Forumi Horizont
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte të tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Atletika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5488)


Postuar nga qershor13 datë 19 Shtator 2003 - 13:49:

Cool Atletika.

Kampioni I Botës në garën e 5000 metrave Elijun Kipçoge ka deklaruar se mund të mos marrë pjesë në Lojrat afrikane që do të zhvillohen në Nigeri si pasojë e një dëmtimë të pësuar gjatë një séance stërvitore.


Postuar nga qershor13 datë 28 Janar 2004 - 22:21:

Percaktohet ekipi kombetar per Kampionatin Ballkanik.

Ekipet Kombetare te Atletikes shqiptare po pergaditen per Kampionatin ballkanik. Federata Shqiptare e Atletikes (FSHA) ka percaktuar ekipin kombetar, qe do te marre pjese ne Kampionatin e 11-te Ballkanik te sallave te mbyllura, qe do te nise ne fund te ketij muaji ne Athine. Komisioni teknik i federates ka perzgjedhur shtate femra dhe nente meshkuj, qe do te marrin pjese ne kete veprimtari nderkombetare. Atletet shqiptare po vazhdojne stervitjet intensive nen drejtimin e trajnereve Vildan Tufi, Liljana Karanxha dhe Liljana Bejleri. Atletet e ekipit kombetar u perzgjodhen pas zhvillimit te kampionatit kombetar individual ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ne fillim te kesaj jave. Ne kete aktivitet te pare per kete vit nga ana e Federates Shqiptare te Atletikes, moren pjese 30 atlete te 7 klubeve sportive nga Tirana dhe rrethet si, Tirana, Dinamo, Teuta,Partizani, Skenderbeu,Vllaznia etj.


Postuar nga qershor13 datë 20 Shkurt 2004 - 21:28:

Kampionia e 100 metrave ka deklaruar se vetëm talenti dhe stërvitja e bëjnë fituese.
Xhons: Do të fitoj edhe nëse merrni doping

Marion Xhons është përpjekur ta largojë emrin e saj nga vorbullat e skandaleve të dopingut, që kanë përfshirë atletikën gjatë kohëve të fundit. "Edhe nëse ju merrni doping, unë do t'ju mund," - tha kampionia olimpike e 100 metrave nga Birmingami i Anglisë, ku do të marrë pjesë në takimin e ambienteve të mbyllura. Xhonsi, e cila është rikthyer në sport pas një mungese 1-vjeçare, gjatë së cilës lindi një fëmijë, do të zhvillojë të premten garën e dytë të saj gjatë këtij sezoni. Dhe duket se është e gatshme të mposhtë këdo që do ta rivalizojë. "Në rast se unë bëj gjithçka si duhet dhe stërvitem 100%, me nivelin e talentit dhe me besimin tim, edhe në rast se ju përpiqeni të bëni me hile, unë gjithsesi do të fitoj," - tha ajo. Fituesja e 5 medaljeve në Lojërat Olimpike "Sidnei 2000", e cila jeton në Raleih, nuk u trembet hileqarëve dhe ka konfirmuar se është e pastër nga dopingu. Por ajo u ftua të dëshmojë para jurisë federale në San-Francisko, që hetoi laboratorin "Balco". 4 persona të lidhur me laboratorin akuzohen se u kanë shpërndarë steroidë "yjeve" të sportit. Në skandalin e "Balco"-s u përfshinë emra të njohur të atletikës, si kampionët botërorë të sprintit Kelli Uajt dhe Duein Çambers. Uajti doli pozitive për stimulantin e modafinilit dhe mund të humbasë medaljet e fituara në kampionatin botëror të Parisit, ndërsa Çambersi doli pozitiv për steroidin e THG-së. "Unë e di se, nëse dikush është veçanërisht i pastër nga droga, ky jam unë. Por nuk mund të flas për atletët e tjerë. Për mua, të jesh pjesë e një përqindjeje të tillë është plotësisht e padrejtë. Unë di vetëm se çfarë po bëj unë. Unë po stërvitem shumë dhe mbështes një sport pa drogë," - tha ajo. Xhonsi, 8 muaj më parë, lindi një djalë me rekordmenin botëror të 100m, Tim Montgomeri. Më 6 shkurt, ajo fitoi garën e 60 metrave në Lojërat e Millrousit në Nju-Jork, që ishte konkurrimi i saj i parë që prej shtatorit të 2002-shit. Të premten ajo do të konkurrojë në garën e 60m dhe në kërcim së gjati. Në Millrous, koha e dhënë prej saj ishte 7.21 sekonda, por në konkurrimin e Birmingamit ajo do të përballet me kampionen ukrainase Zhana Bllok, çka do të thotë se amerikanes do t'i duhet të dhurojë një paraqitje shumë më të mirë, në rast se dëshiron të fitojë.


