Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 146 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Rrefime memece (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15411)

Postuar nga Katilesha datë 09 Shkurt 2008 - 22:42:

Lightbulb Rrefime memece ...

Ju ka ndodhur ndonjehere te zgjoheni nga telefonata ne mesnate nga nje anonim ,qe  kerkon te te degjoje vetem zerin. Po te ecni rruges dhe te ndjeni hapa anonim qe te ndjekin nga pas ,qe te behen sozi dhe "fantazem" njekohesisht dhe ti te kesh frike te kthesh  dhe koken per te zbuluar "sekretin"sepse ke frike nga  Ai qe mund te jete. Per te mos folur per sms "tortoruese",qe te bejne te ndryshosh  numer pas numri dhe ne fund te mos kesh zgjidhje tjeter vecse te dorezohesh ,sepse Ai te gjen Gjithmone. Ndonjehere ke "turp" te zhvishesh   ne dhome ,sepse ndjen sikur syte e tij te shohin edhe aty. Dhe ne fund ky "perndjekes" , kjo sozi "fantazem" kerkon nje pergjigje. - Dhe e imja ishte gjithnje e njejta fjale,hap pas hapi, leter pas letre, mesazh pas mesazhi dhe telefonat pas telefonate.-  Idem , ashtu si dhe ankthi qe ai ndjente qe po me rrinte anonim dhe qe une nuk po i beja asnje pyetje per ta zbuluar identitetin e tij te vertete. Sepse ai ndihej Idem ne dhimbje qe me kishte prane dhe une nuk ktheja koken as  per ta pare ate , per t'ia dhuruar une dicka pa ma vjedhur ai. Sepse ai ndihej Idem pertej cdo kuptimi klasik dhe a priori te kesaj fjale.

Sepse une e bera te ndihet Idem me mua  edhe pse une e zbulova identitetin etij dhe asnjehere nuk ia thashe. Sepse une e bera te ndihet Idem me mua edhe pse une i pranoj cdo dite komplimentet e tij gjoja miqesore ,pa e ditur qe une e di "lojen" e fshehte te tij. Por ai eshte sekreti yne, e vetmja gje qe na mban te lidhur .

Dhe ketu jemi perseri Idem ne sekret.

-Hidhni mendimet e juaja dhe te te tjereve qe duan dhe kerkojne te jene Idem si ju.

Kjo teme do te permbaje nje seri letrash nga ky Anonim i njohur qe une kam takuar dhe e bera  te ndihet Idem.

Postuar nga Katilesha datë 10 Shkurt 2008 - 02:37:

5 mars 2007

......fillimisht me ler te te them se jam shkri dje duke te pa nga larg,edhe mos kisha nje muaj e gjysem pa te pare ne realitet se ne enderr te shoh cdo nate ( mbetet dicka e manget sepse me mungon shume zeri yt). Me tere mend m'u duke si princesh,yll i paarritshem qe do te shndrise gjithmone ( e parashikoj se edhe plake ke per te qene simpatike dhe ta dish se edhe atehere kam per te patur fiksim te padeklaruar,te pashtershem). M.gj.s mua me pelqen dhe me duket me e goditur fjala KUKULL. Ah nuk lodhem une se ndjekuri ty jo, konsumi i kohes nuk ka ndonje imakt tek une sepse nuk ka ndryshuar asgje brenda meje qe nga dita kur te pashe ose me sakte kur folem ( nese nuk ma quan per marri ta shkruaj edhe daten e asaj dite)......Ta dish se nuk me pelqen te quhem Anonim,porse nje here tjeter do te dergoj arsyen dhe jo emrin ,por atehere ka per te qene e fundit leter  qe kam per te te shkruar , keshtu po e zvarris edhe pak kohen!!

Pafshim dhe te dergoj nje puthje ter afsh! ( nga......-gati sa nuk e shkrova emrin).

Postuar nga Katilesha datë 10 Shkurt 2008 - 03:18:

Post

17 mars 2007

Si kete dite me ke zbukuruar edhe shume te tjera qysh se te njoh , o drit dielli. Mire se mua m'i ke zbukuruar pa dashje a s'me thua a je ke zbukuruar tjeter kujt me dashje? Kjo leter eshte pergjigje e pyetjes tende qe me bere sot direkt ( live),por duket qarte se sa vend periferik kam ne zemren tende,saqe ti as nuk e kujton fare. S'diskutohe qe jam mire me letersine shpirt,perderisa e  kam shpirtin binjak me tendn ( vetem se ti ke shkruar poezi dhe une jo).

Te puth nishanin Bambola!!! 

Postuar nga Eria datë 13 Shkurt 2008 - 20:04:

Kat e ku ti le letrat ky Anonimi nga Elbasani ?
Eshte si te thuash dikush qe ti e njeh,por qe dhe te fshihet?
Boh cudi,une e quaj semundje nje ndjekje te tille,eshte si ta thuash nje manjak,ose frikacak.Nese e adhuron,deshiron,dashuron apo simpatizon dike,rruga e pare dhe e vetme eshte njohja direkt&jo keto ndjekjet gjithandej.Do e kisha tmerr nese dikush do dinte gjithcka per mua,cdo levizje timen,do me tmerronte me sms(numrin e telit e kam te shenjte,se jap kollaj ).
Mos takofsha njerez te tille.Nuk e di nese pas nje torture te gjate,nje dite ky tipi do dilte perpara,atehere do hante nje take cizme ne koke,se ska shakara me gjera te tilla.
Kjo quhet perndjekje!

Postuar nga Katilesha datë 14 Shkurt 2008 - 15:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Kat e ku ti le letrat ky Anonimi nga Elbasani ?
Eshte si te thuash dikush qe ti e njeh,por qe dhe te fshihet?
Boh cudi,une e quaj semundje nje ndjekje te tille,eshte si ta thuash nje manjak,ose frikacak.Nese e adhuron,deshiron,dashuron apo simpatizon dike,rruga e pare dhe e vetme eshte njohja direkt&jo keto ndjekjet gjithandej.Do e kisha tmerr nese dikush do dinte gjithcka per mua,cdo levizje timen,do me tmerronte me sms(numrin e telit e kam te shenjte,se jap kollaj ).
Mos takofsha njerez te tille.Nuk e di nese pas nje torture te gjate,nje dite ky tipi do dilte perpara,atehere do hante nje take cizme ne koke,se ska shakara me gjera te tilla.
Kjo quhet perndjekje!

..............

C'ma cove ne Elbasan djalin moj....kur ketu nga "livadhi" im eshte...:p

Gjithsesi une jam me mendimin tend , qe kjo eshte nje perndjekje nje "stalking",por qe behet deri diku intriguese,kur t'i e di se kush fshihet pas asaj loje,sepse keshtu di se ne cilat territore te hedhesh grepat e tendencave dhe te ngacmimeve:p...,po te mos e dija nuk do kisha  luajtur. :p Mua nuk me pelqen te luaj pa ditur fundin . ( thoshte me te drejte Rudina:p).

Me pelqen eleganca jote per te "kurorezuar" nje "staliking"..:p... Ajo ideja e takes se cizmes kokes me shkri fare..:p...Po c'te bej une eshkreta qe nuk perdor taka fare...:p....me cfare ta gjuaj??:p:p

Postuar nga Katilesha datë 14 Shkurt 2008 - 15:37:

Post

22 mars 2007

S'kishte asgje me te bukur ne kete dite pranvere sesa te te shihja ty duke shetitur me hapin prej lozonjareje.

