Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)
Islami dhe te drejtat e gruas ne te.
Gruaja nga aspekti i krijimit.
“Se askush nuk bart peshën e (mëkatit) tjetrit. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar”.*
Krijimi i gruas sipas Biblës
Sipas Biblës krijimi i nënës Havë ndodhi kështu:“Atëherë Zoti, Perëndi e vuri njeriun në një gjumë të rëndë. Gjatë gjumit i nxorri një brinjë dhe vendin e saj e mbushi me mish. Nga brinja që i mori njeriut, Zoti Perëndi bëri gruan dhe ia solli njeriut. Kur e pa njeriu, tha: “Më në fund ja një tjetër nga gjinia ime - eshtra e nxjerrur nga eshtra ime dhe mishi i nxjerrë nga mishi im. Grua e ka emrin sepse nga njeriu doli.”
Në Dhiatën e Vjetër, (Zanafilla: 3), nga druri i ndaluar i Xhennetit, gjarpëri e detyroi Havën ta lëshojë rrugën (e drejtë). Së pari Hava, pastaj me insistimin e saj, Ademi hëngrën nga pema e ndaluar. Dhe në freskun e ditës, duke shëtitur nëpër kopsht, kur dëgjuan zërin e All-llahut, Ademi dhe gruaja e tij, u fshehën ndërmjet drunjëve të kopshtit, duke i ikur ballafaqimit me Zotin. Kur e pyeti Zoti Ademin përse hëngri fruta nga druri i ndaluar, ai tha: “Gruaja që ma fale si shoqe, më dha (frute) nga ky dru dhe unë i hëngra”. Atëherë All-llahu iu drejtua Havës: “Do t’i shtoj mundimet e shtatzanisë, me mund do të lindësh fëmijë dhe do të jesh e lidhur me burrin tënd, e ai do të ketë pushtet ndaj teje”-E Ademit i tha: “Pasi e dëgjove gruan edhe pse të urdhërova të mos hash nga druri i ndaluar, ti hëngre, prej sot është e mallkuar toka për shkakun tënd...”
Fajin që Bibla ia ngarkoi së pari Havës e përmes saj Ademit, si mëkate të prindërve të parë, sipas besimit të tyre nga të gjitha anët bartet prej gjenerate në gjeneratë. Për këtë arsye të gjitha gratë e botës janë të njollosura dhe të gabueshme.
Krijimi i gruas sipas Islamit
Ajeti nga Kur’ani Famëlartë që flet për krijimin e gruas është si vijon:
“O ju njerëz, ! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e tij, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun në emër të Cilit përbetoheni... !”
Në hadithin e Pejgamberit a.s. është thënë:
“Dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëjuni të kujdesshëm, sepse ato janë të krijuara nga brinjtë. Briri anën më të lakuar e ka pjesën e epërme. Po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngelë i lakuar. Dëgjojeni pra porosinë time për gratë!”
Hadithi i lartpërmendur flet për atë se gruaja sipas natyrës është nervoze dhe si e tillë ajo nuk mund t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të burrit. Për këtë arsye me të duhet sjellur në mënyrë xhentile, të mos nënçmohet dhe të pranohet ashtu siç është. Kjo mund të hetohet edhe në një hadith tjetër:
“Gruaja është si briu, nëse dëshiron ta drejtosh, ai thyhet, e nëse dëshiron të jetosh në lumturi, duhet të pajtohesh me shërbimet e saj.”
Kur flitet për “drurin e ndaluar” në Xhennet, në Kur’anin Famëlartë rrëfimi u takon dy personave. Djalli, edhe Ademit edhe Havës u fali luhatje (dyshim), i bëri të jenë të ndryshueshëm dhe i detyroi të shërbehen nga “Druri i ndaluar”. Madje edhe në suren “Ta-ha” (ajetet 116-122) është treguar se Ademi ishte bashkëbisedues i vërtetë i Zotit dhe person me përgjegjësi, meqë pranoi urdhërin e All-llahut madje edhe ndalesat. Ai ka mundur ta detyrojë Havën për një sjellje tjetër.
S’është gjarpëri ai që i bëri të dyshojnë Ademi dhe Hava. Ai që i shtyu ishte shejtani. Fahreddin Raziu, në tefsirin e vet e mohon rrëfimin për gjarpërin.
Feja Islame gabimin e prindërve të parë e shikon me një tolerancë të madhe. S’është ky ndonjë gjunah (mëkat) që nuk falet, s’është kjo ndonjë njollë për njerëzinë. S’është ajo siç është filozofuar në krishterizëm dhe siç është shpjeguar në Bibël. Është e vërtetë se Ademi ka gabuar, por kërkoi falje.
“Ai ia fali (gabimin). Ai është Mëshirues dhe Pranues i pendimit.”
Lidhur me gabimin e njeriut të parë, muslimanët kanë mendim krejt tjetër nga mendimi pesimist i të krishterëve. Largimi i Ademit a.s. nga Xhenneti dhe zbritja e tij në botë me urdhër të All-llahut xh.sh. është një bëmirësi. Me këtë bota nuk u mallkua, por iu mundësua që të banohet. U bë skenë e civilizimeve të shumta. Sa të dërguar i ka bartë në kurriz dhe i ka ruajtur. I Dërguari a.s. thotë kështu:
“Dita më fatlume në të cilën lind dielli është dita e xhumasë, është kjo dita kur u krijua Ademi. Atë ditë u vendos në Xhennet dhe pikërisht atë ditë u përjashtua nga ai. Edhe Dita e Gjykimit do të ndodhë ditën e xhuma.”
:
Qëllimi i këtyre të thënave nuk ishte ta arsyetojë mëkatin, por ta lavdërojë pendimin, e me të edhe kthimin kah Krijuesi.
Feja Islame me asgjë nuk e fajëson gruan e parë, nënën tonë Havën. Gabimin e prindërve të parë nuk pranon se përcillet mbi fëmijët e tyre dhe gjeneratat që pasojnë. Në Kur’an rreth kësaj thuhet:
“Ishin ata një popull besimtar. Erdhën e shkuan. Tërë atë që fituan është e tyre, ndërsa e juaja është ajo që është e juaja. Ju nuk do të përgjigjeni për veprat e tyre.”
Barazia femër - mashkull,
Deri në lindjen e Islamit, respektivisht deri në shekullin e VII gruaja askund në botë s’kishte kurrëfarë të drejtash. Pyetja, se është gruaja qenie njerëzore ose nuk është ishte temë diskutimi që i nxiti ligjëdhënësit dhe mendimtarët.
Ndërsa, në anën tjetër, feja Islame i erdhi në ndihmë gruas së shkelur. Të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh gjininë e racën, në momentin e lindjes janë të njëjtë:
“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur ( nga të këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. “O ju njerëz! Kini frikë Zotin që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikqyrës mbi ju”.
Në Islam gruaja zë vend të jashtëzakonshëm. Pejgamberi a.s. kur solli besimin e vërtetë dhe kur e shpalli atë, së pari i besoi një grua.
“All-llahu me Hatixhen nuk më dha grua më të vyeshme. Kur askush prej njerëzve nuk më besonte, ajo më besoi. Kur njerëzit iknin prej meje, ajo më ndihmoi me pasuri. Dhe Zoti mua më fali fëmijë, jo me gratë tjera por me të.”
Gruaja, në të njëjtën kohë është edhe shehidja e parë e Islamit. Nëna e Amarit, Sumejja, qe martirja e parë e Islamit, u bë sakrificë e maltretimeve më të mëdha. Vetë kurejshët ate, të shoqin e saj Jasirin dhe të birin, Amarin, i veshën me rroba të hekurta dhe në rërë përvëluese i lëshuan të përcëllohen në diell. Kur i pa i Dërguari i All-llahut u tha: “Keni durim, familja e Jasirit! Vendi i juaj në ardhmëri është Xhenneti.” Dhe në fund, Sumejja plakë lëshoi shpirtin nën shtizat e Ebu Xhehlit. Ishte kjo shehidja (dëshmorja) e parë e Islamit.
Sa shembuj të mirë tregon dhe Pejgamberi a.s. kur flet për dashurinë, mëshirën dhe respektin ndaj gruas. Ai thotë:
“Mua më është falë të më pëlqejë çdo gjë e pastër dhe e bukur në botë siç janë edhe gratë. Ndërsa momenti më i lumtur i imi është kur lidhem në namaz.”
Derisa bota krishtere shekuj me radhë e llogariste gruan si një ndytësirë dhe nuk e lejonte të hyjë nëpër tempuj, një grua ia tregoi rrugën e drejtë ‘Umerit r.a., rrëfimin e të cilit e treguam pak më lartë. Halifi i dytë ‘Umeri r.a. një ditë, në Medine, në minberin e të Dërguarit të Zotit hipi dhe mbajti hutbe para të pranishmëve. Në hutbe ‘Umeri r.a. të pranishmëve u tha dicka ne kundershtim me urdherat e Islamit .Një zonjë shtatëgjatë u veçua nga xhemati dhe iu drejtua ‘Umerit r.a.:
“O ‘Umer, nuk ke të drejtë kur thua ashtu”. Kështu i tha dhe si argumente ia tregoi ajetet e Kur’anit Famëlartë (en-Nisa 20, 21). Halifi u çudit duke shqiptuar “All-llah,
All-llah, një grua diskuton me ‘Umerin dhe atij ia mbyll gojën”
Zakonet e gabuara dhe bestytnitë eliminohen.
All-llahu rreptësisht ndalon vrasjen e fëmijëve të gjinisë femërore:
“Ju mos i mbytni fëmijët tuaj duke iu frikësuar varfërisë, se ne ua sigurojmë furnizimin e tyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.”
Ai gjithashtu kritikon rreptë babanë i cili ndjen turp nga robërimi i saj (vajzës) në luftë, ose nga ajo se femra do t’i bëhet dikujt grua:
“Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij nxihet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve për shkak të asaj së keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre”.
Kur përshkruhet frika e Ditës së Gjykimit, në Kur’an thuhet:
“Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, për çfarë mëkati janë mbytur...”
Në realitet edhe vajzën edhe djalin njeriut ia falë Zoti. Robi i All-llahut këtu nuk ka kurrëfarë roli. Veprat e Krijuesit nuk mund të jenë të turpshme e të këqia:
“Vetëm i All-llahut është pushteti në qiej e në tokë. Ai krijon çka të dojë; ai i falë femra atij që do, e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çifte, meshkuj e femra, por atë që do, e lë pa fëmijë (steril); ai është i Dijshimi e i Fuqishmi.”
Pejgamberi a.s. thotë:
“Ai që ushqen dy vasha deri sa të arrijnë në moshën e pubertetit, në Ditën e Gjykimit do të jemi së bashku kështu (dhe i bashkoi gishtin tregues dhe të mesëm).”
Idhujtarët e Mekkës mendonin se melekët janë bijat e Zotit. Deri sa ata mendonin se vajzat janë krijesa të thjeshta, bijnë në kundërthënie të palogjikshme duke i krahasuar engjëjt me Zotin. Përgjigje u dha Zoti në Kur’an:
“E Ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë? Apo ne i krijuam melekët femra, e ata ishin dëshmitarë (kur thonë se melekët janë femra)?! Vini re se si ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit)”. A thua vajzat ai i ka bërë më të zgjedhura se djemtë?”
Idhujtarët me një shikim të sëmurë meshkujt i konsiderojnë të vetët ndërsa femrat të Zotit. Një krahasim i këtillë në Kur’an quhet “ndarje e padrejtë”
Barazia shpirtërore
Sipas Islamit besimi në Zotin (imani), fitimi i shpërblimit dhe i dënimit, (konform respektimit) të urdhërave dhe ndalesave të Zotit xh.sh. lidhur me botën dhe ahiretin (bota e amshimit), hyrja në Xhennet ose Xhehennem, në të gjitha këto midis gruas dhe burrit nuk ka asnjë dallim. All-llahu i është drejtuar edhe Ademit a.s. edhe Havës në të njëjtën mënyrë. Ashtu si hëngrën bashkarisht fruta nga pema e ndaluar, ashtu edhe u penduan bashkarisht.
Gruaja dhe burri, i varfëri dhe i pasuri, i ziu ose i bardhi, pa kurrfarë përjashtimi në qiej e në tokë, Ditën e Gjykimit do të dalin para All-llahut xh.sh. veç e veç, si një rob dhe nuk do të ketë asnjë dallim.
Zoti premton se kush beson dhe bën vepra të mira qoftë mashkull ose femër, do të kalojnë jetë shumë të mirë. E, duke hyrë në Xhennet, do të jetojnë në lumturi të amshueshme.
Gruaja e kurorëzuar, po s’pati filluar të besojë, burri i saj edhe po të jetë i mirë, edhe po të jetë pejgamber i Zotit, s’do të ketë kurrëfarë dobie. Shembull për këtë janë Nuhu dhe Luti a.s. të cilët ishin dy besimtarë të mirë të Zotit e në të njëjtën kohë ishin edhe pejgamberë, ndërsa gratë e tyre i tradhëtuan ata. Nëse gruaja beson e burri nuk beson, atëherë vepra e keqe e burrit nuk do ta dëmtojë gruan; ai do të shkojë në Xhehennem ndërsa ajo në Xhennet. Shembulli është gruaja e faraonit në kohën e Musait a.s., e cila si përgjigje të sjelljes zemrake të faraonit kur u tha egjiptasve: “Unë jam zoti më i madh” ajo i besoi Musait a.s. dhe luti Zotin: “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në Xhennet dhe më shpëto nga faraoni dhe brutaliteti i tij nga populli mizor!”
Mendimet e disa dijetarëve të Perëndimit lidhur me të drejtat e gruas në Islam
Stanley Lane-Poole thotë se:
“Atë që ka bërë Muhammedi për çështjen e ndryshimeve relevante në favor të gruas, nuk e ka bërë asnjë ligjdhënës.”
Ndërsa Will Durant, sa i përket gruas, shkruan:
“Muhammedi i dha fund vrasjes së fëmijëve të gjinisë femërore tek arabët. Në punët ekonomike dhe juridike, gruan e solli në pozitë të barabartë me mashkullin. Gruaja mund të mirret me çdo profesion ligjor. Mund të disponojë me fitimin e vet, mund të trashëgojë pasuri dhe me pronësinë e vet mund të udhëheqë si të dojë ajo personalisht. Muhammedi a.s. gjithashtu e ndërpreu edhe zakonin tek arabët që siguronte trashëgiminë e grave prej të jatit në të birin. Grave u pranohet gjysma e të drejtës trashëgimore të burrit.”
Për barabarësinë midis gruas dhe burrit, profesori nga instituti islamik, Jascques C. Risler thotë:
“Në proçeset juridike gruaja është ngritur në status të barabartë me burrin. Prej atëherë gruaja filloi t’i gëzojë të drejtat për trashëgimi, të lë trashëgimi, dhe të punojë ndonjë punë ligjore.”
Gaudefroy-Demombynes mendimin e vet e paraqet duke konstatuar se të drejtat e gruas në jurisprudencën islame janë në nivelin më të lartë se sa në ligjet evropiane:
“Ligjet e Kur’anit janë në shkallën më të lartë në favor të gruas dhe sigurojnë, së paku teoretikisht, pozitë më të mirë nga ajo që gruas i sigurojnë ligjet evropiane. Gruaja islame ka të drejta për kapital të veçantë në transakcionet financiare. Ajo deri në fund të jetës disponon me pasurinë që e ka fituar si dhuratë ose me trashëgimi, apo me mallin e fituar me djersën e vet personale. Edhe pse në realitet realizimi i këtyre të drejtave është i vështirë, asaj i janë siguruar varësisht nga pozita e saj, ushqimi, strehimi dhe kujdesi për të.”
Filozofi frëng, Voltaire, thotë:
“Vëllait tim turk, do t’ia thoja këtë: Feja jote më duket se meriton respekt. I falesh vetëm një Zoti. Je i obliguar që një herë në vjet pjesën e 40 të fitimit ta japësh si zeqat dhe, në ditën e Bajramit të pajtohesh me armiqtë e tu. Priftërinjtë tanë ndoshta më mijëra herë ju akuzojnë para botës se ndoshta e keni aprovuar atë besim, vetëm për shkak se ajo i ka pranuar kënaqësitë. Këta të mjerë e kanë gënjyer tërë botën. Feja e jote është fe mjaft bujare.”
I njëjti filozof për martesën me më shumë se një grua thotë:
“Problem i vërtetë i priftërve tanë ishte me turqët muslimanë. Duke mos mundur që me ndonjë mënyrë tjetër t’u kundërvihen pushtuesve të Stambollit, ata filluan të shkruajnë me qindra letra kundër tyre. Shkrimtarët tanë që në numër ishin më shumë se jeniçerët, u munduan që t’i përvetësojnë gratë. Gjoja Muhammedi nuk e llogaritte gruan si qenie intelegjente. Gjoja në ligjet e Kur’anit të gjitha gratë janë robëresha. Se nuk paskan kurrfarë të drejta ndaj s’kanë vend as në Xhennet.
Të gjitha këtyre gënjeshtrave, në fillim u besohej. Por, mjafton të lexohet sureja e III dhe e IV e Kur’anit dhe të zhveshen këto gënjeshtra.
Duket se pozita e gruas nuk është e keqe siç tregohej. Gjithsesi se si të krishterë nuk do ta argumentojnë se secila fjalë e Kur’anit është e vërtetë. Por, s’do të themi asnjë fjalë kundër doktrinës që e shtroi Islami për Zotin e vetëm, All-llahun. Që të pushtojë tërë Lindjen, më tepër se shpata, shërbyen këto fjalë të 122 sureve:
“Thuaj: Ai, All-llahu është Një. All-llahut i mbështetet gjithçka. Nuk ka lindur e as është lindur. Atij asgjë nuk i gjason.”
Me falni se postova shume por si i ri qe jam kam deshire qe te jap maksimumin tim. gjithesesi po shkepus ketu per ta vijuar ne ditet e ardheshme.
Indriti.
Ndarja e obligimeve
Në institucionin familje, feja Islame ka bërë ndarjen e obligimeve midis gruas dhe burrit sipas mundësive materiale dhe shpirtërore të tyre. Secilës palë ia ka dhënë detyrën që mund ta kryej dhe e ka respektuar aftësinë e tyre. Gruas i ka dhënë detyra që mund t’i kryej, e nuk e ka ngarkuar me përgjegjësi që nuk mund t’i bartë. Në Kur’an Zoti xh.sh. më shpesh njerëzve u drejtohet vetëm në gjininë mashkullore. Kjo rrjedh nga specifika e gjuhës arabe. Në arabisht përdoret gjinia mashkullore, kur i drejtohemi një grupi grash e burrash, për shembull edhe paraqitja “ja ejjuhel ledhine amenu: o ju besimtarë” është në gjininë mashkullore. Nga aspekti i përbërjes dhe kuptimit, i përfshin të gjithë besimtarët, pa marrë parasysh gjininë.
