Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5461)
Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?
Eshte e trishte te veresh shqiptare qe jetojne ne perendim tek perpiqen me ç'do kusht e rigorozisht tu flasin femijeve te tyre vetem ne gjuhen e vendit ku ato ndodhen dhe kurresesi ne shqip. Nje fenomen i tille, fatekeqesisht jo i rradhe, eshte shprehja me denigruese ndaj vendit te origines, ndaj prinderve, gjysherve e te afermve e ne te njejten kohe eshte shenje volgare e injorances te tejskajshme te atij qe e konsumon kete rrit makaber. T'u flasesh femijeve me doemos ne nje gjuhe te huaj eshte indikatori me flagrant i injoranzes te personalizuar qe godet mbi te gjitha ate qe vuan tmerresisht ndjejen e inferioritetit ndaj kujdo e ç'do gjeje.
T'u trasmetosh femijeve gjuhen e prinderve te tu, eshte shenje civilizimi, qytetarie e autorespekti. Femija qe rritet larg vendit te origjines ne nje menyre apo nje tjeter, permes kopshteve, shkollave e jetes sociale, eshte i kushtezuar qe te mesojne gjuhen e vendit qe e pret, po atehere perse kemi kaq ngut ti flasim qe ne ditet e para te jetes se tij ne gjuhe te huaj?
Sa gabim i pafalshem!!!
Po perse ndodh, sepse jemi te varfer? Te varfer ka edhe mjaft te tjere por nuk sillen si ne.
Ghithesesi, ne kete shoqeri njerezore ç'do gje leviz. Keshtu qe dhe pasuria e mireqenia levizin e trasferohen vazhdimisht. Mund te kete nje shembull me flagrant se ajo qe ndoll sot me femijet e emigranteve italiane ne Argjentine?
Cili nga ne nuk i ka pare te enden neper rruget e Italise te shperfillur e te injoruar nga vendasit pasi nuk flasin gjuhen e prinderve te tyre te ikur vite me pare nga Apeninet ne kerkim te pasurise ne Argjentine?
Kush mund ta mohoje mundesine qe nje dite, mbase keto femije shqiptar te lindur ne perendim, nje dite te rritur, mund te kerkojne per nje aresye apo tjeter te rikthehen per te punuar apo jetuar ne Shqiperi? Si mund te ballafaqohen me nje realitet te ri pa njohur as edhe gjuhen e ketij vendi? Sigurisht edhe me keq sesa ndihen emigrantet e shumte argjentinas ne Itali, viktima te prinderve te tyre nihiliste e injorante.
Te mohosh perkatesine tende do te thote te mohosh te qenurit tend por te pakten mos te shkojme me tej e te krijojme femije gjysmak pasi nje dite keta femije mund te mallkojne prinderit e tyre injorante e qesharak.
Nuk e di o Alban por me vjen shum keq qe nuk i mesojn femijve SHQIP!
URIME PER TEMEN
NGA_SYRI_MAGJIK
Pershnetje kusheri-AlBani!
Po jap dhe une nje mendim timin!
Nga mungesa e kohes qe mund te kene prinderit per tu marre me femijen e tyre,
ndodh dhe ky fenomen qe keni shkruar me lart!
Prinderit ketu punojne nga 12 sahat,per t`i siguruar femijes nje te ardhme te sigurt, dhe te lumtur!
Ndaj shumica e femijeve e kalojne kohen neper day-care, ose me babysitter
amerikane,-ndaj mungon komunikimi ne gjuhen shqipe!
Por me e mira e te mirave eshte qe njeri nga prinderit t`i kushtonte me shume rendesi femijes se tij, qofte per ta edukuar-qofte per t`i kultivuar gjuhen e prejardhjes se tij!
Ka dhe kurse private ne gjuhen shqipe,ku shume femije shkojne te mesojne shqip!Varet nga deshira dhe vullneti i femijes!
Ka femije qe as duan te degjojne shqip,nuk u intereson!Nuk eshte faji i prinderve!
Eshte jeta ajo qe i largon nga kultura e prejardhjes se tyre!
Asnje femije i lindur ne amerike nuk do kthehet per te jetuar ne Shqiperi!
S`ma do mendja se do kthehemi dhe ne...
Mire u shkruafshim!
Alban ke te drejte edhe ta shpjegoj une psene kollaj fare pasi i kam pyetur vete se pse i flisni femijeve anglisht prsh, me kane thene pa pike turpi se nepermjet femive mesojne edhe ata gjuhen e huaj pasi komunikimi ne anglisht ne shtepi eshte si nje kurs per vete ata prinder per te mesuar ata anglishten se sa per femijen qe se meson me shqipen se ka njeri me problem.Kur te rritet ky femi ata harrojne se pa gjuhen shqipe i cili eshte mesuar tani te mos te dije nje fjale sdo kete as edhe nje pike deshire te jetoje me si shqiptar, dhe do te ndodhi ajo qe ndodh cdo dite ,,,,,,,,,nje shqiptar me pak per neve!
Femijet
Pyetja e pare, a ka ndonjeri nga ju femije? A e dini ju se femijet e shqiptareve qe une njoh fillojne e flasin pas moshes 3 vjec nderkoh qe ne autobus shikon nje vendas 1.5 vjec qe te mban fjalime. Dhe a e dini pse ndodh kjo? per faktin sepse femijet ngatarrohen dhe jane konfuze, tjeter gjuhe degjojne ne TV, day care dhe tjeter ne shtepi nga prinderit. Si do te ndiheshit ju si prinder nqs femija juaj shkon 3 vjec dhe nuk flet akoma? Une per vete do thoja ne hell shqipja dua qe femija im te flase. Nuk e ndalon dot femijen te shohe TV, nuk jane te gjithe me leke te perballojne mamate ti marrin me vete, te perballojne udhetime ne shqiperi cdo vere. Dhe jane shume te paket, (injorante) ata qe nuk duan t'ia mesojne shqipen femijeve.