Meqe  me pyete: Mire?

Po te pergjigjem: -S'sa si behet me keq kur e shoh veten larg teje.

Sei Meravigliosa!

ps: Kete letren per  inat :p  te Eriushes qe e kam shume xhan...

Postuar nga Eria datë 14 Shkurt 2008 - 18:55:

Citim:
Po citoj ato q� tha katilesha007

ps: Kete letren per  inat :p  te Eriushes qe e kam shume xhan...

Une vazhdoj te jem me idene e cizmes pas qafe.
Sado intriguese dhe interesante te jete,nje situate e tille do me kallte daten :p.Nejse te keshilloj te perdoresh taka,jane mjet mbrojtes i shkelqyer !
Puci

Postuar nga Katilesha datë 18 Shkurt 2008 - 18:23:

Exclamation

29 mars 2007

Pervec se je tip magjik , ke edhe shikim depertues.

I need YOU ....

ps: Pardonne moi!

Postuar nga Katilesha datë 18 Shkurt 2008 - 20:54:

Post

Gjithmone kam qene e mendimit qe miqesia nuk duhej te "mpleksej" me dashurine dhe anasjelltas. Por nje mik me beri te kuptoj se sa te paqendrueshem , fleksibel dhe te brishte jane "kufijte" e ketyre dy "brigjeve" ndjesore,qe ne fund te fundit nga te njejtat burime ushqehen. Mbaj mend qe kur ai me tha : - Te dua,por jo si mike.....,buzeqeshja me ngriu ne fytyre dhe tiparet e saj  filluan te merrnin format e trishtimit dhe loteve. Me sulmoi mendimi se pas  "rrefimit"  te tij ne nuk do mund te ishim me Miq. Gjerat shkuan deri aty ,saqe gjithe vitet qe kishim kaluar se bashku i vume kunder njeri-tjetrit , filluam te gjenim faje qe nuk ekzistonin dhe lendonim veten me kot.  Hijezuam konturet e miqesise sone, sfomuam pastertine e asaj  copez jete qe kishim kaluar bashke duke i thene njeri-tjetrit "fjalet e fundit"..... Tani jemi Idem ne pendim  dhe ne heshtje kemi terhequr te gjitha  lendimet ,por kjo akoma nuk ka kuptim. Na "torturojne" ato vite meiqesi ,pasi shpesh here duan te rikthehen dhe te serishmi te jetohen , por edhe kjo si shume gjera te tjera nuk kane kuptim.

Ai vazhdon me akoma Te dua dhe une me Me nuk ka kthim........

Kati

ps:  Per ty mik.......

Postuar nga dhoma666 datë 29 Mars 2008 - 19:06:

Tani e kuptoj ate qe me thuhej nga ty "sjellja ime eshte reaksion i sjelljes tende" dhe duket qe e tille do te mbese.

Postuar nga Katilesha datë 14 Prill 2008 - 13:33:

Arrow

02 prill 2008

….mbreme, cuditerisht me ke munguar! Nuk e di pse dhe si. Di vetem qe me mungove! Me mungoi prania jote, me mungoi mendimi per ty , ndjenja qe dikur kishim…..me mungoi ndjenja e pushtimit te zemres sa here mendoja per ty, me munguan dridhjet e shpirtit kur kujtoja castet e kaluara me ty..........Nuk e di se si papritur u ndjeva vetem dhe duke menduar per ty…..kisha frike ta leshoja veten te mendonte per ty , te ndjente mall per ty , te ndjente mungesen per ty  dhe per kete arsye e detyrova veten te fle duke te te pasur ty si mendimin e fundit. Por “mungesa” me beri nje hile te vockel sepse ajo te solli ne endrren time dhe me pas ne mendjen time kur hapa syte ne nje mengjes tjeter. Keshtu  ne nje dite ti u bere mendimi im I pare dhe I fundit…Por vetem ne nje dite , mos te te genjeje mendja me shume….No more!
 
Postuar nga Katilesha datë 19 Maj 2008 - 21:14:

Lightbulb

Idem ne " Pensiero Stupendo "

Dhe prap ai u kthye tek une me gjithe kujtimet  e mia per te….dhe prap e ndjej prezencen e tij edhe pse  nuk eshte ketu ….dhe prap ndjej mall per te edhe pse e di qe nuk duhet….!   Mendimi I tij me ndjek kudo qe nga dita e djeshme…Nuk arrij t’I shmangem c’faredo gjeje qe te bej . E ndjeva shume mungesen e tij sot paradite dhe tani po e ndjej edhe me shume. E dua ketu afer meje tani , ne kete moment…, e dua ketu tani , ne kete cast…edhe pse e di mire se po ta kem afer s’do  ndihem keshtu , do ndihem ndryshe , do ndihem kot! Ndoshta do ndihesha sikur kam afer nje njeri qe dikuar ka qene pjese e imja , qe ka qene prezent ne diten time , por asgje me shume dhe tani qe e kam larg  ia ndjej shume mungesen. E  di mire se gjithe kete e krijova vete sepse  desha une te mendoja dhe te ndjeja mall per te ,sepse une ia lejova vetes mendimin per te dhe tani shume mire e kam ! Dhe gjithe kjo vale malli erdhi duke degjuar kengen e Mines “Pensiero Stupendo” dhe ka dite qe fshihem pas nje vargu te kesaj kenge ne msn ; “ Il pensiero stupendo nasce un poco strisciando….” Eshte thjeshte nje mesazh per te , eshte thjeshte nje copez malli per te  dhe ai kete e kuptoi , sic me ka kuptuar gjithmone . Dhe ashtu ne heshtje ai m’u pergjigj me vazhdimin e vargut te kenges  :  “ Si pottrebbe trattare di bisogna d’amore …..” Ah kur e lexova mesazhin e tij ne mengjes sapo hapa adresen elektronike u ndjeva mire qe  mendimet e tij , zemren dhe shpirtin e tij I pushtoja akoma une.  E di qe kjo eshte nje ndjenje egoizmi dhe se po I bej keq atij dhe vetes ,por nuk eshte faji im , ishte faji I  “ Pensiero Stupendo “ te Mines.

Mesnate malli

Postuar nga Demokrate4ever datë 19 Maj 2008 - 22:04:

Bukur katile.

Postuar nga Katilesha datë 19 Maj 2008 - 22:11:

Nuk e shkrova une kete ,por " Pensiero Stupendo " ...

Demo

Postuar nga Katilesha datë 19 Maj 2008 - 22:32:

Pensiero Stupendo

E tu
E noi
E lei
Fra noi
Vorrei
Non so
Che lei
O no
Le mani
Le sue

Pensiero stupendo
Nasce un poco strisciando
Si potrebbe trattare di bisogno d'amore
Meglio non dire

E tu
E noi
E lei
Fra noi
Vorrei
Vorrei
E lei adesso sa che vorrei
Le mani le sue
Prima o poi
Poteva accadere sai
Si può scivolare se così si può dire
questioni di cuore.

