepi me mua.Ndersa une,-serish me TY ne enderrat e Dites dhe te Nates.
Me ke pushtuar mjaft bukur Shpirti im!Ne heshtje,pa asnje detyrim!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 27 Nëntor 2005 - 06:42:


Mesnate!
Rruga me duket sikur i flet vetmise time me nje ze te zbehur dhe te larget, sikur erresira e kesaj nate vjeshte.
Degjohen vetem kujtimet ,qe mbyllur perjete ne me te bukuren pjese te zemres time, mundohen ta thyejne sadopak trishtimin.
-Ja ku jam!
I vetem!
Pergjumesh!
Duke i dhene makines si i cmendur ne rrugen e ngrire.
Ajo si duket e ndien dhimbjen qe kam ne shpirt,dhe i bindet symbyllazi cdo veprim timit.
Sapo i ngjitem qafes se Petrovacit , ndaloj makinen dhe dal perjashta ne eren e ftohte.
Eshte nate e kthjellet!
Diku shum larg dallohen dritat e qytetit(Shkodres)
Gjthcka eshte e ftohte dhe ne sintoni te plote me shpirtin tim.

Debora nen kembet e mia me duket sikur thote!
Mos ik,qendro me mua.
-I dua ndjenjat e tua qe te kane ngrire ne shpirt,e dua zemren tende te akullt,e dua lotin tend te vrare nga dashuria, shtriju ne gjirin tim te ftohte dhe shuaje mallin qe ke ne zemer.

Me shikimin e mjegullt nga lotet pa pergjigje, dhe i lodhur nga nga pagjumesia u mbeshteta ne trungun e nje peme dhe mbylla syte.
Po-Po mendoja tek po humbisja ne te ftohtit e nates,vetem debora mund ta shuaj mallin qe ma pervelon zemren.
Nje ndjesi e cuditshme po me mbeshtillte trupin dhe mendimet.
Nuk arrija te kuptoja se flija apo kisha humbur ndjenjat,hapa syte me mundim per te shikuar per te fundit here erresiren qe me mbeshtillte,por si per cudi mu duk se degjova nje ze!

Kthehu ne shtepi,
kthehuuuuuuu te lutemmmmmmmmmmm.
Kthehuuuuu
-Ishin dritat e qytetit tim qe me therrisnin
U ngrita duke mallkuar zemren time te pa fat dhe deboren qe nuk e mbajti premtimin.
Ndeza makinen dhe u nisa drejt fatit tim,
drejt qytetit tim.


pjese nga romani "Dashuri Vrasese" qe po shkruaj kohet e fundit


Postuar nga diabolic datë 27 Nëntor 2005 - 15:32:

Sa here une veten pyes se kush je ti per mua, ajo ka frike te me pergjigjet. Sa here une vetes i kam thene se une une te ty dua , ajo ka qeshur marrezisht me mua.Sa here une veten pyes perse qesh me mua , vetja ime ka filluar te qaj...Sa here kujtoj qe ndjenjen ja kam prezantuar une vetes , ndiem ne faj.Ndiem ne faj.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 27 Nëntor 2005 - 20:03:

Post

-E zemeruar me veten u zgjova kete mengjes.Ora eshte 10" fiks.
Kerkova te lexoja dicka tenden,vetem nje titull romani pashe,-asgje te re!
Sepaku nje perqafim te shkruar kerkoja!S`ka gje Shpirti im!
Mjafton qe kam ke te kujtoj!

Diten e mire Fryma ime!Po dal per pak!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 27 Nëntor 2005 - 22:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
-E zemeruar me veten u zgjova kete mengjes.Ora eshte 10" fiks.
Kerkova te lexoja dicka tenden,vetem nje titull romani pashe,-asgje te re!
Sepaku nje perqafim te shkruar kerkoja!S`ka gje Shpirti im!
Mjafton qe kam ke te kujtoj!

Diten e mire Fryma ime!Po dal per pak!