Para Islamit, ashtu si edhe në vendet tjera të botës, në Arabi, gruaja nuk kishte të drejta. Feja Islame gruas i solli të drejtat e merituara dhe e vendosi në pozitën e saj të lartë. Në një liri të këtillë që erdhi nga kjo reformë e papritur dhe e jashtëzakonshme, gratë mundeshin në mënyrë të haptë t’i shprehnin mendimet e tyre. Siç u theksua më lartë, edhe pse në Kur’anin Famëlartë shprehjet përgjithësisht janë në gjininë mashkullore për shkak, siç u theksua, të specifikës gjuhësore, gratë kërkonin të zbresin edhe ajete të atilla në të cilat do të përmenden edhe ato. Një ditë, zonja Ummi Umare nga muslimanët ensarë erdhi te i Dërguari a.s. dhe i tha:
“O Pejgamber i Zotit, shikoj se çdo gjë është për meshkujt, pse vallë nuk përmenden gratë?”
Më pas zbriti ky ajet:
“Nuk ka dyshim as për muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, adhuruesit dhe adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakadhënësit dhe sadakadhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblimi të madh.”
Edhe një muslimane që dëshiron barazi totale me burrin nga aspekti i vlerës para Zotit, shpërblimin shpirtëror dhe sevapin... Nëna e jonë, gruaja e Pejgamberit a.s. Ummi Seleme shprehet: “Ç’do të bëhej sikur të ishim meshkuj, do të luftonim si ata, do të fitonim shpërblime si ata!” më pas zbret ky ajet:
“Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.”
Mashkulli nuk mund të bëhet si femra
Nëna e Merjemes, Hanne, kur ishte shtatezene (me Merjemen) duke e paramenduar si djalë, ia përkushtoi fëmijën Shtëpisë së Shenjtë (Bejt-ul Mukaddes). Por, kur i lindi vajzë, e brengosur shprehu brengën duke thënë: “Zoti im, unë e linda femër!?”. All-llahu që shumë mirë e dinte ç’kishte lindur Hanne, urdhëroi: “Mashkulli nuk është si femra”. Pra, djali që e deshe ti nuk mund të jetë si vajza që ta dhash Unë, djali nuk mund të jetë i suksesshëm në shërbim të Shtëpisë së Shenjtë.
Të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të bashkëshortes dhe bashkëshortit
“...ashtu siç ju keni të drejta ndaj grave, edhe ato kanë të drejta ndaj jush.”
Muhammedi a.s.
Në Kur’anin Famëlartë bashkësia bashkëshortore quhet “hududullah: kufinjë që i ka caktuar All-llahu”. Martesa s’është vetëm një ngjarje që ndodh midis dy personave. Ajo e përbën themelin e familjes. E familja është shtylla kryesore e shoqërisë. Martesa përveç anës së rëndësishme humane e juridike, ka edhe anën hyjnore fetare. Kushtet e nevojshme për zgjatjen e lumturisë dhe paqës janë “kufinjt që i ka caktuar All-llahu”. Vazhdimësia e martesës është e mundur me ruajtjen e këtyre kufijve. Shkelja e tyre, në realitet, është shkatërrimi i martesës.
“Kush i tejkalon kufijtë (e përcaktuar nga ana) e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarë.”
I Dërguari i All-llahut përgjegjësitë e bashkëshortes dhe të bashkëshortit në bashkësinë bashkëshortore i thekson kështu:
“Keni kujdes, sepse çdokush nga ju është një bari dhe përgjigjet për ata që janë nën pushtetin e tij. Gjithashtu edhe burri është bari i anëtarëve të familjes dhe përgjigjet për ta. Gruaja, në shtëpinë e bashkëshortit si dhe për fëmijët, është një bari. Është përgjegjëse për ta. Shërbëtori është rojtar i mallit të pronarit të shtëpisë dhe është përgjegjës për të. Në fund, secili nga ju është bari dhe secili është përgjegjës për atë që ruan.”
Të drejtat e bashkëshortes
Kur e kanë pyetur se çfarë të drejta ka gruaja ndaj burrit, i Dërguari a.s. është përgjegjur kështu:
“Kur të hash vetë, do ta ushqesh edhe atë, kur të vishesh vetë, do ta veshish edhe atë. Mos ia përkujto qëllimisht të mirat që ia ke bërë. Mos e quaj atë dhe punët e saja të shëmtuara, kur t’i hidhërohesh, të mos e lësh në vetmi, por brenda në shtëpi (një kohë të caktuar mund t’i rrish larg).”
Në një hadith tjetër thuhet kështu:
“U jepni atyre nga ajo që hani, veshni ato sikur që visheni vetë, mos i rrahni, mos i quani të shëmtuara, mos përdorni fjalë të këqia.”
1) Nevojat materiale dhe shpenzimet kryesore të gruas janë në përgjegjësi të burrit. Kjo ndryshon varësisht nga gjendja materiale e burrit. Ç’është me rëndësi, kjo duhet të realizohet sipas nivelit të burrit. Siç u theksua më sipër, nga aspekti juridik gruaja nuk është e obliguar të punojë as në shtëpi. Por, s’ka kurrëfarë dyshimi se puna në shtëpi është e vlefshme nga aspekti i dashurisë, intimitetit dhe ndieshmërisë (senzibilitetit), nëse mund të kryhet. Por, sipas mendimit të Imam Malikut dhe disa të tjerëve nga as’habët dhe tabbiinët, nëse burri është i varfër gruaja duhet të punojë. Nëse burri është koprrac dhe nuk e shpenzon atë që është faktike dhe e zakonshme, gruaja ka të drejtë që për vete dhe për fëmijën e saj, të shpenzojë atë pa e lajmëruar (informuar) burrin. Pejgamberi a.s. e ka lejuar këtë gjë.
2) Të mos degradohet (nënçmohet) gruaja. Kjo don të thotë se as ajo dhe as punët e saja të mos quhet të shëmtuara. Të mos shprehet (nga ana e burrit) mospëlqimi. Siç dihet, ofendimi më i madh ndaj gruas është kur atë do ta quash e shëmtuar. Gruaja është e dhënë vazhdimisht me shpirt që burrit t’ia tregojë bukurinë dhe prezencën e saj. Është sjellje xhentile që asaj t’i thuhet se është e bukur.
Veç kësaj që u tha më sipër, në hadithe ekzistojnë këshilla që burri të mos i hidhërohet gruas, të mos braktiset ajo. Mirësjellja me gruan është shpallur edhe në Kur’an:
“Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, se ndodh që All-llahu të falë shumë të mira në një send që ju e urreni.”
Për këtë çështje flasin shumë hadithe të Pejgamberit a.s.:
“Në lidhje me gratë, njëri tjetrin ta këshilloni me mirësi...”
“Një besimtar një besimtares të mos i hidhërohet kur është i nevrikosur. Nëse nuk i pëlqen ndonjë veti e saj, ndoshta do të jetë i kënaqur me vetitë tjera.”
Me të vërtetë nuk është e thënë të na pëlqejë çdo veti dhe çdo punë e ndonjë njeriu. Por, një njeri i sinqertë, me siguri do të gjejë shumë veti që do t’i pëlqejnë tek të tjerët, e sidomos tek gruaja. Me ato ai duhet të kënaqet dhe të jetë i lumtur. Një hadith tjetër i të Dërguarit a.s. thotë:
“Besimtarë, më të pjekur në iman janë ata që kanë moral më të lartë. Nga ju, më i vlefshmi është ai, që ndaj grave sillet më mirë dhe është më xhentil.”
Të përsërisim se është e ndaluar të hidhërohesh me gruan, të mos i flasish asaj .Gruaja dëshiron që burri të interesohet për të... Ndjen nevojë shpirtërore që vazhdimisht të pranohet prezenca dhe vlera e saj nga ana e burrit. Nëse nuk mund të gjejë një interesim të këtillë nga ana e bashkëshortit, ajo do të jetë e brengosur. Është vërtetuar me anketa se njëri ndër shkaqet më të rëndësishme për kërkesën e kënaqësisë shpirtërore e seksuale, është pikërisht një gjendje, siç u theksua më lartë.
3) Argëtimi në shtëpi me bashkëshorten ose vëzhgimi i përbashkët i ndonjë ngjarjeje argëtuese, është njëra nga të drejtat e gruas ndaj burrit. Nëna jonë, Aisheja bënte gara në vrapim me të Dërguarin a.s.; ndonjëherë ajo e tejkalonte të Dërguarin e Zotit, ndonjëherë e tejkalonte ai. Në Mesxhidin e Medines (një xhami e vogël) ushtarë nga Abisinia ushtronin lojra ushtarake me shtizat e tyre. Pejgamberi a.s. dhe Aisheja i vëzhgonin nga porta e tyre. I Dërguari a.s. e mbuloi me shaminë e tij Aishen dhe kështu, deri sa nuk u mërzit ajo, vazhduan t’i përcjellin ushtarët. Rrëfehen fjalët e Ibën ‘Abbasit:
“Si unë që dëshiroj që bashkëshortja ime të rregullohet për mua, ashtu më pëlqen edhe rregullimi im për të. Meqë All-llahu ka urdhëruar:
“Si kanë të drejtë burrat ndaj grave, ashtu edhe ato kanë të drejtë ndaj burrave.”
I Dërguari a.s. në një hadith thotë:
“Të gjitha lojrat që i bëjnë njerëzit janë të kota. Përjashtim bën hedhja e shigjetës me hark, ushtrimi me kalë dhe të luajturit me gruan. Janë këto reale dhe të drejta.”
4) Të mos rrihet gruaja, duke i pasur parasysh gratë, Pejgamberi a.s. thotë:
“Mos i rrihni robëreshat e Zotit.”
Erdhi ‘Umeri r.a. dhe u ankua se gratë kanë filluar të rebelojnë kundër burrave të tyre. Pas kësaj, i Dërguari i All-llahut lejoi që gratë të rrihen. Kësaj radhe u shtua numri i grave që erdhën tek gratë e Pejgamberit a.s. të cilat u ankuan nga burrat e tyre. Në fund Pejgamberi a.s. tha:
“Shumë gra po vijnë tek familja ime e po ankohen nga burrat. Ata që i rrahin gratë e veta, s’ka dyshim se nuk janë të hajrit.”
Në Islam, kreu i familjes është burri. A mundet që kreu i familjes ta rrahë gruan për t’a kthyer disciplinën, me kusht që ajo rrahje të mos jetë shumë e dhembshme? Nëse gruaja është rebele ose, nëse ka rebeluar kundër burrit dhe, nëse ka filluar që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ta shkatërrojë bashkësinë familjare, burri mund ta rrahe atë por jo ta tejkaloje kufirin. Jashtë këtyre arsyeve, burri nuk ka të drejtë ta rrahë të shoqen. Pejgamberi a.s. thotë:
“Asnjë nga ju s’duhet ta rrahë gruan si rrihet robëresha. Ndoshta në fund të jetës do të kthehet dhe do të bëjë marrëdhënie me të.”
5) Nuk duhet bërë gruan lëndë shpirtëkeqësie duke e kontrolluar atë befasisht. S’duhet bërë kontrollime sekrete.
Vetëm nëse disponon me argumente të forta dyshimi, mund ta bëjë atë. Në një hadith thuhet: Nëse dikush është larg familjes, mos të kthehet pa u lajmëruar më parë.
Burri nuk duhet aty për aty t’u besojë thashethënave lidhur me gruan e tij dhe s’duhet të japë gjykime të ngutshme. Njëri ndër mëkatet më të mëdha është, të ndërmjetësuarit në keqësimin e marëdhënieve mes gruas dhe burrit. Pejgamberi a.s. thotë:
“Ai që spiunon gruan tek burri i saj dhe atë e prezenton si femër të keqe, nuk është prej nesh (musliman).”
Njëra ndër arsyet përse nuk është e preferuar që burri befas të hyjë në shtëpi ose në ndonjë rast tjetër, është pamundësia e përgatitjes së gruas të dalë para burrit të vet, e jo diç tjetër e papëlqyer.
6) Nuk është e lejuar që bashkëshortët t’i zbulojnë sekretet lidhur me marëdhëniet seksuale dhe me çështjet tjera.Apo ti bejne mardheniet e tyre teme bisedash apo dikutimesh me shoke e shoqe kafenefe apo tregjeve. Një sjellje e këtillë, mund ta prishë ndjenjën e turpit te gruaja dhe t’ia dobësojë emocionet, ndaj është jomorale. Këtë gjë i Dërguari i All-llahut e shpjegon kështu:
“Ditën e Gjykimit, para All-llahut, në vendin më të keq do të gjenden edhe ata që zbulojnë sekretin e gruas së vet pas mardhënieve me të.”
Normalisht, edhe gruaja duhet të respektojë këtë parim në të njëjtën mënyrë.
Moskuptimi midis bashkëshortëve
Pa marrë parasysh sa mendojmë në mënyrë optimiste, ekziston një realitet që s’mund të mohohet, se në jetën bashkëshortore midis bashkëshortëve ka mosmarrëveshje. Evitimit të një sëmundjeje të këtillë, në Kur’an, i kushtohet kujdes. Shkohet nga ajo që kjo sëmundje të evitohet nga ana e vetë bashkëshortëve. Nëse nuk ka sukses, atëherë problemi hidhet që të gjykojnë dy familjet. Kur as kjo nuk ndihmon, zgjidhja e fundit është shkurorëzimi.
Nëse mosmarrveshja del nga ana e gruas; ajo u shmanget obligimeve të gruas, s’e dëgjon burrin e vet në të drejtat (kërkesat) e tij të pamohueshme dhe legale, i takon një procedurë në tri kategori.
a) Këshillimi- do t’i jipen këshilla që ndikojnë në të dhe do të thirret ajo të jetë e dëgjueshme. Do t’i flitet për punët e mira të burrit dhe dashurinë e tij ndaj saj. Sipas situatës mund të përdoret ndonjë mënyrë më e ashpër e mund t’i thuhen fjalë me të cilat i tërhiqet vërejtja. Mënyra e këshillimit varet nga botëkuptimi i saj. Por, me siguri ky do të jetë një instrument i mirë.
b) Nëse nga këshillimi nuk ka sukses, etapa e dytë është izolimi - të ngelë vetë në krevat. Begatia më e madhe e gruas është feminizmi. Është dënim i madh për të bojkotimi nga ana e burrit. Ajo nuk mund të qëndrojë kësaj mase disciplinore. Por, zgjatja e kësaj mase është e rrezikshme.
c) Nëse edhe kjo masë nuk jep asnjë rezultat, burri mund ta aplikojë edhe rrahjen e gruas nga pak. E kjo masë është qortim i gruas nga ana e burrit, meqë ai është kreu i familjes. Por, me këtë nuk duhet tepruar, respektivisht nuk duhet shkuar deri në sakatimin dhe shkaktimin e dhembjeve të mëdha, pasi ai as që ka kaq të drejtë. Po i tejkaloi kufinjtë, do të ketë kundërmasa. Erdhi një as’hab tek i Dërguari a.s. dhe u ankua nga gjuha e ndytë e gruas: E Pejgamberi a.s. tha:
-Shkurorëzohu. - as’habi tha:
-Atë e kam shoqe të jetës dhe me të kam edhe fëmijë. -atëherë Pejgamberi a.s. i tha:
-Urdhëroje atë të sillet mirë, këshilloje. Nëse ka mirëkuptim, do ta realizojë urdhërin tënd. Atëherë mos e rrih (siç rrihet robëresha)”
Në një hadith tjetër thuhet:
“Askush nga ju të mos e rreh gruan siç rrihen robëreshat, ndoshta në fund të ditës do të keni edhe marrëdhënie.”
Në një atmosferë të tendosur, nëse burri tregon durim në marrëdhëniet me gruan, do të pajtohen. Që ta qetësojë burrin gruaja disponon me aftësi të ndryshme. Këtë më së miri e din vetë ajo. Dhe kështu do t’u konvenojë. Në krahasim me natyrën më të vrazhdë të burrit, gruaja ka natyrë të butë dhe të qetë. Gruaja në karakterin e vet disponon me fuqi që ta zbusë e ta qetësojë burrin, që me të të jetojë në lumturi e paqë.
Shkurorëzimi si zgjidhje e fundit
Konflikti ndonjëherë s’mund të mënjanohet edhe pse bëhen përpjekje me qëllime të mira. Në këtë rast shtëpia dhe familja shndërrohen në ferr të vërtetë. Një brengë e këtillë t’i shkaktohet qenies njerëzore nuk përkon me mëshirën. Në Kur’an, pas theksimit të masave dhe metodave për pajtimin e bashkëshortëve, emrimit të arbitërve, më pastaj, dhe punës së tyre, thuhet:
“Por, nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është Bujar i Madh, i Plotëdijshëm”.
Në sistemet juridike të civilizimeve të vjetra ka ekzistuar shkurorëzimi dhe kjo e drejtë më së shpeshti i takonte vetëm burrit. Në krishterizëm, kisha katolike duke e pranuar parimin se “bashkëshortët janë një trup e jo dy dhe se, atë që e ka bashkuar Zoti nuk duhet ta ndajë njeriu”, me shekuj e kanë ndaluar shkurorëzimin. Por, siç thekson juristi i madh gjerman, Kohler në veprën e tij “Filozofia juridike”, “me të vërtetë kurora që s’ka shans të ruhet nuk do të ngelë vetëm si një burim i mundimit dhe torturës, por do ta pengojë zhvillimin shpirtëror të njeriut dhe aftësitë e tij të mëdha do t’i zbresë në zero.”
Në një gjendje të këtillë, siç e përshkruam, nuk mund të ketë asnjë mirëkuptim moral e social që do ta bind ose ta detyrojë njërin për vazhdimin e kurorës. Që kjo të përfundojë sa më shpejtë, është domsdoshmëri sociale e kulturore. Por, një pikëpamje e këtillë e kishës katolike, nga çdo aspekt, është problematike.
Kështu dalëngadalë populli u mundua të shpëtojë nga një rend i këtillë i kishës katolike që nuk i përgjigjet nevojës së popullit dhe realitetit social. Kisha katolike qe e detyruar të bëjë lëshime në gjykimet e veta, varësisht me dëshirat që mbretëronin asaj kohe. Këto rregulla që kisha i quante “gjendje ku kurora nuk ka vlerë - validitet” nuk ndryshonin shumë nga gjyqet për shkurorëzim. Në realitet, lidhur me këto çështje më parë e solli reformën kisha protestante dhe, me arsye të caktuar e aprovoi shkurorëzimin.
Ndalimi i shkurorëzimit është edhe një rezik që shkakton pasoja të zvogëlohen kurorëzimet. Kur njeriu e din se nuk do të ketë mundësi të shkurorëzohet, do t’i mbyllen dyert kah ka hyrë, si do të dëshirojë të hyjë nëpër to. Zvogëlimi i kurorëzimeve do të shpie kah zgjerimi i prostitucionit, kah shkatërrimi i familjeve dhe vrasjet. Në fund, të gjitha këto, përsëri e dëmotjnë gruan.
