Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Tirana 21 Janar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18253)
Tirana 21 Janar 2011
“Errësira nuk largohet me errësirë, vetëm drita mund ta largojë. Urrejtja s’mund të largohet me urrejtje, vetëm dashuria mund ta largojë. Urrejtja shumëfishon urrejtje e dhuna shumëfishon dhunë. Rezistenca shumëfishon rezistencë në një spirale zbritëse të shkatërrimit … Lufta prodhon luftë. Reaksion zinxhir i së keqes duhet këputur ose ne do të zhytemi në humnerët e errët të asgjesimit”
Martin Luther King
Tirana sot qe e trishtë. Re tymi u lëshuan mbi të .
Tirana sot qe e mjerë tek kuptonte se qytetarët e saj nuk mendojnë për të , nuk mendojnë për veten.
Shqipëria kupton dhe një herë që qytetarët e saj kanë mbetur të vegjël, mjerisht.
Sot për një sekond secilit nga ne i shkoi në mendje më e keqja dhe menduam (të paktën një pjesë) që s’kemi nxënë asgjë nga e kaluara. Para nisjes së demostratës, por dhe gjatë kohës së zhvillimit dhe zhvillimeve të saj , isha në punë. Ndoshta në një rast tjetër , me një qëllim më qytetar, vetedashës e atdhedashës në të njëjtën kohë , do kisha dashur të isha aty. Ndërsa protesta pritej të nisej, nganjë bisedë me dikë, personi në fjalë tha dicka që më ngeli në mendje : “ Fjala ‘popull’ nuk më ka vend, ne nuk jemi ‘popull’, ne jemi QYTETARË TË SHQIPËRISË, dhe si të tillë , ky atribut na vetëngarkon me përgjegjësi qytetare” .
Nëse do ju pyes në mënyrën më të sinqertë: Kush iua siguron bukën e gojës , veshjen , arsimimin , mirëqenien e gjithcka për të cilën keni nevojë? Mos vallë bien nga qielli? Kanë qënë dhe janë prindërit tanë , jam unë , je ti , është ai. Jemi ne pra. Asnjë parti nuk e bën . Një parti, cilado qoftë, siguron ‘ushqim’ vetëm për veten e saj .
Sot tek shihje Tiranën mes dhunës, trishtoheshe e njëkohësisht të vinte turp . Është tejet e prekëse tek sheh fytyra të vrara nga të keqjetuarit, keqrritja apo kequshqyerja, për të cilët nuk kujdeset askush përvec shpatullave të tyre, tek sulmojnë “njëri tjetrin” në emër të karrigeve të “të mëdhenjve” dhe jo në emër të interesave të tyre.
Një palmë u dogj para Kryeministrisë .
Ne nuk na duhet një palmë e djegur , ne nuk na duhet një makinë e djegur.
Ne nuk na duhet një boulevard i shkatërruar . Ne nuk na duhet një Tiranë e Shqipëri e dhunshme .Ne na duhet një shkollë e re, na duhet një universitet i ri . Ne na duhen vende pune . Na duhet një lulishte, një park ,një boulevard, një bibliotekë, një teatër. Ne kemi nevojë për një buzëqeshje . Na duhet një shtrëngim duarsh.
Le të kujdesen vetë pushtetarët për karriget e tyre . Iu siguroj që është gjëja që dinë të bëjnë më mirë .
Ku ishin organizatorët e demostratës, pse nuk ishin në krye të demostruesve? Kush u vra , qëllua ? Qytetari i thjeshtë. Mos vallë ndokush nga krerët e shtetit ? Mos vallë organizatorët e demostratës? Kush e pësoi sërish? Përsëri qytetari i thjeshtë. Kështu do jetë ngahera.
Po, duhet demostruar , si një e drejtë e pamohueshme .
Duhet protesuar nga mëngjesi deri në mbrëmje , si një qytetar i denjë i vendit, për një spital , për një përkujdesje të cilën ke të drejtë ta përftosh. Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për ujë , për drita. Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për vende pune . Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për një shkollë te re, për cilësi në mësimdhënie. Duhet protestuar nga mëngjesi në darkë për një universitet të denjë . Duhet protestuar nga mëngjesi në darkë , për cdo padrejtësi të bërë mbi ty , si qytetar i denjë për vendin.
