Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)


Postuar nga argent datë 13 Janar 2003 - 23:46:

federata turke

Federata Turke e Futbollit e ka refuzuar zyrtarisht ftesen e FSHF-se per nje ndeshje miqesore ne 12 shkurt te ketij viti. Do te ishte nje arritje e madhe per FSHF-ne nese kjo ndeshje miqesore do te luhej por kjo gje nuk ndodhi. Pergjigja negative ka arritur ne FSHF keto dite dhe me 12 shkurt pala Turke do te ndeshet me Ukrainen pasi planet e nje ndeshjeje me Portugaline nuk u realizuan.
Mesa duket, Turqia pasi arriti vendin e trete ne Boterorin 2002 nuk mund te luaj me me nje shtet te vogel si Shqiperia. Por eshte e cuditshme, ja ku eshte Turqia e treta ne bote dhe Shqiperia qe nuk e ka provuar akoma as Boterorin e as Europianin, gje qe do bente cdo njeri te mendonte se nje fitore ndaj Turqve do ishte e pamundur, por nuk eshte keshtu. Ne vitet e fundit Shqiperia eshte ndeshur dy here me ekipin Turk. Ne 1998 ne ndeshjen e zhvilluar ne Antalia, shqiptaret fituan thelle me rezultatin 4 - 1 dhe dy vjet me vone ne Gaziantep, Shqiperia i ka mundur perseri Turqit, kete rradhe me rezultatin e paster 2 - 0.


Postuar nga Eros datë 14 Janar 2003 - 03:08:

Po por kombetarja mund te shkoj ne torneun e Perugias!!!


Postuar nga Eros datë 14 Janar 2003 - 03:13:

Brigeli: "Kombëtaren e zgjedh vetëm unë"

Me anë të faksi dërguar dje, Hans Peter Brigeli ka kundërshtuar vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, për caktimin e skuadrës kombëtare, e cila do të marrë pjesë në turneun e Peruxhias. FSHF-ja, pas nj konsultimi, kishte vendosur që, kombëtarja e cila do të marrë pjesë në të ashtuquajturin turne të Peruxhias, do të përbëhej nga futbollistë shqiptarë. Madje, ishte arritur deri në përcaktimin e një liste lojtarësh, e cila i është dërguar me e-mail, Brigelit. Por, ky i fundit e ka hedhur kategorikisht poshtë. " Kombëtaren e zgjedh vetëm unë dhe askush tjetër. Jam konsultuar nga presidentin Duka, dhe ai më ka lënë të hapësirën e mundshme që unë të bëj përzgjedhjet sipas shijes dhe ideve që kam. Nuk kam ndërmend t'i bindem një shkrese që më ka ardhur nga një seksion i Federatës Shqiptare të Futbollit, njerëzit e së cilës unë nuk i njoh të gjithë. Dua të bëj edhe një herë të qartë, se unë nuk pranoj asnjë lloj ndërhyrje nga ana e Federatës, por do të diskutoj vetëm me presidentin. Është shumë e rëndësishme të bëhet e ditur edhe një herë, se unë jam trajneri i kombëtares shqiptare, dhe në këtë post unë jam i plotfuqishëm, për aq kohë sa e parashikon kontratat që kam nënshkruar", ka deklaruar Brigeli në faksin e mbërritur dje në zyrën e FSHF-së. Kjo është hera e parë, që trajneri i ri i kuqezinjve konfrontohet në mënyrë të hapur me disa segmente të FSHF-së. Në këtë mënyrë, bëhet e ditur, se ata që deri dje kanë bërë ligjin, madje duke përpiluar listat e kombëtares, sot e kanë humbur pushtetin e tyre.

Miqësorja me kroatët, vetëm në muajin prill

"Sëmundja" e mungesës së ndeshjeve miqësore, duket se do të vazhdojë gjatë për kombëtaren shqiptare. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe sekretari i përgjithshëm, Sulejman Starova, janë kthyer nga turneu dalmat, me një ndjenjë të pjesëshme kënaqësie. Duka, ka deklaruar se, "janë nënshkruar disa marrëveshje, në lidhje me bashkëpunimin midis futbollit shqiptar dhe atij kroat, dhe kjo është një gjë më se e mirë". Ndërkohë, presidenti i FSHF-së, por dhe sekretari Starova, janë shprehur se, " mundëm të siguronim një ndeshje miqësore me përfaqësuesen kroate, por kjo do të bëhet e mundur vetëm në muajin prill. Për periudhën e afërt, një takim i tillë është krejtësisht i pamundur, pasi, Federata Kroate e Futbollit ka plane të tjera". Në fakt, një ndeshje miqësore me kombëtaren dalmate, është e pamundur për ditët e afërme. Trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigeli, nuk mund të sigurojë një skuadër të fortë, sepse lojtarët të cilët luajnë jashtë vendit janë të gjithë të impenjuar në kampionatet ku luajnë. Brigeli ka theksuar, se nuk është shumë i bindur, që në një sfidë të tillë, të luajë me futbollistë nga kampionati shqiptar. Ndërsa, në muajin prill, kombëtarja shqiptare mund të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët që ajo dëshiron të ketë.


Postuar nga Eros datë 14 Janar 2003 - 03:18:

Në 1998 Shqipëri - Turqi 2 - 0, tani Turqit nuk denjojnë të luajnë më me ne

Federata Turke e Futbollit e ka refuzuar zyrtarisht ftesen e FSHF-se per nje ndeshje miqesore ne 12 shkurt te ketij viti. Do te ishte nje arritje e madhe per FSHF-ne nese kjo ndeshje miqesore do te luhej por kjo gje nuk ndodhi. Pergjigja negative ka arritur ne FSHF keto dite dhe me 12 shkurt pala Turke do te ndeshet me Ukrainen pasi planet e nje ndeshjeje me Portugaline nuk u realizuan.
Mesa duket, Turqia pasi arriti vendin e trete ne Boterorin 2002 nuk mund te luaj me me nje shtet te vogel si Shqiperia. Por eshte e cuditshme, ja ku eshte Turqia e treta ne bote dhe Shqiperia qe nuk e ka provuar akoma as Boterorin e as Europianin, gje qe do bente cdo njeri te mendonte se nje fitore ndaj Turqve do ishte e pamundur, por nuk eshte keshtu. Ne vitet e fundit Shqiperia eshte ndeshur dy here me ekipin Turk. Ne 1998 ne ndeshjen e zhvilluar ne Antalia, shqiptaret fituan thelle me rezultatin 4 - 1 dhe dy vjet me vone ne Gaziantep, Shqiperia i ka mundur perseri Turqit, kete rradhe me rezultatin e paster 2 - 0.

Po si eshte e mundur qe nje skuader qe rrihet bindshem 2 here nga Shqiperia te dale e treta ne bote? Mos jane bere Turqit me te talentuar dhe me teknike vetem per 2 vjet? Eshte e pamundur qe futbolli i nje shteti te ndryshoje aq shume, por eshte trajneri qe i ka organizuar dhe i ka bere nje skuader te denje per te luajtur ne Kampionatin Boteror.
Dhe Shqiperia duhet te kete talente te shumta perderisa ka arritur keto fitore, por nje trajner ambicioz do ta conte vendin tone shume me perpara. Shqiperise i duhet nje ndryshim mentaliteti. Duhet te futemi ne fushen e lojes me bindje se mund te fitojne kunder cdo skuadre. Duhet ti harrojme ato dite qe Shqiperia mundohej te bente vetem nje paraqitje dinjitoze, dhe prandaj skemi pesuar asnje here humbje te thella, se luajme me skeme 10-0-0. Duhet ta harrojme ate lloj loje ku mundoheshim te mbanim barazimin e paster 0 - 0, dhe pasi pesonim golin e pare mundoheshim te mos pesonim nje tjeter, ne vend qe te sulmonim per te barazuar.
Shpresoj qe trajneri i ri i Kombetares tone te jete ambicioz dhe te dale ne fushen e lojes per te fituar. Gjithashtu FSHF duhet te rrije larg dhe te mos nderhyje me punen e tij. Shpresojme qe kjo do te jete hera e pare qe Shqiperia do jete ne nje Europian, shpesojme qe ky vit do jete nje vit kthese ne historine e futbollit Shqiptar.


Postuar nga Eros datë 18 Janar 2003 - 01:54:

Tjeter Kosovar Per Ne Kombetare

Mehmet Dragusha nën vëzhgimin e Brigelit

Strategjia e Federatës Shqiptare të Futbollit për të afruar në skuadrën kombëtare të gjithë elementët cilësorë që ndodhen jashtë, mund ta veshë kuqezi edhe Mehmet Dragushën, kosovarin që luan në Bundesligën 2, me Aintrahtin e Trierit. Nëse do të ndodhë vërtet kështu, atëherë numri i futbollistëve kosovarë, që do të luajnë në kombëtaren shqiptare, rritet. Kështu, pas interesimit për Milaim Ramën dhe Lorik Canën, për të cilët FSHF-ja ka filluar procedurat e dhënies së nënshtetësisë shqiptare, një emër tjetër që po lakohet për t'u afruar në skuadrën kombëtare është Mehmet Dragusha.

Sipas presidentit të FSHF-së, Armando Duka, interesimet për këtë futbollist kanë filluar dhe pritet të konkludohet në të ardhmen e shpejtë. "Unë kam folur për këtë futbollist me trajnerin e kombëtares, Brigelin, të cilin e kam ngarkuar për ta vëzhguar kosovarin në fjalë në ndeshjet e tij me skuadrën ku luan, në Gjermani. Nëse Brigelit do t'i pëlqejë si lojtar, do të fillojmë menjëherë procedurat për ta pajisur edhe atë me pasaportë shqiptare. Unë premtoj se këtyre emrave do t'u shtohen edhe të tjerë, pasi kjo është pjesë e strategjisë sonë për rinovimin e kombëtares shqiptare, duke afruar elementët cilësorë, me kombësi shqiptare, kudo qofshin. Prandaj dua ta përsëris edhe njëherë se portat e kombëtares shqiptare janë të hapura për të gjithë futbollistët që kanë gjak shqiptari, mjafton që secili ta meritojë këtë nder dhe t'i shërbejë me dinjitet flamurit kombëtar", citohet të ketë thënë Duka. Në këtë mënyrë, axhendës së trajnerit të kombëtares, Hans Peter Brigel, gjatë ditëve të vëzhgimit të futbollistëve shqiptarë që luajnë në Gjermani, si Fatmir Vata, Altin Lala, Ervin Skela, i shtohet edhe kosovari, Mehmet Dragusha.


Postuar nga Eros datë 18 Janar 2003 - 01:56:

Ja dhe nje tjeter kosovar qe eshte nen vezhgimin e federates.Pra jo sepse Shqiperia do vetem Lojtar Shqiptar ne ekip por ajo do nje ekip te mire.FSHF nuk shikon drejt Shqiptarve po shikon drejt fitores!!!


Postuar nga i_lire datë 23 Gusht 2003 - 00:37:

Kombetarja Shqiptare

Humbje e rëndë ne Maqedoni për djemtë e Kombëtares.

Përfaqësuesja maqedonase në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Prilep, kundër Shqipërisë, arriti të shënojë fitore, me rezultat 3:1. Loja e përfaqësueses shqiptare në asnjë segment nuk ishte e nivelit, të cilin kishim mundësi të shofim në ndeshjet kualifikuese. Edhe përskaj faktit që bëhej fjalë për një ndeshje miqësore ndërkombëtare, profesionalizmi ishte një term i pa njohur për futbollistët shqiptar.

Me vetëm një goditje drejt portës në 45 minutat e para as që mundej të fitohej ndonjë shpresë se “kuq e zinjtë” do të mund të bëjnë diçka më tepër. Në krahasim me shqiptarët, futbollistët të cilët mbronin ngjyrat maqedonase ishin shumë më të disiplinuar në lojë dhe dinin se çfarë donin gjatë askioneve të tyre. Falë portierit Strakosha, disfata e Shqipërisë nuk ishte më madhe se kjo që u pësua. Dorën në zemër për dy golat e parë nuk janë aq fajtorë futbollistët shqiptar, sepse dy herë kishte ndërhyrje të palejuar ndaj Strakoshës, por ato nuk u referuan nga gjyqtari serbo-malazez. Golat për përaqësuesen maqedonase i shënuan: 1:0 Naumovski në minutën e 9’, kur kishte ndërhyrje të palejuar. Pandev në minutën e 36’ dhe Dimitrovski në minutën e 76’, kur nga e djathta krosoi Braga, përderisa golashënuesi ishte më i lartë me kokë. Nderin e përfaqësues shqiptare e mbrojti Skela në minutën e 73’, kur nga e majta krosoi Mukaj, përderisa Tare me kokë e punësoi Skelën.

Thanë pas ndeshjes:
Foto Strakosha: “Nuk mund të flas për gabime teknike, kur ato më tepër u bënë nga ana psikologjike. Vërtet u nervozuam , mirëpo në qoftë se je profesionist nuk duhet ta bësh këtë. Kështu ne ngelëm me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Geri Cipit. Referimi ndikoj negativisht në rezultatin përfundimtar, por duhet ngelur gjakftohtë edhe nuk duhet të ngacmohesh nga referimi i keq”.

Dragan Kanatllarovski: “Prita një lojë shumë më të mirë nga Shqipëria. Para vet ndeshjes kishim shumë frikë, por megjithatë ajo frikë u dëshmua se ishte e pabazë, ose thjesht ne kemi kombëtare më të mirë dhe në një ndeshje mjaft korrekte shënuam fitore. Një fitore absolutikisht e merituar. Të gjithë ne duam që të jemi të suksesshëm, por megjithatë se sa ne mund të jemi të suksesshëm, për këtë ngel që të shohim në të ardhmen. Është shumë herët të flitet për Anglinë, por megjithatë të gjithë këta që ishin të ftuar do jenë edhe për dy ndeshjet e radhës”.


Gjyqtari serbo-malazez e kreu punën shumë herët

Mediat shqiptare në Maqedoni ishin shumë skeptike se do të mund të shohim referim të mirë në këtë ndeshje miqësore dhe ky skepticizëm u arsyetua në minutën e 18-të, të ndeshjes, kur nga loja u largua Geri Cipi. Në fjalë kishte pozitë jasht loje dhe ndërhyrje të palejuar, por referi malazez Mihajleviç, në vend që të referojë ndërhyrje të palejuar ndaj tij ose pozitë jasht loje, ai referon goditje të lirë për maqedonasit. I pa kënaqur me një vendim të tillë Cipi protestoi sikurse edhe Strakosha dhe të dy ndëshkohen me karton të verdhë, por Cipi, nuk mundi të pajtohej me kësisoj vendimi dhe vazhdoi të protestojë për çka edhe u ndëshkua me karton të kuq. Këtu ishte fundi i një referimi korrekt.

Shqiptarët pa zë në Prilep

Edhe përskaj faktit se në mesin e 3.000 shikuesve në stadiumin ‘Goce Dellçev’ në Prilep, kishte një numër të vogël të shqiptarëve reth 100, ata gjatë shënimit të golit të Skelës, nuk “guxuan” të lëvizin nga vendi, për të festuar shënimin e këtij goli. Ishin me siguri të frikësuar nga fyerjet që
vinin nga publiku, i cili ishte vendosur në tribunën ku ishin edhe shqiptarët. Për sjelljen e publikut maqedonas nuk duhet shkruar shumë, sepse fjalori i tyre është i njohur dhe nuk ka nevojë të përsëritet.

Kamera shqiptare në tribunë ato maqedonaset jasht

Përskaj faktit se kjo ndeshje miqësore ndërkombëtare nuk ishte transmetuar drejtpërdrejt në TV shtetëror maqedonas dhe atë shqiptar, prap se prap në tribunën e stadiumit kishte kamera shqiptare, të cilat bënë filmimin e ngjarjeve. Nga ana tjetër të gjitha mediat maqedonase (duke inkuadruar edhe ato shqiptare në Maqedoni) nuk ishin në tribunë për të shënuar këtë ngjarje
dhe së paku për të emetuar golat e shënuar. Vetëm një TV private nga Prilepi ishte në tribune dhe xhirojë ndeshjen.


Prilep: Maqedonia – Shqipëria 3:1 (2:0)

Stadiumi:’Goce Dellçev’ në Prilep. Koha dhe tereni të mirë për lojë.
Shikues: 3.000.
Refer kryesor:Goran Mihaljeviç – Serbi/Mali i Zi.
Golashënues: Naumovski 9’, Pandev 36’ dhe Dimitrovski 76’ (Maq) - Skela 73’ (Shqi).
Karton të verdhë:Stavrevski, Hristov (Maq.), Strakosha, Cipi, Haxhi, Duro (Sh).
Karton të kuq: Geri Cipi (Sh).
MAQEDONIA: Milloshevski, Mitrevski, Sedllovski, Stavrevski, A.Mitrevski, Shumulikovski, Braga, Naumovski, Pandev, Shaqiri, Hristov.
Luajtën edhe: Qumbev, Trajanov, Grozdanovski, Dimitrovski, Gjuzellov.
SHQIPËRIA: Strakosha, Dede, Cipi, Aliaj, Hasi, Bellai, Cana, Haxhi, Skela, Tare, Bushi.
Luajtën edhe: Beqaj, Beqiri, Duro, Dabula, Shkëmbi, Muka dhe Myrtaj.


Postuar nga i_lire datë 23 Gusht 2003 - 00:40:

Gjermani nuk kthehet në Tiranë, por udhëton drejt Gjermanisë.

Nuk është e thënë që trajneri i kombëtares Hans Peter Brigel të shkelë në Shqipëri, nëse nuk ka ndeshje zyrtare të kombëtares. Menjëherë, pasi kuqezinjtë u mundën keqas nga përfaqësuesja e Maqedonisë, Brigeli nuk vonoi të bënte autokritikë nga Prilepi, duke u kërkuar falje shqiptarëve për këtë humbje të turpshme. Dje në FSHF, nga shefi i sektorit të ekipeve kombëtare, Besnik Cela, është mësuar se trajneri, nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë, por ka zgjedhur linjën Shkup-Frankfurt. Sipas Celës, Brigeli më parë kishte vendosur që të mos bënte një ndalesë në Shqipëri, pas ndeshjes me Maqedoninë. Në fakt, trajneri i kuqezinjve me të gjitha gjasat do të jetë në Shqipëri, vetëm në prag të dy ndeshjeve me Gjeorgjinë, më 6 dhe 10 qershor. Nga sektori i ekipeve kombëtare konfirmohet se gjermani do të jetë në Shqipëri, dy ose tre ditë para grumbullimit të ekipit kombëtar, që do të nisë më datë 1 shtator.


Postuar nga i_lire datë 24 Gusht 2003 - 04:54:

Intervistë me Strakoshën e kohëve të fundit.

Synoj të thyej vetveten dhe askënd tjetër në këtë botë. Është një motiv krenarie kjo që kam bërë deri tani, pasi ia kushtoj të qenit tim shqiptar. Nuk kam përse të ndalem në këtë rrugë që kam nisur, teksa shikoj përkrahjen e të gjithë shokëve të skuadrës, të tifozëve që më duan dhe të trajnerit që beson ende tek unë. Kam vendosur ta mbroj ende, edhe për disa kohë të tjera, portën e kombëtares sime."

