Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kerkojme Argumente?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14160)


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:29:

Kerkojme Argumente??

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave


Vërtet që shumë njerëz janë mospërfillës ndaj shenjave dhe argumenteve Tona. (Junus: 92)
Me të vërtetë Ne e kemi zbritur Kuranin dhe padyshim që Ne do ta ruajmë atë. (El-Hixhër: 9)

[Bekare] 26. All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "ç'deshi All-llahu me këtë si shembull"? Ai me te humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër.


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:30:

[Nahl]
68. Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
69. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:31:

En'am] 95. S'ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:32:

. Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga çiftet e kafshëve. Ai u krijoi në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimit në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka tjetër pos Tij. E, si pra, i shmangeni (adhurimit të Tij)?


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:33:

En'am]
96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:35:

1. Para gërmimeve, Ubari mund të shihej vetëm nga hapësira.
2. Pas gërmimeve u zbulua një qytet i varrosur 12 metra në tokë.


Pastaj, kur ata e panë atë si një re të dendur që vinte drejt luginave të tyre, thanë: "Kjo është një re që do të na sjellë shi!" Jo! Përkundrazi, ai është dënimi, për të cilin ju kërkuat të shpejtohej! Një erë që sjell një ndëshkim të dhimbshëm! (El-Ahkaf: 24)
Ndërsa Adi u shkatërrua nga një erë e fortë dhe e vrullshme.
Të cilën Ai e dërgoi mbi ta për shtatë net e tetë ditë pa ndalur, saqë mund t'i shihje njerëzit të flakur sikur të ishin trungje hurmash të hedhur! A mund të gjesh ndonjë prej tyre të mbetur? (El-Hakkah: 6 - 8 )
A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me Adin dhe me Iramin me shtylla të larta? Si ata nuk është krijuar askush më parë në tokë? (El-Fexhr: 6 - 8 )


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:37:

En'am]
59. çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi Mahfudh)


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:38:

Bekare]
91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
92. Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dinë se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.
219. Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç'do të japin. Thuaj: "Tepricën!" Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq)

Maide]
90. O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
[Shu'ara]
210. Atë (Kur'anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:42:

A'raf]
171. Përkujto kur ngritëm kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta.


Postuar nga Isra datë 16 Korrik 2007 - 16:48:

Kewther]
1. Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira.
2. Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirëëë të Zotit tënd!
3. E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.


Postuar nga belkisa datë 18 Korrik 2007 - 16:47:

Me te vertete shume te bukura! Te falenderoj per dergimin.

Njeherazi shume pak, pasi ne cdo te mijten e secondes te mendimit do te gjejme aty (gjithmone flas per njerzit qe dine ndopak te meditojne a  hulimtojne) argumente te pafund te shpjegueshme dhe te pashpjegueshme nga mrekullite e Krijuesit.

Ceshtja shtrohet sesa falenderues jemi ndaj ketyre mrekullive?!

Literature me konkrete e perkthyer edhe ne shqip rreth kesaj teme do t'ju sygjeroja per lexim librin e Harun Jahjas "Mrekullite e Kuranit" (i gjendshem edhe per shkarkim online) si dhe "Argumentet shkencore ne Kuran" nga Sheih Ez Zendani;

 


Postuar nga Isra datë 18 Korrik 2007 - 17:07:

Oh, pershendetje Belkisa dhe mireserdhe, meqe te kemi anetare te re ne Forumin Horizont.
Me vjen mire qe je duke lexuar faqet e besimit fetar, sepse vertet neper faqe te tille ne gjejme vetveten, mbushim hapesirat boshe te dit-monotonise, (kur kemi) dhe njihemi dhe shkembejme mendime me njerez te ndryshem..
Lexime te mbara!


Postuar nga erzeni_be datë 18 Korrik 2007 - 19:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Isra
Oh, pershendetje Belkisa dhe mireserdhe, meqe te kemi anetare te re ne Forumin Horizont.
Me vjen mire qe je duke lexuar faqet e besimit fetar, sepse vertet neper faqe te tille ne gjejme vetveten, mbushim hapesirat boshe te dit-monotonise, (kur kemi) dhe njihemi dhe shkembejme mendime me njerez te ndryshem..
Lexime te mbara!



Shiko kjo sa bujare tregohet ne shtepine e huaj, eshte forumi im ky hej...:p:p

Seriozisht edhe mu ame behet qejfi kur shoh anetare te rinj/reja  dhe qe interesohen per forumin, dhe une  si mod i kesaj po i uroj mireseardhjen Belkises.  