Por jo! Sot pamë e konstatuam me fytyra të vrenjtura se nuk protestojmë për të tilla gjëra sepse ne na interesojnë partitë, mirëqenia e tyre , sepse ato na ushqejnë cdo ditë me vrerin e tyre, sepse ne duam të merremi me politikë 24 orë ndërkohë që niveli yne i jetesës është mjeran. S’kemi nevojë të protestojmë për asgjë, meqë të gjitha i kemi të siguruara në një vend të varfër si i yni. Ne nuk kemi politikanë vizionarë. Udhëheqësit tanë nuk i duan qytetarët e këtij vendi.
Lind nevoja të kujdesemi për veten , interesat tona. Të zgjohemi cdo ditë me mendimin se një hap përpara sot, një ditë më e mirë nesër. Të bëjmë si duhet punën që na është caktuar. Të studiojmë , të marrim sa më shumë dije të jetë e mundur, të jemi të informuar për cfarë na rrethon . Psikologjia e një kombi është pasqyra e pastër e kulturës së tij.
Në një shtet demokratik , me një demokraci të brishtë si Shqipëria, ka vend për protesta nga mëngjesi deri në mbrëmje, por s’ka vend për gurë, s’ka vend për flakë e breshëri automatikësh . S’ka vend për dhunë.
Ishte tejet e trishtë të ishe sot vajza e një polici , e një demostruesi . Krejt e trishtë dhe dhembje e madhe të ishe vajza e një prej të vrarëve. Ne jemi qytetarë të Shqipërisë. Le të sillemi si të tillë . Si QYTETARË !
(C) Tirana Calling
Plotesisht dakort me kete shkrimin ketu siper. ka shume kohe qe artikuloj dhe une keto gjera. Perfundimi ja 3 jete njerzish qe u vrane, per te hapur plage te reja dhe mos zgjidhur asgje.
Ketu te con politka e deshtuar shqiptare!!!!! Turp keta duhet te ikin nje ore e me pare . Kane fytyre tani dhe dalin neper emisione televizive. Ku ishin keta politikane kur mijera njerez ta pafajshem viktime e manipulimeve partiake hengren dru dhe u vrane ne shesh.
Pse nuk doli njeri te qetesonte turmen?
Po ato e cuan turmen ne ate gjendje ato kete kerkonin njeri te thoshte qe e beri Sala tjerti qe e beri Edi .Angjel ti qe e di mire gjendjen reaguan policet ne fillim se une di qe jo eshte e vertet kjo gje?
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

Po citoj ato që tha AngelDevil
Jo Bionde nuk reaguan ne fillim qene teper te qete dhe pse i sulmuan. E beri politika e deshtuar Bionde.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Ajo nuk eshte politike Angjel eshte maskarallek, injorance ,poshtersi skam me epiteti per ti vene ...dhe c'eshte me e keqe skemi gjene me elementare humanitetin me vjen ne mendje nje skene makabre ne demostradat e 97 kur nje poloc e kishin lidh tek nje peme dhe i gjuanin me shqelma ne fytyre ndoshta dikujt i kujtohet kjo skene dhe sot kete pashe .
Re: Tirana 21 Janar 2011
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
“Errësira nuk largohet me errësirë, vetëm drita mund ta largojë. Urrejtja s’mund të largohet me urrejtje, vetëm dashuria mund ta largojë. Urrejtja shumëfishon urrejtje e dhuna shumëfishon dhunë. Rezistenca shumëfishon rezistencë në një spirale zbritëse të shkatërrimit … Lufta prodhon luftë. Reaksion zinxhir i së keqes duhet këputur ose ne do të zhytemi në humnerët e errët të asgjesimit”
Martin Luther King
Tirana sot qe e trishtë. Re tymi u lëshuan mbi të .
Tirana sot qe e mjerë tek kuptonte se qytetarët e saj nuk mendojnë për të , nuk mendojnë për veten.