Kështu është shprehur Foto Strakosha, portieri 38-vjeçar kuqezi. Nuk pranon ta quash "Supermen", pasi i mjafton të jetë vendimtar për skuadrën kombëtare, duke vijuar të mbetet një "gardian" i pakalueshëm për kundërshtarët. Sidoqoftë, minutat e vështira të kombëtares sonë në Dublin, pas daljes së tij nga loja, tepër i dëmtuar, në ndeshjen Irlandë-Shqipëri, e kanë detyruar çdo njeri që jeton me futbollin kombëtar, përfshi këtu edhe trajnerin Brigel, të kuptojnë se bëhet fjalë për një Strakoshë "superstar", të pazëvendësueshëm për momentin në portën kuqezi. Qenia e tij, e kapitenit të kombëtares shqiptare, në katërkëndorin kuqezi, u jep më tepër besim shokëve të ekipit, por edhe trajnerit gjerman, Hans Peter Brigel. Prandaj jo më kot ky i fundit, pas ndeshjes me Zvicrën, teksa ka dëgjuar tek-tuk ndonjë belbëzim për tërheqje të Strakoshës, është shtruar e ka folur gjerë e gjatë me të, duke i kërkuar që të vijojë ta mbrojë portën e kombëtares shqiptare edhe në të ardhmen. Për të gjitha këto, Foto Strakosha është rrëfyer për "Sportin shqiptar", duke garantuar publikun shqiptar se do të jetë sërish mes katërkëndorit të kombëtares kuqezi.
- Foto, pas atij dëmtimi që pësuat në ndeshjen e luajtur në Irlandë, si ndiheni me shëndet?
- Në radhë të parë, ju falënderoj që interesoheni për shëndetin tim. Mirëpo, sado që të përpiqem t'u flas në radhë të parë për shëndetin, më përzihen mendimet me mërzinë e rezultateve, e cila ekziston ende tek unë. Vërtet na dha gëzim mënyra e lojës dhe lufta sportive që treguan të gjithë lojtarët në këto dy ndeshje, por na ka mbetur ende shija e hidhur e humbjeve. Për sa i përket shëndetit, shyqyr zotit jam më mirë. Ç'është e vërteta, mjekët që më vizituan, më kishin rekomanduar të bëja pushim absolut, të paktën 4 javë, por unë nuk e kam respektuar sa duhet këtë këshillë të tyre. Megjithatë, e përsëris, falë zotit jam mirë.
- Keni këmbëngulur, ashtu mes dhimbjeve, që të luanit në ndeshjen e dytë në Zvicër. Çfarë ju shtyu ta bënit këtë sakrificë, e cila lidhej direkt me shëndetin tuaj?
- Dua të them diçka tepër të sinqertë si përgjigje të kësaj pyetjeje. Nuk e di nëse do të më besojnë të gjithë njerëzit që jetojnë me kombëtaren dhe ta përjetojnë vetë se sa e vështirë ka qenë për mua të vendosja të luaja apo të mos luaja në ndeshjen me Zvicrën, ashtu i dëmtuar. Ishte një vendim i tipit "thikë me dy presa", i cili mund të më bënte "hero" nga njëra anë, por edhe mund të zhgënjente jo vetëm mua, por edhe shokët e ekipit. Nga dëshira e madhe për të luajtur dhe përfaqësuar ngjyrat e kombit, mendon vetëm se do t'ia arrish me sukses kësaj gjëje. Mirëpo në futboll ekziston edhe ana tjetër e medaljes, zhgënjimi. Unë guxova, duke besuar në forcat e mia dhe pranova ta mbroj portën kuqezi në atë ndeshje, ashtu mes dhimbjeve dhe ngarkesës psikologjike të dëmtimit. Se sa ia kam dalë mbanë me sukses, këtë mund ta thonë shokët e ekipit, trajneri dhe ata që e kanë ndjekur këtë ndeshje. Pas ndeshjes i kam pyetur bashkëlojtarët e kombëtares dhe disa njerëz të njohur të mitë se mos kisha bërë gabim që kisha vendosur të luaja në atë ndeshje. Kjo, pasi më dukej vetja se nuk isha në atë gjendjen e përhershme, pas dëmtimit, për të reaguar mirë në portë.
- Çfarë kujtoni nga këto dy ndeshje, si kapiten i ekipit kombëtar?
- Ajo që na ka ngelur nga këto dy ndeshje, sikurse e thashë edhe më sipër, është hidhërimi për rezultatet negative që morëm.
- A veçon Strakosha ndonjë shkak kryesor, i cili ka pasur ndikim të dukshëm në humbjen e kombëtares sonë në këto dy ndeshje?
- Kur je futbollist dhe nuk fiton, vërtet mund të gjesh shumë shkaqe dhe arsye për t'u justifikuar. Ç'është e vërteta, disa faktorë të jashtëm, që nuk kishin lidhje me ne, ndikuan sadopak në rezultat. Mirëpo në këto dy humbje kemi pjesën tonë edhe ne. Puna jonë si futbollistë është të korrigjojmë gabimet, pa u dhënë shumë rëndësi gjykimeve apo mënyrës sesi u sollën futbollistët e Irlandës. Vërtet ato nuk ishin të drejta dhe të ndershme, por kjo nuk përbën justifikim për ne. Rezultatit pozitiv duhet t'ia bëjmë hyzmetin vetë dhe të mos presin asgjë nga të tjerët, qoftë edhe kthimi i topit në mënyrë fair-play nga kundërshtari. Pra, duhet të jemi vetë vigjilentë në çdo aspekt.
- Megjithatë, kombëtarja shqiptare zhvilloi lojëra të mira në këto dy ndeshje. Çfarë mendoni se ka futur në skuadër trajneri gjerman kuqezi, Hans Peter Brigel?
- Nuk mund të përjashtosh nga një ekip, i cili shënon rritje në lojën e tij, edhe trajnerin. Pra, Brigeli ka meritat e tij në marrjen e katër pikëve me kombëtaren tonë, sikurse duhet të ketë përjetuar të njëjtin zhgënjim si edhe ne, futbollistët, për dy humbjet e fundit. Sidoqoftë, personalisht jam i mendimit se Brigeli është pika kryesore e këtij ekipi. Kështu që, në qoftë se publiku shqiptar, ashtu si edhe ne, është optimist se kjo kombëtare mund të arrijë një ditë edhe në finalet e një evropiani apo botërori, meritë ka edhe trajneri aktual Brigel. Çfarë të reje ka sjellë ai në skuadër? Ndryshimet vijnë në mënyrë komplekse. Unë nuk do të veçoja ndonjë risi pozitive me hollësi, por besoj se stafi drejtues ka meritën e padiskutueshme që e ka bërë kombëtaren shqiptare të ketë synime më të mëdha se asnjëherë tjetër.
- Atëherë, të flasim diçka në planin tuaj personal. Pas ndeshjes me Zvicrën thuhet se keni pasur një takim me Brigelin, i cili ju ka kërkuar me ngulm që të mos tërhiqeshit nga ekipi kombëtar. Ju si do të veproni?
- Faktikisht, për mua është një moment shumë shumë i vështirë. Në një moshë të tillë kur duhet t'i thuash lamtumirë futbollit, unë gjendem në një dilemë jashtëzakonisht të vështirë. Më duhet të marr një vendim të rëndësishëm dhe me tepër përgjegjësi. Pra, nisur nga kërkesa e trajnerit të kombëtares, Brigel, më duhet të vendos nëse do të rri sërish mes katërkëndorit të kombëtares, apo do të tërhiqem, sikurse e kisha menduar vetë. Që të jem i sinqertë, kisha vendosur që, pas këtyre dy ndeshjeve, në qoftëse ekipi ynë nuk do të kishte rezultate pozitive që të na mbanin gjallë pretendimet, të tërhiqesha. Madje, për këtë fakt i kisha vënë në dijeni edhe drejtuesit e ekipit kombëtar.
- Mos vallë tërheqja juaj nga kombëtarja kishte të bënte me vitet, apo me diçka tjetër?
- Personalisht, tërheqjen time nga kombëtarja në një moment të tillë e konsideroj diçka krejt normale. Sidoqoftë, kjo s'ka lidhje aspak me vitet. Unë isha i mendimit që t'i jepja të drejtën dikujt tjetër që ta mbronte tashmë portën kuqezi. Nuk është mendjemadhësi kjo që po them, të më kuptoni drejt, por dua të jem modest dhe realist. Është mirë që çdo njeri, qoftë ky edhe sportist, të pranojë realitetin. Realiteti ishte ky, që unë duhet të largohesha.
- A i qëndroni tashmë këtij vendimi?
- Pas një takimi që pata me trajnerin Brigel, të cilin dua ta falënderoj personalisht, jam ndier shumë më tepër i detyruar ndaj ekipit kombëtar. Besoj se gjatë gjithë këtyre viteve e kam treguar dëshirën dhe respektin që kam pasur për ekipin kombëtar, prandaj nuk kisha pse të prisja ta bëjë këtë gjë tani, në këtë moshë. Megjithatë, dua t'ju them se, pas bisedës me trajnerin Brigel, jam menduar gjatë me veten time, për të qëndruar apo për të ikur nga kombëtarja. Përfundimisht, them se kam vendosur t'i shkelmoj edhe ofertat që kam pasur, natyrisht në një drejtim tjetër, jo për të luajtur vetë, por për të drejtuar, dhe të vazhdoj ta mbroj sërish portën e kombëtares sime. Biseda me Brigelin më bëri të ndihem shumë herë më i ri, çka do të thotë se do ta mbroj portën e kombëtares deri kur të mos kem çfarë t'i jap më.
- Së fundi, a do vazhdojë të luajë Strakosha edhe sezonin tjetër me Kalithean, apo do të kërkojë një fat të ri?
- Me ekipin e Kalitheas e kam përfunduar kontratën dhe tashmë nuk kam asnjë lidhje me të. Në kampionatin grek ka qenë një vit nga më të vështirët, në të gjitha drejtimet, përfshi këtu edhe anën financiare të klubeve. Momentalisht gjendem këtu në Shqipëri, me pushime, i rekomanduar edhe nga mjekët, larg zërave të merkatos, për t'u riaftësuar nga dëmtimi që pësova në Dublin. Jam ende futbollist i lirë, pasi nuk kam firmosur kontratë të re me asnjë skuadër. Nuk e di se çfarë fati do të kem, por në ditët e ardhshme do të vendos për këtë gjë. Praktikisht kam refuzuar disa oferta që kisha nga skuadra të ndryshme, jo për të luajtur me to, por për të drejtuar nga stoli, pasi m'u desh të vazhdoja të mbroja portën e kombëtares. Me një fjalë, në Greqi, apo jashtë saj, unë do të luaj edhe disa kohë në fushat e blerta.


Postuar nga i_lire datë 26 Gusht 2003 - 06:39:

Fatmir Vata ne Kombetare

Tekniku i kuqezinjëve Hans Peter Brigel më në fund ka vendosur të përfshijë në planet e tij dhe futbollistin e Arminias, Fatmir Vata. Pas miqësores me Maqdoninë tekniku gjerman ka mbetur i pakënaqur nga forma e treguar nga të besuarit e tij.

Në momentin që do të nisej për në vendlindjen e tij Gjermani Brigel u ka dorëzuar një listë drejtuesve të Federatës me 28 futbollist. Në këtë listë krahas emrave të tjerë figuron dhe emri i Fatmir Vatës. Një listë të tillë Brigel e ka paraqitur edhe para miqësores me Maqedoninë për të bërë më pas një seleksionim duke nxjerrë ata futbollist që morën pjesë në këtë miqësore. Kështu edhe lista tjetër është gati dhe tani drejtuesit e Federatës presin që tekniku i kuqezinjëve të bëjë seleksionimin e radhës. Surpriza më e madhe e kësaj liste është përfshirja e Fatmir Vatës i cili i ka munguar Kombëtares që nga turneu i Peruxhias. Vata me formën e treguar në radhët e Arminias më në fund ka fituar besimin e teknikut Brigel i cili e ka përfshirë në 28-she. Vata dhe Brigel kanë patur dhe një farë kontradite midis tyre pas deklaratave të bëra në shtyp ku në një farë mënyre kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.
Por këto mëri duket se janë hedhur pas krahëve nga tekniku Brgiel i cili në ndeshjen e fundit të kuqezinjëve ka kuptuar se ka nevojë për të përforcuar sulmin. Futbollisti i Arminas Fatmir Vata me formën e treguar duket se do të jetë dhe ndryshimi i radhës për ndeshjen me Gjeorgjinë. Tekniku i kuqezinjëve pritet të bëjë disa ndryshime të formacionit për sfidën me gjeorgjianët e cila do të zhvillohet në datën 6 shtator. Forma e dobët e disa futbollistëve ka krijuar shumë dyshime në planet e tij. Rikthimi i besimit te garda e vjetër ka bërë që Kombëtarja të rritet në moshë. Sipas drejtuesve të Federatës, Brigel, listën përfundimtare të kuqezinjëve që do të përballen me Gjeorgjinë do ta publikojë vet dhe jo siç ka vepruar përpara ndeshjes miqësore me Maqedoninë duke e dërguar atë nëpërmjet një faksi. Sipas shefit të ekipeve kombëtare Besnik Çela Brigel ashtu si herët e tjera edhe kësaj radhe ka paraqitur një listë me shumë emra. Sipas Çelës gjithçka do të bëhet e ditur vetëm atëherë kur Brigel të jetë i pranishëm në Shqipëri dhe të deklarojë emrat përfundimtar pas përzgjedhjes së bërë. "Momentalisht ne kemi në dorë një listë prej 28 futbollistësh të cilën e ka formuluar Brigeli. Ai do të vijë në fillim të shtatorit për të niur përgatitjen për ndeshjen me Gjeorgjinë dhe vetëm atëherë do të publikohet lista e futbollistëve që do të marrin pjesë në këtë ndeshje", ka deklaruar Çela. Shefi Çela pranon se në listë mund të ketë edhe ndryshime por ndërkohë këto ndryshime sipas tij momentalisht nuk mund të deklarohen. Burime pranë Federatës bëjnë të ditur se përveç Vatës në listë nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishm. Emrat e futbollistëve janë po ata që kanë qenë edhe më parë. Grumbullimi i futbollistëve kuqezinj do të bëhet si zakonisht në "Hotel Dyrrah" në Durrës. Ndërkohë që grumbullimi do të bëhet në datën 1 shtator nisja drejt Gjeorgjisë do të bëhet në datën 4 shtator. Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e fundit ka miratuar që Kombëtarja do të udhëtojë me avion çarter dhe se akomodimi i tyre në Gjeorgji do të bëhet në "Hotel Sheraton" një nga më të mirët në këtë vend. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20.00 (17.00 me orën tonë). Kështu ballafaqimi me përfaqësuesen e Gjeorgjisë i vlefshëm për turin eliminator të Euro 2004 pak nga pak ka filluar të marrë jetë.


Postuar nga i_lire datë 28 Gusht 2003 - 03:03:

Nga 185 ndeshje Kombetarja jone ka humbur 114

Nga i mirenjohuri - gazetari sportiv Besnik Dizdari

Duke parë në "France Football", në një faqe kushtuar Portugalisë, se më 11 tetor organizatorja e Kupës së Evropës 2004, do të luajë një ndeshje me Shqipërinë, pyeta veten: përse Portugalia, skuadër e elitës evropiane, kërkon të luajë me Shqipërinë?
Pyetja në të vërtetë, nuk është retorike, por kërkon një spjegim përmes përgjigjes së drejtpërdrejtë.

Ndeshja me Portugalinë është ndeshja më e rëndësishme miqësore për Shqipërinë qysh kur Kombëtarja e saj është themeluar më 1936. Sepse është hera e parë në gjithë këte histori, që një nga skuadrat më të bukura të Evropës, madje kësaj here bash skuadra që pretendon të fitojë Kampionatin e Evropës në tokën e vet pas dhjetë muajve, Portugalia e Eusebios, dëshiron të luajë me Shqipërinë. Më parë asnjëherë tjetër Shqipëria nuk ka zhvilluar një ndeshje miqësore me një Kombëtare kësisoji të elitës së Evropës. Ndeshjet e mëdha miqësore me Hungarinë, Çekosllovakinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, RDGJ-në në vitet '40 dhe '50, janë ndeshje të politikës së Demokracive Popullore; ato të mëdha me Turqinë janë ndërkaq, ndeshje të miqësisë së vjetër shqiptare-turke. Dhe kaq pra.

Ndërsa kjo me Portugalinë është ndeshje e diplomacisë evropiane të futbollit, po dhe ndeshje teknike, prova të rëndësishme sidomos për skuadrën portugeze në planin e saj disamujor për të mbërritur te titulli i saj i parë evropian. Portugalia ka zgjedhur Spanjën, Norvegjinë dhe Shqipërinë për ndeshjet e ardhshme miqësore, një plan strategjik i përgatitjes së saj, sepse ka marrë vesht se kohët e fundit, edhe Shqipëria ka formuar një skuadër shumë të mirë, e cila ka treguar futboll të klasit të parë pikërisht me skuadra të sprovuara të Evropës.

Mirëpo a e dimë ne ndërkaq, se çka ka menduar Portugalia kur ka marrë vesht se në një qytet të panjohur me emrin Prilep, Shqipëria ka humbur 1-3 me kombëtaren e një shteti të sapoformuar, që dihet se nuk çon peshë në futbollin e Evropës, siç është pra, Maqedonia, e cila ende ka të pasigurt, përveç të tjerave, edhe vetë emrin e saj shtetëror zyrtar?

Ka mundësi që Portugalia të jetë penduar. Dhe e vetmja shpresë e saj do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme të Shqipërisë me Gjeorgjinë, fitore të mundshme shqiptare pra, dhe Shqipëria të renditet, përshembull, e treta në Grupin 10 të kualifikimeve të EURO 2004, duke demostruar më në fund, pas 40 vjetëve që luan në garën e madhe evropiane, se ka realizuar rritjen e saj historike.

Po a mundemi që pas kësaj humbjeje dhe futbolli të çoroditur të shkojmë për kësi punësh të mira te Gjeorgjia dhe mandej të mbërrijmë Lisbonën për ndeshjen miqësore të shekullit për Shqipërinë?

Enigëm. Duke kujtuar gjithë ndeshjet miqësore të Shqipërisë, më del se çuditërisht ajo ka një bilanc befasues:

41 ndeshje, 15 fitore, 10 barazime dhe 16 humbje, ndonëse golat janë 51-65!

Me një fjalë, nëse Shqipëria do të kishte fituar në Maqedoni, atëherë bilanci 57 vjeçar i miqësoreve të Shqipërisë për herë të parë në histori do të kishte kaluar në bilanc pozitiv:

16 fitore, 15 humbje!

Dhe ky do të kishte qenë i vetmi bilanc pozitiv i një skuadre shqiptare të çfarëdolloji për takimet ndërkombëtare. Nuk ndodhi kështu. Maqedonia fitoi 3-1 me Shqipërinë dhe menjëherë pas ndeshjes thuhet se trajneri ynë gjerman, Hans Peter Briegel, i ka kërkuar falje publikut shqiptar. E kam të vështirë ta besoj. Sepse nuk ka arsye të kërkojë falje. Falje, përshembull, mund t'i kërkojë publikut të saj Gjermania e Helmut Shënit kur duke barazuar në Shqipëri 0-0 më 1967, pra me një nga skuadrat më të fundit të Evropës, u eliminua nga Evropiani i Romës. Falje mund t'i kërkojë publikut të vet bie fjala, Belgjika e Shifos, kur u shkatërrua 2-0 në Tiranë më 1984, në një kohë që dihej se ishte një nga skuadrat më të forta të Evropës. Po ashtu, falje mund të kërkojë te publiku i vet Polonia e Bonjekut më 1984 kur barazoi 2-2 në fushën e vet me Shqipërinë "e panjohur". Falje mund t'i kërkonte edhe Norvegjia popullit të vet të futbollit kur barazoi 2-2 me Shqipërinë në Oslo më 1998, sepse kishte ndoshta skuadrën e vet më të mirë në histori. Dhe në fund të fundit, falje publikut të vet mund t'i kërkojë Rusia e cila u shkatërrua në Shkodër 3-1 prej Shqipërisë më 2003, sepse dihet që ajo është një superfuqi e futbollit evropian. Për të shkuar te ndeshjet miqësore, falje mund të kërkojë edhe Turqia e cila dy herë, më 1998 dhe më 2001 është mundur në tokën e vet 4-1 dhe 2-0 prej Shqipërisë së vogël, kur futbolli turk ishte në ngjitje të pandalshme.

Këto mund të jenë rastet kur dikush mund t'i kërkojë publikut apo opinionit të vet futbollistik një falje. Jo Shqipëria ngaqë humbka në Maqedoni. Pra ajo Shqipëri për të cilën ju kujtoj se nga 185 ndeshjet e derisotme të luajtura, ajo ka humbur plot 114 dhe ka fituar 35. Dhe e kuptoni se nga këto pak fitore 35, vetëm 16 janë në ndeshje për Kupën e Evropës dhe për Kupën e Botës. Rrallë skuadra në Evropë kanë një bilanc kaq të varfër sa Shqipëria!

Dhe e kam të vështirë, qoftë dhe për konceptin gjerman të krenarisë, që të besoj se Hans Peter Briegel i ka kërkuar falje publikut shqiptar. Po në se vërtet e ka bërë këte, ta do mendja se ai nuk do të ketë kërkuar falje për humbjen, por ndoshta për përgatitjen e keqe të kësaj miqësoreje për çka është përgjegjës edhe ai vetë. Kjo po, mund të besohet.

Kam përshtypjen se sikur dikush do t'i kishte thënë me kohë Briegelit se ndeshja me Maqedoninë do t'i krijonte për herë të parë një bilanc pozitiv Shqipërisë për ndeshjet miqësore, mundet që trajneri ynë do t'i kishte kushtuar një rëndësi shumë më të madhe dhe të kërkonte me përgatitje serioze fitoren. Dhe kjo do të thoshte që Shqipëria të mbërrinte 16 fitore përballë 15 humbjeve në ndeshjet miqësore. Mirëpo, zyrtarët e FSHF-së, qysh se organizmi ynë i futbollit është krijuar, kurr nuk kanë ditur të punojnë me bilance, për bilance apo për përmirësim bilancesh. Kjo është dhe çështje kulture historike e futbollit.

Dhe Shqipëria e cila humb për herë të katërt radhazi: Bullgaria 0-2, Irlanda 1-2, Zvicra 2-3, Maqedonia 1-3! Eshtë e rëndë, ndonëse në fund të fundit, është pjesë e rrugëtimit të mendësisë humbëse që ka gati përherë Shqipëria: 185 ndeshje, 114 humbje dhe vetëm 35 fitore! Ndaj s'ke përse të kërkosh falje. Në të vërtetë, ka ndodhur ngjarja e radhës.

Mirëpo, asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur skuadër kombëtare më të mirë se kjo e sotmja. Ndoshta kjo Shqipëri 2003 nuk ka në 11-sh një Loro Boriçi apo një Refik Resmja, nuk ka një Panajot Pano apo Sabah Bizi. Madje në *censored*akterin e lartë të futbollit nuk ka as edhe një Lin Shllaku, Fatmir Frashëri apo Skënder Halili, as edhe një Teodor Vaso, Ramazan Rragami e Medin Zhega, Mihal Gjika apo Mexhid Haxhiu, as edhe një Frederik Jorgaqi apo Agustin Kola, Arben Minga e Sokol Kushta, as edhe një Hysen Zmijani, as edhe një Perlat Musta apo Ferid Rragami. Por Shqipëria e sotme ka 11-shin më të barazpeshuar dhe më të përgatitur në cilësi se asnjë tjetër dhe në ndeshjet e saj më të mira, ia ka arritur të paraqesë futboll evropian. Duke e parë kësisoji, Portugalia e Eusebios ka kërkuar Shqipërinë për një ndeshje miqësore. Thashë, nuk e di nëse është penduar mbas kësaj çka ngjau me Maqedoninë!...

Shqipëria, e cila ka dalë nga fusha mbase, duke e marrë disi me të qeshur humbjen në Prilep, kur është qetësuar dhe ka parë kalendarin, i cili i tregon se pas 20 ditëve do të shkojë në Tbilis për ndeshjen me Gjeorgjinë në kuadrin e EURO 2004 të Portugalisë, me mend në krye duhet të jetë tronditur. Brenda pak ditëve do të duhet një veprimtari e jashtëzakonshme për të dalë nga "lufta e humbur" e Prilepit. Nuk më duket e lehtë, ndonëse kam prap besim se mund të dilet prej saj. Sepse skuadra është, lojtarët janë, jehona e dy ndeshjeve të shkëlqyera me Irlandën dhe Zvicrën, aty është. Ajo që s'është, janë fitoret. Shqipëria ka humbur 4 herë rresht dhe mjerë ata që nuk dijnë të vlerësojnë bilancet dhe që nuk kuptojnë se nuk ka gjë më shkatërruese se sa të nënvleftësosh bilancet. Në këto raste, ajo çka e kërcënon Shqipërinë, është mungesa e fitores qysh nga Rusia e 3-1-shit madhështor të mjedisit të paharrueshëm të Shkodrës.

Si mund të mbërrihet këtu, pra te fitorja?

Duket si paradoksale, por Shqipëria ndodhet para tri ndeshjeve më të rëndësishme të historisë së saj. Luan me Gjeorgjinë e nivelit të mesëm mbase, por dy fitoret me te e çojnë Kombëtaren kuqezi me shqiponjën në gjoks, më e pakta në vendin e tretë në grup, çka do të ishte arritja më e madhe e saj në 40 vjet pjesëmarrje në ndeshje kampionale evropiane e botërore. Madje, teksa të shkon disi nëpërmend ajo që thotë UEFA, se "teorikisht edhe Shqipëria lufton për vendin e dytë në grup drejt mundësisë së Play - off-it", atëherë punët bëhen edhe më të rëndësishme.

Dhe mandej drejt e te Portugalia në ndeshjen më të vlerësueshme miqësore në histori, ate të 11 tetorit 2003, prova flakëruese e një rruge të vërtetë profesionale të Shqipërisë.

Mirëpo, Shqipëria nuk di t'i organizojë mirë ndeshjet miqësore, forca, përvoja, mësimet e të cilave, të çojnë në ngjarje po të suksesshme tek ato kualifikuese. Përherë mungesa lojtarësh, indiferentizëm titullarësh, diçka e marrë si me të qeshur, nënvleftësim i vetë drejtimit, vetvetiu ndoshta edhe i FSHF-së, publicitet i zbehtë nxitës, dhe deri papërgjegjësi.

