Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jam ne dileme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16992)


Postuar nga Briganti datë 28 Prill 2009 - 16:21:

Jam ne dileme

E dashura me te cilen kam 10 vjet rapore shume intesive dhe pa asnje hije dyshimi gjer ne ate cast, me befasoi pa pritur. Ne aparatin e saj fotografik e gjeta te fotografuar me nje koleg te punes se saj. Fotoja mu duk me shume afinitet dhe shume puq, per thjesht dy kolege pune, pa gje me shume mes tyre. Fotoja eshte bere tani se fundi ne nje eskursion ne Stamboll, me kolektivin e punes. E pyet akush ishte ai person, dhe me tha thjesht emrin e tij, te cilin e kisha te degjuar per problemet e punes se sajq ei diskutojme shpesh. Shtoj se me te kam diference ne moshe, une jam i martuar ajo jo. Po edhe personi mashkull ne foto ka statusin tim ne moshe dhe ne aspektin civil. Jam ne dileme me veten. C'me keshilloni, si e spjegoni kete gje?


Postuar nga Fajtori datë 28 Prill 2009 - 17:07:

Nuk shikoj ndonje gje per tu habitur ne çdo drejtim ta marresh.

Se pari jeni ne kushte te ndryshme sociale, ti i martuar ajo jo. Per me teper raporti juaj zgjat prej shume kohesh dhe eshte normale (dhe po te ishit martuar bashke) qe me kohen pakesohen gjerat qe mund te zbuloni tek njeri tjetri dhe do terhiqeni nga njerez te rinj. Kete besoj e kupton dhe vete perderisa ke nje raport paralel me martesen.

Keshtu qe, ne daç te kete diçka e dashura jote me kolegun, ne daç jo, mua me duket diçka normale. Ndoshta ty nuk te duket dhe per kete po shkruan ketu, por nese habitesh se ajo deshiron te nderroje mashkull, atehere pretendon nje raport eskluziv me te. Dhe besoj dhe ajo do pretendonte te njejten gje.

Thene kjo, nuk mendoj se po te kishit raport eskluziv (qofte dhe po te ndaheshe nga gruaja per tu vene me te dashuren) do zgjidhte ndonje gje. Pretendimet jane nje gje, realiteti eshte tjeter. Ne realitet njerezit mund te lodhen me njeri tjetrin sido qe te jete puna. Madje ajo sot mund te ishte gruaja jote dhe prape te kishte ekzakt te njejten terheqje per kolegun.

Sidoqofte informacionet qe dhe nuk tregojne diçka nga ana e saj, por ndjenjen e xhelozise dhe dyshimit nga ana jote. Nga eksperiencat e jetes mund te them se eshte e kote te qenit xheloz. Femra di gjithmone ta fshehe mire ndjenjen e saj per nje mashkull tjeter. Po ashtu di dhe te menjanoje ty nese nuk te do me. Dhe xhelozia e tepert e mashkullit nuk ben gje tjeter veçse ta binde me shume per se pertej atij mashkulli ekziston nje horizont tjeter.


Postuar nga amor alucius datë 28 Prill 2009 - 19:17:

Re: Jam ne dileme

Citim:
Po citoj ato që tha Briganti
E dashura me te cilen kam 10 vjet rapore shume intesive dhe pa asnje hije dyshimi gjer ne ate cast, me befasoi pa pritur. Ne aparatin e saj fotografik e gjeta te fotografuar me nje koleg te punes se saj. Fotoja mu duk me shume afinitet dhe shume puq, per thjesht dy kolege pune, pa gje me shume mes tyre. Fotoja eshte bere tani se fundi ne nje eskursion ne Stamboll, me kolektivin e punes. E pyet akush ishte ai person, dhe me tha thjesht emrin e tij, te cilin e kisha te degjuar per problemet e punes se sajq ei diskutojme shpesh. Shtoj se me te kam diference ne moshe, une jam i martuar ajo jo. Po edhe personi mashkull ne foto ka statusin tim ne moshe dhe ne aspektin civil. Jam ne dileme me veten. C'me keshilloni, si e spjegoni kete gje?


Po kjo qenka nje alamet femre me perspektive; sa ne krahet e nje burri te martuar, sa ne tjetrin. Ehh ca te ben mendja... Femer e re, me jeten perpara, me mundesine per te pasur nje mashkull te sajin,...shkon e etikon veten si "dashnore" me meshkuj qe e perdorin si nje prostitute. Bahhhh...

Ajo duket qe s'ta paska shume durimin ty: ne nje lidhje normale partnerja t'i pergjigjet partnerit me diçka te tipit"shok pune" nese e sheh ne nje foto te tille do fuste lidhjen ne krize. Pastaj te kishte pase minimumin e deshires per te mos demtuar lidhjen qe keni, s'do e kishte lene foton ne nje vend ku ajo duhet ta dije qe ti mund ta gjesh. Shkurt hesapi, nje forme per te dobesuar maredheniet me ty.