Postuar nga qershor13 datë 20 Shkurt 2004 - 21:31:

Çambersi del para komisionit disiplinor

Duein Çambers, kampioni evropian i 100 metrave, është paraqitur të enjten para komisionit disiplinor, që do të gjykojë përgjegjësinë e tij lidhur me rezultatet pozitive në testin antidoping. Ky komision mund të japë një dënim 2-vjeçar ndaj britanikut, çka do të thotë fund i karrierës së tij sportive. Çambersi ishte një ndër 5 atletët që dolën pozitivë për steroidin tetrahidrogestrinon (THG) gjatë vitit të kaluar. Ai ka mohuar ta ketë marrë me vetëdije substancën e ndaluar, pasi doli pozitiv në një test jashtë konkurrimi. Çambersi, i shoqëruar nga avokati i tij, Graham Shiër, do të merret në pyetje nga juristë të Federatës Angleze të Atletikës. Trajneri i Çambersit, Remi Korshemni, është një ndër 4 të akuzuarit e jurisë federale që hetoi laboratorin "Balco", që dyshohet të jetë prodhuesi dhe shpërndarësi i kësaj substance.


Postuar nga qershor13 datë 09 Mars 2004 - 22:50:

Nje rekord per Mutolan: titulli i gjashte boteror

Me nje ckujdesje prej kampione, atletja nga Mozambiku Maria Mutola, arrin pa veshtiresi shifren rekord: per te gjashten here behet kampione e botes ne salla te mbyllura, pasi dje ne diten e fundit te boterorit te Budapestit triumfon ne 800 metra. Nderkohe qe ndodh dhe deshtimi befasues: amerikanja Gail Devers nuk arrin te kompletoje suksesin ne 60 metra me ate ne 60 m/p. 31-vjecarja Mutola, kaloi atletin kubanez te kercimit se gjati, Ivan Pedroso, me pese tituj boteror, duke shenuar emrin e saj ne historine e ketij sporti. Por festa e saj u erresua disi kur nga fituesja e medaljes se argjendte, sllovenes Jolanda Ceplak u ngrit akuza se Mutola e kishte shtyre ate gjate gares. Boterori u dominua nga skuadra ruse, qe perfundoi ne vendin e pare ne renditjen per medalje-tete, dy here me shume se skuadra amerikane. Dominimi i skuadres ruse u shoqerua dje me nje rekord te ri boteror, kur ne stafeten 4x400 metra, "kuarteti" i udhehequr nga Natalia Nazarova arkivoi shifrat e meparshme botere, vendosur pese vjet me pare. Ky ishte rekordi i trete boteror per skuadren ruse te fermave, qe pasoi ato ne garen e kercimit me shkop dhe ne kercim trehapesh. Atletja ruse, Tatjana Lebedeva e konfirmoi veten si e jashtezakonshme ku medaljes se arte ne kercim trehapesh (tre rekorde boterore), i shtoi dhe ate ne kercim se gjati. Rruga e titujve boteror ne salla te mbyllura per Mutolan filloi me 1993 dhe u nderpre pas gjashte vjetesh kur cekja Ludmila Formanova e mundi permes nje sprinti ne fundin e gares. Nga viti 1999, mozambiksja 31-vjecare, nuk eshte mundur ne asnje gare te rendesishme te atletikes. "Asnjehere nuk kam enderruar se mund te fitoja gjashte tituj boterore, theksoi Mutola. Kur fitova medaljen e pare te arte me 1993 mendova se mund te arrija ne nje ose dy tituj te tjere".


