Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Zgjedhjet Parlamentare 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18743)


Postuar nga Vizioner datë 15 Maj 2013 - 22:27:

Zgjedhjet Parlamentare 2013

Sontazh - Diskutime - Opinione


Postuar nga Vizioner datë 15 Maj 2013 - 22:43:

Ja kandidatet e mundshem per 12 Qarqet

Lista e kandidateve te PD, PS, LSI, FRD e AK per zgjedhjet e 23 qershorit 2013


Postuar nga lezhjani-82 datë 16 Maj 2013 - 02:24:

Bravo vizioner sot po mendoja te hapja nje sondazh per ke mendoni se do fitoj ose per ke do votoni do ishte me mire, se FRD dhe AK nuk mund te bash pytjen se a do fitojn. AZ se mora vesh ca esht...pastaj mund te kishim vendosur kualicioni i majte i djathte, FRD dhe AK.


Postuar nga Piktor datë 16 Maj 2013 - 03:29:

Besoj sipas llogarive te mia te fitoje e majta, nejse qofsha i gabuar.
Duke llogaritur qe Ps nuk merr asnje pike me shume se ne 2009 dhe faktor rrites artificial mbetet Lsi. Shoh nje rezultat te ngushte 71 apo 72 deputete Ps, lsi dhe pbdnj.
Nese pbdnj arrin te beje dy deputete dhe lsi ruan performancen e 2009.
66+4+2
Nese lsi nga demi qe mund ti shkaktoje Prifti merr vetem 3 deputete dhe pbdnj konfirmon vetem 1 deputet duke pare dhe rrezikun e votave qe mund te marre Malaj ne Vlore rezultati mund te dale barazim. 70 me 70 dhe vetem nese Topi arrin te behet deputet ne Tr mund te ndryshoje balancen ne favor te opozites.
Ne Vlore, Fier dhe Berat ku pritshmeria ishte me e madhe per mandat plus jane reduktuar teper, prej Malaj, Priftit dhe Braces se spostuar.
Ky ligj zgjedhor nuk prodhon mazhoranca absolute. Ideale max eshte 75 deputete, rralle mund te beje 77 dhe pothuajse kurre 80.
Gjithsesi varet nga koalicionet mazhoranca dhe kurre nga nje parti e vetme.


Postuar nga kurt datë 16 Maj 2013 - 05:29:

As sja haberrin si behen kto zgjedhjet ne shqiperi.
A do thote se do zgjedhet nje kryeminister i ri ksaj radhe!?


Postuar nga Fajtori datë 16 Maj 2013 - 09:51:

Domethene qe me 24 qershor do plasi sherri per zgjedje te vjedhura dhe me 25 do bien te gjithe dakort qe ligji zgjedhor duhet ndryshuar.

me ligjin aktual kane imituar Italine e Berluskonit ku njerezit votojne per kapon dhe kapo vendos fatin e zi te servileve qe i shkojne prapa. Deputeti eshte vetem nje ushtar i emeruar dhe zgjedhur nga kryetari. Ligji qe kishim me pare ishte shume me i hajrit, krijonte figura te qarta ne parlament dhe jo ushtare bensike si parlamenti aktual apo ai qe do vije.


Ne aspektin moral (jam pak jashte teme po s;ka teme tjeter per zgjedhjet) keto zgjedhje krijojne vazhdimesi per batakcinjte. Njerez si Ilir Meta qe tani duhet te ishin ne burg po dalin me te forte se kurre nga levizjet politike. Plus po shihen levizje makabre ne politike nga njerez pa asnje princip moral, koka qe levizin nga nje parti tek tjetra si tregu i gjese se gjalle. Socialiste ne listat e demokrateve, kuqezinj ne listat e socialisteve, legena qe kane ndryshuar 100 here flamur per nje post (Nard Ndoka, Nikolle Lesi, etj), dhe sidomos vazhdimesi e partise-njeri. Cdo parti identifikohet me nje kryetar dhe kryetari eshte vete partia. Sidomos ne partite e vogla duket hapur, Paskal Milo ka partine e tij, Kreshnik Spahiu te tijen, Vangjel Dule te tijen, Gjinushi te tijen, Nard Ndoka te tijen. Ne fund bejne numer tek koalicioni qe i duhet Berishes ose Rames. Asnje nga partite e vogla nuk ka pesuar zhvillim ose ndryshim, kush hap nje parti e ka si biznes privat, nuk mendon kurre te ndertoje dicka te madhe qe shkon pertej prones se vet.

Kjo panorame politike nuk sjell asgje te mire. Berisha kesaj rradhe po lumturon shqiptaret me idene se Amerika do behet pa vize. Thua se shqiptaret kane xhepat plot me leke dhe mezi po presin te bejen turizem ne SHBA. Shqiptari do Ameriken qe te iki pergjithmone, prandaj eshte ironike qe premtimi me i madh eshte krijimi i mundesise qe shqiptaret te ikin nga Shqiperia. Kur njerezit jane te lumtur se politikani do i krijoje mundesi te ikin nga vendi ku ai qeveris, kjo eshte komedi politike dhe tragjedi kombetare.

Nejse, muhabet i gjate.


Postuar nga Fajtori datë 16 Maj 2013 - 10:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

Duke llogaritur qe Ps nuk merr asnje pike me shume se ne 2009



Nuk ka asnje aresye llogjike per te menduar se partia e opozites nuk ka asnje ndryshim ne vota ne 4 vjet. Eshte statistikisht e provuar qe nje parti ne qeveri per 8 vjet behet bajate dhe njerezit duan ndryshim. Kjo ndodh ne Amerike si ne Shqiperi. Ne rastet ku partia tejkalon 8 vjetet dhe rri per 12 apo 16 vjet ne qeveri situata sociale dhe poltike eshte renduar gjithmone e me shume.