Pensiero stupendo
Nasce un poco strisciando
Si potrebbe trattare di bisogno d'amore
Meglio non dire

E tu
E noi
E lei
Fra noi
Vorrei
Vorrei
E lei adesso sa che vorrei
Le Mani le sue
E poi un' altra volta noi due
Vorrei per amore o per ridere
Dipende da me
E tu ancora
E noi ancora
E lei un' altra volta fra noi
Le mani questa volta sei tu e lei
E lei a poco a poco di più, di più
Vicini per questioni di cuore
Se così si può dire
Dire

E tu ancora
E noi ancora
E lei un' altra volta fra noi
Fra noi fra noi.

Pensiero stupendo
Nasce un poco strisciando
Si potrebbe trattare di bisogno d'amore
Meglio non dire

http://www.youtube.com/watch?v=wzs1iPgWOtA

Postuar nga Katilesha datë 21 Maj 2008 - 05:05:

Lightbulb

Asgje nuk dua kete moment ,vecse te pij me kupen e henes qetesine e qiellit, pafundesine e mistershme te tij dhe te ngjyej ne lengun  hyjnor biskota yjesh dhe ti pertyp ato si ushqimin qe do me mbante frymen gjalle....

Sa uri per hene sonte ....

Postuar nga Eria datë 12 Qershor 2008 - 19:16:

Te ka ndodhur ndonjehere te dyshosh edhe ne veten tende....

Postuar nga Katilesha datë 06 Dhjetor 2008 - 05:31:

Question

Perpjekja jote per te me imponuar ekzistencen tende ka filluar te me krijoje pjeshtellim te qetesise. Mjafton te te shoh nje sekond dhe me prishet dita. Figura jote dhe gjithcka qe perfaqeson personi jot lidhet me ca fije kutimesh qe te ngjallin krupen. Ti bie era "bushter". Paftyresia jote arriti kulmin kur ti pate guximin te vije si nje i "panjohur"  ne zyren time sot , te prezantoheshe dhe te me buzeqeshje me miresjellje.Nuk duhet te me fotokopjosh. Te me etiketosh edhe mua marken "Idem".Une nuk jam e llojit tend,sepse ne fakt nuk ka asnje kallep lloji qe t'i pershtatet dimensioneve te mia. Sepse une nuk jam asnje lloj , une jam vetem UNE! 

Postuar nga Enya datë 30 Gusht 2009 - 06:49:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Perpjekja jote per te me imponuar ekzistencen tende ka filluar te me krijoje pjeshtellim te qetesise. Mjafton te te shoh nje sekond dhe me prishet dita. Figura jote dhe gjithcka qe perfaqeson personi jot lidhet me ca fije kutimesh qe te ngjallin krupen. Ti bie era "bushter". Paftyresia jote arriti kulmin kur ti pate guximin te vije si nje i "panjohur"  ne zyren time sot , te prezantoheshe dhe te me buzeqeshje me miresjellje.Nuk duhet te me fotokopjosh. Te me etiketosh edhe mua marken "Idem".Une nuk jam e llojit tend,sepse ne fakt nuk ka asnje kallep lloji qe t'i pershtatet dimensioneve te mia. Sepse une nuk jam asnje lloj , une jam vetem UNE! 

Sikur ta kisha shkruar une. Mrekullisht bukur!

Postuar nga Katilesha datë 03 Shtator 2009 - 05:32:

Question

Ndonjehere sekreti i miqesise se vertete nuk qendron ne shprazjen e thesit tek ai tjetri , ne sinqeritetin naiv dhe ne mirebesimin e  plote dhe te verber. Miqesia fsheh brena vetes inate  te fjetura, xhelozi te pashprehura , ndonje kompleks inferioriteti qe ndonjehere ben kryengritje , ndonje ndjenje rebelizmi dhe superioriteti qe shprehet nepermjet gallates, ashtu sikur dhe momente perkedheljesh foshnjorake qe te kujtojne kohen e kopshtit.  E megjithate kjo lloj miqesie mund te zgjaser per vite me rralle, jo pak here gjithe jeten.

Pse duhet qe detyrimisht qe miqesia te perjashtoje mundesine e ekzistences se ketyre ndjenjave? Do te tregohesha naive po te mendoja te kunderten,besoj. E besoj tani , tani qe  gjithcka e kam vene ne prove. Tani qe gjithcka e kam vertetuar, une naivja qe me pare besoja te ajo lloj miqesie qe ishte si nje mermer ku ndjenjat e keqija nuk ngjiteshin ne te. Nuk eshte se u gabova, por thjeshte hoqa tisin e asaj verberie te pjesshme qe me kishte zene syte dhe me vetedije beja sikur nuk e shihja.

Shpesh here kjo eshte dhe miqesia  " te besh sikur...."

Ps: Enya "idem" te dyja ne.

Postuar nga Enya datë 03 Shtator 2009 - 10:46:

Gjithmone i kam dhane shoqerise sime aq prioritet, saqe i kam konsideruar Familje.

Por, eshte vertet sic thua ti, "Nuk eshte se u gabova, por thjeshte hoqa tisin e asaj verberie te pjesshme qe me kishte zene syte dhe me vetedije beja sikur nuk e shihja."

Postuar nga erious datë 03 Shtator 2009 - 13:58:

kultura e pergjithshme, zhvillimi i madh i komunikimit, mondializimi ekonomiko-politik... po i rrafshon gjerat e njerezit nga poshte, po ne ben te gjitheve njesoj.

ja pershembull te marrim kete forum.

le ta zeme se ky perfaqeson shoqerine njerezore, pra tek ky forum do te na duhet te zgjedhim partneret e te jetojme deri ne vdekje.

une per vete do ta kisha shume te veshtire te zgjidhja midis femrave te ketushme, ngaqe ato jane te gjitha njesoj, shfaqin te njejtin personalitet e kane te njejtat deshira per jeten... nuk ka femer origjinale qe te kenaqe.

kjo ndodh edhe tek femrat kur vjen puna te zgjedhin meshkujt e jetojne me ta... normal qe nje femer nuk di te zgjedhe, edhe kur ajo niset nga rastesia e momentit e kuptohet qe mbas ca kohe ky djali do ti merzitet e shpejte do te kerkoje tjetrin... ate qe i duket me ne forme per momentin dhe i cili mbas pak kohe do ti merzitet po njesoj.

e keshtu me rradhe deri sa ne fund te jetes do te jetoje me qenin e vet e pa te vetmin zhgenjim ose keqardhje per personat qe i humbi pergjate rruges se jetes.

pra fatkeqesia e kohes eshte kjo: nje njeri mashkull apo femer qofte nuk vlen emocionalisht me shume se nje kafshe... aq poshte ka rene ai, shif pra ku te shpie kultura gjenerale.

Postuar nga AngelDevil datë 03 Shtator 2009 - 14:20:

se ke keq jo mire e the

Postuar nga Katilesha datë 15 Tetor 2009 - 20:29:

Ps:  Jam munduar te mos shtoj apo heq gje ,por ngaqe regjistrimi eshte i dobet (sepse eshte bere me cel.) padashje mund te kem modifikuar ndonje gje, por permbajtja mbetet.