Shqipëria kupton dhe një herë që qytetarët e saj kanë mbetur të vegjël, mjerisht.
Sot për një sekond secilit nga ne i shkoi në mendje më e keqja dhe menduam (të paktën një pjesë) që s’kemi nxënë asgjë nga e kaluara. Para nisjes së demostratës, por dhe gjatë kohës së zhvillimit dhe zhvillimeve të saj , isha në punë. Ndoshta në një rast tjetër , me një qëllim më qytetar, vetedashës e atdhedashës në të njëjtën kohë , do kisha dashur të isha aty. Ndërsa protesta pritej të nisej, nganjë bisedë me dikë, personi në fjalë tha dicka që më ngeli në mendje : “ Fjala ‘popull’ nuk më ka vend, ne nuk jemi ‘popull’, ne jemi QYTETARË TË SHQIPËRISË, dhe si të tillë , ky atribut na vetëngarkon me përgjegjësi qytetare” .
Nëse do ju pyes në mënyrën më të sinqertë: Kush iua siguron bukën e gojës , veshjen , arsimimin , mirëqenien e gjithcka për të cilën keni nevojë? Mos vallë bien nga qielli? Kanë qënë dhe janë prindërit tanë , jam unë , je ti , është ai. Jemi ne pra. Asnjë parti nuk e bën . Një parti, cilado qoftë, siguron ‘ushqim’ vetëm për veten e saj .
Sot tek shihje Tiranën mes dhunës, trishtoheshe e njëkohësisht të vinte turp . Është tejet e prekëse tek sheh fytyra të vrara nga të keqjetuarit, keqrritja apo kequshqyerja, për të cilët nuk kujdeset askush përvec shpatullave të tyre, tek sulmojnë “njëri tjetrin” në emër të karrigeve të “të mëdhenjve” dhe jo në emër të interesave të tyre.
Një palmë u dogj para Kryeministrisë .
Ne nuk na duhet një palmë e djegur , ne nuk na duhet një makinë e djegur.
Ne nuk na duhet një boulevard i shkatërruar . Ne nuk na duhet një Tiranë e Shqipëri e dhunshme .Ne na duhet një shkollë e re, na duhet një universitet i ri . Ne na duhen vende pune . Na duhet një lulishte, një park ,një boulevard, një bibliotekë, një teatër. Ne kemi nevojë për një buzëqeshje . Na duhet një shtrëngim duarsh.
Le të kujdesen vetë pushtetarët për karriget e tyre . Iu siguroj që është gjëja që dinë të bëjnë më mirë .
Ku ishin organizatorët e demostratës, pse nuk ishin në krye të demostruesve? Kush u vra , qëllua ? Qytetari i thjeshtë. Mos vallë ndokush nga krerët e shtetit ? Mos vallë organizatorët e demostratës? Kush e pësoi sërish? Përsëri qytetari i thjeshtë. Kështu do jetë ngahera.
Po, duhet demostruar , si një e drejtë e pamohueshme .
Duhet protesuar nga mëngjesi deri në mbrëmje , si një qytetar i denjë i vendit, për një spital , për një përkujdesje të cilën ke të drejtë ta përftosh. Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për ujë , për drita. Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për vende pune . Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për një shkollë te re, për cilësi në mësimdhënie. Duhet protestuar nga mëngjesi në darkë për një universitet të denjë . Duhet protestuar nga mëngjesi në darkë , për cdo padrejtësi të bërë mbi ty , si qytetar i denjë për vendin.
Por jo! Sot pamë e konstatuam me fytyra të vrenjtura se nuk protestojmë për të tilla gjëra sepse ne na interesojnë partitë, mirëqenia e tyre , sepse ato na ushqejnë cdo ditë me vrerin e tyre, sepse ne duam të merremi me politikë 24 orë ndërkohë që niveli yne i jetesës është mjeran. S’kemi nevojë të protestojmë për asgjë, meqë të gjitha i kemi të siguruara në një vend të varfër si i yni. Ne nuk kemi politikanë vizionarë. Udhëheqësit tanë nuk i duan qytetarët e këtij vendi.