Sa per ata emigrantet italiane qe thoni ju.... Vetem italisht qe nuk dine me te flasin. Eja dhe shihi njehere. madje vec arsyeve te tjera qe kane eshte dhe ajo qe duke pat qene italiane identifikoheshin si mafjoze, keshtu qe perpiqeshin ti shmangeshin atij fati.
Teme Interesante
Te gjithe kemi Opinione te ndryshme persa i perket Mesimit te Gjuhes Shqipe ne perendim. Sic u permend me lart nga Sykaltra e Gangos ajo exsiston koha, kushtet.......... etj
Opinioni im personal eshte Pertesa e femijes dhe vullneti per te mesuar Shqip.. sepse ne kemi njerez te tjere qe jane lindur dhe rritur ne shqipri dhe kur i takon flasin Anglisht sepse ashtu i vjen per me mbare.
Ne kte mes fus dhe vehten time pasi kam ikur e vogel nga Shqiprija... dhe kto jane Opinionet dhe Experienca ime personale...
Mirulexofshim........
Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?
Integrimi ne nje shtet tjeter me gjuhe , tradita dhe kulture ndryshe nga i vendit tone eshte "injoranZZë vOlgare".Po jo mor mik se nje diçka qe nuk eshte e domosdoshme dhe e nevojshme nuk ka pse te mesohet qofte kjo edhe gjuha e nenes.Pastaj mos e dramatizo kaq shume se brezi i pare i femijeve shqiptare qe kane lindur ose kane ardhur te vegjel ketej e flasin shqipen disa me mire edhe disa me keq duke pasur veshtiresi ne bashktingelloret - dh,gj,ll,th,zh,xh,.Ndersa per te shkruajtur kane veshtiresi. Dhe kjo te siguroj une nuk ka te bej me injoranZZen vOlgare,biles po ta shikosh femijet qe i kane prinderit ne pune e flasin me keq se femijet e atyre qe i kane prinderit pa pune sepse keta te fundit jane me ne kontakt me femijet e tyre ,ndersa te paret jane bere si robot mbas punes.Eshte dhe kategoria tjeter me gjysherit dhe gjyshet ne shtepi ,keta te thekin shqip.Kjo gje per brezin e pare se brezi i dyte i femijeve(d.m.th. felmijet e femijeve) pothuajse e harrojne.Per çfare do i duhet gjuha shqipe kur nuk ju hyn me ne pune,per kulture? - Jo mor shok se per kulture mesojne anglishten,spanjshten a ndonji gjuhe tjeter(flas per ketu ne Belgjike) perveç flamandishtes qe e kane si gjuhe te dyte (???)(Brukseli). Po te shikosh me vemendje ketu ne perendim brezi i 3-te i femijeve me origjine polake,spanjolle,e deri diku dhe italiane nuk e flasin me gjuhen e vendit te tyre(origjina e gjysherve).Perkundrazi po te shikosh femijet e turqve ,marokeneve,indianeve ne pergjithesi e flasin shume mire gjuhen .Biles edhe menyra e jeteses(ne shumicen e rasteve) nuk ndryshon shume nga ajo e(ster)- gjysherve te tyre qe kane ardhur si emigrant ketu e para 40-50 vjetesh .
Ma gjej ti mua ku eshte ajo "injornZZZZZZZZa vOOOOlgare e tejskajshme" ne keto dy grupe qe te permenda me siper.
Ne Amerike disa prej aktoreve me te medhenj te Hollivudit jane me origjine italiane,shiko sa % e trye flasin gjuhen italiane.
Rit makaber thote!
Gje tjeter kujtoja se lidhej me fjalen makaber.
Hë se harrova te them keta femijet shqiptare ketej nga perendimi po ti çosh dy-tre muajt e veres ne Shqiperi fillojne dhe e flasin shqipen si bilbila biles dhe me dialektin e zones ku shkojne.
Pa kur fillojne dhe mesojne sharjet ska gje me t'bukur si toç, t'q*fsha nonen (kete e ha tironçshe),ik e trap ,kok shpull etj..etj..Dhe kur shkon te marresh femijen mbas pushimeve femija eshte bere gjeth nga goja.
Harresa e gjuhes vjen nga mos perdorimi i saj ne jeten e perditshme.
Kete e kam thene une.
MISTERIOZ MOS DO TE BEHESH EDHE TI SI MAJMUNI?
C*BEN ITALIANI TE BEJME NE,C*BEN SPANJOLLI APO....... TE BEJME NE????
NUK E DI SE SA VJECAR JE MEGJITHATE TE KUNDERSHTOJ HAPUR , MENDIMIN TEND E ZHVLERESOJ , GJUHEN SHQIPE MENDOJ SE DUHET TA TRASHEGOJME NE BREZAT E ARDHSHEM ASHTU SI KANE BERE PARAARDHESIT TANE!
MISTERIOZI GABIM 100000000000%
Jo e lal jo, duhet te behemi majmune ti ngjajme indianeve, turqve e marokeneve, pra te jetojme akoma ne kope nga 20 veta ne shtepi keshtu qe te pakten nje apo dy do jene te ngeshem te merren me femijen e tu mesojne gjuhen. Cdo ti e lal qe kalon nga italiane e spanjolle? Ku e gjeten qyteterimin ata?
alban komplimenti per temen por te shkruaj do te shkoj shum gjat dhe nuk ja vlen se lexova ca shkrime...........
por nuk e di sa do te merremi akoma me me ket popull per ta kthyer ne rrenjene evet, patriot kudo qoft ne bot!!!!!!
u lodhe o i shkret duke i mledhur me organizime per te knaqur keto atdhetar qe ndodhen lar vendit te tyre , qe vetem shpirti jot e din se c'far heq.....
por megjithate te uroj nje jet te lumtur dhe fat ashtu sic ke zemren..
te pershendes Rubini-skenderbeut
Ça thu njehere se s'po t'marr vesh.Çfare mendimi me kundershton dhe zhvlerson,ate qe une po them qe femijet (brezi i pare ) flasin pothuajse te gjithe shqip apo tjetrin qe nga brezi i trete gjuha e te pareve pothuajse harrohet ,apo kundershton dhe zhvlerson mendimin qe prinderit duhet ti çojne femijet me pushime ne Shqiperi ne menyre qe te mesojne shqipen. Une po te shpjegoj se si ndodh si eshte realiteti ti me kercen si kacagjel me ate nacionalitetin tend mjeran. Fol per temen jep mendimin tend dhe mos shkruj me germa te medhaja si kalamanjte e kopshit,se pak i rruhet te tjereve ne je dakort me mua apo me kundershton.Per temen mund t'na thuash ndonji gje?