Keshilla qe mund te te jap eshte shih ate grua e hiq duar nga dashnoret nese mendon qe do te kesh nje jete me te. E serish nese do te ndryshosh femer duke u divorcuar, nje femer qe pranon te jete ne nje lidhje me nje mashkull te martuar eshte e dobet, s'ka respekt per veten e as per te ardhmen e saje. Natyrisht as ti s'ke dhene ndonje prove respekti apo ndonje prove vlere ose norme te theksuar.

Persa i perket xhelozise mbeshtes ate qe tha dikush mesiper: xhelozia eshte e pakuptimte kur di qe pala tjeter eshte shume mire e afte te arrije qellimet nese e fut ne mendje. Je ti ai qe del i demtuar pasi je ti ai qe ben skena xhelozie, qe fillon dhe e kontrollon,...duke vene ne avantazh ate tjetrin qe eshte ne fillimet e tija ohhh sa me romantike.


Postuar nga BIONDIA datë 28 Prill 2009 - 19:19:

Mos u shqeteso kot sepse nese ka duruar 10 vjet te kete nje raport paralel pa kerkuar asgje tjeter nga ty tregon qe ska pse te tradhetoje me njeri qe eshte ne te njejten pozite si ti ne cdo aspekt ...ndoshta po te ishte beqar do mendoja se donte te bente nje familje te kishte nje jete si ajo qe ke ti por per te njejtat kushte nuk besoj sepse po te donte do e kishte bere me kohe e me vakt e sdo kishte lan fotot qe ti shikoje ......ndoshta cuditerisht gjendem ne nje mendje me fajtorin kesaj here .
Te pranosh qe je e dyta/i dyti ne jeten e dikujt nuk eshte nje gje e mire ndoshta kjo foto te ben te kujtosh sesi eshte ndiere ajo ne kete 10 vite me nje dileme "cin do me shume mua apo ate......shpresojme qe kjo dileme te mos te prishi humorin tend dhe ne ambientin familjar nese ka femije se nganjeher gjerat dhe pse jane paralele vjen nje moment qe bashkohen dhe bahen lamsh ne te vetmit qe vuajne per gabimet tona jane femijet ....


Postuar nga cupka datë 28 Prill 2009 - 21:28:

Absurde: domethene, ti burre i martuar dyshon dashnoren se po ta dredh dhe mbi te gjitha kjo gje te prek, te indinjon?

Turll


Postuar nga Fajtori datë 29 Prill 2009 - 00:14:

Sikur te lini njerezit e lire pa futur paragjykime si t'ju teket do mesonit shume me teper nga bota dhe nga shoqeria ku jetoni. Dhe po te mesonit ca do ishit te pergatitur per te ardhmen.

Qe te mos hap debate te tjera po e le me kaq. Edhe po te hapeshin s'do kishin lidhje me temen.


Postuar nga agata datë 29 Prill 2009 - 00:53:

Citim:
Po citoj ato që tha turll



Mendimet serioze jepen per tema serioze ............
Tjetri mesazhi i pare qe shkruan ........ hap nje teme qe une nuk e marr vesh ca lidhje ka me psikollogjine .......... ene te tjeret qe e marrin seriozisht ...... i kthejne ene pergjijge .......... mahhhh ............

p.s. me nuhatje them se Ranieri ne qershor ben valinxhet ...... po i erdhi ndonje oferte nga anglia ........... po jo tek ish gruaja, dashnore e re me duket ....... po thashetheme jane .... .



Mua tema me duket shume serjoze Turll.
Mund shume mire ti pershtatet nen forumit te diskutime shoqerore ashtu sikur mund ti pertatet edhe psikologjise. Me vjen vertet keq qe nje mashkull me shkolle sikurse ju jep nje pergjigje te tille.
Nuk me ben pershtypje, cfare eshte treguar me aq guxim nga Briganti, aq sa me ben pershtypje reagimi disave ketu.
Nga paragjykimet qe i bejme njeri-tjetrit, ky forum eshte kthyer ne nje fole chit-chatesh ku nuk marim me asgje.


Postuar nga Katilesha datë 29 Prill 2009 - 01:05:

Kurse une jam ne dileme per nje pastrim apo jo te mesazheve jashte teme.

Do ju lutesha qe t'i permbaheni temes.

 


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Prill 2009 - 02:13:

Citim:
Po citoj ato që tha agata


Mua tema me duket shume serjoze Turll.
Me vjen vertet keq qe nje mashkull me shkolle sikurse ju jep nje pergjigje te tille.



Ndoshta fakti qe kam dy klase shkolle me ben te dalloje trollin nga seriozia ........
Ndoshta ngaqe kam dy klase shkolle, nuk shfrytezoj rastin qe te tregoj emancipimin tim dhe t'u jap mend te tjereve vend e pa vend. Me duket normale qe te tjeret t'i dine disa gjera bazike.


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Prill 2009 - 02:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Kurse une jam ne dileme per nje pastrim apo jo te mesazheve jashte teme.

Do ju lutesha qe t'i permbaheni temes.

 



Sikur te kishe lon ate postimin e Glaukusit ta lexojshim edhe ne fukarenjte .......... .