Lind nevoja të kujdesemi për veten , interesat tona. Të zgjohemi cdo ditë me mendimin se një hap përpara sot, një ditë më e mirë nesër. Të bëjmë si duhet punën që na është caktuar. Të studiojmë , të marrim sa më shumë dije të jetë e mundur, të jemi të informuar për cfarë na rrethon . Psikologjia e një kombi është pasqyra e pastër e kulturës së tij.
Në një shtet demokratik , me një demokraci të brishtë si Shqipëria, ka vend për protesta nga mëngjesi deri në mbrëmje, por s’ka vend për gurë, s’ka vend për flakë e breshëri automatikësh . S’ka vend për dhunë.
Ishte tejet e trishtë të ishe sot vajza e një polici , e një demostruesi . Krejt e trishtë dhe dhembje e madhe të ishe vajza e një prej të vrarëve. Ne jemi qytetarë të Shqipërisë. Le të sillemi si të tillë . Si QYTETARË !
(C) Tirana Calling
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Ajo nuk eshte politike Angjel eshte maskarallek, injorance ,poshtersi skam me epiteti per ti vene ...dhe c'eshte me e keqe skemi gjene me elementare humanitetin me vjen ne mendje nje skene makabre ne demostradat e 97 kur nje polic e kishin lidh tek nje peme dhe i gjuanin me shqelma ne fytyre ndoshta dikujt i kujtohet kjo skene dhe sot kete pashe .
Re: Re: Tirana 21 Janar 2011
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Shkrimi me i DOBET dhe me(e me dy pika laert) me pa VLERE qe kam lexuar ndonjehere!
Gjuha dhe llogjika e perdorur ne shkrim, duket si gjuha e nje te riu/reje ne bangat e shkolles fillore!
Eshte munduar te beje thjeshte letersi por, Politika nuk eshte letersi, eshte Shkence dhe kjo ose ai qe ka shkruar kete, duhet te njohi kete shkence pa te shkruaje per te!
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sot ne demostrate kishte police te fshehte brenda turmes qe piketonin njerez dhe u tregonin policeve te tjere qe ti kapnin.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sot ne demostrate kishte police te fshehte brenda turmes qe piketonin njerez dhe u tregonin policeve te tjere qe ti kapnin.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
E ke hipoteze ti kete apo kshu me te degjume?
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
pse Edi thoka qe polizia provokoi kur ishin te paret demostruesit qe fillun sulminn daj policeve...
Re: Re: Re: Tirana 21 Janar 2011
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
...Ajo qe pame sot ishte thjesht ambicje ... ambicje permes vdekjes.... fatkeqesisht eshte e turpshme dhe e dhimbshme
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk e di cfare thote Edi, por di qe ne 1998 pati grusht shteti dhe su vra asnje. Sot pati nje demostrate dhe u vrane 3. Te pakten ai qe doli ne video ishte fizikisht jashte territorit te kryeministrise. Dmth u vra per te tremb te tjeret. Gjeja vete llogjiken kesaj pune.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me te degjume pra. Plus qe te tille ka pas dhe me pare ne mitingje. Jane keto gjera qe e bene shik-un dhe policine te urryer ne kohe te Sales. Nuk i vrane kot ata police e shiksa ne 1997. Kishin bere gjynafe qe ia prune ne maje te hundes popullates. Ne Tirane shiku ishte zgjatim i PD-se. Makina pa targa vinin verdalle ne kohe zgjedhjesh dhe naten ruanin posterat e Sales. Njerezit arrestoheshin ose rriheshin thjesht per bindje politike. Edi Rama eshte vetem 1 prej atyre qe u rrahen barbarisht. Kjo s'ka te beje me aftesite e tij si politikan, por nuk mund te gjykohet nje xhest dhune i izoluar. Sikur nje prej te vrareve te ishte babi apo vellai juaj nuk besoj se do ju bente pershtypje te ekzekutonit gjithe familjen e atij qe qelloi. Dhuna behet relative. Dhe rritet ne proporcion me kundershtarin. Nuk behet qytetari kriminel pa kurrefare aresye.