Te perqafooooooooooooooooooooooooj
foooooooooooooooorrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrt
ahahahahhahahahaha se po me nin kojshia tu bertit.
Me ka marre malli per ty zemra e vogel .


Postuar nga diabolic datë 28 Nëntor 2005 - 00:37:

Imagjinoj nje shtepi te madhe buze detit, rrethuar perreth nga kodrat mbushur me ullinj qe ngjajn si varse perlash.Imagjinoj nje kopesht te madh perpara shtepis te mbushur me trandafila e tulipan te cilat ti i do aq shume, e me palmat e gjata qe bejn hije mbi shtepin tone. Imagjinoj ne te dy , dore per dore buze detit duke shetitur e duke i premtuar njeri tjetrit se do te dukemi deri ne perjetesi. Imagjinoj sikur mbi rere te vizatojm emrat tane dhe valet e detit te na i marin per te na ber pjese te detit , ene do ti shkruajm emrat perseri , e perseri. Imagjinoj sikur... Sa i hidhur eshte realiteti, ne te nuk ka vend per imagjinata te poetve te deshtuar...


Postuar nga diabolic datë 28 Nëntor 2005 - 01:10:

Tani jam une mbreti i intigave, ai qe ngatarron githcka, veten , ty dhe te tjeret.Tani jam une ai qe pas kraheve thur kurthe, ben prapaskena , ben cmos qe te gjitha te shkojn sipas interesit tim.Jam une, po jam une ai qe duhet kryqezuar, jam une ai qe te miren e kthej ne te keqe , e lulet e marra i kthej ne gure prapa shpine.Jam une ai qe sjam, ai qe se dija qe isha , ai qe ma mesove ti se isha .Nese jam keshtu duhet qe dikush te me prezantoj me veten.Nese jam keshtu duhet ta mar antipati veten ... Por?! Nese jam keshtu me te vertet?!


Postuar nga diabolic datë 28 Nëntor 2005 - 16:23:

Endem diteve te mia si fantazem , pa e ditur kush jam e cfar bej. Endem midis lodhjes dhe deshperimit duke ndjekur gjurmet e pasionit te humbur , e dashurise se braktisur , jetime e vetvetes.Endem , endem si dallendyshe qe nuk gjen dot rrugen e kthimit. Sa e veshtire rruga per ne shtepi...


Postuar nga diabolic datë 29 Nëntor 2005 - 02:01:

Se di kush e ka shkruar fatin tone, se di.Ne aktor te cilet se dime skenarin, se njohim regjizorin.Kush djallin ka pasur idene qe mua te me bej te bie ne dashuri me ty, kush djallin e ka pasur.Ne ditet e mia pa ty pritja qeshte duke qare, si arlekino i fatit qe e priste, tragji-komedi e vetvetes.Naten e mire shpirti im i humbur, shpresa ime e thyer, endrra ime...


Postuar nga diabolic datë 29 Nëntor 2005 - 02:45:

O zot sa te dua , e cdo cast imazhi yt me tundon te jem ai qe jam , thjesht i dashuruar marrezisht pas teje.Cdo cast ditet e mia me ofrojne copeza puthjesh qe peshperisin emrin tend. Cdo cast ditet e mia me klithin se ne shpirtin tend ka kulte dashurie qe une duhet te falem, e pikerisht ty duhet te te kthej ne ikon te jetes time duke kryqezuar lajkmotive vuajtjesh e vegime pritjesh.Cdo cast ditet e mia pa ty me kujtojn se ti i jep kuptim gjithckaje, edhe vjeshtes se diteve te zymta, edhe shiut qe lotet fsheh,edhe puthjeve te pritura deri ne perendime agimesh.Cdo cast i diteve te mia pa ty te dua me shume se kurre...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 29 Nëntor 2005 - 02:59:

Post

...Mirembrema Cast Frymemarrjeje!
...Mirembrema Cast i Dites Sime!
Iu shmanga tundimit per gjume, si zakonisht pasditeve te vetmuara
dhe vendosa te ndaj kete cast serish me TY Shpirti IM!
Ora 5" pasdite.Nje zile ore degjohet diku neper shtepi.Qetesi.Nje porte qe hapet,
dy te qeshura qe nxitojne shkalleve dhe une perballe tyre.
-Mirembrema Helga!
-Mirembrema!
Ata ngjiten lart,ashtu te qeshur;ndersa une ngrire ketu perballe ketij casti
vetmie.
Dua te ndaj cdo gje me TY Shpirti IM!Qofte dhe nje psheretime,por s`arrij!
S`e perballoj dot vuajtjen qe me sjell ky cast-duke perfunduar dhe kete dite pa TY!Pa zerin Tend,pa te Qeshuren Tende...
Me duhet te mesohem,-ndryshe do bej ndonje cmenduri!
Mbase gaboj qe te rrefehem kaq qartesisht,-mbase gaboj...-ku i dihet Fryma Ime??!!

...


Postuar nga diabolic datë 29 Nëntor 2005 - 21:18:

Se di nese ky shi do te ma shuaj etjen qe kam per ty , vetem prezenca jote do ta ngopte kete kohe te zymte e te zbrazur pa ty.Rruges se pafundme te dashurise gjeta gjurmet e lena nga aroma e lekures tende si jehon e dashurive te humbura.Zerat e engjejve me tregojne rrugen per ne perandorin e trishtimin , ku kumbimi i zerit tend engjell mbret i engjejve cjerr klithjen e cdo casti vrases pa ty.Me mire te mbyll syte e te jetoj ne iluzione endrrash, perpara se te vras dhe ate qe me ka mbetur ...shpresen.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 29 Nëntor 2005 - 22:39:

Post

Ky mbeti stacioni i fundit per te ndare sebashku heshtjen e nje ndjenje
te pafundme!
Ky stacion ,-qe rrallehere takohemi.
Sec kam brenda ne shpirt!Dua t`i jap fund kujteses.T`i jap fund heshtjes.
Mire bere qe s`me besove numerin tend te shtepise, -kushedi!
Do kisha bere ndonje telefonate ne mesnate, dhe do Ju zgjoja me potere!
Me mire keshtu.Ne heshtje te thate.Ti mendon bukur, je i zgjuar!
Ndersa mua me sherben kjo zgjuarsia jote qe te vjedh te ardhmen time!
Perse mos ta bej?!-Besim tek askush.As tek Ti Shpirti im!
...Perseri dite.Ere e ngrohte qe paralajmeron shi te imet.
Do kthehem pas disa oreve te hedh copezen e dites ne vazhdim.
Mire u pafshim zemer!-sot kujtesa ime qenka ftohur...


Postuar nga Cindi datë 29 Nëntor 2005 - 23:15:

Nuk e di se cfare ishin. E di qe ishin dy. U mundova te afrohesha dhe vertet ishin dy njerez qe putheshin e ndukeshin me pasion dhe afsh. Kalimtaret kalonin dhe shihnin kete dashuri kaq te eger, qe vetem bukuri nuk kishte. Ishin bere gjithe balte ne rrepiren e bregdetit dhe nuk donin te dinin se kush ishte prane. Mjaftonin vetem me ate qe dikush i shikonte dhe ishin ne gjendje te terhiqnin vemendjen e kalimtareve. Nuk mund te kuptoje qarte nese ishin te droguar apo te cmendur qe luanin me fantazine e dashurise. Megjithate te vinte keq kur i shikoje. TE MJERET peshperisnin te gjithe.


Postuar nga diabolic datë 30 Nëntor 2005 - 22:13:

vetem per ty...