Postuar nga ingmetalboy datë 29 Prill 2009 - 03:24:

Jo pyetja ketu eshte 10 vjet dhe nuk e ka marre vesh gruja??? Ma dergo ca nr e telefonit se dua te me japesh disa keshilla.

Kurse per pyetjen qe ben do te thosha ta besh si francezet, zer nje te dashur tjeter qe te mund ti ankohesh per te dashuren e vjeter qe te duket sikur te tradheton. Ku ka dy mund te behen edhe tre.


Postuar nga Briganti datë 29 Prill 2009 - 03:33:

Smile Faleminderit

Nuk mund te them se angazhimi i ketushem ishte aq cilesor. Ndoshta kaq mund te pretendohet, per nje problem qe rendon ne supet e tjetrit. I vdekuri i botes, te duket sikur fle - thote nje fjale e vjeter. Edhe mua me erdhi keq qe u prezantova me nje problem te tille qe ne fillim. Po te them drejten, hyrjen ne kete forum, e gjeta si nje zgjidhje per t'u ngushelluar disi. Jo se eshte permbysur bote e, te kuptohemi! Por sidoqofte njeriu perjeton, pavaresisht rethanave dhe kuadrit moral, qe ketu edhe eshte paragjykuar pak. Jemi me mish e kocka, dreqi e mori! Nejse! Ne shenje falenderimi per pjesemarjen, po ju dergoj nje poezi timen! Shpresoj t'ju pelqeje.

* * *

Tallaz deti e ngriti,
Mallin në zemër.
Pashë si mes territ shëndriti,
Një yll i pa emër.

Dhe ndjeva në breg që nga thellë,
Kuçedrën ngecur në jod.
Natën dhe stuhinë pështjellë,
Me flokun biond…

Qefin i murrmë errësira
Si prej varri të bastisur, të shkretë.
Pa mëshirë më kish vrarë lamtumira,
E yllit gremisur në det…


Rrofshi per kohen dhe vemendjen!


Postuar nga kurt datë 29 Prill 2009 - 04:11:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Jo pyetja ketu eshte 10 vjet dhe nuk e ka marre vesh gruja??? Ma dergo ca nr e telefonit se dua te me japesh disa keshilla.

Kurse per pyetjen qe ben do te thosha ta besh si francezet, zer nje te dashur tjeter qe te mund ti ankohesh per te dashuren e vjeter qe te duket sikur te tradheton. Ku ka dy mund te behen edhe tre.



duhet te martohem patjeter qe te gjej nje girlfriend, se kshtu beqar s'ta var kush...!:p


Postuar nga Enya datë 29 Prill 2009 - 12:37:

Re: Jam ne dileme

Citim:
Po citoj ato që tha Briganti
E dashura me te cilen kam 10 vjet rapore shume intesive dhe pa asnje hije dyshimi gjer ne ate cast, me befasoi pa pritur. Ne aparatin e saj fotografik e gjeta te fotografuar me nje koleg te punes se saj. Fotoja mu duk me shume afinitet dhe shume puq, per thjesht dy kolege pune, pa gje me shume mes tyre. Fotoja eshte bere tani se fundi ne nje eskursion ne Stamboll, me kolektivin e punes. E pyet akush ishte ai person, dhe me tha thjesht emrin e tij, te cilin e kisha te degjuar per problemet e punes se sajq ei diskutojme shpesh. Shtoj se me te kam diference ne moshe, une jam i martuar ajo jo. Po edhe personi mashkull ne foto ka statusin tim ne moshe dhe ne aspektin civil. Jam ne dileme me veten. C'me keshilloni, si e spjegoni kete gje?


      Ty bravo te qofte qe ecen me kaq guxim ne jete dhe bravo te qofte qe jeton me nje grua qe "I` don`t know why, but I think, she don`t give a damn about you", sepse sikur jote shoqe te te dashuronte ty, t`i interesoje ti asaj.,do te ta kishte bere naften me kohe, kuptohet per seriozitetin e marteses suaj. Jo se me intereson fort se ca ban bota, por une si femer mendoj se Gruaja jote do kete Dashnor nga ane tjeter, perderisa Ajo ban sikur Ti nuk ekziston. Me kupton? Ti duhet te kujdesesh se mos gruja jote ka naj foto me dashnorin, pa per sa foto ka dashnorja, mos e vrit mendjen hic.!!!Seriozisht e kam, sa te gjesh debile-femra shfrytezoji, pse jo?!- ama mos harro keshillen time,-Ruaj Gruan nga meshkujt e tjere, se do bahesh gazi i botes nje dite.; sesa per veten tende e paske ruajtur mire imazhin tend si burre shpie. Taman trim shqipniet dukesh dhe keto lloj dilemash i kapercen lehte ti, patjeter!

Enya.


Postuar nga Fajtori datë 29 Prill 2009 - 13:38:

Ndonje dite do lexoj papen te jape leksione mbi edukaten seksuale.


Postuar nga amor alucius datë 29 Prill 2009 - 15:27:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Jo pyetja ketu eshte 10 vjet dhe nuk e ka marre vesh gruja??? Ma dergo ca nr e telefonit se dua te me japesh disa keshilla.