Rrefimi i N.  ( 40 vjec)  i shtruar prej 3 vitesh ne Spitalin Psikiatrik ne Shkoder. Pas konsultimit me dosjen e tij personale dhe me mjekun e spitalit nuk arrita ne asnje konkluzion. Vete mjeku nuk dinte te deshifronte shenimet qe ishin bere ne te ,por ama ai dite dicka: Ai njeri duhej mbajtur mbyllur  pas atyre hekurave te ftohte , dhe kur nuk bindej duhej ushtuar dhune mbi te, ndryshe ai nuk do "sherohej".

"Kam humbur kontaktet me boten e jashtme qe diten kur linda. Ju nuk e dini por une kam lindur me kallash ne njeren dore dhe me cigare hashashi ne doren tjeter dhe ne moshen 20 vjecare ishte shume vone per mua. Une kur linda nuk qaja si gjithe te porsalindurit dhe isha aq i zemeruar qe atehere saqe vetem shaja ata fytyra te bardha dhe te vernjtura qe kisha perballe meje dhe qe detyrimisht donin te me nxirrnin nga barku edhe pse une nuk doja te dilja. Qe atehere e dija qe jeta ime do ishte nje ferr i vertete, prandaj kerkoja te mbrohesha ne barkun e nenes, te rrija perjetesisht aty nqs do ishte e mundur. Por ja ku jam  ne nje jete te mjerueshme, i braktisur ne kete spital ku doktoret nuk e dine se per cfare jemi ketu dhe infermieret na trajtojne me keq sec mund te trajtohet nje qen rrugesh.  Ju nuk e dini por une mbaj ne kurriz peshen e ekzistences sime te pavlere. Kjo peshe e rende  me kerrus, me sfilit dhe vjen e rendohet dita -dites dhe  e vetmja gje qe dua eshte te clirohem prej saj, prandaj dhe jane keto plage prerjesh rreth kyceve , prandaj vazhdoj te drogohem sa here qe me jepet mundesia ,prandaj dhe vazhdoj te mos i pij ilacet sa here qe m'i japin. Une dua te clirohem nga barra e ekzistences time ,por jane perseri te njejtat fytyra te verenjtura qe me rrine persiper dhe me detyrojne te jetoj.  Ata nuk me kuptojne  ashtu sic nuk me ka kuptuar askush deri me sot,por une sa here qe dal para pasqyres  me duket sikur shoh nje rrengalle qe me rendon mbi kurriz. Dhe kjo rrengalle me kujton prinderit e mi  nje pikture e shfytyruar , pa tipare te qarta dhe shume larg imazhit te prinderve. Situata ime sa vjen e rendohet , behet nje rrengalle edhe me e padurueshme , nje peshe qe po me ben rrafsh me token , rrafsh me balten qe hapet neper rruge si jashteqitja e nje femije....."

Postuar nga ingmetalboy datë 16 Tetor 2009 - 07:28:

Galopi i erresires ndjehet thelle ne vena dhe troku i saj ben njerzit te perserisin vargje te mesuara permendesh pafundesie. I ftohti kete radhe nuk djeg, por duket si lehtesim ndaj luftes se padurueshme me realitetin. "Mbylli syte" dikush apo dicka peshperet dhe koka fillon te rrotullohet nga mendimet e castit. Por nqs gjithcka qe ke pare ne kete bote eshte vetem nje kontur i corroditur ngjyrash qe nuk kane asnje mundesi te deshifrohen nga truri yt i paformuar?
Cuditerisht vazhdon te luftosh dhe une vazhdoj te ndryshoj katet me ashensor dhe te urrej bluzat e bardha, korridoret e bardha, grafiket perjodike neper ekrane dhe zhurmat monotone te aparateve elektronike. Vazhdon te ndryshosh faqe ne historine njerzore dhe ben pleq mjekroshe te kruajne koken. Nuk e di kush eshte me shume i frikesuar nga gjithe kjo, une apo ti.

Postuar nga Katilesha datë 23 Tetor 2009 - 22:44:

Lightbulb

Nje shi i cmendur me ka paralizuar gjithe diten sot , duke me cuar dashje pa dashje ne retrospektive ne nje kohe kur isha e tejmbushur nga ndjenjat dhe ajo qe doja ishte vetem te vazhdoja te ndjeja, te shprazja thesin tim te emocioneve qe dukej sikur ishte i pashterrshem dhe te perqendrohesha ne nje "objektiv shpirteror" qe ta beja si veten , nje binjak shpirteror.....Vitet kaluan, gjerat ndryshuan, ai ndryshoj , une gjithshtu dhe sot ky shi me riktheu perseri te e njejta pike tejmbushje ndjesore , me deshiren e vetme per te ndjere perseri e perseri ,por kete here nuk ka asnje thes njenjash  per te shprazur, sepse nuk mundem me. Edhe ndjeshmeria apo te dashuruarit eshte ceshtje deshire apo jo. Une asaj kohe doja, sot nuk dua pavaresisht se ne tablot e dy koheve te ndryshme ka pika qe perputhen dhe qe nqs do ekzistonte deshira ime keto tablo do te shkriheshin ne nje te vetme dhe te vertete. Por stop, mjaft lendime ,mjaft lot, mjaft shprazje thesesh ndjenjash e emocionesh qe lene gjurme ne zemer dhe thurin kujtime prej te cilave shpesh kerkojme te ikim sepse na lendojne, shpesh kerkojme te rikthehemi sepse gjejme shume arsye per te buzeqeshur dhe shpesh i injorojme dhe zemerohemi me to sepse nuk arrije akoma te gjejme arsyet se perse gjerat morren kete rruge dhe jo ate qe kishim planifikuar. Apo sepse akoma mund te kemi ne mendjen tone pikepyetese qe akoma nuk kane marre pergjigje dhe fakti qe nuk do marrin ndonjehere na tremb dhe na ben te varur ndaj gjithe kesaj.

Rrefimet memece, keto qe edhe vetes ia themi me ze te ulet dhe te frikesuar jane pika jone me e dobet ,sepse ato jane ata qe mbeten gjithmone ketu, te patrnasformuara  dhe ruajne potencialet e tyre ne cdo kohe , ne cdo vit, ne cdo "bote"....Dhe kur i rikthehemi tyre i rikthehemi vetes , i rikthehemi njerezve , i rikthehmi ndjenjave ,gabimeve ,lendimeve ,loteve dhe dashurive te vogla apo te medha por qe sot nuk i kemi prane vetes ,sepse keshtu deshem ne nje moment!

Postuar nga Klodel datë 24 Tetor 2009 - 01:32:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha

e bukur... mendime te ngjashme kam dhe une sot ne kete dite me shi.

Postuar nga Katilesha datë 24 Tetor 2009 - 22:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel

e bukur... mendime te ngjashme kam dhe une sot ne kete dite me shi.

Postuar nga Katilesha datë 26 Tetor 2009 - 23:25:

Lightbulb

Me dhimbsesh,

e thyer

e vetmuar

nje stol i parkut te vjeter

i zhveshur nga ngjyrat

i derrmuar nga te ftohtit dhe shirat.

Nje perberje e turbullt,

nje mase e qullet qe vetem loton,

nje gur i rende qe vetem  godet

nje fjale e thene qe vetem vret

nje dashuri qe iken dhe te le ne terr.

