Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)


Postuar nga qershor13 datë 05 Shkurt 2003 - 22:25:

Thumbs up FK Teuta

Urime skuadres te TEUTES dhe tr LIKA te vazhdojne ne kete rruge se vitin tjeter do te jemi ne kampionet e SHQIPERISE.Nje urim te vecante lojtarve te rinje te TEUTES si dhe gjithe tifozerise durrsake kudo neper bote.


Postuar nga qershor13 datë 11 Prill 2003 - 17:47:

Teuta nuk ndalet së fituari

Durrsakët kualifikohen në katërshen e kupës, pasi mundën 2-1 Flamurtarin
Teuta - Flamurtari 2-1
Teuta: Shehi, Xhai, Tetova, Kotomelo, Toshkollari, Ahmataj, Renato, Khumalo, Kotja (Memelli 65'), Mancaku (Ballço 87'), Begeja. Trajner: H. Lika.
Flamurtari: Billa, Resuli, Driza, Rustemi, Idrizi (Abili 46'), Ymeri, Sakaj (Liçaj 83'), Veizi, Liçi (Serjani 83'), Nenaj, Xhafa. Trajner: P. Bifsha.
Shënues: Mancaku 17', Nenaj 54', Tetova 82'
Kartonë të verdhë: Idrizi, Nenaj (2)
Karton i kuq: Nenaj, U. Xhafa
Gjyqtarë: B. Pregja, L. Çuko (Tiranë), E. Pjetrushi (Lezhë).

2'- Mancaku jep një pasim për Begejën, që vetëm me portierin gjuan jashtë kuadratit.
14'- Ahmataj gjuan një goditje dënimi nga një distancë prej 25 metra. Topi godet shtyllën, kthehet te Begeja, që me kokë, ndonëse në pozicion të vështirë, gjuan duke rrahur sërish shtyllën transversale.
16'- Ahmataj gjuan një goditje dënimi nga 25 metra, topi kalon pak centimetra mbi shtyllën transversale.
17'- Mancaku depërton bukur nga e djathta e sulmit durrsak, duke shmangur disa mbrojtës të Flamurtarit, futet në zonë dhe gjuan në formë parabole, duke e kaluar topin në rrjetën e portës së Flamurtarit. 1-0.
23'- Kros i Ahmatajt për Begejën në zonë, kërcim elegant i sulmuesit të Teutës dhe topi kalon mbi shtyllë.
29'- Idrizi jep një asist për Nenajn, që në çastet që do të godiste portën e Shehit, humbet ekuilibrin dhe topi largohet nga futbollistët e Teutës.
30'- Mancaku gjuan nga 30 metra dhe pret portieri Billa.
44'- Nenaj depërton bukur nga e djathta e sulmit të Flamurtarit, pason te Liçaj, që nuk arrin të godasë në kuadratin e portës.
54'- Sulm frontal i Flamurtarit në zonën e Teutës. Topi kalon në krahun e majtë të sulmit vlonjat brenda zonës në këmbët e Nenaj, që me qetësi gjuan në këndin e majtë të portës së mbrojtur nga Shehi duke shënuar golin e barazimit. 1-1.
67'- Liçaj gjuan fort në hyrje të zonës së rreptësisë. Topi kalon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Shehi.
68'- Tetova gjuan në hyrje të zonës së rreptësisë, por topi kalon jashtë kuadratit.
70'- Renato, në ecje e sipër, shënjestron portën e Flamurtarit, por topi del jashtë kuadratit.
71'- Memelli gjuan në zonë, por ndërhyn me shpejtësi mbrojtja e Flamurtarit.
81'- Renato jep një asist për Memellin, që vetëm për vetëm me portën nuk arrin të shënojë.
82'- Eurogol i Tetovës. Mbrojtësi durrsak, pasi ka marrë një top në gjysmë lartësie, rreth 35 metra larg kuadratit të portës së Flamurtarit, gjuan fort prirët dhe topi gjen trekëndëshin e djathtë të portës së mbrojtur nga portieri Billa, duke pushuar në rrjetë. 2-1.
84'- Imeraj gjan nga distanca, por topi del jashtë kuadratit.
89'- Memelli, vetëm për vetëm me portierin, gjuan, por topi grushtohet nga Billa.
92'- Goditje dënimi për Teutën, gjuan Ahmataj dhe topi pritet nga Billa.

Hasan Lika, trajner i Teutës:
"Arritëm një kualifikim të vështirë përballë një ekipi si Flamurtari, që vinte pas një sezoni të mirë futbollistik, duke luftuar denjësisht në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë. Megjithëse e kontrolluam lojën, pas barazimit gjërat u vështirësuan, por Flamurtari u tërhoq dhe ne ushtruam presion derisa erdhi goli i kualifikimit. Për sa u përket ndeshjeve të ardhshme në kupë, besoj se do të jenë tepër të vështira, pasi janë
në katërshe ekipet më të mira të kampionatit."

Uran Xhafa, zëvendëstrajner i Flamurtarit:
"Mendoj se rezultati i kësaj ndeshjeje ishte paracaktuar, duke filluar që në mohimin e golit në Vlorë, për të vazhduar me nxjerrjen e futbollistëve nga fusha në Durrës. Mendoj se ishte një ndeshje e paragjykuar nga gjyqtari. Për sa i përket lojës, Flamurtari luajti mirë dhe e meritonte të
kualifikohej."

Mendimi i specialistit
Niko Jani:
"Mendoj se Teuta e meritoi kualifikimin, pasi e kontrolloi lojën dhe pati shumë raste për shënim. Goli i barazimit për Flamurtarin duket se e zgjoi Teutën nga një lloj vetëkënaqësie, pas shënimit të golit të parë, kur lëshoi në lojë. Loja e mirë e Tetovës dhe e Mancakut mendoj se e ndihmoi shumë Teutën drejt kualifikimit. Mendoj se niveli i lojës që zhvilloi Teuta ndaj Flamurtarit ishte më i mirë se loja që zhvilloi në kampionat me Lushnjen. Teuta është kualifikuar ndaj një ekipi të fortë, si Flamurtari, dhe nëse vazhdon kështu, do të jetë pretendente kryesore për fitimin e Kupës së Shqipërisë."

Të veçanta:
- Teuta, që nga Java e 11-të e kampinatit, nuk e njihte humbjen dhe në ndeshjen me Flamurtarin e vazhdoi këtë ecuri pozitive.
- Vlonjatët, pas gjysmës së pjesës së dytë, luajtën me 10 futbollistë, sepse Nenaj mori kartonin e dytë të verdhë.
- Takimi mes dy ekipeve është pritur me interes nga sportdashësit durrsakë, ndonëse jo në atë numër që pritej të mbushte shkallët e "Niko Dovanës."


Postuar nga qershor13 datë 11 Prill 2003 - 17:49:

Formacioni

PORTJER:
99 DORIAN ET"HEMI 04/06/82
12 ALFRED OSMANI 20/02/83
1 ORGES SHEHI 25/09/77
MBROJTES:
21 ELVIS BALLIU 02/01/84
14 ELIDON DEMIRAJ 17/05/79
5 ERVIN KOTOMEL0 22/08/78
26 EDMIR QUKU 31/03/84
6 XHENALD RADA 29/05/83
4 ARJAN VOJA 18/04/83
2 MARKELIAN XHAI 28/04/72
3 ARJAN ZERE 25/12/72
MESFUSHOR:
11 DRITAN BABAMUSTA 06/09/81
15 VASJAN BALLCO 06/01/82
25 EDUART CURRI 08/05/83
22 VASIL GJECI 13/06/84
20 JULIAN GODINJA 21/01/83
27 ARGENTO HALILI 20/06/84
18 ORGERT KOTE 09/01/81
19 ARLIND LAJA 23/09/83
8 JULIAN AHMATAJ
17 BLEDAR SHIMA 03/04/83
16 EDLIR TETOVA 14/04/83
7 ADMIR TOSHKOLLARI 23/05/78
33 FLORIAN VRAHOTI 10/10/83
RENATO
NIKOLASTHI KHUMALO
SULMUES:
9 GENTJAN BEGEJA 03/06/73
23 JOJA
10 BLEDAR MANCAKU 19/02/82
13 MIGEN MEMELLI 25/04/80
24 BLEDAR QATO 18/12/84
EDRI BERZEZI

STAFI:
TRAJNER:HASAN LIKA
ZEV/TRAJNER:STAVRI NICA
TRAJNER I PORTJERVE:AGIM MALIQATI


Postuar nga qershor13 datë 07 Korrik 2003 - 19:47:

Arrow Sot,"djemtë e detit" nisin zyrtarisht stërvitjen verore në plazhin e Durrësit

Trajneri i ri i "djemve të detit", Vasil Bici, është prezantuar ditën e martë me stafin dhe ekipin durrsak, duke filluar zytarisht punën si trajner i ekipit të Teutës. Stafi i Teutës, me në krye presidentin Edmond Hasanbelliu, i ka uruar suksese trajnerit Bici, në një kohë që ky i fundit ka falënderuar presidentin për besimin që tregoi, duke i afruar drejtimin e një ekipi me tradita, siç është Teuta. Vetë Bici i ka uruar ekipit suksese në
sezonin e ardhshëm futbollistik. Urime, trajneri Vasil Bici ka marrë edhe nga ekipi i Teutës, i cili që sot do të fillojë stërvitjen në plazhin e Durrësit për një periudhë rreth 10-ditore, për t'u nisur më pas në drejtim të Korçës, ku është vendosur përfundimisht se do të zhvillohet faza përgatitore. Në takimin e parë zyrtar të stafit të Teutës me trajnerin e ri, Vasil Bici, është diskutuar dhe në lidhje me elementët e domosdoshëm që do të nevojiten për kompletimin e skuadrës, e cila do të ketë në sezonin e ardhshëm futbollistëik objektiva ambiciozë, si në drejtim të
kampionatit, ashtu edhe për Kupën e Shqipërisë.
Ndihmës i trajnerit Vasil Bici, që gëzon mbështetjen e plotë të presidentit Hasanbelliu, do të jetë trajneri i dytë aktual, Stavri Nica, një teknik i suksesshëm dhe me eksperiencë. Për sa u përket futbollistëve aktualë që disponon Teuta, të cilët përbëjnë shtyllën e ekipit, si portieri Shehi, sulmuesit Begeja dhe Mancaku, mbrojtësit Xhai, Tetova, mesfushorët Babamusta dhe Khumalo, të gjitha shanset, sipas burimeve konfidenciale nga stafi i Teutës, janë që do të qëndrojnë në skuadër, ndonëse kontratat zyrtare do të nënshkruhen këto ditë. Mirëkuptimi i presidentit Hasanbelliu dhe dëshira e futbollistëve për të qëndruar te Teuta mendohet se do të mbizotërojnë mbi problemet e natyrës financiare në kontratë.
Menjëherë pas prezantimit zyrtar të trajnerit të ri me stafin e Teutës dhe ekipin, Vasil Bici do të deklaronte për gazetën "Sporti shqiptar": "Eshtë kënaqësi dhe përgjegjësi njëkohësisht që të drejtosh një ekip si Teuta, që në sezonin e ardhshëm futbollistik do të ketë synime ambicioze për t'u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar." Për sa i përket ndërtimit të ekipit për sezonin e ri futbollistik, trajneri Bici është shprehur: "Do të punohet për kompletimin e skuadrës dhe strukturimin, ku futbollistët aktualë më cilësorë do të jenë sërish në gjirin e saj. Eshtë menduar edhe për ardhjen e dy-tre futbollistëve cilësorë, që do të forcojnë më shumë skuadrën."


Postuar nga qershor13 datë 07 Korrik 2003 - 21:39:

Në pritje edhe afrikani Khumalo;Teuta, mbërrin korçari Kotomelo

Eshtë bashkuar më së fundi me ekipin e Teutës në seancat stërvitore në plazhin e Durrësit edhe futbollisti korçar Kotomelo. Ndryshe nga dy futbollistët e tjerë korçarë, Memelli dhe Ballço, ai do të jetë pjesë e Teutës edhe në këtë sezon futbollistik. Kotomelo gjeti të gjitha hapësirat te Teuta, duke qenë vazhdimisht në formacionin bazë, gjë që i ka krijuar një klimë të favorshme në qytetin bregdetar. Ashtu siç ishte shprehur më parë, se do të vazhdonte të qëndronte te Teuta, Kotomelo është bashkuar me ekipin e drejtuar tashmë nga trajneri lezhjan Vasil Bici. Trajneri i ri, brenda kësaj jave, do të ketë një detyrë të vështirë, atë të seleksionimit të ekipit. Për këtë qëllim, janë programuar dy teste, të cilat do të zhvillohen brenda javës. Në përfundim të tyre do të përcaktohen futbollistët që do të qëndrojnë te Teuta. I rëndësishëm është fakti se edhe për futbollistët që nuk do të gjejnë hapësirat e nevojshme te Teuta, stafi i saj do t'u krijojë mundësinë për të luajtur në ekipe të tjera të grupit A1, apo edhe të grupit A2. Mësohet se 7 futbollistë të rinj dhe të talentuar të Teutës, sezonin e ri do të luajnë me ekipin e Besës së Kavajës. Ndërkohë, nëse me ekipin tashmë është bashkuar edhe futbollisti korçar Kotomelo, këto ditë do të mbërrijë në Durrës futbollisti afrikan Khumalo, i cili në sezonin e kaluar ishte ndër futbollistët më të mirë në ekipin durrsak. Khumalo, nëpërmjet linjës telefonike, ka garantuar nisjen e tij së shpejti në drejtim të Durrësit për t'u bashkuar me ekipin. Ai ka një kontratë 2-vjeçare me ekipin e Teutës. Futbollisti tjetër i huaj, braziliani Renato, i cili u aktivizua në fazën e dytë të kampionatit të kaluar, tashmë është larguar përfundimisht nga Teuta.
Në një kohë që ekipi i Teutës tashmë po kompletohet me futbollistët ekzistues, me interes po pritet nënshkrimi i kontratës nga futbollistë të tillë, si Mancaku, Begeja etj. si dhe pritet mundësia e një rikthimi të Ahmatajt. Nga ana tjetër, burime zyrtare nga stafi i Teutës dhe trajneri Bici konfirmojnë afrimin e mundshëm në merkato të 2-3 futbollistëve, por pa përmendur emra, ndonëse tashmë dihet që një nga objektivat e Teutës është edhe afrimi i futbollistit elbasanas Merxha. Fakti që në drejtimin e Teutës tashmë është trajneri Vasil Bici, mund të jetë një shans më shumë për afrimin e futbollistit të Shkumbinit, lojën e të cilit e njeh shumë mirë trajneri lezhjan.


Postuar nga qershor13 datë 08 Korrik 2003 - 14:42:

Post Shpresohet për Ahmatajn dhe Merxhën

Shtohen shpresat për rikthimin e mesfushorit Ahmataj në radhët e Teutës. Burime nga stafi i ekipit durrsak bëjnë të ditur se ka shumë shanse që Ahmataj të rikthehet te Teuta dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Bici në fazën përgatitore që do të zhvillohet në qytetin e Korçës. Mosnënshkrimi deri tani i ndonjë
kontrate të këtij futbollisti me ndonjë ekip tjetër të huaj, në një kohë që afatet e kontratave po ngushtohen gjithnjë e më tepër, jep shanse që ish-futbollisti i Dinamos, që në fazën e dytë të kampionatit të kaluar u kthye në një lider për Teutën, të kthehet përsëri te "djemtë e detit". Vetëm ndonjë surprizë në minutat e fundit mund të bëjë që Ahmataj të nënshkruajë për ndonjë klub të huaj futbolli, përndryshe ky futbollist do të vishet me fanellën e Teutës. Edhe vetë Ahmataj, gjatë kontakteve që ka pasur me presidentin Hasanbelliu disa javë më parë, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Teutës, nëse nuk nënshkruan për ndonjë ekip të huaj. Largimi i mesfushorit Renato nga radhët e ekipit të Teutës e bën të domosdoshëm praninë e tij te Teuta. Alternativa Ahmataj, me sa duket, nuk po e nxiton presidentin Hasanbelliu në merkato, përndryshe Teutës do t'i duhej një mesfushor me karakteristikat e Ahmatajt. Gjithsesi, ndër emrat e merkatos, përveç Merxhës, ka nisur të shqiptohet edhe emri i një mbrojtësi vlonjat, ndonëse zyrtarisht stafi i Teutës nuk do ta bëjë të ditur për momentin.
Ekipi, në drejtimin e trajnerit Bici, edhe gjatë ditës së hënë ka vazhduar stërvitjen në plazhin e Durrësit, në një kohë që nga java e ardhshme pritet që pas seleksionimeve, që do të realizohen brenda javës, durrsakët të nisen në drejtim të Korçës, ku do të zhvillohet faza përgatitore.


Postuar nga qershor13 datë 08 Korrik 2003 - 14:49:

Kundërshtohen idetë e trajnerit Zalla
Besa,tifozët paragjykojnë të rinjtë
Idenë e përkrahjes së talenteve të reja,trajneri Zalla e eksperimentoi edhe vitin e kaluar, kur ishte në krye të Teutës. Me sa duket, ai kërkon ta vazhdojë eksperimentin, duke shpresuar se frytet mund t'ia marrë tek ekipi i Besës. Ndoshta është kjo arsyeja që Zalla ka sjellë në Kavajë plot 7 ish-lojtarë nga Durrësi, që dy vjet më parë u shpallën kampionë me ekipin e të rinjve të Teutës. Këta futbollistë, duke qenë se janë përzgjedhur për Besën nga ish-trajneri i tyre, do të kërkojnë të veshin fanellën verdhezi kavajase. Midis tyre është portieri Osmani, që vjet u huazua te Shkumbini, pastaj me radhë mbrojtësi Rada, mesfushorët Larja, E.Balliu e E.Curri, si dhe sulmuesit Godine dhe Shima.Para pak kohësh,presidenti Bizhdili pati deklaruar një "bum" blerjesh te Besa, por besojmë se nuk e ka pasur fjalën pikërisht për këta djem, gjithsesi të talentuar. Nisur nga numri dhe klubi prej nga vijnë këta futbollistë të rinj, kjo dyndje nuk u ka shpëtuar paragjykimeve nga tifozeria vendëse, e cila ka qenë në pritje të lojtarëve më cilësorë. Opinioni kavajas, ndoshta nga dëshira për të pasur disa yje në skuadër, i ka paragjykuar këta të rinj 20-21-vjeçarë.
Në mungesë të portierëve vendës, portieri A.Osmani duket një gjetje e spikatur, po të kemi parasysh se ai mbrojti me dinjitet portën e Shkumbinit. Edhe Godine dhe Larja, me siguri, do t'i jepnin tjetër frymëmarrje sulmit, duke mos harruar se edhe Parid Xhihani ishte sulmuesi kryesor i Besës dhe askush nuk e paragjykoi për moshën. Madje për Xhihanin sot ankohen që e lejuan të largohej. Besa ka nevojë të rifreskojë ekipin dhe nuk është faji i Zallës që nga duart e tij nxori një plejadë të tërë, duke përfshirë edhe Kotjen dhe Mancakun. Megjithatë, ardhja e kontigjentit nga Teuta duket se kundërshtohet pas "kuintave". Reagimi i tifozëve nxitet edhe nga specialistët vendës, të cilët në vend që të punojnë dhe të ushqejnë Besën me elementë cilësorë, bëjnë të kundërtën. Mjafton të sjellim një shembull. Besa ka vetëm elementë të datëlindjes 1982 me nivel të kënaqshëm, si Kuli, Fosa, Xhani, Xhihani, Ilmiu, dhe është për të ardhur keq që ka mungesa të theksuara në grup-mosha në vazhdim, si datëlindja '83 '84 '85. Ky ekip ka nevojë sot për mbështetje dhe jo për gurë nën rrota. Asnjërit prej të rinjve kavajas nuk i është ngrënë haku. Mjafton të përmendim se vjet te Besa u afruan dhe iu dha mundësia të luanin mjaft të rinjve, si K. Bajaziti, E. Xhihani, Lila, E. Arkaxhiu, e ndonjë tjetër. E trajtuam pak gjatë këtë dukuri, jo për të mbrojtur presidentin Bizhdili apo trajnerin Zalla, por për t'u kujtuar specialistëve kavajas dhe disa tifozëve "ultras" se futbolli është konkurrencë vlerash dhe jo krahinash.
Megjithatë, presidenti Bizhdili deklaron se do të ketë edhe 2-3 blerje të tjera, duke synuar të rritë konkurrencën në ekip. E rëndësishme është se tashmë Besa po stërvitet e kompletuar dhe elementi i ardhur, së bashku me atë kavajas, do të gërshetohet e do të harmonizohet.