Kështu mund t'i përkufizosh ndeshjet miqësore të Shqipërisë. Ndoshta për gjithë këte, mund të kërkojë falje edhe trajneri Briegel, jo për humbjen në Maqedoni. Se përsa iu përket humbjeve, siç thashë, Shqipëria ndër 185 ndeshje, ka humbur plot 114. Dhe ka fituar vetëm 35, brenda të cilave më pëlqen të përfshij edhe fitoren 3-0 në tavolinë me Greqinë për EURO 1962. Për ta rritur kështu, bilancin e rënduar të Shqipërisë së mendësisë së humbjeve tash 40 e sa vjet për Evropën dhe Botën.

Shpesh Shqipëria, psikologjikisht është goditur më fort prej ndeshjeve miqësore se sa prej atyre kualifikuese. Paraqitjet e këqia në to, shpesh e kanë çuar në dështimet e panumërta të atyre kualifikuese. Një skuadër kombëtare nuk ka dy mendësi në ndeshjet. Ka vetëm një: mendësia e fitores, një lloj lufte në dy kahe për të përforcuar një Kombëtare për garat kualifikuese. E patë se çka qe ndeshja e fundit Gjermani - Itali?! E pra qe një miqësore. Brezi ynë e kujton mirë se fitorja 6-3 e Hungarisë së Pushkashit, Koçishit e Bozhikut në Wembli me Anglinë më 1953, sot e kësaj dite konsiderohet një nga duelet më të rëndësishëm të futbollit në historinë e njerëzimit. Edhe ajo ka qenë një ndeshje miqësore. Shqiptarët janë tepër të vegjël, për ta menduar të vogël, qoftë dhe një ndeshje miqësore si ajo e Prilepit të Maqedonisë. Nëse për të kanë patur mendjemadhësi sidomos profesionistët tanë që luajnë të gjithë në Evropë, deri në Bundesligën e Gjermanisë e Serie A të Italisë, atëherë duhet pranuar se ata ende nuk janë bërë profesionistë.

Ky më duket, ndërkaq, se është dhe problemi që të çon te emblema e këtij shkrimi: trajneri Briegel nuk ka përse të kërkojë falje për humbjen në Maqedoni. Për fat ajo është thjesht një humbje e radhës. Prej së cilës mund të dilet vetëm nëse Kombëtarja ia arrin që mbrenda këtyre 15 ditëve t'i rikthehet mendësisë së fitores: më 6 shtator në Tbilis me Gjeorgjinë, po dhe të asaj të Tiranës po me ish sovjetikët më 10 shtator 2003. Dhe vetëm mandej mnd të themi se ajo nuk ishte një humbje e radhës. Për të shkuar më pas prej saj krenare dhe mirënjohëse te ndeshja më e madhe miqësore e historisë sonë, ajo me Portugalinë e Eusebios më 11 tetor 2003 - nderi më fisnik që i është bërë ndonjëherë Shqipërisë në diplomacinë e futbollit prej një shteti evropian.
Unë për vete ende shpresoj megjithate.


Postuar nga i_lire datë 28 Gusht 2003 - 03:13:

Brigeli

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë ka vendosur të publikojë të premten emrat që do të grumbullojë për ndeshjet me Gjeorgjinë. Lajmin e ka konfirmuar dje shefi i sektorit të ekipeve kombëtare, Besnik Çela. Sipas tij, trajneri gjerman do të sjellë në FSHF më datë 29 gusht listën emërore të futbollistëve, që do të grumbullojë në ndeshjen me Maqedoninë. Çela ka shtuar se lista mendohet se do të ketë pak ndryshime, mes të tjerave thuhet se do të shtohet dhe Fatmir Vata. Shefi i sektorit të ekipeve kombëtare më pas ka pohuar se Brigeli do të jetë në Tiranë më 1 shtator, së bashku me ndihmësin e tij Ros dhe fizioterapistin Jakuin. Gjithashtu, nga Çela është mësuar se edhe lista emërore e ekipit U-21 do të publikohet të premten. Arsyeja e kësaj shtyrjeje të publikimit të kësaj liste ka qenë sërish Brigeli. Edhe këtë radhë trajneri gjerman i kombëtares ka ndërmend të grumbullojë disa prej futbollistëve që luajnë me Shpresën, kështu që trajneri Hasan Lika nuk mund ta publikonte dje listën e ekipit të tij.


Postuar nga i_lire datë 03 Shtator 2003 - 05:11:

Kundra Gjeorgjise do te luajne keto futbolliste:

Listës së kombëtares shqiptare të publikuar dje, në Federatën Shqiptare të futbollit, i mungojnë tre lojtarë të njohur, si Arjan Beqaj, Altin Lala dhe Fatmir Vata. Altin Lala, nuk luan në ndeshjen kundra Gjeorgjisë për shkak të dëmtimit që ka. Fatmir Vata, ka refuzuar trajnerin Brigel, për arsye që ai nuk u thirr në ekipin kombëtar, në ndeshjen miqësore me Maqedoninë.

Ndërkohë, dhe Arjan Beqaj, nuk do të jetë në listën e përgatitur nga tekniku gjerman, Brigel, duke deklaruar: “Nuk mund të pres përjetsisht. Kam tetë vjet që vij në kombëtare, por nuk më është dhënë kurrë mundësia për të luajtur. Jam i gatshëm t’i shërbej kombit, por jo duke ndenjur pafundësisht në stol”. Kjo deklaratë bombë, ka tre ditë që është lëshuar në Federatë, nëpërmjet një telefonate të bërë nga portjeri i përfaqësueses, Arian Beqaj. Njeriu që dy vjet më parë u zgjodh portjeri më i mirë, i huaj, në kampionatin grek, i cili mbron edhe sot, portën e Jonikos Nikea të Pireut, e ndjen se meriton më shumë nga kombëtarja. Beqaj, ka ardhur nga Kosova, tek të kuqtë e Partizanit, dhe ka luajtur një pjesë loje, në miqësoren kundra Bullgarisë. Portjeri shqiptar, sezonin e kaluar është aktivizuar për skuadrën e Ofit të Kretës. Për këtë arsye, ai nuk e ka pranuar ftesën e rradhës së Brigelit, për të qenë numri, 2 i portës. Ditën e djeshme në listën e Brigelit, është vërtetuar gjithçka. Portieri i dytë i kombëtares është dinamoviti, Ilion Lika. Ky i Beqajt, nuk është rasti i parë, i marrëdhënieve të vështira të lojtarëve, me drejtuesit e kombëtares. Fatmir Vata refuzoi gjithashtu, përfshirjen në përfaqësuese, për shkak të trajtimit që i kishte bërë trajneri Hans Peter Brigel. Për të njëjtën arsye me Beqajn, edhe Erion Bogdani, ka refuzuar të vijë në kombëtare. Pyetja që ata shtrojnë është e thjeshtë, nëse flitet për rinovim, përse ata që luajnë, janë të njëjtët prej shumë vitesh? Brigel nga e tij, vazhdon refrenin se synimi është kombëtarja e vitit 2006.


Lista e Kombëtares kundër Gjeorgjisë

Portjerë
1.Foto Strakosha
2.Elion Lika

Mbrojtësa
3. Ervin Beqiri
4. Geri Cipi
5. Ardian Aliaj
6. Nevil Dede
7. Rezart Dabulla

Mesfushorë
8. Klodian Duro
9. Ervin Skela
10. Edvin Murati
11. Altin Haxhi
12. Lorik cama
13. Mehmet Dragusha
14. Arjan Bellaj
15. Blendi Shkëmbi
16. Besnik Hasi
17. Redi Jupi

Sulmues
18. Igli Tare
19. Alban Bushi
20. Florian Myrtaj
21. Devi Muka


Postuar nga i_lire datë 08 Shtator 2003 - 05:13:

Gjeorgji 3 - 0 Shqiperi

Kombëtarja shqiptare ka dalë kokulur nga stadiumi "Boris Paiçadze" i Gjeorgjisë, tek ka regjistruar humbjen e radhës, në shifrat 0-3.

Një deluzionim, që nuk parashikohej përpara nisjes për në Gjeorgji, por që është bërë një realitet i hidhur në stadiumin e Tbilisit. Një shuplakë që ka lënë shije të hidhur për gjithë tifozët e ngujuar përpara ekraneve. Një humbje që nuk dihet se ç'emër t'i vihet. Tashmë mund të mendohet pastër që Kombëtarja jonë është e zhytur në një krizë, duke regjistruar katër humbje në katër ndeshjet e fundit. Pasditja e djeshme ka treguar edhe njëherë formën e dobët të një skuadreje që vetëm profesioniste nuk mund të quhet. Nuk mund t'i vihet faji as mungesave dhe as dëmtimeve, pasi dje ka nuk ka funksionuar motori logjik i lojtarëve. Ndoshta, kritikat e marra që në ndeshjen me Maqedoninë për shitje të takimit, do të vazhdojnë të përgojohen dhe këto ditë në ambientet sportive. Të tre golat e pësuar kanë qenë më tepër të dhuruar nga tanët, sesa një meritë e lojtarëve kundërshtarë. Dhe duke parë ecurinë e ndeshjeve të fundit, është e vështirë që të mendohet për një fitore, të mërkurën në "Qemal Stafa". "Paçavurja" e djeshme do të mbahet mend gjatë, pasi ka ardhur në një moment kur pritej një rezultat pozitiv pas ecejakeve në ndeshjet e mëparshme. E, për ironi të fatit, duam apo s'duam, duhet të pranojmë mundësinë e madhe për të qenë të fundit në grupin tonë eliminator.

Rrjedha e takimit
Aksioni i parë sulmues është shënuar në minutën e 8-të të takimit dhe kanë qenë vendasit që në aksionin e parë sulmues kanë shënuar me anë të Arveladzes. Një gabim i dyfishtë i mbrojtjes sonë dhe gjeorgjianët kanë përfituar, duke zhbllokuar rezultatin. Në minutën e 15, tanët rrezikojnë me anë të sapofuturit në lojë, Jupi. Pas një krosimi të Muratit nga e majta, mesfushori ka gjuajtur dobët në një pozicion mjaft të favorshëm. Minuta e 17-të: rreshtim i gabuar i mbrojtjes sonë dhe Ashvetia gjendet i vetëm përballë Strakoshës. Gjeorgjiani nuk e ka të vështirë për të kaluar topin pas shpinës së veteranit tonë të portës dhe këmbanat e alarmit nisin të bien për Kombëtaren shqiptare. Reagojmë me anë të Skelës, nëpërmjet një goditjeje dënimi në minutën e 32-të. Fantazisti lëshon një gjuatje kros dhe portjeri vendas largon rrezikun përsëri në goditje nga këndi. Fundi i pjesës së parë, minuta e 43-të: Atvladze përfiton nga një tjetër gabim foshnjërak i tanëve, të cilëve u duhet të rinisin lojën për herë të tretë nga gjysmëfusha. Në shifrat 0-3, lojtarët i janë drejtuar dhomave të zhveshjeve. Vendasit e nisin gjysmën e dytë në sulm dhe në minutën e 53 të takimit porta jonë shpëton nga goli i katërt. Minutat kalojnë dhe rasti tjetër i rrezikshëm regjistrohet në minutën e 72-të: Murati depërton bukur brenda zonës, por nuk arrin të koordinohet dhe humbet kohë. Në minutën e 86-të, Aliaj për pak sa nuk përsërit Dublinin, kur një devijim i topit nga ana e tij, kalon ngjitur me shtyllën e majtë të Strakoshës. Një minutë më pas, Gjeorgjisë i anullohet një gol nga gjyqtari anësor, që ka parë një pozicion jashtë loje të Iashvilit. Ky i fundit, në minutën e parë shtesë humbet dhe një rast fatal, vetëm për vetëm me Strakoshën, duke dërguar topin mbi traun e portës.


Postuar nga i_lire datë 08 Shtator 2003 - 05:16:

Dede i dëmtuar.

Alarm në mbrotje

Trajneri i Kombëtares, Brigel, duhet të thërrasë ndoshta një emër tjetër për repartin e mbrojtjes pas dëmtimit të Dedes dhe marrjes së kartonit të verdhë nga Çipi. Nëse për mbrojtësin e Tiranës nuk dihet koha e rekuperimit, shqiptari i Frankfurtit nuk do të jetë në tapetin e "Qemal Stafës". Kartoni i verdhë i marrë dje nga Çipi ka shënuar dhe fundin e paraqitjes së tij në Kombëtare për këtë edicion eliminator. Në një gjendje të tillë, numri një i pankinës duhet të mendojë për një zgjidhje tjetër pas tre ditësh në Tiranë, aq më tepër që skemat e tij janë me një rreshtim tresh të mbrojtjes.

Grupi 10

Irlandë-Rusi 1-1
Gjeorgji-Shqipëri 3-0

Renditja Pikë Gola:

1.Zvicër 12 (12-7)
2.Irlandë 11 (10-9)
3.Rusi 8 (12-10)
4.Gjeorgji 7 (6-11)
5.Shqipëri 5 (8-14)

Për t'u luajtur:

Rusi-Zvicër 10/09/03
Shqipëri-Gjeorgji 10/09/03
Rusi-Gjeorgji 11/10/03
Zvicër-Irlandë 11/10/03


Postuar nga i_lire datë 09 Shtator 2003 - 03:41:

Brigel

Burime të brendshme pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë pohuar për "Panorama" se kreu i pankinës së kuqezinjve është në binarët e një rruge largimi nga Shqipëria. Trajneri duket se nuk do të pranojë asnjë ofertë tjetër për një rinovim të kontratës dhe në këtë linjë, ndeshja e së mërkurës kundra asaj të Gjeorgjisë, që na shkatërroi të shtunën në Tbilisi, do të jetë e fundit.

Mundësia për largimin e Brigelit ka qëndruar që në konferencën për shtyp, të trajnerit, të mërkurën e javës së kaluar në Linzë. "Nuk e di, në do jem apo jo me Kombëtaren shqiptare", deklaronte trajneri, pesë ditë më parë. Atë të mërkurë, trajneri nuk u rrëfye shumë, pasi donte të përqëndrohej në ndeshjen e rradhës. E shtuna gjeorgjiane konfirmoi dhe atë frazë që, Brigel në konferencë, nuk deshi ta shtjellonte. Të njëjtat burime në FSHF, sipas versionit të tyre me atë ç'ka u pa në Tbilisi, e argumentojnë këtë divorc si një mungesë të kompaktësisë së grupit. Shumë lojtarë janë ndarë në klane dhe as që duan t'ia dijnë, nëse në skuadër ka edhe lojtarë të tjerë, të cilët, gjatë lojës kërkojnë topin. Nëse fillimi i mbarë do të thotë gjysma e punës, për ne shqiptarët, duket se nuk zë vend. Fillimisht, pas fitores me Rusinë, kishte dhe nga ata, të cilët mendonin që ëndrra portugeze mund të kthehej fare lehtë në realitet. Por, me kalimin e kohës dhe marrjen e rezultateve negative, Kombëtarja shfaq simptomat e një skuadreje të sëmurë. Nëse, shkak i kësaj "sëmundjeje", janë problemet e brendshme të ekipit, kjo as që vihet në dyshim. Tashmë, nuk mbetet gjë tjetër, veçse të shpresohet që në ndeshjen e së mërkurës me Gjeorgjinë, të arrijmë një fitore, në mënyrë që t'i shmangemi fundit të ftohtë, që ka nisur të trokasë në "acarin" gjeorgjian.

Të luajmë për fanellën apo për...hobi!

Të paktë janë ata që e dinë vërtet se sa vlen ajo fanellë që mbajnë të veshur. Përkushtimi për një paraqitje sa më dinjitoze me ngjyrat kuqezi, duket që në këndimin e himnit kombëtar përpara ndeshjeve. Në Gjeorgji, të vetmit që kënduan himnin, ishin Bushi dhe kosovarët Hasi e Dragusha. I pari, me aq sa u pa, ndoshta mund të marrë i vetmi notën kalueshëm për lojën e zhvilluar. I vetëm në qendër të fushës, mesfushori i Anderlekt punoi shumë dhe nuk gjeti mbështetjen e shokëve. Në disa çaste të garës, u acarua shumë me veprimet foshnjarake të shokëve të skuadrës, që nuk e "çanë" shumë kokën për ndeshjen. Pyetja që lind është: a janë këta lojtarë porofesionistë? Nëse në skuadrat e tyre japin maksimumin në çdo ndeshje, përse të mos e japin dhe në një ndeshje të Kombëtares, një herë në kushedi, sa kohë! E nëse në ndeshjet e tjera të Shqipërisë, do jenë vetëm kosovarët që do të luajnë me shpirt, çfarë do të ndodhë, nëse në një ditë të bukur, Kosova do të luajë si shtet i vetëm! Ku shkuan ndjenjat e nacionalizmit?! Këtë gjë do ta vërtetojë ndeshja e së mërkurës, sigurisht, nëse lojtarëve u ka mbetur akoma ndopak nga dinjiteti i tyre.


Postuar nga qershor13 datë 09 Shtator 2003 - 20:27:

Mbrojtësi shkodran i kombëtares kuqezi është optimist për ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë
Beqiri: Ta harrojmë shpejt Tbilisin


Në ndeshjen e parë nuk ka qenë në fushën e lojës, pasi ishte i skualifkuar. Në këtë ndeshje, si edhe ato më përpara, me të gjitha gjasat Elvin Beqiri do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë. Nuk ka dëshirë të flasë për atë ndeshje të keqe që kombëtarja zhvilloi në Tbilisi, por, nga ana tjetër, shprehet se morali në kombëtare nuk është nga më të mirët, edhe pse po përmirësohet ditë pas dite. Gjithsesi, për ndeshjen e nesërme me Gjeorgjinë, Beqiri është i bindur se ekipi do të reagojë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të shëruar plagën e hapur pak ditë më parë.

- Elvin, nesër do të keni përballë Gjeorgjinë, me të cilën keni humbur të shtunën...
- Nga ajo që kam parë në atë ndeshje, është ekip shumë i fortë. Luajnë shumë mirë. Rastet që u paraqiten i shfrytëzojë në maksimum. Në ndeshjen e parë kanë treguar se janë të fortë, edhe pse skuadra jonë nuk ishte në nivelin e duhur.

- Ç'mendim keni për ndeshjen e Tbilisit?
- Nuk më takon të flas, pasi nuk kam luajtur në ndeshje. Eshtë më mirë ta harrojmë atë disfatë. Jemi mundur thellë dhe nuk do të jetë e lehtë që ekipi ka kalojë pa pasoja atë ngjarje. Kryesore për ndeshjen e së mërkurës është që ekipi të luajë sa më mirë. Duhet të kundërpërgjigjemi, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Duhet të reagojmë duke fituar ndeshjen e fundit zyrtare që do të zhvillojmë. Për të arritur një rezultat pozitiv nuk do të jetë e lehtë. Skuadra duhet të mos bëjë më gabimet që u panë në Tbilisi. E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë e keqe, është fitorja, e cila do të na ngjisë më shumë në renditjen e Grupit 10. Për sa i përket skuadrës, them se do të reagojë, pasi të gjithë janë të bindur se ndeshja e parë me Gjeorgjinë nuk ishte kombëtarja e vërtetë.

- Si ju duket morali i ekipit?
- Skuadra nuk gëzon ndonjë moral të lartë pas humbjes në Gjeorgji. Kjo është e pranueshme, pasi kemi marrë një goditje të fortë. Por trajnerët po punojnë që ekipin ta mbajnë nën tension për të mërkurën dhe skuadra të paraqitet me sedër të shëndoshë.

- Në këto momente si paraqitet gjendja fizike e Elvinit?
- Gëzoj një formë shumë të mirë. Pasi u largova nga Shkodra për në Ukrainë, zhvillova një fazë të plotë përgatitore. Jam gati të luaj, nëse trajneri do të më aktivizojë që nga minuta e parë. Gjithsesi, shpresoj, pasi edhe në ndeshjet e tjera jam aktivizuar që nga fillimi.

- Ky cikël ndeshjesh për Euro 2004-n përfundon të mërkurën. A do të ketë kjo kombëtare të ardhme?
- As vihet në dyshim. Edhe pse kemi zhvilluar disa ndeshje të dobëta kohët e fundit, nuk do të thotë se gjithçka përfundon këtu. Djemtë kanë shumë për të dhënë, pasi skuadra ka elementë shumë cilësorë, të cilët luajnë në ekipe të rëndësishme. Jam i bindur se do ta tregojmë veten në ndeshje të tjera.

- Po për ndeshjen e nesërme?
- Duhet të fitojmë. Eshtë rruga e vetme që kemi për t'i mbyllur faqebardhë këto eliminatore.


Postuar nga qershor13 datë 09 Shtator 2003 - 20:30:

Kombëtarja me moral të venitur

Që prej kthimit nga Gjeorgjia, në skuadrën kuqezi mbizotëron heshtja. Një qetësi që duket qartë se është shqetësuese. Asnjë nuk qesh dhe duket se të gjithë kanë ende në mendje Tbilisin. Në stërvitjen e djeshme që trajneri Brigel zhvilloi në "Selman Stërmasi", futbollistët janë dukur jo në moralin e duhur, para një ndeshjeje të rëndësishme, si ajo e së mërkurës. Dhe kjo është diçka normale, pasi goditja ka qenë e madhe. Edhe gjermani nuk është se ka mbetur pas. Ndryshe nga dhjetëra stërvitje të mëparshme, Brigeli nuk dëshiron të flasë për shtypin. Të njëjtën gjë bëjnë edhe futbollistët, disa prej të cilëve me zor të përgjigjen (përjashto ndonjërin). Gjatë stërvitjes së djeshme, të gjithë janë treguar të zymtë, ndoshta edhe pse koha nuk ishte nga më të mirat. Madje, në një nga ushtrimet taktike që kishte organizuar Brigeli gjatë stërvitjes, është parë një luftë e fortë me ndërhyrje të ashpra nga shumë futbollistë, të cilët kanë bërë ç'është e mundur që të tregonin vlerat e tyre para trajnerit. Brigeli ka veçuar skuadrën-tip që ka hedhur në fushë kundër Rusisë dhe Irlandës. Përjashtim bënin vetëm Hasi dhe Cana, që, siç duket, për efekt të numrit janë rreshtuar me ekipin tjetër të rezervave. Ndërkohë, Shkëmbi ka qenë organizatori i ekipit, në vend të Skelës së larguar për në Gjermani. Në fund, i gjithë ekipi është larguar sërish në drejtim të Linzës, ku sot, në ora 14.00, trajneri Hans Peter Brigel do të flasë para shtypit, një ditë para ndeshjes me Gjeorgjinë në "Qemal Stafa".