Vallai dhe une do doja nr. e tel. te saje t'i tregoja ca teknika prerjet efikase.

10 vjete eshte e pamundur te mos e kete marr vesh po ka femra qe shtyhen per hir te familjes dhe opinionit. Egziston dhe nje tjeter mundesi: te luaje 5 katesh nen qylim dhe ajo. Ne kete rast bravo i qofte.

Hahahaha, o Enya, tani na doli faji i gruas qe burri eshte bishtperdredhur? Gruan qe s'ta var e divorcon, nuk shkon e bishtperdridhesh moteleve te pista. Pastaj c'respekt ndaj tije do kene femijet kur t'i rriten?!
Sdq, aq budallaqe dashnorja e ketij s'duhet te jete; rrjep ne para se meshkujt kur arrijne ne njefare moshe shesin lekuren per pak konformim nga nje femer (me e re).


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Prill 2009 - 16:20:

Rrofshi o forumista qe na nxirrni ne drite here pas here se do kishim dek injorante (apo s'po afrohet dhe ky dreq gripi i derrit ketej nga ne ... larg qofte) ............

p.s. po e pa njeri peshtimin, i boni i zo ti hudh ene ai i sy k'saj teme ........ se eshte ne prag te marteses, dhe gjynah ......


Postuar nga Deb* datë 29 Prill 2009 - 16:24:

Ti ke 10 vjet me te, dhe me c'duket nuk ke ndermend ta lesh gruan per ate. Ajo e ka kuptuar. Mbase dhe ajo po ben te njejten gje. Kerkon nje burre  se dashnorin e ka. Te vret kjo?!


Postuar nga kurt datë 29 Prill 2009 - 17:30:

une po habitem nga rreagimi i disa gocave ktu qe bejn si te cuditura, duke e ditur se sot ne shekullin 21, disa apo shume, or so call themselves sopphisticated pathetic twisted little bimbos love nothing more then just making another woman miserable! seems that alot of girls only love married guys, simply because they love the drama, ose e kunderta! meqe ndoshta mendojn se i martuari nuk don gje tjeter nga ata pervec sex! and lets face it for some girls this is a turn on!! some of these girls stirve for obscurity, that in their little "sophisticated" heads thay translate it as some kind of intrueging pahtetic existence...
kshtuqe mos beni sikur nuk njihni te pakten nje shoqe pune apo shkolle qe nuk ben te njejten gje.

une per shaka i kam then njehere disa gocave tek puna se jam i fejuar and i'm in love with my model looking like fiance! and i seen the reaction was soo defferent and sooo much more provokative with flirts...
so please! se kam rrespekt per juve, por e di qe nuk jeni aq naive qe mos ta dini se kto gjera jane bere si te modes...

kjo eshte si ajo shprehja qe paraja shkon tek paraja:p kshtuqe shume femra ne pergjithesi me duket se dojn meshkujt e martuar, se beqari i varfer eshte too smart and too lazy to deal with this bullshit drama...shit!! its hard enough to deal with one woman, lene ma dy for ten years, une po i ankoj hall brigantit si ia del dot ky tash 10 vjet me dy?!!!!
hajde nje medalje per brigandin:p

for me its not inspiring te ever wana get merried and start a family when i take a glance of the twisted real world!!


Postuar nga Deb* datë 29 Prill 2009 - 17:43:

Kurti mos me thuaj se ju djemte nuk terhiqeni nga ato femra qe jane te lidhura me dike tjeter. Me kujtohet ne lagje kishim nje goce qe u fejua ne moshe shume te vogel. Iu qepen djemte e lagjes asaj vetem se ishte e fejuar. Nuk ishte as femra me  e bukur apo me e shkathet e lagjes. Ishte shume  e thjeshte si ne veshje dhe ne tip.

I kane bere dhe propozime te tipit '' dua te kaloj vetem nje nate me ty''. Kishte ngelur shume  e ofenduar sidomos kur ishin shoke qe familjet e tyre ishine ne rreth miqesie.

 


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Prill 2009 - 18:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
.........................

 



Thjesht ngaqe po vjen gripi i derrit ene nuk i dihet ca bon vaki ......... si e ke pat nick e meparshem ....... ne qofte se me lejohet ????????
Faleminderit ......... .


Postuar nga kiss-kiss datë 29 Prill 2009 - 18:10:

ci bona vetes ene un,cmu desh qe thashe se jom i fejum hajde tani e zgjidh....ofertat qe do mbohen mu


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Prill 2009 - 18:14:

Citim:
Po citoj ato që tha kiss-kiss
ci bona vetes ene un,cmu desh qe thashe se jom i fejum hajde tani e zgjidh....ofertat qe do mbohen mu


Mos ki merak, eshte pak e veshtire ne fillim po pastaj mesohesh ........ sidomos po te lexosh ketu ne forum ...... meson shume gjera ...


Postuar nga kiss-kiss datë 29 Prill 2009 - 18:20:

yeap bro :cofee


Postuar nga Deb* datë 29 Prill 2009 - 18:36:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Thjesht ngaqe po vjen gripi i derrit ene nuk i dihet ca bon vaki ......... si e ke pat nick e meparshem ....... ne qofte se me lejohet ????????
Faleminderit ......... .