Asimilimi do beje te veten edhe me ata turq ,marokene e arabe po ndodh pak më me vonese per arsye se keta te fundit rrojne ne komunitete(kope) dhe jo se jane me patriot ,pra eshte nje proçes i pashmangshem.
Hapesi temes kur ka hap temen ka pas parasysh shqiptaret(brezin e sotem) qe nuk ju flasin (mesojne)femijeve shqip d.m.th. indinjohet per kete fenomen .Kjo gje ndodh shume rralle .Une te pakten nuk kam hasur asnji femije me prinderit shqiptar qe mos te dije shqipen.
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
GJUHEN SHQIPE MENDOJ SE DUHET TA TRASHEGOJME
NE BREZAT E ARDHSHEM ASHTU SI KANE BERE PARAARDHESIT TANE!
Alban
Po te ben jeta vete , s'ke ci ben kshu esht jeta ne Perendim harrohet gjuha sepse je 20-7 ne contakt me Amerikon gjithe diten dhe kur shkojne femijet ne shpi ngatarrohen me dy gjuhet kshu qe ske car te besh.....
Un kam lindur ne Shqipri dhe kur vjen puna ne mes te fjalis e filloj Shqip dhe perfundoj ta mbaroj fjaline ne Engish . Mire qe kemi kte forum qe pervetsojme Shqipen dhe mos ta harrojme fare ....
Eshte fjale me vend per te gjitha qe ke folur se ne Shqiptaret Americanizohemi shpejt dhe harrojme shpejt se nga kemi prejardhjen po kjo esht fenomen qe exziston dhe s'mund te hiqet sado qe nje person apo 3 ta luftojne....
Skemi car te diskutojme kjo esht realiteti dhe duhet te jetejme me ate..
Mirulexofshim dhe ishalla femijet Shqiptare e pervetsojne dhe mesojne sa me shume Shqip se sado ne jemi Shqiptare dhe me tradita antike dhe kulturore ! Jam e lumtur qe jam Shqiptare dhe kryelarte !!!!
Respekt per te gjithe Shqiptaret kudo qe ndodhen !!!
Re: Alban
Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Po te ben jeta vete , s'ke ci ben kshu esht jeta ne Perendim harrohet gjuha sepse je 20-7 ne contakt me Amerikon gjithe diten dhe kur shkojne femijet ne shpi ngatarrohen me dy gjuhet kshu qe ske car te besh.....
Un kam lindur ne Shqipri dhe kur vjen puna ne mes te fjalis e filloj Shqip dhe perfundoj ta mbaroj fjaline ne Engish . Mire qe kemi kte forum qe pervetsojme Shqipen dhe mos ta harrojme fare ....
Eshte fjale me vend per te gjitha qe ke folur se ne Shqiptaret Americanizohemi shpejt dhe harrojme shpejt se nga kemi prejardhjen po kjo esht fenomen qe exziston dhe s'mund te hiqet sado qe nje person apo 3 ta luftojne....
Skemi car te diskutojme kjo esht realiteti dhe duhet te jetejme me ate..
Mirulexofshim dhe ishalla femijet Shqiptare e pervetsojne dhe mesojne sa me shume Shqip se sado ne jemi Shqiptare dhe me tradita antike dhe kulturore ! Jam e lumtur qe jam Shqiptare dhe kryelarte !!!!
Respekt per te gjithe Shqiptaret kudo qe ndodhen !!!![]()
![]()
Re: Re: Alban
Citim:\
Po citoj ato që tha amoxil
Evisa dua te te pyes dicka. Ç`a lidhje ka se ku jeton dhe me sa gjuhe te botes ose sa persona te ndryshem komunikon !!??
Ne rradhe te pare sipas llogjikes tende i bie nese komunikon me zezake behesh i zi ?? Une per vete me ka ren rasti te shof shume familje ketu ne Kanada italiane, polake dhe greke. Dhe kam pare se ato ne shtepi ne krahasim me familjet shqiptare ne shtepi flasin gjuhen meme. Kam pare femije 5-8 vjec te flasin gjuhen e preardhjes se tyre ne kundershtim me femijet shqiptar qe mezi e flasin shqipen. Nuk kemi as pse amerikanizohemi , kanadezohemi apo tjetersohemi. Shqipja eshte gjuha nene per ne dhe per pasardhesit tani. Keto gjera duhen luftuar qe tani per arsye se dikur do jete vone. Dua te pyes dhe sa vjece ke qen ti kur ke lene Shqiperin qe spaske mundesi te plotesosh mendimet e tua ne shqip. Dhe nje keshille te vogel per ty "mos u perpiq te perkthesh nga anglishtja ne shqip pastaj ta shprehesh mendimin , duhet qe fjalet te te vijn vete " , mgjth dhe kjo pune arrihet me veshtirsi por asgje nuk eshte e pamundur ne kete bot ........
evisa
Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Ok ta shpjegoj un cfare rendsie ka:
Ne radhe te pare si eshte vendi behet dhe kuvendi , c'do njeri shkon sipas te ardhmes dhe deshires, vullnetit qe ka per gjuhen. Gjuha as inponohet as shfrytezohet.......
Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Sa per te komunicuar me zezake apo te bardhe ktu esht rracizem sepse s'ka rendesi me ke flet edhe perkundrazi njeriu s'shikohet nga ngjyra .... !!!!!!!!
Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Qe amerikonizohemi apo canadezohemi kjo esht fakt sepse un kam qene ne canada dhe njoh shume shqiptare atje !!!!