Gjykimi rreth shkurorëzimit
Në të drejtën islame, shkurorëzimi është zgjidhja e fundit, kur më nuk ekzistojnë mundësi për vazhdimin e jetës familjare. Në Kur’an ndalohet shkurorëzimi i pashkas me këto fjalë:
“...e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i Larti, më i Madhi.”
Pejgamberi a.s. thotë:
“Martohuni por mos u shkurorëzoni, meqë All-llahu nuk i don ata të cilat varen nga kënaqësia e tyre (pasioni).”
E një hadith tjetër thekson:
“Për All-llahun gjëja më e urrejtur, por e lejuar është shkurorëzimi.” Juristët u dakorduan se shkurorëzimi pa asnjë shkas nuk mund të jetë i drejtë.
Sipas hanefijve, esenca e shkurorëzimit është haram. Meqë për shkurorëzimin u thanë shumë hadithe, ky në të njëjtën kohë është edhe shkatërrimi i bashkësisë familjare që është gurthemeli i shoqërisë, është edhe shqelmim i nimetit të kurorës. Ndaj, shkurorëzimi i panevojshëm është haram.
Lidhur me shpjegimin e shkurorëzimit, në hadith thuhet:
“Gjëja e lejuar, por më e urrejtur tek All-llahu është shkurorëzimi.”
Trashëgimia dhe gruaja para Islamit
Tek egjiptasit e vjetër edhe vajzat edhe djemtë barabartë i trashëgonin etërit e tyre. E djalit më të madh i takonte pak më shumë. Sipas ligjeve të Hamurabit, pasuria e babait ndahej midis djemve ndërsa vajzat nuk mund të trashëgonin gjë. Në të drejtën kineze, nga fillimi, vajzat nuk mund të trashëgonin. Më pastaj u bë një ndryshim me të cilin vajzave u pranohej kjo e drejtë, po s’kishte trashëgimtarë nga meshkujt. Trashëgimia nuk bartej në prindët e të ndjerit. Tek japonezët, djemt e trashëgonin nga një e vajzat nga gjysmë pjese. Në të drejtën e vjetër brahmane, djemtë merrnin pjesë të barabarta të trashëgimisë, por djali i madh merrte diç më tepër. Vajzat nuk kishin të drejtë trashëgimie. Në të drejtën e vjetër iraniane, djemtë dhe vajzat e pamartuara pa testament trashëgonin pjesë të barabarta.
Për vajzat e martuara, paja që e merrnin nga babai, llogaritej një pjesë e trashëgimisë.Në të drejtën romake, nëpërmjet të testamentit pasuria ndahej midis trashëgimtarëve legal. Vajzat dhe djemtë merrnin pjesë të barabarta. E drejta e trashëgimisë hebreje, vajzat totalisht i shmangte nga trashëgimia. Por, sipas gjykimeve të Dhiatës së Vjetër:
“Nëse dikush vdes dhe pas vetes lë një djalë, vajzat nuk mund të jenë trashëgimtare. Por, nëse nuk lë djalë pas, atëherë trashëgimia hidhet në vajzat.
Por, vajza që merr trashëgim nga i ati, s’mund të martohet me njerëz të tjerë veç atyre nga farefisi, meqë nuk lejohet që trashëgimia nga një fis të kalojë në tjetër. Çdo fis duhet të mbajë trashëgiminë e paraardhësve të tyre (gjyshërve, stërgjyshërve etj.)”
Para Islamit, tek arabët, ata që nuk ishin të aftë të bartin armën, fëmijët e vegjël dhe gratë që s’ishin në gjendje ta mbrojnë vendin, nuk mund të ishin trashëgimtarë. Pronësia e të ndjerit duhej të trashëgohej nga mashkulli (burri) më i afërt, që mundej të luftojë.
Gruaja në të drejtën trashëgimtare islame
Islami, me ajetin e 7 të sures en-Nisa i shpëtoi fëmijët e vegjël si dhe gratë nga një padrejtësi e madhe - ngelja pa të drejtën e trashëgimisë. Si mund të jenë trashëgimtarë burrat ashtu mund të jenë edhe gratë. Në kohën e Pejgamberit a.s. gratë dhe dy vajzat e Sa’d b. Rebias që ra martir në Uhud, erdhën para të Dërguarit a.s. dhe i thanë:
-O i Dërguar i All-llahut, këto janë të bijat e Sa’dit. Babai i tyre ra martir në luftën e Uhudit, e xhaxhai i tyre ua ka grabitur pasurinë dhe nuk u ka lënë asgjë. Këto vajza nuk mund të martohen pa kurrfarë prone. Pejgamberi a.s. u përgjegj:
-All-llahu për këtë gjë do të na shpallë gjykimin e vet. Më pastaj zbriti ajeti mbi trashëgiminë.
Kur zbriti ajeti për trashëgiminë dhe i caktoi fëmijët dhe prindërit për trashëgimtarë, muslimanët duke i parë tendencat e përgjithshme në shoqërinë e vet deri në atë kohë edhe tek vendet fqinje, u çuditën shumë, bile edhe u brengosën. Si mund t’i jepet gruas një e katërta ose një e teta pjesë, vajzës një e dyta pjesë, madje edhe djali i vogël të gëzojë trashëgiminë. Askush nga ata nuk dilte që të luftojë kundër armikut dhe të fitojë pre lufte. Kjo tregon madhësinë dhe rëndësinë e revolucionit që e bëri Islami lidhur me
te falenderoj indrit per keto informime kaq interesante mbi te drejten e gruas ne fene islame.
shpresoj qe burrat musliman ti lexoj e mbi te gjitha ti respektojn
Pershendetje Sabina!
Edhe une shpresoj qe kjo tju bie ne dore burrave muslimane e te jene sa me te kujdesshem ne zbatim.
Me respekt.
Sistemi i ndarjes dy me një
Sipas ajeteve që bëjnë fjalë për trashëgiminë, rrugët themelore të trashëgimisë (trashëgimia nga prindërit, nga bashkëshorti ose bashkëshortja), një burrë merr sa dy gra. Një ndarje e këtillë dy me një i zmadhoi kritikat e atyre që thonë se Islami gratë i pranon si “gjysmë krijesa” të parëndësishme. Para se të shpjegojmë arsyen e kësaj çështjeje të rëndësishme, duhet të theksojmë një gjë që do t’i ndriçojë të gjitha vështirësitë që do të dalin para nesh.
Shkencëtarët Islam, thonë se do të na çuditte ajo sikur t’i analizonim gjykimet e fesë Islame nga lëmenjë të ndryshëm duke zgjeruar disa prej tyre dhe t’i shqyrtojmë të nxjerrura jashtë sistemit të përgjithshëm. Si s’mundemi ta montojmë një pjesë të orës së murit në orën e dorës, ashtu nuk mundemi ta shqyrtojmë vetëm të drejtën islame, në krahasim me sistemet tjera juridike dhe problematikën e gjykimeve islame vetëm brenda në sistem, por duhet bërë krakasime me ndonjë sistem tjetër. Ky është një parim i përgjithshëm. Pa qenë të njohtuar sa duhet për institucionin - familje, në të drejtën islame, nuk do të mund të kuptonim as parimin
“Pjesa e një burri është sa pjesa e dy grave”.
Më pastaj, çështjet tjera siç janë: Shkurorëzimi, poligamia, mbulesa, prostituciuoni janë të ngjajshme. Të nënvizojmë se problemet sociale që paraqiten në shoqërinë, ku nuk është aplikuar Islami (si një tërësi e bazave të besimit, gjykimet e ibadetit dhe moralit), nëse nuk mund të evitohen me vendime e formulime të veçanta, për një gjendje të këtillë nuk mund të fajësohet dhe përgjigjet feja Islame. Në veprën e vet të titulluar “Huxh-xhetu’llahu’l baliga” Shahu Velijullah ed-Dihlevi (fq. 671 dhe vazhdimi) ku i numëron bazat e të drejtës së trashëgimit në Islam, shënon edhe këtë: tërë puna dhe mundi i njeriut në botë, është që të kujdeset dhe të rritë një zëvendës (pasardhës) që do ta mbaj vendin pas tij dhe do t’ia trashëgojë emrin dhe gjininë (fisin).
Kjo për të, është një dëshirë e përhershme. Siç dihet, as gruaja, as vajza, as motra nuk mund ta ruajnë fisin dhe emrin familjar. Këtë mund ta bëjë djali, e ndoshta edhe vëllau. Gruaja, mundet që, pas vdekjes së burrit të martohet me ndonjë burrë tjetër. Edhe vajzat edhe motrat do të martohen dhe do ta vazhdojnë fisin tjetër. Vetëm djali është ai që do ta vazhdojë rendin dhe punën e bërë me nder e djersë të të ndjerit dhe do ta bartë emrin e babait. Për këtë arsye i jipet pjesa më e madhe që të mos dëmtohet rendi i formuar juridikisht dhe dëshirat e pronarit, respektivisht të të ndjerit, Në Islam, trashëgimia është caktuar sipas nevojave dhe përgjegjësisë së invdividëve. Kështu, trashëgimia prej bashkëshortit në bashkëshortin ose nga prindërit në fëmijë, faktor kryesor i ndarjes së saj është parimi - një burrit sa dy pjesë të grave.
a) Nëse vajza s’është e martuar, është vetëm një njeri. Përveç personalitetit të vet, s’ka kë të mbikëqyrë tjetër. Po qe e martuar, detyra e burrit të saj është që t’ia plotësojë të gjitha nevojat, jo vetëm asaj por edhe fëmijëve të vet. Por, për këtë gjë kemi folur më parë. Më pastaj, kur të martohet, do të merr mehrin dhe shumë dhurata tjera. Po u bë fjalë për vëllain që do të merr dy fish më tepër, ai është ose i martuar ose do të martohet. Në të dyja rastet është përgjegjës t’i shikojë shumë anëtarë dhe të kujdeset për ta, ose, së paku duhet të kujdeset për veten dhe bashkëshorten. Kur të martohet, ai do të japë mehrin dhe do të ketë shpenzime tjera. Malli, gruas së martuar nuk do t’i zvogëlohet fare, madje, me autorizimin që i është dhënë nga e drejta islame, duke qarkulluar kapitali i saj, ai edhe do të smadhohet. Nga ana tjetër alimentcioni, po pati nevojë për të, është në kurriz të burrit. Ndërsa vëllau do të shpenzojë trashëgiminë e ngelur nga babai, që të kujdeset për fëmijët e vet. Veç kësaj, motra e pamartuar, po s’mundi të kalojë me trashëgiminë që ia ka lënë babai, do të ketë ndihmë nga i vëllai.
b) E njëjta gjë vlen edhe për gruan që ka trashëguar bashkëshortin. Nëse ajo ngel vejushë, do të jetë vetëm një individ dhe mund të jetojë me trashëgiminë që e ka marrë nga burri, madje ndodh që të trashëgojë edhe nga prindërit. Nëse martohet rishtazi kësaj radhe për nevojat e saja do të kujdeset burri i ardhshëm.
Duket qartë se në një sistem të këtillë, u është dhënë kujdes i duhur obligimeve.
Barabarësia midis gruas dhe burrit, që qartë duket në disa situata, përveç këtyre dy rrugëve themelore të trashëgimisë, vërteton se gruaja në trashëgimi nuk llogaritet si “e parëndësishme, gjysma e burrit.”
“Në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta.”
“Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët, pasi nuk ka as prindër as fëmijë por ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta”
Në këto dy raste, marrin pjesë të barabarta edhe babai edhe nëna që janë grua e burrë, madje edhe vëllau edhe motra nga e njëjta nënë. Nuk ka ndryshim midis tyre. Por, kjo s’është rruga kryesore e trashëgimisë. Gruaja nëse llogaritej absolutisht si gjysma e burrit, në këtë rast duhej të merrte gjysmën e pjesës në krahasim me burrin.
Ajetet që flasin për trashëgimi, në Kur’anin Famëlartë, përfundojnë kështu;
“Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut (urdhërave të tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në Xhennete, nën të cilët burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh
E drejta për arsimim
“...A janë të barabartë ata që dijnë dhe ata që nuk dijnë?”
Arsimimi është kusht i parë që gruaja ta kuptojë humanizmin e vet. Gjatë historisë, në periudha dhe mjedise të ndryshme, gruaja ishte trajtuar në mënyrë të ndryshme. Gruaja nga Perëndimi, të cilës i ishin marrë të gjitha të drejtat mdaje edhe trajtimi si njeri, luftën e vet e filloi me arsimim. Ajo dinte t’i kërkojë të drejtat e veta dhe vendosmërisht e vazhdoi luftën e vet. Sa i përket gruas nga Lindja islame edhe ajo duke i lakmuar shoqes së saj nga Perëndimi, dëshiroi ta shfrytëzojë armën e njëjtë. Por, pozita e saj si njeri ishte e pranuar me të drejtat e saja të njohura nga Islami. Ajo këtë nuk e dinte dhe kishte nevojë që ta kuptojë.
Urdhëri i parë i Kur’anit Famëlartë që është shpallur para katërmbëdhjetë shekujsh për ta shpëtuar njerëzinë nga errësira, është:
“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me penë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”
Edhe gruaja, sikurse burri është rob i All-llahut. Ajo do të dënohet ose do të lavdërohet për veprat e veta:
“...Unë nuk ia humbë mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër.”
“Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtare, të tillë hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.”
Nga kjo rrjedh se edhe gruaja sikurse burri është e obliguar që aktivitetet e veta t’i realizojë sipas urdhërave të All-llahut dhe të mos dalë jashtë këtyre kornizave. Për këtë arsye, ajo duhet t’i mësojë urdhërat e Tij. Sepse:
“All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët.
dhe:
“A janë të barabartë ata që dijnë dhe ata që nuk dijnë?”
“O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej zjarrit (Xhehennemit)!”
Aliu r.a. ajetin e Kur’anit Famëlartë me këtë kuptim e komentoi si vijon:
“Edukoni fëmijët tuaj e jepuni dituri.”
Rëndësia e arsimimit për gruan
Gruaja është edukatorja më e përsosur e fëmijëve. Që t’i japë fëmijës, në një periudhë të gjatë, gjatë zhvillimit të tij një edukim të përsosur, ajo duhet të jetë e arsimuar, të ketë përvojë dhe edukatë morale. Secilit i është e ditur rëndësia e shprehive që i fiton fëmija në moshën më të re. “Ajo që hyn në djep, del në varr”.
Gruaja e arsimuar dhe e edukuar, është më e dashur për burrin, të cilit i ndihmon në punët e tij. Pejgamberi a.s. për Hatixhen r.a. thotë:
“Betohem se All-llahu xh.sh. nuk më ka falë grua më të aftë se atë: Atëherë kur nuk më besonin njerëzit, ajo më besoi. Derisa mua nuk më pranonin, ajo më afirmoi. Derisa më lanë të varfër, ajo më ndihmoi me mallin e saj.”
Thuhet se kinse arsimimi e dërgon gruan në amoralitet!
Kjo nuk është e vërtetë. Por, para së gjithash duhet të thuhet se injoranca nuk mund të jetë më e vlefshmme dhe më e dobishme se dituria. Veçanërisht në kohën tonë arsimimi është i nevojshëm edhe për burrin edhe për gruan.
Dituria, arsimimi dhe edukimi në kuptimin absolut të fjalës nuk kanë asnjëfarë lidhje me amoralitetin. Por, në institucionet arsimore që janë larg parimeve morale, disiplinës dhe rregullit, morali i të rinjëve që janë në moshën e zhvillimit mund të vijë në rrezik. Arsimimi i gruas në shoqërinë islame, nuk don të thotë se ajo duhet të qëndrojë bashkë me shokët meshkuj, të flertojë me ta ose, nuk don të thotë shëtitje të përbashkët të femrave me meshkuj nëpër mësonjtore, korridore dhe vende të tjera. Dituria nuk e arsyeton stolisjen si një valltare, të bëjë grim si një aktore. Përkundrazi ajo duhet të gërditet nga ato. Të theksojmë këtë se kur flasim për arsimimin dhe edukimin, mendojmë në shoqërinë islame si një mjedis. Në institucionet arsimore të një shoqërie të këtillë, ballafaqoheni jo me epsh por me dituri dhe vlera relevante
Arsimimi i gruas nga prizmi i tradites profetike
.
Fjalët që vijojnë dhe që pa të drejtë i mvishen Pejgamberit a.s. e që kanë këtë kuptim:
“Gratë mos i ulni nëpër qoshke, ato mos i mësoni të shkruajnë e të lexojnë, por i mësoni të tjerrin dhe të lexojnë suren Nur” janë të trilluara dhe jo të vërteta - nuk kanë të bëjnë fare me hadithin. Fjalë të tilla, prej gojës së të Dërguarit a.s. nuk kanë dalë. Përkundrazi, i I Dërguari a.s., e ka nxitur dhe e ka urdhëruar arsimimin e grave. Kështu Shifahatunit, një gruaje nga as’habët i kishte urdhëruar që gruas së Pejgamberit, Hafsasë, t’ia mësojë shkrimleximin dhe disa gjëra tjera.
Në një hadith të tij thotë:
“Ai që e edukon mirë dhe i jep një sjellje dhe arsimim robereshes së tij, nga ana e All-llahut shpërblehet sevap të dyfishtë.”
Nëse kjo gjë është sevap për gruan jo të lirë, është sevap edhe për femrat tjera.
Në Medinetu’l-Munevvere ishin tubuar gratë dhe kishin shkuar tek i Dërguari a.s.:
“Burrat vazhdimisht po vijnë tek ti dhe mësojnë dituri. Po mësojnë atë që nuk e dijnë, duke mos na dhënë rast që të vijmë tek ti. Na cakto një ditë kur të vijmë të të dëgjojmë dhe t’i mësojmë ato gjëra që nuk i dijmë.”
I Dërguari a.s. u kishte caktuar një ditë. Atë ditë ai u kishte mbajtur va’z dhe i kishte udhëzuar. Në komentin e këtij hadithi, Ajni e arsyeton diskutimin e grave dhe bisedën e tyre me meshkujt lidhur me problemet fetare.
Kështu në Medine, gratë muslimane, për të gjitha problemet e tyre janë këshilluar dhe kanë marrë mësim nga Pejgamberi a.s. Sikur t’ishte mëkat arsimimi dhe edukimi i grave, vallë a do ta bënte këtë Pejgamberi a.s.? Aisheja thotë:
“Sa të mira janë gratë ensare, turpi nuk i ka penguar të mësojnë për fenë e vet.”
Njëra nga gratë të kohës së Pejgamberit a.s. që i kishte dhënë rëndësi diturisë, ishte edhe gruaja e të Dërguarit a.s. Aisheja. Ajo mirrej me dituri, kur dëgjonte diç që deri atëherë nuk e ka ditur, pyeste përsëri derisa nuk do ta mbante në mend atë. As’habi Ebu Musa thotë kështu:
“Nuk ekzistonte problem i rëndë për ne (as’habët) për të cilin Aisheja nuk do të gjente zgjidhje.”