Nuk e di nese kjo eshte e fundit pershendetje, nuk e di.Keto dite sdo te jem as ne ditet e mia pa ty.Nuk e di nese do te na afrojne telefonat , nese do te me afroje buzeqeshja dhe zeri yt.Nuk e di nese rruga ime do te kete nje kthim, nese une do te jem perseri ky qe jam e qe rrethanat nuk do te me detyrojne te jem ai qe nuk do te doja te isha.Por ta dish se te dua ashtu si nuk kam dashur kurre, ashtu si nuk do dua me kurre.Se nuk ka grimce sekonde te jetes time qe une nuk do ta dedikoj ty.Do te ta dedikoj ty heshtjen e cdo klithje, vuajtjen e perendimit te endrrave, puthjet e thyera ne agimin e cdo ndjenje.Nuk e di nese kjo eshte e fundit lamtumire, nuk e di...di vetem se te dua,o zot sa te dua.E te lutem me fal,nese ne cfardo rasti une te kam lenduar , te kam shqetsuar me marrezine dhe ndjenjen time , me fjalet , xhestet, intrrigat. Te lutem me fal une nuk do te te shqetesoj me , nuk do te te mare me ne telefon, nuk do te bej me si xheloz, nuk do te pyes me se cfar bene , ku je , me ke je?Ok ok po iki tani , me mire te hesht.Lamtumire shpirti im.Ika...



Per ty nga Adi...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 30 Nëntor 2005 - 22:19:

Question

...Sa here thame lamtumire, e perfunduam ne Mire u pafshim!
Sa here??!!!
Nuk do kthehem me te rishkruaj ditet e mia pa Ty, por te shkruaj ditet
qe me sjellin lumturine time te cfaredoshme!
Dikur do shteret dhe frymezimi i fjales,do thahen germat pas nje mendjeje
te shendoshe,-tek prekin pa deshire Kujtimet...
Ti s`ishe kurre Kujtimi im shpirt,-ti ishe vete Jeta ime!


Postuar nga diabolic datë 30 Nëntor 2005 - 23:36:

Tani jam pa ty e dashur
Dhe kam frike te hyje ne endrra
Se endrren une nga pak e vrava
Dhe tani kam frike se mos me vrasi endrra

Do te me gjesh e dashur ne ankthe pritjesh
Porsi dallandyshe qe ka humbur rrugen per ne shtepi
Ne rruget e deshperimit do endem si puthje klithjesh
Se rruga e deshperimit me dergon larg nga ti

Te dua...
Per engjellin tim vrases...


Postuar nga diabolic datë 05 Dhjetor 2005 - 19:42:

Dikush me tha se ajo qe ste vret te ben me te fort...A me te vertet une tani jam me i fort, apo realiteti me dha nje shuplake e cila me qartesoi idete.Nuk e di, di vetem se tani ndiem ndryshe megjithse ky boshllek me gerryen pak nga pak duke gjetur rrenajat e perandorise se trishtimit brenda meje.U ktheva perseri ketu, perseri nje hap mbrapa , perseri plaget e mia klithin emrin tend...


Postuar nga diabolic datë 09 Dhjetor 2005 - 21:11:

Sot 09/12/05 vdiq dicka brenda meje... Nuk pranohen ngushellime, lot e fjale. Ju lutem me lini te jetoj i qete ne boten e trishtimit tim.U lodha...


Postuar nga diabolic datë 11 Dhjetor 2005 - 21:56:

Nuk e di perse me duket sikur kam humbur nje pjese te jetes time, sikur po humb dicka qe sdo te mund ta kthej me pas. Nuk e di perse ndodhi ajo qe ndodhi dhe me ben te humbem me shume se sa jam humbur ne kete vorbull pa fillim e pa fund. Me duhet te mledh veten tani ,te kuptoj se ku jam se cfar po bej. Dua qe te gjej vetveten...tani me shume se kurre.


Postuar nga diabolic datë 12 Dhjetor 2005 - 15:46:

Kush e dinte qe gjerat do te ndryshonin kaq shume , ne te tille menyre.Askush ... Zhgenjimi valle kishte kaq deshire te me njihte ?! Nuk e di ,tashme flas percart, edhe ato pak gjera qe kisha te sigurta ne jete pak nga pak po me braktisin. Po une nuk mund te braktis vetveten pikerisht tani , tani qe jam ne udhekryq, tani ne rruge pa kthim. Kaq per sot, me shume nuk mundem...


