| Forumi Horizont | Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ja si rrihen gazetaret dhe gjobiten televizionet vitet e fundit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17480)
Mediat 7 vitet e fundit: Shqiperia pas Kosoves, Togos dhe Nicaraguas
Cdo vit shoqata Reporters Without Borders publikon renditjen e shteteve mbi lirine e mediave.
Shikoni si ka shkuar me koke poshte Shqiperia nga 2003 deri tani:
2003: Vendi 34 ne bote
2004: Vendi 50 ne bote
2005: Vendi 62 ne bote
2006: Vendi 80 ne bote
2007: Vendi 87 ne bote
2008: Vendi 79 ne bote
2009: Vendi 88 ne bote
Ne kete teme do ju tregoj dhunen ndaj mediave qe kane ushtruar si qeverite socialiste, ashtu dhe ajo aktuale e demokrateve.
Referenca:
http://www.rsf.org/
http://en.wikipedia.org/wiki/Templa...s_freedom_index
8 Nentor 2001
Prit ta fillojme nga fillimi
Nikolle Lesi kercenohet me arme nga nje i panjohur. Ka mundesi te kete qene prej ndonje artikulli te botuar.
3 Shkurt 2002
Ylli Rakipi, botues i gazetes Albania, kercenohet me vdekje nga Nard Ndoka, atehere krahu i Nanos.
Nard Ndoka i thote gazetarit "Une vras çdo njeri per Fatos Nanon".
Po ne ate vit qeveria dergon pese kontrolle te ndryshme tek gazeta dhe televizioni Koha. Grupi mediatik ndeshkohet disa here pas kritikave ndaj kryeministrit Nano.
14 Tetor 2003
Ministri i brendshem, Luan Rama, godet gazetarin e Gjeli Vizion, Ilir Babaramo. Gjate agresionit marrin pjese edhe bodyguardet e ministrit.
Gazetari kishte qene kritik ndaj qeverise se PS-se.
Te nesermen plasin protestat dhe ministri shkarkohet me 20 Tetor per rrahjen e gazetarit.
26 Qershor 2005
Gjate nje emisioni mbi zgjidhjet e ardhshme kryetari i bashkise se Korçes, Robert Damo (PD), godet ne fytyre dhe ne trup gazetaren Juliana Dhimitri (Top Channel). Pastaj sulet ta kape dhe e perplas pas murit. I mer kameran dhe ia leshon drejt saj. Vajza mundohet te kerkoje ndihme ne telefon, por Robert Damo i merr telefonin. Me pas e fut ne nje dhome prane dhe vazhdon ta keqtrajtoje. Bodyguardet e tij nderkohe i thonin fjale te ndyra dhe ofendime.
Vajza perfundon ne spital disa dite. Kur u kthye ne shtepi ministria e rendit i jap nje skorte per te evituar goditje te tjera nga Robert Damo.
Krimineli qe drejtonte bashkine e Korçes tha se ngjarja nuk ka ndodhur, edhe pse ishte regjistruar gjithshka ne video.
Ne permbledhjen e shoqates se gazetareve theksohet deri me 30 Qershor 2005 (4 dite pas ngjarjes), asnje anetar i PD-se nuk e ka denuar ngjarjen.
19 Dhjetor 2005
Hidhet bombe ne zyrat e gazetes me te madhe ne Shqiperi (Shekulli).
Dy te panjohur thyejne xhamat e zyres qendrore dhe hedhin nje pako bombe. Pakoja permbante 220 gr eksploziv.
4 Shtator 2008
Keshilli Kombetar i Radio Televizioneve gjobit me 7000 euro NEWS24 sepse transmetoi nje spot te G99, ku ironizohej ftesa e kryeministrit per te derguar sms ne telefonin e tij celular. KKRT paralajmeroi se edhe Vizion+ do gjobitej po te transmetonte spotin.
Shoqata e gazetareve nderkombetare i kujton Shqiperise se televizionet jane te lira te publikojne çdo lloj materiali, perfshire ato satirizuese. KKRT iu pergjigj se gjoba u vu ne baze te nenit 55 (ahh ky nen) qe nuk lejon propagande partiake jashte periudhave elektorale. Megjithate G99 nuk eshte parti dhe nuk kishte aresye te konsiderohej satira ndaj kryeministrit si propagande partiake.
http://www.rsf.org/TV-station-fined...oadcasting.html
me pelqeu *jashte*mase renditja jone ne vite
me ben pershtypje shume pozitive fakti qe qeverite shqiptare nder vite mendojne se sa me i madhe te jete numri
2003: Vendi 34 ne bote
2004: Vendi 50 ne bote
2005: Vendi 62 ne bote
2006: Vendi 80 ne bote
2007: Vendi 87 ne bote
2008: Vendi 79 ne bote
2009: Vendi 88 ne bote
aq me teper jane *rritur* te drejtat dhe liria e fjales
kjo mendoj une eshte arsyeja me e mundeshme perse kemi perfunduar ne vendin e 88,kjo rradhitje eshte sivjet,,,pasi besoj qe qeveria jone do e mbaje fjalet t'a rrise shifren vitin tjeter//////besoj do jemi ne vendin e 120......(ose dhe me lart--metodat e torturave sa vijne e perfeksionohen--dhe ne jemi vend qe e ndjekim teknologjine e larte)
Dhjetor 2007
Shteti i heq gazetes TEMA kontraten e qerase me vendim te posatshem. Publikuesi i saj, Mero Baze, e çon problemin ne gjyq. Pas 13 muajsh, me 6 Janar 2009, gjykata vendos se shlyerja e kontrates eshte e paligjshme dhe shteti nuk ka te drejte..