Postuar nga qershor13 datë 11 Korrik 2003 - 15:09:

Durrsakët, si përherë, e kanë nisur merkaton pa bujë

Teuta, më shumë "hemorragji" se gjak i ri
Ekipi i Teutës, në prag të fillimit të fazës përgatitore në qytetin e Korçës, po vazhdon stërvitjen në drejtimin e trajnerit Bici në plazhin e Durrësit. Nga ekipi durrsak janë larguar një numër i madh futbollistësh, një pjesë e të cilëve janë lënë të lirë pas përfundimit të kontratave. Ndërkohë, një pjesë tjetër janë huazuar në ekipe. Futbollistë si Renato, Memelli etj., janë larguar tashmë nga Teuta dhe në dyshim është ardhja e Ahmatajt, i cili deri tani nuk po jep ndonjë sinjal për rikthim. Në ekipin e Besës kanë shkuar 7 futbollistë të perspektivës, të cilët, me sa duket, nuk kanë gjetur hapësirën e duhur në projektet e Bicit. Gjithashtu, edhe të tjerë mund të largohen pas seleksionimit përfundimtar. Në një kohë që "hemorragjia" e largimit apo huazimit të një numri futbollistësh është prezente, në ekip ende nuk është afruar gjak i ri, ndonëse pritet ardhja e Drizës apo Merxhës. Mësohet se një grup i përbërë nga ish-futbollistë të Teutës, të cilët në sezonin e kaluar u aktivizuan me Erzenit, do të konkurrojnë në seleksionimin që
trajneri Bici pritet të realizojë deri në mesin e këtij muaji. Gjithsesi, burime nga stafi i Teutës bëjnë të ditur se është ruajtur struktura bazë e ekipit dhe se trajnerit Bici do t'i vihen në dispozicion të gjithë futbollistët që do të bëjnë të mundur realizimin e ideve të tij. Nënshkrimi i kontratës me futbollistë të tillë si Shehi, Zëre etj., tregon se strategjia e Teutës mbështetet në strukturën bazë dhe në një merkato pa shumë bujë, por efikase. Deri më datën 16 korrik gjithçka do të kristalizohet në kampin durrsak dhe boshllëqet e krijuara nga largimi i mundshëm i Ahmatajt apo Renatos pritet që të mbulohen nga futbollistët e afruar në merkato. Ashtu si tradicionalisht, pritet që Teuta të ndërhyjë në merkato pa shumë bujë, por në momentin dhe kohën e duhur, duke i dhënë në duar trajnerit Vasil Bici të gjitha kartat, me të cilat ai duhet të fitojë në garën e grupit A1.


Postuar nga i_lire datë 09 Shtator 2003 - 03:44:

Futbollistët e Teutës, të cilët, ashtu siç ishte parashikuar, kanë nënshkruar kontratat për sezonin e ri futbollistik, kanë marrë dje dhe këstin e parë të parave që u takon nga këto kontrata. Pas krijimit të kushteve ideale për stërvitje, presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, i ka krijuar të gjitha kushtet ekipit edhe nga ana financiare, duke e motivuar edhe më shumë skuadrën durrsake.
Sipas kapitenit të Teutës, Gentian Begeja: "Korrektësia që ka treguar në vazhdimësi stafi drejtues i Teutës, me zbatimin e kontratave, është një motiv më shumë dhe garanci në punën e skuadrës". Ndërkohë, krahas të drejtave që kanë futbollistët nga këto kontrata, sipas burimeve nga stafi i Teutës, kanë dhe detyrime, që janë të lidhura me rezultatet konkrete dhe paraqitjen e tyre në fushën e lojës. Nëse ekipi do të realizojë objektivat që i ka vënë vetes si në kampionat, ashtu dhe në Kupën e Shqipërisë, përfitimet financiare të futbollistëve do të jenë më të mëdha. Në të kundërt, nëse nuk realizohen këto objektiva dhe vihen re shenja mosimpenjimi dhe tolerimi në ndeshje, do të ketë dhe sanksione materiale.
Kështu, Teuta, pasi ka zhvilluar një fazë përgatitore ideale dhe një seri takimesh miqësore pozitive, tashmë është e qetë dhe nga ana financiare. Me këtë anë psikologjike të favorshme, ekipi do të zbresë në fushën e stadiumit "Niko Dovana" për të kërkuar fitoren e parë me Shkumbinin, ku mbështetja e tifozëve durrsakë pritet që të jetë e pakursyer. Të vetmet mungesa te Teuta priten të jenë ato të Toshkollarit, të dëmtuar në kavilje dhe të Babamustës, i cili, pas operacionit të suksesshëm në Itali, ende nuk është i gatshëm të zbresë në fushën e lojës.


Postuar nga qershor13 datë 09 Shtator 2003 - 12:00:

Sulmuesi durrsak mendon se Teuta e sivjetshme është skuadër tepër e konsoliduar
Begeja: Në fushën tonë vetëm fitore

Gentian Begeja, kapiteni i ekipit të Teutës, e konsideron plotësisht të merituar pozicionin aktual të Teutës në tabelën e klasifikimit. Ai mendon se Teuta do të dijë të sulmojë titullin në këtë kampionat, pavarësisht nga rivaliteti, i cili do të jetë më i fortë se kurrë. Në një prononcim për gazetën "Sporti shqiptar" kapiteni Begeja do të shprehej...
- Si do ta komentonit këtë "shpërthim" të Teutës në startin e kampionatit?
- Unë nuk do ta konsideroja surprizë këtë start të kampionatit për ne, pasi ekipi që kemi e tregoi veten që në fazën e dytë të kampionatit të kaluar. Grumbulluam më shumë pikë se çdo ekip tjetër dhe këtë sezon kemi po atë kontingjent futbollistësh. Madje, jemi përforcuar më shumë në mbrojtje me ardhjen e Drizës.
- Fituesit nuk gjykohen, por a mendoni se Teuta ka dhënë maksimumin në dy ndeshjet e para?
- Sigurisht që nuk kemi dhënë maksimumin. Do të thosha se është fillim kampionati dhe nuk kemi arritur ende në 100% të formës sportive. Në dy ndeshjet e para kemi pasur edhe mangësi që shpresojmë t'i riparojmë sa më shpejt.
- Cilat janë këto mangësi, sipas jush?
- Duhet të luajmë më shpejt me topin dhe të jemi më insistues nga minuta e parë në të fundit.
- Fitorja me Vllazninë ishte meritë e Teutës, apo erdhi si pasojë e gjendjes së dobët të ekipit shkodran?
- Sigurisht që Vllaznia nuk ishte në lartësinë e sezonit të kaluar, por mendoj se fitorja ishte meritë e lojës që ne zhvilluam. Ditëm t'i shfrytëzojmë mirë rastet që krijuam dhe ta përfundojmë ndeshjen me rezultat të pastër. Vllaznia pas ndeshjes me Dandin kishte kohën e mjaftueshme për të pushuar dhe në fushë hymë të barabartë. Ju siguroj se të rrallë do të jenë ato ekipe që do të marrin pikë në Loro Boriçi, pasi Vllaznia ka futbollistë cilësorë.
- Nga Vllaznia te Partizani, cili është ndryshimi sipas jush?
- Në ndeshjen me Partizanin vijmë në pozita të barabarta për sa i përket gjendjes së pikëve dhe pretendimeve. Nëse Vllaznia kishte probleme në fillim të sezonit, ne dhe Partzani kemi bërë një përgatitje dhe start të mirë këtë fillim sezoni, kështu që përballja do të jetë tepër e fortë. Kemi fituar një miqësore në prag të fillimit të kampionatit me Partizanin, por ajo ishte thjesht miqësore, ndërsa një ndeshje zyrtare është diçka tjetër. Gjithsesi, në fushën tonë, jo vetëm me Partizanin, por me çdo ekip do të synojmë vetëm tripikëshin.
- Si po funksionon sulmi në këtë fillim kampionati?
- Kemi shënuar tre gola, dy prej të cilave nga vija sulmuese. Nuk janë shumë, por jam i kënaqur që kanë ndikuar në fitoret e të dyja ndeshjeve. Me Shkumbinin kemi gabuar shumë, ndërsa me Vllazninë jemi treguar të saktë dhe racionalë.
- Si ndihet vetë Begeja në këtë sezon?
- Jam stërvitur maksimalisht dhe do të jap maksimumin në dobi të ekipit. Një avantazh tjetër që kemi në këtë kampionat është fakti që kemi një ndërthurje efektive të futbollistëve të rij me ata me eksperiencë.


Postuar nga qershor13 datë 09 Shtator 2003 - 20:34:

Njëri është maqedonas, ndërsa tjetri shqiptari Jahiqi, që ka luajtur më parë me Lushnjën e Vllazninë
Teuta, dy të huaj në provë para Partizanit

Dy futbollistë të tjerë të huaj janë afruar për t'u provuar në ekipin e Teutës, në prag të sfidës me ekipin e Partizanit, të shtunën në "Niko Dovana". Njëri futbollist është nga Maqedonia dhe ka luajtur me ekipe të ligës së dytë austriake. Sezonin e fundit ka qenë në radhët e një ekipi të kategorisë së parë finlandeze. Futbollisti tjetër është i njohur në Shqipëri, Jahiqi, që ka luajtur me Lushnjën, në kohën kur myzeqarët i drejtonte argjentinasi Mario Kempes, dhe me Vllazninë. Të dy futbollistët po stërviten me Teutën në prag të ndeshjes më Partizanin, për javën e 3-të të Grupit A1. Lojtari maqedonas ka ardhur për t'u provuar te Teuta, ndërsa Jahiqi do të stërvitet derisa të riaftësohet nga dëmtimi dhe të arrijë formën e plotë fizike. Brenda disa ditëve, trajneri Bici duhet të vendosë në lidhje me këta futbollistë, nëse do të bëhen pjesë përbërese e Teutës për javët e ardhshme të kampionatit.
Ndërkohë, në kampin durrsak ka vazhduar intensivisht stërvitja e futbollistëve, me qëllim kalimin me sukses të provës së radhës me Partizanin. Në fushën e lojës, në formacionin e parë, trajneri Bici ka vendosur futbollistët që u aktivizuan edhe në ndeshjen me ekipin e Vllaznisë, në një kohë që Babamusta do të jetë në stolin e rezervave për të bërë ndoshta aktivizimin e parë, pas një periudhe relativisht të gjatë dëmtimi. Nga ana tjetër, Toshkollari ka munguar për arsye objektive në këtë seancë stërvitore dhe mendohet të mos jetë i gatshëm për ndeshjen me Partizanin. Sipas trajnerit Bici: "Në prag të ndeshjes me Partizanin, stërvitja po vazhdon me intensitet dhe i gjithë grupi i futbollistëve do të jetë i gatshëm. Do të synohet patjetër fitorja përballë një ekipi të fortë dhe pretendent për titullin kampion, si Partizani."


Postuar nga qershor13 datë 10 Shtator 2003 - 20:52:

Teuta, rikthehen të rinjtë e huazuar te Besa
Janë rikthyer në ekipin e Teutës një pjesë e mirë e talenteve të reja durrsake, të cilët, në fillim të këtij sezoni, ishin pjesë e ekipit të Besës së Kavajës. Janë futbollistët Rada, Godine, Curri, Balliu, të cilët tashmë janë rikthyer në Durrës, në një kohë që Osmani, Shima, Lorja kanë qëndruar te Besa, së bashku me sulmuesin Edmond Kapllani, i cili, ndonëse vjen nga ekipi i Partizanit, i përket shkollës durrsake të futbollit. Sipas presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, i gjithë grupi i futbollistëve të rikthyer është mirëpritur në ekip dhe i është bashkuar normalisht stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës.
I gjithë kontigjenti i futbollistëve, të cilët, në fillim të sezonit, ishin pjesë e ekipit të Besës, i përkisnin brezit kampion të të rinjve të Teutës në drejtimin e trajnerit Edmond Zalla. Ata vlerësohen nga specialistët si e ardhmja e futbollit durrsak.


Postuar nga qershor13 datë 11 Shtator 2003 - 16:48:

Trajneri i Teutës kërkon mobilizim maksimal nga skuadra për ndeshjen delikate të së shtunës
Bici:Të përqendrohemi te Partizani

Trajneri i Teutës, Vasil Bici, ka vazhduar edhe gjatë këtyre ditëve me shi intensivisht stërvitjen me ekipin, në prag të ndeshjes së radhës me ekipin e Partizanit në "Niko Dovana". Në lidhje me afrimin e futbollistëve të rinj te Teuta, njëri maqedonas dhe tjetri ish-futbollisti i kampionatit tonë, Jahiqi, Bici është shprehur: "Momentalisht, vëmendja është përqendruar te ndeshja me Partizanin dhe jo te dy futbollistët që do të merren në provë." Ndonëse në fillim të javës stërvitore trajneri Bici shpresonte në aktivizimin e dy futbollistëve të dëmtuar, që tashmë janë rikuperuar, Babamusta dhe Toshkollari, ky i fundit, sipas burimeve nga stafi mjekësor i Teutës, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen me të kuqtë. Ndërsa Babamusta pritet të aktivizohet si zëvendësues. Nëse ndodh kështu, do të ishte ndeshja e parë zyrtare për të, pas rreth 8 muajsh larg fushës së lojës.
Edhe në ndeshjen me Partizanin, Bici pritet që të hedhë në fushë të njëjtin formacion si në dy ndeshjet e para. Gjendja e futbollistëve deri në seancën stërvitore të ditës së mërkurë vazhdon të jetë e mirë. Me ardhjen e dy futbollistëve të tjerë për provë dhe të futbollistëve të rinj të kthyer nga Besa, është rritur dukshëm numri i atyre që stërviten te Teuta, gjë që mund të çojë në huazimin e një pjese të tyre te ndonjë ekip tjetër i Grupit A1, pa përjashtuar edhe ndonjë ofertë nga Grupi A2, ku i interesuar duket se është Erzeni i Shijakut.


Postuar nga i_lire datë 12 Shtator 2003 - 02:51:

Vasil Bici trajneri i ri i Teutës

Vasil Bici njëri nga trajnerët, qe ka nje horizont te madh nga drejtimi në kampionatin shqiptar, për t’u admiruar rikthehet të luftojë për titullin. Pasi e ka njohur këtë gjendje kur drejtonte Vllazninë në vitin 1999, lezhjani i rikthehet sërish një stoli të rëndësishëm. Sezonet e suksesshme me Beslidhjen dhe sidomos Shkumbin, kanë sjellur sërish shumë vëmëndje përreth tij.
Kësaj rradhe është Teuta e cila pasi ka hequr dorë nga i përjetshmi i saj Hasan Likai. Bici është i ndërgjegjshëm se e pret një detyrë e madhe, ku ai nuk mund të dështojë për asnjë arsye. Vasil Bici ka vetëm disa ditë që është njohur me skuadrën e tij të re. Ai mendon se Teuta është njëra nga skuadrat më të mira të futbollit shqiptar. Por për të kryer hapin cilësor dhe për pretenduar vetë titullin duhen disa përforcime. Bici dhe drejtuesit e klubit po punojnë për këtë. Vitin e fundit Teuta zuri vendin e katërt në kampionat dhe ishte finalistja e Kupës. Vasil Bici është thirrur për të dhene nje dore ne finalizimin e objektivave te ekipit mjaft te mirenjohur bregdetar.


(U spostua ne kete teme)


Postuar nga qershor13 datë 12 Shtator 2003 - 17:52:

Mbrojtësi veteran i Teutës komenton ndeshjen me Partizanin në "Niko Dovana"
Xhai: Ndaj të kuqve vetëm fitore
Një nga pikat kyçe në mbrojtjen e Teutës, Markelian Xhai, e ka vlerësuar ndeshjen e radhës me ekipin e Partizanit si një ndeshje tepër të rëndësishme: "Ky takim do të konfirmojë edhe një herë tjetër ambiciet e Teutës në këtë kampionat, për të synuar kreun e renditjes." Sipas mbrojtësit Xhai: "Nëse ekipi luan si në ndeshjen me Vllazninë, do të arrijë ta mposhtë edhe Partizanin, ndonëse të kuqtë janë një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht."
Nga ana tjetër, Xhai e shikon ndeshjen me Partizanin si një shans për të afruar në shkallët e "Niko Dovanës" spektatorin e munguar durrsak. "Partizani do të jetë një provë e rëndësishme për Teutën edhe për të afruar spektatorin e munguar në shkallët e stadiumit "Niko Dovana", - shprehet mbrojtësi me përvojë i Teutës. - Lojën e Partizanit e njohim deri diku, - shprehet Xhai, - pasi kemi zhvilluar një takim miqësor në Durrës javë më parë, por në dy takimet e para të kampionatit të kuqtë kanë treguar se janë forcuar dukshëm, çka na bën që të jemi më të kujdesshëm dhe të japim maksimumin gjatë 90 minutave të së shtunës."
Gjithsesi, për veteranin e mbrojtjes durrsake, mbi të gjitha, takimi midis Teutës dhe Partizanit do të jetë një takim që do të dhurojë spektakël, për faktin se ndeshen dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, që do të kërkojnë të ruajnë kreun e kampionatit, por edhe të shfaqin vlerat e tyre më të mira. Faktin që Teuta, në dy ndeshjet e para të kampionatit, nuk ka pësuar asnjë gol, Xhai e shikon më tepër si meritë të të gjithë ekipit sesa të mbrojtjes në veçanti, që gjithmonë ka qenë në lartësinë e duhur.


Postuar nga qershor13 datë 17 Shtator 2003 - 20:42:

Portieri durrsak evidenton mangësitë e skuadrës së tij në ndeshjen me Partizanin
Shehi: Nuk treguam vlerat tona

Orges Shehi, portieri veteran i Teutës, e shikon ndeshjen e barazuar me Partizanin si një rast për të reflektuar. Pas një loje jobindëse me të kuqtë kryeqytetas, "gardiani" i portës durrsake do të komentonte: "Unë mendoj se nuk treguam vlerat tona reale në këtë ndeshje. Veçanërisht në pjesën e dytë të takimit me Partizanin, ekipi nuk u shpreh si duhet. Synimi ynë ishte fitimi i kësaj ndeshjeje, ndonëse në fund nuk ia dolëm dot. Barazimi erdhi si rrjedhojë e lojës së zhvilluar dhe presionit tonë." Më tej, portieri i mirënjohur durrsak, pasi ka pësuar golin e parë në këtë kampionat, shton: "Sigurisht, gola do të pësojmë, por e rëndësishme mbetet që të luajmë në mënyrë bindëse, për të respektuar në këtë mënyrë sportdashësit tanë, që tashmë i kemi më pranë se kurrë. Mbi të gjitha, duhet të japim më të mirën në çdo ndeshje, për të justifikuar edhe investimet e presidentit, i cili nuk po kursehet për të ndërtuar një Teutë pretendente." Megjithëse është paksa herët, sepse para ballafaqimit të radhës në kampionat Teuta do të luajë ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, Shehi e hedh vështrimin edhe nga skuadra lushnjare. Pyetjes sesa e njeh kundërshtaren e radhës, Lushnjën, dhe nëse i trembet ekipit që drejtohet nga një trajner si Cikleanu, portieri i Teutës i përgjigjet: "Lushnjën e njoh vetëm nëpërmjet kronikave televizive, në bazë të emrave të futbollistëve që ka, si dhe të trajnerit që ka afruar. Sigurisht, si çdo ekip i A1-shit, edhe kjo skuadër duhet vlerësuar në maksimum, por pa iu trembur aspak. Shpresoj shumë që të dalim në lojën tonë, sepse vetëm kështu mund t'i marrim tri pikët."