Re: evisa
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Gabimi i par i joti eshte se ketu spo flasim as per shfrytezimin e gjuhes shqipe as per inponim. Dhe nje shtese mendoj se gjuhen Shqipe duhet ta shfrytezojme deri ne fund sepse vetem ne kete menyre arrin njeriu te shprehet sa me mire, sa me bukur...vetem kur flet gjuhen e nenes
Ja dhe gabimi i dyt i yti, nuk shpreha rracizem por thjesht dhash nje shembull. Mgjth spo ta bej aspak me te thjeshte pergjigjen sepse ti nuk pranoke keshilla
Pikerisht Evisa kjo eshte dhe arsyeja qe eshte hapur vete tema....Ne asnje menyre mos harrojm gjuhen tone dhe te ndikojm pak me teper mbi femijt tane ne te foluren dhe ne te shkruaren e gjuhes shqipe.
P.S : Sme the kur je larguar nga shqiperia dhe jo sa vjet ke atje .....
Re: Re: evisa
Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Mos punoni gje ne gjendje civile dhe ju duhet numri i Shqiptareve te larguar nga Shqipria ?![]()
(Shaka kjo )...
Mirulexofshim .................
Re: Re: Alban
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Evisa dua te te pyes dicka. Ç`a lidhje ka se ku jeton dhe me sa gjuhe te botes ose sa persona te ndryshem komunikon !!??
Ne rradhe te pare sipas llogjikes tende i bie nese komunikon me zezake behesh i zi ?? Une per vete me ka ren rasti te shof shume familje ketu ne Kanada italiane, polake dhe greke. Dhe kam pare se ato ne shtepi ne krahasim me familjet shqiptare ne shtepi flasin gjuhen meme. Kam pare femije 5-8 vjec te flasin gjuhen e preardhjes se tyre ne kundershtim me femijet shqiptar qe mezi e flasin shqipen. Nuk kemi as pse amerikanizohemi , kanadezohemi apo tjetersohemi. Shqipja eshte gjuha nene per ne dhe per pasardhesit tani. Keto gjera duhen luftuar qe tani per arsye se dikur do jete vone. Dua te pyes dhe sa vjece ke qen ti kur ke lene Shqiperin qe spaske mundesi te plotesosh mendimet e tua ne shqip. Dhe nje keshille te vogel per ty "mos u perpiq te perkthesh nga anglishtja ne shqip pastaj ta shprehesh mendimin , duhet qe fjalet te te vijn vete " , mgjth dhe kjo pune arrihet me veshtirsi por asgje nuk eshte e pamundur ne kete bot ........
JUVE
Te Lumte te pakten nga c'fare flitet me siper me behet qefi qe e ke kuptuar thelbin e temes. Eshte e drejte per te gjitha qe ke permendur......
Mirulexofshim .... Respect Evisa````
Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Te Lumte te pakten nga c'fare flitet me siper me behet qefi qe e ke kuptuar thelbin e temes. Eshte e drejte per te gjitha qe ke permendur......
Mirulexofshim .... Respect Evisa````![]()
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Tu bë qejfi eeee. Nejse cdo kush ka pikpamjet e veta dhe mendimet jan te lira...
Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Nuk qendron problemi te berja e qefit Amoxil por te mirkuptimi dhe llogjika e personit dhe mendimi ..... Gjithsesi lexoji Temat mire para se te korigjosh dike !!!!
~Evisa~
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Evo ti i bike fyllit me i vrimë. Mi goce wake up, ndro melodin. Hapi syt shif realitetin ose të paktën bëj ndonjë kërkim shif ndonjë rast, bëj disa krahasime dhe kuptoje ti mirë temën. Mgjth po them vetëm një shembull. Kam komshinj një familje polake, në shtepi flasin vetëm në gjuhën polake dhe fmijët që janë 2, në moshat 4 dhe 7 vjec. Më i vogli flet dhe kupton të dyja gjuhet por i flet keq që të dyja sepse ësht i vogël. Vajza 7 vjece flet edhe anglisht edhe gjuhën polake. Tani shif ti ndonjë familje shqiptare aty afër ku jeton dhe do e shofësh vet ndryshimin. Flm për mirekuptimin......
ma mire kjo....
Me duket se po i bini kot fyellit akoma ne kete teme. Une nuk e di (te pakten ne zonen ku jetoj) te jete kaq problem puna e gjuhes me "shqiptaret", dhe qe prinderit na fliskan anglisht ne shtepi?! (a dine anglisht?). Meqe dhate shembullin e polakeve apo ku ta di une, pyetja e pare eshe mos jane gje ne assistence ata apo njeri nga prinderit rri ne shtepi? Se kam edhe une nje shokun tim Kroat, qe e ka gocen tre vjece dhe bilbil ne serbo=kroatisht, po gruja e tij dhe vjerra jane gjithe diten ne shtepi. Ndersa shoku tjeter shqiptar qe i le me babysiter gjithe diten deri ne oren 19.00 e ka problem sepse u flet shqip dhe ia kthejne gjymsa gjymsa. Ku ta mesojne ata femije shqipen ma shpjego ca meqe ke mbaruar gjuhe letersi.
Citim:
Po citoj ato që tha juve
Me duket se po i bini kot fyellit akoma ne kete teme. Une nuk e di (te pakten ne zonen ku jetoj) te jete kaq problem puna e gjuhes me "shqiptaret", dhe qe prinderit na fliskan anglisht ne shtepi?! (a dine anglisht?). Meqe dhate shembullin e polakeve apo ku ta di une, pyetja e pare eshe mos jane gje ne assistence ata apo njeri nga prinderit rri ne shtepi? Se kam edhe une nje shokun tim Kroat, qe e ka gocen tre vjece dhe bilbil ne serbo=kroatisht, po gruja e tij dhe vjerra jane gjithe diten ne shtepi. Ndersa shoku tjeter shqiptar qe i le me babysiter gjithe diten deri ne oren 19.00 e ka problem sepse u flet shqip dhe ia kthejne gjymsa gjymsa. Ku ta mesojne ata femije shqipen ma shpjego ca meqe ke mbaruar gjuhe letersi.