Sidoqofte, une kam ndjekur zgjedhjet qe para 2005 dhe ne asnje votim PD nuk ka marre me shume vota se PS ne rang partie. Jane aleancat dhe marifetet teknike qe kane mbajtur PD ne pushtet, duke filluar ne Dushku i 2005 qe solli Berishen ne pushtet.

P.s. Ne llogarite qe ke bere ke harruar FRD-ne e Topit qe deri tani ka treguar pjekuri dhe deklarata te matura te denja per ta votuar. Ndersa Berisha dhe Rama bejne loje emocionale me elektoratin, i pari se do mjegull, i dyti se eshte i trashe dhe s'e kupton qe po ben lojen e te parit.


Postuar nga kurt datë 16 Maj 2013 - 10:30:

Thnx faje per info.


Postuar nga Vizioner datë 16 Maj 2013 - 11:43:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
AZ se mora vesh ca esht...


Gabimi im, Lezhjani.

I lutem Moderatorit te zones, t'a korrigjoje nga "AZ" ne "AK".

-Faleminderit-


Postuar nga Vizioner datë 16 Maj 2013 - 12:47:

Une mendoj dhe parashikoj qe, zgjedhjet ne Shqiperi do te zhvillohen dhe trajtohen si te gjitha zgjedhjet e viteve me pare.
Pa diskutim me probleme, dollovere, vjedhje, pagesa-blerje votash, sterzgjatje te procesit-numerimit, sharje e akuza te ndersjellta etj. etj.

Jo vetem rotationi i deshirueshem, llogjikisht-politikisht, kur nje Parti apo Kualition qeveris per mbi 8-vjet, eshte faktori dominant ne shqiperi por, me shume eshte shaketerrimi i Sistemit diktatorial te instaluar nga S. Berisha.
Shkaterrimin e atij Sistemi dhe njekohesisht rinovimin-ndertimin e Sistemit pluralist te mirfillte demokratik ku, cdo Institution ka varesine si dhe pavaresine e tije ne varesi te ligjit dhe zbatimit te tij.
Fenomene qe ne Shqiperi mungojne ne cdo aspekt.

Edhe pse jam pro PS-se, edhe pse jam qe Diktatori te zhduket nje here e mire nga jeta Politike ne shqiperi dhe kjo kjo me cdo menyre prap, nuk e perkrah lidhjen-kualicionin me LSI-ne - Ilir Meten.
Une, me bindjet e mija, nuk mund ta pranoj moralisht nje lidhje te tille, edhe pse mund t'i sherbeje rrezimit te diktatures.
Nuk mund ta pranoj nje lidhje me njeriun i cili beri te mundur mbajtjen ne qeveri te S.Berishes, qe direkt, si Parti bashkeqeverisese forcoji instalimin e Korrupsionit, ndihmoji ne ndertimin e strukturave korruptive, zaptimin e te gjitha institucioneve te pavarura (Gjykate, SHIK etj.), qe eshte FAKTORI kryesor per te cilin u demostrua dhe u vrane 4 domostrues te pafajshem nga Diktatori-bashkeqeverises me Ilir Meten!
Ai njeri, ate qe beri ne 2009, nga "armik" i S.Berishes para votimeve u kthye ne nje Mik per interesa te ngushta.
Jam i bindur qe, te njejten gje (mund" do te beje me PS-ne n.q.se ja kerkon nevoja, tani, nga "Miq" shume shpejt mund te nderroje krah.

Ilir Meta e ka vendin ne Burg. Ashtu si dhe S.Berisha, Basha, Mediu e shume te tjere.

Ai, Ilir Meta, nuk ka per t'i sherbyer hic PS-se me ndonje Vote apo mandat. Edhe ato qe mori ne 2009-ten, ishin te vjedhura, te blera nga S.Berisha.
Kurse tani, mendoj, ska asnje shanc (po nuk i bleu PS-ja elektoratit ndonje vote per te), te fitoje ndonje mandat qe mund te ndihmonte Opoziten.

Morali: Si mund te behet tani Edi Rama me Ilir Meten MIK, qofte edhe per hir te rrezimit te Diktatorit, kur, per-kundra ketije njeriu demostroji dhe u vrane 4 njerez!?
Si e justifikon gjakun e tyre POR, edhe ndjenjen time dhe te atyre qe kerkojne Nje shtet-Sistem demokratik pluralist pa Korrupsion dhe Institucione te pavarura ne varesi te ligjit!!!???


Postuar nga lezhjani-82 datë 16 Maj 2013 - 13:22:

Keni harruar se LSi ne 2009 per shkak te sistemit ka marre 4 deputet me rreth 100 mij vota. Tani (nese merr prap 100 mij vota) mund te marre rreth 8-9 deputet per koalicionin. Kjo asht shum e rensishme ne kalkulimet, e se majtes.


Postuar nga Vizioner datë 16 Maj 2013 - 16:37:

Ja pjese nga nga fjalimet qe mban I. Meta tani ne "opozite":


“Amerika ia ka hequr me kohë vizën doktorit, pavarësisht së ai premton se do t’u heqë vizat shqiptarëve me SHBA.
Dhe kjo për arsye sepse përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë të vetme është e papranueshme, jo vetëm për perëndimin, por edhe për ne ( hahahahahaha, me vjen te vjell kur e lexoj) si qytetarë të një vendi që dëshiron dhe do të integrohet në Bashkimin Evropian.
Shikoni se sa jo serioz është Berisha edhe më çështjen e integrimit. Ka akuzuar për një kohë të gjatë PS-në se nuk voton tre ligjet, por kur unë propozova prej dy javësh një kompromis të cilin Edi Rama e pranoi, që tre ligjet të votohen tani në këtë parlament, vetëm me një ndryshim, që ato të hyjnë në fuqi në shtator me parlamentin e ri. Berisha bëri sikur nuk e dëgjoi këtë kompromis apo propozim dhe vazhdon atë refrenin e tij të vjetër duke thënë hajde votojini se unë tre ligjet i kam këtu.
Në fakt, shqetësimi i tij nuk është integrimi evropian i vendit, por shqetësimi i tij është se si të shkojë në vendet e reja në Gjykatën e Lartë për të krijuar kolegjin Administrativ për zbatimin e ligjit për Gjykatën Administrative, njerëz si partiakë të besuar (hahahah, qe i mbushi ish-Ministrite e veta plot me militante), të cilët në vend që të japin drejtësi, do të jepnin padrejtësi dhe politikë.”