Postuar nga diabolic datë 14 Dhjetor 2005 - 01:53:

Me ka marre malli... dhe gjurmet e tua mbi petale endrrash e bene me te embel helmin qe buzet e tua mi dhane si ikone te dashurise tone. Me ka marre malli...dhe hapat e tu trokasin mbi rrenojat e anfiteatrit te ndertuar mbi dashurin time te mekur.Me ka marr malli... dhe fjalet e pathena si jehon klithje me sjellin me afer teje... Me ka marre malli ... dhe ditet e mia pa ty thyen duke pertypur copeza shprese , ushqimi i vetem i shpirit tim bashke me dashurine time. Me ka marr malli...o zot sa me ka marr


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 14 Dhjetor 2005 - 03:38:

Ah sa joshje dhe frike me japin endrrat e mia te zhytyra ne imagjinaten tende,me duket se çdo mendim i yti me zhvesh nga mburoja morale dhe psikologjike, dhe si pa dashur perbadhem me friken e pendimit.
Ti jeton ne mendimet e mia sikur gjethja, qe me friken e vjeshtes nuk don ta pranoje qe i eshte afruar fundit.
Ashtu e zhytur ne mosrealizimin e endrrave kerkon te gjesh justifikimin ne ciklin biologjik qe sa me shum ta kuptosh,aq me shum gjen diferenca qe per ndjenjen e paster dhe hyjnore jane te papranueshme dhe te padenja.
Ndoshta harrimi i rreme me ndihmon ta vras agonine dhe trishtimin qe i mbush ditet e mia,por kurrsesi nuk e ndal lotin e ndarjes.
I pergjumur nga vuajtja e pashpirt mundohem ti laje syte e mi me lotet qe me ka dhuruar harresa jote,por ne vend te freskise, me dhurojne vetem dhimbje dhe dashuri.


Postuar nga diabolic datë 15 Dhjetor 2005 - 03:05:

Ti neser iken e me ty iken edhe nje pjese e imja.Me duket se do ikesh e nuk do te kthehesh me kurre te une.Ne mendje kam imazhin e fytyres tende si tabllo e varur mbi muret e kujteses time per njerzit e rendesishem. Zeri yt kumbon ne dhomat e mendjes time e peshperit emrin tim e sme le te qete...jehona e dashuris time per ty e ben zerin tend pjes timen ashtu si ke qene ti gjithmon ,vec imja.Ashtu pa e ditur une te dashurova si nje njeri nuk duhet te dashuroj kurre... cmendurisht. Sonte melankolia me kishte pushtuar dhe ishte sfondi mbi kte nate ku ti ishe lajkmotivi i gjithckaje, fjalet e tua ishin notat mbi pentagramin e shpirtit tim. Neser kur te ikesh nuk do te jesh vetem, une do te jem gjithmon aty... aty pran teje duke te peshperitur ''ma ke nxir jeten kafsha ime'' ,''buzeqesh nje çik '',. Rruge te mbare shpirti im TE DUA...


Postuar nga PARIS datë 16 Dhjetor 2005 - 19:49:

Post Pershendetje !

Asnje sekonde nuk te debova, qofte dhe me "shqelma dashurie" nga zgavrat e thellesise se shpirtit tim.
'S`munda asnje sekonde te vetme te te urreja per braktisjen tende,
vecse te shtrengova gjithe inat dashurie ne dhomen e Zemres sime
dhe te burgosa perjetesisht aty SHPIRTI IM!
Cdo sekonde qe kalon ,une te ndjej dhe hijen tende atje tej Adriatikut
te qete,dhe shikoj Ditet e Mia pa Ty.......,
-tek shuhen bashke me mallin e kthehen ne vargje te kurre nuk do te shuhen prej meje....
Te Dashuroj Shpirti IM!E Vetmja Dashuri qe me terbon diten time
me freret e mungeses Tende!

Love,PARIS.