Shteti pret 3 dite dhe rrethon redaksine me police.
9 Janar 2009
Redaksia e gazetes TEMA rrethohet me polici dhe punonjesit nuk lejohen te hyjne. Pretendohet se ka skaduar kontrata e qerase dhe nuk merret parasysh fare vendimi i gjyqit.
Shoqata e gazetareve nderkombetare i kerkon ministrit te brendshem, Bujar Nishani, te largoje policine dhe te zbatoje vendimet e gjykates. Shoqata ve ne dukje se gazeta Tema ka publikuar raste korrupsioni te qeveritareve.
http://www.rsf.org/Police-prevent-staff-of-Tirana.html
Re: 3 Shkurt 2002
Citim:Hahahahahaha. Ta degjoje sot si bertiste si gomar per Edi Ramen.
Po citoj ato që tha Fajtori
Ylli Rakipi, botues i gazetes Albania, kercenohet me vdekje nga Nard Ndoka, atehere krahu i Nanos.
Nard Ndoka i thote gazetarit "Une vras çdo njeri per Fatos Nanon".
Po ne ate vit qeveria dergon pese kontrolle te ndryshme tek gazeta dhe televizioni Koha. Grupi mediatik ndeshkohet disa here pas kritikave ndaj kryeministrit Nano.

Po me Tvsh çkane?
Qe Tvsh eshte nje vegel e qeverise kjo dihet, keshtu ka qene dhe keshtu do te jete ... ndoshta pergjithmone.
Tani nuk po hap sondazh sa vete e ndjekin tvsh sepse e kam te veshtire te gjej ndonje qe ndjek tvsh ne vend te Top-vizion- news24 apo Klan e oranews apo alsat.
Por ne nje kohe qe jemi ne epoken e internetit dhe te tv private me duket absurde sulmi qe i ben Veliaj apo Gjinushi tvsh si televizioni me i ndjekur ne Shqiperi.
Rrogetare jane ata, hip se te vrava, zdryp se te vrava.
29 Korrik 2010
OSBE shpreh shqetësim për gazetarine investigative ne Shqiperi
Organizata për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë, OSBE, publikoi sot raportin vjetor mbi lirinë e mediave ku në kapitullin për Shqipërinë shprehet shqetësimi për pasojat që lindin nga gazetaria investigative dhe dëmi që I shkaktohet këtij lloji të gazetarisë.
Në kapitullin e raportit të OSBE-së për Shqipërinë përmendet shqetësimi i përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias, Mijatovic lidhur me rastin "Pango"dhe dënimin me gjobë 400.000 euro ndaj televizionit Top-Channel, shqetësim i cili i është bërë me dije edhe autoriteteve shqiptare:
“Më 28 Qershor, ju adresova autoriteteve më të larta shqiptare rreth rastit “Pango”. Në një letër drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta dhe Ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani ju shpreha shqetësimin rreth vendimit të Gjykatës së Rethitë të Tiranës për të urdhëruar TV Top Channel që të paguajë 400 mijë euro për të dëmshpërblyer dëmin moral që iu bë Ministrit të Turizmit, Ylli Pango rreth një video ku ministry kërkon favore në këmbim të një vendi pune”.
“Gjatë takimit informal që kam patur më pas më 16 Korrik në Shqipëri me Ministrin Meta Iikërkova të kthejë vëmendjen në rastin e mësipërm. Ministri Meta më tha se do ti dërgojë letër Presidentit të Shqipërisë që është njëkohësisht dhe kreu i lartë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ta rishikojë cështjen. Unë i ofrova zotit Meta mbështetjen e plotë të zyrës time për të asistuar Shqipërinë me reformat e saj të kornizës ligjore të medias”, tha Mijatovic.
Citim:2010: Vendi 80 ne bote.
Po citoj ato që tha lubi
me pelqeu *jashte*mase renditja jone ne vite
me ben pershtypje shume pozitive fakti qe qeverite shqiptare nder vite mendojne se sa me i madhe te jete numri
2003: Vendi 34 ne bote
2004: Vendi 50 ne bote
2005: Vendi 62 ne bote
2006: Vendi 80 ne bote
2007: Vendi 87 ne bote
2008: Vendi 79 ne bote
2009: Vendi 88 ne bote
aq me teper jane *rritur* te drejtat dhe liria e fjales
kjo mendoj une eshte arsyeja me e mundeshme perse kemi perfunduar ne vendin e 88,kjo rradhitje eshte sivjet,,,pasi besoj qe qeveria jone do e mbaje fjalet t'a rrise shifren vitin tjeter//////besoj do jemi ne vendin e 120......(ose dhe me lart--metodat e torturave sa vijne e perfeksionohen--dhe ne jemi vend qe e ndjekim teknologjine e larte)
Padronët e dhunshëm të Bulqizës
Nderkohe qe Erald Gibbs deshmon per dhunen dhe kercenimet qe ka marre ne veten e pare si gazetar, nje tjeter kronike vjen nga Top Channel. Ketu aferet dhe konfliktet e boseve te minierave te Bulqizes i kanosen gazetareve para kamerave, madje ia thyejne ato. Kusurin shikojeni vete:
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.