Postuar nga Katilesha datë 27 Tetor 2009 - 22:25:

Post

Mundet njeriu te deshiroje te mbetet krejtesisht vetem , ne menyre qe te shfryje ne dense lotesh trishtimin e ndrydhur perbrenda? Mundet. Ashtu sikur mundet te lendohet e te pendohet kur sheh qe nje dere "gjysem e hapur" papritur "mbyllet" dhe kaq. C'rendesi ka kush e mbylli. Kush ishte ai qe pati guximin dhe vendosmerine t'i jepte fund nje situate qe nuk po hidhte asnje hap ,por rrinte pezull. Rendesi ka qe dera u mbyll dhe e vetmja arsye per te trokitur perseri  duhet te jete e forte (teper) dhe e qendrushme. Dhe ja ku ndodhemi per te disaten here ne te njejten pike; balle per balle me veten , ne nje rrefim qe do te me sherbeje te njoh veten me mire , por qe cuditerisht nuk do te me ndihmoje te hedh nje hap me te mire. Si eshte e mundur qe "njohja e vetes me mire" nuk shkon parelelisht me " hedhjen e hapave mire"  dhe nuk gjen nje tryeze te perbashket  per te percaktuar keshtu nje fat te perkohshem  te nje situate ,ngajrje ,ndjenje ne fund te fundit. Duhet te them se me duket e cuditshme....!

E vetmja zgjidhje per momentin eshte te "zbus" veten dhe keto mendime me nje cokollate me lajthia dhe "shtypja" e ketyre lajthijave po me ngjason me nje mundesi qe mund ti jape njeriu vetes duke shtypur butonin "Start" per nje fillim te ri.....

Postuar nga AngelDevil datë 30 Tetor 2009 - 18:49:

......

Sonte , kam deshirë të çmallem
Me ndjenjat e mia të fshehura!
Do i heq me dhimbje nga zemra,
Do bëhem zog i lirë, zog shtegëtar,
E pa ndjenja.....

Postuar nga Katilesha datë 19 Nëntor 2009 - 04:25:

Ai ka te drejte; nga mosdashja per te lenduar te tjeret po shkaterrojme veten. Dhe kjo per cfare? Per c'arsye? Per ke? Per asgje. Per asnje arsye. Per askend qe ka rendesi me shume se ne.
E megjithese i dime te gjitha keto perseri ndalojme hapim , marrim fryme , dhe mbledhim grusht doren qe kerkon te trokase ne nje porte, kycim gojen me penjte e heshtjes perpara deshires per te folur te verteten ,per te shprehur ndjenjen qe na djeg perbrenda, kycim shpirtin, mbyllim cdo shteg qe na shpie drejte asaj qe duam me te vertete. E gjithe kjo per cfare gjanem? Per te bere te shurdherin, te verberin dhe memecin perpara nje ndjenje qe eshte me e forte se ty , qe ti nuk mundesh ta perballosh dot e vetme!?

Me mire te gozhdoj shpirtin ne nje leter , ta le ate ne kenaqesine e vuajtjes pa kufij , si nje kafshez e eger qe nuk mund te zbutet ,por qe burgoset brenda burgut te ndjenjave te veta, sepse ka frike te flase sepse lendon,sepse ka frike te dashuroje sepse shpie ne gabim,sepse ka frike te trokase sepse shpie ne dhimbje...

Ndoshta eshte shume me mire keshtu.....

ps: Gla.

Postuar nga Fajtori datë 19 Nëntor 2009 - 04:40:

Thumbs up

.

Postuar nga Klodel datë 02 Dhjetor 2009 - 08:51:

Sot kam deshire t'i rrefej dikujt cmendurite e mia dhe fantazine time, deshirat e mia.... por keto rrefime do mbeten memece, sepse do peshtjellohen vetem ne trurin tim.

Postuar nga Klodel datë 07 Dhjetor 2009 - 04:54:

Jam kurioze per shume gjera...... sa me shume kohe kalon, fragmente te shkeputura te veprimeve apo zbulimeve ne internet me kthejne po ne te njejtat mendime nostalgjike, te cilat i shoh si nje film. Nga te qenit protagonistja kryesore, tani me duket se jam thjesht vezhguese. E shoh veten me sy tjeter, protagonistet e tjere me sy tjeter, funksionimin e qenies njerezore me sy tjeter. Me pelqen natyra ime analitike, sepse kurioziteti i kombinuar me analizen te con te kuptosh e zbulosh shume gjera, edhe ne rutinen e perditshme.

Jeta behet si nje puzzle, qe i ve copat ngadale se bashku pa ditur cila eshte figura perfundimtare, thjesht ecen me instinkt. Por ka shume te beje edhe lloji i instinktit. Nese eshte thjesht instinkt fiziologjik, edhe puzzle eshte shume e thjeshte, ha pi puno fli shfry hormonet. Ngelesh pa perjetuar shume gjera, ose me sakte e privon veten nga shume gjera. Truri te myket ngadale dhe kalon ne vegjetim. fillon humb shijen e gjerave, sepse te duken te gjitha njelloj. Nuk arrin te dallosh me cfare eshte e bukur, e vecante, e vyer. Keshtu me duket masa. Shume pak njerez kam takuar per te cilet sensi i gjashte ka qene gjithmone me i sakti per t'u ndjekur, instinkti intuitiv. Duke perfshire dhe veten ne ato njerez, nuk mund te rri pa krijuar subpuzzles ne puzzle te madh te jetes sime. Ku do jem ne 2-3 vjet. Duket si pafund, por deri diku eshte ushqim per trurin. nuk me vret asgje me shume se boredom- shqipja nuk ka ekuivalent te vlefshem per kete fjale.

Postuar nga Katilesha datë 07 Dhjetor 2009 - 14:23:

Nuk i heq apo shtoj asnje presje ketij "rrefimi".

Postuar nga bucimakja datë 07 Dhjetor 2009 - 14:46:

Me mire te gozhdoj shpirtin ne nje leter , ta le ate ne kenaqesine e vuajtjes pa kufij , si nje kafshez e eger qe nuk mund te zbutet ,por qe burgoset brenda burgut te ndjenjave te veta, sepse ka frike te flase sepse lendon,sepse ka frike te dashuroje sepse shpie ne gabim,sepse ka frike te trokase sepse shpie ne dhimbje...

Ndoshta eshte shume me mire keshtu.....

heeeeeeeeeeee

cmban brenda tiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.........skam nejt kaher me ty.....mos ka ndodhur ndonje gje nga ndermarrja dhe sma thu muuuuuuuuuuuuuuuu............

ps: urime per temen..........

Postuar nga Katilesha datë 07 Dhjetor 2009 - 14:50:

Citim:
Po citoj ato që tha bucimakja
Me mire te gozhdoj shpirtin ne nje leter , ta le ate ne kenaqesine e vuajtjes pa kufij , si nje kafshez e eger qe nuk mund te zbutet ,por qe burgoset brenda burgut te ndjenjave te veta, sepse ka frike te flase sepse lendon,sepse ka frike te dashuroje sepse shpie ne gabim,sepse ka frike te trokase sepse shpie ne dhimbje...

Ndoshta eshte shume me mire keshtu.....

heeeeeeeeeeee

cmban brenda tiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.........skam nejt kaher me ty.....mos ka ndodhur ndonje gje nga ndermarrja dhe sma thu muuuuuuuuuuuuuuuu............

ps: urime per temen..........