Postuar nga diabolic datë 18 Dhjetor 2005 - 03:57:

Kurre mos u dorezo, kurre mos vidh, kurre mos genje dhe kurre mos pi. Nese duhet te dorezohesh, dorezohu vetem ne krahet e personit qe do. Nese duhet te vjedhesh , vidh kohen qe te duhet per ty. Nese genjen , genje vdekjen . E nese pi , dehu vetem nga momentet qe te marin frymemarrjen...


Nuk e kam shkruar une , por e ndiej pjese timen...

Kur degjoj zerin tend ato mijra kilometra qe na ndajn jan thjesht nje cast frymemarrje.Keto dite pa ty jane te barazuara me hicin se gjithcka me duket bosh , si ky qytet qe tani eshte i pakuptimte si njerzit qe kan humbur e kan lene te lire silueten e tyre te bredhi neper qytet. Une kam shume mall per ty, policia po me ndjek, edhe nese me kapin une kurre sdo e them emrin tend


Postuar nga PARIS datë 20 Dhjetor 2005 - 09:57:

Nata zuri diten per flokesh dhe i tha:-"Akoma vetem ti?!"
Dita iu pergjigj e lenduar:-"Jetoj me kujtimet, s`jam fare vetem!"
Sonte s`kam frymezimin e duhur, do rikthehem te shkruaj serish
nje dite,-diten time pa TY...


Postuar nga diabolic datë 21 Dhjetor 2005 - 02:48:

Iu luta eres qe te vinte tek ti dhe te behej pjes e jotja me nje frymemarrje. Pastaj te vinte tek une e te sillte frymemarrjen tende e une te jetoja me copeza frymemarrjesh te bera pluhur qe syve te verber ti jepnin drrite nga pak. E ashtu pak nga pak, te isha puthja e ndaluar e kujtimit te nje dite pa ty. Te isha fjala e vonuar e nje memeci qe perdor puthjet si fjale per veshet e shurdher. Te isha ky qe jam ,i verber, i shurdher , memec , pa forme e pa kuptim sepse pran meje nuk je ti.Nuk je ti , qe diteve te mia pa ty ti vesh nje emer...emrin e heshtjes. Po tani po e kuptoj qe ditet e mia pa ty nuk egzistojn, sepse kur ti nuk je , une nuk jetoj...


Me ka marr malli D... te DuA______ ADI


Postuar nga PARIS datë 23 Dhjetor 2005 - 08:01:

Post

U zgjova nga gjumi i pasdites.Ndoshta me e lodhur sesa isha nga gjithe ai shoping qe kemi bere.
Dhurata, dhurata dhe vetem dhurata per te tjere.
Sot mora nje lajm jashtezakonisht te mire.Mu gezu zemra,
shpirti dhe mu qetesu mendja.
Bera shume telefonata sot.Italy, Albania,usa.
Njerez qe qeshin, njerez qe qajne nga malli...Une sikur jam ftohur.
Me duket sikur kete vit KrishtLindjet po vijne te nxituara.
Vrap atje, vrap ketu-gjithmone ne levizje.
Tek e fundit vetem do festojme si gjithmone.Thjeshte nje date ne kalendar, asgje me teper.
Ne syte e mi lexohet mjaft qarte c`kam brenda ne shpirt.
Kam mall...
Ditet kalojne si te marra, me rralle e pa rralle, saqe shpeshhere
me duhet te shof kalendarin se cfare dite eshte sot,
apo cfare dite do jete neser...Enderrat s`me vrasin me.
Shof enderra te embela, mbeshtjelle ne miresine e nje Engjelli sykalter.


Mire u lexofshim Diabolic`as!


Postuar nga PARIS datë 23 Dhjetor 2005 - 11:59:

Post

Miremengjesi Shpirti im i Fshehur ne Kujtese!
Une po ik te fle.
Ora eshte 2" e nates tek une.Atje nje dite e re ka lindur!
Diten e mire Fryma ime.
Une po ik, s`po shkoj!


  Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.