Një as’hab tjetër, Musa b. Talha thotë:
“Nuk kam parë dikë tjetër të flet më qartë dhe haptazi se sa Aisheja. Dihet se i transmeton dy mijë e dyqind e dhjetë hadithe të Pejgamberit a.s.”
Përveç Aishes edhe Fatimja, vajza e Ebu Bekrit, Esma dhe Ummu’d - Derda janë të njohura si gra që kanë dhënë fetva.
‘Umeri, në kohë të halifatit të vet, një ditë del në minberin e të Dërguarit të Zotit dhe i këshillon muslimanët që në martesë të mos japin mehër të madh. Nga xhemaati i femrave një grua e lartë del duke thënë:
-‘Umer, nuk ke të drejtë të flasish kështu!; dhe citoi ajete nga Kur’ani Famëlartë, ‘Umeri tha: All-llah, All-llah! Një grua diskuton me ‘Umerin dhe atij ia mbyllë gojën; dhe e tërhoqi fjalën. Një ditë tjetër duke ecur në rrugë me shokët e vet, takohet me vajzën e Malikut, Havlen dhe e përshëndet. Pasi e pranon përshëndetjen, Havleja e këshillon kështu halifin dhe e mëson si duhet ta kryejë detyrën e burrështetit: Prit ‘Umer! Të njoh prej kohës kur në panairin e Ukazit të thërrisnin ‘Umer i vogël dhe kur me shkopin tënd i frikësoje fëmijët. Pas kalimit të një kohe filluan të të thërrasin ‘Umer. Prap pasi nuk kaloi shumë kohë e more titullin emirul-mu’minin (udhëheqës i besimtarëve, kryetar shteti). Frikësohu prej Zotit për njerëzit që i udhëheq! Dije mirë se për atë që frikësohet nga dënimi i All-llahut, Dita e Gjykimit që duket larg, i vjen shumë shpejt. Ai që i frikësohet vdekjes shqetësohet prej zhdukjes... Pas këtyre fjalëve njëri nga shoqëria e ‘Umerit, Xharudi, i drejtohet Havles: Zonjë, shumë e zgjate me Emirul-mu’minin! ‘Umeri menjëherë ia tërhoqi vërejtjen Xharudit: Lere, a s’e njohe Xharud? Kjo është gruaja e Ubade b. Samitit, Havleja, ankesën e së cilës All-llahu e ka dëgjuar nga shtatë qiejt. Sa i përket ‘Umerit, i betohem All-llahut se jam i detyruar ta dëgjoj. Edhe në periudhën pas as’habëve, në botën islame, numri i grave që janë arsimuar dhe kanë bërë va’z e kanë dhënë fetva, ka qenë i madh. Në veprën e rahmetli haxhi Zihni Efendiut “Meshahiru’n-nisa” kanë vend biografitë e shumë prej tyre. Midis tyre ajo e Fatime Fakihes dhe Fatimes nga Bagdadi, janë shumë të njohura.
Ushtria - lufta dhe gruaja
“Në betejën e Uhudit, duke shikuar majtas dhe djathtas, e pashë Ummi Umaren si po luftonte.”
Muhammedi a.s.
Sipas të drejtës islame, gruaja nuk është e obliguar të shkojë në luftë e të luftojë. Për meshkujt vlejnë si udhëzim fjalët:
“Xhenneti është nën shkëlqimin e shpatës”.
Ndërsa për gruan:
“Xhenneti është nën këmbët e nënave.”
Në realitet, gruaja është krijesë që punon më së shumti dhe më sinqeritet në mbrotjen e atdheut. Ajo e përgatitë “fuqinë njerëzore” të një populli dhe ia dhuron atdheut të vet. Ato janë krijesa të cilat në parzmat e veta ruajnë mundimet që i sjellin mobilizimet dhe humbjet që ato i shkaktojnë.
Në kohën e të Dërguarit a.s. muxhahidët islam derdhnin gjakun e vet në mënyrë të pakursyeshme, duke flijuar edhe jetën, me qëllim që të bëhen “shehidë”, si gjënë më të lartë pas “pejgamberisë” (nubuvvetit).
Ato (gratë) ishin tubuar dhe dërguan njerën te i Dërguari i All-llahut:
“-O i dërguar i Zotit! Unë jam përfaqësuese e grave. Nuk ka grua të njohur e të panjohur që nuk dëshiron të dalë para jush. All-llahu është Rabbi dhe Zoti edhe i burrave edhe i grave. Ndërsa ti je i Dërguar i All-llahut, i Dërguar edhe për meshkujt edhe për femrat. All-llahu i Lartësuar, xhihadin e fali si farz për meshkujt. Nëse ata e luftojnë armikun dhe nuk mbyten, bëhen gazi. Do të fitojnë dhurata dhe sevape. Nëse bëhen shehid, nuk do të llogariten si të vdekur, por, përkundrazi si të gjallë, do të shpërblehen nga All-llahu xh.sh. Ç’kanë femrat të ngjashme me këtë aktivitet të burrave?
I Dërguari a.s. u përgjigj kështu:
Duhet t’i respektoni burrat dhe duhet t’i dini detyrat dhe obligimet, e pak kush nga ju e bën këtë!”
Një grua nga familja Kudaa kërkoi leje nga i Dërguari a.s. që ti bashkohet mobilizimit ushtarak. Ai refuzoi. E gruaja i tha:
-Nuk dua të luftoj. Vetëm dua t’i shëroj të plagosurit dhe të sëmurëve t’u jap ujë. Ja, për këtë dua të marr pjesë. Pejgamberi a.s. iu përgjigj kështu:
-Do të lejoja sikur kjo të mos bëhej traditë dhe sikur të mos flitej se filan gruaja shkoi në luftë. Por, megjithatë, ti duhet të ngelish në shtëpinë tënde.”
Këto hadithe flasin se në kushte normale gruaja nuk është obliguar të shërbejë në ushtri dhe të shkojë në luftë. Por, kjo s’duhet kuptuar se gruaja në asnjë mënyrë nuk duhet të marrë pjesë në kësi lloj aktivitetesh.
Sipas juristëve islam, nëse armiku ka shkelë në vendin e tyre dhe nëse vjen në pyetje ekzistenca, atëherë edhe gratë, pa marrë parasysh se a ua lejojnë këtë burrat dhe etërit, shkojnë në luftë.
Në kushte tjera nëse gratë shprehin dëshirën dhe këtë ua lejojnë të afërmit mund të marrin pjesë vullnetarisht në luftë. Gruaja nuk është luftëtare, prandaj gruaja e armikut nuk vritet në luftë. Pejgamberi a.s. gjatë dërgimit të muxhahidëve në luftë, u jipte këto instruksione:
“Shkoni në emër të All-llahut duke u mbështetur në All-llahun dhe në fenë që predikon i Dërguari a.s. Mos i vritni pleqtë e dërmuar, fëmijët dhe gratë. Mos e grabitni pasurinë shtetërore. Bashkojeni prenë. Zbatoni Islamin. Bëhuni të ndershëm. Bëni të mira! All-llahu i don ata që bëjnë vepra të mira.”
Por, nëse gruaja në mënyrë ideore ose aktive merr pjesë në luftë, atëherë (gruaja e armikut) mund të vritet.
Gruaja në ushtrinë islame
Nga koha e Pejgamberit a.s. e deri në ditët tona, gruaja islame, i ka rritur luftëtarët më të guximshëm dhe trimat më të drejtë për ushtrinë, dhe, kohëpaskohe edhe vetë është pjesëmarrëse në luftë. Në kohën e Pejgamberit a.s. gratë dhanë shehidin e parë për Islam. Në periudhën e “vështirë të Mekkës”, gruaja bashkë me të shoqin u përballoi të gjitha mundimeve. Emigroi në shtetet e huaja. U pikëllua nga dhembja e madhe e krijuar nga skenat e vdekjes së burrave gjatë rrethimit të muslimanëve dhe nga periudha e urisë. Në bisedat e fshehta politike dhe fetare që në fund të periudhës së Mekes i bënë qytetarët e Medines dhe i Dërguari a.s. morën pjesë edhe gratë.
Ajo mori pjesë në Hixhretin për në Medine dhe mbrojti Islamin gjatë tërë jetës. Gruaja mori pjesë në shumë ekspedita të armatës islame dhe në transportimin dhe shërimin e heronjëve, në bartjen e shehidëve, në hapjen e varrezave, në përgatitjen e ushqimit, në sjelljen e ujit, në ruajtjen e rezervave ushqimore dhe shumë aktivitete tjera. Veç kësaj, ajo vetë personalisht përdori shpatën dhe shtizën. Vrau armiq dhe vetë u bë heroinë dhe shehide.
Ummi Umare nga ensarët mori pjesë në betejën e Uhudit. Gjatë një luftimi, në radhët e ushtrisë islame, midis dhjetë vetëve që gjendeshin pranë të Dërguarit a.s. ishte edhe kjo, burri i saj dhe të dy bijtë. Kjo, me shpatë në dorë luftoi pranë të Dërguarit a.s. Në këtë rast vrau një kalorës të armikut dhe u plagos edhe vetë, madje në disa vende. Pejgamberi a.s. thotë:
“Ditën e betejës në Uhud, në çdo shikim majtas e djathtas, e shikoja Ummi Umaren si luftonte pranë meje.”
Ummi Umare mori pjesë në disa beteja. Kur kuptoi se Pejgamberi i rrejshëm, Musejleme ia vrau djalin, Halidin, ajo u betua se do të luftojë kundër tij dhe mori pjesë në betejën kundër murtedëve (renegatëve) në Jemame nën komandën e Halid b. el-Velidit. Në këtë luftë ia prenë dorën dhe kishte marrë dymbëdhjetë plagë. Musejleme u vra në këtë luftë dhe kështu fjala e Ummi Umares erdhi në vend. Në historinë islame ka shumë raste të ngjashëm me këtë të Ummi Umares.
Nuk është lëndë e kësaj vepre të flitet për këtë gjë. Për gratë muxhahide të kohës së Asri-Saadetit, hadithe transmetuan këta muhaddithë: Buhari, Muslim, Ebu Davud, Tirmidhi, Ibën Maxhe, Ebu Nuajm, Abdurrezak dhe Taberani.
Veprat e grave muxhahide në ushtrinë islame në periudhën e mëvonshme gjinden në faqe të arta të historisë. Ende janë të freskëta kujtimet për heroizmin e muxhahideve në luftërat çlirimtare si p.sh. gratë algjeriane.
Gruaja ne islam
Shume flitet per gruan , akuzohet islami se gruan e shperfill apo apo ....
si eshte e verteta , per kete kam sjelle kete material per ata qe jane te interesuar :
LIGJERATA E LAMTUMIRES
(Kjo ligjëratë -hutbe- e Lartësisë së Tij Profet-Paqja e Allahut qoftë mbi Të-është mbajtur si testament para më se njëqind mijë muslimanëve në vitin 632 e.r. I Dërguari i Madh, pasi lavdëroi dhe lartësoi posaçërisht Allahun, urdhëroi kështu
O njerëz!
Ma dëgjoni mirë fjalën! S’e di, ndoshta pas këtij viti s’do të mund të bashkohem më me ju këtu përjetësisht.
Njerëz!
Ashtu siç ju respektohen si gjëra me vlerë kjo ditë vigjiljeje (arife), ky muaj pelegrinazhi (haxh) dhe ky qyteti juaj, Meka, po kaq janë të respektuar edhe shpirti, malli dhe nderi juaj që janë të mbrojtur nga çdo lloj dhunimi.
Shokë të mi!
Nesër do të shkoni pranë Zotit tuaj dhe do të merreni në pyetje për të gjitha qëndrimet dhe veprimet tuaja të sotme. Kujdes, pas meje, në asnjë mënyrë të mos ktheheni në zvetënimin tuaj të dikurshëm e t’i prisni kokën njeri-tjetrit! Këtë porosinë time të pranishmit t’ua bëjnë të ditur të tjerëve. Mundet që dikush të cilit iu bë e ditur porosia, duke e kuptuar më mirë se ai që e dëgjoi vetë, ta ruajë atë.
Shokë të mi!
Cilido që të ketë ndonjë amanet, t’ia japë të zotit. Eshtë hequr çdo lloj përqindje interesi (faiz); e kam vënë nën këmbë. Megjithatë, jeni të detyruar të jepni borxhin themelor. As mos shkatërroni të tjerët, as mos u shkatërroni vetë. Më në fund, me urdhër të Allahut, është ndaluar marrja e interesit. Kam vënë nën këmbë çdo formë të këtij zakoni të mbrapshtë të mbetur nga koha e injorancës. Interesi i parë që hoqa, qe interesi i xhaxhait tim, Abbasit, biri i Abdylmuttalibit.
Shokë të mi!
Gjakmarrjet e nxitura në periudhën e injorancës janë hequr plotësisht. Gjakmarrja e parë që kam hequr, është ajo e kushëririt tim, Rebiait, nipi i Abdylmuttalibit.
O njerëz!
Sot djalli në këto tokat tuaja e ka humbur përjetësisht forcën e rivendosjes së ndikimit dhe të së drejtës së tij. Por ju, veç këtyre gjërave që ndalova, në se në gjëra që do t’ju dukeshin të vogla, do t’i vinit për shtat atij, kjo do ta kënaqte atë. Për të ruajtur fenë, duhet të ruheni edhe prej gjërave të tilla.
Njerëz!
Ju këshilloj të merrni parasysh të drejtat e grave dhe, për këtë veçanti, të keni frikë Allahun. Ju i morët gratë si amanet nga Zoti; duke dhënë fjalën në emër të Allahut, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre. Ju keni të drejta mbi gratë dhe ato kanë të drejta mbi ju. Eshtë e drejta juaj që, edhe në se nuk i jepni kënaqësi folesë së tyre familjare, gratë nuk duhet ta marrin nëpër këmbë atë me anë të dikujt tjetër. Në se nuk do ta miratonit një gjë të tillë dhe në se do të sillnin një tjetër në çerdhen tuaj familjare, mund ta ndaloni duke përdorur masa detyruese të drejta. Dhe, e drejta e grave mbi ju është që t’u siguroni atyre çdo veshje e ushqim në përshtatje me fenë dhe traditën.
O besimtarë!
Po ju le një amanet të tillë që, po të lidheni fort pas tij, nuk e ngatërroni rrugën assesi. Ai është Kurani, Libri i Allahut. Besimtarë! Ma dëgjoni mirë fjalën dhe thellohuni mirë në të! Muslimani është vëlla për muslimanin, kështu që të gjithë muslimanët janë vëllezër. Cënimi i çfarëdo të drejte që i përket një vëllai tuaj të fesë, nuk miratohet përderisa ta ketë dhënë vetë me kënaqësi.
Shokë të mi!
As veten mos e dëmtoni. Mbi ju qëndron edhe e drejta e vetes.
Njerëz!
Allahu Famëmadh i ka dhënë (në Kuran) gjithësekujt të drejtën e vet. Nuk është e domosdoshme lënia e testamentit për trashëgim. Fëmija i përket atij nën kurorën e të cilit ka lindur. Ai që kryen marrëdhënie jashtëkurore (zina-adulter), përjashtohet nga e drejta prindërore. Një të pafismë që pretendon përkatësi gjinie tjetër nga ajo e të atit ose një mosmirënjohës që vazhdon lidhjet me dikë tjetër përveç zotërisë së tij, e zëntë zemërimi i Allahut, urrejtja e engjëjve dhe mallkimi i njerëzve! Providenca Hyjnore nuk i pranon as pendimet, as drejtësinë, as dëshmitë e njerëzve të tillë!
O njerëz!
Zoti juaj është një. Edhe babai juaj është një. Të gjithë jeni të bijtë e Ademit. Kurse ai është prej dheu. Pranë Allahut jeni më të vyerit e më të respektuarit. Përsa i përket respektit të Allahut, arabi nga joarabi nuk ka asnjë përparësi.
O njerëz!
Nesër do t’ju pyesin për mua; si do t’u përgjigjeni?
"Dëshmojmë dhe vërtetojmë se dërgesën e plotësove, detyrën në vend e çove, na porosite e na këshillove!" (Pas kësaj, I Dërguari i Madh ngriti drejt qiellit gishtin e bekuar të dëshmisë dhe, duke e ulur drejt bashkësisë, thirri kështu
Ji dëshmitar, o Zot! Ji dëshmitar, o Zot! Ji dëshmitar, o Zot!
PARATHENIE
Në emër të Allahut, Mbrojtës dhe Dhurues!
Lavdia dhe falenderimi i pasosur i përkasin Allahut, krijuesit, zhvilluesit dhe drejtuesit të Gjithësisë pa anë e pa fund; lutja dhe përshëndeta për Muhammedin-Paqja qoftë mbi Të-për të fundit profet dhe shpëtimtar të njerëzimit! Lus Allahun t’u falë mëshirë e shpëtim atyre që e besuan Atë dhe atyre që do të ndjekin rrugën e Tij gjer ditën e Kiametit!
Sipas Islamit që përbën hallkën e fundit të fesë hyjnore, njeriu është qenia më e vlerë e Gjithësisë. Gjithë natyra është krijuar për t’i shërbyer Birit të Njeriut dhe është dhënë nën urdhërin e mendjes së tij të ndriçuar dhe zemrës së tij të zbukuruar.
Allahu i Lartë, për të ndërtuar dhe rregulluar faqen e tokës, ka krijuar njeriun që ta popullojë atë dhe riprodhimin e shumëzimin e tij e ka kushtëzuar me ligjësinë e bashkimit të të dy sekseve grua-burrë. Për këtë shkak, gruan dhe burrin i ka krijuar si dy qënie të gjalla që e duan njëri-tjetrin, të tillë që janë nevojtarë fiziologjikisht dhe psikologjikisht për njëri-tjetrin dhe, më në fund, që e plotësojnë njëri-tjetrin. Njëkohësisht, këto dy sekse janë pajisur me veçori të dallueshme të ndërtimit trupor dhe të aftësive psikologjike. Si për shkak të këtyre ndryshimeve, si për shkak të vështirësive që lind lufta për jetën, posaçërisht për shkak të zilisë midis individëve dhe bashkësive, kohë më kohë midis dy sekseve janë shfaqur mosmarrëveshje dhe, në përgjithësi, këto mosmarrëveshje kanë konkluduar mbi gruan.
Duke parë nën këtë këndvështrim, është e domosdoshme të thuhet se, që kur u krijua bota, u krijua edhe problemi "grua" dhe se në jetën e çdo bashkësie apo shoqërie gruaja ka luajtur një rol të rëndësishëm pozitiv apo negativ.