Mos o Zot mo turll. Larg nga Shqiptaret sidomos. :p

 ''k.................a''  mo turll .


Postuar nga kurt datë 29 Prill 2009 - 18:52:

Citim:
Po citoj ato që tha kiss-kiss
ci bona vetes ene un,cmu desh qe thashe se jom i fejum hajde tani e zgjidh....ofertat qe do mbohen mu
hahahah, une kur lexova prezantimin tend, thashe me vete ky qenka genius:p

debora: kjo nuk eshte e vertet per ne meshkujt, vetem gocat (por jo te gjitha) kane nje zili/urrejtje te rrezikshme ndaj njera tjetres. per meshkujt eshte nje silence code, qe cdo mashkull pak a shume me sadopak burrni e rrespekton! mos e prek gruan e tjetrit nese nuk deshiron dikush te prekun tenden.
perjashtohen disa raste kur nje femer sexi te provokon dhe don vet dhe ndoshta ajo as nuk tregon se eshte e martuar! ne ket rast mashkulli can't run that fast, edhe gjykatsi do e qaunte viktime masjkullin apo jo?!:p


Postuar nga Deb* datë 29 Prill 2009 - 19:07:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti  
 

mos e prek gruan e tjetrit nese nuk deshiron dikush te prekun tenden.
p [/B]


Kjo eshte nje nga shprehjet qe thote dhe ai imi, kur do te me mbushi mendjen se eshte njeriu me i ndershem ne bote.


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Prill 2009 - 19:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


 ''k.................a''  mo turll .



Shume faleminderit per informacionin e detajuar .........


Postuar nga kurt datë 29 Prill 2009 - 19:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


Kjo eshte nje nga shprehjet qe thote dhe ai imi, kur do te me mbushi mendjen se eshte njeriu me i ndershem ne bote.

hahahahahah shume gallat kjo qe the...
te ndershem apo jo ska rendesi te na besoje kush, por sic e deshmon vet ne perserisim te nejtat fjale sikur e kemi bere plan, dhe kjo na ben ne deshmitar te besueshem dhe viktima te pafajshem para nje gjykatsi ose jury!
next


Postuar nga amor alucius datë 29 Prill 2009 - 21:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Kjo eshte nje nga shprehjet qe thote dhe ai imi, kur do te me mbushi mendjen se eshte njeriu me i ndershem ne bote.

Ate po mendoja dhe une. Eh bela me kete silence code te ketyre... e thone ne nje forme saqe me te vertete gati ju beson.


Postuar nga lezhjani-82 datë 29 Prill 2009 - 21:27:

Mua me duket shume e komplikuar si tem kjo prandaj si jam futur :p

Per mendimin tim, ti je xheloz ndaj gruas tende...por ke problem ta tregosh aq hapur!


Postuar nga BIONDIA datë 29 Prill 2009 - 21:41:

Briganti po sna tregove se cfare u ba me dilemen tate e zgjidhe apo jo ???? Mos na lin ne ne te tjereve ne dileme imen te vrasim mendjen se cfare ka ndoth ........ amor e di ti qe me kishin munguar komentet e tua (nuk tallem )


Postuar nga cecilia datë 29 Prill 2009 - 23:02:

Pershendetje njehere!

Eshte shume e veshtire te flasesh ne vend te personit ne fjale duke mos e vene veten fare ne vendin a tij.
Une do ju sillja nja dy raste qe tju rifreskoja kujtesen,
1- Bill Klinton,ishte gjithe ai president i USA dhe e tradhetoi gruan,aq me teper vuri ne rrezik postin e tij.
2- Po ashtu presidenti i frances François Mitterrand kishte dy familje,dy gra,dy djem me gruan e tij oficiale dhe nje vajze me dashnoren.Kur u zgjodh president ne 81-shin,vajza ishte vetem 6 vjece,vendosi te mbaj sekret shteti,gje e cila nuk ishte fare e kollajt, sic pretendohet ketu me nje grusht vajzash te cilat na hiqen sikur keto gjera nuk mund te ndodhin dhe s'kane arsye te ndodhin kur nje cift eshte i "shendosh".
Mos harroni se s'ka politikan dhe persona intelektual ku seductioni dhe pouvoiri (pra fuqia) jane te lidhura me njera-tjetren,ata jane gjithmon ne kerkim te pelqimit.
Nje rast te cilin e degjova jo me larg se para disa ditesh: Nje politikan perpara se te bente miting e kishte te nevojshme te "flinte " me dashnoren e tij dhe per te mos rene ne sy ajo u bente sikur ishte (jane keto qe bejne makiazh, me falni per shqipen) u fusnin ne dhomen e makiazhit...... dhe si per magji ai jepte mitingun me te sukseshem pra pouvoir=seduction...
Gjerat nuk jane keshtu sic tregohen ketu,realiteti eshte krejt ndryshe...