--------------------------////////////---------------

Kuqezinjtë, 10 minuta në autobus

Nuk është e thënë që kombëtarja ta nisë ndonjëherë stërvitjen pa kaluar ndonjë pengesë. Dje, në orën 17.30, kuqezinjtë kanë mbërritur në stadiumin "Selman Stërmasi" për të zhvilluar stërvitjen e radhës në "Selman Stërmasi". Por Brigeli dhe të gjithë të tjerët kanë qëndruar brenda në autobus më shumë se 10 minuta. Shkak është bërë dera e stadiumit, e cila ka qenë e mbyllur. Drejtuesit e FSHF-së nuk kishin lajmëruar se kombëtarja do të zhvillonte stërvitje në këtë stadium dhe kështu dera ka qenë e mbyllur. Më kot kanë shkuar përpjekjet e disa prej njerëzve të stafit kuqezi. Shpëtimtari i kombëtares ka dalë një nga punonjësit e Federatë së Atletikës, që ka hapur derën anësore të stadiumit "Selman Stërmasi". Më pas është mësuar se drejtuesit e Federatës nuk kishin njoftuar as për stërvitjen e gjeorgjianëve në orën 19.00 në këtë stadium, jo më për kombëtaren e kuqezinjve. Madje sekretari i klubit "Tirana", Shkëlqim Muça, është parë të largohet i nervozuar nga stadiumi, duke thënë se në ditë shiu kjo fushë nuk mund të mbajë dy seanca stërvitore, pasi është e degraduar.


Postuar nga qershor13 datë 10 Shtator 2003 - 20:12:

Kuqezinjtë,gati për t'i dhënë lamtumirën Euro 2004-s.Bashkë me të mbyllet cikli i trajnerit gjerman
Gjeorgjia, "kënga" e fundit e Brigelit

Mjellma, ky shpend i rrallë dhe delikat, përpara se të ndahet nga bota që e rrethon, këndon një këngë. Biologët dhe studiuesit thonë se kjo është edhe "kënga" më e bukur e interpretuar nga mjellma gjatë gjithë jetës, duke u konsideruar edhe një mesazh të lamtumirës së saj.
Këtë dukuri, me sa duket, e di mirë edhe trajneri i kombëtares sonë, gjermani Hans Peter Brigel, i cili kërkon sot me çdo kusht nga kuqezinjtë tanë një fitore ndaj Gjeorgjisë. Mesazhi i tij është i qartë. Ai i ka përgatitur valixhet, por kërkon që lamtumira e tij të shoqërohet edhe me një kujtim të bukur, siç mund të jetë fitorja ndaj Gjeorgjisë në rastin konkret. Këto çka themi nuk janë hamendje. Burime pranë trajnerit të kombëtares, Hans Peter Brigel, janë shprehur se gjermani është i vendosur që të mos e ripërtërijë më kontratën për të drejtuar kuqezinjtë tanë, edhe nëse këtë do t'ia kërkojnë drejtuesit e FSHF-së. E vetmja shpresë për një alternativë të tillë, sipas tyre, për Brigelin është shuar qysh në Tbilisi. Në përfundim të kësaj ndeshjeje, në stadiumin "Boris Paiçaxe" ai i ngjante një meiti të vërtetë. U mendua se do të jepte dorëheqjen, por, me sa duket, edukata gjermane, kontrata, ia qepën gojën. Nga ana tjetër, edhe nga drejtuesit e FSHF-së për një gjë të tillë heshtet. Madje, njëri prej tyre, në mënyrë konfidenciale, u shpreh në Tbilisi: "Kësaj here e blemë me lekë vendin e fundit në grup." Pra, siç duket, të dy palët, në njërën anë Brigeli dhe në anën tjetër FSHF-ja, presin të përfundojë ndeshja e sotme ndaj Gjeorgjisë dhe t'i ndërpresin marrëdhëniet midis tyre. Rezultati i kësaj ndeshjeje vështirë se do të ketë ndikime në forcimin apo prishjen e kësaj "martese".
Sot, Shqipëria do të luajë kundër Gjeorgjisë. Fitorja, pa dyshim, do të ishte një gjë e bukur për të gjithë. Por në lamtumirën që kuqezinjtë tanë do t'i japin "aventurës" së Euro 2004-s, vështirë se ajo do të ketë ndikime për kombëtaren tonë në konfigurimin e renditjes së Grupit të 10-të. Edhe nëse fitojmë, për t'i shpëtuar vendit të fundit në grup, ne duhet të lutemi që Rusia, në tetor, të fitojë në Moskë ndaj Gjeorgjisë. Kështu që ndeshja e sotme, për kombëtaren tonë, do të ketë thjesht vlera statistikore, ku fitorja ndaj gjeorgjianëve do të jetë vetëm një ngushëllim i vockël për atë çka u pretendua 6 muaj më parë. Çfarëdo që të ndodhë, e sigurt është se pas do të mbetet "fatura" e kësaj pjesëmarrjeje, që për futbollin modest shqiptar është me një kosto shumë të lartë. Natyrisht, do të dalin edhe mësime, në qoftë se do të dimë, apo do të duam t'i lexojnë.
Dosja "Brigel", për kombëtaren tonë, me sa duket mbyllet sot. Çdonjeri e bën vetë jetëshkrimin e tij. Nga ky rregull nuk përjashtohet as gjermani. Pas fitores së madhe ndaj Rusisë dhe barazimit dinjtoz ndaj Irlandës, ne gati-gati e identifikuam Brigelin me Skënderbeun... I thurëm ditirambe, a thua se në futbollin tonë kishte zbritur vetë "Mesia". Endrrat shkuan deri në finalet e Portugalisë... Edhe datat e kalendarit të kampionatit të ri u ndërtuan mbi këtë logjikë. Fati ishte me Brigelin edhe në Irlandë edhe në Zvicër, ndonëse këto dy ndeshje u humbën. Lojërat e bukura mbuluan gabimet. Media sportive heshti, madje kur shikonte se gjermani kishte mbështetjen e krerëve të FSHF-së, madje edhe të vetë kreut të shtetit shqiptar, kush më shumë e kush më pak, nxitonte t'i thurte sërish lavde gjermanit. Gabimet dhe mangësitë e lojërave tona harroheshin dhe shkaqet e humbjes gjendeshin te kundërshtari apo gjyqtarët, që na kishin inat. Të gjithë ishim si të droguar nën efektin e fitores ndaj Rusisë. Primitivizmi i fetishizimit të të huajve, si përherë ne shqiptarëve, na kishte mbërthyer në kurthin e tij. Gjermani u bë idhull i futbollit shqiptar dhe kishte imunitet. Madje kjo staturë i pëlqeu edhe vetë Brigelit. Ai besoi se është më tepër nga ç'është dhe ne besuam më tepër se ç'duhet te ai. Të dyja palët, njëfarësoji gabuam. Veçse pesha e gabimit tonë nuk është e njëjtë me atë të Brigelit. Eshtë e vërtetë që në dy ndeshjet e fundit trajneri gjerman i kombëtares sonë ka konstatuar një varg të metash te futbollistët e ekipit të tij. Por të mos harrojmë se ai nuk është vendosur në këtë post dhe nuk paguhet për të konstatuar mangësitë e kombëtares. Këto janë vetëm justifikime që nuk pinë ujë. Një gjë të tillë mund ta bëjë edhe një tifoz fare i thjeshtë. Roli i trajnerit të kombëtares është pikërisht për të ndrequr ato që nuk shkojnë mirë. Nëse "ushtria" kuqezi e Brigelit në fund të edicionit u shthur, ka mangësi, shfaq shenja indisiplinimi, atëhere edhe "komandanti" i saj nuk mund të jetë krejt i kulluar dhe pa asnjë përgjegjësi. Nejse, sot nuk është koha dhe as vendi për të folur për kapitullin "Brigel".
Sot, kombëtarja jonë i jep lamtumirën Euro 2004-s. Fitorja, pavarësisht nga rëndësia, do të ishte një dhuratë e bukur për të gjithë tifozët tanë, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Atëherë, kuqezinjtë le t'u japin atyre këtë shans, për t'u krenuar sado pak, qoftë edhe një ditë...

"Pasaporta shqiptare" e Brigelit
04.02.03: Shqipëri B - Liteks 1-1
06.02.03: Shqipëri B - Utah e Aradit 0-1
08.02.03: Shqipëri B - Arges i Piteshtit 0-0
12.02.03: Shqipëri - Vietnam (U-21) 5-0
29.03.03: Shqipëri - Rusi 3-1
02.04.03: Shqipëri - Irlandë 0-0
30.04.03: Bullgari - Shqipëri 2-0
07.06.03: Irlandë - Shqipëri 2-1
11.06.03: Zvicër - Shqipëri 3-2
20.08.03: Maqedoni - Shqipëri 2-0
06.09.03: Gjeorgji - Shqipëri 3-0
10.09.03: Shqipëri - Gjeorgji


Postuar nga qershor13 datë 10 Shtator 2003 - 20:15:

Tre veteranët e ekipit kuqezi, Strakosha, Rraklli dhe Bushi kërkojnë mbështetjen e sportdashësve

Bushi: Publiku të na ndihmojë
Në nga sulmuesit e kombëtares, Alban Bushi, u ka kërkuar të gjithë tifozëve shqiptarë falje për humbjen në Gjeorgji. Sipas tij, skuadra në Tbilisi ka luajtur jashtë mundësive të saj, të cilat realisht janë parë në ndeshjen me Rusinë dhe Zvicrën. "Ekipi ynë ka 25 lojtarë cilësorë, të cilët janë shumë të rëndësishëm. Nëse ndonjëri dëmtohet, është shumë e vështirë që ky lojtar të zëvendësohet në ekip, pasi jemi shumë pak,"- është shprehur Bushi. Sipas tij, jo i gjithë faji është i futbollistëve të kombëtares. "Nuk jemi të vetmit që gabojmë. Psikologjikisht jemi ngarkuar edhe nga akuzat e shtypit, i cili një ditë na bën heronj dhe një ditë tjetër thur lloj-lloj historish," - ka vijuar më tej Bushi. Sulmuesi kuqezi ka lënë të kuptohet se ekipi është shumë i stresuar, pasi ka mbi vete një barrë të rëndë për të mbajtur: të fitojë me Gjeorgjinë. "Nuk kam ardhur për t'i marrë ekipit kombëtar, por për t'i dhënë atë që mundem, pasi prej tij kam arritur sukseset që kam në karrierën time. Në prag të kësaj ndeshjeje, duhet të bëj vetëm një thirrje për të gjithë tifozët dhe ata që e ndiejnë se janë nacionalistë: të jenë sa më shumë në stadium sot, pasi kështu e ndihmojnë ekipin të kalojë këtë gjendje të rëndë që u krijua pas humbjes me Gjeorgjinë,"- ka vazhduar Bushi. Në fund, sulmuesi kuqezi ka thënë se sot, kundër gjeorgjianëve, ekipi duhet të fitojë. "Objektivi që ka marrë ekipi para fillimit të eliminatoreve për Evropianin është mosrreshtimi në vendin e fundit të grupit, të cilin medoemos duhet ta evitojmë,"- ka përfunduar Alban Bushi.


Strakosha: Tifozët, arma jonë me e fortë
Kapiteni Foto Strakosha kërkon ndihmën e të gjithëve për ndeshjen e sotme në "Qemal Stafa". "I duam të gjithë në stadium, pasi tifozët janë arma më e fortë që ka kjo skuadër,"- është shprehur Strakosha. Kapiteni kuqezi ka vazhduar fjalën e tij, duke u kërkuar të gjithëve të jenë në stadium, edhe pse skuadra ka zhvilluar ndeshje shumë të dobëta këto kohë. "Eshtë e vërtetë që skuadra ka luajtur keq, por nuk është vetëm faji i futbollistëve. Trysnia që kemi është shumë e madhe, pasi medoemos duhet të fitojmë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Por nëse ekipit i mungojnë shumë futbollistë dhe për më tepër skuadra nuk ka shumë alternativa, faji nuk mund të jetë vetëm yni,"- ka vijuar më tutje Foto. Sipas tij, të gjithë futbollistët e konsiderojnë kombëtaren krenarinë e tyre. "Do të ishte e palogjikshme të mendohej se futbollistët nuk luajnë me dëshirë në kombëtare, pasi nuk është e drejtë," - ka thënë Strakosha. Por portieri legjendar i kuqezinjve nuk ka harruar të vërë në dukje edhe një anë negative të skuadrës kombëtare që, sipas tij, ndikon shumë në rezultatet e kuqezinjve. "Ndoshta të gjithë e kanë kuptuar se kombëtarja ka një ves të keq. Luan shumë mirë para kundërshtarëve të mëdhenj, ndërkohë që me skuadrat e vogla nuk tregon impenjim serioz. Por edhe në ndeshjet e fundit, kur nuk ka ndonjë objektiv, futbollistët mendojnë më shumë për veten, sesa për ekipin kuqezi," - ka përfunduar fjalën e tij Strakosha. Kapiteni kuqezi është shprehur se kombëtarja do të fitojë medoemos në ndeshjen e sotme me Gjeorgjinë.


Rraklli: Do të fitojmë ndaj Gjeorgjisë
Altin Rraklli ka qenë i fundit nga veteranët kuqezinj, i cili i është përgjigjur interesimit të gazetarëve. Sulmuesi kavajas është shprehur se i njeh mirë disa nga kundërshtarët e sotëm, edhe pse në ndeshjen e parë nuk ka luajtur. "Njoh disa nga futbollistët gjeorgjianë, të cilët luajnë në Gjermani. Janë një ekip shumë i fortë dhe në këto momente kanë një objektiv, për të cilin po luftojnë,"- është shprehur Rraklli. Sipas tij, kundërshtarët do të zbresin në "Qemal Stafa" të përgatitur, edhe pse në ndeshjen e parë kanë fituar me lehtësi. "Nuk dua të bëj parashikime para ndeshjes, por shpresoj që gjeorgjianët ta kenë marrë lehtë këtë ndeshje. Ne duhet të fitojmë, pasi kemi një objektiv që duhet ta përmbushim. Ndeshja duhet të luhet nga ana jonë me të gjithë maksimumin e forcave, ndonëse ekipi nuk po kalon një moment të mirë, - ka vijuar më tej ai. - Eshtë e vërtetë që goditja psikologjike ka qenë shumë e fortë, por futbollistët tanë janë profesionistë dhe do të japin maksimumin në fushë. Të njëjtën gjë do të bëj edhe unë, nëse trajneri do të më besojë një vend në formacionin bazë,"- është shprehur Rraklli. Por golashënuesi i kombëtares nuk ka harruar të japë edhe një vlerësim për ndeshjen e sotme, për të cilën thotë se shpreson ta fitojë Shqipëria, duke larguar hamendjet e të gjithëve për këtë skuadër. "Rruga e vetme është fitorja. Duhet ta arrijmë, pasi i kemi mundësitë. Në Tbilisi kam parë një ekip jo në formën tij më të mirë. Për më tepër, që kemi pasur edhe disa dëmtime që rezultuan serioze. Them se skuadra do të jetë sot në gjendje të reagojë," - ka përfunduar Rraklli.


Postuar nga qershor13 datë 10 Shtator 2003 - 20:21:

Sot,ora 20.00, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", Shqipëria luan ndeshjen e fundit për EURO 2004
Brigeli: Për Gjeorgjinë dua maksimumin


Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, dje trajneri Brigel ka zhvilluar konferencën e shtypit, gati 24 orë para ndeshjes së dytë me Gjeorgjinë. Ndryshe nga ditët e mëparshme, trajneri kuqezi është dukur i qeshur. Ka folur në vija të përgjithshme, duke thënë se për ekipin dhe të ardhmen e tij do të flasë vetëm pas ndeshjes së sotme me Gjeorgjinë. I bindur se fajet për humbjet e fundit të kombëtares nuk janë vetëm të tijat, Brigeli është shprehur se gjatë këtyre ditëve u ka kërkuar futbollistëve kuqezinj që të japin maksimumin në ndeshjen e fundit për eliminatoret e Euro-2004-s. Për sa i përket të ardhmes së tij në stolin e kombëtares, Brigeli ka thënë se gjithçka do të mësohet në prag të miqësores me Portugalinë, më 11 tetor.

Në Tbilisi na ndëshkuan gabimet
"Gabimet elementare të futbollistëve tanë na kanë ndëshkuar në pjesën e parë të ndeshjes në Tbilisi". Eshtë ky konstatimi i trajnerit Brigel për ndeshjen e parë me Gjeorgjinë. Sipas tij, skuadra nuk ka luajtur mirë dhe ka treguar shumë dobësi. "Në diskutimet e fundit me futbollistët u kam kërkuar që në ndeshjen e sotme të luajnë siç kanë bërë në të kaluarën, pasi kjo nuk është fytyra e vërtetë e kuqezinjve. Nëse të gjithë futbollistët japin diçka tjetër nga vetja sot, mund të marrim një rezultat shumë të mirë,"- është shprehur Brigeli.

Edhe kundërshtarët luajnë për fitore
Trajneri i kombëtares, Hans Peter Brigel, është shprehur dje se nuk do të jetë e lehtë që ekipi kuqezi të mundë gjeorgjianët. Skuadra kundërshtare ka shumë futbollistë cilësorë, të cilët e treguan veten në ndeshjen e parë. "Gjeorgjia vjen për të fituar, pasi është në luftë për Evropianin. Do të luajë ndoshta ndeshjen e saj më të mirë dhe nuk do të jetë e lehtë, pasi ekipi ynë tashmë e ka marrë një goditje,"- është shprehur trajneri kuqezi.
Brigeli ndryshon taktikën e lojës
"Kemi mungesa të disa futbollistëve, të cilët kanë role kryesorë në skuadrën tonë. Do të jetë shumë e vështirë të zëvendësohen, pasi edhe ekipi nuk përbëhet nga shumë lojtarë,"- ka vazhduar Brigeli. Gjermani ka lënë të kuptohet se në rolin e Skelës ndoshta do të luajë Shkëmbi, por nuk përjashtohet mundësia që në fushë, nga minuta e parë, të luajë edhe Muka. Gjithsesi, sipas trajnerit kuqezi, zgjidhja taktike që do të bëjë duhet të gjykohet në fund dhe jo para ndeshjes.

Brigeli: Sot, ju rrëfej kombëtaren time
Nuk ka dashur të diskutojë, ose të flasë për futbollistë të veçantë, të tanishmen e kombëtares, rezultatet e tij e shumë gjëra të tjera. Hans Peter Brigel është shprehur se vetëm pas ndeshjes së fundit në grup me Gjeorgjinë do të flasë. Do të shprehet për futbollistët, ata që vlejnë e nuk vlejnë, por nuk do të harrojë vetveten. "Nuk përjashtohet të them edhe çfarë duhet të ndryshojë në këtë kombëtare pas kësaj ndeshjeje të fundit. Kam vendosur që të gjitha gjërat t'i them haptazi sot në mbrëmje. Kjo do të jetë gjëja më e mirë për mua,"- është shprehur Brigeli.

E ardhmja? Para miqësores me Portugalinë
"Kam qenë i hapur gjithmonë me shtypin dhe do ta bëj një gjë të tillë deri sa të jem trajner i kësaj skuadre. Vendimin për të qëndruar sërish trajner i Shqipërisë do ta marr pak ditë para përfundimit të kontratës sime, që përkon me miqësoren e Portugalisë,"- është shprehur Brigeli. Sipas tij, vendimi do të merret së bashku me drejtuesit e FSHF-së, pikërisht në vizitën e fundit që Brigeli mund të bëjë në Shqipëri.


Postuar nga qershor13 datë 10 Shtator 2003 - 20:26:

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në "Qemal Stafa"
Shkëmbi në vend të Skelës

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit një ditë para takimit me Gjeorgjinë. Kuqezinjtë, që paraditen e djeshme kanë qenë të lirë, kanë zbritur në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në orën 17.30, për të zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme. Skuadra më shumë ka zhvilluar ushtrime të lehta fizike si dhe lojëra me top. Më pas, Brigeli e ka ndarë ekipin në dy grupe, me nga 8 futbollistë, dhe ka zhvilluar një ndeshje kontrolli. Blendi Shkëmbi është parë luajë në rolin e Skelës, ndërkohë që në sulm janë aktivizuar me formacionin bazë Tare dhe Rraklli. Stërvitja ka zgjatur rreth një orë dhe më pas kuqezinjtë janë kthyer në Linzë. Sot, në orën 20.00, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", ekipi i Shqipërisë do të luajë ndeshjen e fundit për eliminatoret e Euro 2004-s me Gjeorgjinë.

Ja formacioni i mundshëm i kuqezinjve kundër Gjeorgjisë:
Strakosha, Çipi, Beqiri, Aliaj, Cana, Hasi, Murati, Klodian Duro Shkëmbi (Muka), Tare, Rraklli.


Postuar nga qershor13 datë 10 Shtator 2003 - 20:29:

FSHF "hap" dyert e stadiumit "Qemal Stafa"

FSHF-ja ka vendosur dje që për ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji,hyrja e spektatorëve të jetë e lirë. Këtë lajm e kanë konfirmuar dje drejtues të lartë të FSHF-së. Sipas njoftimit, për të ndjekur ndeshjen e kombëtares, tifozët nuk do të blejnë bileta, pasi stadiumi do të hapet për të gjithë. Duket se ky vendim është marrë, pasi Federata kërkon që në ndeshjen e orës 20.00 në stadium të jenë sa më shumë spektatorë. Por nuk përjashtohet mundësia që në ndeshje të ketë shumë pak sportdashës, të cilët janë zhgënjyer shumë nga ndeshjet e kombëtares. Nëse për ndeshjen e sotme do të shiteshin bileta, mendohet se në shkallët e "Qemal Stafës" do të kishte shumë pak tifozë për të inkurajuar kuqezinjtë.

------------------////////////------------------------
Treshe rumune për takimin Shqipëri-Gjeorgji
Do të jetë një treshe nga Rumania ajo që do të gjykojë ndeshjen e sotme të kuqezinjve në orën 20.00 me Gjeorgjinë. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe UEFA. Sipas kësaj të fundit, kryesori i takimit Shqipëri-Gjeorgji do të jetë Marian Mirçea Salomir. Ndërkohë që ndihmësit e Salomirit do të jenë Dan Robert Lazaresku dhe Ispas Kojokaru.