Ndërsa lindte Islami, pothuaj në çdo vend të botës gruaja ndodhej në një gjendje të rëndë. Paralelisht me këtë, edhe fakti që profeti i fundit, Hz. Muhammedi, si me shpalljen e urdhrave fetare, si me zbatimin praktik të tyre, u njohu grave të drejta të mëdha, tashmë është diçka e njohur dhe e përvetësuar nga çdokush. Eshtë një realitet domosdoshmërisht i pranuar që në shoqëritë ku Islami zotëroi mendjet dhe zemrat, për shekuj të tërë gruaja kaloi një jetë dukshëm të lumtur. Kurse në të njëjtën epokë, pra, nga lindja e Islamit gjer në shekullin e nëntëmbëdhjetë, për dymbëdhjetë shekuj me radhë, gratë në vendet e tjera nuk qenë aspak të lumtura, ndërsa u mohohej respekti për të cilin ishin të denja.
Dyqind vjet më parë, në botën Perëndimore të shndërruar në skenë të ndryshimeve të mëdha mendore, shkencore dhe shoqërore, u hodhën hapa të konsiderueshme për të drejtat e gruas. Në përfundim të përpjekjeve të vazhdueshme në lidhje me gjithçka i përkiste universit femëror, u siguruan arritje të gjera. Vetëm se këto arritje që meritonin të përshëndeteshin, nuk zgjatën për shumë kohë. Bota Perëndimore, duke sendërtuar mbi gruan një formë të caktuar trajtimi si pasojë e të shtënit pas saj intensivisht për shekuj me radhë, kishte kaluar në ekstremin tjetër duke pandehur se i kish siguruar asaj një liri të plotë e të vërtetë.
Po, liria ishte bërë slogani më i rëndësishëm, më i përhapur dhe më emociondhënës midis shekujve nëntëmbëdhjetë e njëzetë. Pa dyshim, liria është një ndër vlerat më të larta. Por, lexues i shtrenjtë, ç’e do që një liri pa kusht e pa kufi, për opinionin tim, ndoshta është e mundur për qëniet e tjera, por për njeriun, jo, sepse njeriu është një qënie shoqërore, për pasojë, është i detyruar të jetojë së bashku me njerëz të tjerë si ai vetë. Veçse, ndërkaq, detyrimi për të jetuar në bashkësi me të tjerë nuk nënkupton një përngjasim, bie fjala, me milingonat, ai buron nga vetëdija e njeriut. Të jesh i vetëdijshëm, do të thotë të pranosh edhe ekzistencën e të tjerëve si ti, përveç vetes, për pasojë, sjelljet dhe veprimet e tua t’i përcaktosh në përshtatje me ta. Detyrimi, parashkrimi dhe kushtëzimi i lirisë nuk janë nocione konkrete, të harmonizuara dhe definitive në të njëjtën kohë, varet se sa dhe si do t’i vlerësosh ato.
Në emër të lirisë, gruaja e ditëve tona në Perëndim po shfrytëzohet në shumë dimensione. Ai shpirti i saj delikat, ndjenjat e holla, zemra e pastër dhe trupi joshës po thithen për reklamë, për tregti, për politikë, për përplasjet ideologjike, për konkurrencën personale, për terror dhe, në përgjithësi, për epshe poshtëruese. E, kur shihet në këtë pamje, duhet thënë që gruaja ndodhet sot nën detyrimin e nënshtrimit ndaj një dhune më të pangopur, më sistematike e më sadiste se sa në Mesjetë.
Përsa i përket çështjes së të drejtave të gruas, kjo periudhë aktuale që po përjetohet në Perëndim, në një drejtim përbën një ngritje, ndërsa në një drejtim tjetër, rënie. Ç’e do që sukseset e arritura në Perëndim në planin mendor-konceptual, në shkencë, teknikë dhe ekonomi, bashkë me to edhe jeta shoqërore dhe trajtimi i gruas kanë ndikuar gjithë botën. Dhe ky ndikim përbën një të vërtetë. Bota Islame ka marrë edhe ajo pjesën e saj.
Në çështjen e gruas bota Islame nuk ka përjetuar një histori të errët si në Perëndim, por, dyqind vjetët e fundit, posaçërisht në shekullin e njëzetë, nuk ka mbetur pas nga lëvizjet feministe. Duhet të pranojmë se ekziston një problem i gruas edhe në kombet muslimane të këtij shekulli, tani, në këto vitet e fundit. Për opinionin tim, ky problem ka dy aspekte të rëndësishme: i pari është ndikimi perëndimor; i dyti ka të bëjë me specifikat vetiake të kombeve muslimane. Pa dyshim, gruaja në kombet muslimane ka përfituar nga ndikimi perëndimor përsa i përket konceptit të lirisë në një kuptim të gjërë dhe demokratizimit. Veçse gruan muslimane e kanë ndikuar edhe shqetësimet moralo-etike të lindura nga koncepti i lirisë së pakontrolluar në Perëndim, e kanë ndikuar degjenerimi si dhe dobësimi e dekompozimi i organizimit të familjes e probleme të tjera të ngjashme me këto. Në fund të fundit, është vetë gruaja ajo që ka pësuar më tepër dëm nga ky realitet i cili, i përhapur dalëngadalë nëpër të gjitha kombet, ka filluar dhe ka marrë pamjen e një fatkeqësie, është ai trupi i saj i brishtë, ndjenjat e holla, nderi, krenaria e saj... Keqtrajtimi brutal, por, në fakt, i hapur e publik, i shekujve të kaluar, tani, pas aparencave tinzare, është bërë më konsekuent dhe sadist.
Duke kaluar tek specifikat vetiake të kombeve muslimane në lidhje me problemin e gruas, së pari desha të ve në dukje këtë që feja, në përgjithësi, posaçërisht feja Islame - shumë dinamike dhe e fuqishme - është faktori me ndikim më të madh mbi njeriun. Përkundër kësaj, fusha ku vazhduan më shumë të veprojnë veset dhe zakonet paraislamike tek kombet e ndryshëm që përvetësuan Islamin, është martesë-ndarja dhe fusha ku shfaqet tërësia e qëndrimeve ndaj gruas. Po të doni, le të shprehemi kështu: Gruaja është fusha ku urdhërat e Islamit janë përqëndruar në mënyrë më të hapur ndaj interpretimit. Si pasojë e kësaj, pothuaj çdo komb konceptimin e vet të posaçëm në lidhje me gruan dhe familjen kishte dashur ta zbatonte më tej edhe në Islamizëm në këtë apo atë formë. Prandaj nuk është e drejtë të vlerësohet koncepti Islam mbi gruan duke vështruar në vijim qëndrimin e kombeve muslimane ndaj gruas. Këtu desha të kujtoj një thënie të njohur të Hz. Aliut: "Mos vlerëso të vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!"
Ja, pra, i dashur lexues, libri që keni në dorë, ka për qëllim të përshkruajë konceptin Islam mbi gruan duke përfituar nga burimet e tij. Plani kryesor i librit është çështja e vlerës së gruas në Lartësinë e Allahut, në kuadër të Islamit, si një krijesë dashurie e Allahut, është çështja e gruas si individ, si antare e familjes dhe e shoqërisë. Në se lexuesi në këtë libër nuk sheh me pëlqim të drejtat, detyrat dhe tipin e gruas me një vend të përcaktuar brenda gjinisë njerëzore ose drejton kritikë në disa pika, këtë gjë e pres me respekt. Veçse do të desha të shtoj që veset dhe zakonet e përftuara qoftë përmes traditave që gjallojnë ende në shoqërinë tonë, qoftë përmes atyre që ndikojnë nga jashtë, nuk e përfaqësojnë çdo kohë të vërtetën dhe nuk na e sigurojnë dot lumturinë. Disa herë, disa gjëra që i shohim si të pagabuara dhe lumturindjellëse, ose janë kalimtare dhe mashtruese, ose i shërbejnë qëllimit të disa familjeve, një grupi ose një kaste. E vlerësoni, besoj, që asnjeri nga këta nuk janë zgjidhje që u japin përgjigje nevojave të njeriut të sotëm dhe që e bëjnë atë të lumtur në një plan të gjerë.
Shprehja "në një plan gjerë" që sapo përdorëm, përfshin pranë njeriut-vlerë të një miliard e gjysmë bote Islame, gjithë njerëzit e botës, posaçërisht shtrihet gjer në Jetën e Pasosur që do të fillojë pas jetës së kësaj bote të përkohshme. Siç bëra të qartë edhe pak më parë, njeriu, sipas Islamit, është qënia më e vlerë e natyrës. Jeta e tij merr fund pas 50-100 vjetësh, pra, domosdo, duhet të jetojë edhe në Përjetësi. Në fakt, jeta e vërtetë dhe lumturia e vërtetë atje është dhe njeriu për lumturinë e asaj bote duhet të përgatitet që këtu. Do të desha t’i kujtoj lexuesit edhe këtë që disa herë, kur mendja na i rrok të vërtetat në formën e një ndriçimi të shkurtër e të prerë, ndjenjat tona, veset, interesat dalin kundër dhe përpiqen të na bëjnë të harrojmë të vërtetën. Por ne mund ta kapërcejmë këtë pengesë me besimin tonë, me vullnetin dhe largpamësinë tonë. Unë them që të vërtetën ta pranojmë edhe në qoftë e hidhur e ta ruajmë besimin. Vjen një ditë e ia arrijmë ta zbatojmë në praktikë.
Libri që keni në duar, si produkt i një përvoje që i kalon të tridhjetë vjetët, u është paraqitur lexuesve turqishtfolës me ribotime që e kalojnë njëzetëshin. Autori, për shkak të lidhjeve të së shoqes, e pat parë veten borxhli ndaj kombit shqiptar dhe personalisht ka vizituar Shqipërinë dhe veçanërisht vende si Maqedonia ku shqiptarët përbëjnë një shumicë të konsiderueshme.
GRUAJA SIPAS KRIJIMIT
"Asnjë mëkatar nuk bart peshën e mëkatit të tjetrit. Njeriut i takon vetëm ajo që ka punuar".
(Kurani, Nexhm, 53/38-39)
KRIJIMI I GRUAS
SIPAS LIBRAVE TE SHENJTE
Sipas Librave të Shenjtë, nëna jonë, Hava, është krijuar kështu: "Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.". "Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu. Dhe njeriu tha: Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri".
Sipas tregimit të Dhjatës së Vjetër, në Parajsë, nga përdredhjet mashtruese të një gjarpëri, në fillim Havaja, pastaj, me nxitjen e saj, edhe Ademi, hëngrën nga pema e ndaluar. "Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shetiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit... Dhe Perëndia i tha:... Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje? Njeriu u përgjigj: Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra. Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: ... Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty. Pastaj i tha Adamit: Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: 'Mos ha prej saj', toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ...".
Ky faj që i ngarkohet, në krye, Hz. Havasë, për pasojë, edhe Hz. Ademit në Librat e Shenjtë, ky mëkat i prindërve të parë, sipas besimit të atyre librave, bartet nga të dy krahët brez pas brezi. Kështu, gjithë gratë e botës janë "me gabim e me njollë".
KRIJIMI I GRUAS SIPAS ISLAMIT
Kuptimi i ajetit në Kuran mbi krijimin e Hz. Havasë, është kështu: "O njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra". Në këtë thënie s’shihet asnjë shenjë për ndonjë eshtër të kraharorit. Kurse në hadithi sherifin e Hz. Pejgamberit, thuhet: "Bindiuni porosisë sime se veprimi me takt ndaj grave është më dobiprurës. Sepse ato janë krijuar nga eshtra e kraharorit. Pjesa më e harkuar e kësaj eshtre është ana e sipërme e mesit të saj. Në se përpiqesh për ta drejtuar atë, e thyen, në e lënç siç është, mbetet përherë e harkuar. Prandaj bindiuni këshillës sime për gratë". Rreth nëntekstit të kësaj porosie, sipas disa të diturve, këtu nuk ka një pohim të hapur përsa i përket lëndës së krijimit. Kjo porosi përfaqëson faktin që gruaja, në vetë krijimin e saj, është e pashkueshme dhe nevrike dhe se nuk do t’u nënshtrohet plotësisht kërkesave të burrit. Për pasojë, është e nevojshme që ndaj saj të veprohet me takt dhe, duke e pranuar ashtu siç është, të mos lëndohet. Në një rrëfim tjetër të Buhariut kjo veçori duket qartazi. Përsëri, Lartësia e Tij Profet urdhëron: "Gruaja është si brinja. Në se përpiqesh për ta drejtuar, e thyen. Në se dëshiron të kalosh një jetë të lumtur, edhe këtë s’e bën, edhe përfiton nga shtrembëria e saj".
Sipas të diturve të tjerë, ky grup porosish (hadithesh) pohon qartazi krijimin e gruas nga brinja. Ç’është e drejta, këtë e tregon ajeti i madhnueshëm i cituar më sipër. Në komentin e këtij ajeti, komentuesit bëjnë shpjegime të ngjashme me pohimet e Librave të Shenjtë. Por tek Taberiu, rrëfimi i bartur nga Ibni Ishaku, e ndriçon plotësisht këtë veçori. Sipas këtij, përsa i përket krijimit të Hz. Havasë, pohimet e ngjashme me ato të Librave të Shenjtë që shfaqen në bibliografinë Islame, janë dëgjuar nga lexuesit pasues të Tevratit (Tora) dhe nga dijetarë të tjerë, këto interpretime përbëjnë opinionin e tyre. Të vërtetën e kësaj pune vetëm Allahu e di.
Jo krijimin e Hz. Ademit nga balta, por edhe krijimin e gruas nga brinja po ta pranonim, në lidhje me mënyrën e këtij krijimi s’kemi njohuri të sakta. Në këtë çeshtje, në ndryshim nga Librat e Shenjtë, as në Kuranin e Madhnueshëm, as në hadith nuk përfshihen hamendjet dhe pohimet njerëzore.
Ngjarja e "pemës së ndaluar", përsa tregohet në Kuranin e Madhnueshëm, ka lidhje me dy vetë. Djalli kishte nxitur dyshim dhe pavendosmëri tek Ademi dhe Havaja veç e veç, ua kishte kthyer mendjen dhe kishte bërë që ata të hanin nga pema e ndaluar. Madje, në kaptinën "Tâhâ" (20/116-122), si bashkëbiseduesi dhe përgjegjësi i vërtetë shënohet Hz. Ademi. Sepse ai e mësoi të drejtën e urdhërave (evamir) dhe ndalesave (nevahi) të Allahut. Dhe ishte ai që do ta drejtonte Havanë për zbatimin e tyre. Vetëm një hadith i Lartësisë së Tij Profet, tregon se pikërisht këtu qëndron puna, që Havaja zotëronte një zell të veçantë: "Po të mos qenë të bijtë e Izraelit, gjella s’do të thartohej, mishi s’do të binte erë. Dhe, po të mos ishte Havaja, asnjë grua s’do t’i bënte pabesi të shoqit".
Nuk është gjarpëri ai që lëkundi Hz. Ademin dhe Havanë, por djalli. Fahreddini Raziu, në tefsirin - komentin e tij, e kundërshton ngjarjen me gjarpërin.
Këtë gabim të prindërve të parë, feja Islame e përcjell me mjaft mirëkuptim. Për njerëzimin ky s’është një mëkat i pafalshëm, një njollë, ashtu siç pohohet në Librat e Shenjtë dhe ashtu siç është trajtuar filozofikisht gjerë e gjatë në kristianizëm. Sigurisht, Ademi bëri një "gabim", por i shfaqi pendesën Allahut. "... prandaj Ai i a fali (gabimini), Ai është mëshirues dhe pranues i pendimit".
Lartësia e Tij Profet urdhëron kështu: "Ademi dhe Musai (ka të ngjarë në botën shpirtërore) bënë debat. Musai tha: O Adem! Ti je im atë. Ti na privove dhe na shkretove ne, na nxore nga Parajsa". Dhe Ademi i tha atij: "Dhe ti je Musai; Allahu ty të lartësoi duke bashkëbiseduar me ty, të shkroi libër me dorën e Tij. Dyzet vjet para se të më krijonte, Allahu shkroi për mua këtë veçori e për këtë ti më kritikon kaq ashpër?" Ademi kështu e bëri të heshtë Musanë.
Përkundër trajtimit pesimist të gabimit të njeriut të parë nga ana e kristianëve, muslimanët mendojnë krejtësisht ndryshe. Largimi i Ademit nga Parajsa dhe zbritja në tokë është bërë shkak mirësie dhe bekimi. Si pasojë e kësaj, toka nuk është "veshur me urrejtje", në të kundërt, ajo është rregulluar me brezin njerëzor. Eshtë bërë fushë veprimi e sa e sa qytetërimeve, sa e sa profetë ka shëtitur në supe e i ka mbrojtur në gjirin e saj. I Dërguari i Madh (Resûl-i Ekrem) - Paqja e Allahut qoftë mbi Të - urdhëron kështu: "E premtja (xhumaja) është dita më me mbarësi ndër gjithë ditët mbi të cilat lind dielli. Sepse Ademi atë ditë u krijua, atë ditë hyri në Parajsë dhe atë ditë u nxorr që andej. Edhe Katastrofa (Kiameti) do të shpërthejë ditën e premte". Sheh Ebu’l-Hasan Shazeli thotë kështu: "Ç’incident i lartësuar që e paska ngritur autorin e saj në rangun e pasuesit të Allahut (halifetull-llahi fi'l-ard: detyra e formësimit dhe zbatimit të urdhrave të Allahut në tokë) dhe të mësuesit të pendesës për të gjithë brezat e ardhshëm gjer në Kiamet". Në këtë thënie qëllimi është të lëvdohet jo Ademi, por akti i pendesës me të cilën ai konkludoi dhe i rikthimit te Allahu.
Feja Islame, ashtu siç nuk i përshkruan një faj të veçantë gruas së parë, nënës sonë të madhe, Hava, e kundërshton edhe përcjelljen e gabimit të prindërve të parë tek bijtë e tyre dhe tek brezat pasues. Në Kuran, pasi bëhet fjalë për profetët dhe popujt e tyre, urdhërohet kështu: "Ai ishte një popull që kaloi, atij i takon ajo që fitoi e juve ju takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata".
II
BARAZIA BURRE-GRUA
"Pa dyshim, gruaja është e njëjtë, e ngjashme dhe e barabartë me burrin"
(Hadithi sherif)
GRUAJA NE HISTORI
Le t’i hedhim një vështrim të shkurtër gjendjes së gruas në popuj të ndryshëm gjer në lindjen e Islamit (shek. VII e.r.)
Në Hindinë e Vjetër
Sipas të drejtës së Hindisë së Vjetër, gruaja nuk zotëronte të drejtën e martesës, të trashëgimit dhe asnjë të drejtë në fusha të tjera. Duke u nisur nga konsiderata për prirje të këqia, për karakter të dobët dhe moral të shëmtuar, sistemi juridik "Manu" e detyronte gruan të lidhej pas një burri; në fëmijëri pas të atit, në rini pas burrit, me vdekjen e tij pas të birit ose pas një farefisi të burrit. Në Vedat hindiane gruaja përshkruhej si një krijesë më e keqe se cikloni, vdekja, helmi dhe gjarpëri.