Buci keshtu eshte kur takohesh vetem 1 nate ne 1 jave edhe pse ne nje pallat.

Hmmm i miss kohen kur darkave mblidheshim , hanim geshtenja te pjekura ,pinim kafe dhe benim kapalla . Nuk kam asgje naq, thjeshte jane disa nota gri qe te ndihmojne te vleresosh me shume ato qe ke prane dhe t'i japesh vetes nje mundesi qe ndoshta e ke neglizhuar dhe refuzuar deri ne ato momente.

Perqafime.

Postuar nga Katilesha datë 30 Dhjetor 2009 - 23:13:

Gjithsecili nga ne ka nje kod personal te jetes. Nje kod i cili te shnderrohet ne nje manualth te cilin e mbajme gjithnje me vete dhe konsultohemi here pas here me te.

E cuditshme. Jeta eshte ajo qe te dikton nje kod personal, kurse ne jemi ato qe diktojme listat. Karakteristika dhe virtyte qe listohen ne mendjen tone dhe qe jane filtra selektuese dhe skualifikuese, qe hidhen ne “sulm” sapo nje element i ri perballet me boten tone. Cdo element skanohet ne baze te kesaj liste dhe ai qe nuk permbush kriteret kthehet andej nga ka ardhur , pa patur mundesine e nje shansi te dyte.
E tmerrshme. Askush nuk mendon se si ndihen ata, mjafton nje “ Ti nuk ploteson kriteret e listes time” dhe dera mbyllet, dhe ti nuk duhet te guxosh te kesh krenarine qe te ngulmosh, te insistosh , te mundohesh te thyesh ate “kod” me justifikimin e vetem se ti je ndryshe ,se ti dhuron me shume se ajo liste, ti dhuron “ndjenja te verteta”. Dhe ti i meshon “ ndjenjave te verteta” duke mos e ditur se pikerisht ai eshte problemi kryesor, se ajo liste nuk eshte gje tjeter vecse nje “hamlete” qe na ruan nga “ndjenjat e verteta”.Ne momentin kur i njohim dhe biem pre e kthetrave te tyre te embla ,bejme rezistence sepse frikesohemi, sepse ka pergjegjesi te cilat nuk jemi te gatshem t’i marrim persiper, sepse ndodhemi perpara nje njeriu , nje “kodi te ri” ne jeten tone ,qe thyen cdo mur te vetmise dhe pavaresise dhe vete fakti qe ai do jete per nje kohe te gjate aty , krijon turbullime dhe dyshime qe i perkthejme si “pasiguri”, dhe pasigurite te bejne te marresh vendime per hapa mbrapa ,ose per hapa te ngurtesuara dhe hermetike.
Cila duhet te jete rrugezgjidhja valle? Si nuk kane shkruar gje per kete ne kodin tone jetesor? Si nuk ka nje kod per ndjenjat, nje manual qe te na orientoje, pse duhet qe zemra te drejtoje timonin e vetes sone?

****
Kete "rrefim" e gjeta ne disa doc.ketu ne lptp dhe mendova ta hedh edhe ketu. Nuk kam shenuar date , ore, subjekt, arsye, apo ndonje note qe te me ndihmoje te "di" se perse keto reflektime... GJithsesi rrefimet memece i pranojne keto "pakujdesi".

Postuar nga Enya datë 31 Dhjetor 2009 - 06:05:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
......

Sonte , kam deshirë të çmallem
Me ndjenjat e mia të fshehura!
Do i heq me dhimbje nga zemra,
Do bëhem zog i lirë, zog shtegëtar,
E pa ndjenja.....

Kjo eshte nje nder poezite e mia Angel qe kam shkruar dikur, pikerisht kur isha memece.

Postuar nga Katilesha datë 26 Mars 2010 - 23:35:

Dino Buzzati - Takim i humbur

Korridori i lagesht e i zymte i shtepise nr. 8 pergjate shetitores, me shkallinen prej mermeri te kuq te erret dhe dy amure te bronxte permbi parmake, nga nje ne cdo ane.
Ndoshta dikur kishte qene pallat zoterinjsh (trokellime takash te holla shkalleve, ne hije fytyra te zbehta grash te reja me vel ngjyrevjollce, ndersa jashte, pas oresh e oresh, ne pasqyrimin e lepire ne te gjelbert te gazit, kuajt e humbisnin durimin duke perplasur thundrat mbi gure). Pastaj kishte filluar pak nga pak te merrte te tatepjeten, perhere e me pak njerez elegante e me shume shites ambulantë, dhe karrocat e shkaperdara, tani vec ndonje kamionçine, a makine private, por rralle e me rralle, ama; dhe dielli nuk hynte kurre, sepse paradhoma binte nga veriu, as hena kurre; dhe ne henezen prej qelqi te mesakut portjera flokeshprishur e shtepise, duke kapsallitur syte.

Po ti a ishe ate dite? Me ke pritur? E nese po, sa me ke pritur? Une rendja per te mberritur ne kohe, duke dihatur, duke u penguar, mund te me merrnin per te marrë. Por do ish dashur te fluturoja. Isha larg, i flakur tej nga jeta krejt papritmas, ne nje distance te frikshme nga ti, qe s'mund ta dije.
Keshtu, kur ora eci aq shume, sa ishte e pamundur te mendohej qe ti ndodheshe ende aty, une reshta se vrapuari dhe, dalengadale, sot kam arritur por ti s'je me.
Nuk je me, sepse kane kaluar shume vite, dymbedhjete vjet rruge te panderprere ne drejtim te kthimit, dhe amuret e bronxta jane zhdukur, ne fyturat e vajzave prej allçiu nen qemer, pluhuri ka krijuar rrathe te neveritshem te syte, dhe suvate e rena, dhe ne henezen e qelqte te mesakut portjerja flokeshprishur qe kapsallit syte, perhere. Dhe aneve tabeleza njera mbi tjetren "Dentist ne katin e III - Sittam, perfaqesi reklamash - Farera vajore - Vinci-Guerra ne te IV - Noteria Rossi-Schaffera" Dhe nje tablo e madhe e fotografise artistike Lebois me fatalen me syte nga qielli, burrin mondan me monokel dhe buzeqeshje trashanike, vajza e vogel e maskuar si dame e viteve shtateqind, gjenerali me uniforme parade, mbushur me stringla, borgjez i rende e i flashket, ne syte e kermillte barra te tmerrshme familjare. Kurre, pra, dielli s'ka hyre ne kete korridor te mallkuar; as cicerima zogjsh, as hije resh ne arrati. Por vajtje-ardhje pa hare, peshtyma ne pluhurin e vjeter, lart e poshte njerzit per te noteri e dentisti.
Une pyes:
"Me falni, valle mos keni pare gje "filankën"?"
"Kur?" pyesin.
"U bene fiks dymbedhjete vjet."
"Po" pergjigjet njeri, "me kujtohet. Po rrinte ne kembe e po priste. Kishte nje pallto blu e nje kapele me lule. Ishte e hirshme, shume e hirshme"
"Seriozisht ju kujtohet? Pas dymbedhjete vjeteve dhe ju kujtohet?"
"Edhe sikur pesedhjete te kishin kaluar, prape pse prape do te me kujtohej shume mire, perhere do ta kujtoj... E njoha pikerisht atehere, ate dite, tek po priste para portes se madhe. Binte shi. Priti rreth nje ore. Pastaj une e shoqerova me cader ne shtepi...Është ime shoqe, zoteri, me ndjeni."

http://www.youtube.com/watch?v=Gr4FN_DOpSk

ps: Ne mungese te 1 teme per te e hodha ketu...