Postuar nga belga datë 29 Prill 2009 - 23:35:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Briganti po sna tregove se cfare u ba me dilemen tate e zgjidhe apo jo ???? Mos na lin ne ne te tjereve ne dileme imen te vrasim mendjen se cfare ka ndoth ........ amor e di ti qe me kishin munguar komentet e tua (nuk tallem )


ne dileme jane ata njerez qe mund te jene akoma adoleshente e te pa pjekur mund te thoja se nje njeri i pjekur ne moshe mbi 20 vjet duhet ta ndaj shapin nga sheqeri siç i themi ne nga ana jone çdo dileme apo problem ka dhe nje zgjidhje qe mbase mund te jete paksa e veshtire po duke kerkuar e duke mesuar nga vete pervoja e gjen rrugezgjidhjen e sakte dhe s'ka me vend dilema
pershendetje belga


Postuar nga briseide datë 30 Prill 2009 - 00:37:

Re: Jam ne dileme

Citim:
Po citoj ato që tha Briganti
E dashura me te cilen kam 10 vjet rapore shume intesive dhe pa asnje hije dyshimi gjer ne ate cast, me befasoi pa pritur. Ne aparatin e saj fotografik e gjeta te fotografuar me nje koleg te punes se saj. Fotoja mu duk me shume afinitet dhe shume puq, per thjesht dy kolege pune, pa gje me shume mes tyre. Fotoja eshte bere tani se fundi ne nje eskursion ne Stamboll, me kolektivin e punes. E pyet akush ishte ai person, dhe me tha thjesht emrin e tij, te cilin e kisha te degjuar per problemet e punes se sajq ei diskutojme shpesh. Shtoj se me te kam diference ne moshe, une jam i martuar ajo jo. Po edhe personi mashkull ne foto ka statusin tim ne moshe dhe ne aspektin civil. Jam ne dileme me veten. C'me keshilloni, si e spjegoni kete gje?


Gati gati me vjen keq.

Te kesh dashnoren per kaq shume vite me duket e guximshme dhe pak e cuditshme: pse te rrish me dike qe s'do per kaq shume kohe dhe pse ta lesh ne nje status kaq denigrues ate qe do vertet.

E prezanton problemin sikur te ishte njesoj per ty,grua apo dashnore.Me ngacmon pak fakti qe ndonjehere meshkujve u pelqejne femrat "lozonjare" apo dhe thjesht dashnoret,ato jo te mirat pra(ne kendin e mendimit alla shqiptarce),ka dicka qe ju çukit trurin e ju terheq pas tyre...

Dilema ku qendron?Ta lesh apo jo?T'i shfaqesh xhelozi apo jo?Sepse s'jeni ne pozite per te pretenduar asgje,nuk fiton ndonje te drejte per kohezgjatje te perdorimit(do kisha shkruar me respekt meqe flasim per femra po do ishte qesharake)!!

Mund te te thoja te investoje me teper ne raportin me gruan po s'do te ndryshonte asgje,dikush qe nuk shikon e degjon per kaq vite sigurisht ka sy e ka veshe!


Postuar nga shelgu datë 30 Prill 2009 - 00:40:

Ve re nje gje: Femrat hidhen dhe mallkojne e gjejne fjale te hidhura per fatkeqin qe vuri re se po e tradheton e dashura. Duan t'i kujtojne qe edhe e shoqja e tij ndoshta ja dredh.

Pse ja shtoni dhimbjen fukarait xhanem. Me zemergjera!

Ai thote: I vdekuri i huaj duket sikur fle.

Fjale me mend kjo

 


Postuar nga agata datë 30 Prill 2009 - 00:47:

Cecilia kur lexova kete teme edhe un mendova historine e François Mitterrand e te Anne Pingeot, nje histori jashte martesore qe zgjati 35 vjet...
Anne Pingeot nuk ishte nje femer injorante ishte thjeshte nje femer jashtezakonisht e dashuruar.

Mu kujtua gjithashtu dashuria e cmendur qe kishte Erich Maria Remarque, per Marlène Dietrich, qe ishte nje grua e martuar, dhe historia e tyre zgjati gjithashtu shume vite.

Njerzit e kane te thjeshte t'i bie shkurt e te bejne si moralista, duke harruar se dashuria eshte nje lloj ndjenje qe se njeh llogjiken dhe qe as qe don t'ia di per te.


Postuar nga briseide datë 30 Prill 2009 - 00:58:

Ne fakt harrova te shkruaja:
Mos u shqeteso,gjithcka do shkoje mire.

Agata,po po e hoqem llogjiken nga loja cfare i mbetet dashurise? 10 vjete,jane nje jete.

S'na mbetet vec te ndjejme keqardhje per dike qe ka bere jete ferri duke fshehur lidhjen me dashurine e vertete...


Postuar nga Fajtori datë 30 Prill 2009 - 01:20:

Jo vetem politikane te medhenj, por edhe artiste madheshtore kane patur histori si ajo e Mitterrand. Njerezit ushqehen dhe brumosin kulturen e tyre me veprat e tyre, por se kuptojne qe njerezit e medhenj nuk mbyllen dot ne muret e popullit te thjeshte.