Epo nuk ke faj se vetem nje vit ke dhe nuk i di te gjitha.
Tani ti mbase do te ti jap me emra dhe me adresa per te besuar, po eshte ai ligji e copywrightit qe nuk me lejon.
Punen e assistences nuk e kuptoj se cfare do te thuash. Nuk e gjej lidhjen me ate qe kam permendur une ne lidhje me assistencen apo te ndenjuren ne shtepi.
------------------------------------------------------------------------------------------------
...Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, flet
e t’vetën e len mbas dore...
Gjergj Fishta
------------------------------------------------------------------------------------------------
Me kaq e mbyll edhe un......
Gjuha Shqipe
Pershendetje te gjitheve...
Po lexoja diskutimin tuaj per gjuhen shqipe jashte shtetit...une jetoj ne Amerike qe prej nje viti, dhe kam nje djale 3 vjec e gjysem, i cili shkon ne daycare...(nuk mund te perballoj dot babysitter)...Ne shtepi flasim shqip...patjeter...ndersa ne kopesht ai patjeter qe flet anglisht...nuk eshte akoma fluent, por une jam e kenaqur qe ai kupton...Me siguri dikush tani do te me shaje se pse une gezohem qe djali po meson anglisht ...Por kam provuar stres shume te madh kur ai shkonte ne kopesht, dhe nga fakti qe nuk mund te komunikonte me asnje prej femijeve, filloi te kafshonte te tjeret, ti qellonte...ne shtepi te mos fliste...Kam filluar te ve re edhe dicka tjeter...kur ai luan, apo "lexon" preferon qe te me flase ne anglisht, gje qe besoj se vjen nga fakti se ai kur luan ne kopesht, flet anglisht (dhe te mendosh qe kemi vetem nje vit ketu)...Besoj se te njejten gje e provojne shume prinder ketu...dhe besoj se perpara idealeve kombetare, ve mireqenien e femijes, dhe intengrimin e tij sa me te shpejte ne jeten qe ai ka nisur ketu... kur vjen puna tek femija, ti ne radhe te pare kerkon mireqenien e tij...
Une i flas djalit ne shtepi ne shqip, sepse kurrsesi nuk dua qe ai te harroje gjuhen e nenes, por te them te drejten, te dy e kemi vuajtur shume faktin qe ai ishte shume frustrated deri sa filloi te kuptonte...dhe bile nga kjo shpesh mendoja se mos ate do ta ndihmonte me shume nese i flisja ne anglisht...
Te mos harrojme gjithashtu, se eshte edhe ambjenti ku jetojme, qe ndikon 80% ne gjuhen tone, sidomos ne ate te femijeve, qe sic u tha edhe me siper, eshte shume e lehte qe te ngaterrohen...
Solla nje rast konkret, ate per te cilin une di te flas me mire...rastin tim...
Eshte e vretete! Por te garantoj freeb qe pas nja tre a kater vjetesh do te shohesh qe nqs ti vete kembengul qe ne shtepi te flasesh shqip edhe ne shkolle anglisht femise tend qe e pac me jete do t"i ballancohet vete vetvetiu situata e te dyja gjuheve qe tani ai e ka pak te veshtire.E nxjerr kete konkluzion nga raste konkrete qe i njoh nga afer si me femije te vegjel ashtu me shoqerine qe kam te rritur te cilet kane kaluar permes asaj rruge me pak veshtiresi por ia kane dale mbane dhe s"eshte aspak e veshtire me beso.Do te kalojne edhe ca vjet edhe vete do te shohesh se asgje te keqe ske bere qe i ke folur shqip por perkundrazi do te te behet qefi qe femija jot do te jete i zoti te flasi anglisht edhe shqip.
Njof shume shoqeri timen qe kane lindur ne Amerike edhe flasin shqip per bukuri.A nuk eshte kjo nje gje e bukur?Por te rinjte e sotem nuke kuptojne kete gje pasi nuk thellohen ne mendime.Pse ca eshte Amerika perpara prejardhjes sime?Megjithate ky eshte mendimi im i marre nga eksperienca me rezultate pozitive qe kam pare e degjuar dhe mendimi personal sa per te tjeret le te bejne cte duan. Freeb urime per punen e bere dhe mos u frikeso fare se do tia dalesh mbane sa edhe vete do te cuditesh.
Shqiptaret e pare qe kane ardhur ne Amerike,sidomos pas 42-shit ka shume raste qe femijeve nuk u kane mesuar shqip si rrjedhim martesa me te huajt ka qene ne nje numer masiv dhe familja e ka humbur sensin e te qenit shqiptar.Por ka edhe nga ato raste kur po disa nga keta shqiptare u kane mesuar shqip edhe te paster bile ku rezultatet per nje familje me te lidhur e me trashegimi shqiptare kane qene me te larta.Bile mund te themi qe edhe deri ne Shqiperi keta breza femijesh me trashegimi e gjuhe shqipe te percjellur nga bababllaret e tyre kane ardhur pas komunizmit edhe kane pasur mundesi te njohin nga afer historine e Shqiperise dhe te familjes se tyre.Origjina nuk mohohet kudo qe te jesh.
Do te uroja me gjithe zemer qe cdo prind ne emigracion tu mesoje femijeve te tyre gjuhen shqipe., nje pune e madhe me vlere qe do t"i sjelli frytet me pak vonese por shume te kenaqshme per nje prind.
Faleminderit amoxil, i vleresoj fjalet e tua...Si dhe te jap shume te drejte qe duhet patjeter t'u mesojme femijeve gjuhen e vet...Jam dakort kur thuhet se eshte injorance te lejosh qe femijet te harrojne gjuhen e nenes...
Kam marre nje dite ne telefon nje person (shqiptar), qe e njihja shume pak, dhe nderkohe qe une i drejtohesha ne shqip, ai me fliste ne anglisht, dhe gati gati ishte krenar per kete dhe sinqerisht me eshte dukur budallallek dhe pak injorance...Me ndodh shpesh gjithashtu te marr e-maila nga Shqiperia, nga te njohur te mi, qe shkruajne komplet e-mailin ne anglisht...gje qe besoj se vjen nga fakti, se ne Shqiperia kane pak mundesi te praktikojne ate qe kane mesuar...