Themeluesi i budizmit, Buda, në fillimet e tij nuk e pranonte gruan në fe. Pyetjes së mikut të tij më të afërt, djalit të xhaxhait, Anenda, "si duhet të sillemi ndaj grave", i ishte përgjigjur: "Nuk duhet t’i shihni aspak!"
- Po në qofshim të detyruar t’i shohim?
- Nuk duhet të bisedoni.
- Po në qofshim të detyruar të bisedojmë?
- Atëherë, me to duhet të jeni gjer në fund të kujdesshëm!
Anenda i mbikqyrte gratë. Me këmbënguljen e tij, Buda, pas shumë ngurrimeve, i pat pranuar gratë në fenë e tij, por edhe pat shprehur rrezikshmërinë e madhe të kësaj për bashkësinë budiste. Dhe një radhë i pat thënë kështu Anendës: "Po të mos e kishim pranuar gruan në fe, budizmi do të mbetej i pastër për shumë shekuj. Por, më në fund, gruan e kemi mes tonë e, kështu, nuk pandeh se kjo fe do të mund të jetojë gjatë pas kësaj".
Në Babiloni
Në Ligjet e Hamurabit, të nxjerra nga sundimtari babilonas Hamurabi (2123-2081 p.e.r), që kishin fituar famë, përmbaheshin mjaft nene të favorshme lidhur me të drejtat e familjes. Ndërsa i përmbaheshin në themel monogamisë, këto ligje, në disa raste pranonin edhe mbajtjen e mantenutave si dhe poligaminë. Njëkohësisht vihet në dyshim edhe zbatimi praktik ashtu siç duhet i Ligjeve të Hamurabit në bashkësinë e vet.
Në të drejtën izraelite
Në të drejtën izraelite, burri kishte të drejta absolute mbi familjen. Madje, vajzat çifute në shtëpinë atërore ishin si shërbëtore. I ati mund t’i shiste ato. E drejta e ndarjes i përkiste burrit për kënaqësinë e tij. Veçse vajzat mund të merrnin pjesë nga trashëgimi atëror në se s’gjendej ndonjë trashëgimtar tjetër.
Në Iran
Në shtetet Sasani, martesa me motrën ishte e lejueshme. Madje, një gjë e tillë nxitej. Afërsia e gjakut nuk përbënte një veçori me vlerë për respektin ndaj motrës dhe nënës.
Në Romë dhe në Greqinë e Vjetër
Në Romë dhe në Greqinë e Vjetër gruaja nuk zotëronte asnjë të drejtë. Qëllimi kryesor i martesës për mashkullin ishte plotësimi i kënaqësive, zotërimi i fëmijëve, sjellja e një kujdestari dhe shërbëtori për mallin dhe pasurinë e shtëpisë. Në Spartë, gruaja, për të lindur, shtrëngohej të kishte marrëdhënie edhe me persona të tjerë përveç burrit të saj. Sipas Platonit, gruaja na qenkësh "një mall i shkëmbyeshëm që duhet të kalojë nga dora në dorë". Aristoteli thotë: "Gruaja është një mashkull i mbetur për gjysmë qysh në krijim".
Në Kinën e Vjetër
Te kinezët gruaja nuk trajtohej si njeri, madje as emër s’i vihej. Gruaja thirrej me numra: njëshi, dyshi, treshi... Djemtë trajtoheshin të denjë, ndërsa vajzat përmendeshin me fjalën "dosa".
Në Angli
Ndërmjet shek. V-XI, burrat mund t’i shisnin gratë. Popujt pesimistë kristianë, duke i besuar pikëpamjes se gruaja (nëna jonë, Hava) ishte shkaktare e mëkatit të parë, për pasojë, e përgatitjes së fatkeqësisë njerëzore, vazhdimisht e kishin vështruar gruan si "djall". Në Angli, gruaja, e trajtuar si një qenie e fëlliqur, nuk mund të prekte Ungjillin. Ky status vetëm në kohën e sundimit të Henrikut VIII (1509-1547) ishte mundur të hiqej me një vendim të dalë nga parlamenti. Sipas këtij vendimi, gratë mund të lexonin Ungjillin.
Në Arabi
Kur po lindte Islami, në Gadishullin Arabik, gruaja trajtohej pikërisht si mjeti i plotësimit të epsheve të mashkullit. Gruaja ishte e privuar nga rregullimet përkatëse të martesës, krijimit të familjes dhe ndarjes si dhe nga e drejta e trashëgimisë. Gjithashtu, në pikëpamje të vlerave shpirtërore si besimi, liria e ndërgjegjes dhe respekti ndaj vetvetes (izzetu'n-nefs, amour propre), gruaja pranohej shumë poshtë nga burri.
Vajza në familje, nga pikëpamja materiale trajtohej si barrë dhe, nga ana shpirtërore, si shkak turpi dhe poshtërimi. Babai, zotëruesi i të drejtave të pakufizuara në qeverisjen e familjes, nuk shihte ndonjë kufizim ose pengesë për të vrarë vajzën e vet, madje për ta mbuluar në dhe të gjallë...
REVOLUCIONI QE KREU ISLAMI
Siç u kuptua nga këto sqarime të shkurtera, gjer në lindjen e Islamit, pothuajse në të gjithë botën, gruaja nuk zotëronte asnjë të drejtë që do t’i jepte asaj ndonjë rëndësi. Madje, specifika në se gruaja ishte njeri apo jo, përbënte një çështje të diskutueshme midis mendimtarëve dhe ligjëvënësve.
Ja, pra, feja Islame i erdhi në ndihmë gruas në keqtrajtimin e saj. Islami shpalli barazinë në krijim të burrit e gruas, të njerëzve të çfarëdo race, të të gjithë njerëzimit: "O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete e, s’ka dyshim, se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër u është ruajtur (këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë". "O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj e prej atyre u shtuan burra shumë e gra".
Gruaja ka një pozitë të veçantë në Islam. Kur Profeti Islam, duke sjellë fenë e së drejtës, sapo filloi të njoftonte njerëzimin, njeriu i parë që besoi, ishte një grua. "Allahu nuk më ka dhënë mua një grua më të dobishme se Hatixhenë. Ndërsa askush s’më besonte, ajo më besoi. Ndërsa çdokush më përgënjeshtronte, ajo më miratonte. Ndërsa njerëzit largoheshin prej meje, ajo më mbeshteti me pasurinë e saj dhe, jo nga gratë e tjera, por nga ajo grua, Allahu më favorizoi fillimisht me fëmijë". Në të njëjtën kohë, gruaja është dëshmorja e parë e Islamit. Symejje, nëna e Ammarit, qe ndër të parët që pranuan fenë Islame në Mekë, për pasojë, ajo iu nënshtrua torturave të padurueshme. Kurejshët, asaj, të shoqit Jasir dhe të birit Ammar u vishnin rrobe të hekurta mbi rërën e nxehtë dhe i braktisnin nën diellin përvëlues. I Dërguari i Allahut, kur i shihte, u thoshte: "Bëni durim, familja Jasir! Vendi ku do të mbërrini, është Parajsa!" Si përfundim, plaka Symmejje kishte dhënë shpirt nën bajonetën e Ebu Xhehlit. Dëshmorja e parë Islamit!
Hz. Pejgamberi pat dhënë shumë shembuj të dashurisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj gruas. Ai urdhëron kështu: "Nga bota juaj tri gjëra më kanë gëzuar: bukuria dhe pastërtia, gruaja, dhe namazi si veprimtaria publike më e lumtur".
Para Islamit arabët silleshin shumë ashpër me gratë. Një ndodhi e Hz. Omerit që njihej për seriozitet dhe ashpërsi, bëhet një shembull i bukur për këtë. Sad b. Ebi Vakkas tregon: "Një ditë Omeri kërkoi lejë të hynte në praninë e të Dërguarit të Allahut. Atë radhë pranë Hz. Pejgamberit ndodheshin gratë kurejshe. Ato bisedonin me zë të lartë dhe po e pyesnin atë për shumë gjëra. Porsa dëgjuan zërin e Omerit, u ngritën dhe filluan të mbuloheshin me ngut. Kur Omeri u fut brenda dhe vuri re buzëqeshjen e të Dërguarit, tha: "O i Dërguar i Allahut, ç’ta shkaktoi buzëqeshjen ty?" Dhe Profeti iu përgjegj: "U çudita me këto. Rrinin pranë meje, por, me ta dëgjuar zërin, vrapuan me ngut të mbuloheshin". Kurse Hz. Omeri: "O i Dërguari i Allahut, ti je shumë më tepër i denjë për drojtjen dhe frikën e tyre!" Pastaj iu kthye grave: "O armike të vetvetes! Nga unë frikësoheni dhe nga i Dërguari i Allahut s’frikësoheni?" Ato i thanë: "Po. Ti, në krahasim me të Dërguarin, je mjaft i ashpër dhe i pazemër". Mbi çka ngjau, Hz. Pejgamber urdhëroi kështu: "Betohem në Allahun që më ka në dorë, se djalli i është nisur një qëllimi të caktuar; le të ballafaqohet me ty; atëherë me siguri do të marrë një drejtim tjetër, do të ikë!"
Për shumë shekuj, ndërsa bota e krishterë, duke e njohur gruan si një krijesë të ndyrë, nuk e lejonte të hynte në mjediset e adhurimit, Hz. Omerit, për të cilin sollëm ndodhinë e sipërme, mu brenda në xhami një grua i pat dhënë mësim drejtësie dhe e pat bërë të heshtte. Një ditë, në Medine, në xhami, Kalifi i Dytë, Omer, duke hipur në shkallët (minber) ku predikonte Profeti, u kishte folur bashkësisë së besimtarëve. Në ligjëratën e tij u kishte thënë që në martesë të mos u jepnin shumë para (mehr) grave. Nga radhët e grave ishte ngritur një zonjë shtatgjatë: "Ej, Omer, s’ke të drejtë të thuash kështu!" Dhe i kishte cituar nga ajetet e Kurani Kerimit. Atëherë Kalifi, duke i marrë fjalët mbrapsht, kishte thënë: "Allah! Allah! Një grua debatoi dhe e bëri të heshtë Omerin!"
Ngritja e zakoneve të këqia dhe e bestytnive
Kurani i Madhnueshëm e kishte ndaluar me forcë krimin ndaj vajzës: "Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh". Kurani e kritikon ashpër babanë që e ndjen veten të turpëruar nga rënia rob në luftë e vajzës ose nga martesa e saj: "Kur ndonjeri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij i prishet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre!" Veçanërisht, kur përshkruan tmerrin e Kiametit, urdhëron kështu: "Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, për çfarë mëkati ato janë mbytur..."
Në fakt, si djalin, edhe vajzën e ka dhënë Allahu. Këtu njeriu s’luan asnjë rol. Kurse veprimet e Krijuesit nuk mund të përbëjnë diçka të keqe ose turp. "Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai i krijon çka të dojë; Ai i fal vetëm femra atij që do, e i fal vetëm meshkuj atij që do; Ose i fal çift, meshkuj e femra, por atë që do e le pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm". Hz. Pejgamberi ka urdhëruar: "Me atë që ushqen dhe rrit gjer në maturi dy vajza, ditën e Kijametit (dhe bën shenjë me dy gishta) ja, kështu do të bëhemi!"
Politeistët e Mekës i pandehnin engjëjt si vajza të Allahut. Ndërsa pranonin që vajzat janë krijesa të rëndomta, kishin rënë në alogjizëm duke ia përqasur ato Allahut. Kurani iu përgjigjet atyre kështu: "E ti (Muhammed), pyeti ata (idhujtarët): A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë? Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!" Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë: "Allahu ka lindë!" S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit)! A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemtë?" Fakti që politeistët e Mekës djemtë ia kushtonin vetes dhe vajzat Allahut, në Kuran formulohet "një ndarje e padrejtë".
Barazi shpirtërore
Sipas Islamit, nuk ka asnjë dallim midis burrit dhe gruas në besimin ndaj Allahut dhe bazave të fesë, në njohjen e urdhërave dhe ndalesave të Allahut në lidhje me botën dhe përjetësinë, në ndëshkimin ose shpërblimin e duhur, në hyrjen në Parajsë ose Ferr. Allahu, Hz. Ademit dhe Hz. Havasë u kishte bërë zë në të njëjtën mënyrë. Ashtu siç hëngrën së bashku pemën e ndaluar, po ashtu reflektuan dhe shprehën pendim.
Burrë - grua, i pasur - i varfër, i bardhë - i zi, çdo trup në qiej dhe çdo njeri në tokë, ditën e Kiametit do të dalë para Allahut i vetëm duke ardhur absolutisht si një rob i Tij, asnjë dallim nuk do të bëhet.
Allahu premton se, pasi të ketë besuar, çdo grua ose burrë, me veprime dhe sjellje të mira do të kalojë një jetë shumë të mirë në botë si dhe në Përjetësi duke, hyrë në Parajsë, do t’ia arrijë lumturisë së pasosur. Ata që, duke i dalë kundër këtij amaneti të shenjtë, e mohojnë dhe nuk besojnë, që i njohin Allahut ortak dhe të ngjashëm, që ndërsa me shpirt dhe me të vërtetë nuk besojnë, nga jashtë shtiren si besimtarë, duke mashtruar, në këtë mënyrë, bashkësinë Islame e duke provokuar grindje, të tillët, burrë ose grua, do të mbeten në ndëshkim të përjetshëm.
Nga bashkëshortët, në se gruaja nuk do të besonte, fakti që i shoqi do të ishte i mirë, madje sikur të kishte arritur në lartësinë e një profeti, asaj nuk do t’i sillte asnjë dobi. Si shembull janë gratë e profetëve dhe robëve të dobishëm të Allahut, Hz. Nuh dhe Hz. Luti, të cilat u kishin bërë pabesi burrave. Në se bashkëshortja beson, kurse i shoqi jo, atëherë edhe e keqja e tij s’e dëmton gruan; ai hyn në Ferr dhe ajo në Parajsë. Po ashtu, shembull i kësaj është bashkëshortja e Faraonit bashkëkohës të Profetit Musa. Në kundërshtim me shthurjen e të shoqit (Faraon) që u thoshte egjiptasve "Unë jam zoti juaj më i lartë", bashkëshortja Asije i kishte besuar Musait (a.s.) dhe ishte lutur kështu: "Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në Parajsë dhe më shpëto pre Faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej ppullit mizor!"
Dukë e bërë të ditur vendin e gruas në Islam nga pikëpamja e krijimit, besimit, lirisë së ndërgjegjes dhe jetës së pasosur, është e domosdoshme të themi edhe se në Kuranin e Madhnueshëm, ashtu siç ndodhet një kaptinë e gjatë e emërtuar "en-Nisa (gratë)", përmbahet edhe një kaptinë e emërtuar "Merjem" kushtuar posaçërisht nënës së Hz. Isait. Në Kur’an, për nënat e profetëve Musa dhe Isa ka shumë shprehje delikate, të ndjeshme e me kuptim të thellë.
Në Egjipt, Faraoni i vriste fëmijët e bijve të Izraelit. Kur lindi Musai, e ëma, për këtë shkak, kishte rënë në një rrezik të madh për jetën e foshnjës së vet. "Ne nënën e Musait e inspiruam: t'i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso, as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit". Mbi këtë frymëzim, ndjenjat dhe emocionin e nënës që kishte lëshuar në Nil të voglin e saj, Kurani i Madhnueshëm i përshkruan në mënyrë lakonike: "Në zemrën e nënës së Musait mbeti vetëm shqetësimi për të birin".
Duke u kthyer te nëna Merjem, kaptina me vetë emrin e saj, parashtron lindjen e pangjashme të Hz. Isait. Merjemen e veçon nga çdo shpifje dhe akuzë. Faktin që çifutët e gjetën të përshtatshme ta akuzonin Hz. Merjemen për zina (adulter), Kurani e konsideron "buhtan-i adhim, shpifja e madhe". Përsëri në Kuran ndaj nënës Merjeme përdoren pohimet më qiellore e respektuese, më të holla, delikate e të pastra. Modeli më i bukur i kësaj është kaptina "Merjem". Engjëjt bisedojnë me Hz. Merjemen: "Përkujto kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, Allahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës".
Dënimet në këtë botë
Sipas së drejtës Islame të ndëshkimit, faji i kryer kundër gruas, ndaj personit të saj, mallit, nderit (reputacionit), ndëshkohet sikur të ishte kryer kundër një burri. Madje, këtu përshkruhen edhe kushte në anë të gruas. Në se burri e akuzon gruan për prostitucion, po s’e faktoi këtë në mënyrë të mjaftueshme, edhe ndëshkohet për shpifje, edhe me vendim të gjykatës i shpallet heqja e të drejtës së dëshmitarit për jetë. Në Islam, personi që, pasi është bërë musliman, kthehet në tjetër fe (murted), në qoftë se nuk pendohet, ai dënohet me vdekje. Sipas Ebu Hanifesë, gruaja femohuese (gruaja murted) nuk mund të vritet. Në se konsiderohet e domosdoshme goditja e trupit të gruas si ndëshkim në të njëjtën masë e formë me fajin e kryer (për vdekjen-vdekje, për syun-sy, etj.), mashkulli i nënshtrohet tejkalimit të masës së ndëshkimit në raport me masën e fajit. Në se konsiderohet e domosdoshme gjoba (dijet), për gruan përshkruhen disa kushte të posaçme.
Gruaja fajtore ndëshkohet si burri. Institucione të tilla të caktuara si administrimi i familjes, trashëgimia dhe dëshmia, në të cilat gruaja, në krahasim me burrin zotëron të drejta të veçanta, shkaqet dhe realizimi i tyre, do të parashtrohen më tej, kur t’u vijë vendi.
NGA PIKEPAMJET E HULUMTUESVE
DHE
MENDIMTAREVE PERENDIMORE
Satnley Lane-Poole thotë:
"Ndryshimet e rëndësishme që bëri Muhammedi në çështjet e gruas, asnjë ligjëvënës i madh nuk i ka bërë. Vendimet në lidhje me gratë gjithsesi janë dispozita të kodifikuara në Kuran gjer në çështjet e imta. Fillimi i reformës së Muhammedit është pikërisht këtu. Kjo reformë, duke krahasuar gjendjen përkatëse të gruas me sistemin ligjor të vjetër, edhe sikur një europiani t’i dukej sado i parëndësishëm, tek e vërteta ka peshë të madhe. Kufizimi i poligamisë, këshillimi i bashkëshortësisë me një grua, zëvendësimi i elementëve të bashkëshortësisë tradicionale arabe që shkaktonin frikë për shkak të ortakllëkut dhe përzierjes, me nivele të tjera ndalimi, kufizimi i ndarjeve, vendosja e rregullave shumë të forta për dhënien e kontributit, kujdesin dhe ushqimin për një kohë të grave të ndara nga ana e burrave, së bashku me trajtimin e përpjestimit të ushqimit të fëmijëve në raport të barabartë midis burrit e gruas, organizimi i risisë që garantonte zbatimin e statusit të tyre si trashëgimtarë ligjorë dhe heqja e zakonit dhe traditës që e pat lënë gruan e ve në cilësinë e mallit të trashëgueshëm të burrit; të gjitha këto formojnë një kuadër të madh ndryshimesh dhe reformash".