Ja kalofsh sa me kendshem Belkisa neper faqet e FH dhe inshalla s'te bien rruga andej nga po i del tymi forumit :p

  Ps Urime isra per temen , me behet qejfi qe edhe ty te rishoh ketyre aneve

erzeni


Postuar nga belkisa datë 18 Korrik 2007 - 19:32:

Pershendetje Isra dhe faleminderit per mireseardhjen.

Me thene te drejten nuk eshte se jam ndonje frekuentuese e rregullt e forumeve, kjo per arsye  te ndryshme, angazhime te tjera pune, qe i shoh si humbje kohe, si dhe me mjaft skepticizem nga cka postohen ne to. Por ky gjithmone ngelet nje mendim personal ee .

Do thuash pse u regjistrove atehere?

Thjesht se me terhoqen disa postime interesante qe ishin derguar ne faqen e besimit fetar. Dhe si te thuash ndryshova pakez mendimin qe kisha per forumet ne pergjithese.

keshtu pra uroj ne shkembime te frytshme mendimesh nga antaret e ketij nen forumi

pafshim


Postuar nga belkisa datë 18 Korrik 2007 - 19:52:

flm edhe moderatorit per mireseardhjen se harrova

po ashtu faleminderit edhe per keshillat,

por ska shume nevoje te kalosh nga del tymi, pasi ai eshte i dukshem qe ne largesi, te pakten per ata qe kane sy apo nuhatje te lehte

ciao


Postuar nga erzeni_be datë 18 Korrik 2007 - 21:30:

Nuk e ke keq ti Belkisa , ashtu eshte, por nganjehere  kureshtja mund te jete me e forte megjithese te ti me duket se vezhgimi ia merrka arrat kureshtjes

 

Ps brukselaxhinjte e brukselaxhijet s'mi anashkalon syri kollaj


Postuar nga belkisa datë 19 Korrik 2007 - 12:27:

E po me cudit si moderator

dalke kollaj jashte teme,

Jemi kerkojme argumenta apo kerkojme, mund te jete..., me duket....?

Eshta paksa paradoksale qe argumentat te fillojne me kesilloj foljesh,

agumentat jane te qarte dhe dukshem per te gjithe pavaresish se ka nga ata qe s'duan t'i pranojne, megjithese ato ekzistojne

 

Ps brukselaxhinjte e brukselaxhijet s'mi anashkalon syri kollaj

ps.eshte normale jane brenda territorit me targe be;  :p


Postuar nga Isra datë 19 Korrik 2007 - 13:24:

ore, kalamoja, do diskutoni per temen juve apo jo..
Erzeno, sa shpejt del nga tema ti cuno kur sheh anetare te rinj ne forumin tend, pupu sa 'zemergjere' qe te kemi..

Vazhdojme pra.


Postuar nga Isra datë 19 Korrik 2007 - 13:27:

[En'am]97. Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë.


Postuar nga Isra datë 19 Korrik 2007 - 13:33:

..Nahl]
125. Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira.
.Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij ...


Postuar nga Isra datë 19 Korrik 2007 - 13:36:

[Nexhm]
1. Pasha yllin kur bie (prej së larti poshtë)!
2. Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) nuk ka humbur, e as që ka devijuar(nga e vërteta)
3. Dhe ai nuk flet nga dëshira e tuj.
4. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet.


Postuar nga Isra datë 19 Korrik 2007 - 13:38:

[Bekare]
2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqatë, sadaka etj.).
4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (ahiretin).


Postuar nga fat_genta datë 19 Korrik 2007 - 16:33:

Erzeno, sa shpejt del nga tema ti cuno kur sheh anetare te rinj ne forumin tend, pupu sa 'zemergjere' qe te kemi..

Shpresoj qe Belkisa te kete ndier mikpritjen. Erzen po ti del nga tema?????
Kujdes se nuk te falet.


Postuar nga belkisa datë 26 Korrik 2007 - 14:41:

Argumenta te tjere!


Postuar nga Isra datë 26 Korrik 2007 - 16:08:

argumenta te tjere mund te na servirni dhe ju


Postuar nga belkisa datë 26 Korrik 2007 - 19:03:

.


Postuar nga belkisa datë 26 Korrik 2007 - 19:15:

.


Postuar nga belkisa datë 26 Korrik 2007 - 19:22:

.


Postuar nga belkisa datë 26 Korrik 2007 - 19:32:

.