- Ku ka moral, karakter ky njeri!!!


Postuar nga Vizioner datë 18 Maj 2013 - 00:50:

Militantet e Partive po shkojne ne miting...

....ne kete rast, militantet e PD-se po shkojne ne mitingun e Sales


Postuar nga AngelDevil datë 18 Maj 2013 - 20:55:

Shume interesante jane keto zgjedhje. Besoj se fitues do jene te majtet.

Shpresoj qe Rames ti bjere ndonje infarkt qe mos behet kryeminister ose ishalla martohet me Xhozin dhe ikin nga Shqiperia per fare lol


Postuar nga Vizioner datë 18 Maj 2013 - 23:06:

!!!!!!!!!!!!!!!!!! ???????????????

Po mire, po une ( Emri im me numer zgjedhor) cd(o)ua ne listat e Votimit!?
Kam ik nga Shqiperia perpara se Sala te zbriste nga Varka ku dilte me gjujt peshk me femijet e ish-udheheqesit dhe te behej "Demokrat"!

Kam pashaporte = jam shtetas gjerman qysh kur Sala zbriti nga Varka dhe po mundohej te fshihte pashaporten-teseren me ngjyre te Kuqe e te shtypte nje me ngjyre Blu!

Une jam i huaj ne shqiperi, ne kuptimin Ligjor dhe dhe Votoj per/ne shtetin qe i perkas me nenshtetesi!


Perse duhet te jete Emri im me numer zgjedhore ne Listat e Votimit!!!???



p.s. P'sene e kuptoj por e shtroj thjeshte per diskutim, duke lene te kuptohet se Votimet, Listat etj. etj. atje ne shqiperi do jene njesoj sic kane qene ne cdohere ne Votime!








P.S. Pershendetje Angel.


Postuar nga AngelDevil datë 19 Maj 2013 - 21:37:

Ckemi Vizio


Shif tani, ti vertet je nenshtetas i huaj por certifikaten e lindjes e ke Shqiperi, kjo do te thote pavarsisht se ti mund te marresh nenshtesi te tjera ose te jetosh ne vend tjeter shteti shqiptar sta mohon te drejten ty apo dikujt tjeter per te votuar.

Emri yt ekzsiton ne ato lista per arsye se ti figuron i rregjistruar ne gjendjen civile te qytetit nga je.

Ne vende te civilizuara ku vota nuk vidhet por respektohet kjo gje eshte teper normale, kurse ketu ti me te drejte mund te dyshosh qe cfare mund te behet me voten tende, keshtu qe une te keshilloj meqe e do atdheun dhe sdo qe Sala te jete serish ne pozite hypi avionit dhe hajde voto ketu, jepi kuptim votes tende mos e co dem.


Postuar nga Vizioner datë 19 Maj 2013 - 23:50:

E kuptoj shpjegimin tend Angel dhe si e argumenton ti. Ti ke te drejte se e shpjegon si ndodh atje.
Por, ajo menyre veprimi nuk eshte e rregullt.

P.sh. ketu ne Gjermani, kur bejne Votimet, nuk nisen nga Certifikata e Lindjes POR nga Regjistrimi ne ate qytet-Zone-lagje.
Qe do te thote: Pak rendesi ka se ku ka lindur personi (Shqiperi, Amerike, france etj.), por, e rendesishme eshte Nenshtetesia dhe Regjistrimi. Si rrjedhoje, une as shtetas shqiptar nuk jam DHE as regjistrim=banim atje nuk kam pervec nje certifikate lindje!?

Eee, qe te vij atje VETEM per te Votuar, hm...s'mundem.

S'mundem per dy arsye, njera me e forte se tjetra:
1-Puna. Nje pjese te lejes e mbarova keto dite dhe pjesen tjeter e kam ne Gusht. Prisni me votime deri ne gusht, se atehere e kam ne plan te vij :-)
2-Edhe sikur te vija te Votoja, kuptohet se ke ;-), prap, nga pervoja-rrjedha e deritanishme e ngjarjeve, s'jam i bindur qe Edi ma mbron Voten dhe jam i bindur qe Krimineli do ma deformoje-vjedhi.




p.s. Une mire. Pa ndryshime :-). Nga ty ckemi? Ha nje byrek neser dhe per mua :-)


Postuar nga SHKODRA4001 datë 20 Maj 2013 - 01:42:

Partis socialiste duhet te fitoje,pourjo EDI RAMA kryeminister.......ne gjithe européen kuf fit on nje parti présidenti saj shfuqizohet,ne qofte se behet ministre apo kryeminister....