Ne fakt edhe ne kete fenomen del inferioriteti qe ne ndiejme nga gjithckaje te huaj... gje qe eshte per te ardhur keq...dhe eshte nje nder fatkeqesite tona si komb.
Gabim i pafalshem
Te mos ju mesosh femijeve gjuhen e bukur shqipe eshte e pafaleshme per te gjithe ne shqiptaret qe nga halli dhe jo nga malli jemi larguar nga vendi jone.Pse te asimilohemi?Ne jemi nje popull shume i vjeter ne Ballkan dhe ne Europe,prandaj me dashuri e perkushtim duhet te punojme qe femijet tane jo vetem ta flasin por edhe ta shkruajne ate.Te pakten cdo fundjave t'ju kushtojme atyre nje pjese te kohes sone te lire.Une flas nga pervoja ime ne kete drejtim.Para 6 vitesh vendosa te emigroj se bashku me familjen.Femija im i vogel ishte aso kohe 4 vjet dhe domosdo e fliste shqipen shume bukur,por per te shkruar jo sepse ne prisnim qe ai te mesonte kur te shkonte ne shkolle.Ketu filloi shkollen si parashkollor dhe arriti te mesoj shume shpejt te komunikoj ne anglisht me shoket dhe vellezerit me nje aksent alla amerikan sepse djali i madh e kish trashegim nga kurset qe kish bere ne Shqiperi.Gjer ne klasen e trete nuk e ngaterruam me te shkruajtur shqip,por ne klasen e katert me derguan nje Abetare nga shqiperia dhe une fillova t'ja mesoja alfabetin edhe ne shqip duke ja shqiptuar germat ne shqip.Ne nje kohe rekord filloi te lexonte ne shqip me disa gabime te vogla,por tani ai laxon edhe libra ne shqip.Ne muajin Gusht isha me pushime ne Shqiperi dhe qe andej i solla shume libra per moshen e tij ne shqip.Ne raste festash ose sebepesh te ndryshme behemi disa familje bashke ku te pranishem jane edhe femijet tane.Femijet e kane me lehte te komunikojne ne anglisht.Gjithmone ju terheq vrejtjen miqve te mij qe i mesoni femijeve shqip por kujt t'i flasesh.Kjo varet edhe nga kultura qe ka njeri apo tjetri.Kur nena ose babai nuk ka lexuar kurre ndonje liber eshte e pamundur qe kete tua bejne edukate edhe femijeve te tyre.Mendoj se per ata prinder qe kane nje fare kulture eshte e pafaleshme qe femijet e tyre t'i asimilojne.Per ate kategorine tjeter qe nuk ha pyka nuk behet fjale.Nuk jane te vertete shembujt e mesiperm,sepse Al Pacino,Robert de Niro ose ndonje tjeter nuk flasin gjuhen italiane.Kam takuar femije emigrantesh italiane qe kishin tre breza ne Australi dhe ata e flisnin shume bukur italishten,pra prinderit nuk i kishin asimiluar.Frib do te inkurajoja qe ta vazhdosh punen e nisur me femijen tuaj dhe rezultatet do te jene te dukeshme.Anglishten do apo nuk do ai do ta mesoj sepse ai shkon ne vendet e perkujdesjes ose neser do te shkoje ne shkolle ku vetem anglisht flitet, ndersa shqipja eshte ne doren tuaj.Gjithmone duhet te kemi si busull fjalet e korifeut te letrave shqipe,shqiptarit te madh at Fishtes.Do te pyes disa ;mos duhet te kete nje globalizim edhe per sa i perket gjuheve ne bote?Vertet anglishtja eshte pranuar si gjuhe nderkombetare,por francezet,gjermanet apo ndonje tjeter nuk do t'ja dije fare.Nuk kam pare ne faqet e tyre te internetit te shprehen ne anglisht sic bejme ne shqiptaret.
IQVlora ke fol tamam...
Nejse kush do e pranon se ka shkruar gabim, kush nuk do vazhdon ti bie fyellit në të njëjtën notë...
Prshndtjet e mia....
por
eshte nevoja qe te shtyane te veproshe ashtu
por dy gjuhe te mesoje femia ne nje kohe eshte edhe me mire .
Re: por
Citim:
Po citoj ato që tha naimi
eshte nevoja qe te shtyane te veproshe ashtu
por dy gjuhe te mesoje femia ne nje kohe eshte edhe me mire .
Edhe une them pse
Une mendoj keshtu,te gjithe ata shqiptare qe jetojn ne shtetet e huaja
dhe krijojn familjet e tyre atje ku jetojn, me nje kohe fillojne dhe vete ti kthehen kultures se huaj duke menduar se ajo eshte me vlefshme per femijet e tyre dhe duke filluar pastaj dhe nga perzirja e gjuhes se huaj ne
shtepi p.sh ne kohen e darkes kur te gjith antaret e familjes jane ne tavolin te ulur dhe po darkojn shume me shume flitet gjuha e huaj se gjuha shqipe..............Por gabimi me i madh eshte te prinderit e me shume te nenat sepse ato jane te cilat kohen me te madhe e kalojne me femijet e tyre dhe te cilat nga pertesa qe kane me mire e kane ti thone femijeve te tyre ta shikojne televizorin sa sa t´ia lexojne nje perralle ne gjuhen shqipe.
-O-hu, Naim!Kush na lexoi perralla ne??!!
Dhe mesuam gjuhen shqipe????!!
Shume te aferm te mi qe jetojne ne usa,-komunikojne me femijet e tyre vetem shqip!
Por sado qe te mundohesh, eshte ambjenti shkollor qe e varferon gjuhen shqipe,
pasi femija kalon nje kohe prej ne ora 8" mengjes deri ne ora 5" pasdite ne nje ambjent ku flitet vetem gjuha amerikane!
Flas per shkollat private, publiket pak ore me pak(por e njeta gje).