Përsëri për çështjen e të drejtave të gruas, Will Durant shkruan kështu: "Në se do të ishte e nevojshme të gjykohej nga një këndvështrim tjetër, gruaja muslimane, krahasuar me disa gra në Europë, ishte në gjendje më të mirë. Çdo mall ose para që fitonte, i mbetej përkatësisht asaj. As i shoqi nuk ia prekte ato që fitonte. Në dhomat e veta, në siguri, endte, qëndiste, qepte, administronte shtëpinë dhe rriste fëmijët. Nga ana tjetër, i mbetej kohë edhe për lojë e biseda të shoqëruara me ngrënie ëmbëlsirash me shoqet e saj".
Në lidhje me barazinë burrë-grua, Jacques C. Risler, një nga profesorët e Institutit Islam, thotë: "Në çështjet juridike gruaja u ngrit plotësisht në nivel barazie me burrin. Duke filluar që nga ajo kohë, më së fundi, gruaja u bë zotëruesja e të drejtave të lirisë për t’iu njohur një vend i caktuar, për të trashëguar dhe për të lënë testament".
Gaudefroy-Demombynes, që i përmbahet opinionit se, nga pikëpamja e juridiksionit të gruas, e drejta Islame qëndron më lart se ligjet e sotme europiane, thotë kështu:
"Dispozitat ligjore të Kuranit që anojnë deri në fund nga gruaja, edhe sikur të jenë vetëm në aparencë, nga sheriati i është ofruar një status më i favorshëm se garancia që i japin asaj ligjet e sotme të Europës. Gruaja Islame në punët e parave zotëron të drejtën ligjore të pasurisë së veçantë. Me peshën që iu dha, është zotëruesja gjer në fund të jetës e mallrave që do t’i kalojnë asaj si pajë, dhurata dhe trashëgim si dhe i produkteve të fituara prej punës së saj. Në praktikë, janë garantuar, së bashku me përfitimin nga këto të drejta, edhe vështirësitë që paraqet realizimi i tyre si dhe, në përputhje me gjendjen dhe nivelin e saj, ushqimi, banesa dhe shërbimet.
Filozofi francez Voltaire thotë:
"Vëllait tim musliman do t’i thosha: "Feja jote më duket një fe me shumë vlerë respekti. Adhuron vetëm një Zot. Çdo vit je i detyruar të japësh si zekat një të dyzetën e të ardhurave dhe, ditën e Bajramit të bësh paqë me armiqtë.
Priftërinjtë tanë, që shpifin për tërë botën, ndoshta një mijë herë thanë se u kapën pas idesë se feja jote është një fe që çon plotësisht pas dëshirës. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë e pastër".
vertet ke shkruar kaq shume dhe zot te shperblfte, por kesaj i thone, ia the po kujt ia the? Kush do tia dije moj moter se cka thene profeti a.s.te pakten keta qe shikojne kete faqe...sma ha mendja, shumica jane tra la la nga kjo ane...
te pershndes,
----------une e mborj idene time, sepse eshte ideja ime
Une kisha nje pyetje!
Femra myslimane duhet patjeter te mbulohet dhe pse meshkujt jo?????
Citim:
Po citoj ato që tha hirushja
Une kisha nje pyetje!
Femra myslimane duhet patjeter te mbulohet dhe pse meshkujt jo?????
Gruaja ne Islam: Te drejtat dhe pergjegjesite e saj
Ne kohet e sotme njerezit mendojne se grate u bene te lira vetem ne Perendim dhe se lirimi i grave si levizje shoqerore filloi ne shekullin e 20. Ne te vertete kjo levizje per lirimin e gruas nuk eshte filluar nga grate, por u shpall nga Zoti permes te Derguarit te Tij - Muhamedit as - qe ne shekullin e shtate.
Kur'ani dhe tradita e Profetit as (Hadithet dhe Suneti i tij) jane burime ne te cilat cdo grua muslimane gjen te drejtat dhe detyrat e saj.
I. Te Drejtat Njerezore
Katermbedhjete shekuj me pare Islami e beri gruan njelloj pergjegjese para Zotit ne madherimin dhe adhurimin per Te, duke mos vendosur asnje limit ne progresin e saj moral. Gjithashtu Islami vendosi barazine e gruas ne humanitetin e saj me burrat.
Ne Kur'an ne ajetin e pare te Sures En-Nisae (Kaptina e Grave), Allahu thote:
"O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju." (Kur'an, 4:1)
Duke qene se burrat dhe grate u krijuan nga e njejta esence, ata jane te barabarte ne humanitetin e tyre (si njerez). Pra, gruaja nuk mund te jete e keqe 'nga natyra' sic e tregojne disa besime. Ne menyre te ngjashme asnje gjini nuk mund te jete superiore sepse do te ishte nje kontradikte me barazine mes tyre.
II. Te Drejtat Civile
Ne Islam gruaja gezon te drejten baze te zgjedhjes dhe shprehjes, qe bazohet ne njohjen e personaltetit te saj individual. Se pari, ajo eshte e lire te zgjedhe fene e saj. Ne Kur'an thuhet:
"Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota." (Kur'an, 2:256)
Grate inkurajohen ne Islam te kontribojne me opinionet dhe iderat e tyre. Ka shume te dhena nga tradita e Profetit as qe na tregojne per raste ne te cilat grate i kane drejtuar pyetje direkte Profetit dhe kane dhene opinionet e veta ne lidhje me fene, ekonomine dhe ceshtjet shoqerore.
Gruaja muslimane ka te drejte te vendose per bashkeshortin e saj. Po ashtu pas marteses ka te drejte te mbaje mbiemerin e saj. Deshmia e gruas eshte e vlefshme ne ceshtjet ligjore.
III. Te Drejtat Sociale
I Derguari i Allahut - Muhamedi as - ka thene: "Kerkimi i diturise eshte detyre per cdo Musliman (burre dhe grua)". Kjo perfshin dituri per Kur'anin dhe Hadithin si dhe dituri te tjera. Si burrat ashtu edhe grate kane kapacitet per te mesuar dhe kuptuar gjerat. Po ashtu meqenese grate e kane per detyre te perkrahin sjelljet e mira dhe te denojne ato te keqiat ne te gjithe fushat e jetes, gruaja Muslimane duhet te marre edukimin e pershtatshem per te kryer kete detyre ne perputhje me talentin dhe interesat e saj.
Mirembajtja e shtepise, mbeshtetja e burrit, si dhe rritja dhe mesimi i femijeve jane nder rolet me te rendesishme dhe me shperblim te madh tek Allahu xh.xh. Ne qofte se ajo ka mundesi mund te punoje jashte shtepise per te miren e komunitetit, persa kohe qe i realizon detyrat e saj ne familje.
Islami i njeh dhe kujdeset per dallimet natyrore mes burrit dhe gruas megjithe barazine e tyre. Disa lloj pune jane me te pershtatshme per burrat dhe te tjera pune jane me te pershtatshme per gruan. Kjo ne asnje menyre nuk e ben punen e njerit me te madhe apo me fitimprurese se te tjetrit. Allahu do te shperbleje te dy gjinite njelloj per vleren e puneve te tyre, edhe pse mund te mos jete i njejti aktivitet.
Persa i perket nenes, Profeti as. ka thene: "Xhenneti eshte nen kembet e nenes." Kjo nenkupton se suksesi i nje shoqerie mund te kerkohet tek nenat qe e rriten ate (shoqeri). Influenca e pare dhe me e madhe mbi nje person vjen nga ndjenja e sigurise, dashurise dhe mesimit qe merr nga nena. Prandaj nje grua qa ka femije duhet te jete e arsimuar dhe e ndergjegjshme per te qene nje prind i mire.
Vijim..............
IV. Te Drejtat Politike
E drejta per te votuar i eshte dhene grave muslimane nga Zoti para 1400 vjetesh. Per cdo ceshtje publike, nje grua mund te ngreje mendimet/opinionet e saj, dhe te marre pjese ne politike. Ne nje rast ne Kur'an (60:12) Muhammedit as. i thuhet se kur grate besimtare te vijne tek ai dhe te japin betimin e tyre per Islamin, ai duhet ta pranoje ate. Kjo vendosi te drejten e grave per te zgjedhur udheheqesit e tyre dhe ta deklarojne kete ne publik. Dhe se fundi, Islami nuk e ndalon nje grua per te patur pozite te rendesishme ne qeverisje. Abdur-Rrahman Ibn Auf konsultoi shume gra para se te rekomandonte Osmanin (Ibn Afan) si Kalif.
V. Te Drejtat Ekonomike
Ne Kur'an thuhet: "Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën! Vërtet, veprimi juaj është i lloj-llojtë." (92:3-4)
Ne keto ajete, Allahu deklaron se Ai krijoi burrin dhe gruan qe te jene te ndryshem, me role, funksione dhe aftesi te vecanta/unike. Ashtu si ne shoqeri ka nje ndarje te puneve edhe ne familje vlen e njejta gje. Cdo anetar ka detyra te ndryshme. Ne pergjithesi Islami i jep gruas rolin perkujdeses, dhe burrit rolin e kujdestarit/mbrojtesit. Prandaj, gruas i eshte dhene e drejta e mbeshtetjes financiare tek burri. Ne Kur'an thuhet:
"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre." (4:34)
Pergjegjesia per kujdestari/mbrojtje dhe pergjegjesia financiare i eshte dhene burrit, cka kerkon qe burrat t'u sigurojne grave jo vetem mbeshtetje financiare por edhe mbrojtjen fizike, si dhe te sillen mire dhe me respekt ndaj tyre.
Gruaja muslimane ka te drejte te fitoje para, ka te drejte te kete pasuri/prona, te hyje ne kontrate ligjore dhe t'i menaxhoje gjithe pasurite e saj ashtu sic i pelqen asaj. Ajo mund te kete biznes te vetin, dhe askush nuk ka te drejte mbi te ardhurat e saj, perfshi ketu edhe burrin. Ne Kur'an thuhet:
"Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. Allahut kërkoni nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për çdo send." (4:32)
Nje grua mund te trashegoje edhe nga te afermit e saj. Ne Kur'an thuhe:
"Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e coaktuar (nga Zoti)." (4:7)
VI. Te Drejtat e Gruas
Ne Kur'an thuhet: "Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (30:21)
Prandaj martesa nuk eshte vetem nje nevoje fizike dhe emocionale, por ne te vertete nje shenje nga Zoti. Eshte nje maredhenie e te drejtave dhe detyrimeve te ndersjellta qe bazohet ne nje udhezim te shenjte. Zoti krijot burrat dhe grate qe te plotesojne njeri tjetrin, dhe ne Kur'an Allahu zbriti nje sistem ligjesh qe mbeshtesin bashkeveprimin harmonik mes dy gjinive.
"...ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato..." (Kur'an, 2:187)
Per te ushqyer dashurine dhe sigurine qe vjen me martesen, grate muslimane kane nje sere te drejtash. E drejta e pare e gruas eshte ndaj Mehrit, dhurata nga burri e cila eshte pjese e kontrates se marteses dhe kerkohet qe martesa te ligjerohet.
E drejta e dyte e gruas eshte mirembajtja. Edhe ne qofte se ajo mund te kete pasurine e vet, burri i saj e ka per detyre te siguroje ate me ushqim, shtepi dhe veshmbathje. Por ai nuk detyrohet ta beje kete pertej mudesive te tij dhe gruaja e tij nuk ka te drejte te kerkoje gjera qe nuk jane te arsyeshme.
"Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë Allahu, e Allahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë." (Kur'an, 65:7)
Allahu na tregon se burrat jane kujdestare/mbrojtes ndaj grave prandaj u eshte dhene udheheqja e families. Ai e ka per detyre te udhezoje familien e tij te jene te bindur ndaj Zotit.
Gruaja ka edhe te drejta te tjera pervec atyre materiale. Ajo ka te drejte qe te trajtohet mire nga burri i vet. Profeti as ka thene: "Besimtari me i persosur eshte ai qe ka sjelljet me te mira. Dhe me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i mire me gruan e tij." Zoti krijoi palet dhe leshoi dashuri, meshire dhe qetesi mes tyre. Burrat dhe grate kane nevoje per njeri tjetrin, ndaj martesa ka qellim t'i plotesoje keto nevoja.
Une nje pyetje shtrova dhe kete e kisha per Indritin dhe meqenese ai nuk ndodhej me ketu, e falenderoj shume Sabinen per pergjigjen qe me ktheu.
Me ben shume pershtypje qe gruaje islame ne cdo vend qe do shkoj do bie ne sy, qe eshte e kesaj feje por ama mashkulli mund te vishet edhe me pershtatjen e koherave te tanishme. Une jam vet myslimane por nuk me pelqen fakti qe gruaje te jet kaq shume e izoluar. Kam lexuar edhe nje liber (me ngjarje te vertet) qe, tema e librit permbahej shume tek izolimi e femres islame. Nuk lejohej qe te martohej me nje mashkull qe nuk ishte i fese se saj dhe per kete gje ate e vrane. Arsyeja ishte se ishte turp per familjen qe te shikonte vajzen me nje mashkull te fese tjeter.
Tjetra..ketu ku jetoj une shumica e myslumaneve jane pakistanez dhe feja i lejon atyre qe te martohen me djalin e dajes, te halles e shume e shume te tjera qe me befasojn. Besoj se cdo njeri nga ju, te afermin e shikoni si vella ose si moter. Pyetje per kete eshte:
Perse Islami nuk ka nje tregim per cdo njeri qe eshte Muslyman?
Historia tjeter qe me ka ber shume pershtypje. Nuk po futem shume ne detaje...Njohim nje femer shqiptare, ku pare dy viteve ajo ishte normale si ne, pra vishej si te gjithe njerezit normal. Vitet e fundit ishte futur islamit sps aty ndiente qe shpirti i saj ishte i qete. Ishte e mbuluar dhe traditat e nje muslymani i respektonte. Une e mami e takuam dhe kur vellai im i afrohet per ti dhen doren ajo largon doren, sikur te ishte hasmi dhe kur i fliste vellait tim e kthente koken qe mos ta shikonte. Tani me fal, por ketej shkon e meson gjuhen angleze, ku ka meshkuj sa te duash, e ketej ne sy te shqiptareve ben sikur nuk i shikon meshkujt me sy per arsyeje te "Fese". Mua per vete me duket dicka abnormale. O nuk jam mesuar une e te gjithe shqiptaret ose kjo nuk eshte feja e vertet e islamit?
Me falni per pyetjet e shumta qe kam ber dhe besoj se nuk do me keqkuptoni!
Citim:
Po citoj ato që tha hirushja
Akoma ky konflikt midis krishterve dhe fese Islame. Une nje pyetje shtrova dhe kete e kisha per Indritin dhe meqenese ai nuk ndodhej me ketu, e falenderoj shume Sabinen per pergjigjen qe me ktheu.
Me ben shume pershtypje qe gruaje islame ne cdo vend qe do shkoj do bie ne sy, qe eshte e kesaj feje por ama mashkulli mund te vishet edhe me pershtatjen e koherave te tanishme. Une jam vet myslimane por nuk me pelqen fakti qe gruaje te jet kaq shume e izoluar. Kam lexuar edhe nje liber (me ngjarje te vertet) qe, tema e librit permbahej shume tek izolimi e femres islame. Nuk lejohej qe te martohej me nje mashkull qe nuk ishte i fese se saj dhe per kete gje ate e vrane. Arsyeja ishte se ishte turp per familjen qe te shikonte vajzen me nje mashkull te fese tjeter.
Tjetra..ketu ku jetoj une shumica e myslumaneve jane pakistanez dhe feja i lejon atyre qe te martohen me djalin e dajes, te halles e shume e shume te tjera qe me befasojn. Besoj se cdo njeri nga ju, te afermin e shikoni si vella ose si moter. Pyetje per kete eshte:
Perse Islami nuk ka nje tregim per cdo njeri qe eshte Muslyman?
Historia tjeter qe me ka ber shume pershtypje. Nuk po futem shume ne detaje...Njohim nje femer shqiptare, ku pare dy viteve ajo ishte normale si ne, pra vishej si te gjithe njerezit normal. Vitet e fundit ishte futur islamit sps aty ndiente qe shpirti i saj ishte i qete. Ishte e mbuluar dhe traditat e nje muslymani i respektonte. Une e mami e takuam dhe kur vellai im i afrohet per ti dhen doren ajo largon doren, sikur te ishte hasmi dhe kur i fliste vellait tim e kthente koken qe mos ta shikonte. Tani me fal, por ketej shkon e meson gjuhen angleze, ku ka meshkuj sa te duash, e ketej ne sy te shqiptareve ben sikur nuk i shikon meshkujt me sy per arsyeje te "Fese". Mua per vete me duket dicka abnormale. O nuk jam mesuar une e te gjithe shqiptaret ose kjo nuk eshte feja e vertet e islamit?
Me falni per pyetjet e shumta qe kam ber dhe besoj se nuk do me keqkuptoni!
Sa keq qe s'kemi kohe ti lexojme te gjitha temat. Kjo eshte nje teme e vlefshme dhe mund ti kisha perdorur disa nga argumentet ne debatet ku kam marre pjese me pare.
Kush eshte INDRITI2004?!
Ej me fal qe po dal pak nga tema por nje pyetje kam per ty indrit e ke bezdi te me thuash se nga kush qyt i shqiperise je dhe se ku ndodhesh tani??? gjithmon nese mundesh plak respecte
Re: Kush eshte INDRITI2004?!
Citim:
Po citoj ato që tha FiRaK
Ej me fal qe po dal pak nga tema por nje pyetje kam per ty indrit e ke bezdi te me thuash se nga kush qyt i shqiperise je dhe se ku ndodhesh tani??? gjithmon nese mundesh plak respecte
TE DREJTAT E FEMRES NE ISLAM
Biseda rreth gruas është domosdoshmëri dhe çështje delikate, ngase duhet të jemi objektivë dhe gjithpërfshirës gjatë trajtimit të pozitës së mirëfilltë të saj në shoqëri. Rreth çështjes së gruas kemi, së paku, dy konceptime të skajshme:
a) disa i bëjnë padrejtësi asaj duke e konsideruar atë si krijesë e cila nuk është krijuar për gjë tjetër, pervecse për t’i shërbyer burrit.
b) disa të tjerë dëshirojnë t’i lirojnë të gjithë kufijtë e saj, vetëm sa për të shkaktuar çrregullime në sipërfaqen e tokës. Midis këtyre dy skajshmërive diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën, është drejtimi apo qëndrimi mesatar, të cilin e proklamon edhe vetë feja Islame, e që për fat të keq, shumica e muslimanëve nuk janë të njohur drejt lidhur me të.