-----------------------------////////////////////////------------------------------



Xhai-Babamusta-Toshkollari, mungesat ndaj Lushnjës
Në ndeshjen e radhës të Teutës për kampionat, ndaj Lushnjës, skuadrës durrsake do t'i mungojnë tre titullarë. Si rrallëherë, në formacionin e "djemve të detit" do të mungojë mbrojtësi luftarak Xhai, për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ndërkohë nuk do të jenë sërish në dispozicion të trajnerit Bici edhe dy mesfushorët, Babamusta dhe Toshkollari. Në fakt, për këta dy të fundit, stafi mjekësor i skuadrës e ka hapur dritën jeshile të aktivizimit, mirëpo trajneri Bici nuk ka guxuar ende t'i përfshijë në formacionin bazë. Ndërkohë, grupi tjetër i futbollistëve do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Lushnjës, ndonëse 6 prej titullarëve kanë nga një karton të verdhë. Në seancat e para stërvitore të kësaj jave është vënë re se, jo vetëm gjendja fizike e futbollistëve, por edhe ajo psikologjike te Teuta paraqitet e mirë. Sipas kapitenit Gentian Begeja, Teuta do të dijë të triumfojë në ndeshjen ndaj Lushnjës, duke bërë në njëfarë mënyre edhe autokritikë për atë paraqitje jodinjitoze me Partizanin, të shtunën e kaluar.


Postuar nga qershor13 datë 19 Shtator 2003 - 12:30:

Teuta: Hasan Lika trajner, Bici, drejtor teknik
Teuta e Durresit ka bere nje ndryshim trajneresh pikerisht dje. Ish-trajneri i saj dhe ai i Shpresave, Hasan Lika eshte ulur ne stol, ndersa ish-zv.trajneri i kombetare, Vasil Bici do te vazhdoje te jete drejtor teknik i klubit. Vete Lika pohoi se kishte pranuar me kenaqesi te punonte serish me Teuten. "Ishte nje marreveshje e klubit durrsak me FSHF qe beri te mundur qe une te behesha trajner i Teutes, - tha ai, - do te punoj me skuadren qe ka lene Bici, i cili do te jete drejtori teknik". Zyrtarisht nuk thuhet asgje per arsyet e largimit te Bicit, por duket se nuk ka qene nje shkarkim nga ana e presidentit Hasanbelliu. "Bici eshte larguar per arsye personale, - bejne te ditur burime ne klubin durrsak.


Postuar nga qershor13 datë 19 Shtator 2003 - 13:01:

Post Begeja: Vlerësim maksimal Lushnjës

Kapiteni i skuadrës durrsake shprehet optimist për takimin e radhës në kampionat

Kapiteni i Teutës, Gentian Begeja, e konsideron sfidën e radhës në kampionat, me ekipin e Lushnjës, provë të qëndrueshmërisë së skuadrës së tij. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", Begeja do të shprehej:
- Si e pret Begeja sfidën me Lushnjën, pas atij barazimi dramatik të një jave më parë me Partizanin?
- Parashikoj një ndeshje mjaft të vështirë. Lushnja ka bërë përmirësime këtë kampionat, prandaj e konsideroj një kundërshtare të vështirë. Gjithsesi, synimet tona janë të qarta: duhet të fitojmë patjetër për të ruajtur hapin e kryesuesve. Vijmë nga një barazimi jo pak i vyer me Partizanin, i cili nuk do të ketë asnjë ndikim në ndeshjen me Lushnjën. Jam i bindur se nuk do të ketë më hap fals për Teutën.
- Si e vlerësoni këtë fillimkampionati për Teutën?
- Mendoj se është një fillim i mirë. Kemi fituar dy ndeshje dhe kemi barazuar një, duke grumbulluar 7 pikë, që na renditin në vendet e kreut. Nuk mund të them se jemi në kulmin e formës sportive, sepse kemi ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Konkretisht, duhet të bëjmë më shumë për rritjen e nivelit të lojës dhe finalizimit të aksioneve.
- Sipas jush, cila është pika më e fortë dhe më e dobët e Teutës në këtë sezon?
- Për mua, pika më e fortë e Teutës është grupi kompakt dhe futbollistët cilësorë. Për pikat e dobëta nuk më takon mua të flas, pasi ato i di më mirë trajneri.
- Sa shqetësues është problemi i finalizimit të aksioneve te Teuta?
- Kemi shënuar 4 gola në tri ndeshje, çka nuk është shumë për një skuadër me pretendime si Teuta. Megjithatë, nuk mendoj se është problem vetëm finalizimi i aksioneve në skuadrën tonë. Sigurisht, edhe në këtë drejtim duhet të bëjmë më shumë.
- Si futbollist me eksperiencë në kampionatin shqiptar, si po ju duket ky fillimsezoni i ri?
- Shumë i fortë dhe i ngarkuar me ndeshje. Në plan të parë duket se Tirana është superiore, por në të vërtetë nuk do të rezultojë kështu. Kampionët në fuqi nuk janë ndeshuar ende me skuadrat rivale, siç janë Dinamo, Teuta apo dhe Partizani, prandaj kanë këtë ecuri në tri javët e para të kampionatit. Takimet mes këtyre ekipeve do të zbulojnë shumë gjëra për vazhdimësinë e luftës së kreut në këtë kampionat.
- Tirana e ka mundur thellësisht Lushnjën. A mendoni se edhe Teuta ka forca ta bëjë këtë?
- Ndoshta. Pavarësisht se Tirana e ka mundur thellë Lushnjën në fushën e saj, unë mendoj se ky ekip duhet vlerësuar maksimalisht.


Postuar nga qershor13 datë 19 Shtator 2003 - 13:22:

Thumbs up Teuta

Teuta ka arkivuar paraqitjen e bërë në sfiëdn e fundit me Partizanin dhe tashmë të gjitha energjitë janë përqëndruar në përballjen me Lushnjen. Sipas mesfushorit të skuadrës bregdetare, por edhe të përfaqësueses Shpresa Oert Kotja ky 90-të minutësh nuk është aspak i lehtë edhe pse lagunarët nuk mund të krahasohen me Partizanin. Megjithatë djemtë e detit ndihen optimist dhe janë të bindur për një rezultat pozitiv edhe për faktin se objektivi i tyre është qëndrimi në grupin kryesues.

Gjithashtu mesfushori durrsak Kotja ka vlerësuar repartin e mesfushës edhe pse është koshient që futbollistët nuk janë ende në maksimumin e formës së tyre.

Kalimi me sukses i kësaj sfide do të kishte një vlerë të dyfishtë sepse do të mund të bënte të mundur qëndrimin e skuadrës pranë kreut dhe do të kishte edhe një ndikim pozitiv në psikologjinë e skuadrës për një ecuri të mbarë në këtë edicion.


Postuar nga i_lire datë 22 Shtator 2003 - 11:20:

Teuta 2 - 0 Lushnja

Fitorja e djeshme, e vlefshme për javën e katërt të këtij kampionati, ka qenë plotësisht e merituar për Teutën, që veçanërisht në pjesën e dytë të takimit tregoi vlerat e një ekipi pretendent. Në këtë sfidë Teuta e kërkoi golin përmes një loje të interpretuar mirë taktikisht. Tre zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë nga trajneri Lika i dhanë më tepër frymëmarrje lojës së Teutës, veçanërisht në mesfushë. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, ku lushnjarët ishin më të rrezikshëm, pjesa e dytë foli për durrsakët, që, nëse do të ishin treguar më të kujdesshëm, mund ta thellonin rezultatin e takimit. Dje u panë dy tablo të ndryshme loje për Teutën. Në pjesën e parë u shfaq një Teutë e lodhur, ndërsa në pjesën e dytë u shfaq një skuadër shpërthyese dhe potente. Nga ana e tyre, lushnjarët vetëm në pjesën e parë i treguan vlerat e një ekipi cilësor, sepse në pjesën e dytë kapitulluan para presionit të "djemve të detit".
Durrsakët nën drejtimin e Likës arritën një fitore që do t'u rikthejë atyre besimin e duhur pas atij barazimi me të kuqtë kryeqytetas. Ndërkohë, rezultatet pozitive të skuadrës durrsake janë marrë në një kohë që në ekip vazhdon të ndihet mungesa e Toshkollarit dhe e Babamustës, rikthimi i të cilëve do ta fuqizonte mjaft mesfushën durrsake. Sidoqoftë, pas kësaj fitoreje Teuta është ripozicionuar në rolin e pretendentit. Sytë e skuadrës së Hasan Likës tashmë janë kthyer nga sfida tepër e vështirë dhe e rëndësishme e javës që vjen, ku përballë tyre do të vihet një tjetër pretendente për titull, siç është Dinamo.

Thanë pas ndeshjes:
Hasan Lika, trajner i Teutës:
"Nuk jam plotësisht i kënaqur me lojën që zhvilluam. Kemi pasur një përmirësim të dukshëm në pjesën e dytë, por kjo nuk mjafton për një skuadër pretendente. Gjithsesi, mbi të gjitha na gëzon fitorja, e cila erdhi si rrjedhim i rritjes së nivelit të lojës në pjesën e dytë dhe zgjidhjes së drejtë të disa momenteve të lojës nga futbolistët. Lushnja gjatë gjithë kohës na ka vënë në rezik dhe mund të na kishte ndëshkuar. Mendoj se objektivat e Teutës në këtë sezon janë të qarta. Do të luftojmë fort për t'u futur në zonën UEFA. Baza e ekipit është ruajtur, pavarësisht nga disa largime futbollistësh cilësorë, si Ahmataj, Memelli etj.
Aurel Cikleanu, trajner i Lushnjës:
"Kemi kryer një volum të madh loje, veçanërisht në pjesën e parë të takimit. Në këtë pjesë loje nuk kemi shfrytëzuar si duhet disa raste të mira për shënim. Mbrojtja jonë gaboi në shënimin e golave, çka na kushtoi edhe humbjen e takimit. Teuta kishte një skuadër më homogjene se jona, me futbollistë që kanë tre vite që luajnë bashkë. Kjo skuadër hyn tek ekipet pretendente, siç është Tirana, Partizani etj.

Të veçanta:
- Në stolin e Teutës, pas largimit në fund të sezonit të kaluar, është ulur sërish trajneri Hasan Lika. Ky i fundit e ka filluar gjithçka me fitore.
- Në tribunën e stadiumit "Niko Dovana", ku luhej kjo ndeshje, qëndronte edhe Vasil Bici, që tashmë e shikonte Teutën jo si trajner, por si drejtor teknik i saj.
- Fusha e "Niko Dovanës" pas dëmtimeve që i shkaktoi thatësira e verës, tashmë ka marrë pamjen e një tapeti modern.


Postuar nga qershor13 datë 22 Shtator 2003 - 15:36:

Trajneri i Teutës, i rikthyer me fitore tek ish-skuadra e tij, kërkon më shumë nga "djemtë e detit"
Lika: Më kënaqi rezultati, jo loja


Hasan Lika është ulur sërish në stolin e Teutës dhe, që në ndeshjen e parë, ndaj Lushnjës, ka arritur të fitojë. Sidoqoftë, edhe pse rezultati ka folur bindshëm për skuadrën e tij, trajneri Hasan Lika ka shprehur rezerva për lojën e Teutës. "Mbeta i kënaqur me rezultatin e ndeshjes me Lushnjën, sepse morëm 3 pikë mjaft të vlefshme, por s'mund t'i bëj qejfin vetes duke komplimetuar lojën e skuadrës," - ka thënë Lika në një intervistë për "Sportin shqiptar:


- Lika, jeni rikthyer i suksesshëm në krye të Teutës. Si e vlerësoni fitoren me Lushnjën në "Niko Dovana"?
- Fitorja është fitore dhe gjykimi për të, duke e veçuar nga cilësia e lojës, është i njëjtë. Mendoj se rezultati ishte
rrjedhë logjike e lojës së zhvilluar. Gjithsesi, dua të them se, në të vërtetë, kemi zhvilluar një lojë që nuk më kënaqi aspak si trajner. Më kënaqi vetëm ftorja. Fitorja erdhi si rezultat i rritjes së lojës, veçanërisht në pjesën e dytë, kur futbollistët ditën t'i shfrytëzojnë disa momente të mira që na u krijuan. Lushnja na vuri vazhdimisht në rrezik, si në kohën kur rezultatin ishte 0-0, ashtu edhe kur kishim shënuar golin e parë. Skuadra kundërshtare ishte mjaft kërkuese dhe mund të kishte shënuar përpara nesh. Ndonjëherë fitohet edhe kështu, sikurse fituam ne ndaj Lushnjës, por futbollistët duhet ta kuptojnë se
kanë shumë punë për të bërë. Kjo mënyrë loje, kjo paraqitje individuale, la shumë për të dëshiruar.

- Sa ndryshon kjo Teutë nga ajo e sezonit të kaluar?
- Mendoj se ka ndryshime, sepse kanë ikur disa futbollistë cilësorë, prania e të cilëve ia rriste më shumë vlerat lojës së Teutës. Megjithatë, e kam thënë edhe më parë, që baza e skuadrës ekziston, por na duhet shumë punë për të bërë, për të arritur në nivelin që paraqitëm vjet, në fazën e dytë të kampionatit. Unë shpresoj të ngjitemi edhe më lart, por, e ritheksoj, na mbetet shumë për të bërë.

- Sa ju vlejnë tri pikët e fundit, që ju mbajnë afër kreut?
- Pa dyshim, shumë. Teuta i ka mundësitë të qëndrojë gjithmonë në pozitat e kreut, por jo duke zhvilluar lojëra si ajo me Lushnjën.

- Cilat mbeten objektivat e Teutës në këtë sezon futbollistik?[b]
- Objektivat që Teuta i ka vënë vetes dihen tashmë. Më konkretisht, pretendimi ynë në këtë sezon është të hyjmë në zonën e UEFA-s.

- [b]A keni filluar të mendoni për ndeshjen e ardhshme, ku do të ndesheni me një kundërshtar të një niveli më të lartë?

- Sigurisht që po mendoj. Megjithatë, unë nuk mendoj vetëm për kundërshtarin e radhës, siç mund të jetë Dinamoja, Tirana apo Partizani, por për të gjitha skuadrat e A1-shit. Të gjitha janë të forta dhe mund të të nxjerrin probleme. Ju e patë vetë, edhe Lushnja na vuri shumë në vështirësi.


Postuar nga qershor13 datë 24 Shtator 2003 - 18:07:

Presidenti i durrsakëve shprehet optimist për skuadrën e tij

Hasanbelliu: Teuta, më e fortë me Likën


Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, në një deklarim për "Sportin shqiptar" ka folur për ecurinë e skuadrës së tij në këtë fillimkampionati dhe për objektivat e saj në të ardhmen. Sipas presidentit të Teutës, ekipi, ndonëse ndodhet në shkallët e sipërme të tabelës së klasifikimit, ka mundësi të rritet më shumë në lojën e tij. "Jam ende i pakënaqur nga niveli i deritanishëm i lojës që ka paraqitur ekipi im, - shprehet Hasanbelliu. - Sidoqoftë, duke parë përbërjen e futbollistëve që ka aktualisht ekipi, shto këtu drejtimin e saj nga një trajner profesionist, si Hasan Lika, them se Teuta do t'i arrijë objektivat që i ka vënë vetes, për t'u futur në zonën e UEFA-s." Në lidhje me ndeshjen e fundit, ndaj Lushnjës, Hasanbelliu shton: "Niveli jo i lartë i lojës i ekipit tonë, veçanërisht në pjesën e parë, mund të shpjegohet edhe me faktin e ndërrimit të trajnerëve. Ndoshta nuk u përputhën si duhet skemat taktike. Gjithsesi, jam i bindur se loja e ekipit, në drejtimin e Likës, do të shkojë në rritje.Për sa i përket sfidës së radhës në kampionat, me Dinamon, objektivi i Teutës do të jetë fitorja."
Më tej, duke komentuar disa opinione të dhëna nga specialistë të ndryshëm futbolli, në lidhje me largimin e disa titullarëve nga Teuta, si Ahmataj, Memelli etj., Hasanbelliu gjykon: "Te Teuta është ruajtur baza e ekipit, madje është forcuar shumë reparti i mbrojtjes, falë afrimit të Drizës.Një minus i madh për ne në këtë fillimkampionati është mungesa e dy mesfushorëve të formacionit bazë, Babamusta dhe Toshkollari, të cilët kanë qenë të dëmtuar.Me rikthimin e shpejtë në formacion të këtyre dy futbollistëve, do të fuqizohet më tepër reparti ynë i mesfushës, çka e bën akoma më të fortë këtë skuadër."
Së fundi, presidenti i Teutës, Hasanbelliu, shpreh besimin e tij të plotë te grupi i futbollistëve dhe te trajneri Hasan Lika, në një kohë që kërkon prej futbollistëve që të japin më shumë në fushën e lojës dhe t'i derdhin të gjitha energjitë në dobi të ekipit, pasi vetëm kështu mund të arrihet në zonën evropiane.