Postuar nga belkisa datë 26 Korrik 2007 - 19:48:

.


Postuar nga Isra datë 27 Korrik 2007 - 13:28:

Shume te bukura fotot Belkisa, po ato dy te fundit nuk hapeshin, veri dhe njehere, pleeease.


Postuar nga belkisa datë 27 Korrik 2007 - 13:54:

S.A Isra

E po me cudit qe nuk u shfaqkan tek komjuteri yt, pasi tek une shfaqen, ndoshta nga qe jane me permasa te medha. Gjithsesi nuk po ta prish po i hedh perseri duke u zvogeluar pak..


Postuar nga belkisa datë 27 Korrik 2007 - 13:55:

.


Postuar nga el-Nino datë 20 Dhjetor 2007 - 13:30:

.


Postuar nga lost_soul datë 03 Maj 2008 - 02:16:

Ata qe llogjikuan zbuluan forcen e gravitetit. Ata gjithashtu zbuluan dhe llogariten qe hena po na largohet dy centimetra cdo vit dhe rrjedhimisht do te largohet nje dite.
Ata qe kuptojne, llogjikojne dhe dine te llogarisin, zbuluan qe sistemi diellor nuk eshte i qendrueshem dhe nuk eshte ne ekuiliber rrjedhimisht do te shperbehet.

Ata qe s'kuptojne kujtojne se kemi nje ekuiliber perfekt. Ata s'arrijne te kuptone qe jeta e njerezimit eshte vetem nje cast i krahasuar me koherat astronomike, prandaj u duken gjerat perfekte.
Ata qe s'kuptojne nuk shikojne perpara, por u kthehen librave te mijera vjet me pare.


Postuar nga el-Nino datë 03 Maj 2008 - 11:23:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

...
Ata s'arrijne te kuptone qe jeta e njerezimit eshte vetem nje cast i krahasuar me koherat astronomike, prandaj u duken gjerat perfekte.
Ata qe s'kuptojne nuk shikojne perpara, por u kthehen librave te mijera vjet me pare.


sa mire kur njeriu mendon dhe kupton...shiko lost_soul ca thuhet ne Kur'an, liber rreth 1500 vjet me pare, ne te cilin jane shkruar fjalet e zbritura nga Zoti per udhezim e per te ndrritur mendjet..
-Kur'an - 23.Suretu El Mu'minun
(flitet per diten pasi ne do te ringjllemi prane Zotit tone..)
111. E Unë sot i shpërbleva ata për atë që ishin të durueshëm atë janë fitimtarët.
112. Ai thotë: “E sa vjet keni kaluar në tokë?”
113. Ata thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!”
114. Ai thotë: “Mirë e keni, sikur ta dishit veret pak keni qëndruar!”
115. A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
116. I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.

p.s. mos e kalo me nje lexim te shpejte po te pakten kthehu dhe lexoje edhe njehere duke e kuptuar..
rrespekte..


Postuar nga lost_soul datë 04 Maj 2008 - 00:41:

Nje studies i gjuheve te lashta semitike, me pseudonimin Christopher Luxemberg, argumenton se fjala "e virgjer" (ne arabisht "hur" e transformuar si "houris") qe perdoret ne literaturen islame per te pershkruar parajsen, mund te jete marre nga tekste me te vjetra kristiane qe perdornin shpesh fjalen Aramike "hur" dhe qe do te thote rrush i bardhe. Ne ate kohe do te kete qene vertete parajse te haje rrush te bardhe.

Imagjinoni zhgenjimin ne fytyren e nje martiri qe shkon ne parajse me pretendimin per te gjetur 72 virgjeresha, por ne vend te tyre i dorezohen ne dore 72 kokrra rrushi te bardhe.

Morali?
Suksese ne provime mor el nino, dhe ndertofsh nje jete sa me te lumtur ketu ne toke, dhe mos ji kaq i sigurte per jeten pertej.


Postuar nga daedal datë 04 Maj 2008 - 03:39:

Po sikur ky rrushi te ishte i zi, do kishte ndonje ndryshim?


o idhull...i tha


Postuar nga el-Nino datë 04 Maj 2008 - 17:52:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Imagjinoni zhgenjimin ne fytyren e nje martiri qe shkon ne parajse me pretendimin per te gjetur 72 virgjeresha, por ne vend te tyre i dorezohen ne dore 72 kokrra rrushi te bardhe.
Morali?
Suksese ne provime mor el nino, dhe ndertofsh nje jete sa me te lumtur ketu ne toke, dhe mos ji kaq i sigurte per jeten pertej.