Postuar nga qershor13 datë 29 Qershor 2004 - 16:25:

Arrow Përcaktohet ekipi kombëtar i ballkaniadës.

Dje, Federata Shqiptare e Atletikës ka zhvilluar njekohësisht mbledhjen e komisionit teknik dhe të kryesisë, me qëllim përcaktimin e ekipit tonë kombëtar që do të përfaqësohet në Kampionatin Ballkanik, që do të zhvillohet nga data 3-4 korrik në Turqi. Bazuar në propozimet e komisionit teknik, kryesia e FSHA-së vendosi që ekipi ynë kombëtar të ketë këtë përbërje: meshkuj: Dorian Çollaku (çekiç-disk), Elton Bitincka (110m/p), Admir Bregu (së gjati), Vladimir Sokoli (shtizë), Ervin Rota (800m-1500m) Sokol Shepeteja (100m-200m) Albert Marashi (400m). Femra: Klodiana Shala (400m-400m/p), Anila Meta (100 m/p), Laura Derhemi (së gjati-së larti), Enxhi Toska (çekiç), Monika Bakllava (100m-200m). Trajnerë: Gëzim Mema, Liliana Bejleri, Vaso Selenica, Vildan Tufi dhe Taulant Stërmasi.


Postuar nga qershor13 datë 29 Qershor 2004 - 16:26:

FSHA: Në olimpiadë Klodiana Shala.

Atletja femër që do të përfaqësojë atletikën shqiptare në Lojërat Olimpike "Athinë 2004" do të jetë Klodiana Shala. Ky është vendimi më i fundit i kryesisë së Federatës Shqiptare të Atletikës. Siç dihet, për atletikën ka dy ftesa pjesëmarrjeje, një për meshkuj dhe një për femra. Tashmë atleti Dorian Çollaku shkon në këto lojëra pasi ka kapur normën e përfaqësimit, ndërsa Klodiana Shala, edhe nëse s'e kap normën e përfaqësimit, e ka të sigurt përfaqësimin. Kryesia ka vendosur që ftesa të ketë emrin e atletes Klodiana Shala.


Postuar nga qershor13 datë 06 Korrik 2004 - 16:03:

Feofanova, rekord të ri në kërcim me shkop.

Një tjetër rezultat i shkëlqyer i atletes ruse Svjetllana Feofanova, e cila në turneun "Grand Prix" të Athinës ka vendosur një rekord të ri botëror për femra në kërcimin me shkop. Feofanova, në garën e djeshme të zhvilluar në Tsiklitiria (Athinë), ka kërcyer 4.88 metra, duke e thyer një centimetër rekordin e mëparshëm (4.87 metra), rekord që mbahej nga një tjetër ruse, Jelena Isinbajeva. Një rezultat i shkëlqyer i atletes së mirënjohur ruse, e cila hedh kandidaturën e saj për një medalje të artë në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Athinë.


Postuar nga qershor13 datë 19 Korrik 2004 - 13:54:

Kampionati amerikan i afrohet fundit

Melvin Lister, atleti i 3-hapëshit, ka dhuruar rezultatin më mbresëlënës të ditës së parafundit në kampionatin amerikan, që po zhvillohet në Sakramento dhe do të përcaktojë ekipin që do të konkurrojë në Lojërat Olimpike të Athinës. 26-vjeçari e përmirësoi me 70 centimetra rekordin e karrierës së tij, duke fluturuar plot 17.78 metra, rezultati më i mirë i kësaj disipline këtë vit. Listeri, që ka ruajtur përpjekjen e tij më të mirë për në fund, la pas Uolltër Devisin, me 17.63m dhe Kenta Bell, me 17.58m, për të siguruar një vend në olimpiadën e muajit të ardhshëm. Rezultati i dhënë prej tij ka qenë i 11-ti më i miri i të gjitha kohëve. Në 10-garësh, kampioni i botës, Tom Papas, pësoi një humbje shokuese ndaj Brajan Kleitit, i cili ka dhënë 3 rezultate më të mira të karrierës për të dalë në krye të renditjes në ditën e fundit të 10-garëshit. Klei fitoi 8.660 pikë, kundrej 8.517 të Papasit. Në garën e 400 metrave për femra, Monika Henagan dha rezultatin e saj më të mirë, për të fituar garën me kohën e 2-të më të shpejtë të vitit. Henagani dha kohën 49"56, për të lënë pas të renë Sania Riçards, me 49"89.