Postuar nga qershor13 datë 29 Shtator 2003 - 19:14:

Kapiteni i Teutës, i kënaqur nga pika e marrë në trasfertë ndaj bluve kryeqytetas
Begeja: Morëm maksimumin ndaj Dinamos


Teuta ka barazuar në javën e pestë të këtij kampionati, në ballafaqimin e zhvilluar të premten që shkoi në "Selman Stërmasi", ndaj Dinamos. Kësisoj, skuadra durrsake ka treguar edhe një herë tjetër se është një nga pretendentet kryesore për titullin kampion. E veçanta e kësaj ndeshjeje ishte fakti se Teuta jo vetëm arriti të barazonte në fushë kundërshtare, por zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të saj në këtë fillimkampionati. Në një deklarim rreth kësaj ndeshjeje dhe emocionet që fali ajo, do të komentonte për "Sportin shqiptar" kapiteni i "djemve të detit",
Gentian Begeja.
- Begeja, si e vlerësoni barazimin e arritur në Tiranë me Dinamon?
- Natyrisht, e vlerësoj me nota pozitive. Të premten zhvilluam një ndeshje të mirë, në të cilën treguam se jemi rivalë të denjë për titull. Morëm një barazim, që do të thotë 1 pikë, por mund të kishim marrë edhe më shumë. Sidoqoftë, morëm një pikë të vlefshme ndaj një rivaleje si Dinamo, që ka një skuadër të konsoliduar.
- Sipas jush, cili qe reparti më i konsoliduar i Teutës në këtë ndeshje?
- Nuk mund të veçoj asnjërin, sepse të tri repartet funksionuan mirë. Gjithsesi, mendoj se mesfusha ishte më e lëvizshme.
- A ju vjen keq që përsëri shënuan mesfushorët dhe jo ju, sulmuesit?
- Aspak. Përkundrazi, më vjen mirë që shënuan sërish mesfushorët. E rëndësishme është që barazuam rezultatin dhe arritëm të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje mjaft e vështirë.
- Keni marrë dy barazime ndaj dy rivalëve për titull, Dinamos dhe Partizanit. Ç'do të thotë kjo për ju?
- Ky fakt flet për forcën e skuadrës sonë. Madje, barazimi me dy skuadrat kryeqytetase që përmendët, do të thotë që ky kampionat është më i fortë se kurrë. Më konkretisht, ka disa ekipe që janë të denja për të luftuar për titullin.
- Pra, Teuta e ka vënë kandidaturën për titullin?
- Sigurisht. Skuadra jonë i ka të gjitha mundësitë që, me një punë serioze në stërvitje dhe me përkushtim maksimal në çdo ndeshje, pa nënvlerësuar askënd, të rivalizojë denjësisht për titullin kampion. - Gjithsesi, në opinionin sportiv shqiptar po qarkullon ideja se në këtë kampionat do të luftohet vetëm për vendin e dytë, sepse i
pari është "gllabëruar" nga Tirana...
- Të tjerët le të thonë ç'të duan. Mua më duket ide e gabuar. Askush nuk duhet të nxitohet për të dalë në përfundime të tilla. Kampionati është i gjatë dhe mund të shoqërohet me mjaft surpriza, krejtësisht të pranishme këto në futboll.
- A keni filluar të mendoni për sfidën me Tiranën?
- Jo, sepse në skuadrën tonë punohet në mënyrë të programuar. Ne përqendrohemi vetëm në ndeshjen e radhës, për të dhënë maksimumin e mundshëm. Megjithatë, do t'i vijë radha edhe Tiranës. Ne kemi treguar tradicionalisht që me ekipe të forta dimë të luajmë mirë
dhe të korrim sukses.
- A ju vjen keq që nuk shënuat në ndeshjen me Dinamon?
- Jo dhe aq. Kohën e duhur dhe ndeshjet për ta bërë një gjë të tillë i kam përpara. Shpresoj të shënoj në ndeshjet e tjera.
- Trajneri Lika, ndryshe nga ndeshja me Lushnjën, e ka vlerësuar lojën e ekipit tuaj. Ju ç'mendim keni për këtë ndeshje?
- Personalisht, them se kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të mira në këtë kampionat, por jo më
të mirën. Në ndeshjen me Lushnjën fituam, por nuk
bindëm me lojë, ndërsa në ndeshjen me blutë kryeqytetas barazuam dhe bindëm me lojë. Ndaj Dinamos kemi marrë maksimumin e mundshëm.


Postuar nga qershor13 datë 30 Shtator 2003 - 19:23:

Thumbs up Teuta, pa Mancakun ndaj Egnatias

Ekipi i Teutës së Durrësit, në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Egnatias, do të luajë pa njeriun-kyç të sulmit të saj. Bëhet fjalë për sulmuesin Bledar Mancaku, i cili është pezulluar për këtë ndeshje për arsye kartonësh. Ka qenë kartoni i verdhë, i marrë në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Dinamos, ai që do t'i privojë Mancakut pjesëmarrjen në ndeshjen e kthimit të kupës. Pavarësisht se ndeshja e kthimit me Egnatian, që do të luhet në "Niko Dovana", duket një formalitet për "djemtë e detit", pas fitores së ndeshjes së parë, me rezultatin 1 0, vlerësimi i pritësve për këtë është maksimal. "Djemtë e detit", të drejtuar nga trajneri i tyre, Hasan Lika, po punojnë me intensitet në seancat përgatitore, duke mos e ulur ritmin e përgatitjeve. Sikurse merret vesh nga burime brenda skuadrës, trajneri Lika i ka kërkuar skuadrës që të shfaqë të njëjtin vlerësim për Egnatian, si të ishte ndeshje kampionati. Teuta i ka vijuar përgatitjet për këtë ndeshje me dy seanca stërvitore në ditë. Meqë në këtë ndeshje do të mungojë sulmuesi Mancaku, shanset për aktivizim mund t'i ketë Babamusta, i cili, prej më shumë se dy javësh, vazhdon stërvitjen normalisht me ekipin. Mungesa e Babamustës dhe e Toshkollarit në këtë fillim kampionati ka qenë e ndjeshme për Teutën, fakt ky i pranuar edhe nga trajneri Lika, i cili, pas riaftësimit të futbollistëve të dëmtuar, pritet t'u krijojë hapësirat e duhura për aktivizim që në ndeshjen me Egnatian.


Postuar nga qershor13 datë 01 Tetor 2003 - 19:02:

Presidenti i Teutës nuk është dakord me vendimin e fundit të Federatës
Hasanbelliu: Jam kundër rihapjes së merkatos

Presidenti i Teutës së Durrësit, Edmond Hasanbelliu, është shprehur kundër vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për rihapjen e merkatos. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", presidenti i Teutës do të shprehej se vendimet dhe ligjet nuk mund të ndryshohen sipas qefit as nga Federata, as nga ndonjë president klubi. Sipas Hasanbelliut, rregullat dhe ligjet duhet të jenë të barabarta për të gjithë dhe ato duhen zbatuar rigorozisht nga të gjithë. "Nuk kam asgjë me ekipet që do të përfitojnë nga rihapja e merkatos, por në parim jam kundër ndryshimit të vendimeve të komitetit ekzekutiv, në bazë të kërkesave të njërit apo tjetrit president apo klubi, pavarësisht se cili futbollist mund të federohet. Ligji nuk pyet se cili është ky apo ai ekip, se cili është ky apo ai futbollist, sepse ato parandalojnë amullinë në zhvillimin e kampionatit dhe garantojnë shanse të barabarta për të gjithë "aktorët" e garës," - gjykon presidenti i Teutës. Më tej, Hasanbelliu thotë se ekipi i tij është i kompletur dhe nuk ka nevojë të hyjë sërish në merkato. Megjithatë, kjo mënyrë të vepruari e Federatës nuk është e drejtë për numrin 1 të Teutës.


Postuar nga qershor13 datë 03 Tetor 2003 - 13:09:

Smile

Futbollisti me ngjyrë i Teutës, i vendosur për të përsëritur suksesin e ndeshjes me Dinamon
Khumalo: Do t'i shënoj edhe Elbasanit


Khumalo, një nga pikat kyçe të mesfushës së Teutës, e konsideron ndeshjen e nesërme me Elbasanin një sfidë të vërtetë dhe të hapur. Sipas tij, Teuta është "e dënuar" të fitojë dhe të marrë me çdo kusht 3-pikëshin maksimal, për të ruajtur pozitat kryesuese në tabelën e klasifikimit.Në një intervistë për "Sportin shqiptar", mesfushori afrikan i Teutës komentoi:
- Si e pret Khumalo sfidën e radhës në kampionat, me Elbasanin?
- Tepër i mobilizuar dhe me besim se do të jap më të mirën për Teutën. Parashikoj një ndeshje të vështirë dhe me luftë të fortë, sepse të dyja skuadrat janë të denja për njëra-tjetrën. Megjithatë, kam besim se Teuta do ta kalojë me sukses këtë ndeshje, pasi i ka forcat dhe mundësitë për të fituar. Nuk kemi humbur asnjë ndeshje në këtë fillim kampionati, prandaj shpresojmë ta ruajmë këtë ritëm. Elbasani, këtë sezon, ka skuadër të fortë, çka na bën të mendohemi mirë për këtë ndeshje.
- Keni shënuar një gol vendimtar me Dinamon, javën e kaluar. A mendoni të bëni të njëjtën gjë edhe ndaj Elbasanit?
- Shpresoj. Natyrisht, kam shumë dëshirë të shënoj ndaj Elbasanit, siç bëra edhe në ndeshjen me Dinamon. Gjithsesi, kjo është vetëm një dëshirë personale, sepse do të jetë fusha e lojës ajo që do të tregojë gjithçka.
- Sipas jush, çfarë forme po kalon mesfusha e skuadrës suaj?
- Mendoj se mesfusha është reparti më i konsoliduar i Teutës. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që repartet e tjera, veçanërisht mbrojtja, nuk janë në lartësinë e duhur.
- Ndaj Egnatias keni zhvilluar një ndeshje të dobët. A mund të ndikojë kjo në sfidën me Elbasanin?
- Jo, aspak. Me Egnatian zhvilluam një ndeshje pa sforcimin e duhur, sepse e kishim të siguruar kualifikimin. Për rrjedhojë, skuadra nuk dha maksimumin, duke i rezervuar forcat për Elbasanin.
- Si e ndien veten Khumalo te Teuta?
- Jashtëzakonisht mirë. Teuta është një skuadër me pretendime në kampionat dhe kjo ka shumë rëndësi për mua. Shpresoj që me këtë skuadër të fitoj ndonjë trofe.
- Cili është miku më i mirë juaji te Teuta?
- Sigurisht, Renato.Mirëpo edhe të tjerët janë shokë të mirë dhe të gjithë i kam miq.


Postuar nga qershor13 datë 06 Tetor 2003 - 12:40:

"Djemtë e detit" mposhtin 3-1 Elbasanin në "Niko Dovana"
Teuta, një pikë larg kreut


Teuta e Durrësit ka marrë dje një fitore mjaft me vlera ndaj Elbasanit të fortë, duke e ruajtur pozitën kryesuese në tabelën e klasifikimit. Në fakt, goli i shpejtë i durrsakëve ka qenë "ilaçi" më i mirë për ta për të dalë në lojën e tyre. Mirëpo dëmtimet e Zëres dhe të Tetovës, aty nga mesi i pjesës së parë, u kanë dhënë mundësi miqve që të baraspeshojnë lojën, që, deri aty afër fundit të pjesës së parë, po dominohej nga Teuta, dhe të barazojnë me anë të kapitenit të tyre, Stojku. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, i kushtëzuar edhe nga dëmtimet që thamë më sipër, trajneri Lika ka hedhur në fushën e lojës Hashon, i cili i ka dhënë një tjetër impuls lojës së skuadrës së tij. Mesfusha durrsake tashmë është me e lëvizshme dhe e ndihmon më shumë sulmin. Madje, sulmuesi Mancaku disa herë, falë edhe aftësive të veta teknike, por edhe asisteve të shokëve të skuadrës, ka dalë i vetëm përballë portierit Mustafa, por nuk ka shënuar dot.Për t'u prishur ekuilibri i rezultatit të fiksuar qysh në minutën e 30-të të pjesës së parë, duhej pritur ajo gjuajtje e fuqishme nga larg e Hashos, i cili shënon një eurogol të vërtetë. Teuta kalon në epërsi. Tashmë në fushën e lojës shikojmë një Teutë që dominon në të gjitha drejtimet, por nuk është sa duhet e qartë në finalizim. Nga ana e tyre, miqtë elbasanas mundohen me të gjitha mundësitë të barazojnë sërish, por nuk ia arrijnë dot. Në fund të ndeshjes ka menduar kapiteni Begeja, i cili ka vulosur fitoren e skuadrës së tij teksa ka shënuar golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje. Kësisoj, Teuta ka marrë një 3-pikësh tjetër mjaft të vlefshëm, duke mos iu ndarë Tiranës kryesuese dhe Partizanit të vendit të dytë, me të njëjtat pikë sa edhe durrsakët.

Të veçanta:
- Ashtu siç kishte deklaruar për "Sportin shqiptar", Khumalo ka
shënuar sërish në ndeshjen me Elbasanin, si një javë më parë ndaj Dinamos
.
- Memelli, pas disa sezonesh me Teutën, kësaj here ka luajtur me fanellë tjetër në "Niko Dovana". Ai ka mbrojtur ngjyrat e Elbasanit.
- Rreth 500 tifozë elbasanas kishin udhëtuar drejt Durrësit për të ndjekur ekipin e tyre.
- Pas një mungese të gjatë në kampionat, për shkak të dëmtimit, Babamusta është rikthyer me sukses në formacionin e parë të Teutës, pikërisht dje, në ndeshjen me Elbasanin.

Thanë pas ndeshjes:
Hasan Lika, trajner i Teutës:

"Mendoj se kemi arritur një fitore të merituar, por të mundimshme. E kemi filluar gjithçka mirë, duke krijuar mjaft raste për të shënuar. Në një moment u tërhoqëm mbrapa, duke i dhënë mundësi kundërshtarit që të marrë frenat e lojës në dorë dhe të barazojë rezultatin. Kemi vuajtur shumë në minutat e fundit të pjesës së parë, sepse na u dëmtuan Zëre dhe Tetova. Me fillimin e pjesës së dytë, bëmë disa ndryshime në mënyrën e lojës, të cilat në njëfarë mënyrë na sollën edhe suksesin. Fitorja erdhi si pasojë e gabimeve të kundërshtarit, por edhe si meritë e lojës sonë. Dëmtimet e sotme na e vështirësojnë punën për ndeshjen e ardhshme."

Astrit Sejdini, trajner i Elbasanit: Nuk u prononcua për shtypin


Postuar nga qershor13 datë 06 Tetor 2003 - 19:39:

Trajneri i durrsakëve ka mbetur i kënaqur nga loja e të tijve ndaj portokallinjve
Lika: Elbasani, fitore e merituar


Fitorja e Teutës ndaj ekipit të Elbasanit të shtunën që kaloi, i ka forcuar pozitat kryesuese të durrsakëve. Tashmë ata e shikojnë veten vetëm 1 pikë pas kryesueses së kampionatit, Tiranës, dhe me pikë të barabarta me Partizanin. Në lidhje me fitoren më të fundit, trajneri i bregdetarëve, Hasan Lika, ka folur pak, sepse mendja e tij tashmë ka "fluturuar" te ndeshja e së mërkurës, në kryeqytet, ndaj Tiranës. Gjithsesi, për të dyja këto ballafaqime të afërta me njëra-tjetrën në kampionat, numri 1 i stolit të Teutës do të komentonte:
- Lika, a mbetët i kënaqur nga loja e skuadrës në ndeshjen e fituar pastër me Elbasanin?
- Sigurisht që po. Ne fituam edhe ndaj Lushnjës, por nuk luajtëm aq mirë sa me Elbasanin. Ndaj Elbasanit mendoj se kemi arritur një fitore të merituar. E filluam gjithçka mirë, krijuam raste për shënim, epërsi në lojë dhe, për pasojë, edhe shënuam golin e parë. Mirëpo, më pas, skuadra u tërhoq disi në gjysmëfushën e saj, çka i dha kurajo kundërshtarit, që mori frenat e lojës në dorë. Kjo solli edhe barazimin e përkohshëm të rezultatit të ndeshjes. Kemi vuajtur shumë në minutat e fundit të pjesës së parë, sepse na u dëmtua Tetova dhe Zëre. Me fillimin e pjesës së dytë, u detyruam të bëjmë ndryshime. Fatmirësisht, këto ndryshime na siguruan edhe suksesin. Në njëfarë mase, fitorja erdhi edhe si rezultat i gabimeve të kundërshtarit, por, mbi të gjitha, është meritë e skuadrës.
- Në momente të caktuara të ndeshjes me Elbasanin keni reaguar ashpër ndaj gjyqtarit. Kjo do të thotë se keni rezerva për gjykimin e Likjes?
- Jo, nuk mund ta them këtë. Megjithatë, mendoj se gjykimi nuk u ngrit në nivelin e ndeshjes. Unë jam dakord që gjyqtarë të tillë që kërkojnë të afirmohen, duhen përkrahur nga të gjithë, por ama mendoj se mund të bëhej një zgjedhje më e mirë për gjykimin e një ndeshjeje të tillë. Si ndaj nesh, ashtu edhe ndaj kundërshtarit, gjyqtari bëri disa gabime që rënduan psikollogjikisht mbi futbollistët.
- Në horizont duket ndeshja me Tiranën...
- Që tani (pas ndeshjes me Elbasanin) kam filluar të mendoj për Tiranën. Fatkeqësisht, dëmtimet e Zëres dhe Tetovës na e vështirësojnë punën për ndeshjen e ardhshme. Kam frikë se, si Zëre, ashtu edhe Tetova, nuk do të riaftësohen dot deri të mërkurën, ditën e ndeshjes me Tiranën.
- Me ç'pretendime shkoni në këtë ndeshje kyçe për vijueshmërinë pozitive të kampionatit?
- Tirana, pavarësisht se ka humbur ndaj Partizanit, ka vlera të padiskutueshme. Madje, dështimi në ndeshjen me të kuqtë do t'i detyrojë kampionët në fuqi të bëjnë autokritikë para sportdashësve të tyre. Prandaj, kjo ndeshje do të jetë tepër e vështirë për ne.
- A mendoni se Teuta ka avantazhe psikologjike, sepse vjen pas një fitoreje të pastër me Elbasanin, ndërkohë që kundërshtari pas humbjes shokuese me Partizanin?
- Jo, nuk mendoj kështu. Nuk duhet të nisemi nga fakte të tilla për ta gjykuar këtë ndeshje. Të tilla avantazhe psikologjike në dukje, kur ekzagjerohen, japin më tepër efekte negative. Tirana është një nga skuadrat më të mira të kampionatit shqiptar dhe kjo do të thotë shumë. Humbja e radhës në kampionat nuk do të thotë që Tirana është në vështirësi.


Postuar nga qershor13 datë 07 Tetor 2003 - 17:31:

Portieri i Teutës mendon se sfida e nesërme me bardheblutë i ka brenda të tri rezultatet e mundshme
Shehi: Me Tiranën, ndeshje e hapur

"Gardiani" i mirënjohur i portës së "djemve të detit", Orges Shehi, e konsideron supersfidën e javës së 7-të të kampionatit, Tirana-Teuta, një ndeshje krejtësisht të hapur, ku, sipas tij, në lojë janë të tri rezultatet. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", portieri i Teutës do të komentonte ecurinë e Teutës në këtë fillimkampionati:
- Shehi, dy fjalë për fitoren e fundit ndaj Elbasanit...
- Pak mund të flas për këtë ndeshje, sepse ajo konsiderohet kapitull i mbyllur për ne. Tashmë na pret një tjetër sfidë tepër e rëndësishme, ajo me Tiranën, për të cilën jemi të gjithë të preokupuar. Megjithatë, sa për fitoren me Elbasanin, po mjaftohem të them se ekipi tregoi forcë, karakter dhe e meritoi plotësisht fitoren. Madje, fitorja mund të ishte më e thellë, nëse do t'i shfrytëzonim si duhet rastet e krijuara.
- Atëherë jeni i lirë të flisni, ashtu siç thatë, për ndeshjen e nesërme me Tiranën...
- Mbi të gjitha, ballafaqimin me Tiranën do ta vlerësoja një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit. Kjo jo vetëm për faktin se ndeshemi me kryesuesen, kampionen në fuqi, por sepse përpara do të kemi një konkurrente të drejtpërdrejtë për titull. Sigurisht, synimet tona janë ambicioze. Do të synojmë vetëm një rezultat pozitiv në Tiranë, pavarësisht se do të jetë e vështirë. Pa dyshim, dëshira ime është që të fitojë Teuta, por do të uroja njëkohësisht që të fitojë më i miri. Me këtë dua të them që të mos ketë probleme të gjykimit, që të ndikojnë në rezultat.
- Tirana vjen në këtë ndeshje pas një humbjeje shokuese me Partizanin, kurse ju pas një fitoreje të merituar me Elbasanin. A mendoni se në aspektin psikologjik Teuta është më e privilegjuar?
- Nuk e di, ndoshta. Sidoqoftë, nuk besoj se kjo do të ketë ndikim të madh në ecurinë e lojës. Prandaj jam i mendimit që shanset për ta fituar këtë ndeshje janë të barabarta për të dy ekipet. Për mua, avantazhet, qofshin edhe psikologjike, do të tregohen në fushën e lojës. Për momentin mund të them vetëm kaq: Teuta do të kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, ndërsa Tirana do të kërkojë të bëjë "autokritikë" për humbjen me Partizanin.
- Sipas jush, a do të ndikojnë negativisht në lojën e Teutës mungesat e mundshme të Zëres dhe të Tetovës?
- Kjo as që diskutohet. Sigurisht, do të desha që të mos ndodhte kështu dhe të dy këta të ishin të gatshëm për ndeshjen me Tiranën. Zëre dhe Tetova kanë qenë dhe mbeten futbollistë të rëndësishëm për ekipin tonë. Gjithsesi, edhe nëse nuk riaftësohen deri nesër, fatmirësisht, Teuta ka një stol cilësor, që është gati t'i përgjigjet çdo të papriture.