Postuar nga Piktor datë 26 Maj 2013 - 16:18:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Keni harruar se LSi ne 2009 per shkak te sistemit ka marre 4 deputet me rreth 100 mij vota. Tani (nese merr prap 100 mij vota) mund te marre rreth 8-9 deputet per koalicionin. Kjo asht shum e rensishme ne kalkulimet, e se majtes.
Duhet pare se ku i ka marre keto vota Lsi.
Gjithsesi votat e Lsi nuk mund te ndikojne shume ne rang qarqesh me perjashtim te Tr e Dr ku mund te favorizoje koalicionin. Ne Fier ku pritshmeria do ishte me e madhe ndodhi qe Prifti kandidon i pavarur dhe gjithashtu ne Vlore koalicionin e majte e demton Malaj.
Koalicioni i djathte do pesoje ndonje demtim ne Tr nga Topi gjithashtu edhe ne Dr.
Akz do ti firoje ca vota te se majtes ne pergjithesi.
Tani dy fjale per Kqz. Nese nuk kthen antaret ne Kqz opozita gjen justifikimin nese humbet. Te justifikohet hajde mire por ishalla nuk lindin gjasat per ndonje revolucion bolshevik.


Postuar nga Fajtori datë 26 Maj 2013 - 23:17:

Piktoro ke fillu me fol me shprehje qe nuk i kupton as vete. Ke bere noicik histori, gjen dot ndonje paralelizem mes mungeses se anetareve ne KQZ dhe revoluzionit rus? Apo hajt se ka dale ne mode te perdorim fjalen bolshevik me konotacion negativ.

He po tjeter ca do ndodhe, do ngjyroset e ardhmja mavi, do na helmoje merimanga e kuqe, do vhen vizat per Evrope, do ngelet Amerika me vize?

Nuk e di ca botekuptimi ke por e paske shume te veshtire te ndash propaganden e fushates elektorale nga historia boterore dhe realiteti social shqiptar.

Ne Shqipri ka aq shume pakenaqesi saqe po nuk ndryshoi pushteti do kete trazira dhe ikje ne mase. Vizat per Amerike shqiptareve i duhen qe te qerohen nga vuajtjet shqiptare dhe krizat europjane. Kjo eshte ceshtje sociale e pavarur nga PS. Perkundrazi, Edi Rama eshte politikan i paafte dhe vetem po ndihmon qe opozita te humbase vota dhe Sala te fitoje.


Postuar nga kurt datë 28 Maj 2013 - 07:51:

ajo xhozepina topalli e pashe kishte thene ne nje fjalim ne shkoder "ata qe votojn per PD do shperblehen dhe jane shperblyer"
ky eshte skandal i nje niveli qe ajo duhet te futet ne burg vetem per kte.

dhe eshte e vertet qe komunat ne rrething e shkodres qe votojn per socialistet kane mbetur vended me te mjeruara ne shqiperi, i pashe une kur isha.


Postuar nga Endri datë 29 Maj 2013 - 08:21:

mesa lexoj nga lajmet amerikant duan vendosin nje rregjim me strikt vizave dhe jo ti heqin ne pergjithesi. mire do ishte ti heqin por se shikoj kete gje te pakten per 20 vjetet qe vijne.


Postuar nga Fajtori datë 31 Maj 2013 - 08:51:

Ky ka aftesine oratoreske te nje majmuni qe i kane marre bananen.



Me gjithe ata njerez qe duan nderrim pushteti prape nuk eshte i afte te ndeze turmen.


Postuar nga lezhjani-82 datë 31 Maj 2013 - 12:01:

Re: Ky ka aftesine oratoreske te nje majmuni qe i kane marre bananen.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Me gjithe ata njerez qe duan nderrim pushteti prape nuk eshte i afte te ndeze turmen.


Sido te jet rreklamen ja bere


Postuar nga Fajtori datë 31 Maj 2013 - 22:43:

Me demek sa here dhjesim po i bejme reklame banjes...


Postuar nga lezhjani-82 datë 02 Qershor 2013 - 01:43:

Po e nxorre ne forum ashtu del asht si puna e lek plepit.


Postuar nga Fajtori datë 02 Qershor 2013 - 09:10:

Po flasim per zgjedhjet lezhian, qekur eshte be kaq sensibel opinioni publik per video politikanesh. Apo te nxjerr dhe ate dangallin tjeter per par condicio? :p


Postuar nga shelgu datë 02 Qershor 2013 - 21:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me demek sa here dhjesim po i bejme reklame banjes...

Po te vesh breshken kuzhiner mut do hash dihet ajo


Postuar nga SHKODRA4001 datë 02 Qershor 2013 - 22:22:

Citim:
Po citoj ato që tha kurt
ajo xhozepina topalli e pashe kishte thene ne nje fjalim ne shkoder "ata qe votojn per PD do shperblehen dhe jane shperblyer"
ky eshte skandal i nje niveli qe ajo duhet te futet ne burg vetem per kte.

dhe eshte e vertet qe komunat ne rrething e shkodres qe votojn per socialistet kane mbetur vended me te mjeruara ne shqiperi, i pashe une kur isha.

cilen komune ne Shkodër,e bien te prapambetun ti?qyteti po la problème sociale te rend _,pour fshatrat nul kan problème se te pakten famija ma e lodhun fshatare la 4bageti dhe toke ku cdo stine dalin ne qytet e shesin produit et agro blektorale.......le ni prockullat si te berishes apo rames....ne qeverisemi nga familja ne shqiperi e jo nga shteti.per shtetin shqiptari eshte i varfen me shume se ishte ne komunizem.tregoni défi me sot ci la qeveri la ber per popullin?asnjera e sduhet ngatru revulucionin mbar europian ou muri berlinit râ per te gjithe.ju menjanoni e sdoni te pranoni fenomenin emigracion,ku eshte dora e forte e perkrahjes ne CDO familje shqiptare.se po mos te jeté emigracioni shume familje do kishin vdekur urije!si parti _ socialiste apo ajo demokratike degjeneruesjakryesore per shqiptaret,Jane fait i zi


Postuar nga Fajtori datë 04 Qershor 2013 - 04:52:

Krimi dhe politika jetojne me njera tjetren

Thashe ta ve tek lajmet kete, po tregon me shuem si po shkon fushata elektorale...