Re: Re: Re: Re: Tirana 21 Janar 2011
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Po, Shqipria ka nevoje per nje Revolucion. Per nje Revolucion shoqeror e kulturor, per nje Revolucion ideologjik.
Shqipria dhe shqiptaret kane hyre thelle ne nje batak-llum te gjithanshem, te gjithfushsem dhe, ka ardhe koha qe shiptaret te "lahen" nga ai llum. te jetojne te lire ne mendime, te barabarte para ligjit. Prinderit te mos vetvriten sepse nuk kane cfare ti cojne femijve ne darke!
Keto gjera duhet te te vene ty Angel por dhe cilindo ne mendime dhe jo te mbroje ne nje fare forme nje qeveri qe ka pushtuar pushtetin duke e marre me vota te vjedhura!
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Dhuna e sotme pritej. Rrjedhimisht fajesoj direkt dirigjentet e ketij skenari per vdekjen e atyre njerezve te pafajshem.
Re: Re: Re: Re: Re: Tirana 21 Janar 2011
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Vizio te kuptoj shume mire; une nuk po mbroj Salen nuk po mbroj qeverine po flas thjesht duke u bazuar ne ato cka pashe e degjova sot.... Le te behet revolucion Vizio bile me thuaj dhe mua jam e gatshme por me thuaj kush do e beje cfare alternative me jep?Cfare fitojme nga dhuna nga lufta? Kujt i sherbeu vdekja e atyre te gjoreve sot qe dhe per ti varrosur sdo i lene rehat?
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Dihej dhe pritej mjere populli i thjeshte dhe ato njeres qe ishin atje ne krye te detyres .Ndoshta dikush ketu harron qe dhe policet kane prinder ,gra ,femije dhe atje ishin te detyruar te rrinin ... nje i afermi im sot kur i telefonova me tha "pse duhet te me gjuajne me gure ,me cadra me shishe te thyera kur me duhet te rri atje me skafander ne dore per te marre rrogen ke te shpetoj koken time apo te demostruesit ? i thashe "koken tende"...une e mendoj kshu ...
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Po, Bionde, eshte e drejte qe ai polic te mendoje ashtu"te mbroje koken e vet apo te domostruesit" por, ai ka nje ALTERNATIVE, TE BASHKOHET ME Demostruesit, te bashkohet me te drejten, te bashkohet me ato qe e paguajne=taksapaguesit, se pa taksat e tyre dhe ai nje dite do jete vete Demostrues!!!!
Sepse, ai nuk mbron nje pushtet legjitim, ai mbron Krimin, Mafjen, Varferine e vet dhe te njerzve te tije.
Me vjen keq qe s'i kupton keto gjera!![]()
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Faje ti me te vertet mendon qe kjo demostrate ishte nis si paqesore dhe nese midis tyre nuk kishte njeres qe donin te merrnin pushtetin me cdo kusht ? Une se besoj dhe skam per ta besuar kurre ndoshta gaboj por manipulimet e Edit kesaj here nuk shkuan ne port ...nese do kishte shtire polizia kunder demostruesve sdo kishte 4 te vdekur do kishte dhe me shume ...
Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
kush do ta garantoje policin- popullin - demonstruesit qe edhe pushteti/pushtetaret qe do vine nuk jane : krimi , mafia , dhe po ajo varferi ??
normalisht i kena pa te dyja partite![]()
Po kete po them dhe une o Faje po kush me degjon demostrusi kujton se do iki Berisha e do vije Edi e do haje me luge flori ...
Tani News24 po analizon Videon ku u vra nje demostrues dhe ja ku eshte Polici apo ushtari qe ka qelluar me arme zjarri...shenja me te kuqe, aty eshte ai qe ka gjuajtur. ne TV duket dhe shkendia e zjarrit te dale nga arma e atij dhe direkt ne ate moment rrezohet demostruesi!
Ja Faktet
Tani, mbas disa minutash do dali Edi rama ne konference shtypi, mbas publikimit te videos me kete analize te bere nga News24.