Postuar nga qershor13 datë 11 Shtator 2003 - 16:00:

Mbrëmë, në "Qemal Stafa", kuqezinjtë kanë fituar 3-1 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e fundit për Euro 2004
Kombëtarja me dy fytyra

Kombëtarja me dy fytyra. Vetëm kështu mund të shpjegohet përfaqësuesja shqiptare në dy sfidat e brenda pak ditëve ndaj Gjeorgjisë. Kuqezinjtë zhgënjyes dhe të turpshëm në Tbilisi u shndërruan në idhuj dhe të magjishëm mbrëmë në "Qemal Stafa". Megjithatë, një fitore nuk mund të mbulojë "skifon" e kombëtares sonë katër ditë më parë në Tbilisi, apo të javëve të shkuara në Prilep ndaj Maqedonisë. Edhe 45 minutat e para, dje, ndaj Gjeorgjisë, kanë qenë të vakta, pa grintë, dhe shumë konfuze nga kuqezinjtë tanë, të cilët në pjesën e dytë janë kthyer në "luanë", duke pasur një udhëheqës në fushë, Igli Taren. Sulmuesi i Bolonjës ka luajtur mbrëmë ndoshta ndeshjen më të mirë me fanellën kuqezi, duke tërhequr pas vetes të gjithë skuadrën shqiptare. Kombinimet e tij të kolaudura prej vitesh me Rrakllin kanë qenë arma fituese e kombëtares në pjesën e dytë, ku nuk mund të mohohet edhe kontributi i Hasit, Shkëmbit dhe Klodian Duros në fazën sulmuese. Kanë mjaftuar vetëm dy minuta të pjesës së dytë për të përmbysur gjithçka. Kuqezinjtë, më shumë mes entuziazmit dhe dëshirës sesa skemave, apo qartësisë taktike, kanë shënuar dy gola të befasishëm, që i kanë dhënë drejtimin e fitores kuqezi ndeshjes së fundit në grup për tanët në këto eliminatore të Euro 2004-s.
Fillimisht, Hasi, i gjendur çuditërisht në zonën e vogël të portierit kundërshtar, ka shënuar golin e parë të kombëtares, por edhe të tijin me fanellën kuqezi. Më pas, Tare-Rraklli nxjerrin në kundërkohë të gjithë mbrojtjen gjeorgjiane, duke i dhënë mundësinë bjondit kuqezi të firmosë golin e dytë për tanët. Një pauzë disaminutëshe e kuqezinjve u ka dhënë shansin gjeorgjianeve, që nëpërmjet një aksioni model, të shënojë golin e parë dhe të vetëm për ta. Në fund nuk ka munguar edhe goli i Alban Bushit, i cili ka marrë një pasim të artë në Shkëmbi dhe i vetëm ka mposhtur, pas dy tentativave, portierin gjeorgjian, duke barazuar Rrakllin dhe Kushtën në kuotën e 10 golave me kombëtaren.
Kombëtarja ka fituar mbrëmë 3-1 me Gjeorgjinë falë karakterit, dëshirës, entuziazmit dhe mbështetjes së publikut, që me mbushjen e shkallëve të "Qemal Stafës" ka treguar se mbetet arma më e fortë e kuqezinjve, që këtë sezon eliminatoresh nuk humbën asnjëherë në fushën e tyre (2 fitore dhe 2 barazime). Një fitore që jep shanse për të mos qenë të fundit, por një tripikësh që nuk e mbulon dot dështimin e pak ditëve më parë në Tbilisi. Mbrëmë, Brigeli ka festuar, ndoshta, për të fundit herë në stolin kuqezi. Mbrëmë fituan sportdashësit që do të dëshironin gjithmonë ta shihnin të luante kombëtaren e tyre si në "Qemal Stafa", apo "Loro Boriçi", por kurrë si në Vollgograd, Prilep, apo Tbilisi, që fare mirë mund të quhen njollat e zeza të kombëtares në edicionin e Euro 2004-s. E kemi mbyllur me "happy-end", por nuk kemi mbyllur të gjithë problemet e kombëtares, që vetë Tare i trumbetoi me shumë forcë pas ndeshjes. Kjo kombëtare duhet të japë më shumë, pasi edhe shqiptarët nuk ia kanë kursyer mbështetjen, edhe pse mbrëmë në "Qemal Stafa" shiu i rrëmbyeshëm u duk se "fshiu" gjithçka të hidhur që lamë pas.


Postuar nga qershor13 datë 11 Shtator 2003 - 16:06:

Kuqezinjtë kanë qenë shumë entuziastë pas fitores 3-1 ndaj Gjeorgjisë në "Qemal Stafa"
Tare: Kjo fitore nuk mbulon gabimet
"Në bisedën që pata me trajnerin para takimit i thashë se isha shumë i sigurt se skuadra ndaj gjeorgjianëve nuk do të kishte nevojë për shumë motivim. Ne e fituam ndeshjen, por dëshiroj që me një rezultat të tillë pozitiv të mos mbulohen gabimet. Them kështu sepse skuadra po shpalos dy fytyra dhe mendoj se kemi shumë për të bërë në të ardhmen. Gëzimi duhet të jetë sot për sot dhe që nesër stafi drejtues dhe skuadra duhet të mendojnë për të ardhmen."

Edvin Murati:
"Pësova një dëmtim të lehtë dhe nuk pata mundësi ta vazhdoja lojën, por shokët e mi mendoj se ma shpërblyen me fitore. Haxhi, që u rikthye në kombëtare, luajti shumë mirë. Fitorja qe e merituar dhe u treguam tifozëve se kemi për të bërë shumë."

Lorik Cana:
"Dëshira ime për të luajtur me fanellën kombëtare të Shqipërisë ka qenë e madhe dhe deri tani kam marrë mjaft kënaqësi. Në ndeshjen e djeshme bëmë një kthesë, krahasuar me takimin e para katër ditëve dhe e merituam fitoren. Kjo qe fitorja ime e parë me përfaqësuesen kuqezi dhe dëshiroj të arrij të tjera."

Blendi Shkëmbi:
"Jam shumë i gëzuar që në takimin e parë timin si titullar me kombëtaren arritëm të fitonim. Kam pasur disi ndrojtje në fillim, por më pas u mundova t'i kaloja emocionet. Në minutat e para u mundova të isha më i sigurt dhe më pas mora më shumë gjëra përsipër, duke arritur të dilja në lojën time. Shpresoj që në të ardhmen të vazhdoj me këto ritme."

Alban Bushi:
"Në radhë të parë, falënderoj publikun, që me mbështetjen e tij na nxiti në këtë fitore. Ne kishim nevojë për ngrohtësinë e tij, pas kritikave të shumta që morëm për humbjen e së shtunës në Gjeorgji. Mendoj se ishim në një stres të madh para takimit, por gjithçka e kaluam me sukses dhe arritëm të fitojmë."

Besnik Hasi:
"Jam shumë i lumtur për golin që shënova. Duhet të fitonim pasi ishim borxhlinj përpara publikut tonë, i cili na mbështeti në një numër aq të madh. Me fitoren e arritur përmbushëm imazhin e keq që krijuam në takimin e disa ditëve më parë në Tbilisi. Në të ardhmen shpresoj të kemi një lojë më të qëndrueshme dhe të arrijmë rezultate më të larta."

Ardian Aliaj:
"Ekipi gjeti forca dhe tregoi karakter në fushën e lojës, duke marrë një fitore të vlefshme. Jam shumë i kënaqur, pasi i mbyllëm denjësisht këto eliminatore."

Foto Strakosha:
"Meritën më të madhe në fitoren tonë e ka publiku. Jo vetëm që na fali për ndeshjen e keqe para disa ditësh, por edhe na mbështeti pa rezerva. Për të ardhmen time, mund të them se jam edhe këtë sezon në aktivitet dhe do të largohem nga kombëtarja kur ta mendojë trajneri."

Klodian Duro:
"I gjithë ekipi tregoi forcën e tij dhe se, nëse jemi të bashkuar, kemi mundësi të mëdha. Për rolin tim, unë u jam përshtatur ideve të trajnerit dhe kudo që kam luajtur kam dhënë maksimumin. Kjo skuadër, gjatë gjithë eliminatoreve, tregoi se është në rrugë të mbarë. Nëse do të luajmë më me shpirt, kemi për të marrë rezultate më të mëdha, ndoshta mund të kualifikohemi në botëror."


Postuar nga qershor13 datë 11 Shtator 2003 - 16:09:

Trajneri i kombëtares vlerëson fitoren, duke e lënë të hapur të ardhmen e tij në stolin kuqezi
Brigel: Shqipëria tregoi karakterin

Trajneri gjerman i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel menjëherë pas fitores 3-1, mbrëmë, ndaj Gjeorgjisë ka folur për shtypin: "Dua të them se bëmë një ndeshje të mirë, veçanërisht pjesën e dytë. Bëmë disa gabime dhe na mungoi pasimi i fundit, por në pjesën përmbyllëse të lojës arritëm të bënim korrigjimet e duhura. Pas humbjes në Gjeorgji, mendoj se skuadra tregoi karakter. Dua të vlerësoj disa nga futbollistët e rinj, që bënë ndeshje shumë të mirë. Për Beqirin jap vlerësimin më të mirë, sepse nuk bëri asnjë gabim. Ndërsa Shkëmbi dha prova bindëse se në të ardhmen do të jetë regjisori i ekipit kombëtar. Ai më bindi edhe gjatë seancave stërvitore, ndaj vendosa ta aktivizoja titullar. Për vazhdimësinë time në krye të ekipit do të vendos në fillim të tetorit, pas bisedës që do të bëj me presidentin Duka. Gjithashtu, do të diskutojmë për futbollin shqiptar në tërësi. Deri tani jam i kënaqur me rezultatet e arritura, sepse nuk mund ta mendoja që një vend i vogël si Shqipëria mund të fitonte çdo ndeshje. Në këto ndeshje treguam se kemi mundësi për më shumë për të ardhmen," - ka thënë Brigeli, duke e lënë të hapur të ardhmen e tij në krye të stolit të kombëtares kuqezi.


--------------------------//////////////////--------------------------

Starova: Kjo skuadër ka shpirt të madh
"Të gjitha pikët skuadra jonë i ka marrë në Tiranë. Pra, dy fitore dhe po kaq barazime. Kjo tregon se ne kemi ekip dhe forca e tij është shpirti i skuadrës. Rinovimi i ekipit po bëhet gradualisht. Sot u pa aktivizimi me sukses i Shkëmbit, riardhja e Beqirit, Haxhit, etj. Kjo është një fitore që na gëzon, sepse arritëm të merrnim 8 pikë në një grup mjaft të fortë. Unë dëshiroj që këto rezultate të mund të ndikojnë te trajneri Brigel për ta bindur të qëndrojë në krye të ekipit. Ne shpresojmë që në të ardhmen të kemi arritje edhe më të mira dhe të shoqërohen me fitore jashtë fushës sonë."


Postuar nga qershor13 datë 11 Shtator 2003 - 16:13:

Presidenti i FSHF-së uron djemtë e kombëtares për fitoren ndaj Gjeorgjisë
Duka: Në shtëpi jemi të pamposhtur
Menjëherë pas ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji, presideni i FSHF-së, Armand Duka, është shprehur i kënaqur për këtë fitore dhe mbyllje të mirë të eliminatoreve për Euro-2004-n. Sipas tij, skuadra nuk e arrriti dot objektivin që kishte Federata, kualifikimin, por, nga ana tjerër, u evitua dhe vendi i fundit në grup, çka ishte objektivi i dytë i kësaj kombëtareje.

- Zoti Duka, një fitore në ndeshjen e fundit...
- Po, një fitore shumë e vlefshme. Skuadra fitoi kundër Gjeorgjisë dhe arriti të fshinte të gjithë atë ndeshje të keqe, të zhvilluar në Tbilisi. Pashë një ekip të trasformuar, i cili luftoi deri në fund të lojës, edhe pse koha ishte e keqe. Nuk ka më mirë, sesa kur skuadra e mbyll edicionin me fitore, e cila nuk do t'i lërë kuqezinjtë në vend të fundit. Të gjithë luajtën mirë, pa përjashtim, dhe treguan se ishin larg ndeshjes së para 4 ditëve. Treguam se dimë të reagojmë në një moment shumë të keq. Përgëzime edhe publikut, që kishte ardhur për të ndihmuar kuqezinjtë.
- A mund të bëni një rezyme për të gjithë këto ndeshje eliminatore të kombëtares?
- Për sa u përket të gjitha ndeshjeve, do ta nisja nga objektivi. Në fillim menduam për një kualifikim për në Evropianin e Portugalisë. Ishim në lojë, por në disa momente nuk patëm fat. Në ndeshje të tjera nuk luajtëm si duhet dhe këtu fus ndeshjen e parë me Gjeorgjinë. Në atë ndeshje kemi zhvilluar takimin më të dobët në këto eliminatore. E thashë edhe më parë se këto eliminatore kanë treguar edhe ndeshje të bukura si me Rusinë dhe Zvicrën, ku kemi fituar ose barazuar. Gjithsesi, kjo kombëtare është e pamposhtur në në Shqipëri. Ka zhvilluar 4 ndeshje, 2 i ka fituar dhe 2 të tjera i ka barazuar. Të paktën jemi ekipi më i fortë në shtëpinë tonë. Kemi grumbulluar 8 pikë dhe nuk është pak. Kjo kombëtare ka arritur të mos rreshtohet as në vendin e fundit të grupit, çka do të thotë një renditje më të mirë në UEFA.
- Një gjykim për debutuesin Blendi Shkëmbi?
- Për mendimin tim, ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Për një debutues, ka qenë një nga më të mirët, duke u gjendur në çdo cep të fushës dhe duke e shpërblyer besimin e Brigelit. Eshtë një futbollist me të ardhme, që do t'i japë shumë kombëtares.
- Kombëtarja Dosena-Brigel nuk ka arritur të thyejë rekordin e kombëtares së Bajkos, por vetëm e ka barazuar...
- Kombëtarja nuk ishte nisur me synimin të thyente rekordin e Bajkos, por vetëm të luante shumë mirë dhe, nëse ishte e mundur, të kualifikohej për në Evropian. Grumbulloi 8 pikë dhe të gjitha në shtëpi, çka është një arritje për skuadrën. Për të tjerat mund të flitet më pas.
- Zoti Duka, cila do të jetë e ardhmja e kombëtares?
- Nuk arritëm të kualifikoheshim për në evropian. Do ta provojmë sërish për në botëror. Skuadra është shumë e mirë, ka elementë shumë të mirë dhe ka treguar se është e aftë të luajë mirë kundrejt çdo kundërshtari. Me disa ndryshime të vogla, mund të jetë një skuadër shumë e vlefshme për të synuar sërish për të ardhmen.


Postuar nga ledio1 datë 11 Shtator 2003 - 18:54:

Thumbs up Suksese te metejshme Kombetares!

I Uroj te gjithe kombetares dhe tifozave fitoren e djeshme me Gjeorgjine !

Shpresoj te vazhdojme keshtu.


Postuar nga qershor13 datë 12 Shtator 2003 - 17:07:

Kombëtarja shpërndahet. Trajneri gjerman i kombëtares në dilemë për të ardhmen e tij
Brigeli si Hamleti: Të rri apo të iki?

Trajneri i kombëtares, Hans Peter Brigel, është nisur dje në orën 14.00 drejt Gjermanisë. Por, siç e kishte konfirmuar edhe më parë të ardhmen si trajner i Shqipërisë, ai e ka lënë të hapur për në fillim të muajit tjetër. Së bashku me Brigelin, janë nisur për në Gjermani edhe dy ndihmësit, Aksel Ros dhe fizioterapisti Akim Bulinger. Por nuk kanë munguar as futbollistët, të cilët kanë udhëtuar së bashku me trajnerin Brigel. Kështu, janë larguar në drejtim të Gjermanisë edhe Dragusha, Aliaj dhe Çipi, pasi në fundjavë kanë ndeshje në Bundesligë. Edhe pjesa tjetër e futbollistëve është shpërndarë po dje nga hoteli, ku ishte akomoduar kombëtarja për në drejtim të klubeve të tyre. Këtë fakt e kanë pohuar dje drejtues të FSHF-së. Nga ajo që është mësuar në FSHF, Brigeli ka vendosur të fluturojë sërish në drejtim të Tiranës në fillim të muajit tetor. Ose më saktë, në ditën e parë të këtij muaji. Shkak për këtë vizitë do të jetë ndeshja e fundit e Brigelit si trajner i kuqezinjve. "Më 1 tetor do të jem në Tiranë për të filluar punën për ndeshjen e fundit, që ekipi kombëtar shqiptar do të luajë më 11 këtij muaji me Portugalinë," - është shprehur Brigeli. Gjermani ka pohuar se në atë vizitë do të diskutohet për ndeshjen me portugezët si dhe do të bëhet një analizë e përgjithshme për të gjitha ndeshjet e kombëtares, nën drejtimin e tij. Por gjermani duhet të zgjedhë nëse do të qëndrojë apo jo në stolin kuqezi. Brigeli, do të flasë me presidentin Duka për të ardhmen, duke prerë përfundimisht fjalën nëse do të jetë trajner i kuqezinjve edhe për eliminatoret e Botërorit të Gjermanisë. Madje këtë gjë Brigeli e kishte konfirmuar një ditë para ndeshjes së fundit me Gjeorgjinë në Tiranë. Nga ajo që është vënë re në ndeshjen e fundit, të fituar nga kuqezinjtë, Brigeli duket se ka mbetur i kënaqur nga shpirti i garës së futbollistëve. Sidoqoftë, trajneri i kombëtares vazhdon të jetë ende i lëkundur mbi të ardhmen e tij. Deri më 1 tetor, Brigeli do të vendosë, ose më saktë duhet "të ndajë mendjen" nëse do të jetë trajner i kombëtares shqiptare, apo jo. Sipas burimeve brenda FSHF-së, çështja "Brigel" përfundon pas takimit të gjermanit me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, enkas për të vendosur mbi të ardhmen e kombëtares. Të dyja palët, mësohet se do të flasin hapur, duke i afruar njëri-tjetrit kushtet e secilit për vazhdimësinë apo jo të kontratës. Në fakt, për rinovimin e kontratës së trajnerit të kombëtares, presidenti Duka, menjëherë pas fitores me Gjeorgjinë, është shprehur se ekziston dëshira që Brigeli të qëndrojë. Gjithsesi, Brigeli gjatë këtyre tri javëve, "si Hamleti" duhet të vendosë: të rrijë apo të mos rrijë më në stolin e kombëtares shqiptare. Një gjë është e sigurt: nga ana shqiptare, gjermani do të ketë një tjetër ofertë, për të vazhduar punën e nisur me këtë kombëtare që prej janarit të këtij viti. Pra, tashmë i takon Hans Peter Brigelit të vendosë. Për të zbuluar këtë enigmë, nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim 1 tetorin, ditën kur Brigeli do të udhëtojë sërish drejt Tiranës, ndoshta edhe për herë të fundit.


Postuar nga qershor13 datë 12 Shtator 2003 - 17:09:

Kombëtarja, festë deri në 5 të mëngjesit
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji, e fituar 3-1, nga kombëtarja jonë, kuqezinjtë janë nisur në drejtim të tavernës "Dajti". Të gjithë futbollistët kanë marrë pjesë në një banket të shtruar nga presidenti Duka. Futbollistët e kombëtares, së bashku me të ftuarit dhe zyrtarët e Federatës, kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm fitoren me Gjeorgjinë. Nuk ka munguar as trajneri Brigel dhe pjesa tjetër e stafit kuqezi. Festa ka zgjatur deri në orën 5 të mëngjesit të djeshëm.


Futbollistët shqiptarë në Evropë
Gjermani
Reiman: Skela, së shpejti në fushë

Trajneri i Eintrahtit të Frankfurtit, Vili Reiman, është shprehur se organizatori i ekipit, Ervin Skela, së shpejti do të jetë në fushën e lojës. Këtë deklaratë, trajneri i Frankfurtit e ka bërë për një gazetë lokale. "Ervini ka një tërheqje në kofshën e djathtë, por nuk jam shumë i mërzitur, pasi mendohet se futbollistin do ta kem shumë shpejt në gatishmëri,"- është shprehur Reimani. Gjithashtu, trajneri i Eintrahtit ka pohuar se Çipi do të jetë një nga dy mbrojtësit qendrorë të ekipit në ndeshjen e së shtunës me Mynshengladbahun.


Altin Lala vazhdon riaftësimin
Mesfushori kuqezi Altin Lala vazhdon të stërvitet individualisht për të arritur formën e tij maksimale, pas dëmtimit te muskujt e barkut. Këtë lajm e ka bërë të ditur mjeku i ekipit të Hanoverit, Uego. Sipas tij, shqiptari po stërvitet intensivisht për të qenë sa më shpejt në fushën e lojës. "Lala ka filluar të stërvitet dhe them se ka arritur 50-60 për qind të formës së tij fizike. Akoma vuan disa probleme të vogla. Këto ditë, Lala ka filluar të punojë edhe me topin dhe së shpejti jam i bindur se do të jetë gati të luajë në Bundesligë,"- është shprehur mjeku i Hanoverit. Gjithsesi, dëmtimi i Lalës u duk serioz dhe në fillim mjekët parashikuan se futbollisti i kombëtares shqiptare do të aktivizohej me Hanoverin vetëm pas Krishtlindjes.


Postuar nga i_lire datë 14 Shtator 2003 - 02:01:

Kombëtarja

Njeriu që do të drejtojë kuqezinjtë në eleminatoret e kampionatit botëror Gjermani 2006, qoftë ky Brigel apo ndonjë tjetër, do të vihet përpara një problemi jo të vogël për t’u zgjidhur: mosha e madhe e disa prej futbollsitëve kryesorë.

Shumë nga lojtarët që kanë përfaqësuar shqipërinë në edicionet e fundit, do të kenë hyrë dekadën e katërt të jetës së tyre, kur elemintoret të kenë kapur kulmin, në vitin 2005.

Aktualisht ata përbëjnë gati gjysmën e formacionit tip të Hans Peter Brigelit për këtë sezon. Strakosha do të jetë 40 vjeç në eleminatoret e rradhës, Rraklli 35, Bellaj 34 po aq sa Hasi, , Bushi dhe Tare 32 etj.

Vitet e fundit është krijuar një vakuum talentesh të thirrur në kombëtare aq sa Brigel është detyruar ta thërrasë Rrakllin apo ndonjë tjetër edhe pse nuk kanë luajtur shume ne nivel klubesh.

Trajneri i ri duhet të jetë i dyzuar t’i thërrasë ende apo jo mbi 30-vjeçarët e sotëm. Ky dyzim egziston edhe në mendjen e kapitenit Strakosha që mban rekordin e moshës ne perfaqesuese

Trajneri Hans Peter Brigel është shprehur pas ndeshjes me Gjeorgjinë se Shqipërisë nuk i mungojnë talentet. Ai ka lënë të nënkuptohet ne konferencen per shtyp, se më shumë se asgjë këtu ka munguar vullneti për t’i zbuluar ata.


Postuar nga i_lire datë 14 Shtator 2003 - 02:02:

Shqipëria do të drejtohet sërish nga dyshja gjermane

Shqipëria do të drejtohet sërish nga dyshja gjermane Hans Peter Brigel dhe Aksel Ros. Ai që e pranon një gjë të tillë nuk është më pak se vetë zevëndës-trajneri Ros.

Ish –mbrojtësi i Kaizerslauternit, zbuloi eskluzivisht për Telesportin se ai dhe Brigel do të vazhdonin rrugën e nisur në kombëtaren shqiptare. Aksel Ros u tregua më pak diplomatik se trajneri në përgjigjet e tij.

Ai tha se nuk mendonte të kishte surpriza në takimin e fillimitetorit mes presidentit duka dhe Brigelit , për çështjen e kontratës së re .