..caste nga Dita e Fundit..
SURETU JÂSÎN:
51. Dhe i fryhet "Surit", kur qe, duke u ngritur prej varreve paraqiten te Zoti i tyre.
52. E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe e vërtetuan të dërguarit.
53. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
54. Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.
55. Ata të Xhennetit (Parajses) tash janë të angazhuar me kënaqësi.
56. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
57. Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
58. Kanë "Selam", thënie e Zotit Mëshirues!
59. E tash, o ju kriminelë, ndahuni!
60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?
61. (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!
62. Vërtetë, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend?
63. Ky është Xhehennemi (Ferri) që juve u premtohej.
64. Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!

meqe jemi te imagjinata...imagjino fyturat e mohuesve pasi lexojne keto te verteta...

megjithate faleminderit per urimin lost_soul..i mbarova provimet dhe i mora..
Gjithashtu edhe une te uroj fat ne jete dhe miresi kudo qe te jesh..e me lejo te shpreh nje deshire..Zoti ta hapte driten e besimit..
sinqerisht a.m..


Postuar nga sajmolabi datë 16 Maj 2008 - 07:17:

Talking

Ore po keto kenaqesite qe e presin shpirtin ne xhehnem nuk jane mekate???po nuk eshte gjynah te çvirgjerosh gjithato femra vetem fare,...aaaah,.... apo aty organet seksuale jane shpirterore dhe zene se nuk ndodhi,...po pastaj ç'pune paska virgjeria ne xhehnem se s'po e kuptoj???Pastaj gjithe keto te virgjera per nje mashkull,...qenka bere nami me vdekshmeri virgjereshash ne kete bote mor njerez....se kohet e fundit kushedi se sa martire po shkojne.


Postuar nga Isra datë 16 Maj 2008 - 17:20:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ata qe llogjikuan zbuluan forcen e gravitetit. Ata gjithashtu zbuluan dhe llogariten qe hena po na largohet dy centimetra cdo vit dhe rrjedhimisht do te largohet nje dite.



Po ate llogjike kush ua dha shkencetareve, apo e kane pas te trasheguar...:p
Gjithe keto llogaritje perfekte, te jene valle rastesi??
Po rastesi nuk eshte eshte as piktura ne mur, se dhe ajo e ka nje autor, po universi? qenka dhe me i rastesishem..sa qesharake.
Megjithate secili ka sy te shikoje dhe mendje te arsyetoje.
Secili eshte pergjegjes per veten e vet.


Postuar nga CYBORG datë 15 Qershor 2008 - 04:59:

ore ,po mire meshkujt do kene 72 virgjeresha ne dispozicion po femrat ...
hall i madh se do jete xhenhemi plot me shenjtore e hoxhallare e me fanatike e ata nuk marrin shume vesh nga femrat ,e kane kaluar jeten duke lexuar libra fetare e duke u falur .
mund te kete edhe nje pergjigje tjeter.pervec atyre femrave te virgjerea nuk do lejohen ne xhenhem asnje femer tjeter .keshtuqe edhe fanatiket do jene rehat.(bile thone qe keto femrat pervecse te virgjera do jene edhe ca qorre )


Postuar nga el-Nino datë 18 Qershor 2008 - 17:04:

Citim:
Po citoj ato që tha CYBORG
ore ,po mire meshkujt .... bla bla bla ...edhe ca qorre )

nuk e citova te gjithen, nqs deshiron dikush ta lexoi e ka lart...

nje anetar i ri nuk eshte kush te shkruaje "brockulla" ne nje forum qe te behet i njohur..keshille e imja kjo per ju CYBORG, edhe mund te mos e maresh parasysh..


Postuar nga lost_soul datë 21 Qershor 2008 - 01:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Isra

Po rastesi nuk eshte eshte as piktura ne mur, se dhe ajo e ka nje autor, po universi? qenka dhe me i rastesishem..sa qesharake.


Pikturen e kupton qe ka autor sepse e krahason me ambjentin perreth. Po universin me ke e krahason?

Interesant ju besimtaret e thekur! Here thoni qe zoti s'ka nevoje per shpjegim dhe here aventuroheni neper labirinte llogjike qe s'dini as t'i beni e as t'i mbroni.