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Tani News24 po analizon Videon ku u vra nje demostrues dhe ja ku eshte Polici apo ushtari qe ka qelluar me arme zjarri...shenja me te kuqe, aty eshte ai qe ka gjuajtur. ne TV duket dhe shkendia e zjarrit te dale nga arma e atij dhe direkt ne ate moment rrezohet demostruesi!![]()
Ja Faktet
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Nqse ska polici ska shtet ... ka anarshi
Kujt i sherben anarshia Vizio?
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
PERSA KOHE NUK CENOHET DIREKT=BALLE PER BALLE personi qe ato mbrojne ose dhe Institucioni.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Pse nuk u cenua jeta e policeve dhe institucioneve sot?![]()
Nejse pak rendesi ka ... askush ska te drejte ti mare jeten tjetrit
Ngushellime familjareve... Jemi ne dite zije sot.
Naten Vizio
o Vizion
... pervoja e ka tregu qe ne momente te tilla , pra kur bohet demonstrate e tille - ke shume qe shkojne me abuzu , me thy me vjedh e ku di une ...
sado qe ke sa te duash qe jan te pakenaqur nga qeveria , pak shkojn ne tubime te tilla pasi dihen pasojat ( te gjithe e dime qe nuk e kena ate qytetari qe te bojme nji demostrate paqesore ) keshtu qe ca me thane .
te them vetem nje gje : autobuzat qe u nisen sot nga durresi per ne tirane u mbushen me zor , pasi gjith administrata e bashkise - dhe cfar jane qe punojne ne vendet e tjera qe varen nga bashkia - merren me apel : o hajde ne miting .. o rrezikon vendin e punes .
pa ja si thua ti ? le une njeri nga fisi im te shkoje dhe te bjer viktime e asaj demostrate ?? pse don Edi Rama me marr qeveri ....... po pse o Vizion nuk e di populli qe edhe Edi dhe kushdo politikan per veten e vet do mendoje ? pse kur bohet miting rrin ne maje te tribunes ai / edhe Sala kur ka pas kohen e vet - dhe kur bohen demostrata zhduken ??? tani del dhe i pikellum shume ai se vdiqen tre veta ........

Ketij Dritan Priftit kush ja dha viston qe te "mos kete frike dhe publikoje" kete videon e Rames?
SALI BERISHA-KANCER I SHQIPERISE
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Ketij Dritan Priftit kush ja dha viston qe te "mos kete frike dhe publikoje" kete videon e Rames?
KRIMINELI: Sali Berisha miting me kallash Lushnje 1997
O Vizio postoji anej nga tema e Berishes keto video me mire.
Vizo Saliu eshte KANCER per Shqiperine po Edi eshte MIGRENE ... kshuqe te dy jane semundje ska ndonje ndryshim vetem se populli eshte TRUPI qe mban keto semundje e nuk di si te sherohet ska ilac ...
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
O Vizio postoji anej nga tema e Berishes keto video me mire.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Vizo Saliu eshte KANCER per Shqiperine po Edi eshte MIGRENE ... kshuqe te dy jane semundje ska ndonje ndryshim vetem se populli eshte TRUPI qe mban keto semundje e nuk di si te sherohet ska ilac ...
O moj Shipni...:(((((
Maskarenjtë
ah kjo e ardhmja e Edit mer Vizo ... po e ben shume pershtypje gjith kjo ide e jotja qe ke patur ndaj gjith kesaj qe ndodhi !!!
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
ah kjo e ardhmja e Edit mer Vizo ... po e ben shume pershtypje gjith kjo ide e jotja qe ke patur ndaj gjith kesaj qe ndodhi !!!
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Pra?
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
ky po na therret e gjitheve mer te ngrihemi per lufte, deri tani ky kete gje ka bere ne kete forum !
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Serioziteti i situates eshte shume me i madh se shelgjishtet.
Po per ate jam dhe un , te them te drejten edhe un mendoj se kjo mesele eshte sh me e thelle sesa duket por mos harro se botes nuk i vjen keq me per ne dhe po behemi gazi i bote , me 4 persona te vrare as ne tunizi nuk ka ndodhur .....!
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.