Prandaj lereni popullin te besoje ne sigurine e moralit te tij. Lereni te hakerrehet si ne mesjete. Kokat e turkut jane dashur gjithmone, edhe atehere kur historia ka perqeshur te kaluaren. Njerezit kane nevoje per koka turku po aq sa per artistet dhe udheheqesit e medhenj. E teksa me shkon ne mend Oscar Wilde kuptoj se hipokrizia ushqehet nga i njejti burim. Ushqehet me endrra dhe shqyen krijuesit e tyre per te vene shpirtin rehat. Keshtu ka qene gjithmone, veçse shpirtrat e lire sjellin zhvillim, ndersa konservatoret sjellin vetem prapambetje. E para ka qene gjtihmone me pakice ne kulturen shqiptare. E dyta eshte akoma prezente.

Lereni popullin te hakerrehet. Ka nevoje te jete popull. Ka nevoje te ndihet pjese e nje morali te perbashket... me shume sesa te respektoje individin qe ka perballe.


Postuar nga agata datë 30 Prill 2009 - 01:25:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Ne fakt harrova te shkruaja:
Mos u shqeteso,gjithcka do shkoje mire.

Agata,po po e hoqem llogjiken nga loja cfare i mbetet dashurise? 10 vjete,jane nje jete.

S'na mbetet vec te ndjejme keqardhje per dike qe ka bere jete ferri duke fshehur lidhjen me dashurine e vertete...



Nuk eshte se duam te heqim llogjiken dhe hop e heqim. Eshte zemra ajo qe ne disa raste nuk don t'ia di per llogjiken... edhe pse llogjika i bien sirenave te alarmit...


Postuar nga briseide datë 30 Prill 2009 - 01:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Lereni popullin te hakerrehet. Ka nevoje te jete popull. Ka nevoje te ndihet pjese e nje morali te perbashket... me shume sesa te respektoje individin qe ka perballe.



C'eshte respekti per ty Fajtor?


Postuar nga Fajtori datë 30 Prill 2009 - 02:42:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide


C'eshte respekti per ty Fajtor?



Besoj se eshte pranimi i tjetrit per ate qe eshte dhe mos-imponimi i vlerave personale. Aq me teper qe jemi tek nenforumi i psikologjise dhe kjo duhet te ndodhe a priori.


Postuar nga amor alucius datë 30 Prill 2009 - 02:48:

Duhet nje koke e madhe per te njohur veten, per te kuptuar limitet e vetes dhe mungesen e aftesise per te respektuar nje femer/mashkull ne rrethin martesor.
Martesa shkon dore-per-dore me monogamine. Nese nje njeri di qe s'mund te jete i tille atehere s'ka pse hyn ne ate institucion. "Populli" bie ne kontradite me veten: dhe pranon te hyje ne nje institucion POPULLOR dhe s'eshte ne gjendje t'i permbahet. Martesa nuk eshte e detyruar. Tregohuni aq te sinqerte ndaj vetes sa te mos bini pre e saje.

Nuk eshte nje dukuri qe te ben trendy apo perparimtar tradhetia. Shume meshkuj shteti kane tradhetuar pasi ne nje forme apo ne nje tjeter kane qene te detyruar te kene nje grua te ligjeruar ne krah qe te rrezatonin nje imazh familjar. Shume artiste kane pasur lidhje paralele pasi kane qene ne martesa te hapura. Nuk jane admiruar per keto. Jeta e bohemit eshte tjeter. Sdq, meshkujt shqipo jane ende mes vlerave mono-vaginale qe iu ka dhene i ati, detyrimin per t'u martuar, paaftesise per t'i bere balle hapurazi shoqerise qe i rrethon duke hedhur poshte ato institucione, si dhe ato epshet e vogla te nje adoleshence te pajetuar dhe qendrojne me gojen hapur nga habia kur shohin nje te llojit te tyre qe ooohhh, ka bere dy vagina per nje 10 vjete. Biles-biles ka nxjerrur ne drite dhe kush e di sa kryevepra nga kjo...Njerezia duhet t'u jete mirenjohes. O burra. Sdq, for a change, meqe jemi tek PISkologjia, do isha kurioze te shihja se c'pasoja ka pasur tek familja e tije.


Postuar nga kurt datë 30 Prill 2009 - 04:23:

Citim:
Po citoj ato që tha agata

Njerzit e kane te thjeshte t'i bie shkurt e te bejne si moralista, duke harruar se dashuria eshte nje lloj ndjenje qe se njeh llogjiken dhe qe as qe don t'ia di per te.

sigurisht qe kjo goca jeton ne france, se francezt jane te njohur per filozofina te tilla:p heheh those french they declare their love, but every 5 minutes witch is funny

fajtor dhe cecilia dhe shume te tjere moderna perparimtar, me duket shume qesharake kur merrni shembuj artistash dhe politikanesh...