Nuk kane faj prinderit e shkrete,-pse femija s`ka deshire apo vullnet te
diskutoje ne gjuhen tone.
Tek e fundit,-cfare u duhet gjuha shqipe?Se mos do kthehen te jetojne ne Shqiperi???-Never!!!!!
Eshte mire qe te trashegosh gjuhen shqipe, thjesht per kulturen tende
"sa me shume gjuhe te huaja te dish, aq here je njeri!"
Respekte per ata qe marrin mundimin te shtyjne femijet drejt mesimit te gjuhes shqipe!
Tek e fundit,-gjuha shqipe eshte me e bukur se kinezcja!:p
Mendimi im
Nuk me pelqen ashtu si thuani juve SYKALTERTA sepse qdo femije lind pa ditur asnje gjuhe por ajo mesohet nga prinderit e sidomos nga nena.
Se si keni thene ju se femijet e kalojne kohen me te madhe ne shkolle ajo eshte e vertet dhe ju kuptoj por gjuha e nenes nuk injorohet nga askush sepse nena e meson femijun ta duaj gjuhen,dhe pa e ditur mire gjuhen e nenes nuk mundesh te mesosh gjuhen e huaj.....
A deshirojne femijet tane te kthehen ndonje here ne trojet tona ajo varet nga edukata prinderore se si e mbrojne dhe qmojne ata atdheun e tyre para femijeve te tyre ne biseda familjare.
Re: Mendimi im
Citim:
Po citoj ato që tha naimi
A deshirojne femijet tane te kthehen ndonje here ne trojet tona ajo varet nga edukata prinderore se si e mbrojne dhe qmojne ata atdheun e tyre para femijeve te tyre ne biseda familjare.
Moj Sykalter, po si femijet tane te mesojne gjuhen sa per te thene qe te dine nje gjuhe me shume.
Po ti kur te kesh femije nuk ke deshire ti flasesh shqip, dhe te komunikosh me to ne shqip?????
Mendoj qe eshte gjeja me e bukur per nje nene ti flasi ne gjuhen shqipe, dhe jo anglisht, italisht, greqisht, apo turqisht......
Nqs femijet lindin nga 2 prind (ose dhe nga njeri) shqiptar, i duhet mesuar patjeter.
Edhe ketu ne Itali shume familje shqiptare nuk i flasin femijeve shqip. Dhe me e bukura eshte qe i mesojne dhe nje italishte jo te paster, pra me gabime gramatike.
Ky eshte gabimi me i madh qe mund te bej nje prind ne Edukimin e nje femije.
Ndodh edhe keshtu!!!!!!!!
Ne nje fjali me tre fjale, te tre fjalet jane ne tre gjuhe te ndryshme. Dhe atehere hajde te kuptosh shqipe. Kush e ka fajin. I don't know. Nje gje di une, qe e filloj ne shqip dhe truri eshte lodh kaq shume sa pastaj nuk ka me fuqi me gjet fjalet dhe ja fut ne anglisht, turqisht, greqisht, italisht si e do ti une jam gati. Vetem te them ate qe duhet me thane se nuk kam kohe e duhet te nxitoj per pune. Femijet dun leke me pagu kolegjet dhe me mbush stomaqet. Ate di une.
haaaaaaaaa
pake dini ju per femite
Re: haaaaaaaaa
Citim:
Po citoj ato që tha naimi
pake dini ju per femite
e per kohen
duhet me mare jo 15 min me femi se ateher nena e femijes thote une mundem te jetoje vete haaa shpresoje se ne shqiptaret nuk veprojme keshtu po marime kohe me shume se kohe nuk kemi por duhet te marime .
Mendoj se po flisni pa marre shume parasysh rrethanat ne diskutimin tuaj...Jam shume dakort qe femijet shqiptare ne vendet e botes, duhet qe prinderit t'u mesojne gjuhen e tyre...por ne kete gje, ju harroni edhe nje faktor shume te rendesishem qe eshte ambjenti ku ata jetojne dhe ndikimi i tij shume i fuqishem tek gjuha e femijeve...
Kur ku ambjent ka ndikuar ne gjuhen e te gjithe juve qe komunikoni sot ketu dhe qe keni rene nen ndikimin e tij ne moshen 16, 17, 20 apo edhe 30 vjec, dhe ne vend qe te shkruani "kurre" thoni "never" dhe ne vend te "nuk e di" thoni "I don't know", sa mendoni se ndikon ne nje femije qe fillon per here te pare te flase ne kete vend te huaj????
Njoh nje familje shqiptaresh ketu ne Amerike, dhe kur kane ardhur kane patur vetem dy vajza, njeren 5 dhe tjetren 9 vjec, dhe kane lindur edhe nje tjeter ketu...Prinderit kane mesuar anglisht ne keto 4 vjet qe jetojne ketu, por nuk mund te them se flasin rrjedhshem; vajzat e medha, dine shqip dhe anglisht, me mire se shqip sigurisht. Vajza e vogel 3 vjec, megjithese nena e vet nuk flet aq lirshem anglisht dhe normalisht i ka folur shqip, cuditerisht flet vetem anglisht megjithese kupton shqip.
Djalit tim, megjithese cdo nate i lexoj libra ne shqip qe i kam sjelle nga Shqiperia, ai kur "lexon" figurat qe sheh ne libra, flet ne anglisht, dhe jo shqip, megjithese kemi vetem nje vit ketu. Por ai eshte minimumi 10 ore te dites ne day care dhe megjithese ne shtepi flasim vetem shqip, kur behet fjale per lodra e libra, ai flet anglisht. Por une ndjej se tani eshte vetem fillimi, dhe se ndoshta pas nje viti tjeter, une do te vazhdoj t'i flas shqip, ai do te kuptoje...por do te me pergjigjet anglisht...