Postuar nga qershor13 datë 08 Tetor 2003 - 21:28:

Sipas sulmuesit fantazist të Teutës, suksesi në ballafaqimin e sotëm me bardheblutë nuk është i pamundur
Mancaku: Tirana,provë e vështirë


Sulmuesi i Teutës, Bledar Mancaku, e konsideron ndeshjen e radhës në kampionat, të cilën Teuta do të luajë sot me Tiranën, një sfidë të vështirë. Megjithatë, edhe pse i lartëson kualitetet e kundërshtarit, sulmuesi durrsak ka besim se Teuta do ta kalojë me sukses këtë provë të vështirë. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Mancaku do të shprehej:
- Mancaku, si e prisni përballjen e sotme në kryeqytet, me kryesuesen, Tiranën?
- Pak a shumë, si të gjitha ndeshjet e tjera. Nëse e keni fjalën për angazhimin, kjo ndeshje nuk bën ndonjë përjashtim të madh nga ndeshjet e tjera të kampionatit. Fundja, çdo ndeshje mbart në vetvete 3 pikë. Sidoqoftë, ballafaqimi me Tiranën duket sikur na ka tendosur më shumë paraprakisht, sepse e dimë që na pret një ndeshje shumë e fortë. Vetë fakti që do të ndeshemi me një rivale të drejtpërdrejtë dhe të denjë për titull, kërkon angazhim dhe vlerësim maksimal. Realisht, Tirana ka një ekipi të kompletuar. Ndonëse vjen pas një humbjeje me Partizanin, ajo do të kërkojë të bëjë autokritikë para sportdashësve të vet. Nga ana tjetër, edhe ne kemi një grup të konsoliduar futbollistësh, me moral të lartë në prag të kësaj ndeshjeje. Do të japim maksimumin në fushë për ta kaluar me sukses këtë provë të vështirë.
- A mendoni se vështirësia e kësaj ndeshjeje shtohet për ju edhe nga mungesat e Zëres dhe Tetovës?
- Sigurisht. Dëmtimet e dy futbollistëve të formacionit bazë përbëjnë një shqetësim jo të vogël për ne. Gjithsesi, mendoj se bëhet fjalë për mungesa të riparueshme. Stoli i skuadrës sonë përbëhet nga futbollistë të denjë për të luajtur në formacion edhe në një ndeshje të kësaj rëndësie.
- Po faktori-fushë a do të jetë "pengesë" për ju?
- Jo, nuk mendoj se do të jetë shumë përcaktues në këtë ndeshje. Kam besim të plotë se tifozeria jonë, që do të na mbështetë fuqimisht në "Qemal Stafa", duke i bërë sfidë asaj të Tiranës. Tirana me Durrësin janë kaq afër gjeografikisht, sa faktorë të tillë bëhen pothuajse të parëndësishëm.
- Cilat mendoni se do të jenë pikat më të forta të Teutës në ndeshjen me Tiranën?
- Kjo dihet tashmë. Pika me e fortë e Teutës mendoj se është grupi. Që të jemi të suksesshëm ndaj Tiranës, duhet të mos i shpërdorojmë rastet që do të na krijohen.
- Deri dje, Tirana konsiderohej e pathyeshme. Pas humbjes me Partizanin, a mendoni se edhe ju mund ta ndalni këtë skuadër?
- Këtë le t'ia lëmë fushës së lojës. Sidoqoftë, jam i mendimit se, jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar, nuk ka skuadra të pathyeshme. Mjafton t'ju kujtoj këtu kampionatin spanjoll, ku Reali, edhe pse i përbërë nga "yje", u mposht së fundi nga Valencia.

FORCA KSTEUTA... FORCA KSTEUTA... FORCA KSTEUTA...


Postuar nga qershor13 datë 09 Tetor 2003 - 18:36:

Smile

Bardheblutë humbasin sërish 3-1 në "Qemal Stafa" ndaj durrsakëve
Teuta,"kapitullimi" i Tiranës

Plot gjashtë gola të pësuar dhe vetëm dy të shënuar. Dy ndeshje të rëndësishme, asnjë pikë e fituar dhe plot gjashtë të humbura. Nuk po bëjmë lojë fjalësh, thjesht po tregojmë shifrat e Tiranës kampione në dy javët e fundit të kampionatit. "Tullumbacja bardheblu" është shfryrë keqazi, duke nisur me derbin e duke e mbyllur si mos më keq ndaj "djemve të detit". "Milionerët" bardheblu kanë zbritur nga maja e Olimpit të futbollit shqiptar, duke zhgënjyer mbi të gjithë tifozët e zjarrtë të tyre, trajnerët dhe presidentin El Sajed, fundja, kanë zhgënjyer veten.
Tirana ka humbur kokën, si rrjedhojë nuk i punojnë më as këmbët. Mbrojtja, "thembra e Akilit" për bardheblutë, ka dështuar në përballjet me rivalët e drejtpërdrejtë për titull, edhe pse trajneri Mema i ka mohuar zërat kritikë. Hajdari ka harruar se cili është roli i tij (nga lëvizjet e shumta të trajnerit), ndërsa Pinari nuk është përshtatur ende me pozicionin e mbrojtësit të lirë, pa përmendur mungesën gjithmonë e më të ndjeshme të Dedes. Ndërkohë, porta mbetet e pasigurt, sepse askush mes Hidit dhe Egbosë nuk cilësohet titullar, pasi luajnë me rotacion dhe vetë nuk janë të sigurt.
Mesfushës i ka munguar "truri" Devi Muka, i shndërruar në dy ndeshjet e fundit në një futbollist nervoz, pa ide dhe dëshirë organizative. "Vlonjati fluturues" i bardhebluve ka humbur qetësinë dhe nuk ka mundur të marrë në dorë fatet e skuadrës, edhe pse në ndeshjen ndaj durrsakëve ka mbajtur shiritin e kapitenit në krah. Ndoshta pikërisht "humbja" e Mukës ka sjellë edhe dështimet e Tiranës. Talenti i tij i padiskutueshëm ka humbur shumë nga shkëlqimi i pesë ndeshjeve të para, duke prodhuar një lojtar gati të zakonshëm.
Sulmi "atomik" i pesë javëve të para është shkrirë bashkë me shiun e djeshëm, pasi Fortuzi nuk është më ai i dikurshmi, ndërsa Mema këmbëngul ende te rikthimi i "Zogut". Halili është kthyer në një lojtar "shëtitës", duke i qëndruar larg portës, edhe pse ka treguar se është më rezultativ pranë saj. Fjodor Xhafa është mbërthyer keqaz nga dëmtimet, duke qenë hija e sulmuesit të dikurshëm. Kurse Merkoçi, ndoshta lojtari më në formë për momentin te sulmi i kampionëve, vazhdon të mbetet i gozhduar në stol.
Në fund, trajneri Mema, një nga më të suksesshmit e viteve të fundit, edhe pse ka thënë shpesh në pesë javët e para kur skuadra fitonte se ishte i pakënaqur, nuk ka bërë asgjë për ta ndryshuar gjendjen, sepse kjo është detyra e tij. Madje, shpeshherë, nervozizmin e tij ia ka përcjellë edhe futbollistëve në fushë, ndërsa duhet të bëjë të kundërtën.
Bardheblutë kanë humbur dy "beteja" të rëndësishme drejt titullit kampion, ndërkohë që një tjetër është pranë, Dinamo. Tifozët duan rikthimin te fitorja, ndërsa kampionati nuk mund ta humbasë Tiranën, protagonisten absolute prej vitesh. Vërtet kanë mbetur edhe 29 javë, por Tirana e dy javëve të fundit lë shumë për të dëshiruar dhe ngjall pak shpresa. Pushimi 10-ditor ka ardhur në kohën e duhur, një shans për të rikthyer skuadrën kampione në ditët e arta. Derbi me Dinamon, ndoshta, do të jetë kufiri i durimit për presidentin El Sajed, që nuk do të mjaftohet më me gjoba mijëradollarëshe.


Sulejman Mema, trajner i Tiranës: Nuk u prononcua.
Hasan Lika, trajner i Teutës:
"Ishte një fitore e merituar e skuadrës ndaj kampionëve në fuqi. Kemi zhvilluar në përgjithësi një ndeshje shumë të mirë, ku i kemi shfrytëzuar në maksimum gabimet e Tiranës. Në momentet që rezultati ishte 3-0 në favorin tonë, kemi lëshuar në lojë, duke rrezikuar shumë. Më pas, dalja me karton të kuq e Halilit i mbylli të gjitha pretendimet e vendësve për të barazuar rezultatin. Ky tripikësh i radhës është rrjedhojë i një sërë rezultatesh pozitive, që kemi arritur deri tani. Shpresoj të vazhdojmë me këto ritme edhe në të ardhmen."

Të veçanta
- Për herë të parë në këtë sezon, Devi Muka ishte kapiten i skuadrës. Dëmtimet e Dedes dhe të Fortuzit (e nisi ndeshjen nga stoli) e detyruan Memën t'ia besonte vlonjatit shiritin.
- E gjithë tribuna B e stadiumit ishte e zaptuar plotësisht nga tifozët e Teutës. Ndërkohë, tifozët bardheblu, ndryshe nga derbi, ishin të pakët në numër, kjo edhe si rrjedhojë e shiut të dendur që ra dje në kryeqytet.
- Në tribunën "VIP" ndodheshin të dy presidentët respektivë, El Sajed dhe Hasanbelliu.
- Gjithashtu, në tribunë ishin drejtuesit më të lartë të FSHF-së, me në krye presidentin Duka. Ndërsa nga figurat politike binte në sy ajo e deputetit Bashkim Fino.


Postuar nga qershor13 datë 10 Tetor 2003 - 14:19:

Sulmuesi durrsak e konsideron fitoren me Tiranën test për arritjen e objektivave në këtë kampionat
Bespalla:Tani, a nuk jemi pretendentë?


Një prej sulmuesve të dalluar të Teutës, Bespalla, e konsideron ndeshjen e së mërkurës, me kryesuesen Tirana, fitore decizive, e cila, sipas tij, vërtetoi katërcipërisht se skuadra e tij mund ta fitojë titullin. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Bespalla do të shprehej rreth ndeshjes së luajtur në "Qemal Stafa":
- Bespalla, keni qenë pjesëtar i një triumfi të merituar ndaj kryesueses së kampionatit, Tiranës. Si e keni përjetuar këtë fitore të rëndësishme?
- Nuk e teproj po të them se kam qenë në delir. Ishte një fitore e rëndësishme, jo vetëm për faktin se fituam ndaj kryesueses së kampionatit, Tiranës, por i bindëm të gjithë, edhe ata më skeptikët, se Teuta është pretendente kryesore për titull. Fituam jo vetëm me gola, por edhe me lojë. E dominuam plotësisht takimin, në të gjitha drejtimet. Edhe pse në një terren të rënduar nga shiu, Teuta u ngjit në lartësinë e lojës së saj, i zbatoi me rreptësi detyrat taktike dhe tregoi mentalitetin e një ekipi fitues.
- A besonit te një fitore e mundshme në "Qemal Stafa", ndaj Tiranës kampione?
- Sigurisht që po. Ne udhëtuam drejt kryeqytetit me një synim kryesor: të fitonim ndaj Tiranës. E dinim se kundërshtari do të shfaqte probleme psikologjike, sepse i duhej patjetër fitorja, për të bërë autokritikën pas humbjes me Partizanin. Fatmirësisht, kështu rezultoi. Ne shfrytëzuam çdo gabim të Tiranës dhe shënuam plot 3 herë.
- A mendoni se sulmi dhe mesfusha e Teutës ishin repartet që funksionuan më mirë në këtë ndeshje?
- Fituesi, thonë që nuk gjykohet. Prandaj, mendoj se të tri repartet e skuadrës funksionuan mirë. U treguam mjaft të qartë përpara portës kundërshtare, gjë që nuk kishte ndodhur më parë, dhe nuk e lamë kundërshtarin t'i afrohej portës sonë. Kjo tregon se loja e grupit ka qenë çelësi i suksesit ndaj Tiranës.
- A mund të konsiderohet kjo ndeshja më e mirë e Teutës në këtë kampionat?
- Realisht, ishte ndër ndeshjet e mira të Teutës, por nuk mund të them se ishte më e mira.
- Si e shikoni ecurinë e Teutës deri tani?
- Kampionati është i gjatë dhe i fortë. Personalisht, jam i mendimit se ndeshjet direkte me ekipet rivale për titull do të përcaktojnë shumë gjëra. Ne e fituam një betejë të tillë, me Tiranën, kemi barazuar dy të tjera, me Partizanin dhe Dinamon, çka tregon se jemi në udhë të mbarë. Sidoqoftë, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse, edhe ndeshjet me skuadrat e ashtuquajtura të dobëta, mund të të sjellin probleme. Duhet impenjim maksimal në çdo ndeshje të kampionatit, sepse, në të kundërt, çdo lloj nënvleftësimi apo euforie do të na largonte nga objektivi.
- A mendoni se me këtë fitore Teuta ka fituar edhe spektatorët e saj?
- Patjetër. Ata që na mbështetën në ndeshjen me Tiranën, ndonëse në një ditë me shi, do ta bëjnë këtë gjë, më të shumtë në numër, edhe në stadiumin tonë. U them atyre se këtë sezon Teuta është më e fortë se kurrë dhe ka hyrë në garë për të fituar titullin kampion.


Postuar nga qershor13 datë 13 Tetor 2003 - 14:06:

Mesfushori i ri durrsak është i lumtur që përfaqëson ngjyrat e ekipit të zemrës
Hasho: Jam me fat që luaj me Teutën


Hasho, njëri prej "zbulimeve" të Teutës në këtë sezon
futbollistik, me lojën e tij i ka fituar zemrat e
tifozerisë durrsake. Njëkohësisht, ai ka përligjur edhe besimin e trajnerit Lika. Hasho, sidomos në ndeshjet e fundit, është bërë faktor kyç dhe mjaft i rëndësishëm në ekipin durrsak. I aktivizuar në ndeshjet e para të kampionatit, kryesisht në pjesët e dyta, si zëvendësues, Hasho bëri një përfaqësim dinjtoz në ndeshjen me Tiranën. Kësisoj, futbollisti në fjalë mund të konsiderohet një nga talentet e futbollit durrsak. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", mesfushori durrsak do të komentonte:
- Si e ndien veten Hasho te Teuta?
- Teuta është ekipi im i zemrës. E quaj veten me fat dhe e kam për nder të luaj dhe të përfaqësoj ngjyrat e saj, të një futbolli me tradita, siç është ai durrsak. Te Teuta ndihem mjaft mirë. Shpresoj shumë që me lojën time të kontribuoj sadopak në ecurinë pozitive të ekipit.
- Si e vlerësoni fitoren e fundit në kampionat, ndaj Tiranës në "Qemal Stafa"?
- Ishte vërtet një fitore e bukur. Kemi luajtur me shpirt dhe me disiplinë të fortë taktike, gjë që u konkretizua me një fitore të rëndësishme. Me atë që morëm në këtë ndeshje, fituam kryesimin në renditje, njëkohësisht kapërcyem një pengese të vështirë, siç është Tirana. Them se e merituam fitoren. Madje, në pjesën e dytë, po të ishim treguar më të kujdesshëm, mund ta thellonim avantazhin.
- Pas kësaj fitoreje të rëndësishme dhe me vlera, a mendoni se Teuta do të jetë pretendente kryesore për titull?
- Sigurisht, këtë e vërtetuam edhe në ndeshjen e fundit. Do ta kërkojmë titullin më shumë se kurrë. Kemi një grup futbollistësh që luajnë prej kohësh me njeri-tjetrin dhe mbartin vlera të mjaftueshme për të fituar trofe. Një avantazh tjetër i këtij sezoni për ne është fakti që kemi një stol rezervash, që fare pak ndryshon nga formacioni i parë.
- A ndiheni keq kur e nisni ndeshjen nga stoli?
- Jo, aspak. Sigurisht, për mua, e rëndësishme është të luaj. Me punë po synoj të arrij formën më të mirë, që ta meritoj një vend në formacionin e parë të Teutës. Trajneri Lika gjithmonë u ka krijuar hapësira futbollistëve që e meritojnë të luajnë, duke u nisur nga vlerat e tyre.
- [b]Po ndeshjen e radhës, me Flamurtarin, si e pret Hasho?
- Me optimizëm. Duhet ta vlerësojmë në maksimum ekipin vlonjat, i cili, ndonëse ndodhet në pozicion të vështirë në klasifikim, ka vlera. Duhet të japim gjithçka në fushën e lojës dhe të ruajmë ecurinë pozitive në kampionat. Objektivi ynë, pa diskutim, do të jetë vetëm fitorja.


Postuar nga qershor13 datë 14 Tetor 2003 - 21:48:

Xhai-Zëre, mungesat e Teutës ndaj Flamurtarit

Teuta nuk do t'i ketë të gatshëm dy futbollistët kryesorë të mbrojtjes së saj, Xhain dhe Zëren, për ndeshjen me Flamurtarin. Sipas burimeve nga stafi mjekësor i ekipit durrsak, bëhet e ditur se mbrojtësi Xhai do të mungojë në ndeshjen e radhës për shkak të kartonëve të verdhë që ka marrë, ndërsa Zëre vazhdon të ketë probleme shëndetësore, që pas dëmtimit të pësuar disa javë më parë. Ndërkohë, kontigjenti tjetër i futbollistëve të Teutës është plotësisht i gatshëm për trajnerin Lika, përfshi këtu edhe dy mesfushorët Babamusta e Toshkollari. Gjithashtu, atmosfera në kampin durrsak, në prag të ndeshjes me Flamurtarin, është tepër optimiste.
Dje, ka dalë për herë të parë në stërvitje me Teutën edhe blerja më e re e durrsakëve, Daniel Xhafa. Sulmuesi vlonjat pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Lika në ndeshjen e së shtunës, pikërisht ndaj Flamurtarit në "Niko Dovana".