sipas jush nje njeri qe nuk e ka capacitetin/guximin/zemren te tradhtoje nuk eshte sophhisticated enough per juve, jo i zhvilluar por eshte ne mesjete dhe sigurisht qe eshte turk?!!! cjane kto observime qesharake...!!
une i kam ankuar hall brigantit (ne sarcazm)qe nuk perton te jetoje nje jete me drama sigurisht qe me duket tip si ato ne telenovelat meksikane that need some kind of drama in their live, kshtu me dukeni edhe ju suporters perparimtar...
imagjinoj se do ishte e rende boll te tradhtosh gruan per nje nate rastesisht ndoshta, por te biesh ne dashuri per 10 vjet me diken tjeter its pathetic and weak, eshte si nje tip i nje femre dramatike dhelper dinake se nje mashkull nuk ben dhe nuk duhet te bej kshtu.
muk po ma plas mua te jap moral kujt por kjo eshte besimi dhe filozofia ime ne ket ceshtje, cuditem pse martohen njerzit anyway!!!

si kane ardh kohet sot!!! duhet te na vije tyrp te shprehim ide me moral te shendoshe, se do quhemi mesjetar dhe simplistic creatures to the eyes of those phony wannabes that strive for obscurity...
what a pathetic comedic world we live in...!!!


Postuar nga Briganti datë 30 Prill 2009 - 05:10:

per amor alucius dhe te tjeret

amor alucius, rrofsh qe je bashkuar me komentet e tjera. Mu duk cilesor interpretimi yt. Vetem se nje gje ama! Nuk jane dy vagina ne 10 vjet. Do ishte shume tragjike kjo. )) Jane shume e shume te tjera. Vetem se asnjera me shijen e personazhit qe eshte bere shkas i ketij diskutimi. Sa per familjen qe shpreh kurjozitet, mund te te them qe nuk shoh asgje te jashtezakonshme ne raport me te. Me c'kam pare ne diskutime me miq dhe familjare te tjere, jam aty aty me ta. Dmth as ndonje zjarr i madh, po as ndonje shkretetire ndryshe nga bota. Sa per shijen e shtratit martesor, nese je ne martese, besoj se s'ka nevoje te komentoj une. Nese akoma nuk e ke kete pervoje, besoj se do ta kesh dhe do ta njohesh e c'lloji eshte...


Postuar nga Enya datë 30 Prill 2009 - 05:49:

      Po cila eshte dilema jote o lumemadh? shprehu se po pelcet nga dyshimet! Kemi dhe psikologe ketu ne forum, e di ti?- ja fajtori psh, ignoron shumicen dhe ndez zjarrin tend me shume! sepse fajtori e kupton jeten, eshte djegur nga jeta mire. Mos ja var shume, se ai te pervelon, -hahahahaha- dhe ngelesh pa asnje dashnore pastaj!

        Une mund te te them qe ti vuan nga visual disturbances, dmth ti ke humbur si njeri ne menyren me te dhimbshme. A di ti qe 9 million adults ne US qe vuajne nga depresioni ( si ne rastin tend) perfundojne ne vetvrasje? dhe perqindja  e ,meshkujve thyen rekordin shkon ne 72%, zakonisht moshe e thyer, ( me kaq eksperience qe paske, i bie sikurse ti)!

     E di pse ndodh kjo? Sepse meshkujt jane more potencially legal.

    Use a gun Brigadier a ca nickname ke, i ben nder vetes dhe Familjes.

ps: mos te te rendojne kaq shume komentet tona, ne thjeshte jemi duke have fun me ca ke shkruar ti.


Postuar nga ingmetalboy datë 30 Prill 2009 - 05:58:

Pse te prishesh terezine per dicka te vogel si puna e tradhetise? Vertet ka kjo fjale kuptim per ty? Apo problemi qendron qe dikush po te mund ne lojen tende dhe te eshte lenduar egoja??

Une qendroj akoma me idene qe te dhashe ne fillim te nje vajze tjeter.


Postuar nga ingmetalboy datë 30 Prill 2009 - 06:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya


    Use a gun Brigadier a ca nickname ke, i ben nder vetes dhe Familjes.




Enia
really??


Postuar nga AndreaPirelli datë 30 Prill 2009 - 06:16:

:dukemendu :dukemendu ...............


Postuar nga Briganti datë 30 Prill 2009 - 06:34:

Po me pelqen angazhimi juaj

Me fut cingerimen, akullin ne shpirt, ky perdorimi kaq hipokrit dhe pa asnje ngarkese bindese, i fjales FAMILJE dhe MORAL qe perdorin shume nga ju ketu. Them fjale, sepse me sa po kuptoj, KONCEPTIN e familjes ose nuk e kini fare, ose e kini me te degjuar. Sa per ate "gallaten" qe pretendohet se behet ketu me parashtrimin tim, shihni nje here mos eshte e kunderta! Thellohuni vogelusha, thellohuni! Sa per Fajtorin, mendoj se ai ha buke veç, ne raport me te tjeret.

P.S Ndersa po shkruaj, eshte duke rene nje shi shume shume poetik. Ju ftoj te gjitheve ta shijojme sebashku. Me qe ra fjala, si ore askush nuk tha nje opinion per poezine time!? Le qe...c'pune kini ju me poezine!


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.