Postuar nga qershor13 datë 19 Korrik 2004 - 13:55:

Xhonsi tërhiqet nga 200-metërshi.

Marion Xhons ka vendosur të tërhiqet nga finalja e 200 metrave në eliminatoret e Sakramentos. Sipas një burimi pranë 3 herë kampiones olimpike të Lojërave Olimpike të vitit 2000, Xhonsi vendosi të tërhiqej për t'u përqendruar në garën e kërcimit së gjati. Kjo është disiplina e vetme ku ajo ka mundur të kualifikohet deri më tani, pas dështimit në 100 dhe 200 metra. Ish-kampionia po përgatitet gjithashtu për të siguruar një vend në ekipin amerikan të stafetës 4x100 metra. I njëjti burim ka thënë gjithashtu se Marioni nuk vuan nga asnjë dëmtim. Xhonsi është shprehur e gatshme të konkurrojë edhe në garën e 100m, ku ajo u rendit e 5-ta, në rast se ndonjë prej atleteve që kanë siguruar kualifikimin vendos të tërhiqet.


Postuar nga qershor13 datë 19 Korrik 2004 - 15:01:

Toska dhe Bitincka, modestë në botëror.

Është zhvilluar në Itali Kampionati Botëror i të Rinjve në Atletikë "Grosseto 2004". Ashtu siç kemi bërë të ditur, në këtë aktivitet janë përfaqësuar dhe dy atletë shqiptarë, konkretisht Enxhi Toska në hedhjen e çekiçit dhe Elton Bitincka në 110 metra me pengesa. Rezultati më i mirë ka qenë ai i Elton Bitinckës, i cili ka kapur kohën 14.31, duke u renditur i 6-ti në baterinë e dytë me 8 korsi. Ky është rezultati i tij më i mirë. Ndërsa Enxhi Toska e ka mbyllur garën e saj në hedhje çekiçi me rezultatin 52.83 metra. Ajo është renditur në vendin e 12-të, nga 15 pjesëmarrëse në këtë garë. Sipas presidentit të FSHA-së, Artan Shyti, rezultatet e atletëve tanë kanë qenë modeste për vetë faktin se bëhej fjalë për një aktivitet të përmasave Botërore. "Janë shumë faktorë që ndikojnë në këto gara. Të gjitha atletët pjesëmrrës ishin nën nivelin e tyre më të mirë për arsye të emocioneve të shumta që mbart një aktivitet i tillë. Gjithsesi, për ne, si federatë, rezultatet e atletëve tanë nuk mund të konsiderohen të dobëta, por as shumë të mira,"- ka thënë presidenti Shyti. Këta dy sportistë do të jenë pjesë e ekipit tonë kombëtar që do të përfaqësohet në kampionatin ballkanik të të rinjve, që zhvillohet në Banja Luka të Bosnjë-Hercegovinës.


Postuar nga qershor13 datë 19 Korrik 2004 - 15:02:

Kupa e Shqipërisë, të dielën në "Qemal Stafa"

Atletikë: "Mbretëresha" e sporteve mbyll të dielën aktivitetet e vitit 2004.