Postuar nga qershor13 datë 16 Tetor 2003 - 21:34:

Blerja e fundit e "djemve të detit" zbulon shtysat që e detyruan të kalojë tek ekipi durrsak
D.Xhafa: Dua të shpallem kampion me Teutën


Daniel Xhafa, sulmuesi më i ri i Teutës, i ardhur së fundi nga Flamurtari, pas nënshkrimit të një kontrate 1-vjeçare, ka filluar stërvitjen me ekipin durrsak. Përpara seancës së djeshme stërvitore, vlonjati, në një intervistë për "Sportin shqiptar", ka komentuar arsyet që e shtynë të vijë te Teuta. Njëkohësisht, Xhafa ka folur për objektivat personale në këtë sezon futbollistik dhe për ndeshjen e radhës me Flamurtarin e Vlorës, ish-ekipin e tij.
- Xhafa, është dita e tretë që stërviteni te Teuta. Si e ndieni veten në ekipin e ri?
- Shumë mirë. Unë jam mësuar të lëviz shpesh nga një skuadër në tjetrën, prandaj nuk e kam të vështirë të familjarizohem me ndryshimet. Jam ambientuar shpejt me ekipin e ri, Teutën, sepse këtu kam gjetur disa futbollistë që i njoh prej kohësh. Sidoqoftë, me kalimin e kohës, mendoj se do ta gjej veten plotësisht te Teuta edhe në fushën e lojës. Kam ardhur në një ekip me tradita në futbollin shqiptar dhe për këtë jam shumë i kënaqur. Kjo mundësi m'u dha nga stafi drejtues i këtij ekipi dhe nga presidenti Hasanbelliu, të cilët i falënderoj nga zemra.
- Pse zgjodhët pikërisht Teutën, në një kohë që, sipas jush, keni pasur disa oferta?
- Zgjodha Teutën, sepse është një ekip me pretendime në këtë kampionat. Tani që e realizova këtë dëshirë, dua të jap maksimumin tim në fushën e lojës, bashkë me shokët, për t'i bërë realitet të gjitha objektivat e Teutës. Do të isha vërtet me fat nëse më ecën mbarë dhe shpallem kampion me Teutën.
- Çfarë keni gjetur tek ekipi durrsak, që mund ta veçoni?
- Harmoninë dhe punën intensive në stërvitje, të shoqëruara me drejtimin profesional të stafit teknik. Teuta ka një grup shumë të mirë futbollistësh, të cilët janë të aftë t'i realizojnë objektivat që kemi përpara. Pra, tek ekipi i ri kam gjetur ambicien për të fituar.
- Te Teuta keni gjetur edhe një vlonjat tjetër, Johan Drizën. A përbën ky fakt një plus më shumë për ambientimin sa më të shpejtë në radhët e Teutës?
- Natyrisht. Ky është një nga faktorët që më ka ndihmuar të ambientohem shpejt me grupin. Me Drizën njihem prej kohësh. Kemi luajtur bashkë te Flamurtarin dhe te Dinamoja. Sidoqoftë, ashtu si Driza, kam edhe shokë të tjerë te Teuta.
- Si e vlerësoni sfidën e radhës me Flamurtarin, ish-ekipin tuaj nga erdhët së fundi?
- E pres me emocion këtë ndeshje, sepse, edhe pse kam ikur, Flamurtari është ekipi ku jam rritur si futbollist dhe kam djersitur shumë për të. Sidoqoftë, tashmë kam veshur fanellën e Teutës dhe më duhet të mendoj vetëm për të. Për një futbollist, prezantimi i parë me një ekip të ri është gjysma e punës. Nuk e di nëse do të luaj në këtë ndeshje, por, nëse me jepet mundësia, do të jap maksimumin. Gjendem në një pozicion disi të vështirë, sepse do të luaj kundër ish-ekipit tim, por ky është profesionalizmi, s'ke ç'i bën.
- Së fundi, si e parashikoni ndeshjen e së shtunës me Flamurtarin?
- Parashikoj një ndeshje të fortë dhe të hapur. Nisur nga pozitat aktuale ku gjendet Teuta, them se do të fitojmë.


Postuar nga qershor13 datë 17 Tetor 2003 - 14:43:

Trajneri i Teutës u kërkon të tijve vlerësim maksimal për kundërshtarin e radhës
Lika: Flamurtari,si të gjithë të tjerët


Trajneri i Teutës, Hasan Lika, e konsideron ndeshjen e radhës me Flamurtarin sfidë që skuadra e tij duhet ta fitojë patjetër. Sidoqoftë, kryeqytetasi i stolit të "djemve të detit" qëndron me këmbët në tokë, duke dashur të mos shkatojë ndonjë ndjenjë euforie te futbollistët e tij. Prandaj dhe shprehet: "Duhet të tregohemi të kujdesshëm, nëse duam të marrin 3 pikët, sepse përballë do të kemi një Flamurtar që, pavarësisht nga problemet e ndryshme financiare, duhet vlerësuar maksimalisht. Pra, skuadra vlonjate do të vlerësohet njësoj si të gjithë kundërshtarët e tjerë." Sipas trajnerit të Teutës, Flamurtari është një skuadër me tradita në futbollin shqiptar dhe, kur mobilizohet, nxjerr ndeshje të mira. Pra, sipas Likës, ai është një kundërshtar i rrezikshëm për çdo skuadër. Në këtë sens, trajneri i durrsakëve thekson se gjatë gjithë javës përgatitore po punohet me intensitet të lartë për këtë ndeshje, e cila do të zhvillohet të shtunën në "Niko Dovana". Natyrisht, në këtë tendosje të skuadrës durrsake ndikojnë shumë faktorë, mes të cilëve, më kryesorët janë objektivat për të mos lëshuar kreun dhe zbavitja e publikut durrsak, që pret jo vetëm rezultatin pozitiv, por edhe lojë bindëse. Për sa u përket dy mungesave të Teutës në sfidën me Flamurtarin (mbrojtësit Xhai dhe Zëre), trajneri Lika shprehet: "Sigurisht, bëhet fjalë për dy mungesa të rëndësishme të Teutës në këtë ndeshje. Sidoqoftë, edhe pse dihen vlerat e Xhait e të Zëres, i kemi marrë masat t'i zëvendësojmë ata me futbollistë të tjerë të stolit. Fatmirësisht, do të rikthehet Tetova, i cili, për arsye dëmtimi, mungoi në ndeshjen me Tiranën."
Sikurse dihet, në ndeshjen paraardhëse me Tiranën, Teuta fitoi me rezultatin 3-1, duke iu bashkangjitur Partizanit në krye. Kësisoj, çdo hap fals për skuadrën durrsake do të ishte i pafalshëm. Një rreziku të tillë kërkon t'i ruhet trajneri Lika, i cili, edhe pse e ka vlerësuar jashtëzakonisht fitoren me Tiranën, vëmendjen kryesore e ka përqendruar te ndeshja e radhës me Flamurtarin. Në çdo seancë stërvitore, trajneri i Teutës u ka kërkuar të tijve që të mos ushqejnë asnjëlloj iluzioni nënvlerësimi për kundërshtarin, sepse kjo do të ishte fatale. Sipas Likës, të gjitha skuadrat e Grupit A1 janë të denja për t'i futur shkopinj nën rrota njëra-tjetrës, prandaj duhen vlerësuar njëlloj deri në fund. "Flamurtari është një skuadër e tillë, në gjirin e të cilit, pavarësisht largimeve të shumta, ka futbollistë cilësorë, të cilët mund të të nxjerrin probleme," - gjykon Lika. Gjithsesi, trajneri i Teutës, duke folur për objektivat në përballjen me Flamurtarin, shprehet: "Pa diskutim, do të kërkojmë me çdo kusht fitoren, për të ruajtur ritmin e rezultateve pozitive dhe kryesimin në tabelën e klasifikimit." Në fund, trajneri Lika nuk ka pranuar të bëjë komente rreth formacionit të mundshëm të Teutës dhe mënyrës së lojës në ndeshjen me Flamurtarin. Në seancat stërvitore, me përjashtim të Xhait dhe Zëres, që do të mungojnë në ndeshjen e radhës, të gjithë po stërviten fort për të zënë një vend në formacionin bazë. E vetmja surprizë mund të jetë aktivizimi i sulmuesit Daniel Xhafa.


Postuar nga qershor13 datë 20 Tetor 2003 - 16:17:

Trajneri i durrsakëve ka mbetur i kënaqur nga rezultatet dhe loja e ekipit në këtë fillimkampionati
Lika: Teuta, jo rastësisht në krye

Fitorja e ndeshjes me Flamurtarin ka ruajtur pozitat kryesuese të Teutës në tabelën e klasifikimit. Vetëm golaverazhi, paksa më i dobët se Partizani, e rendit ekipin durrsak në vendin e dytë. Pas fitores bindëse me Flamurtarin, trajneri Hasan Lika do ta vlerësonte pozitivisht lojën e ekipit të tij dhe rezultatin, por do ta vinte gishtin njëkohësisht në një "plagë" të Teutës, që është mosfinalizimi si duhet i aksioneve. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Lika do të shprehej:
- Lika, çfarë ju kënaqi më shumë në ndeshjen me Flamurtarin, loja e ekipit tuaj, apo rezultati?
- Të dyja së bashku. Po të mos luanim mirë, do ta kishim të vështirë fitoren. Sidoqoftë, kemi ende punë për të bërë. Natyrisht, jam i kënaqur me fitoren, sepse morëm 3 pikë mjaft të vlefshme, që na mbajnë në krye të renditjes. Realisht, para ndeshjes ishte krijuar mendimi se duhej të fitonim me rezultat më të thellë, por kësaj nuk ia arritëm dot, çka tregon se vuajmë disi në konkludim.
- Pra, keni rezerva për lojën që zhvilloi ekipi juaj në këtë takim?
- Nuk mund të them që është tamam kështu. Por, po të nisemi nga ajo që u zhvillua në fushë, duhej të kishim shënuar më shumë gola.
- Atëherë, si e shpjegoniu faktin që ekipi krijon shumë raste, por shënon pak?
- Në fakt, Teuta, sidomos në javët e fundit, nuk ka shënuar pak gola. Mjafton të kujtojmë këtu 3 golat ndaj Tiranës dhe 2 ndaj Flamurtarit. Pra, në dy javë kemi shënuar plot 5 gola dhe kemi pësuar vetëm një. Problemi, kur flas për mosfinalizim si duhet të aksioneve, nuk ka të bëjë me golat e paktë të shënuar. E kam fjalën për shfrytëzimin në maksimum të rasteve që na janë krijuar. Sidoqoftë, e rëndësishme është të shënojmë, gjë të cilën po e bëjmë më së miri në këtë fillimkampionati. Sigurisht, nuk është pozitiv fakti që nuk i shfrytëzojmë të gjitha rastet që na krijohen.
- Përse ngre krye ky problem te Teuta, sipas jush?
- Ndonjëherë, mosfinalizimi i rasteve për gol vjen nga dëshira dhe ngutja për të shënuar sa më tepër, ose e thënë ndryshe nga një lloj mentaliteti që është krijuar së fundi në ekip, për të shënuar sa më shumë gola dhe për të siguruar vendin e parë në klasifikim.
- A ka bindur Teuta me lojërat e saj që të kryesojë klasifikimin, apo ka qenë paksa edhe me fat?
- Mendoj se skuadra, deri në këto momente, e ka meritur këtë pozicion me lojrat e zhvilluara dhe me rezultate, por mendoj se disa futbollistë, të cilët kanë qenë të formacionit bazë, nuk janë akoma në gjendjen e tyre optimale, siç është rasti i Toshkollarit, i cili akoma nuk e ka gjetur veten, pasi prej një kohe të gjatë ka qenë i dëmtuar, por mendoj se në të ardhmen si Toshkollari dhe Xhafa, që është një forcë tjetër për ne, do të jenë një grup që do të vazhdojë ecurinë pozitive të Teutës.
Llambi Kallço


Postuar nga qershor13 datë 21 Tetor 2003 - 17:13:

Portieri i Teutës u rikujton rivalëve synimet e skuadrës së tij në këtë kampionat
Shehi: S'ka ndalesë drejt titullit

Orges Shehi, një nga pikat kyçe të formacionit të Teutës, e konsideron fitoren me Flamurtarin tregues të forcës së skuadrës dhe qëndrueshmërisë në lojën e saj. Madje, duke iu referuar ndeshjes të së shtunës, Shehi thotë se Teuta nuk ka ndër mend ta ndalë marshimin drejt titullit. Në një koment për "Sportin shqiptar", i paepuri i portës durrsake komenton fitoren e fundit të Teutës dhe rikujton për kundërshtarët pretendimet e saj në këtë sezon futbollistik: "Fitorja me Flamurtarin tregoi edhe një herë tjetër se Teuta nuk do të lëshojë pe në këtë kampionat. Madje, edhe pse luajtëm ndaj një kundërshtari me probleme, fitorja ka po aq vlerë sa ajo e kryeqytetit, me Tiranën. Fituam bindshëm 2 0 dhe mbetëm sërish në krye të klasifikimit, së bashku me Partizanin. Realisht, po t'u referohesh rasteve të krijuara, duhet të kishim fituar më thellë, çka do të na çonte në krye të klasifikimit." Në vazhdim të deklarimit të tij, portieri Shehi flet edhe për paraqitjet e Teutës në trasfertë, të cilat janë pak a shumë më të mira se ndeshjet e luajtura brenda: "Është e vërtetë që në këto takime të
kampionatit kemi luajtur më mirë në ndeshjet jashtë, sesa në ato që i kemi luajtur në "Niko Dovana". Këtu ia vlen të përmendim fitoren me Vllazninë në "Loro Boriçi", veçanërisht fitoren
e fundit në trasfertë me Tiranën, në "Qemal Stafa". Ky nuk është ndonjë problem për Teutën, sepse të luash mirë dhe të marrësh rezultate pozitive jashtë fushës tënde, në kushtet e kampionatit shqiptar, është meritë." Në fund, Shehi ka dëshirë t'u rikujtojë rivalëve të drejtpërdrejtë për titull edhe synimet e skuadrës së tij, Teutës: "Në këtë kampionat jemi më të vendosur se kurrë për të ngritur kupën e më të mirit.Mendoj se ky sezon është yni,ndonëse do të na duhet të rivalizojmë sërish me kundërshtarë të denjë, si Partizani, Tirana, Dinamo dhe Vllaznia."


Postuar nga qershor13 datë 23 Tetor 2003 - 20:36:

Mancaku: Besa, ndeshje delikate
Duke e konsideruar një lloj derbi, sulmuesi flet me këmbët në tokë për ndeshjen e radhës


Bledar Mancaku, pika kyçe e sulmit të Teutës, e konsideron delikate ndeshjen e radhës me Besën. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Mancaku do të komentonte diçka rreth kësaj ndeshjeje.
- Ndeshja e radhës mban emrin Besa për ju. A do të qëndroni sërish në krye, në përfundim të fazës së parë të kampionatit?
- Dëshira dhe mundësitë për një gjë të tillë janë të mëdha. Megjithatë, duhet pritur përfundimi i 90 minutave të ndeshjes të së shtunës që po vjen, për të parë sesi do të rrjedhin ngjarjet. Këtu kam parasysh edhe ecurinë e rivalit direkt për vendin e parë, Partizanit, i cili do të luajë një ndeshje jo fort të lehtë jashtë fushës së tij, ndaj Shkumbinit. Sidoqoftë, për ne, ndeshja me Besën është delikate, sepse na duhet me çdo kusht fitorja. Gjithsesi, kjo nuk është e lehtë, sepse përballë do të kemi një Besë të fortë, së cilës i duhen patjetër pikë.
- Pra, nuk jeni optimist për këtë ndeshje?
- Jo, nuk është kështu. Unë, ashtu si e gjithë skuadra, jam optimist se do t'ia dalim me sukses. Kur thashë se na pret një ndeshje jo e lehtë, nuk desha të minimizoja mundësitë e fitores sonë, por desha të vlerësoja kundërshtarin, sigurisht me të drejtë, sepse e meriton. Sidoqoftë, ne do të zbresim në fushë vetëm për fitore dhe shpresoj se do ta arrijmë.
- Sa do të ndikojnë në lojën e Teutës mungesat e disa futbollistëve për arsye kartonësh apo dëmtimesh?
- Jo dhe aq shumë, sepse stoli që kemi është plotësisht i aftë t'i zëvendësojë këto mungesa. Një gjë të tillë, futbollistët rezervë të Teutës e kanë bërë më së miri edhe në ndeshjen me Tiranën dhe me Flamurtarin, ku mungesat ishin jo të pakta.
- Si e komenton Mancaku faktin që Teuta shpërdoron shumë raste për gol?
- Nuk mendoj se është ndonjë problem aq shqetësues. Rëndësi ka fakti që ne po shënojmë aq gola sa të fitojmë ndeshjet dhe të marrim pikët e plota. Çdo ekip humbet raste. Për mua, e rëndësishme është të krijosh raste. Teuta, vetëm në dy ndeshjet e fundit, ka shënuar 5 gola, që nuk janë pak për një ekip futbolli, aq më tepër që 3 prej tyre janë shënuar në portën e Tiranës.
- A mendoni se do të sjellë spektakël ndeshja me Besën, sepse mund të konsiderohet një lloj derbi?
- Mendoj se po. Tradicionalisht, ndeshjet mes Teutës dhe Besës janë shoqëruar edhe me spektakël dhe, ç'është më kryesorja, në to janë shënuar shumë gola.
- A do t'i rikthehet golit Mancaku në këtë ndeshje?
- Nuk mund t'i jap një përgjigje të prerë kësaj pyetjeje. Realisht, do ta dëshiroja një gjë të tillë.
- A ju nxit fakti që Brigeli ka shprehur interes ndaj jush?
- Sigurisht. Çdo futbollist e ëndërron ekipin kombëtar. E rëndësishme është të luaj sa më mirë dhe t'i shërbej sa më mirë Teutës. Natyrisht, unë e vlerësoj në maksimum edhe interesimin e trajnerit të ekipit kombëtar, gjë që do të thotë më shumë punë për mua.


Postuar nga qershor13 datë 23 Tetor 2003 - 20:39:

Teuta, 4 mungesa titullarësh ndaj Besës

Edhe në sfidën e radhës në kampionat, me Besën, Teuta do të ketë mungesa të ndjeshme të formacionit bazë. Veç kapitenit Begeja, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen me Flamurtarin, dhe De Souzës, me tre kartonë të verdhë, në këtë ndeshje, sipas trajnerit të Teutës, Hasan Lika, do të mungojë edhe Xhai me Zëren, që të dy të dëmtuar. Pavarësisht nga këto mungesa, trajneri Lika shprehet: "Ekipi është përgatitur në maksimum për këtë ndeshje dhe do të hyjë në fushë për ta kaluar me sukses, edhe pse përballë do të kemi një ekip me vlera, si Besa e Kavajës." Ndërkohë, nën drejtimin e trajnerit Lika, ekipi durrsak ka zhvilluar stërvitje në aneksin e stadiumit "Niko Dovana". Ndonëse trajneri durrsak nuk ka bërë komente në lidhje me formacionin e mundshëm të Teutës në këtë ndeshje, formacioni bazë i Teutës (nga ajo që është parë në seancat stërvitore) pritet të ketë pak ndryshime. Në lojë pritet të luajnë titullarë Hasho, Bespalla dhe Toshkollari. Në këtë takim pritet të aktivizohet edhe sulmuesi i sapoardhur te Teuta, Daniel Xhafa. Klima në kampin durrsak, në prag të sfidës së radhës me Besën, është optimiste, edhe për faktin se ekipi po kalon ditët e tij më të mira. Mobilizimi i të gjithëve gjatë javës stërvitore ka qenë maksimal. Kjo, sepse Teutës i duhen pikët e plota. I këtij mendimi është edhe njëri nga futbollistët e "djemve të detit", Kotomelo, i cili thotë se në ndeshjen me Besën duhen marrë patjetër tri pikët, për të shpresuar më pas në ndonjë gabim të kundërshtarëve dhe për të marrë kreun e klasifikimit me pikë. Ndeshja midis Besës dhe Teutës pritet të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm sportdashësish, si nga Durrësi, ashtu dhe nga Kavaja. Kjo për vetë faktin se ndeshen ekipet e dy qyteteve fqinje, të cilat i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar dhe kanë zhvilluar gjithmonë takime të bukura me shumë gola. Gjithsesi, për Besën, mbetet akoma shija e hidhur e një humbjeje tenistike në "Niko Dovana", sezonin e kaluar. Ndërkohë, përballja në mes dy ekipeve, kësaj radhe do të zhvillohet në fushën asnjanëse të Elbasanit.