“Mendoj që është e rëndëishme për Hans Peterin që të vazhdojë në krye të Shqipërisë. Është ai që do të vendosë por unë mendoj se në fund ai do të rrijë në krye të kombëtares. Së bashku me të do të vihem në dispozicion edhe unë. Nuk do të ndalemi këtu”.

Aksel Ros u shpreh i lumtur me pikët e arritura nga Shqipëria në eleminatoret e evropianit. Fitorja me Gjeorgjinë për të ishte qershiza mbi tortë e sukseseve dehëse por edhe të humbjeve pa ngjyrë të kombëtares

“Mendoj se është fantastike. Jam i lumtur që kombëtarja arriti t’i japë kënaqësi shqiptarëve duke marrë tetë pikë në këto eleminatore. Besoj se është e rëndësishme për të ardhmen”
Aksel Ros përveçse zevëndës i Brigelit drejton një skuadër rajonale në futbollin gjerman


Postuar nga qershor13 datë 16 Shtator 2003 - 18:40:

Presidenti i FSHF-së, optimist për rinovimin e kontratës me gjermanin

Duka: Brigeli sërish me Kombëtaren

Presidenti i Federatës, Armando Duka, ka shprehur sigurinë e tij se në tetor do të arrihet një marrëveshje e përbashkët midis Federatës dhe gjermanit Brigel dhe kontrata e tij me kuqezinjtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Duka, pasi theksoi se kontrata është me opsion rinovimi, nënvizoi se deri tani si FSHF-ja ashtu edhe Brigeli janë për një rinovimin e kësaj kontrate. “Ne si Federatë ashtu dhe gjermani Brigel jemi për një rinovim të kësaj kontrate”, ka bërë të ditur dje presidenti i FSHF-së Duka. Brigel në momentin që ka marrë drejtimin e kuqezinjve është përballur dhe me disa objektiva që duhet të arrinte. Edhe nëse ai rinovon kontratën për eliminatoret e Botërorit 2006 përsëri këto objektiva do të jenë epiqendra e punës së tij në krye të kuqezinjve. Vetë presidenti i FSHF-së ka bërë të ditur se këto objektiva janë realizuar. Sipas tij puna e gjermanit në krye të kuqezinjve ka qenë shumë e mirë dhe këtë e ka treguar më së miri dhe prania e sportdashësve në ndeshjen e fundit të eliminatoreve me Gjeorgjinë në “Qemal Stafa” të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit duke ndjekur me një interes të madh skuadrën. Këto Duka i ka parë si një faktor pozitiv të epokës “Brigel”. “Nëse gjermani vendos për rinovimin e kontratës atëherë dhe kushtet do të jenë të njëjta me kontratën e parë pasi e tillë është dhe marrëveshja e bërë në fillim sipas opsionit që kemi lënë”,- ka deklaruar Duka. Kombëtarja e ka mbyllur me 8 pikë këtë edicion dhe për Dukën ky është një rezultat i kënaqshëm. Vetë presidenti i FSHF-së ka pranuar se ky është një rezultat mëse i pranueshëm pavarësisht se mundësitë ishin për më shumë. Sipas tij, skuadra në disa ndeshje nuk ka marrë atë që ka merituar pasi është ndëshkuar në minutën e fundit. Por sipas tij ka patur dhe ndeshje ku skuadra ka luajtur dobët si ajo e Tbilisit. Pozitivja i kësaj Kombëtareje është që ne kemi zhvilluar ndeshje të mira duke kënaqur publikun.


Postuar nga qershor13 datë 17 Shtator 2003 - 16:06:

FSHF kërkon miqësore për kuqezinjtë

Rinovimi i kombëtares është një proces që do të vazhdojë


Duka: “Kemi thirrur të rinj si Beqiri, Aliaj, Cana apo Dragusha. Por do të luajnë lojtarët më në formë. Për Brigelin s’është shpenzuar shumë. Ferata e ka përballuyar me buxhetin e saj rrogën e trajnerit


Përfaqësuesja jonë më 11 tetor do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Portugalinë. Ndërkohë, drejtuesit e Federatës po bëjnë përpjekje për të siguruar dhe ndeshje të tjera miqësore. Sipas presidentit Duka, në plan janë miqësore me Bullgarinë, Turqinë, Qipron dhe Maqedoninë por deri tani akoma nuk është zyrtarizuar ndonjë mundësi. Po ashtu dhe mundësia e krijimit të Kombëtares B, është akoma në planet e drejtuesve të Federatës. Në shtator ishte parashikuar zhvillimi i një kampionati ballkanik ku do të merrte pjesë Kombëtarja B. Por tërheqja e disa skuadrave nga ky aktivitet ka bërë gjithçka që për organizimin e tij, të planifikuar për në shtator të shtyhet. Një turne tjetër është parashikuar që të zhvillohet në Portugali në datat 19-23 shtator, ku do të marrin pjesë katër skuadra. Vendi ynë do të përfaqësohet me një skuadër me futbollistë të moshës 22 vjeç, ndërkohë që do të lejohen dhe tre futbollistë pa limit në moshë.
Brigeli, kosto e përballueshme
Shpenzimet e bëra deri tani për të patur një trajner të huaj për kuqezinjtë nuk janë aq të mëdha sa që të jepet alarmi se po shpenzohen shumë para. Vetë presidenti i Federatës ka sqaruar se Brigel nuk i ka krijuar ndonjë shqetësim të madh Federatës me pagën që merr. Sipas tij, Federata ka një buxhet që jep për futbollin dhe që deri tani nuk është tejkaluar. Sipas tij, deri tani janë bërë investime për gjëra më pak të rëndësishme dhe që ia kanë kaluar atij investimi që është bërë për Brigelin. “Unë nuk mendoj se duke mbajtur Brigelin si trajner të Kombëtares arka e Federatës pëson një humbje të madhe financiare. Ne kemi një buxhet të caktuar i cili vihet në shërbim të futbollit dhe ky buxhet nuk besoj se është tejkaluar. Kemi bërë investime shumë më të mëdha për gjëra që janë më pak të vlefshme se sa trajneri i Kombëtares, prandaj nuk duhet të shqetësohemi për anën financiare nëse kuqezinjtë do t’i drejtojë përsëri Hans Peter Brigel”,- është shprehur Duka. Kuqezinjtë nën drejtimin e gjermanit nuk kanë mundur të bëjnë diçka shumë të madhe, si ajo e pjesëmarrjes në eliminatoret e Euro-2004 që do të zhvillohen në Portugali..
Rinovimi, një proces në vazhdim
Rinovimi i ekipit kuqezi ka qenë dhe një nga detyrat kryesore të Brigelit. Janë thirrur në skuadër disa emra të rinj, të cilët janë cilësuar dhe si zbulime. Vlen të përmenden emrat e Beqirit, Aliajt, Canës dhe Dragushës, të cilët kanë arritur të zënë një vend si titullarë në radhët e kuqezinjve. Ky process do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Por në të njëjtën kohë nuk mund të lihen pas ata futbollistë që kanë një moshë të madhe por që janë në gjendje të japin maksimumin në fushën e lojës. Një gjë të tillë e pranon dhe presidenti Duka i cili thekson se rinovimi i skuadrës do të jetë një proces në vazhdim. Por gjithashtu, në të njëjtën kohë, ai mohon faktin se futbollistët me moshë të madhe do të lihen mënjanë. “Ne kemi bërë një rinovim të skuadrës duke thirrur lojtarë të rinj si Beqiri, Aliaj, Cana apo Dragusha. Por kjo nuk do të thotë se futbollistët që kanë një moshë mesatarisht të madhe do të lihen mënjanë. Me Kombëtaren do të luajë ai futbollist që është në gjendje të mirë. Skuadra nuk do të ndërtohet në bazë të moshës por në bazë të përgatitjes që kanë futbollistët tanë”,- ka bërë të ditur Duka. Ndërkohë që gjuetia e futbollistëve të rinj që luajnë në Evropë vazhdon. Sipas presidentit Duka janë shumë emra që po vëzhgohen nga sektori i ekipeve kombëtare dhe se po bëhen përpjekje për afrimin e tyre në ekipet përfaqësuese të Shqipërisë sipas moshave.


Postuar nga i_lire datë 28 Shtator 2003 - 09:08:

Brigel do të rikthehet në Shqipëri me 1 Tetor

Trajneri i Kombëtares Hans Peter Brigel do të rikthehet në Shqipëri me 1 tetor, për të diskutuar kontratën e re me Federatën shqiptare të Futbollit.

Zyrtarë të këtij institucioni, kanë pohuar se gjermani do të jetë në Tiranë duke filluar nga e merkura e muajit të ardhshëm. Së bashku me presidentin Duka, Brigel pritet të gjejë një marrëveshje, që do ta lidhë atë me kuqezinjtë deri në përfundim të eleminatoreve të kampionatit botëror Gjermani 2006. të dyja palët kanë shprehur vullnetin për ta nënshkruar bashkëpunimin e ri, nëse do të gjendet gjuha e përbashkët përsa i përket termave ekonomikë.

Ndërkohë nga Gjermania, Hans Peter Brigel ka hartuar një listë paraprake prej 26 lojtarësh për ndeshjen miqësore kundër Portugalisë, që do të luhet me 11 tetor. Me ardhjen e tij në Tiranë, trajneri do të shpallë listën prej 20 lojtarësh që do të udhëtojnë në Oporto.

Dy mungesa të sigurta do të jenë ato të mbrojtësve, Nevil Dede dhe Albert Duro, për arsye dëmtimi. Ndërkohë rikthehet mesfushori i njohur, kapiteni i Hanoverit Altin Lala, i cili prej kohësh nuk aktivizohet as me klubin e tij. Pjesa tjetër e listës paraprake nuk ka pesuar ndryshime, përveç portierit Arion Mustafa, i cili pritet të grumbullohet për here te pare ne takimin miqësor të 11 tetorit.

Të etiketuarit “rebelë” nga Brigel, portieri Beqaj apo Bogdani, do të vazhdojnë të mbahen larg kombëtares.


Postuar nga qershor13 datë 30 Shtator 2003 - 19:50:

Iraklis-Kombëtare, konflikt për Muratin

Drejtuesit e Federatës shqiptare të futbollit kundërpërgjigjen: Ose lëreni të lirë Muratin ose do t’ju “denoncojmë” te UEFA

Dëmtimet e shpeshta të mesfushorit në ndeshjet e Kombëtares janë “justifikimi” i klubit grekë
.


Edvin Murati është bërë “molla e sherrit” që qëndron në mes të Kombëtares shqiptare dhe klubit grek të shqiptarit Iraklios Saloniki. Përplasja mes Federatës Shqiptare të Futbollit që kërkon me ngulm të ketë në dispozicion të trajnerit Brigel futbollistin për miqësoren me Portugalinë më 11 tetor dhe klubit grek tashmë ka kaluar në rrugë institucionale. Dëmtimi i futbollistit të kombëtares në ndeshjen e fundit kundër Gjeorgjisë, ka bërë që grekët të mbajnë një qëndrim ekstrem ndaj thirrjes së lojtarit në kombëtaren kuqezi. Telenovela “Murati” ka filluar para disa javësh ku drejtues të klubit të Iraklisit kishin deklaruar në shtypin grek, se nuk do ta lejonin futbollistin shqiptar që të grumbullohej me përfaqësuesen e vendit të tyre. Por nga drejtuesit e FSHF-së është mbajtur një qëndrim neutral pasi në duart e tyre nuk kishte ndonjë shkresë zyrtare që e vërtetonte një gjë të tillë. Ndërkohë drejtuesit e sektorit të Ekipeve Kombëtare gjatë këtyre ditëve kanë bërë kërkesat për të gjithë ata futbollistë që do të marrin pjesë në miqësore e 11 tetorit me Portugalinë. Çuditërisht nga klubi grek i Iraklisit ka mbërritur një shkresa, e cila informonte drejtuesit e FSHF-së se Murati nuk do të lejohej që të vinte për këtë miqësore. Në këtë shkresë grekët kanë bërë të ditur se Murati të paktën për dy muaj nuk duhet të grumbullohet me përfaqësuesen e tij për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në ndeshjen me Gjeorgjinë të zhvilluar në “Qemal Stafa”. Sipas shefit të Ekipeve Kombëtare, synimi i klubit grek për të mos lejuar Muratin për tu grumbulluar për miqësoren e radhës është zyrtarizuar dhe tani pritet të merren masat paraprake për të zgjidhur situatën. “Klubi grek na ka sjellë një shkresë, ku bën të ditur që ne të lëmë jashtë planeve tona futbollistin Edvin Murati të paktën për dy muaj. Kërkesa e tyre është bazuar në një dëmtim që Murati ka pësuar në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Euro-2004, atë të zhvilluar në “Qemal Stafa” me Gjeorgjinë. “Ka patur zëra edhe para disa javësh që grekët nuk do të lejojnë Muratin për këtë miqësore, por tani gjithçka është bërë zyrtare pasi drejtuesit e klubit të Iraklisit kanë sjellur një shkresë në kundërshtim të ftesës që ne si zakonisht i kemi bërë futbollistit tonë për miqësoren me Portugalinë”, ka bërë të ditur shefi i ekipeve kombëtare Besnik Çela. Vetë Çela, pasi ka marrë në dorë shkresën e klubit grek është kundërpërgjigjur menjëherë me një shkresë, ku u ka komunikuar drejtuesve të Iraklisit se kjo çështje do të shkojë në UEFA, nëse ata nuk e lejojnë Muratin që të vijë. “Duke u bazuar në shkresën që ata na kanë sjellë unë i kam dërguar klubit grek të Iraklisit një shkresë të dytë ku u kam komunikuar se kjo çështje do të shkojë në UEFA nëse ata nuk lejojnë Muratin që të grumbullohet me kuqezinjtë”,- ka bërë të ditur Çela. Por kjo nuk është hera e parë që Iraklisi dhe Federata jonë, janë përballur në lidhje me grumbullimin e futbollistit Murati në përfaqësuesen tonë. Përveç kërcënimeve të njëpasnjëshme në shtyp për mos lejimin e futbollistit, klubi grek ka qënë në një rast shumë afër këtij veprimi.


Postuar nga qershor13 datë 01 Tetor 2003 - 13:38:

Dy futbollistët e rinj janë nën vëzhgimin e gjermanëve “Brigel&Roos”, të cilët shikojnë te ata të ardhmen e Kombëtares shqiptare
Xhasula e Sopi, kandidatët kuqezinj

Në datën 1-tetor në Shqipëri, do të vijë trajneri i kuqezinjve Hans Peter Brigel, i cili do të konfirmojë dhe listën prej 20-futbollistësh që do të jenë të pranishëm për këtë miqësore



Fillon të ndihet “aroma” e miqësores me Portugalinë. Drejtuesit e kombëatres kanë ndërtuar programin dhe kanë marrë masat që gjithçka të jetë gati më 11 tetor. Në datën 1-tetor në Shqipëri, do të vijë trajneri i kuqezinjve Hans Peter Brigel, i cili do të konfirmojë dhe listën prej 20-futbollistësh që do të jenë të pranishëm për këtë miqësore. Kuqezinjtë ashtu si në dy ndeshjet e mëparshme miqësore me Bullgarinë dhe Maqedoninë, do të udhëtojnë nga klubet e tyre direkt për në Lisbonë. Brigel për tre ditë me radhë do të stërvisë të besuarit e tij, për këtë sfidë. Por kjo stërvitje nuk do të zhvillohet në Tiranë ashtu siç është bërë para ndeshjeve zyrtare me kundërshtarë si Irlanda, Gjeorgjia apo Rusia. Një metodë tashmë e njohur për kuqezinjtë në ndeshjet miqësore. Kështu drejtuesit e Federatës, kanë bërë të ditur dje se grumbullimi i kuqezinjve për miqësoren e Portugalisë, do të bëhet në Lisbonë, në datën 8-shtator. Burime pranë Federatës, bëjnë të ditur se ekziston një listë me 26- futbollistë, e cila më pas do të reduktohet në 20 të tillë. Sipas këtyre burimeve nuk pritet ndonjë ndryshim i madh nga ndeshjet e mëparshme. Dy drejtuesit e kuqezinjve Brigel dhe Aksel Ros, po punojnë për zbulimin e emrave të rinj, të cilët mund të përfshihen në radhët e kuqezinjve në të ardhmen. Por për miqësoren e 11-tetorit, gjermani do t’u besojë edhe njëherë futbollistëve që ka patur edhe më parë në dispozicion. Ndihmësi i Brigelit, Aksel Ros është vënë në gjurmët e mbrojtësit të Enkopingut, Bashkim Sopi. Në datën 5-tetor, Ros do të ndjekë nga afër mbrojtësin shqiptar në ndeshjen që skuadra e tij do të zhvillojë me Malmoen. Ndërkohë që janë hedhur grepat dhe për talentin e Freiburgut, Xhasula. Drejtuesit e Federatës, kanë filluar përpjekjet për t’u lidhur me futbollistin në fjalë. Ata kanë konfirmuar se vetë Brigel, ka kërkuar lidhjen e kontakteve me këtë futbollist dhe se shumë shpejtë do të mësohet e vërteta, nëse ai mund të luaj për ngjyrat e përfaqësueses sonë.


Postuar nga qershor13 datë 01 Tetor 2003 - 13:59:

Gjermani do të zhvillojë tratativa me presidentin e FSHF-së, Armando Duka
Brigel sot në Tiranë për kontratën


Hans Peter Brigel do të vizitojë sot Tiranën. Një gjë e tillë është bërë e ditur në një njoftim të FSHF-së para pak ditësh dhe dje është konfirmuar se gjithçka do të procedojë në bazë të atij programi që ishte parashikuar. Gjermani që ka drejtuar për më se 9 muaj Kombëtaren kuqezi, do të mbërrijë sot në Shqipëri, me një qëllimin kryesor, atë të tratativave për respektimin e klauzolës që përmban kontrata e nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar: për 1 edicion me një opsionin deri në 2006-ën. Mendohet që ai të ketë me vete dhe avokatin e tij. “Kartat” vazhdojnë të jenë të hapura në lidhje më të ardhmen e tij në timonin kuqezi. Nëse po, atëherë ai gjatë këtyre takimeve do të parashtorjë kushtet e tij për rinovimin e kontratës. Ndërkohë që organi më i lartë i futbollit shqiptar ka bërë të ditur nëpërmjet numrit një të saj se është e gatshme t’i parashtrojë trajnerit gjerman respektimin e të gjitha pikave të kontratës së dhjetorit. Në fakt, për Brigelin, koha për t'u menduar për këtë çështje ka qenë relativisht e shkurtër, sepse, deri pas fitores me Gjeorgjinë, në "Qemal Stafa", ai ishte pothuajse i ikur. Mirëpo fitorja 3-1 ndaj Republikës së ish-BS në grupit tonë kualifikues për Euro 2004 sikur e ka qetësuar shpirtin e trazuar të Brigelit, pas humbjes në miqësoren me Maqedoninë dhe shpërfytyrimit të kombëtares që drejtoi në Tbilisi, ndaj Gjeorgjisë. Akoma nuk dihet që e nëse Brigel do të vazhdojë apo jo këtë kontratë, por një gjë është e sigurt se pas bisedimeve me presidentin e FSHF-së Armado Duka, gjërat do të bëhen zyrtare.


Postuar nga qershor13 datë 02 Tetor 2003 - 17:31:

Trajneri i kombëtares ka mbërritur dje në Tiranë dhe pritet të takohet me presidentin e FSHF-së
Brigeli, sot takimi me Dukën


Dje, në orën 12.30, në Aeroportin "Nënë Tereza është parë trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel. Gjermani ka mbërritur në Shqipëri për të organizuar të gjitha detajet për ndeshjen miqësore me Portugalinë, më 11 tetor. Por jo vetëm kaq. Nga presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, por edhe nga vetë gjermani, i cili për këtë argument ka folur që në ndeshjen e fundit të kombëtares, mund të vendoset edhe fati i trajnerit të kuqezinjve. Kështu, me të gjitha gjasat, sot Brigeli mund të takohet me Dukën në Federatë për të diskutuar për miqësoren e Portugalisë, por edhe, nëse është e mundur, për rinovimin e kontratës së gjermanit me Federatën Shqiptare të Futbollit.
Interesim i madh i gazetarëve për Brigelin
Dje në mesditë ka mbërritur në Tiranë trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel. Ndryshe nga herët e tjera, gjermani nuk është shoqëruar nga ndihmësit e tij, Ros dhe Bulinger. Me të mbërritur në aeroport, Brigeli është përballur me një mori gazetarësh, të interesuar për ardhjen e gjermanit. Nga ajo që është parë, Brigeli nuk ka dashur të flasë shumë dhe është larguar menjëherë në drejtim të Durrësit.
Fjalët e para për shtypin
Kur të gjithë mendonin se Brigeli kishte ardhur në Shqipëri me qëllimin e vetëm, rinovimin e kontratës së tij me FSHF-në, ka ndodhur e kundërta. Brigeli, në fjalët e para, mësohet të ketë thënë se kjo vizitë në Tiranë në këtë moment është vetëm një nisje e punëve për miqësoren me Portugalinë, të cilën ai e konsideron një ndeshje shumë të rëndësishme dhe që duhet të merret seriozisht nga të gjithë futbollistët dhe stafi drejtues. "Jam akoma nën kontratë me FSHF-në dhe nuk kam ardhur këtu për të diskutuar për këtë çështje, - është shprehur Brigeli. - Këto ditë që do të qëndroj në Shqipëri, do të merrem më shumë me përgatitjen e miqësores dhe asgjë më tepër. Për kontratën e re do të flas në momentin kur të përfundojë kjo aktualja," - e ka mbyllur këtë temë gjermani.
Brigeli: Po shikojmë për rinovimin e ekipit
Edhe pse nuk e ka thënë kështu, nënkuptimi ka qenë i qartë. Trajneri kuqezi po grumbullon sa më shumë kandidatë për ekipin kombëtar shqiptar. Këta futbollistë, të cilët po vëzhgohen nga afër nga gjermani dhe stafi i tij, sipas Brigelit do t'i vlejnë më shumë kombëtares, sesa një personi. Sipas tij, ky interesim për emra të rinj për ekipin kombëtar nuk do të thotë se ai ka vendosur të qëndrojë trajner i kuqezinjve, por vetëm një punë që duhet të bëhet, pasi kjo mund t'i vlejë edhe pasardhësit të tij.
Nga Rinasi në Durrës për ndeshjen e Kupës
Trajneri i kombëtares, Hans Peter Brigel, nuk ka humbur kohë dhe është larguar në drejtim të Durrësit. Në këtë qytet, gjermani ka shkuar për të parë ndeshjen e dytë për Kupën e Shqipërisë, midis Teutës dhe Egnatias. Brigeli do të shikonte nga afër disa lojtarë të ekipit durrsak, mes të cilëve, sipas burimeve të sigurta, edhe Mancakun. Por udhëtimi i Brigelit ka qenë i kotë, sepse futbollisti i ekipit Shpresa nuk ka luajtur në atë ndeshje, pasi ka qenë i skualifikuar për arsye kartonësh. Në këto kushte, Brigeli është larguar pas pjesës së parë të ndeshjes Teuta-Egnatia.
Gjermani, mik te Hasanbellinjtë
Eshtë larguar nga stadiumi, por jo nga Durrësi. Trajneri Brigel, me të dalë nga "Niko Dovana", është drejtuar te restoranti i qytetit bregdetar "Blue Moon". Shkak i kësaj ndalese të papritur në këtë lokal është bërë një ftesë për drekë e presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu. Për më shumë se një orë, gjermani dhe ndihmësit e tij shqiptarë kanë qenë miq të Hasanbelliut në Durrës. Më pas, Brigeli ka marrë rrugën për në drejtim të Tiranës, për t'u vendosur në rezidencën e tij, hotelin e ri "Sheraton".
Sot, takimi për të ardhmen
Gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Tiranë, trajneri i kombëtares Hans Peter Brigel do të takohet me të gjithë drejtuesit e Federatës. Nga ajo që është marrë vesh sot paradite, është fiksuar një takim mes gjermanit dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Sipas burime brenda dy kampeve, Brigeli dhe Duka do të diskutojnë në vija të përgjithshme për miqësoren dhe ndeshjet e kaluara. Por ekziston mundësia që të hapet edhe çështja e kontratës. Sipas njerëzve afër Brigelit, do të diskutohet për këtë pikë vetëm nëse do të jetë presidenti Duka që do të insistojë. Kujtojmë që komiteti ekzekutiv është shprehur parimisht "po" për vazhdimësinë e kontratës me gjermanin. Nga ana tjetër, Brigeli, dje, kur ka mbërritur në Tiranë, është shprehur se nuk ka ndër mend të flasë për këtë argument sa kohë që është ende trajner i kombëtares.
Brigeli shpall sot listën "anti-Portugali"
Edhe pse nuk është e konfirmuar nga burime zyrtare, trajneri i kombëtares, Hans Peter Brigel, sot ka ndër mend të publikojë listën e futbollistëve, të cilët do të grumbullohen nga ai për ndeshjen me Portugalinë. Sipas burimeve në Federatë, do të jenë rreth 20 futbollistë, të cilët do të udhëtojnë në drejtim të Lisbonës dhe grupi mendohet të jetë po ai. Gjithsesi, për të gjitha detajet, do të jetë vetë Brigeli që do të flasë ndoshta sot për shtypin.