Postuar nga robert datë 04 Qershor 2013 - 15:55:

Duke pare nga pak gazetat ne internet, pjese emisionesh TV si dhe kete vidion e mesiperme me Edushin, kupton se keto duken fushatat elektorale mw bajate e pa pike yndyre. Per ironi te fatit, vetem partia e karrerieristeve trecerek te korruptuar, LSI-ja flet mw shume per ekonomine, papunsine, etj. Te tjerat akuzojne me se shumti njera-tjetren. Duket se keshtu i kane ndare karterat.
Me poshte po sjell nje shkrim te shpejte, (te hapur per kedo), meqe pas disa sprovave dergimi neper nja dy-tre gazeta te disa shkrimeve te mia vjet dhe parvjet, ato nuk treguan asnje interes per botim. Ndoshta mund te jene te dobet, gje qe duhet pranuar kur ta thone hapur, pasi aftesi telepatike une nuk kam.


Postuar nga robert datë 04 Qershor 2013 - 16:04:

Ky shkrim eshte vertet me teper si privat se sa gazetaresk, ndaj shkon per kete teme zgjedhjesh. Si dhe e le temen e numrit 23 te hapur te deduktoje (dhe diskutoje, po te doje) cdo kush sipas shijes dhe mendimit te tij.

23 Qershori dhe zgjedhja e inatit riciklues

Para shumë muajsh, tek lexova se zgjedhjet e ardhme të parlamentit shqiptar mbahen më 23 qershor 2013, mu kujtua dhe krijua në mëndje një turbullirë paksa mistiko-ironike në lidhje me këtë datë të prerë mbi këto zgjedhje, kështu dhe mu ngrit dyshimi për një farë parallogaritjeje të rezultatit të këtyre zgjedhjeve.
Mundohem të mos jem superticioz, ndaj dhe nuk mund ti jap këtij numri, 23-shit, atë superciozitet dhe mistikë që i kanë dhënë shumë autorë dhe njerëz të ndryshëm, e ndoshta -nuk e di mirë- edhe ndonjë mit. Kështu as do të besoja në inatçinë e këtij numri, -siç edhe është përshkruar nga autorë dhe skenaristë të ndryshëm, ndonëse jo aq sa numri 13-, as do të besoja se ky numër do t’ishte apo na është ziliqar ndaj 24-ës, e cila i ka rrëmbyer festën e Krishtlindjes, një simbolikë kjo ndoshta e rilindjes së një epoke të re, siç edhe e çdo viti, pasi syri njerëzor arriste (dhe arrin) ta dallonte nisjen e vitit, (pra zgjatjen e ditës), aty nga 24-25 dhjetori, dhe jo qysh më 21 apo 22 dhjetor, siç edhe ndodh në të vërtetë me disa sekonda.
Por panvarsisht nëse e regjistrojmë këtë numër në numrat ziliqarë apo jo, dhe megjithse edhe unë nuk i vesh numrave ndonjë mistikë të caktuar, ky numër është regjistruar boll në disa ngjarje reale historike me rëndësi, si 23 mai 1863 -lindja e një grupimi të ri politik në Gjermani, partisë social-demokrate të Lasalit, apo 23 tetori i 1946-ës -mbledhja e parë e OKB-ës (UNO), etj., të cilat të tërheqin jo pak vëmëndjen. (Mjafton të kërkosh në Google numrin 23, dhe të dalin me dhjetra artikuj mbi këtë numër dhe datat e ndryshme mbi ‘të.)
Pra, duam apo s‘duam ne, tregojmë apo nuk tregojmë interes, ky numër duket sikur ka zënë një farë vendi, aq sa për të tërhequr paksa vëmëndjen, ndoshta jo aq sa disa numra të tjerë simbolikë, por sidoqoftë diçka. E ajo që dallon tek ky numër është se ky sikur hiqet vërtet paksa ziliqar, paksa hakmarrës, paksa rinosh; edhe vetë mbledhja e tij bën pesë, (3+2=5), pra na jep sërish këtë numër të grushtit të mbledhur goditës, këtij numri aq simbolik të fesë jug-lindore aq të vrullshme, asaj myslimane. E mund të ketë dhe ka edhe plot komente mbi simbolikën e 23-shit, por nuk do zgjatemi këtu me ‘to.
Ajo që na bie në sy është përfshirja e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në këtë datë, apo e kundërta, përfshirja e kësaj date në këto zgjedhje. Edhe? -do thotë ndonjëri, -Ç’ka këtu për tu habitur!? A nuk janë mbajtur edhe herë të tjera në Shqipëri dhe kudo në botë zgjedhje parlamentare në këtë datë!? Vërtet janë mbajtur. Pra?!..
E megjithatë, përdorimi shpesh i numrave nën simbolikëra të caktuara në historinë e njeriut, seç na jep të drejtën e një bluarje shije të hidhur në gojë. Në vend të karameleve, neve kalamajve shqiptarë duket se na kanë dhënë një fabrikat të lirë pseudo-karamele. Duket se ne kalamajve na kanë mashtruar. Parellinjtë pervesë të perëndimit duket se i kanë përcaktuar më parë lëvizjet politike në Shqipëri. Duket se paskan vendosur të largojnë Salën, -ky, ngaqë e di këtë, lëshoi pa merak disa parrulla nacionaliste në fund të karrierës së tij, për ti shërbyer sado pak vendit të tij të coptuar-, dhe ka vendosur të sjellë një nga e majta rinoshe dhe e rrëmbyer, -ky patjetër Edushi aq i marrosur pas postit të kryeministrit të këtij vendi të vogël e të panjohur-, i cili do të sjellë vetëm rënie trompetash, apo siç i thonë shqip: fjalë të bukura e gurë në trastë.
Ky fat duket se nuk ia ka përcaktuar ky numër këtij vendi, por ky numër tregon se ç’llogarira bëhen për këtë vend.