Postuar nga qershor13 datë 24 Tetor 2003 - 15:25:

Mesfushori durrsak, pas dëmtimit disamujor, ka arritur të kapë një formë optimale sportive
Babamusta: Besa, pengesë që duhet kaluar

Një prej pikave kyçe të mesfushës durrsake, Babamusta, i rikthyer në radhët e Teutës pas një dëmtimi të gjatë, po kalon një formë të sportive. Natyrisht, këtu ka ndikimin e vet edhe situata mjaft pozitive e kampit durrsak, për të cilën Babamusta do të shprehej:
- Babamusta, u jeni rikthyer fushave të lojës pas një dëmtimi disamujor. Si ndiheni aktualisht, kur po aktivizoheni titullar në formacionin e Teutës?
- Ndihem mjaft mirë, sidomos në aspektin fizik. Rëndësi ka fakti që dëmtimi më ka kaluar plotësisht dhe nuk kam asnjë pasojë të tij. Nga ndeshja në ndeshje po konsolidohem më shumë dhe po ambientohem me skuadrën. Është e vërtetë që për shkak të dëmtimit kam qëndruar disa muaj jashtë fushave të futbollit, çka përbën një fakt të trishtueshëm për çdo futbollist. Fatmirësisht, çdo gjë kaloi me sukses dhe për momentin gëzoj një formë optimale sportive.
- A është kthyer Babamusta në 100 për qind të formës së tij?
- Nuk besoj. Sigurisht, nuk jam në 100 për qind të formës sportive, por gradualisht, nga ndeshja në ndeshje, do të shkoj drejt formës së kërkuar.
- Sa ju ka munguar Teuta dhe ekipi Shpresa gjatë kohës së dëmtimit?
- Shumë. Jam ndier keq kur shikoja shokët e skuadrës kur luanin, po ashtu edhe të ekipit Shpresa, ndërkohë që vetë isha i pamundur.
- Deri tani keni luajtur katër ndeshje dhe keni shënuar dy gola. Ç'përbën kjo për ju?
- Ku ka më mirë sesa të rikthehesh pas një dëmtimi relativisht të gjatë dhe të shënosh gola vendimtarë për skuadrën. Goli, përveç suksesit të skuadrës, është gjithçka për një futbollist. Që të jem i sinqertë, goli që shënova ndaj Tiranës më ka kënaqur jashtë mase.
- Si e konsideroni ndeshjen e radhës me Besën?
- Parashikoj një ndeshje të vështirë. Gjithsesi, ne do të kërkojmë ta kalojmë me sukses këtë pengesë të radhës. Personalisht jam i mendimit që Besa e Kavajës është një ekip që duhet respektuar.
- Në ndeshjen e fundit që Teuta ka luajtur me Besën, e ka mposhtur atë me rezultat tenistik. A mendoni se ky është një avantazh psikologjik për ju?
- Ky fakt s'hyn në fare lojë. Kanë kaluar jo pak kohë nga ajo ndeshje dhe gjërat kanë ndryshuar në të dy kampet. Mendoj që gjithçka do të zgjidhet vetëm brenda fushës së lojës.


Postuar nga qershor13 datë 24 Tetor 2003 - 15:27:

Begeja: Disiplina është nxituar

Kapiteni i Teutës, Gentian Begeja, e konsideron të nxituar vendimin e komisionit të disiplinës, dhënë ndaj tij këtë mesjavë. Sikurse dihet, futbollisti në fjalë është pezulluar për të mos luajtur me skuadrën e tij 4 javë, për shkak se gjatë ndeshjes Teuta-Flamurtari është konfrontuar me futbollistin vlonjat Gjoni. Mirëpo Begeja e konteston këtë masë të marrë për të, duke e konsideruar thjesht një keqkuptim të çastit incidentin që ka pasur me mbrojtësin e Flamurtarit. "Le të shikohet më me kujdes kaseta filmike e kësaj ndeshjeje, - shton Begeja, - pastaj anëtarët e komisionit të disiplinës të gjykojnë rreth keqkuptimit mes meje dhe futbollistit të Flamurtarit."


Postuar nga qershor13 datë 27 Tetor 2003 - 14:03:

Teuta: Besa, suksesi që e ngjit në krye

Në "Ruzhdi Bizhuta",durrsakët fitojën 2-1 ndaj verdhezinjve

Besa - Teuta 1-2
Besa

Osmani 6
Xhani 6
Sheta 6
Doka 6
Veizi 6
Qerolli (Verli 43') 6
Romanishin 6.5
Mehmeti (Lorja 57') 6
Ypi 6.5
Kuli 6.5
Kapllani (Bajaziti 69') 6
Trajner: F. Sejdini

Teuta
Shehi 7
Kotomelo 7
Driza 7
Tetova 7
Toshkollari 7
Bespalla 7
Hasho 7
Babamusta 7
Khumalo (Mançe 38') 7
D. Xhafa (Bërzezi 74') 7
Mancaku 7
Trajner: H. Lika
Shënues: Khumalo 22', D. Xhafa 45', Kuli 80'
Gjyqtarë: S. Çekaj (Laç), A. Pregja (Tiranë), A. Lamçe (Patos)
Kartonë të verdhë: Kuli, Romanishin, Sheta

"Radiografia"
1'- Daniel Xhafa gjuan fuqishëm, por grushton me vështirësi portieri kavajas Osmani.
13'- Babamusta kërcen fuqishëm me kokë brenda zonës së kavajasve, por topi i goditur prej tij përfundon pranë shtyllës së majtë pingule të Osmanit.
20'- Toshkollari kroson në zonë. Topin e largojnë me vështirësi mbrojtësit kavajas.
22'- Kundërzbritje e organizuar mjaft bukur nga durrsakët. Topi përfundon te Khumalo, që mjeshtërisht e përcjell atë në kuadratin e portës kavajase. 1-0 për Teutën.
24'- Mancaku nuk arrin të manovrojë si duhet i vetëm para portës kavajase, duke humbur një mundësi shënimi.
25'- Rast ideal për të barazuar Besa. Memetaj gjuan, por Kuli e humbet dyluftimin me portierin Shehi.
32'- D. Xhafa depërton me shpejtësi nga e majta. Në momentin që përgatitej të gjuante, i ndërhyn një mbrojtës që e devijon topin tej vijës anësore.
34'- Mancaku gjuan nga distanca, por pret Osmani, i ndodhur në pozicion.
35'- Kapllani fare pranë portës durrsake nuk arrin të gjuajë në kuadrat.
36'- Goditje këndi për Teutën. Gjuam Bespalla me kokë, por drejtpërdrejt në duart e portierit Osmani.
44'- Sheta e kthen topin te Osmani, përfiton aty afër D. Xhafa, i cili godet, por pa sukses.
45'- Toshkollari godet në drejtim të portës kavajase. I ndodhur aty afër, D. Xhafa e përcjell pa vështirësi topin në anën e djathtë të portierit kavajas. 2-0 për Teutën.
46'- Mancaku, në vend që ta dërgojë topin në rrjetë, e ka nxjerrë atë jashtë saj, duke mos besuar as vetë që nuk ka shënuar dot golin e tretë për Teutën.
49'- Është sërish Mancaku që ka dhënë alarmin në mbrojtjen kavajase. Sulmuesi i Teutës ka depërtuar në zonën e Besës, ka gjuajtur fuqishëm, por Osmani e devijon topin në këndore.
50'- Kapllani gjuan pranë shtyllës së djathtë të portës së mbrojtur nga Shehi.
54'- Romanishin gjuan nga larg, por pret Shehi.
56'- Goditje dënimi për kavajasit. Gjuan Ypi, por pa rezultat.
72'- Romanishin provon të shënojë nga larg, por Shehi e ndalon topin kur po i drejtohej trekëndëshit të djathtë.
74'- Babamusta rrëshqet në zonën kavajase në tentativë për të goditur portën e Osmanit.
80'- Romanishin pason te Kuli, i cili pa vështirësi shënon, duke e ngushtuar rezultatin në 1-2.
84'- Mancaku dhe Babamusta gjuajnë njëri pas tjetrit në portën kavajase, por pa sukses.
86'- Bërzezi shmang edhe portierin Osmani, gjuan në portën bosh, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.

Thanë pas ndeshjes
Faruk Sejdini, trajner i Besës
:
"Skuadrës që drejtoj i mungon ende mentaliteti i fituesit. Zhvilluam një pjesë të parë jo shumë të mirë, duke luajtur të tërhequr, ndërsa në pjesën e dytë mund të kishim arritur edhe më shumë. Jam mjaft i pakënaqur nga gjykimi dhe me thënë të drejtën m'u duk se treshja e gjyqtarëve ishte tendecioze ndaj nesh. Kemi humbur disa ndeshje radhazi, por kjo nuk do të thotë se kampionati ka mbaruar për Besën. Në të ardhmen do t'u rikthemi patjetër rezultateve pozitive."
Hasan Lika, trajner i Teutës:
"Pavarësisht se kishim disa mungesa titullarësh në formacion, ia arritëm qëllimit. Morëm një rezultat të kënaqshëm, duke ruajtur me meritë kreun në renditjen e përgjithshme. Në njëfarë mënyre, mungesa e disa prej lojtarëve kyresorë u ndie në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e dytë të saj, kur kavajasit na vunë në vështirësi. Madje, Besa na rrezikoi seriozisht në disa raste. Ne patëm fatin që në pjesën e parë kaluam dy herë në avantazh, por ndiej keqardhje që në pjesën e dytë nuk e ruajtëm ritmin e kënaqshëm të lojës. Më vjen keq që në nuk i zhfrytëzuam si duhet rastet e shumta që na u krijuan."

Komenti
Ekipi durrsak në fillim të ndeshjes u duk se do të arrinte një fitore mjaft të thellë ndaj Besës së Kavajës nisur nga sulmet e pandërprera në drejtim të portës së Osmanit. Kalimi në avantazh i Teutës në minutën e 22-të me anë të futbollitist Khumalo tregoi se durrsakët do ta kishin shumë të lehtë për ta fituar ndeshjen. Rastet e pjesës së parë për gol qenë të shumta për Mancakun dhe Xhafën. Ky i fundit, në mbyllje të kësaj pjese, arriti ta dyfishojë rezultatin. Por, në pjesën e dytë, ndryshe nga ç'pritej, durrsakët lëshuan mjaft në drejtim të organizimit dhe të lojës së qartë, ndërsa kavajasit, duke mos pasur ç'të humbisnin më, organizuan sulme të njëpashnjëshme në drejtim të portës së Shehit. Rastet më të pastra u përpoq t'i shfyrëzonte futbollisti Romanishin, por Shehi, në një formë mjaft të mirë, nuk e lejoi prekjen e rrjetës deri në minutën e 80-të, kur Kuli arrin ta ngushtojë diferencën e golave. Nga ana e tyre, futbollistët e Teutës u përpoqën ta thellonin rezultatin, por nuk i shfrytëzuan si duhet rastet e krijuara. Goli i Kulit sikur i zgjoi kavajasit, prandaj përpjekjet e tyre për ta barazuar rezultatin u shtuan në maksimum. Megjithatë, fitorja u buzëqeshi durrsakëve. Në fund të takimit, të dyja skuadrat dolën të kënaqura për atë çka dhanë dhe çfarë morën në fund të 90-minutëshit.

Të veçanta
- Tifozë të shumtë të të dyja skuadrave kanë mbushur tribunën qendrore të stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" qysh para fillimit të ndeshjes. Numri i tyre është shtuar dukshëm gjatë pjesës së parë të lojës. Midis tyre një numër i konsiderueshëm sportdashësish vendës kanë bërë tifozllëk për Teutën.
- Nuk kanë munguar drejtuesit e shumtë të klubeve të futbollit "Besa" dhe "Teuta" për ta ndjekur këtë takim.


Postuar nga qershor13 datë 27 Tetor 2003 - 15:36:

Hasanbelliu: Teuta do të japë edhe më shumë

Presidenti i durrësakëve shprehet i kënaqur nga "minisuksesi" i "djemve të detit"

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ka marrë një dhuratë të bukur nga futbollistët e tij në 41-vjetorin e lindjes.Pikërisht në këtë ditë të shënuar për numrin 1 të "djemve të detit", Teuta, pas fitores me Besën, është shpallur kampione e fazës së parë të kampionatit, duke u shkëputur dy pikë nga ndjekësi më i afërt i kreut, Partizani. I gëzuar tej mase nga ky sukses i skuadrës që financon e drejton, presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, komenton për "Sportin shqiptar".
- Zoti president, si po e përjetoni shpalljen e Teutës kampione të fazës së parë të këtij kampionati?
- Nuk ka ku të shkojë më bukur. Sot, në 41-vjetorin e ditëlindjes sime, po marr një "dhuratë" të bukur nga skuadra. Pra, po përjetoj dy gëzime në një ditë, që më japin një kënaqësi të ligjshme, besoj. Shpallja kampione e fazës së parë është meritë e skuadrës dhe e trajnerit Lika, që ditën të dalin në krye të klasifikimit përmes një konkurrence të fortë. Në këtë minisukses kanë meritën e tyre edhe sportdashësit e Teutës, të cilët e kanë mbështetur vazhdimisht skuadrën e tyre të zemrës. Pra, personalisht jam i kënaqur me lojën dhe rezultatet e skuadrës, por mendoj se futbollistët kanë më shumë mundësi për t'i shprehur në fushën e lojës.
- Megjithatë, fituesi nuk gjykohet, apo jo?
- Natyrisht. Kemi triumfuar vetëm në çerekun e garës dhe kjo nuk është pak. Sidoqoftë, na duhet të punojnë shumë për të arritur objektivin kryesor, fitimin e titullit. Përpara na presin edhe shumë beteja të tjera vendimtare. Sikurse e thashë edhe më sipër, ka përfunduar vetëm faza e parë e kampionatit, çka do të thotë se rruga drejt "finishit" është e gjatë.
- Si e vlerësoni faktin që Teuta, ndonëse jo me shumë emra të mëdhenj, arrin të kalojë para disa skuadrave me tradita në futbollin shqiptar?
- E veçanta dhe "çelësi" i suksesit të Teutës është loja kolektive. Natyrisht, nuk duhet përjashtuar edhe fakti që në skuadrën tonë luajnë disa futbollistë të talentuar, pjesëtarë të ekipit Shpresa, apo edhe të tjerë me eksperiencë. Kemi ruajtur nga sezoni i kaluar pothuajse të gjithë strukturën e skuadrës së fazës së dytë dhe kemi afruar futbollistë të nevojshëm, si Driza në mbrojtje, apo Daniel Xhafa në sulm. Këto "meremetime" duket se i kanë shërbyer mjaft mirë skuadrës.
- A mendoni se Teuta ka dhënë më të mirën e saj në këtë fillim kampionati?
- E thashë edhe më lart, që Teuta ka shumë energji për të dhënë në fushën e lojës. Skuadra nuk i ka shprehur ende mundësitë maksimale të saj. Fakti që dolëm kampionë të kësaj faze nuk do të thotë që futbollistët të vetëkënaqen, por të punojnë më shumë, sepse kampionati është i gjatë. Për ta ruajtur këtë vend deri në fund të garës kërkohet angazhim maksimal në çdo ndeshje.
- Thonë se fillimi i mbarë vlen sa gjysma e punës. Ju çfarë mendimi keni?
- Është një plus i madh ta fillosh kështu kampionatin, por kjo nuk mjafton. Ky i sivjetmi është kampionat i gjatë, prandaj kërkon shumë punë e djersë. Personalisht kam besim të plotë të futbollistët dhe te trajneri Lika. Ata do të dinë t'ia dalin mbanë.

FORCA TEUTA... FORCA TEUTA... FORCA TEUTA...


Postuar nga qershor13 datë 29 Tetor 2003 - 21:50:

Renato: Shkumbini, kundërshtar mjaft i fortë

Braziliani i Teutës e vlerëson maksimalisht ndeshjen e radhës në kampionat
Braziliani i Teutës, Renato, e konsideron sfidën e radhës në kampionat, me Shkumbinin, një ndeshje mjaft të fortë, sikurse vlerëson me të njëjtat nota edhe kundërshtarin. Sipas tij, Teutës do t'i duhet të djersijë shumë për të arritur fitoren, e cila do t'u shërbente durrsakëve për të ruajtur pozitat kryesuese. Mesfushori brazilian i "djemve të detit", në një intervistë për "Sportin shqiptar", do të shprehej:
- Renato, si e vlerësoni sfidën e radhës në kampionat me Shkumbinin?
- Parashikoj një sfidë të vështirë për ne, sepse kundërshtari, pas ndryshimit të stafit drejtues, ka krijuar krejtësisht një portret tjetër. Mendoj se do të luhet një ndeshje e fortë, në të cilën do të na duhet shumë mund e djersë për të triumfuar. Shkumbini ka një ekip të mirë dhe me vlera, që mund t'i nxjerrë probleme çdo kundërshtari në fushën e tij. E mbaj mend shumë mirë lojën e Shkumbinit në Durrës, në ndeshjen e fazës së parë, kur na vuri shumë në vështirësi. Gjithsesi, mendoj që Teuta i ka forcat për ta kaluar me sukses këtë ndeshje.
- Si e keni përjetuar kryesimin e kampionatit në përfundim të fazës së parë?
- I lumtur, si të gjithë shokët e tjerë të ekipit. Mendoj se e kemi merituar kryesimin, sikurse mund të them pa frikë se jemi një nga ekipet më të mira. Kemi fituar ndeshje tepër të vështira, si me Vllazninë apo Tiranën, jashtë fushës sonë, dhe nuk kemi humbur asnjë ndeshje, çka dëshmon qartë për forcën tonë reale. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund të kampionatit.
- Sipas jush, cili repart i Teutës funksionon më mirë?
- E kam të vështirë ta them këtë, sepse jemi një ekip që bën një lojë kolektive. Sidoqoftë, për mendimin tim, mesfusha është nga repartet më të konsoliduara të Teutës.
- Vetë keni munguar në ndeshjen që ju nxori në krye, me Besën. Me ç'motive do të zbrisni në fushën e lojës në ndeshjen e radhës me Shkumbinin?
- Më vjen keq që nuk isha i pranishëm në ndeshjen me Besën, sepse, përveç 3-pikëshit, kjo fitore na siguroi edhe vendin e parë në renditje. Pra, na shpalli kampionë të fazës së parë. Për sa i përket ndeshjes me Shkumbinin, do të jap maksimumin.
- A ju mundon fakti që nuk po shënoni?
- Sigurisht.
- Te Teuta thonë se Khumalo është kolegu juaj më i mirë në fushë dhe jashtë saj. A është e vërtetë?
- Pak a shumë. Në fushën e lojës jemi të gjithë në shërbim të ekipit. Pra, jemi kolegë të mirë. Jashtë fushe, sigurisht, Khumalo është miku im më i mirë. Gjithsesi, kam edhe shumë shokë të tjerë në këtë ekip.
- Ç'gjëra të përbashkëta mendoni se ka futbolli shqiptar me atë brazilian, nga vini ju?
- Ashtu si në futbollin brazilian, edhe këtu në Shqipëri spikat ana teknike e futbollistëve.