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 04 Prill 2010 - 02:48:

Brenda cdo njeriu fshihet nje ane e mrekullueshme qe, per pjesen me te madhe te kohes, rri aty ne cep e strukur ne vetmi. Dhe kur perpiqet (ndonjehere) te shfaqet ne dritaren e shpirtit, menjehere e detyrojne te heshte. Per kete arsye te cmendurit ia mbathin per t'u mbyllur neper cmendina, femijet luajne larg te rriturve (fshehtas), artistet krijojne ne sekret absolut.. Sepse (shhttt) ana juaj e mrekullueshme eshte nje sekret qe duhet ruajtur larg maskave te te tjereve.

Brenda cdo njeriu i shfaqet drites se diellit nje ane e tmerrshme.
Eshte e cuditshme se si ndihemi krenare per masken tone e mbajme fshehur anen me te mire (me e vertete se e verteta) sikur te ishte dicka per te cilen te turperohemi.

Jemi te zhytur kokeposhte ne nje turli te cilesise se pare, nje perzierje kaotike dhe e paqendrueshme ku pyetjet ndjekin pergjigjet, koha ecen mbrapsht, realiteti eshte thjesht nje opinion dhe nuk ka asgje me te vertete te vertete e asgje me te vertete fallso.

.. nuk me beka mire ndryshimi i stineve..

Postuar nga Eria datë 04 Prill 2010 - 03:33:

Gjithmone e me shume bindem qe sinqeriteti eshte virtyt i budallait,dhe qe une nuk kam per te vene kurre mend,,,

Postuar nga ingmetalboy datë 06 Prill 2010 - 01:04:

Disa rreze drite mistrece kishin mundur te depertonin ne nje fare menyre te panjohur akoma prej ligjeve te fizikes permes grillave dhe perdeve te trasha blu, te cilat nje zot e dinte me cfare pjese tjeter te dhomes kombinoheshin, dhe po e ngacmonin gati ne irritim. Deshte te flinte akoma por dita dhe ato rrezet e diellit pashpirt kishin tjeter mendim. Hapi njerin sy dhe pa oren. 11:30 am. "Akoma shpejt" mendoi dhe u kthye nga ana tjeter. Por tani ishte teper vone. I ndjente tek e ngacmonin ne qafe dhe ne kurriz. Bile tani po I dukej sikur ato kishin gjetur rrugen nen lekure dhe po e gulugicnin pa meshire. Mbas 30 min dyluftimi u dorezua. U ngirt me pertese dhe u shtriq. Ndjeu kurrizin te kerciste dy-tre here dhe nje gogesime e gjate mbushi dhomen. Ferkoi syte dhe me bisht te syrit vuri re qe njera prej perdeve ishte gjysem e hapur. Ky zbulim megjithese shpjegonte misterin e rrezeve te diellit e beri edhe me te lodhur. Ajo duhet ta kishte lene kete dhurate kur kishte ikur ne mengjes heret, ose me sakte kur ai e kishte perzene. Tani po ndjehej pak ne faj qe I kishte thene te largohej. Filloi te kujtonte naten me pare. Nenqeshi dhe ferkoi hunden. Ndoshta mund te kishte bere nje perjashtim. "Jo rregulli eshte rregull" mendoi dhe ndjeu ndergjegjen apo cfardo qe ishte ajo brenda tij ta qepte gojen dhe te binte serisht ne qetesi. Mbylli perden dhe u ul perseri ne krevat. Filloi te mendohej per listen e gjate te gjerave qe duhej te bente sot. Ashtu papritur u ndje komplet I lodhur. U shtri serisht ne krevat dhe duke mbyllur syte belbezoi: rrofte dembelizmi.

Postuar nga Katilesha datë 28 Prill 2010 - 21:25:

Exclamation Buzeqeshja e mengjesit ( pas nje nate te qullur nga lotet)...

Buzeqeshja e mengjesit jo gjithnje eshte ajo e verteta. Buzeqeshja e mengjesit nuk eshte fundi qe permbyll nje nate te lodhshme dhe shpirterisht sfilitese ne nje tjeter kapitull qe do te pluhuroset nga barra e viteve ne supe… Buzeqeshja e mengjesit shpesh te genjen, te mashtron, te zhyt edhe me shume ne greminen e zeze te trishtimit, qe ka filluar rrugetimin e saj diku ne oret e erresires dhe nuk e di se ku do e degdise destinacionin e saj, ne c’dite, ne c’ore , ne c’situate apo maniere apo fundja ne cilet sy e krahe. Deri dje mendoja dhe besoja se sfidat dhe humbjet sherbenin si nje mesim per te te bere me praktik dhe me fleksibel ne jete, sot, qendrimi im ka ndryshuar… Jam me e ngurte se asnjehere, e shoh se i ndrydh parimet e mia ne guacken e idealizmave dhe ekstremeve qe ne mendjen time cojne ne barazime te percaktuara te tipit 1+1=2, nderkohe qe gjithe njerezit perreth meje kane nje tabele tjeter perllogaritje, qe ndryshon, ndryshon , ndryshon….Shpesh mendoj se fati im ka lindur brenda prerjes se nje tunike te caktuar e cila nuk ndryshon asnjehere duke sfiduar njekohesisht kohen dhe mua vete…

Kur fillova te shkruaj keto rreshta e kisha gjithe skemen e qarte para syve,aq sa mund ta imagjinoja rreshtimin e mendimeve ne mendjen time sikur isha duke lexuar nje leter gia…Por …por e ndjej se barra e ndjenjave qe me peshojne sot eshte me e komplikuar se fjalet, eshte me dredharake se mendimet te cilat mund t’i ngjyrosesh dhe strukturosh me truke epitetesh e metaforash.. Ndjenjat jane te vetmet qe atehere kur mendon se i ke ne kontroll dhe i ke zaptuar ne doren e racionales, pikerisht ne ate moment ajo dore mblidhet, behet grusht qe te thyen jo vetem hundet por edhe qafen, kembet, duart dhe shpresat se akulli i distances se perbere nga muaj heshtje mund te shkrihet nga nje email apo sms…Mikja ime insiston dhe beson ne shkrirjen e akujve vetem me nje hap, sepse ajo beson ne nje lloj dashurie, ate te verteten dhe qe ne njerezit vendosim ta quajme te perjetshmen. Dhe gjate gjithe kohes qe ishim bashke sot, ajo i meshonte ketij mendimi thua sikur kjo te ishte e vetmja vertetesi e saj..Por une e kam cliruar veten shume kohe me pare nga ideja/ besimi se dashuria vjen vetem nje here ne jete, prandaj dhe “pikepyetjet” i kam bere “pika” ne mendjen time...Prandaj dhe nuk bie pre e buzeqeshjes se mengjesit, po besoj te vertetesia e buzeqeshjes qe me dhuron dikush gjate dites.....

Per "dike" qe me dhuron buzeqeshje....

Postuar nga dylan datë 28 Prill 2010 - 22:38:

Re: Buzeqeshja e mengjesit ( pas nje nate te qullur nga lotet)...