Mo. 3.6.2013


Postuar nga Vizioner datë 05 Qershor 2013 - 01:02:

23.06.2013 shpresoj/me te jete fundi i Diktatures

Nabucco-Verdi




Text:
Va', pensiero, sull'ali dorate.
Va', ti posa sui clivi, sui coll,
ove olezzano tepide e molli
l'aure dolci del suolo natal!

Del Giordano le rive saluta,
di Sionne le torri atterrate.
O mia Patria, sì bella e perduta!
O membranza sì cara e fatal!

Arpa d'or dei fatidici vati,
perché muta dal salice pendi?
Le memorie del petto riaccendi,
ci favella del tempo che fu!

O simile di Solima ai fati,
traggi un suono di crudo lamento;
o t'ispiri il Signore un concento
che ne infonda al patire virtù
che ne infonda al patire virtù
al patire virtù!




-Deutsch-

Flieg, Gedanke, getragen von Sehnsucht,
lass'dich nieder in jenen Gefilden,
wo in Freiheit wir glücklich einst lebten,
wo die Heimat uns'rer Seele - ist.

Grüß die heilige Flut uns'res Niles,
grüße Memphis und seinen Sonnentempel!
Teure Heimat, wann seh ich dich wieder,
dich, nach der mich die Sehnsucht verzehrt?

Was die Seher uns einst weissagten,
wer zerschlug uns die tröstliche Kunde?
Die Erinn'rung allein gibt uns Stärke
zu erdulden, was uns hier bedroht.

Was an Qualen und Leid unser harret,
uns´rer Heimat bewahr'n wir die Treue!
Unser letztes Gebet gilt dir, teure Heimat,leb wohl
teure Heimat, leb wohl.
lebe wohl, teure Heimat, leb wohl
lebe wohl, lebe wohl, lebe wohl!


Postuar nga Fajtori datë 05 Qershor 2013 - 05:35:

C'ke mo Vizio, ti si me diktature si pa diktature aty ku je do rrish. Leri te hane njeri tjetrin duke pas breshken kuzhinier.


Postuar nga Fajtori datë 06 Qershor 2013 - 05:41:

Miresevjen o Enver djali, tashme TV i kontrollon partia


Postuar nga SHKODRA4001 datë 06 Qershor 2013 - 11:19:

Per momentin maredheniet e parlamentit shqiptar dhe atije europian Jane te ngrira,per arsye sepse nuk do marin pjese ne zgjedhje si vezhgues!pas ngrirjes me ameriken shqiperia do rrezikoje te ri izolohet perseri,dhe favorizimet do jene shume limite nga Europa......sali berisha po tregohet shume egoist me qeverisjen e tije deri kur nderhyn ne qeshtjet parlamentit te vendit,ku réalisht ka devijuar moyen politike Duke lene ne harresese te ftonte député te europian ne zgjedhjet we do zhvillohen.Kukan la deklaruar se do prezantohen ne shqiperi nje nr shume i vogel vezhguesish,ne dit et e votimieve!


Postuar nga kurt datë 06 Qershor 2013 - 16:26:

Do kisha shume deshire te fitoje dikush qe nuk eshte kaq shume servil tek evropianet si sala. Dikush te sheroje integritetin shqiptar, dikush qe din te beje fjalime te fuqishme dhe politikan i mpreht. Edhe ky Rama sma mbush syrin, por cdokush tjeter do ishte me mire se sala si ftyre a re.


Postuar nga SHKODRA4001 datë 06 Qershor 2013 - 16:56:

Citim:
Po citoj ato që tha kurt
Do kisha shume deshire te fitoje dikush qe nuk eshte kaq shume servil tek evropianet si sala. Dikush te sheroje integritetin shqiptar, dikush qe din te beje fjalime te fuqishme dhe politikan i mpreht. Edhe ky Rama sma mbush syrin, por cdokush tjeter do ishte me mire se sala si ftyre a re.
kur arihet te bejn politike jo politikane keshtu do veje shqiperia,gjithmone vend numéro.......berisha kurre ska qene politikan,rama as qe behet fjale.......pervec fatos nano,pandeli mako,skender gjinushi.......tjere nuk ka !dyshoj dhe ne lojen e dyfishte,ku normal politika ketto i ben,me hedhje pluhri sysh ndaj popullit,me gjoja ka rivalité politikanesh,dhe asgje pervecse mareveshje n'en tavoline,mes tyre!nuk arrita njehere te vetme te degjoj fyerje due sharje,ne senatin fédéral belge.kryeministri i ketij vendi eshte homosexuel, dhe as nul behet fjal ta ofendoj kush,e ne shqiperi ne fushata elektorale berisha dhe. Rama gribden e fyejn dinjitetin e direkte se familjeve te tyre.cfare duhet te presim prej tyre pervec degjenerimit ne masse....kur kryetaret nuk Kane emancipim dhe kulture e edukaten qytetare ,alto vetem rrugaqe e palaqo dalin.


Postuar nga Fajtori datë 06 Qershor 2013 - 20:55:

Ti pse shkon tek fyerjet. Tjetri vrau kater njerez se po protestonin para zyres vet. Ti thua pse shan krimineli...