Kupa e Shqipërisë në atletikë, e cila ishte parashikuar për t'u zhvilluar më 15 korrik, do të zhvillohet më 18 korrik. Ky është dhe aktiviteti i fundit kombëtar për këtë vit i Federatës Shqiptare të Atletikës. Ky aktivitet do të shërbejë dhe si një ceremoni mbyllëse për të gjithë kampionët e të gjitha moshave dhe kategorive të vitit 2004. Atletët shqiptarë do të kenë mundësinë e fundit për të arritur rezultatet e tyre më të mira, që do të shënohen në statistikat e FSHA-së. Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Atletikës, garat e këtij aktiviteti do të zhillohen brenda një dite në ndryshim nga gara që zhvillon kjo federatë. Por pista e stadiumit "Qemal Stafa" do të jetë e gjitha për atletikën, pasi garat do të fillojnë që në orën 9.00 të mëngjesit me disiplinën e hedhjes së çekiçit, garat e së cilës zhvillohen në kompleksin sportiv "Dinamo", për të vazhduar në orën 16.00 me garat e vrapimit dhe të kërcimeve që do të zhvillohen në pistën e stadiumit "Qemal Stafa". Nga ky aktivitet do të shpallen dy ekipet fituese si për meshkuj dhe për femra. Në këtë kupë do të marrin pjesë të gjithë sportistët shqiptare dhe të gjitha ekipet me sportistët e tyre më të mirë, për t'u dhënë shansin e fundit për ndonjë përmirësim në rezultatet e tyre. Konkretisht, ekipet pjesëmarrëse janë: Tirana, Studenti, Partizani, Mjeshtëria Sportive Durrës, Vllaznia, Skënderbeu, Flamurtari, Elbasani, Besëlidhja etj. Ky aktivitet zhvillohet vetëm 10 ditë para kampionatit ballkanik të të rinjve, që zhvillohet në Banja Luka të Bosnjë Hercegovinës. Madje për të gjithë të rinjtë do të jetë një test më vete për të përfaqësuar më pas kombëtaren shqiptare në këtë kampionat ballkanik. Femrat e Skënderbeut, pretendente për kupën Ekipi i Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë do të jetë një nga pretendentët kryesorë për fitimin e saj, sidomos për femra. Siç mësohet, Skënderbeu do të përfaqësohet të dielën në pistën e "Qemal Stafës" me një ekip të plotë dhe synon të marrë trofeun e fundit të vitit. Vetë kryetrajneri i Skënderbeut, Juxhin Çili, në prag të Kupës së Shqipërisë, për gazetën do të pohonte: "Është e vërtetë që do të përfaqësohemi në këtë aktivitet të fundit për vitin 2004 me një ekip të plotë, madje me sportistët më të mirë. Do të synojmë në radhë të parë që shumë atletë të arrijnë rezultatet e tyre më të mira dhe më pas të pretendojmë për më shumë. Ky është një shans i mirë edhe për atletët e rinj, që do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik të të rinjve, ndaj shpresoj të jetë një aktivitet më rezultate të mira. Për Skënderbeun, gjithçka është gati dhe rezultatet do t'i tregojë pista e stadiumit "Qemal Stafa" ditën e diel. "Me pak fjalë, "mbretëresha" e sporteve, atletika, në këtë fundjavë do t'u japë fund aktiviteteve kombëtare në Shqipëri, për të arritur më pas në konkluzionin se çfarë ka arritur të bëjë në vitin 2004. Kupa e Shqipërisë është shansi i fundit për të gjithë sportistët shqiptarë.


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 03 Nëntor 2005 - 21:05:

o qeshori po ku i mer keto infot ti?

Me hoqe mallin e viteve te mia ne sport.

Kam qen the une atlete dikur "champion"
me te rijnt.por tani e kam len.
Tranjere kam pasur Liljana Karanxhen.
Dhe ate Elton Bitincken e kam pasur ne ekip para se te shkonte ne
Italy.

me hoqe mallin o qeshor...

rrespekte engjelli


Postuar nga al74 datë 17 Gusht 2009 - 01:21:

Hysein Bolt zbret nga Marsi per te vendosur recordin e ri te 100 metrave ne 9.58....fenomenal!


 
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.