Kati vetem titulli i ktij shkrimi dhe diku fjlaet e fundit me llane nje ndjenje si ta them llemshurie ose deshire te hy te komentoj
je e vecante love you

Postuar nga ingmetalboy datë 29 Prill 2010 - 20:50:

Thumbs up Re: Buzeqeshja e mengjesit ( pas nje nate te qullur nga lotet)...

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Buzeqeshja e mengjesit jo gjithnje eshte ajo e verteta. Buzeqeshja e mengjesit nuk eshte fundi qe permbyll nje nate te lodhshme dhe shpirterisht sfilitese ne nje tjeter kapitull qe do te pluhuroset nga barra e viteve ne supe… Buzeqeshja e mengjesit shpesh te genjen, te mashtron, te zhyt edhe me shume ne greminen e zeze te trishtimit, qe ka filluar rrugetimin e saj diku ne oret e erresires dhe nuk e di se ku do e degdise destinacionin e saj, ne c’dite, ne c’ore , ne c’situate apo maniere apo fundja ne cilet sy e krahe. Deri dje mendoja dhe besoja se sfidat dhe humbjet sherbenin si nje mesim per te te bere me praktik dhe me fleksibel ne jete, sot, qendrimi im ka ndryshuar… Jam me e ngurte se asnjehere, e shoh se i ndrydh parimet e mia ne guacken e idealizmave dhe ekstremeve qe ne mendjen time cojne ne barazime te percaktuara te tipit 1+1=2, nderkohe qe gjithe njerezit perreth meje kane nje tabele tjeter perllogaritje, qe ndryshon, ndryshon , ndryshon….Shpesh mendoj se fati im ka lindur brenda prerjes se nje tunike te caktuar e cila nuk ndryshon asnjehere duke sfiduar njekohesisht kohen dhe mua vete…

Kur fillova te shkruaj keto rreshta e kisha gjithe skemen e qarte para syve,aq sa mund ta imagjinoja rreshtimin e mendimeve ne mendjen time sikur isha duke lexuar nje leter gia…Por …por e ndjej se barra e ndjenjave qe me peshojne sot eshte me e komplikuar se fjalet, eshte me dredharake se mendimet te cilat mund t’i ngjyrosesh dhe strukturosh me truke epitetesh e metaforash.. Ndjenjat jane te vetmet qe atehere kur mendon se i ke ne kontroll dhe i ke zaptuar ne doren e racionales, pikerisht ne ate moment ajo dore mblidhet, behet grusht qe te thyen jo vetem hundet por edhe qafen, kembet, duart dhe shpresat se akulli i distances se perbere nga muaj heshtje mund te shkrihet nga nje email apo sms…Mikja ime insiston dhe beson ne shkrirjen e akujve vetem me nje hap, sepse ajo beson ne nje lloj dashurie, ate te verteten dhe qe ne njerezit vendosim ta quajme te perjetshmen. Dhe gjate gjithe kohes qe ishim bashke sot, ajo i meshonte ketij mendimi thua sikur kjo te ishte e vetmja vertetesi e saj..Por une e kam cliruar veten shume kohe me pare nga ideja/ besimi se dashuria vjen vetem nje here ne jete, prandaj dhe “pikepyetjet” i kam bere “pika” ne mendjen time...Prandaj dhe nuk bie pre e buzeqeshjes se mengjesit, po besoj te vertetesia e buzeqeshjes qe me dhuron dikush gjate dites.....

Per "dike" qe me dhuron buzeqeshje....

Postuar nga Katilesha datë 06 Maj 2010 - 20:18:

Question

Mish e gjak i ngjeshur ne nje dordolec qe can mes turmes se njerezve, pa vemendje per veten, pa deshira per veten...Ajo vetem ecen duke ndare si me thike fate njerezish me fytyra te ngrysura qe vijne duarbosh nga njeri destinacion dhe shkojne me zemer te thyer ne nje tjeter prej te cilit nuk presin te marrin asgje, por shkojne, sepse duhet, sepse kjo eshte jeta...
Dhe cuditerisht dordoclleku i saj nuk tremb askend pervec "saj", nuk shmang askend nga destinacioni i tij ardhje- vajtje, por vetem shmang edhe 1 hap me tej vijen e bardhe te fundit te saj.
E tutkallosur nga pluhuri i trishtimit te diteve, tiparet i kane humbur ne nje grusht resh te zymta, duke i dhene imazhin e nje te vdekuri te pakallur...Dikur ishte e buzeqeshur, me sy plot ndjenje qe shembnin mure dhimbjesh duke ndertuar me to folezesa dashurie qe mblidhnin zogj qe shtegtonin drejt yjeve...Dikur kishte nje emer, sot ka vetem nje arsenal kujtimesh qe po e grryejne perbrenda, dikur kishte nje ze, sot ka vetem nje heshtje qe vetem kafshon, dikur kishte nje zemer qe falte vetem dashuri, sot ka vetem nje boshellek, asgje me teper....

Duhej te ishte nje rrefim dislektik ose memec, por i gjithi po me gumezhin ne mendje si nje fole grerzash....

Ne qofte se e ndalon kush hapin e syrit dhe te mendjes te ky shkrim, mos te mundohet te kuptoje kete "rrefim".... Rrefimet nuk jane per t'u kuptuar, ato jane thjeshte per t'u degjuar/lexuar...

Postuar nga Katilesha datë 29 Korrik 2010 - 23:28:

Exclamation

Shkoj dem edhe tentativa e 5 po e 6 per te shkruar rreth ndjesive te asaj nate.. E bukura eshte se nuk di as nga t'ia filloj, sepse nuk e di se si filloj dhe nuk di se s'i ta mbaroj, sepse benda vetes kam (pothuajse) bindjen se eshte " to be continued" dhe se " fundi " nuk eshte vallezimi apo puthjet miqesore ne faqe qe mbyllen ciklin e nje 10 oreshi qe ia kaluam ne shoqerine e njeri-tjetrit.

Dreqin, dua te shkruaj por nuk mundem...Dua te shkruaj por nuk kam fjale..Me duhet ta justifikoj kete me faktin se gjithe frymezimin tim dhe gjithe ndjesite dhe emocionet e mia keto kohe jam duke i perkthyer ne pikture dhe jo me ne fjale. Ndryshe nuk ka justifikohet qe brenda nje periudhe kohore shpirti te zhveshet nga fuqia e fjaleve e te behet memec....

Sot me erdhen fotot qe kemi bere bashke dhe kishte kohe qe nuk vizatoheshin mbi portretin tim ai lloj shikimi dhe ajo lloj buzeqeshje shpirterore.

Kurse ai....ai...ai....

Postuar nga Katilesha datë 31 Korrik 2010 - 21:09:

Exclamation

Nuk zvarritem pas kujtimit tend, pas ndjenjes tende, pas te thenave dhe te pathenave tona..Zvarritem vetem pas shpres-deshires time qe ti te mos pushosh asnjehere se dashuruari kujtimin tim...Dhe atehere kur ti perballe vetes te kesh nje tjeter fytyre, te tjere sy e buze qe te thone se sa shume te duan, atehere, KUJTO se UNE TE DUA ME SHUME SE AQ!!!

..........

  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 146 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.