Postuar nga qershor13 datë 03 Tetor 2003 - 13:43:

Sot zhvillohet një konferencë për shtyp. Pritet të nënshkruhet edhe kontrata e re me gjermanin
Duka-Brigel, "dashuria" vazhdon...

Dje në mëngjes, trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, siç ishte bërë e ditur dy ditë më parë, ka mbërritur në Federatë për të zhvilluar takimin me presidentin Duka. Në takimin që ka zgjatur më shumë se 4 orë, është diskutuar për shumë pika, mes të cilave edhe për kontratën e re mes trajnerit të kombëtares shqiptare dhe FSHF-së. Në fund të takimit, i cili ka zgjatur deri në orën 15.40, i vetmi që ka folur ka qenë presidenti Duka. Drejtuesi më i lartë i FSHF-së nuk ka dashur të tregohet i hapur për gazetarët, por ka lënë të nënkuptohet se sot, në orën 11.00, në Federatë do të bëhet ndoshta edhe zyrtarizimi i rinovimit të kontratës me trajnerin gjerman, Hans Peter Brigel.

Gjermani, që në mëngjes në Federatë
Që në mëngjes, rreth orës 10.00, në Federatë është parë të vijë trajneri i kombëtares, Hans Peter Brigel. Gjermani, si zakonisht, ka qenë i shoqëruar nga Kreshnik Agolli. Brigeli menjëherë ka vizituar të gjitha ambientet e reja të Federatës, ndërkohë që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk kishte mbërritur ende në selinë e futbollit shqiptar. Duka është parë të vijë për t'u takuar me trajnerin gjerman rreth orës 11.00 dhe menjëherë të dy palët janë ulur kokë më kokë për të diskutuar për shumë çështje që kanë pasur si Brigeli ashtu edhe Duka.

Brigeli dhe Duka, në "sitë" kandidatët
Edhe pse ishte një takim ku do të diskutohej, trajneri Brigel dhe presidenti i Federatës, Duka, kanë gjetur kohën e përshtatshme për të parë disa kaseta video të disa futbollistëve, të cilët janë kandidatë potencialë për kombëtaren shqiptare. Nga ajo që është mësuar, trajneri i kombëtares dhe presidenti i FSHF-së kanë parë disa ndeshje të futbollistit Bashkim Sopi, i cili ka lindur në Maqedoni, por është me origjinë shqiptare. Ky lojtar luan në kampionatin suedez.

Takimi me dyer të mbyllura
Siç ishte parashikuar më parë, takimi mes Dukës dhe gjermanit Hans Peter Brigel është bërë me dyer të mbyllura. I pranishmi i vetëm në këtë takim ka qenë Kreshnik Agolli. Në korridoret e Federatës kanë qenë shumë gazetarë dhe operatorë, të cilat ishin të interesuar për këtë takim. Por rreth orës 13.00, shpresat për një prononcim të mundshëm të palëve i ka shuar presidenti Duka, gjatë një pushimi të shkurtër. "Bosi" i FSHF-së është shprehur se dje, si ai dhe Brigeli, nuk kanë ndër mend të flasin për shtypin, pasi ende ka shumë gjëra për të diskutuar mes palëve. Duka u ka premtuar gazetarëve se vetëm sot në mesditë do të flasë me trajnerin e kombëtares, Hans Peter Brigel.

Sot, në konferencë, kontrata e re
Nuk kishte përfunduar ende takimi, kur zëdhënësi i shtypit, Lusien Nurishmi, ka pohuar se të premten, në orën 11.00, në ambientet e Federatës, trajneri i kombëtares dhe presidenti i FSHF-së do të zhvillojnë një konferencë për shtyp. Në këtë takim të paralajmëruar për median, me të gjitha gjasat do të zyrtarizohet zgjatja e kontratës me trajnerin e kombëtares, Hans Peter Brigel. Por gjermani do të shpallë edhe listën e futbollistëve, të cilët do të grumbullojë për ndeshjen me Portugalinë. Në këtë konferencë mund të ndodhë që Duka dhe Brigeli të firmosin kontratën e re mes FSHF-së dhe trajnerit të kombëtares shqiptare.

Presidenti: Jemi në rrugë të mbarë
Ka qenë ora 15.40 e ditës së djeshme, kur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka lënë zyrën e tij pas takimit të gjatë me trajnerin e kombëtares, Hans Peter Brigel. Duka nuk ka dashur të flasë shumë për takimin që ka zhvilluar me trajnerin e kuqezinjve. "Në takim kemi folur në vija të përgjithshme për shumë çështje të kombëtares. Gjithshtu, kemi diskutuar edhe për kontratën mes dy palëve. Mund të them që jemi në rrugë të mbarë, edhe pse do të diskutojmë edhe më vonë," - është shprehur presidenti i FSHF-së. Duka nuk ka dashur të flasë më shumë, pasi vetëm sot, në konferencën për shtyp, do të zbulohen të gjitha detajet e tjera të operacionit për rinovimin e kontratës së trajnerit Brigel. Por duket se fjalët e Dukës kanë qenë vetëm një "mbulesë" e mirë për një marrëveshje të arritur mes tij dhe Brigelit që dje. Pra, me të gjitha gjasat, mes FSHF-së dhe Hans Peter Brigelit, për sa i përket rinovimit të kontratës, tashmë gjithçka ka përfunduar. Pra, takimi i sotëm me gazetarët do të jetë vetëm një zyrtarizim i marrëveshjes së arritur mes palëve. Ndërkohë, Brigeli, ka qëndruar akoma në zyrat e FSHF-së për të vëzhguar sërish disa kaseta të futbollistëve, të cilët kanë dëshirë të luajnë me kombëtaren shqiptare.


Postuar nga qershor13 datë 06 Tetor 2003 - 14:49:

Presidenti i FSHF-së tregohet ambicioz në synimet e përfaqësueses sonë

Duka: Objektivi! Kualifikimi në Botërorin 2006


“Kemi vendosur të vazhdojmë punën e nisur, gjë që do të thotë bashkë me trajnerin gjerman Hans Peter Brigel në krye të Kombëtares sonë deri në vitin 2006, është shprehur pak para nënshkrimit presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Puna e trajnerit Brigel në këto dhjetë muaj ka qenë e mirë, nuk mund të themi shumë e mirë në mënyrë absolute, pasi mund të kishim bërë më shumë. Megjithatë ne kemi gjykuar të vazhdojmë atë që kemi nisur në dhjetorin e vitit të kaluar. Pas nënshkrimit është bërë gjithçka zyrtare. Pra Brigeli do të drejtojë kuqezinjtë deri në 2006, por menjëherë pas kësaj presidenti i FSHF-së ka bërë të njohur dhe objektivat e kësaj kombëtareje, të cilat do të jenë Kualifikimi në Botërorin 2006 që do të zhvillohet në Gjermani. “Ne kemi bërë paraqitje të mira në këtë edicion të eliminatoreve të kampionatit evropian, dhe një gjë e tillë na bën të jemi më ambiciozë. Përsa i përket së ardhmes së Kombëtares me në krye trajnerin Hans Peter Brigel FSHF-ja ka parashtruar dhe objektivat e saj, të cilat do të jenë kualifikimi për Botërorn 2006. Tashmë ne i kemi dhënë të gjitha kompetencat trajnerit gjerman, i cili ka një kohë të mjaftueshme në dispozicion për të përcaktuar një ekip që të jetë i denjë për të arritur këto rezultate”,- ka mbyllur presidenti i organit më të lartë të futbollit shqiptar, Armando Duka. Ndërkohë që përsa i përket të riut Jurgen Xhasula, është mësuar se FSHF i ka lënë 10 ditë afat për të vendosur nëse do të luajë me kombëtaren Shqiptare apo jo.


Postuar nga qershor13 datë 06 Tetor 2003 - 15:06:

Trajneri: “Jam i kënaqur nga ekipi dhe shqipëria në këto 10 muaj. Por e ardhmja do të jetë akoma më e vështirë, prandaj do të na duhet dhe shumë punë”

Shqipëri&Brigel, bashkë drejt Gjermanisë!

Gjermani vendos të rinovojë kontratën me Kombëtaren kuqezi për rrugën e gjatë deri në 2006


Kishte marrë më parë 2 oferta të tjera, por nuk është menduar shumë dhe ka vendosur të rinovojë kontratën me Shqipërinë. Hans Peter Brigel, do të drejtojë kombëtaren kuqezi deri në 2006, me dëshirën për të realizuar objektivat e përcaktuara nga FSHF. Nuk ka qenë vendimtar takimi i fundit i zhvilluar me drejtuesit e FSHF-së. Ne Kemi folur edhe më parë, sidomos pas ndeshjes me Gjeorgjinë. E kishte vendosur që më parë, por i ka munguar vetëm firma e cila ka ardhur dje në një konferencë shtypi, i shoqëruar nga presidenti i Federatës Armando Duka. Me të pranuar kushtet e kontratës, trajneri gjerman ka paralajmëruar se nuk do të jetë e lehtë të arrish kualifikimin për në Botërorin 2006 në Gjermani, por ka garantuar se do të ndërtojë një kombëtare që do të luftojë me dinjitet cilindo kundërshtar. Brigel ka bërë të ditur gjithashtu se do të vazhdojë rinovimin e Kombërares, por gjithsesi ka nënvizuar se është e vështirë të bësh “revolucion” në një skuadër. Ndërkohë që për ndeshjen miqësore me Portugali ai ka kryer ndërhyrjen e parë: Henri Ndreka do të zërë vend në repartin e mbrojtjes.
Ç’ju shtyu të vendosni për rinovimin e kontratës me FSHF-në?
“Periudha e parë ishte një kohë shumë e shkurtër për të treguar vlerat e vërteta të një skuadre, ishte pothujase e pamundur të synonim më shumë se kaq, prandaj dhe e pashë të arsyeshme të vendos për rinovimin e Kontratës”.
Dhjetë muaj në krye të Kombëtares, si ndihet Brigel tani?
“Në dhjetë muajt e qëndrimit tim këtu, mund të them se kam ngelur i kënaqur si nga ekipi ashtu dhe nga njerëzit. Marrëdhëniet e mia me të gjithë pa përjashtim mendoj se kanë qenë korrekte, prandaj dhe jam sot këtu”.
Cilat kanë qenë të metat dhe të mirat e kombëtares në këto dhjetë muaj sipas trajnerit Hans Peter Brigel, dhe cila do të jetë strategjia e re e kësaj Kombëtareje për të ardhmen?
“Mendoj se Kombëtarja gjatë këtyere kohëve ka treguar shumë gjëra pozitive, por nuk kanë munguar dhe anët negative të saj. Pozitive ka qenë se skuadra ka arritur të zhvillojë ndeshje të bukura brenda, ku përveç kësaj nuk ka humbur asnjë ndeshje brenda. Ndërkohë që në ndeshjet jashtë e kemi pasur më të vështirë për të arritur rezultate të mira. Kemi zhvilluar ndeshje të mira, por kemi humbur. Madje ka pasur moment kur kemi luajtur dhe më mirë se kundërshtari, por gjithsesi nuk kemi mundur të fitojmë asgjë. Përsa i përket të ardhmes, ne kemi menduar të zhvillojmë disa ndeshje miqësore me skuadra të ngjashme me kundërshtarët tanë në eliminatoret e Botërorit 2006. Por përsa i përket ndeshjeve zyrtare që do të zhvillojmë jashtë fushës sonë, duhet të synojmë më shumë pikë. Deri tani ia kemi dalë mirë, por duhet të punojmë akoma dhe më shumë që kundërshtarët të na kenë frikë jashtë ashtu sikurse dhe na kanë brenda”.
Kohët e fundit është folur shumë nga specialistë dhe nga disa lojtarë, se në Kombëtaren shqiptare ka probleme.
Ç’mund të thotë Brigeli për këtë?
“Të gjitha skuadrat kanë probleme, ashtu sikurse edhe ne, por këto probleme nuk janë aq të mëdha, sepse atëherë nuk do të isha akoma këtu. Unë kam diskutuar si me futbollistët edhe me drejtuesit e Federatës dhe kemi arritur në përfundimin se këto janë gjëra që mund të zgjidhen pa shumë zhurmë”.
Ka nisur një “revolucion” përsa i përket rinovimit të ekipit kombëtar. Një gjë e tillë medohet të vazhdojë dhe cilat do të jenë pikat ku do të ndërhyet për të përmirësuar?
“Çdo gjë duhet të ndodhë në kohën e vet. Kemi ndryshuar deri tani 3-4 elementë në Kombëtare dhe them se të tjerat do të vijnë në bazë të nevojës. Në ekip kemi grumbulluar lojtarë të rinj si E.Beqiri, Dragusha e Cana dhe unë mendoj se duhet t’ju lemë kohë të demonstrojnë se sa vlejnë. Por nëse do të shikojmë probleme do të bëjmë edhe ndryshime të tjera”.
Cila do të jetë ndihmesa që do të ofrojë Brigeli për futbollin shqiptar në përgjithësi deri në 2006-ën?
“Kemi edhe një vit kohë për të ardhur te ndeshjet eliminatore të Botërorit 2006. Puna ime me trajnerët e moshave do të jetë akoma dhe më e madhe. E theksoj një gjë të tillë, pasi aty është mundësia më e madhe për të përgatitur elemetët e talentuar për të ardhmen e Kombëtares”.
Shpresa ka arritur rezultate të mira në paraqitjen e saj në eliminatoret e Euro 2004. A do të jetë ky ekip një furnizues për Kombëtaren e ardhme?
“E vlerësoj paraqitjen e mirë të ekipit Shpresa në këtë edicion dhe mund të them se ajo do të jetë vazhdimisht nën vëzhgimin tim, por gjërat do duhet të ndodhin në menyrë graduale. Do të duhet shumë kujdes kur ne të ndërhyjmë. Por mund të them që tani se një element tjetër i ekipit Shpresa është afruar në kombëtare që në ndeshjen miqësore me Portugalinë. Ai do të jetë Henri Ndreka, i cili do t’i vijë në ndihmë mbrojtjes së Kombëtares, e cila ka akoma për të përmirësuar”.
A ka rëndësi mosha për ekipin që ka në plan të ndërtojë Brigel, pasi disa futbollistë janë në një moshë të madhe tashmë?
“Për mua nuk ka futbollistë të vjetër dhe të rinj, ka futbollistë të mirë dhe jo të mirë. Nëse një lojtar me moshë më të madhe jep më shumë se një tjetër me moshë më të re, sigurisht që ai do të ketë vend në ekip. Por kur dy futbollistë të tillë shfaqin cilësi të njëjta, atëherë sigurisht që ne do të zgjedhim më të riun, pasi ai do të jetë dhe e ardhmja e ekipit”.
Si e gjykon Brigel objektivin e përcaktuar nga FSHF-ja: Kualifikimi drejt Botërorit 2006?
“Synimi ynë për deri në fund të kontratës është kualifikimi për në Botërin 2006. Dhe mund të them që tani që të arrish një gjë të tillë, të gjithë e dimë që nuk do të jetë e thjeshtë. Në Evropë niveli i futbollit është rritur dhe të gjitha skuadrat janë në gjendje të t’i krijonë probleme cilitdo kundërshtar. Unë shpresoj se do të kemi mundësitë për të konkurruar kundërshtarët me dinjitet”.
Oferta e Shqipërisë ishte e vetmja që ka pasur Brigeli në këto kohë, apo për të kanë qenë të interesuar dhe ekipe të tjera?
“Dua të tregohem i sinqertë për një gjë të tillë. Përveç ofertës së Federatës Shqipatre të Futbollit, kam pasur edhe dy oferta të tjera, por për vetë kohën kur më kanë ardhur këto oferta (bëhet fjalë për majin e këtij viti), unë kam qenë në kontratë me Shqipërinë dhe një gjë e tillë më ka bërë që të mos i kushtoj aspak vëmendje”. (Gjithsesi ai nuk ka bërë të ditur emra konkretë të të interesuarve).



Kombëtarja e Shqipërisë
Portierë
Foto Strakosha (Etnikos Asteras)
Ilion Lika (Dinamo)
Mbrojtës
Elvin Beqiri (Metalurg Donesk)
Geri Çipi (Eintracht Frankfurt)
Rezar Dabulla (Tirana)
Ardian Aliaj (Oberhausen)
Henri Ndreka (Partizani)
Mesfushorë
Mehmet Dragusha (Eintracht Frankfurtit)
Ervin Skela (Eintracht.Frankfurtit)
Lorik Cana (Paris Saint German)
Besnik Hasi (Anderleht)
Edvin Murati (Iraklis)
Altin Haxhi (CSKA Sofje)
Bledi Shkëmbi (NR Rijeka)
Klodian Duro (Partizani)
Arjan Bellai (Panionios Korfuz)
Sulmues
Igli Tare (Bolonja)
Devi Muka (Tirana)
Alban Bushi (Istambulspor)
Altin Rraklli (Regensburg)


Postuar nga i_lire datë 09 Tetor 2003 - 23:06:

Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit vlerëson kuqezinjtë.

Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Gilberto Parka Madail, ka vlerësuar ndeshjen miqësore të 11 tetorit, mes Portugalisë dhe Shqipërisë. Presidenti është shprehur se ndeshja miqësore mes dy ekipeve do të jetë shumë e bukur, pasi edhe skuadrat luajnë futboll të mirë.

Madaili thotë se ndeshja mes Portugalisë dhe Shqipërisë ka disa karakteristika shumë të veçanta. "Në radhë të parë, kemi gjetur entuziazëm mjaft të madh te homologët tanë në Shqipëri për zhvillimin e këtij takimi. Për nga pikëpamja sportive, ekipi shqiptar ka bërë një progres të madh, duke treguar nivel të lartë futbolli. Me sa duket, kjo ka ardhur si fryt i influencës së trajnerit të tyre gjerman, Hans Peter Brigel," - është shprehur Madaili. Presidenti i federatës portugeze ka shtuar se, sido që të shkojë, ndeshja do të jetë një spektakël i vërtetë dhe njerëzit që do të jenë në stadium do të kënaqen. Nga ana tjetër, trajneri i kombëtares portugeze të futbollit, Luis Felipe Skolari, ka bërë publikë emrat e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren me Shqipërinë. Spikat i riu i Portos, Rikardo Karvalho, që grumbullohet për herë të parë në kombëtare nga Skolari, pikërisht në miqësoren me Shqipërinë në "Estadio do Restelo" në Lisbonë, më 11 tetor.
Futbollistët e grumbulluar nga Skolari për ndeshjen me Shqipërinë:
Rikardo, Quim, Miguel, Horge Andrade, Nunjo Valente, Rikardo Karvalho, Fernando Kouto, Beto, Rui Zhorzh, Rui Kosta, Luis Figo, Nuno Fresho, Kostinja, Deko, Hugo Viana, Simao Sabroza, Luis Boa Morte, Kristiano Ronaldo, Pauleta.