Postuar nga qershor13 datë 30 Tetor 2003 - 21:06:

Lika: Shkumbini,provë për kreun

Trajneri i Teutës evidenton vështirësitë e kësaj ndeshjeje dhe shpall objektivat

Pas përfundimit me sukses të "aktit" të parë, nga katër të tillë të këtij kampionati, trajneri i Teutës, Hasan Lika, po përgatitet për ndeshjen e radhës me Shkumbinin. Nëse deri para një jave shumë kundërshtarë nuk e kishin të vështirë të merrnin pikë në fushën e Peqinit, tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar. Këtë e ka kuptuar më së miri edhe numri 1 i stolit durrsak, i cili kërkon vlerësim maksimal për Shkumbinin. Mbase në këtë mes ka ndikuar jo pak edhe frenimi i Partizanit në këtë fushë, duke treguar se edhe Teuta nuk do ta ketë të lehtë këtë të shtunë. Sidoqoftë, Lika beson shumë te puna që ka bërë këtë javë dhe te forcat reale të skuadrës që drejton. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", trajneri i "djemve të detit" shprehet:
- Zoti Lika, si e konsideroni faktin që Teuta është kampione e fazës së parë të kampionatit?
- Eshtë një fakt i gëzueshëm, pa dyshim. Ne po e kryesojmë kampionatin me meritë. Jemi brenda kuadrit të objektivave, sepse, sikurse dihet, Teuta ka hyrë me pretendime serioze në këtë kampionat. Kemi fituar vetëm një betejë, por them se jemi në rrugë të mbarë. Personalisht, e kam thënë edhe më parë që do ta kemi më të vështirë për të ruajtur këtë ritëm, nga ç'e patëm për të kapur vendin e parë. Jemi të ndërgjegjshëm se kemi përpara edhe tri faza të tjera dhe vështirësitë e ndeshjeve sa vijnë e shtohen. Shpresoj shumë që, duke punuar me seriozitet në stërvitje, do të qëndrojmë në këto pozita.
- Këtë të shtunë do të luani me Shkumbinin, ndaj një kundërshtari që arriti të frenojë Partizanin. A i druheni këtij fakti?
- Nuk ma do mendja se ka vend për druajtje apo frikë në këtë mes. Ndeshjen me Shkumbinin e konsiderojmë si të gjitha të tjerat e këtij kampionati, sepse vlen 3 pikë. Unë e kam thënë edhe herë të tjera, që skuadrat e Grupit A1 nuk kanë shumë diferenca mes tyre, prandaj kërkojnë vlerësim të njëllojtë si kundërshtarë. Gjithsesi, një gjë është e vërtetë: Shkumbini do të paraqesë tjetër fytyrë në këtë ndeshja, në krahasim me fazën e parë. Kjo, pasi gjërat kanë filluar të ndryshojnë për mirë te kjo skuadër. Vetë fakti se një javë më parë Shkumbini arriti të frenojë Partizanin kryesues deri në atë kohë, flet qartë për këtë. Skuadra peqinase kërkon të ngjitet më lart, sepse, tradicionalisht, në këto vitet e fundit, kjo skuadër është renditur në mesin e artë të klasifikimit. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por kjo nuk na step që të zhvillojmë një lojë të mirë dhe të kërkojmë të fitojmë.
- A do ketë mungesa Teuta në këtë ndeshje?
- Përveç Begejës, i pezulluar 4 javë, futbollistët e tjerë të skualifikuar do të aktivizohen në këtë ndeshje.
- Me çfarë vlerësimi po stërviten futbollistët tuaj për ndeshjen e radhës?
- Sigurisht, vlerësimi i kësaj ndeshjeje dhe i kundërshtarit është në shkallën maksimale. I rëndësishëm mbetet fakti që të japim maksimumin në fushën e lojës dhe të zhvillojmë një futboll të bukur, korrekt dhe rezultativ. Shpresoj të kalojmë nëpër këto "shtigje" duke kënaqur në radhë të parë sportdashësit tanë dhe duke ruajtur pozitat kryesuese. Shkumbini është ndoshta prova e vërtetë sesi mund të ruhet kreu.


Postuar nga qershor13 datë 31 Tetor 2003 - 14:26:

Kotomelo: Kryesimi kalon nga Shkumbini

Korçari i Teutës kërkon angazhim maksimal të skuadrës së tij për ndeshjen e nesërme në Peqin

Futbollisti korçar Kotomelo, një prej pikave më të forta të formacionit të Teutës, e konsideron ndeshjen e radhës me Shkumbinin një moment të mirë për të treguar sesi ruhet kreu. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Kotomelo flet për përgatitjet e Teutës dhe objektivat e saj për këtë ndeshje.
- Kotomelo, si e vlerësoni ndeshjen e radhës me Shkumbinin?
- Tepër të fortë, për faktin se do të luajmë ndaj një kundërshtari me vlera, të cilit i duhen me çdo kusht pikët. Ne do të shkojmë në këtë ndeshje si kryesues të kampionatit, çka na i shton më shumë përgjegjësitë. Ndeshja me Shkumbinin është momenti më i mirë për të treguar sesi ruhet kreu. Shpresojmë të jemi të suksesshëm. Gjatë javës përgatitore, stafi teknik ka këmbëngulur të eliminojë çdo lloj euforie, sepse na pret një sfidë tepër e rëndësishme.
- A ju tremb fakti që edhe Partizani e humbi kryesimin në Peqin?
- Jo, aspak. Ne bëjmë llogaritë tona, pa u nisur nga ecuria e kundërshtarëve. Unë e thashë edhe në fillim, që Peqini ka një ekip të mirë, prandaj na pret një ndeshje tepër e vështirë. Sidoqoftë, për ne nuk është e rëndësishme se kush është ndalur në Peqin. Shpresoj të luajmë një ndeshje të bukur, si në Durrës, në fazën e parë, ku fusha e lojës të vendosë për gjithçka.
- Edhe rivalët tuaj, veçanërisht Partizanin, i presin ndeshje të vështira këtë javë. Si e vlerësoni këtë fakt?
- Në Grupin A1, të gjitha ndeshjet janë të forta. Ne nuk shikojmë se çfarë kundërshtarësh i presin rivalët tanë, por mendojmë sesi t'i arrijmë objektivat tona ndeshjet e radhës.
- A përbëjnë problem për Teutën mungesat e Zëres dhe të Begejës?
- Natyrisht, janë dy mungesa të rëndësishme. Por, për fat, këtë sezon kemi një stol të fuqishëm, që garanton siguri dhe qëndrueshmëri në skuadër.
- Te Teuta thuhet se ka shumë konkurrencë për formacionin. Ju, a e vrisni mendjen në këtë drejtim?
- Konkurrenca është diçka pozitive, që u bën mirë të gjithëve, përfshi edhe mua. Një faktor i tillë, fatmirësisht, ekziston te Teuta. Ai do t'i garantojë suksesin kësaj skuadre.
- Sa beson Kotomelo te ndonjë fitore e mundshme në Peqin?
- Me përbërjen që ka Teuta, them se do ta fitojmë këtë ndeshje, pavarësiht se përballë do të kemi një kundërshtar që duhet respektuar.



Teuta, pa Begejën dhe Zëren në Peqin
Dy prej pikave kyçe të formacionit të Teutës, Zëre dhe Begeja, do t'u mungojnë durrsakëve në sfidën e radhës me Shkumbinin. Begeja, sikurse dihet, do të mungojë për arsye të dënimit të dhënë nga komisioni i disiplinës, pas ndeshjes me Flamurtarin, ndërsa mbrojtësi energjik, Zëre, vazhdon të jetë i dëmtuar. Mungesën e Begejës, në formacionin e Likës, pritet ta kompensojë futbollisti i afruar në merkaton e fundit te Teuta, Daniel Xhafa.


Postuar nga ledio1 datë 03 Nëntor 2003 - 14:55:

Post Teuta ne sezonin 2003/2004

KAMPIONATI: Teuta le prapa Partizanin

Durrsaket moren vetem nje pike ne Peqin, duke shperdoruar nje 11-metersh te humbur nga Mancaku. Por, 1-2 e Partizanit ne Shkoder, i shkeputi 3 pike nga vendi i dyte. Edi Martini, "ekzekutori" i te kuqve ne "Loro Borici", me dy golat e tij. Tirana kalon me veshtiresi Lushnjen, kap vendin e trete. Vlore: 6 kartona te kuq e 6 te verdhe ne Flamurtari-Elbasani

TIRANE - Teuta e Durresit u tregua po aq e forte sa edhe Partizani, nje jave me pare, duke marre nje pike ne Peqin, me nje 0-0 ndaj Shkumbinit vendas. Kjo per javen e 10-te te kampionatit kombetar te futbollit, Grupi A1 i kategorise se pare. Partizani humbi ne Shkoder, 1-2, dhe Edi Martini ishte shkaktari kryesor i disfates se pare te djemve te Spahiut ne kete kampionat. Dinamo nuk mundi te kapercente rezistencen kavajase dhe 0-0 ne Kucove e zbriti ne vendin e katert, ndersa Tirana u ngjit ne te tretin, por pas nje fitoreje pa shkelqim dhe shume te veshtire ndaj nje Lushnjeje kerkuese te trajnerit Agim Canaj. Se fundi, por e para per nga rendesia, ndeshja e Vlores, qe duket se ka vendosur nje rekord te kartonave ne kampionatet shqiptare, me 6 te kuq e 6 te verdhe, duke u bere rrumbullak 12.

Ne Peqin, skuadra e Hasan Likes, mund te fitonte te 3 piket, por Bledar Mancaku shperdoroi nje penallti ne fundin e pjeses se pare, ndersa Shkumbini luajti shume fort duke ndalur vrapimin e kryesuesve. Teuta ishte me kerkuese ne loje, por edhe Shkumbini kishte momentet e tij te mira. Trajneri Lika pohoi se skuadra e tij humbi disa raste per gol, ndersa trajneri Bici u perpoq fillimisht te synonte fitoren me mesfushorin Merxha te nxjerre ne pozicion me te perparuar. Me nje mesfushe te perforcuar dhe kundersulm te rrezikshem, Shkumbini e perballoi lojen e forte kolektive te durrsakeve, edhe me ndihmen e publikut te rikthyer ne shkallet e stadiumit.

Ne "Loro Borici", sipas informacioneve nga Shkodra, Partizani e nisi lojen me autoritetin e nje skuadre pretendente serioze per titullin kampion. Por pas rreth 15 minutash, Vllaznia fitoi terren duke qene me kembengulese ne lojen e saj. E perkrahur nga rreth 8.000 shikuese, skuadra vendase kaloi e para ne epersi dhe mund te kishte shenuar edhe me shume gola. Sidoqofte, minutat e fundit ishin me elektrizuese, sepse Dorian Bylykbashi finalizoi perpjekjet e te tijve per barazim ne 88', por nje minute me pas virtuosi "i harruar", Edi Martini i dha fitoren ekipit te tij. Presidenti shkodran, Agron Cela deshiroi te falenderonte pas ndeshjes tifozet. "Dua te falenderoj publikun, - tha ai per Radio Tiranen, - qe e perkrahu Vllaznine deri ne fund. Ishte ndeshje e veshtire, por qe ne e merituam ta fitonim. Besoj se ne te ardhmen do te ngjitemi edhe me lart".

Takimi ne "Qemal Stafa", mes Tiranes dhe Lushnjes, u zbukurua vetem nga momentet e golave sepse te dyja skuadrat lane shume per te deshiruar ne lojen e tyre. Sidomos kampionet qe nuk po arrijne per asnje moment te shfaqen si disa jave me pare. Duke luajtur pa deshire dhe pa fantazi, ata rrezikuan 3-piket ndonese Lushnja mbeti me 10 lojtare, madje kur rezultati ishte 1-1, miqte goditen nje shtylle nga nje llogaritje e gabuar qe beri portieri i Tiranes, Hidi. Sidoqofte Fortuzi u tregua protagonist duke shenuar nje gol dhe duke dhene nje top goli per Merkocin qe realizoi golin e trete te tij ne kete kampionat. Bullgari Mindev kishte barazuar perkohesisht per Lushnjen.

6 te kuqe ne Flamurtari-Elbasani

Ne Kucove ndeshja pati shume pak histori, sepse te dyja skuadrat nuk dolen dot nga barazimi 0-0, ndersa ne Vlore, historia ishte krejt tjeter. Ne nje takim qe nisi mire per vendasit, por qe perfundoi keq per te dyja palet u moren, sipas informacioneve 12 kartona, nga te cilet 6 te kuq. Cercizi dhe Serjani i Flamurtarit moren nga 2 te verdha, qe u kthyen ne te kuqe, ndersa Cela direkt karton te kuq. Stojku mori karton te kuq ne 90' per Elbasanasit sepse goditi me shkelm Cercizin. 7 minuta me pare, Serjani mori te verdhen e dyte per simulim, ndersa Memelli u nxorr jashte sepse ofendoi gjyqtarin Pashaj.


Bledar KUKA
[korrieri]


Java e 10-të

Besa-Dinamo 0-0
Vllaznia-Partizani 2-1
(Martini 27', 89'/ D.Bylykbashi 88')
Flamurtari-Elbasani 1-1
(Serjani 2'/Ablade 52')
Tirana-Lushnja 2-1
(Fortuzi 47', Markoçi 68'/ Mindev 60')
Shkumbini-Teuta 0-0

Renditja
1.Teuta 24
2.Partizani 21
3.Tirana 20
4.Dinamo 19
5.Vllaznia 15
6.Elbasani 13
7.Besa 9
8.Lushnja 8
9.Flamurtari 5
10.Shkumbini 3

Java e ardhshme

Lushnja-Partizani
Teuta-Vllaznia
Dinamo-Shkumbini
Elbasani-Besa
Tirana-Flamurtari


Postuar nga qershor13 datë 03 Nëntor 2003 - 16:04:

Shehi: Barazimi,fatmirësisht i vlefshëm

Portieri durrsak e konsideron me vlera pikën e marrë në Peqin, ngaqë rivalët nuk përfituan dot.

Orges Shehi, një nga pikat kyçe të formacionit të Teutës, njëkohësisht një nga më të mirët në ndeshjen me Shkumbinin, do ta komentonte kështu barazimin në fushën sportive të Peqinit:
- Orges, a ju kënaqi barazimi i arritur në Peqin?
- Them se po, sepse rivalët tanë hodhën hapa të tjera false. Nëse ngjarjet do të rridhnin ndryshe, barazimi nuk do të kishte vlera. Objektivi ynë në këtë ndeshje ishte fitorja, por edhe barazimi nuk mund të quhet rezultat negativ, po të kemi parasysh faktin se luajtëm në një fushë të vështirë, si ajo e Peqinit, përballë një ekipi që tregoi se ka vlera. Mjerisht, humbëm disa raste të mira për shënim, veçanërisht penalltinë, e cila mund t'i jepte rrjedhë tjetër ndeshjes.
- Megjithatë, Teuta kryeson e shkëputur tri pikë nga ndjekësit e saj. Si e komentoni këtë fakt?
- Kjo është meritë totale e ekipit, që ka ditur të luajë me të njëjtin ritëm, si në fushën tonë, ashtu edhe jashtë saj. Pra, kemi treguar se kemi një grup të aftë futbollistësh për të marrë titullin në këtë sezon futbollistik.
- A mendoni se mbrojtja mbetet pika më e fortë e Teutës, duke pasur parasysh se nuk e keni shijuar ende humbjen?
- Sigurisht, mbrojtja mbetet një pikë e fortë e skuadrës sonë, por meritën kryesore e ka i gjithë ekipi. Grupi ynë ka funksionuar si duhet dhe ka ditur ta mbajë larg portës kundërshtarin.
- A mendoni se në fazën e dytë lufta për titull po ashpërsohet?
- Pa dyshim. Fakti që edhe ato ekipe që në fazën e parë morën pak pikë, tani po tregojnë forcë tjetër, tregon se beteja sa vjen e po vështirësohet. Shembulli më konkret është Shkumbini.
- Si e prisni sfidën më të afërt me Vllazninë?
- Na pret përpara një ndeshje e vështirë, duke pasur parasysh forcën e Vllaznisë dhe rritjen që ka pasur ajo fundin e fazës së parë. Fakti që ky ekip mposhti edhe Partizanin, tregon se ballafaqimi ynë me të do të jetë mjaft i vështirë. Sidoqoftë, objektivi ynë është i vetëm dhe i pandryshueshëm, fitorja.
- Teuta, vitet e fundit i ka dominuar ndeshjet që ka luajtur me Vllazninë. A do ta ruani këtë ritëm?
- Dëshira është e madhe, por realiteti duhet parë nga ndeshja në ndeshje. Sezonin e kaluar ne e eliminuam Vllazninë nga Kupa e Shqipërisë, ndërsa në fazën e parë të këtij sezoni fituam pastër në Shkodër. Sidoqoftë, mendoj se kur ndeshen dy ekipe me emër dhe me tradita në futbollin shqiptar, gjithçka mbetet e hapur.


Postuar nga qershor13 datë 04 Nëntor 2003 - 15:59:

Tetova: Vllaznia,tjetër provë e vështirë

Mbrojtësi energjik i Teutës thotë se ndeshja me kuqeblutë do të tregojë forcën e skuadrës së tij

Mbrojtësi energjik i Teutës, Tetova, nuk ka shumë dëshirë të flasë për barazimin e fundit me Shkumbinin, por sytë i hedh nga sfida që e pret këtë fundjavë, me Vllazninë e Shkodrës. Ballafaqimin me kuqeblutë ai e ka konsideruar një tjetër provë të vështirë, një tjetër ndeshje decizive, ku Teuta do të kërkojë ruajtjen e kreut të renditjes. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Tetova komenton përgatitjet dhe objektivat e skuadrës së tij për këtë sfidë:
- Tetova, si e pret Teuta ndeshjen e radhës me Vllazninë, pas barazimit të fundit me Shkumbinin?
- Si të gjitha ndeshjet e tjera, ku na kërkohet fitorja, sepse vetëm kështu mund ta ruajmë kryesimin. Sigurisht, bëhet fjalë për një ndeshje jo pak të vështirë, pasi përballë do të kemi jo vetëm një ekip me tradita dhe emër në futbollin shqiptar, por edhe një ekip që ka pasur rritje të konsiderueshme në lojërat e tij, sidomos në ndeshjet e fundit. Ndeshja me Vllazninë, pa dyshim përbën një nga sfidat më të forta të kësaj faze në fushën tonë.
- Si rrallëherë, Teuta ka pësuar vetëm pesë gola në këtë kampionat. Ç'përbën ky fakt tepër pozitiv për ju?
- Është një tregues tepër domethënës, që ekipi ynë di jo vetëm të shënojë, por edhe të mbrohet mirë. Madje kjo tregon se jo vetëm reparti i mbrojtjes është i konsoliduar, por edhe mesfusha mendon për prapavijën, pa harruar këtu portierin tonë të shkëlqyer, Shehin.
- Sa e vështirë do të jetë për Teutën që të ruajë kreun?
- Shumë. Tashmë dihet se është më e vështirë ta ruash kryesimin sesa ta fitosh. Prandaj duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, për ta ruajtur këtë sukses të fazës së parë. Mendoj se Teuta i ka të gjitha mundësitë për ta udhëhequr këtë kampionat.
- Kjo do të thotë se kryesimi kalon edhe përmes Vllaznisë,apo jo?
- Sigurisht. Ndeshja me Vllazninë është tepër e rëndësishme për ne, sepse na duhen patjetër 3 pikët. Por, po të kemi parasysh faktin që ky ekip i shkaktoi humbjen e parë në këtë kampionat Partizanit, rivalit tonë kryesor për kreun, në "Loro Boriçi", kuptohet më mirë vështirësia e kësaj ndeshjeje.
- Në ç'aspekt mendoni se paraqet më tepër rrezik për ju ndeshja me Vllazninë?
- Gjithandej, nëse qëndrojmë me këmbët në tokë dhe nuk përfshihemi nga euforia. Në fakt, Vllazninë e kam parë vetëm në ndeshjen e fazës së parë, kur luajtëm me të dhe ne fituam me meritë. Mirëpo, me sa kam dëgjuar, dhe këtë e tregojnë me së miri edhe rezultatet e tyre, shkodranët kanë tashmë një ekip të konsoliduar.
- Megjithatë, ju gëzoni privilegjin e të luajturit në fushën tuaj...
- Vërtet, në këtë drejtim mund të jemi disi të privilegjuar, por jo aq sa ky faktor të ndikojë në rezultatin e ndeshjes. Them kështu sepse në Durrës luhet futboll i pastër, stadiumi mbushet me një tifozeri të kulturuar dhe kundërshtarët luajnë si në shtëpinë e tyre. Megjithatë, unë parashikoj një ndeshje të hapur, sepse Vllaznia, siç dihet, është një ekip që të lejon të luash futboll dhe e pëlqen spektaklin.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.