Forumi Horizont | Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Bukuroshja ime (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8494)
Bukuroshja ime
Ishim nje cift shume i lumtur. U martuam te rinj, te dashuruar ne njeri tjetrin qysh nga femijeria.Gjithcka na dukej se eshte e jona, madje edhe bota e madhe. Mendonim e besonim se te gjitha enderrat do te na realizohen. Aq shume e kemi dashur njeri tjetrin, saqe ne diten e marteses, pervec kurores se marteses, u betuam perpara Zotit edhe per dicka tjeter. I dhame besen njeri tjetrit, se pa marre parasysh se cfare mund te na ndodhe ne jete, te jemi afer njeri tjetrit ne cdo dhembje e veshtiresi, madje edhe nese vdes ndonjeri prej nesh, te mos martohet ai qe mbetet gjalle. Ishte nje premtim te cilin ndoshta nuk e ka bere askush.
Kalonim caste shume te lumtura... I kujtoj momentet kur vija nga puna, me dilte bukuroshja ime e zbukuruar, e veshur bukur per hatrin tim, me ate buzeqeshjen e saj, qe kur e shikoja menjehere e gjitha barra e lodhjes me largohej nga trupi. Isha i lumtur qe Zoti ma dergoi kete engjull njeri, kete bukuroshe te cilen e kuptoja dhe me kuptonte,e doja dhe me donte.
Pas disa viteve, na lindi edhe femija i pare, vajze. Bukurine dhe kenaqesine tone edhe me shume e shtoi ajo, te cilen e thirrja "me e bukur se nena". Pas disa viteve na lindi edhe vajza e dyte. Shtepia u mbush me gezim e hare. Kishte shume kohe nuk ishte degjuar kenga me e bukur e femise "vaji" ne shtepine tone.Sa i lumtur isha kur degjoja te qarat e vajzes sime! Isha njeriu me i lumtur ne bote.
O Zot, shpesh te kam falenderuar per keto te mira qe me dhe.
Por, gjerat nuk shkojne gjithmone ashtu si i mendon njeriu. Pas nje kohe, pas gjithe ketyre te mirave, pasuan ditet e veshtira per mua, per familjen time. Gruan te cilen e doja shume... shuummmee... ahh...
... u semur dhe per nje kohe te shkurter vdiq.
Vdiq engjelli im i bukurise, drita e syve te mi, dashuria ime e perhershme... enderra ime, clodhja ime shpirterore. Vdiq nje pjese e zemres sime, iku shume shpejt duke me qendruar vetem ne kujtimet e mia, vetem ne brendine e shpirtit dhe zemres sime.
Me la vetem, me la pas vetes dy dritat e syve te mi, te cilat zevendesuan driten e saj. Shkoi pergjithmone, pa i pare vajzat duke shkuar ne shkolle, pa e pare shkrimin e tyre te pare "nene", i la te vetme qe une ti ngushelloj ne mungese te saj, une te perkujdesem per to,i la qe une ti perqafoj ne vend te saj, kur te zgjohen naten te trembura nga ndonje enderr e keqe une ti perkedhel, une tu fshij lotet kur te lendohen duke luajtur...
O Zot, sa keq e kisha mashtruar veten, vdekjen e saj duke e konsideruar si enderr, i mpire nga humbja e saj, te cilen po e ndjej shpesh edhe sot. Me kujtohen ende fjalet e saj ne momentet e vdekjes:
" Te lutem, mos e merr parasysh besen qe i kemi dhene njeri- tjetrit. Martohu te lutem e mos mi ler vajzat ne duar te botes. Te lutem .... lutej ajo me lot ne sy duke e duruar dhembjen e madhe te semundjes se rende qe e kishte kapluar.
"Jo bukuroshja ime, une nuk do te martohem me. Une do te kujdesem per to. Dua qe ne parajse te kem vetem ty dhe ti te me kesh mua. Une nuk te kam dhene besen per ta shkelur ate. Ta kam dhene besen perpara Zotit se nuk do te dua askend pervec teje.
Te premtova o e bukura ime se edhe ne xhenet me ty do te jem, askush nuk mund te me kete mua pervec teje"... Pas ketyre fjaleve me shperthyen lotet si shi. E perqafova fort per here te fundit, dhe ajo dha shpirt ne perqafimin tim.... O Zot, sa i rende eshte loti, sa e rende eshte dhembja.... o Zot, o Zot...
O e bukura ime, ta dhashe fjalen dhe e mbajta... Vajzat tani jane rritur dhe jane martuar. Sa here qe ka ndodhur dicka me rendesi per to, mendoja me vete sa do te kisha deshire qe ti te jesh ketu e ti shohesh. Jane bere bukuroshe, kane vazhduar jeten e tyre. Mundimin me te madh te mungeses tende e ndjeja, kur te vogla me pyesnin ku eshte nena? Une u pergjigjesha se tani eshte ne Xhennet, eshte shnderruar ne nje zog te arte, me ngjyrat me te bukura.
" Babi, e pse vdiq nena?
" Babi, sa mire do te ishte te jete edhe nena ketu, per te na percjelle per te paren here ne shkolle.
Ishin keto pyetje prej te cilave mundohesha shume,nuk i perballoja dot, lotet me shkonin rreke, shpirti me keputej. Ah bukuroshja ime, sa rende qenka te jetosh i vetem, sa veshtire, sa mund i madh.