Postuar nga qershor13 datë 13 Tetor 2003 - 16:18:

Duro ndër më të mirët në fushë. Aliaj dopjeta shqiptare e një mbrojtësi në Lisbonë.Shpërqendrimi e lodhja, ndëshkim në pjesën e dytë

Shqipëria fiton një pjesë në Portugali

45 minuta të paharrueshme në Lisbonë përballë 11-shes së të përzgjedhurve të Lusi Filipe Skolarit


Shqipëria ka mundur të triumfojë në 45 minuta e para (1-2) përballë të përzgjedhurve të trajnerit Luis Filipe Skolari që kishte hedhur në fushë Rui Costën, Figon Pualetën e Ronaldon. Do të jenë këto 45 minuta të paharrueshme për gjithë shqiptarët, por po ashtu dhe për vetë përtugezët, të cilët e panë veten në dizavatazh në përballjen me një ekip të konsideruar i dorës së tretë. As tifozi më fanatik i Shqipërisë nuk do ta kishte menduar që Shqipëria do të mbyllte 45 minuta e para në avatazh 1-2. Për më tepër pas atij fillimi të shpejtë të portugezëve, të cilët brenda 8 minutave arrinin të zhbllokonin rezultatin me anë të Figos. Ylli i Realit depërton nga krahu i majtë për në zonë e portës sonë, duke lënë në vend dy mbrojtësat tanë më të mirë Aliaj e Çipi dhe ka shënuar në një pozicion që veterani Strakosha nuk ka pasur asnjë mundësi që ta ndalonte. Goli i vendasve vinte menjëherë pas kërcënimit që i kishte bërë portës së portugezëve Rraklli, pas atij krosi të marrë nga Duro, një nga më të mirën në fushë gjatë pjesë së parë. Minuta të mira për portugezët të cilët tregojnë se kanë individualitet dhe rrezikojnë lehtë portën e Strakoshës: brenda sekondave të minutës së 10 dy shtylla. Por Shqipëria nuk e kishte humbur toruan. Kombinime të bukura të tanëve në mesfushën potugeze, e konkluduar me një asist të mrekullueshëm të Duros për Aliajn e zhvendosur shumë përpara; Mbrojtësi avancon bukur drejt portës dhe me qetësi e kalon topin mbi portierin Perreira. Goli irriton Skolarin, i cili kërkon më shumë prej të tijve. Vendasit provojnë kualitetet e tyre, ndërkohë që Shqipëria luan e kujdeshme dhe në minutën e 44, pas një kundërsulmi të shpejtë nga e djathta me Skelën, kros në zonë dhe Tare bën thjeshtë detyrën, duke ngritur peshë zemrat e shqiptarë që kishin shpëthyer në delir. Por një gëzim që nuk do të zgjaste shumë. Vetëm 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë Simao do të barazonte, me një gjuajtje që befasoi Strakoshën dhe pas 7 minutash të tjera do të përmbysej gjithçka. Rui Costa 57’ dhe Pauleta 59 shuajnë një ëndërr shqiptare, të thurrur në 15 minutat e pushimit, për t’u larguar nga Lisbona me rezultat pozitiv. Një mbrojtje e befasuar dhe një potier që tregon dobësi, përgjegjës saj. Shqipëria vuan agresivitetin e kundërshtarit që duket se do bombardoja portën. Skolari mendon të provojë të gjithë lojtarët e tij, ndërsa Brigel pret “diçka” nga titullarët e 11-shes “së pazëvendësueshme”. Aliaj, dopjeta e shqiptare e një mbrojtësi në Portugali, nuk fal sërish: Duro godet portën, Perreira nuk e zotëron topin, mbrojtësi lëviz mirë, shmang portierin, dhe Couto nuk e ndalon dot topin që po shkonte drejt rrejetës. Brigel mendohet gjatë për zëvendësimin e Stakoshës, dhe bindet vetëm pas golit të 5 të portugezëve. Tepër vonë, ai zbret në fushë Billin, në debutimin me bluzën e kombëtares. Por gjërat nuk ndryshojnë më deri në funë edhe pse Brigel freskon formacionin atëherë kur fati i ndeshjes ishte vendosur. Haxhi, Muka e Dragusha vetëm kanë shëtirur nëpër fushë bluzën e Kombëtares në ato pak minuta të rezervuara për ta.


Postuar nga qershor13 datë 14 Tetor 2003 - 21:57:

Shtypi portugez: “Shqipëria, ajo që sulmoi Portugalinë”

Gazeta Record: “Shqipëria ka zhvilluar një lojë të mirë dhe për më shumë me gola që publiku portugez vështirë se do t’i harrojë. Skela me vizione për lojën, Murati, i rrezikshëm në çdo moment. Tare, jo thjesht një gjigant i kombinuar mirë me Rrakllin intuitiv. Aliaj, me dopjetën e tij, pranë hyrjes në histori”

Skela kishte vizione për lojën, Murati ishte i rrezikshëm në çdo moment. Tare nuk ishte thjesht një gjigant dhe te Rraklli ishin ndërthurur më së miri eksperienca e veteranit dhe intuita. Shqipëria ka zhvilluar një lojë të mirë, dhe për më shumë, me gola, dhe publiku portugez vështirë se do t’i harrojë. Shqipëria ka lënë një imazh pozitiv në “Restelo” të Lisbonës, duke treguar se është një ekip që meriton respekt dhe është shumë e rrezikshme në kundërsulme. E shpejtë, tepër e lëvizshme në mesfushë dhe shumë efikase përpara (tre gola të shënuar), kanë përforcuar imazhin e ekipit të Brigelit. “Shkatërrimtari” i imazhit të ndërtuar nga Aliaj (autor i një dopjete) dhe shokët e tij ishte portieri i tyre, Strakosha, i cili ka pasur jo pak peshë në rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje. Pësuan një humbje, por jo gjithçka ishte e keqe te Kombëtarja shqiptare, madje mund të thuhet krejt e kundërta.


Porta
Strakosha nuk ka lënë një kujtim të mirë në Lisbonë, dhe ka kontribuar në humbjen e skuadrës së tij. Në katër gola të pësuar, me përjashtim të të parit, të gjithë prisnin një më shumë nga ai. Loja e Kombëtares shqiptare çaloi te Strakosha, i cili në tre gola të skuadrës portugeze ishte fajtor, madje duke bërë një paraqitje komike: një gjë e tillë u pa më qartë në reagimin e portierit veteran (38-vjeçar) në rastin e golit të Rui Costës që do të fiksonte rezultatin 3-2. Por duhet theksuar se kapiteni i Shqipërisë ishte në dyshim për t’u aktivizuar deri 1 orë para ndeshjes, pasi kishte shfaqur shenja dëmtimi.

Mbrojtja
Ka gabuar dhe mbrojtja, por gjithsesi është parë një skuadër solide, me një Aliaj, i cili në rolin e mbrojtësit të krahut të majtë, edhe pse nuk ka mbrojtur mirë, ishte protagonist me dy gola. Beqiri, Hasi dhe Çipi kanë qenë në një formë të mirë dhe Aliaj e ka treguar veten në mënyrën më të mirë: ai ishte autor i dy golave, ku mund të veçohet ai i pari, i cili ishte një ekzekutim perfekt i shoqëruar dhe me një qetësi prej profesionisti, që e ka çuar topin tamam atje ku dëshironte. Kolegu i tij i krahut të djathtë, Beqiri, ka vuajtur më shumë, kjo pasi ka pasur përballë tij Luis Figon. Përsa i përket Çipit dhe Hasit, ata kanë dhënë maksimumin për të mbrojtur mirë, por gjithsesi kanë ngelur paksa përgjegjës në evitimin e hapësirave në afërsi të zonës në golat e shënuar nga Portugalia.

Mesfusha
Në pjesën e parë është vërejtur talenti i Skelës dhe në veçanti potenca e Canës. Por ky i fundit ka pasur përgjegjësi në golin e shënuar nga Rui Costa, pasi mund ta kishte mbuluar më mirë portugezin. Si Skela ashtu dhe Cana, treguan teknikën që nuk i mungon Kombëtares shqiptare. Lëvizja taktike e Canës, i krijoi mundësi Skelës të lëvizte lirshëm në mesfushë dhe të tregonte kualitetin e tij prej fantazisti të mirëfilltë: shumë i rrezikshëm dhe protagonist në pesë asite të zgjuar. Në veçanti Duro nga e djathta dhe Murati nga e majta u kanë nxjerrë shumë punë homologëve të tyre të krahut të skuadrës kundërshtare.

Sulmi
Në sulm, Rraklli inteligjent dhe i shpejtë, i kombinuar mirë me të fuqishmin dhe opotunistin Tare, një nga figurat me eksperiencë në ekip (luan te Bolonja në serinë A të kampionait italian). Tare, një gjigant bjond, të cilit nuk i mungonte dhe teknika. Tare ka fituar shumë dyluftime në ajër dhe ishte gjithnjë një kërcënim i madh për mbrojtësat qendrorë të Portugalisë. Ka shënuar një gol, pak më parë ka qenë protagonist edhe në të parin, dhe ka patur një mbështetës të mirë si shoku i skuadrës Rraklli. Ka dhënë një ndihmesë të madhe për skuadrën, ishte shumë i rëndësishëm në momentet e kundërsulmeve të Shqipërisë, ku ka treguar vizionin e lojës. Billa, Haxhi, Muka, Dragusha dhe Bushi kanë hyrë pothuasje në fundin e pjesës së dytë. I pari ka sjellë siguri dhe stabilitet në portën e Shqipërisë dhe Haxhi ka zbatuar si duhet detyrat e dhëna.


Postuar nga qershor13 datë 20 Tetor 2003 - 15:01:

Kombëtarja shqiptare mund të zhvillojë një ndeshje miqësore më 18 ose 19 nëntorin e ardhshëm
Polonia troket në dyert e Shqipërisë


Nuk është zyrtare, por kombëtarja e Shqipërisë më datë 18 ose 19 nëntor do të luajë një miqësore me kombëtaren e Polonisë. Këtë fakt e kanë konfirmuar dje burime brenda FSHF-së, të cilat japin të sigurt një ndeshje miqësore të djemve të Brigelit me kombëtaren polake. Sipas burimit në fjalë, të dyja federatat, ajo polake dhe shqiptare, prej kohësh janë në tratativa për një miqësore të tillë, e cila do të zhvillohej në një kohë të caktuar në mes dy ekipeve. Sipas marrëveshjes mes dy federatatve, ishte vendosur që ndeshja të zhvillohej vitin tjetër, por Polonia humbi me Hungarinë, duke venitur edhe shpresat për një "play-off" të mundshëm për në Evropianin e 2004-s, vendosi që ndeshjen me Shqipërinë ta zhvillonte në një nga datat 18 ose 19 nëntor. Pikërisht në këto data zhvillohen ndeshjet e dyta të plejofit për evropianin e vitit tjetër. Nga ajo që është marrë vesh, ndeshja me Poloninë me të gjitha gjasat do të zhvillohet, edhe pse burime zyrtare akoma nuk e konfirmojnë një fakt të tillë për shtypin. Dy federatat prej kohësh po kontaktojnë me njëra-tjetrën për vendin e ndeshjes miqësore. Polakët kërkojnë që ndeshja të zhvillohet në këtë vend, pra në Poloni, ndërkohë që pala shqiptare i ka kthyer përgjigje që ndeshja të zhvillohet në Tiranë në mes të nëntorit. Sipas të njëjtave burime, mes dy palëve ende nuk është vendosur se ku do të luhet kjo ndeshje miqësore. Por vendimin përfundimtar duket se do ta marrë trajneri i kombëtares, Hans Peter Brigel, i cili do të mbërrijë në Tiranë më 27 tetor për të filluar punën me futbollistët e kampionatit shqiptar. Do të jetë vetë gjermani që do të vendosë nëse ndeshja është më mirë të luhet në "Qemal Stafa" apo në Varshavë. Ndërkohë që Federata Shqiptare nuk ka ngelur pa punuar për të gjetur miqësore të tjera për kombëtaren kuqezi. Në fakt, interesimi për t'u ndeshur me kombëtaren shqiptare është rritur shumë pas ndeshjes së mirë të kuqezinjve në Lisbonë. Kështu, në adresë të FSHF-së kanë mbërritur një mori ftesash për miqësore me ekipin kombëtar shqiptar nga shumë kombëtare evropiane.
-Pas ndeshjes së parë në Lisbonë, duket se Portugalia do të kthejë reston, duke zhvilluar një miqësore të dytë në Tiranë në janarin e 2004-s me kuqezinjtë e Brigelit. Gjithsesi, ky është një fakt që duhet të konfirmohet zyrtarisht nga drejtuesit e Federatës dhe trajneri Brigel. Një tjetër miqësore mund të zhvillohet në shkurt nga kuqezinjtë. Mendohet që djemtë e drejtuar nga Brigeli luajnë një miqësore me kombëtaren e Ukrainës. Edhe me Federatën e Futbollit të këtij vendi FSHF-ja po bisedon për të vendosur të gjitha detajet, nëse ndeshja do të zhvillohet në Tiranë apo Kiev. Shqipëria, ndërkohë, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Turneun e Norçias dhe të Portugalisë. Të dyja këto turne do të zhvillohen gjatë muajve janar-shkurt të 2004-s.


Postuar nga qershor13 datë 20 Tetor 2003 - 17:12:

Shqipëria fiton lojtarë të rinj për Kombëtaren!

FIFA ndryshon ligjin e mëparshëm: “Çdo lojtar që nuk është prezantuar me një kombëtare të rriturish në ndeshje ndërkombëtare por që ka luajtur me ekipet Shpresa të këtij vendi (U-23, U-21, U-19, U-17, U-15) tashmë mund të luajë për ekipin e kombësisë së tij”

Një nga lajmet më interesantë të ditëve të fundit për sportdashësit shqiptarë dhe aq më tepër per FSHF dhe per trajnerin Brigel dhe për drejtuesit e tjerë të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, ka ardhur pikërisht nga organi më i lartë i futbollit në botë, FIFA.
FIFA ndryshon ligjin
Sikurse është njoftuar, në faqet e huaja sportive elektronike në internet, FIFA ka njoftuar për ndryshimin e “Ligjit për të drejtat e Lojtarëve”. Kështu që ligji i mëparshëm (Artikull 18, paragrafi 2) nuk i lejonte lojtarët që kanë luajtur për ekipet shpresa të ekipeve kombëtare të një vendi (U-23, U-21, U-19, U-17, U-15) që në të ardhmen të mund të luajnë për kombëtaren e një vendi tjetër. Fatmirësisht ky ligj nuk do të ketë vlerë më në Statusin e ri të FIFA-s që do të futet në fuqi në fillim të vitit 2004.
Pengesat e ligjit të mëparshëm
Ligji i mëparshëm është kosideruar jobashkëkohor, pasi lojtarë të ndryshem nga vende të vafra të botës si nga Afrika, Azia etj. kanë qenë të detyruar për shkaqe ekonomike të pranojnë që në moshë të re (15-16 vjeç) të luajnë për kombëtare të huaja të vendeve të zhvilluara. Kjo ka sjellë si rrjedhim rënien cilësore në përfaqësimin ndërkombëtar të vendeve të ndryshme, në pmundësinë e përfshirjes në kombëtaren e këtyre vendeve të talentëve që luanin për të tjerë si Franca, Anglia, Zvicra etj.
Avantazhet e ligji të ri
Me futjen e ligjit të ri në zbatim, çdo lojtar që nuk është prezantuar me një kombëtare të rriturish në ndeshje ndërkombëtare por që ka luajtur me ekipet Shpresa të këtij vendi (U-23, U-21, U-19, U-17, U-15) tashmë mund të luajë për ekipin e kombësisë së tij. Aktivizimi qoftë dhe një minutë me Kombëtaren e të rriturve të një vendi nuk do t’i japë mundësinë këtij lojtari për të luajtur me kombëtaren e një vendi tjetër. Shqipëria ka dalë e përfituar nga ky ndryshim, pasi tashmë atë mund ta përfaqesojnë dhe mjaft lojtarë të talentuar të cilët në qoftë se duan sigurisht të mbrojnë ngjyrat kuqezi, mund të luajnë me kombëtaren shqiptare.
Mundësi të tjera për Brigelin
Brigelit tashmë i janë hapur mundësi të tjera për përgatitjen e formacionit të Kombëtares. Aq më tepër punë i është hapur Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila duhet të tregohet e shpejtë dhe duhet të bëjë punë volumize në kontaktet me lojtarët e talentuar shqiptarë që luajnë me shpresat e vendeve të ndryshme të botës. Bindja e tyre që të luajnë me ngjyrat e Shqipërisë do të ishte një përfitim mjaft i madh dhe do të përforconte mundësitë e një kualifikimi të mundshem të Shqipërisë për në Botërorin 2004 që do të zhvillohet në Gjermani.

Lista e talenteve shqiptarë

Gjermani

U-16 Fitim Kaciku 23.07.1988
Finlandë
U-21 Njazi Kuqi 25.03.1983
Danimarkë
U-21 Bashkim Ziberi 17.08.1984
Maqedoni
U-21 Muharem Bajrami 29.11.1985
U-21 Jeton Qerimi 06.03.1982
U-21 Shkumbim Asllani
U-19 Nderim Nezhipi 22.05.1984
U-17 Idai Bajrami 07.11.1986
U17 Metin Topojani 21.08.1987
U17 Amir Demiri 25.07.1987
U17 Ersan Sali 05.10.1987
U17 Edmond Vukelj 11.07.1987
Norvegji
U-21 Ardian Gashi 20.06.1981
Serbi & Mali i Zi
U-21Bojan Neziri 26.02.1982
Suedi
U-17 Labinot Harbuzi 4.4.1986
Zvicra
U-21 Johan Berisha 06.09.1979
U-21 Rijat Shala 26.09.1983
U-19 Valon Behrami 19.04.1985
U-18 Blerim Xhemaili 12.4.1986
U-17 Valon Metoli 22.06.1986
U-17 Miojen Basha 05.01.1987
U-17 Blerim Ganaj 23.03.1987
U-17 Bekim Halimi 26.03.1988


Postuar nga qershor13 datë 26 Nëntor 2003 - 13:55:

Shqipëria në vazon e 5-të të shortit

Kuqezinjtë, më 5 dhjetor, do të njohin kundërshtarët e radhës për grupin eliminator të botërorit.

Shqipëria do të jetë në vazon e 5-të në shortin për grupin eliminator të Botërorit të 2006-s. Ky është lajmi më i fundit i dalë nga Fedarata Shqiptare e Futbollit. Sipas këtij lajmi, sërish kombëtarja shqiptare nuk ka mundur dot të kalojë në vazon e 4-t të shortit, që do të hidhet në Frankfurt më 5 dhjetor. Faktin që Shqipëria do të jetë në grupin e fundit për shortin e eliminatoreve të botërorit të ardhshëm, e ka konfirmuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Sipas këtij të fundit, edhe pse të gjithë shpresonin në një renditje më të mirë të kuqezinjve, sërish Shqipëria do të bëjë pjesë në grupin e parafundit, në shortin e eliminatoreve për botërorin e Gjermanisë. "Mund t'ju konfirmoj se ekipi kombëtar i Shqipërisë është renditur nga FIFA në vazon me numër 5, pra në grupin me koeficient të ulët," - është shprehur Duka, i pyetur për këtë fakt.
Duka ka shtuar se ky rreshtim i ekipit kombëtar në shortin për eliminatoret e botërorit, që do të nisin në shtatorin tjetër, nuk është nga më të mirët për ekipin kuqezi. "Mund të ishte një renditje pak më ndryshe, pasi me të vërtetë shpresonim në një gjë të tillë. Gjithsesi, jemi në vazon e 5-të dhe nuk është ndonjë tragjedi e madhe, sepse edhe më parë në të njëjtat pozicione kemi qenë," - është shprehur Duka. Presidenti i FSHF-së ka zbuluar se Shqipëria ka qenë shumë pranë kalimit në vazon e katërt për botërorin e Gjermanisë. "Kemi qenë shumë afër vazos numër 4, por ekipi ynë nuk i ka marrë ato pikë që i duheshin, por për pak mund ta kishim arritur këtë objektiv," - ka vijuar më tej presidenti i FSHF-së. Edhe pse Duka nuk ka dashur të flasë shumë për këtë çështje, duket se do të kishte dëshirë një renditje më të mirë. "Jemi skuadra e parë në vazon e 5-të dhe kjo do të thotë se jemi rritur në nivel. Gjithsesi, mund të ishte edhe më mirë, çka do të na ndihmonte shumë për ekipet që do të kishim kundërshtare në grupin eliminator," - ka vazhduar më tej Duka. Presidenti i Federatës nuk ka dashur të shprehet për preferencat që kishte për grupin, por është shprehur se do të jetë shorti ai që do të vendosë për fatin e kuqezinjve në grupin eliminator të botërorit të Gjermanisë. Kështu, Shqipëria, me këtë renditje, e para në vazon e 5-të, do të jetë ekipi nga i cili të gjitha skudrat e tjera do të kërkojnë pikët maksimale. Gjithsesi, kombëtarja shqiptare vetëm më 5 dhjetor do të njohë kundërshtarët dhe grupin në eliminatoret e botërorit të 2006-s, i cili do të zhvillohet në Gjermani, në vitin 2006.


Postuar nga qershor13 datë 05 Dhjetor 2003 - 23:20:

Shqiptarët me sytë nga Frankfurti

Sot kuqezinjtë do të njihen me kundërshtarët e ardhshëm të botërorit, "Gjermania 2006"

Që sot merr udhë "profecia" e Brigelit, sipas së cilës kombëtarja shqiptare do të jetë e pranishme në finalet e Botërorit 2006 (ose më saktë do të sigurojë një "biletë" për në Gjermaninë e 2006-tës). Gjithçka do të nisë e marrë jetë në orën 17.00 të ditës së sotme, kur të fillojnë procedurat e hedhjes së shortit të këtij aktiviteti mbarëbotëror. Ashtu si të gjithë futbolldashësit e botës, edhe shqiptarët do t'i kenë sytë të ngulur tek ekrani i televizorit, i cili do të përcjellë anekënd globit atë që do të zhvillohet në Frankfurt të Gjermanisë, pikërisht hedhjen e shortit në fjalë. Trajneri kuqezi, si vendali që është, do t'u urojë të deleguarve të Federatës Shqiptare të Futbollit në këtë ngjarje, Dukës, Starovës dhe Nurit, mirëseardhjen, me shpresën se fundi i shortit do t'i kënaqë të gjithë. Natyrisht, për gjermanin do të kishte më shumë rëndësi një short i favorshëm, me kundërshtarë të lehtë, me qëllim që t'i realizohet premtimi. Po kështu, edhe krerët e FSHF-së, pasi kanë arritur të mbyllin me sukses të plotë shitjen e së drejtës televizive të ndeshjeve të kombëtares, që kushton 2.7 milionë euro, do të presin jo me shumë ankth se mos fati i vë përballë ndonjë skuadre të njohur evropiane. Kjo, pasi qëllimi për të shukosur të ardhura të tjera në arkën e FSHF-së, nuk duket më parësore. Përballja me kundërshtarë elitarë të kontinentit tonë do të konsiderohej thjesht "rrezatuese" për FSHF-në, por jo për trajnerin Brigel. Një përballje me ndonjë nga "big"-ët e futbollit evropian, konkretisht ndonjë Itali, Francë, Spanjë apo ndonjë kombëtare tjetër, do të ishte e mirëpritur edhe për sportdashësit shqiptarë, të cilët ëndërrojnë të shikojnë në "Qemal Stafa" yje të tillë, si Del Piero, Vieri, Nesta, Zidane, Raul etj. Ky është "oreksi" i parë shqiptar ndaj shortit të ditës së sotme, ndërkohë që "lutjet" e trajnerit Brigel, pse jo edhe të drejtuesve të tjerë të futbollit shqiptar, zor se mund të jenë të tilla. Kuqezinjtë, me trajner gjermanin Hans Peter Brigel, sot mund të përballen me dy realitete. Në grupin ku pritet të renditet Shqipëria, "lufta" për kualifikim mund të jetë sa e vështirë, aq edhe e bukur. Po kështu, që sot nisin edhe llogaritë e trajnerit Brigel, i cili duhet të mendojë të mbajë premtimin e dhënë fill sapo është rikonfirmuar në krye të kuqezinjve, që ta çojë Shqipërinë në "Gjermaninë 2006".


Postuar nga Bebi i Vogel datë 06 Dhjetor 2003 - 00:30:

Shqiperia Drejt Kupes Boterore

Una mendoj se Kombetarja Shqiptare do arrij te kualifikohet ne boterorin j si mendoni?


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.