Postuar nga SHKODRA4001 datë 07 Qershor 2013 - 06:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ti pse shkon tek fyerjet. Tjetri vrau kater njerez se po protestonin para zyres vet. Ti thua pse shan krimineli...
e vert et kjo por PSE sot nuk po permenden,ne fushate gjanem?apo EDI RAMA sa vetem donte shkakun e aktit,i cili fatkeqsisht lendoi zemra nenash,femijesh jetime.?zotni i nderum!me ni fjal e shpjegim te shkurt,ti prétend on vrasjet e sotme ku akoma nuk eshte mbyllur dosja e 2 prillit ne Shkodër.....a e ddin ti se kushh e la dosjen sot ne duar per hetim?vellai i arben brocit....perse nuk behet i gjalle thuaj?sepse e DIN mire se eleminohet NBA dora e sali berishes.berisha po eleminon cdo perkrahes,te vjeter ne fillim viteve 1990,shikjo sot qfar i ka ngrit Kurth jozefines ne keto zgjedhje....rival eshte nard ndoka parti _ demokristiane ku dje dhe une isha me nr rendor ne shkalle republike 234;ne kohen e zotni bushatit....me nji fjal n shqipni ka pelcit kriza e mos dijes kujt tua lejm celesat ne dore??nuk po gjejme njeriun e du hun qe nga vdekja enverit!si arrijn shqiptart te harrojn ditet kur erdhi demokracija?demokracija ne shqiperi erdhi me e pjekur se ne vend et me demokraci te vjeter....fakti :révolte si ne rumani nuk beme, gjakderdhje as nuk behet fijale,po mbas reniés se diktatures populli prap votoi per PPSH-ne,ku para se te biente NgA froni nderroi émer ne PS.80% u dha ne uzina e fabrika,e berisha company tha te shkatrojm CDO veper te bere NBA diktatura,ku njereit as nul reflektuan se cfar po crédit ky pisanjos!jemi i vetmi vend ne ballkan qe skemi me zona industrialeeee.....ne kemi falimentu sepse gjithmon kemi pas hasem me shum NBA Brenda se sa NBA jashte.a e DIN se me shume Jane vra shqiptart mes ventes se sa NBA armiqte?berisha eshte pasqyra e CDO shqiptari!


Postuar nga robert datë 14 Qershor 2013 - 14:43:

Per Fajtorin: cdo krim eshte akt penal, si i tille kerkon hetimet e organeve kompetente, -kete na e mesuan qysh ne klase te 8. Ne te mesme mesuam edhe ate qe quhet "casus beli" (shkak lufte), akte keto qe jo ralle behen fshehtas edhe nga vete pala e lenduar dhe akuzuese me pas. Deri ketu dakort.
Duke pare ato dite janari ne internet pamjet filmike para kryeministrise, ku nje burre i vjeter i afrohet nje te riu, dhe ky i ri bie ne momentin qe ky burri i vjeter largohet prej tij, i lind cdo kujt dyshimi mos ky i ri eshte qelluar nga ky burre i vjeter. Pra, ne kete rast lind dyshimi, se vrasja eshte bere nga vete pala qe do akuzoje me pas forcat e rendit per ate vrasje te te riut. Jane organet hetimore qe patjeter duhet ta kene hetuar kete rast. Ne me hambetesite tona nuk bejme gje tjeter vecse (ne gjuhen juridike) abuzojme mbi rastin/rastet ne fjale.
Perballe asaj skizofrenie Ediane per pushtet, cfare nuk ben vaki.


Postuar nga Fajtori datë 15 Qershor 2013 - 17:13:

Se kush qelloi eshte provuar me kohe. Kjo teoria se e vrane njerezit e vet doli me date 22 Janar sa per ti hedhur hi ne sy njerezve, pastaj u mblodh prokuroria dhe bene ekspertizen e plumbave. Ishin pikerisht plumbat e Gardes. Nja dy veta nga ato jane ne gjyq per ate pune, por kush e dha urdhrin per te qelluar nuk merret vesh. Pra fakti eshte se shteti qelloi dhe vrau 4 persona duke plagosur shume te tjere, mes tyre nje gazetar qe ishte shume larg nga dera e kryeministrise, te cilin plumbi e kapi ne qafe dhe shpetoi kot.

Qe shteti vrau kjo dihet. Tani po te duash i hyjme hamendesive. Me hamendje thuhet se nje nga rojet e Sali Berishes (gjithmone te famshem per gjakderdhje si ne rastin Azem Hajdari), kapi shefin e gardes dhe i dha urdher te qelloje, ai ka rezistuar, prandaj hengri nje grusht te mire surratit. Kjo spjegon me gojedhana popullore pse shefi i gardes kishte syrin e nxire (qartesisht nga nje grusht) ne gjithe konferencat e shtypit qe dha ato dy dite. Ose ne te kundert i bie protestuesit te kene rrahur shefin e gardes, gje qe nuk doli ne asnje lajm, sepse asnje gardist nuk ra ne doren e protestuesve.

Mos harrojme gjithashtu se per 21 Janarin kryeministri akuzaoi si organizator:
1. Presidentin e Republikes.
2. Prokurorin e pergjithshem
3. Kryetarin e opozites.

Deri tani keto akuza masive per figurat qendrore te shtetit nuk gjeten asnje vertetesi. Si thote ajo shprehja, kur shtyp ketu e te dhemb, shtyp aty e te dhemb, atehere problemain e ka gishti.

Ka ardhur nje pike qe kriminelit nuk i duhet thene kandidat per deputet, por kriminel. Kjo duhet perseritur cdo dite, ne cdo media, sepse shqiptaret duket se harrojne kollaj.