Ah, sikur te ishe ate dite kur vajzat u bene nuse. Ah, sikur ti kishe pare sa te bukura u bene. Sikur ti.
Ate dite qava shume, qava shume o e bukura ime, sepse nuk ishe ti per ti percjelle. I percolla pa ty, shkuan duke qare sikur ishin te vogla femije, duke te permendur ty e duke lotuar, ne vend qe te gezoheshin.
Tashme jam vetem,skam askend pervec Zotit tim,jam me Ate te i cili gjithmone jam mbeshtetur,me ate qe i kam besuar, i jam lutur, jam me ate qe nuk te le kurre vetem. Besa e dhene ishte nje premtim para Tij, per Te.
O e bukura ime lutem dite e nate tek Ai qe degjon cdo ankese , tek Ai qe pranon cdo lutje qe ne Xhenet prap te bashkohemi une dhe ti. Te jemi bashke neper kopshtet e e gjelberta te parajses, te jemi bashke ne vendin ku nuk ka me vaj e as pikellim.
Le ta dijne te gjithe xhenetlinjte se sa jemi dashur ne kete bote, sa shume e kemi dashur njeri tjetrin. Po e pres edhe une vdekjen, lajmetarin me te mire ne kete bote me vuajtje,po e pres engjullin e vdekjes qe te vije e te me transferoje sa me shpejt tek ti.
O Zot, me bashko ne ate bote me ate qe desha e qe me deshi fort.
O Zot, na meshiro ne te dy, dhe te gjithe besimtaret qe kane dashur njeri-tjetrin per Ty. O Zot, te lutem duaji te gjithe ata qe e duan njeri-tjetrin per Ty.
O Zot kerkoj dashurine Tende, dashurine e te gjithe atyre qe kerkojne dashurine tende, dhe dashurine per cdo pune qe me afron drejt dashurise Tende.
ohh mo indrittttt sa me ke prekur o zot ca ylliiiii
po tamam ehste perrall se nuk existon kjo dashuri si kjo ne realitet
sh e bukur per zotin...yll
Pershendetje!
Brune nuk e di nese egziston me te vertete kjo dashuri por nese do te egzistoje eshte me te vertete dashuri model, pasi ti qendrosh besnik ketij premtimi tere jeten eshte dicka mjaft e veshtire.
Me vjen mire qe ju ka pelqyer, kjo pjese e shkurter imagjinare pasi ...
Re: Pershendetje!
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Brune nuk e di nese egziston me te vertete kjo dashuri por nese do te egzistoje eshte me te vertete dashuri model, pasi ti qendrosh besnik ketij premtimi tere jeten eshte dicka mjaft e veshtire.
Me vjen mire qe ju ka pelqyer, kjo pjese e shkurter imagjinare pasi ...
po citoj ato qe tha Erzeni
"Indrit, shyqyr qe eshte imagjinare... sepse po te ishte realitet , dhimbja do t'ia kalonte dashurise"
Tregimi eshte nje imagjinate shume shume e ndjere dhe sic e kam thene diku tjeter duke iu referuar nje shkrimi te Indritit; Vetem nje shpirt i ndjeshem, dhe njekohesisht i talentuar mund te shkruaje copeza te tilla letrare, te mbushura plot dashuri dhe dhimbje.
Shpresoj qe "bukuroshja jote imagjinare" e radhes te jete me e gezueshme.
Me pelqen qe fundi te jete gjithmone i lumtur si ne perralla.
ju pershendes te gjitheve.
Shume histori e dhimbshme....por me pelqeu shume.....dhe mendoj.....valle ekzistojne akoma burra te tille ne kete bote?????????
Lela patjeter qe ekzistojne. Indrit shume e bukur komplimente
Indriti na ka sjell talentin e tij te cilin e vleresojme dhe e urojme edhe sa me shume shkrime te tjera ne rrugen e tij kurse sa per ata lloje burrash si ky qe shihne ne kete tregim nuk egzistojne te dashur femij .Pasi te keni kaluar te 30-tat mund te ktheheni e te jepni pergjigje sepse tani shume anetare nga forumi jane me mosha te vogla adoleshente dhe jetojne me perrralla akoma gje qe ne realitet eshte 100% ndryshe.Natyra eshte me e forte se njeriu!!!!!
indrit me te verte esht shum fsntestike dhe prekse..... qe ne fillim kur kam lexuar shkrimet e tua ishin te mrekullueshme
komplimenti lal
te pershendes
Pershendetje te gjithe!
Qe te mos ju mbetem borxh po ju pershendes perzemersit, Erzeni, Lela, Diellza,Hektori amoxilo dhe Rubi.
Jeni vertete shume te mire.
Nderkohe qe pershendes te gjithe ato anetare qe e kane lexuar kete postim, dhe ju them qe me te vertete edhe sot e kesaj dite egzistojne njerez te tille, ndoshta eshte pakesuar numri i tyre por ama nuk Zhduket perfundimisht.
Indriti.
Indrit Mire se na erdhe. Nga kishe Humbur???
ahahahahahah
flm Lela je e para qe me uron.
uroj qe te kalojme sa me mire sebashku me rastin e ketij rikthimi
kam pasur halle o goce, por spo ti them tani sepse do hap i teme per te arsyetu mungesat
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.