Eshte vertet nje detyre shume e rendesishme per cdo prind t'i mesoje femijes gjuhen amtare dhe sinqerisht, kur mendoj qe nje dite im bir do te shkoje ne shkolle, do te mesoje (gjithcka anglisht kuptohet) por nuk do te dije te shkruaje gjuhen e nenes, me vjen shume keq...por ndoshta ky nuk eshte faji jone, prinderve...(pa dashur te flas ketu ne emer te gjithe prinderve)...mendoj se nuk i shmangemi dot ambjentit dhe ndikimit te tij...Gjithesei, mendoj se duhet te bejme maksimumin qe femijet shqiptare te mesojne gjuhen e tyre se bashku me gjuhen e vendeve ku ata jetojne...
Eshte shume e lehte te fajesosh prinderit apo femijet, por fakti eshte qe secila pale luftojne te integrohen ne jeten e re qe kane nisur...
Me duken shume te arsyeshme ato qe tha Freeb me lart dhe jane shume te verteta. Varet nga situata ne te cilen jetojne njerzit ne shumicen e rasteve. Por fatkeqesisht ne disa raste mungon edhe vullneti i prinderve. Ka nga ata qe duan ti mesojne femijeve te tyre vetem gjuhen e huaj sepse duan qe ata ta kene sa me te lehte edhe pa theks te gjuhes shqipe ne menyre qe ta kene me te lehte te cajne perpara ne vendin ku jetojne edhe mos te kene ato diskriminime apo nenvleftesime qe kane pasur edhe ata vete. Megjithate, atehere kur femijet lindin jashte shtetit mendoj se eshte me mire t'ju mesosh gjuhen shqipe fillimisht, sepse ate nuk kane ku ta degjojne tjeter pervecese ne familjen e tyre. Edhe me vone, ne kopesht apo shkolle te mesojne gjuhen e huaj sepse femijet kane ate aftesin per ta kapur theksin e huaj shume mire edhe pasi e kane zoteruar gjuhen shqipe. Mbesa ime psh. e flet aq mire gjuhen shqipe sa di edhe shprehje karakteristike shqiptare qe te bejne te qeshesh kur i degjon nga ajo qe eshte 4 vjece. Por ajo ka pasur familjen qe flasin vetem shqip ne shtepi e ndoshta kjo ka ndihmuar, plus edhe dadon shqiptare , edhe tani qe eshte ne moshen e duhur per te shkuar ne kopesht po fillojm ti mesojme anglisht. Te cilen ajo po e kap shume mire edhe i ndan shume mire te dyja gjuhet. Megjithese anglishtes i thote ganglisht
.
Megjithate, besoj se te gjithe bejne ate qe ata mendojne se eshte me mire edhe se askush nuk duhet gjykuar per kete, sepse ne fund te fundit e drejta eshte relative.
Pershendetje te gjitheve!
Re: e per kohen
Citim:
Po citoj ato që tha naimi
duhet me mare jo 15 min me femi se ateher nena e femijes thote une mundem te jetoje vete haaa shpresoje se ne shqiptaret nuk veprojme keshtu po marime kohe me shume se kohe nuk kemi por duhet te marime .
Po kujtoj te vetmet fjalene shqip te thena nga Sten Dragoti(megjithese ai kuptonte shqip por nuk fliste) gjate nje interviste nga TVSH;
Nena i thoshte babait djali.djali dhe ai i pergjigjej,,Ik mos me caj koken''Keto fjale ai i tha me nje shqipe shume te paster tamam si nga fshati i tij i lindjes ne Tepelene.
Familja e tij kish emigruar rreth 70 vjet me pare ne USA.
Kam degjuar te flisnin shqip edhe shqiptar te vjeter(200-300 vjet te emigruar ne Egjypt).
Kam degjuar te flasin shqip femijet e arberesheve te Italise dhe arvanitasit e Greqise te cilet kane 600 vjet larg vendit ku flitet gjuha e te pareve te tyre
.Me behej zemra mal dhe gezohesha qe keta shqipetar te larguar me qindra vite nga shqiperia kishin ruajtur me fanatizem gjuhen e te pareve te tyre.
Ata kane pasur andralla ne jeten e tyre dhe kushte jashtezakonisht te veshtira per te ruajtur gjuhen se sa sot emigracioni i viteve '90.Dhe ja sot e kesaj dite ata flasin shqip,
Si mendoni ju nuk kane punuar ata per te siguruar mbijetesen?Kane punuar dhe bile me shume nga ne qe ngelem duke u qare se gjoja s'na premton koha.
Po te duash e gjen kohen.Eshte tjeter gje nese te mungon vullneti dhe je nje kokerr dembeli.
Keto jane justifikime te pa baza.Ka edhe arsye te tjera qe femijet nuk mesojne gjuhen shqipe.Nje nga keto eshte edhe formimi kulturor i prinderve.Kam disa miq ketu ne Uk.
Nje pjese etyre nuk i kushtojne rendesi ketij fenomeni sepse ata vete kane mungesa te medha ne te foluren,le pastaj ne te shkruarit e shqipes.
Cfare mund te thuash per femijet e tyre.keta femij jane te privuar nga ana e prinderve me nivel te ulet kulturor,te cilet gjithe jeten e tyre nuk kane lexuar nje liber.
Disa shkolla ketu ne Angli kane ne bibliotekat e tyre libra te shkruara ne anglisht dhe ne shqip apostafat per nxenesit shqiptar.
Pra femijet mund te lexojne edhe ne shqip,
Kur keto libra jane perkthyer nga shqiptar te cilet flasin gjuhen zyrtare jane te mira per femijet,por kur jane te perkthyera ne ndonje dialekt tjeter sjell probleme nga shqipja e cale e perkthyesit.
Femija i m i vogel ishte 4 vjet kur ne erdheem ne UK,por ai lexon dhe shkruan ne shqip shume mire,sepse une e gjej pak kohe per te punuar me te kur kthehem nga puna
.Se fundi dua te them se femijet tane duhet te mesojne shqipen te pakten ashtu sic e dijme ne prinderit e tyre.
Kush ka mundesi ta mesoj ashtu sic duhet mos te behet dembel,pr te sakrifikoj pak nga koha e tij e lire.Le te kujtojme Gjergj Fishten e mos te shkojme me tutje.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.