Postuar nga CYBORG datë 21 Qershor 2008 - 01:16:

el nino
imja ishte pyetje.mire meshkujt kane virgjereshat po femrat cfare kane ?
keshillen e pranoj po nuk me duket se po shkruaj brockulla .ishte pyetje .femrave u eshte premtuar gje apo jo ?


Postuar nga Isra datë 23 Qershor 2008 - 17:28:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Pikturen e kupton qe ka autor sepse e krahason me ambjentin perreth. Po universin me ke e krahason?

Interesant ju besimtaret e thekur! Here thoni qe zoti s'ka nevoje per shpjegim dhe here aventuroheni neper labirinte llogjike qe s'dini as t'i beni e as t'i mbroni.




feja nuk e perjashton shkencen, perkundrazi ato plotesojne njera tjetren, keshtu qe dija eshte pishtari i fese, dhe nuk ka nevoje per labirinthe llogjike si e quan ti...
E kisha llafin, piktura su be vete, vetvetiu pa e pikturuar dikush...meqe se kuptove...
ato qe argumenta qe japim dime ti mbrojme mire dhe ti percojme mire tek ata qe duan ti kuptojne..
Nese nuk ben pjese tek ai grup, mos bej kot bla bla bla..


Postuar nga el-Nino datë 29 Qershor 2008 - 03:15:

Citim:
Po citoj ato që tha CYBORG

pervec atyre femrave te virgjerea nuk do lejohen ne xhenhem asnje femer tjeter .keshtuqe edhe fanatiket do jene rehat.(bile thone qe keto femrat pervecse te virgjera do jene edhe ca qorre )



sa per te argumentuar fjalen "brockulla" qe perdora (nuk po gjeja nje fjale te duhur ndaj e vendosa ne thojeza), citimi me lart e verteton.. nejse nuk dua te zgjatem..
te uroj nje kohe te kendeshme ne Forum..

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Interesant ju besimtaret e thekur! Here thoni qe Zoti s'ka nevoje per shpjegim dhe here aventuroheni neper labirinte llogjike qe s'dini as t'i beni e as t'i mbroni.

po ne nuk kemi nevoje te bejme labirinte llogjike, sic i quani ju, perkundrazi ai shembull qe Isra te solli me lart eshte sh i thjeshte per t'u kuptuar dhe pranuar si i drejte..
fundja, kur e kuptojme edhe ne besimtaret e thekur do te ishte e cuditshme te mos e kuptonit ju te zotet e labirinteve llogjike :konfuz
klm lost soul...


Postuar nga lost_soul datë 01 Korrik 2008 - 23:13:

Vras mendjen kur e gjithe bota te behen myslimane, si do ia bejne ata qe jetojne ne Rejkiavik te Islandes. Ditet e veres zgjasin 21 ore. Si do ia bejne ata me agjerimin kur muaji i ramadanit bie ne vere?
Po ata qe jetojne mbi rrethin polar, ku s'ka agim dhe perendim ne muajt e veres si do ia bejne? Te rrine 6 muaj pa ngrene thua??

Keto fakte elementare te gjeografise njerezit i kane mesuar vone, por i gjithdituri padyshim i ka ditur.

(e marre nga nje video ne youtube)


Postuar nga el-Nino datë 02 Korrik 2008 - 18:39:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Vras mendjen kur e gjithe bota te behen myslimane, si do ia bejne ata qe jetojne ne Rejkiavik te Islandes. Ditet e veres zgjasin 21 ore. Si do ia bejne ata me agjerimin kur muaji i Ramadanit bie ne vere? ...etj...etj... (e marre nga nje video ne youtube)

nqs agjerimi eshte i pamundur/i paberballueshem per to, ata mund ta shtyrin ate per ne nje periudhe te vitit ne te cilen kane mundesi te agjerojne..eshte si puna e atij personit qe eshte i semure i cili mund ta shtyje agjerimin deri kur te jete i shendetshem.. Zoti, I Gjithedijshem, nuk i obligon njerezit per ate cka ata nuk munden te bejne...
p.s. jo cdo video ne Youtube meret per baze... shembulli konkret tregon per nje mendje te ceket qe thjesht ka harxhuar kohen duke e ngarkuar kete video ne net..
KERKOJME ARGUMENTE??


Postuar nga lost_soul datë 02 Korrik 2008 - 22:15:

Lum si ata mbi rrethin polar qe s'do te agjerojne asnjehere dhe zoti do t'i fale.
Fati i tyre qe zoti i 1400 vjeteve me pare kishte njohuri gjeografike me pak se nje femi i sotem i klases se peste.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.