Postuar nga dodgy datë 16 Qershor 2013 - 19:43:

??

per mendimin tim zgjedhje te drejta nuk ka.sala fitoj radhen e fundit me mashtrime .rrethi qe ka krijuar ai dhe postet qe kane zen nuk do ta lejonen me cdo kusht humbjen.votimet do te manipulohen perseri keshtu qe sala do jete prap kryeminister.
nje komshiu im nje burri vjeter thoshte malokun vetem po e vrave se kurr nuk zbret nga kali.keshtu eshte dhe ky sala 1 malok i pagdhendur.

nga ana tjeter dhe ky tjetri po ta mari nuk do jete ndo1 ndryshim i madh shqiptaret do jen prap ne qeveri lol
i mesoj enveri te korruptuar fellliqesira qe mendojn ne rradhe te par vetveten sesa poppullin .per 1 karrige per lek te vrasin naten te qajne diten.
zgjohuni o derra haram buka e nones mendoni si te pasuroheni dhe jeni gati te shihni popullin tuaj te vuaj te shihni emigrantet e shkret te coptohen jasht shtetit qe ju te ndertoni shpia e vila.

mallkuar qofshi o qeveritar te nderuar ishalla 1 kancer i posashem per ju.

popullit 1 keshill do kisha mos u cmendi mbas politikes se ketyre se te gjith derrat 1 turi kane


Postuar nga shelgu datë 18 Qershor 2013 - 05:33:

Sa gjynaf qe jena mor zot


Postuar nga AngelDevil datë 20 Qershor 2013 - 16:39:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Sa gjynaf qe jena mor zot


Shymmm

Dhe pak dite kane ngel dhe une ala se kam nda mendjen per ke do votoj a do votoj dhe me e bukra si duhet te votoj.

dilema vetem dilema kto zgjedhje ...


Postuar nga lezhjani-82 datë 21 Qershor 2013 - 02:22:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Shymmm

Dhe pak dite kane ngel dhe une ala se kam nda mendjen per ke do votoj a do votoj dhe me e bukra si duhet te votoj.

dilema vetem dilema kto zgjedhje ...


Asht rreklama me...voto 29 duke i vene kryq :p


Postuar nga Vizioner datë 21 Qershor 2013 - 17:06:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Shymmm

Dhe pak dite kane ngel dhe une ala se kam nda mendjen per ke do votoj




Angel, te pakten , edhe pse nuk ke vendosur, tani me pelqeke sepse, me sa me kujtohet ne Votimet e fundit ke qene me e vendosur se per ke do votoje , dhe kjo mosvendosje tani, do te thote shume

Nejse, une do te keshilloja (po te pranohet keshilla ) te votoje per ATE Nuk do te zhgenjeheshe jo. Me mire do beht pastaj, po te votosh per ATE.


Postuar nga Vizioner datë 21 Qershor 2013 - 17:31:

Edhe dicka POSITIVE (ne kendveshtrimin tim), shoh ne kete Sondazh: edhe pse disa-shume nga Antaret ketu nuk duan te pronoconen se per per cilen Parti apo Kualicion jane prap, dominanca e PS-se eshte e dukshme.

Po te verehet nje Sondazh i vitit 2007,

linku: http://www.forumihorizont.com/showt...&threadid=13036

Anetaret ketu, ishin me te hapur, me te vendosur ne zgjedhje te Partive-Kualicioneve.

Me Sondazhin aktual, une, kuptoj se shume nuk e duam (ME) Kriminelin por, edhe skan shume besim tek PS-ja. Kjo eshte shume Pozitive. Te reflektosh eshte gje e mire por, edhe te dyshosh ka pozitiven e vet.
Gjithsesi, PS-ja ose me sakte, Edi Rama eshte i vetmi qe mund te sjelli Progresin.
Krimineli eshte REGRES.

Votoni per ke te doni, rendesi ka qe, mbas hedhjes se Letres se Votimit ne Kuti = mbas dates 23 te jeni ne "paqe" me koshiencen tuaj.

Duan apo sduan sali berishat, Shqiperia nje dite te do marri fryme lirisht nga keto Kerma, nga keto Diktatore dhe te veteshpallur Mbreter, nga keta te korruptuar deri ne palce, nga keta Kriminele ne tere kuptimin e fjales!


Postuar nga Fajtori datë 21 Qershor 2013 - 18:36:

Dje Sali Berisha ishte ne interviste perballe Sokol Balles, gazetarit qe quajti pucist ne 21 Janar. Mes shume momentesh qe ishin per te qeshur, ishte percaktimi i nje fakti nga ana e gazetarit:

Ne 2005 Sales i duhej te bente koalicion me Meten. Po ashtu dhe ne 2009. Kurse muajt e fundit qe Meta iku, 4 deputete socialiste kaluan ne PD. Me pak fjale, PD nuk ka patur kurre shifrat per te qeverisur vete, gjithmone eshte mbeshtetur ne parti te majta dhe ne deputete socialiste qe te qendroje ne pushtet...



Kshu qe kesaj rradhe, vuri re gazetari, ne rreshtat e pare tek listat e PD-se gjen Kastriot Islamin, po jo Ilir Rusmajlin...


Postuar nga shelgu datë 22 Qershor 2013 - 20:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Dje Sali Berisha ishte ne interviste perballe Sokol Balles, gazetarit qe quajti pucist ne 21 Janar. Mes shume momentesh qe ishin per te qeshur, ishte percaktimi i nje fakti nga ana e gazetarit:

Ne 2005 Sales i duhej te bente koalicion me Meten. Po ashtu dhe ne 2009. Kurse muajt e fundit qe Meta iku, 4 deputete socialiste kaluan ne PD. Me pak fjale, PD nuk ka patur kurre shifrat per te qeverisur vete, gjithmone eshte mbeshtetur ne parti te majta dhe ne deputete socialiste qe te qendroje ne pushtet...



Kshu qe kesaj rradhe, vuri re gazetari, ne rreshtat e pare tek listat e PD-se gjen Kastriot Islamin, po jo Ilir Rusmajlin...



Cili osht ky meta mer?
Mos eshte ai qe ja vuri asaj dhe ja klerkoi te bijes pjeshken ?

Nuk di po ne Shqiperi eshte transformuar cdo gje, sigurisht per keq. Me duket qe edhe sukur te kesh mundesi te zgjedhesh, nuk ke se ke zgjedh.
Prandja eshte edhe shprehja:Ky popull kete meriton.
E dhimbshme deri ne skaj dhe e tmerrshme deri ne horror.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.