Pra, përderisa në një krah kemi fanatikët, xhelozët, konservatorët dhe egoistët si nga radhët e besimtarëve muslimanë ashtu edhe nga ata të feve e të ideologjive të tjera, të cilët mendojnë se gruaja është thjeshtë një lloj malli, pronë ekskluzive e mashkullit, pa kurrfarë të drejte për pronën private, për lirinë e mendimit, të shprehjes, të besimit, të arsimimit, të punësimit si dhe të zhvillimit e të kultivimit të aftësive, shprehive e prirjeve të saj, sikur të gjitha këto aktivitete të ishin të destinuara vetëm për burrin; në krahun tjetër, ndërkaq, kemi tendencën për lirimin dhe shfrenimin e gjithanshëm e të pakontrolluar të saj. Në emër të lirisë, gruaja e ditëve tona po shfrytëzohet në shumë dimensione. shpirti i saj delikat, ndjenjat e holla, zemra e pastër dhe trupi joshës po thithen për reklamë, për tregti, për politikë, për përplasjet ideologjike, për konkurrencën personale, për terror dhe, në përgjithësi, për epshe poshtëruese. E, kur po e shohim në këtë hall, duhet thënë që gruaja sot ndodhet nën detyrimin e nënshtrimit ndaj një dhune më të pangopur, më sistematike e më sadiste se sa në Mesjetë.
Po, liria është bërë slogani më i rëndësishëm, më i përhapur dhe më emocionues i shekujve të fundit, XIX dhe XX. Pa dyshim, liria është njëra ndër vlerat më të larta, por, ç’e do një liri të pakusht e të pakufi? Kjo ndoshta është e mundur për qeniet e tjera, por për njeriun, jo, sepse njeriu është një qenie shoqërore dhe, për pasojë, është i detyruar të jetojë së bashku me njerëz të tjerë si ai vetë.
Sa i përket qëndrimit të Islamit ndaj trajtimit të femrës, këtu duhet përkujtuar një të vërtetë, se nuk është e drejtë të vlerësohet koncepti Islam mbi gruan duke vështruar në vijim qëndrimin e kombeve muslimane ndaj gruas, porse duhet të hulumtohen, të gjenden e të ndiqen parimet e drejtpërdrejta tanimë të konfirmuara të Islamit. Këtu dua të përkujtoj një thënie të njohur të hazreti Aliut, halifit të katërt pas Muhammedit a.s. (alejhi’s-selam), i cili ka thënë: “Mos vlerëso të vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!”.
Fillimisht, duhet të theksojmë se Islami ka shpallur barazinë në krijimin e mashkullit e femrës, të njerëzve të çfarëdo race dhe, përfundimisht, të mbarë njerëzimit: “O ju njerëz,vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete e, s’ka dyshim, se tek All-llahu më i ndershmi prej jush është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat)...” (Kur’ani, kaptina 49 - Huxhurat, ajeti 13).
Gruaja ka një pozitë të veçantë në Islam. Kur Muhammedi a.s., duke sjellë fenë e së drejtës, sapo filloi të njoftonte njerëzimin, njeriu i parë që besoi ishte një grua, pikerisht e shoqja e tij Hatixheja. Në të njëjtën kohë, gruaja është dhe dëshmorja e parë e Islamit. Sumejja, nëna e Ammarit, ka qenë ndër të parat që kanë pranuar fenë Islame në Mekë dhe, për pasojë, iu nënshtrua torturave të padurueshme që i bëheshin nga politeistët e asaj kohe derisa kishte dhënë shpirt nën bajonetën e politeistit të përbetuar, Ebu Xhehlit. Është pra kjo, njëkohesisht edhe dëshmorja e parë e Islamit.
Muhammedi a.s. ka dhënë shumë shembuj të dashurisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj gruas. Ai urdhëron kështu: “Nga bota juaj tri gjëra më kanë gëzuar: bukuria dhe pastërtia, gruaja, dhe namazi si veprimtaria publike më e lumtur”.
Sipas Islamit, nuk ka asnjë dallim midis burrit dhe gruas në besimin ndaj Zotit dhe bazave të fesë, në njohjen dhe mësimin e urdhërave e të ndalesave të Zotit në lidhje me këtë botë dhe me botën tjetër të amshueshme, në ndëshkimin ose shpërblimin e duhur, në hyrjen në Parajsë ose Ferr.
Duke e bërë të ditur vendin e femrës në Islam nga pikëpamja e krijimit, besimit, lirisë së ndërgjegjes dhe jetës së pasosur, është e domosdoshme të themi edhe se në Kur’anin Fisnik, ashtu siç ndodhet një kaptinë e gjatë e emërtuar en-Nisa’ (Gratë-Femrat), përmbahet edhe një kaptinë e emërtuar Merjem kushtuar posaçërisht nënës së Isait (Jezusit).
Sa i përket jetës martesore, mashkulli dhe femra janë të lirë të zgjedhin shokun e vet. Femra, qoftë e ve, qoftë vajzë, është e lirë në zgjedhjen e bashkëshortit. Nuk mund të martohet me detyrim nga të tjerët, qoftë edhe nga prindërit, pa vendimin dhe lejen e saj. Nëse ndodh që të martohet nën presion, ajo rezervon të drejtën e rishikimit, po deshi e prish kurorën. Me të vërtetë, në kohën e Muhammedit a.s. një zonjë e quajtur Hansa, banore e Medines, kurorëzohet nga i ati në kundërshtim me vendimin e saj. Gruaja e ve, duke njoftuar Pejgamberin, e kishte prishur kurorën. Edhe një vajzë, në të njëjtën mënyrë kishte bërë kërkesë. Pejgamberi e kishte lënë të lirë atë për të rishikuar kurorën për po ose jo.
Feja islame në institucionin e martesës ka përcaktuar ndarjen e detyrave midis gruas e burrit në përputhje me mundësitë e tyre materiale e shpirtërore. Çdo seksi i ka dhënë punën që mund ta përballojë, “ka respektuar specialitetin”. Gruas nuk i ka ofruar punën që s’e bën dot, nuk ia ka ngarkuar përgjegjësinë që gjithashtu s’e bart dot.
Kur’ani Fisnik njerëzve, në përgjithësi, u drejtohet në gjininë mashkullore, fjalët u përkasin meshkujve. Kjo është një veçori e gjuhës arabe. Megjithëse ishte kështu, gratë e kohës së Muhammedit a.s. kishin kërkuar zbritjen e ajeteve kur’anore që bënin fjalë posaçërisht për to. Një ditë, zonja Ummi Umare kishte shkuar pranë të Dërguarit të Zotit dhe i kishte thënë: “O përfaqësues i All-llahut, shoh se çdo gjë është për burrat, emri i grave nuk përmendet fare”. Në lidhje me këtë zbret ky ajet kur’anor: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh”, (Kur’ani, Ahzab, 33-35).
Pyetjes se cilat janë të drejtat e gruas mbi burrin, Muhammedi a.s. i është përgjigjur kështu: “Ushqejini ato me ç’ushqeheni vetë, vishni me ç’visheni vetë, mos i rrihni, mos u thoni se janë të shëmtuara, mos përdorni fjalë të rënda e të këqija!”.
Kjo thënie e shkurtër e Muhammedit a.s. lidhur me të drejtat e gruas, mendoj se paraqet botëkuptimin e gjithmbarshëm të Islamit ndaj kësaj çështjeje. Së pari, sigurimi i nevojave materiale dhe mjeteve të jetesës së gruas i përket burrit. Gruaja, nga pikëpamja ligjore, nuk është e detyruar të punojë në shtëpi, porvecse nëse burri i saj është i varfër. Burri nuk mund të përzihet në pasurinë vetiake të gruas. Gruaja, zotëron mbi pasurine e saj te drejtë pronësore dhe përdorimi të plotë, edhe nëse burri është nevojtar. Gruaja ka kompetencë të plotë ta shtojë pasurinë me tregti, ta dhurojë, ta japë me qira dhe për këto s’është e detyruar të marrë leje nga burri. Së dyti, gratë nuk duhet të rrihen. Muhammedi a.s. urdhëron e thotë: Askush të mos rrahë bashkëshorten sikur të rrihte shërbetoren, se ndofta në fund të ditës kthen e bie në marrëdhënie me të!”.
Sipas ligjit Islam, burri dënohet po ta rrahë të shoqen me dhimbje, plagë dhe dëmtime të tjera.
Së treti, gruas asnjëherë s’duhet t’i thuhet se është e shëmtuar, qoftë për të, qoftë për punët e saj. Për sa mund ta pranojë ajo, e keqja më e madhe që mund t’i bëhet gruas, është t’i thuhet “e shëmtuar”. Nuk duhet të cenohet identiteti dhe personaliteti i saj fizik e shpirtëror. Gruaja përpiqet që t’ia bëjë të pranueshme burrit bukurinë shpirtërore dhe qenien e vet. T’i thuhet asaj se është e bukur, është mirësi e madhe dhe delikatesë. Të shkuarit mirë me gruan është urdhëruar edhe në Kur’an: “...Çoni jetë të mirë me to! Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni!”,(Kur’ani, en-Nisa’, 19). Edhe Muhammedi a.s. porosit: “Këshilloni për mirë midis njëri-tjetrit”. “Besimtari të mos i hidherohet e zemërohet besimtares. Nëse një sjellje e saj s’i vjen për mbarë, nga tjetra mund të mbetet i kënaqur”.
Së katërti, burri, duke e trajtuar gruan nën dyshim, nuk mund t’i ushtrojë asaj presion, nuk mund ta mbajë fshehtas nën mbikëqyrje. Kjo mund të ndodhë vetëm po u gjetën fakte të forta dyshuese. Burri nuk mund të marrë vendim duke u bindur menjëherë te thëniet e të tjerëve për gruan e tij. Në fakt, prishja e marrëdhënieve midis bashkëshortëve është njëra ndër mëkatet e rënda. Muhammedi a.s. ka thënë: “Ai që i bën të njohur një lajm të keq bashkeshortit për gruan e tij, ai nuk është prej radhëve tona”.
Edhe në të drejtën trashëgimore femra gjen vendin e saj të merituar. Ajo trajtohet e barabartë me mashkullin, pra trashëgon proporcionalisht me anëtarët e tjerë të familjes, pa mos iu bërë ndonjë padrejtësi në ndarjen e trashëgimisë. Në Kur’anin famëlartë thuhet: “Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit dhe të afërmit (pas vdekjes), po edhe femrave u takon pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, u takon pjesë e caktuar (nga Zoti), (Kur’ani, en-Nisa’, 7).
Arsimimi është kushti i parë që gruaja të mund të kuptojë njerëzoren në veten e saj. E privuar nga çdo lloj të drejte, madje edhe nga e drejta e njohjes dhe e pranimit të saj si njeri, gruaja e ka filluar luftën me arsimim. Për ta shpëtuar njeriun nga llumi i padrejtësisë dhe zvetënimit ku ishte zhytur, Kur’ani fisnik, i zbritur 14 shekuj më parë, fillonte me këtë urdhër: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)! Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur. Lexo! Se Zoti yt është më bujari. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. (Kur’ani, el-‘Alek, 1-5). Këto ajete u drejtohen si meshkujve, ashtu edhe femrave pasi edhe ato hyjnë nën konceptin njeri, edhe ato janë robëresha të Zotit sikurse burrat. Ndëshkimin apo shpërblimin për veprat e tyre do t’i marrë secili individualisht. Zoti në Kur’an thotë: “Unë nuk ia humb mundin asnjerit prej jush, mashkull qoftë apo femër”. Hazreti Aliu, ajetin kur’anor: “O besimtarë, ruajeni veten dhe pjesëtarët e familjes suaj nga zjarri (ferri)..!”, e kishte komentuar kështu: “Edukojini dhe arsimojini ata!”.
Pra ruajtja nga ferri qenka arsimimi.
Gruaja është mësuesi i parë dhe më i shkëlqyer i fëmijëve. Mbasi ndër detyrat më të rënda dhe më me përgjegjësi në botë është rritja, kujdesi, edukimi dhe arsimimi i fëmijës si dhe formimi i personalitetit të tij, atëherë a mund të paramendohet që këtë ta bëjë nëna e paarsimuar?
A mund të pritet edukimi dhe arsimimi i nevojshëm i njeriut të ardhshëm, pa prindër, e sidomos pa nënë të arsimuar? sigurisht që jo. Prandaj nuk është thënë së koti: “Me arsimimin dhe edukimin e fëmijëve duhet filluar 20 vjet para lindjes së fëmijës”, “Ç’hyn në djep, del në varr”. Muhammedi a.s. kishte kërkuar nga zonja Shifa që shoqes së tij Hafsës t’ia mësonte shkrim-leximin dhe t’i jepte nga përvoja e saj.
Në ndarjen e detyrave nga Krijuesi, për shkak të veçorive fizike dhe të cilësive shpirtërore, femrës, për dallim nga mashkulli, i janë dhënë katër detyra të mëdha: Të bëhet shtatzënë, të lindë, t’i japë gji fëmijës dhe të edukojë. Që të mund ajo t’i kryejë me sukses këto detyra bazë, ajo nuk duhet të konsumohet nga punët e rënda e të lodhshme, që për nga natyra u takojnë burrave t’i kryejnë ato. Prandaj, një grua e punësuar a ka mundësi t’i kryejë gjithë këto detyra? Sipas botëkuptimit islam, preferohet që një femër e aftë për t’i kryer këto detyra primare të saj, të mos i neglizhojë këto për hir të punësimit apo të përfitimit tjetër material, sepse më vonë do të mund të ndeshet me pasoja të llojllojshme negative që do të lindnin si rezultat i mospërfilljes së këtyre detyrave nga ana e saj. Me këtë rast duhet përkujtuar se rolin dhe rëndësinë e institucionit të natyrshëm të familjes s’e zëvendëson dot asnjë institucion tjetër artificial, siç është çerdhja për fëmijë, bejbisiteri etj. Nga ana tjetër, Islami nuk është kundër punësimit të një femre që ka nevojë për të nëse nuk ka kush tjetër që do t’ia siguronte jetesën, apo një femre tjetër e cila ose ka mbaruar me rritjen dhe edukimin e fëmijëve ose nuk ka mundësinë për të lindur. Pra, marrë në përgjithësi, Islami nuk është kundër punësimit të femrës në punët që ajo mund t’i kryejë, nëse me këtë rast nuk i lë pasdore detyrat parësore të saj.
Dhe së fundi, të drejtat politike të gruas. Në Kur’anin famëlartë nuk ka pohime të hapura mbi të drejtat politike të gruas, por vetëm disa ajete që i afrohen kësaj çështjeje në mënyrë të tërthortë. Në Kur’an thuhet: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja”, (Kur’ani, et-Tevbe, 71).
Duke u mbështetur në këtë ajet kur’anor, as detyra e kryetarit të shtetit, as e atij të qeverisë po as edhe ndonjë post tjetër administrativ apo politik, s’është gjë tjetër veçse e njëjta veprimtari politike (pra, ndihmë e ndërsjellë për të mirë dhe pengesë e ndërsjellë për të keqen) në emër të popullit në përmasa kombëtare, gjegjëisht shtetërore. Për pasojë, edhe gruaja gjithsesi se mund t’i kryejë këto detyra, poqe se për këtë ka interesim, prirje dhe aftësi. Në Kur’an nuk hasim asnjë verset që do t’ia ndalonte femrës marrjen me aktivitete politike apo udhëheqëse, përkundrazi, ndoshta mund ta hasim të kundërtën poqese e lyp nevoja.
Këto pra ishin, në mënyrë të rrumbullakësuar, qëndrimet e Islamit ndaj të drejtave të femrës si një individe e plotë dhe kompetente e shoqërisë. Edhe një herë t’ju përkujtoj se, sa i përket çështjes së të drejtave të femrës në Islam, gjithnjë duhet të bëjmë dallimin midis të drejtave që i parashohin burimet kryesore të Islamit e që janë Kur’ani dhe sunneti, pra tradita gojore dhe praktike e Muhammedit a.s., dhe të drejtave që i parashohin traditat, zakonet, doket dhe shprehitë lokale të shoqërive islame. Prandaj, nëse në mesin e popullatës sonë shqiptare e cila kryesisht është me përkatësi fetare muslimane hasim në mosnjohje të të drejtave elementare të femrës, hasim në injorimin e të drejtës së saj elementare për jetë, për arsimim, për pronë private, për trashëgimi, për angazhim në aktivitetet publike dhe për besim, atëherë për këtë nuk duhet fajësuar Islamin si burim të së keqes, por duhet shqyrtuar e kritikuar vlefshmërinë e atyre faktorëve shoqërorë që e pengojnë realizimin e atyre të drejtave. Hazreti Aliu thoshte: “Mos vlerëso të vërtetën me fjalët dhe sjelljet e njerëzve, por njerëzit me kriteret e së vërtetës!”. Përfundimisht po jua përcjell një pjesë nga fjalimi i Muhammedit a.s. drejtuar haxhinjve në vendin e quajtur Arafat me rastin e haxhit të tij të fundit që quhet edhe “Ligjërata e haxhit lamtumirës”: “...Ju këshilloj të merrni parasysh të drejtat e grave dhe, për këtë veçanti, të keni frikë Zotin! Ju i morët gratë si emanet nga Zoti. Duke dhënë fjalën në emër të Zotit, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre. Ju keni të drejta mbi gratë, po edhe ato kanë të drejta mbi ju”.
No Problem
Citim:ej plako te thashe pra po dal pak nga tema por ska prob pyeta thjesht se pse kam nje shoke me kete emer qe merr vesh shume nga feja musylmane dhe u bera kurioz te di nese je ai apo jo thjesht kuriozitet asgje me shume megjithate flm qe me ke kthyer pergjigje edhe pse mbase nuk eshte ajo qe prisja hajt shendet dhe paqia qofte me ty
Po citoj ato që tha FiRaK
Ej me fal qe po dal pak nga tema por nje pyetje kam per ty indrit e ke bezdi te me thuash se nga kush qyt i shqiperise je dhe se ku ndodhesh tani??? gjithmon nese mundesh plak respecte
edhe un jam kurioz ta di
edhte hapur nje debat midis meje Firakut edhe lacianit se ti je ai indriti qe njohim ne apo je ndonje tjeter (con rispetto parlando) . un them qe jo
Pershendetje djema!
Degjoni qe te jem i sinqerte emri im nuk eshte Indrit por duke qene qe ky forum nuk eshte serioz deri ne kete pike sa te tregojme tere te fshehtat tone edhe une nuk po e bej.
Vetem po ju them dicka qe nuk besoj se jam une shoku qe kerkoni.
Shpresoj qe te has ne mirekuptim.
Indriti i rreme.
pa shume komente ............ ROLI I gruas NE ISLAM
Islam teaches that men are superior to women." Surah 2:228
Islam teaches that women have half the rights of men:
In court witness Surah 2:282
In inheritance Surah 4:11
Burrat jane me superior se grate
Grate kane 1/2 e te drejtave te burrit kur jane deshmimtare ne gjyq (deshmia e dy grave kunder nje burri.) Grate kane 1/2 e te drejtave ne trashegimin e pronave.
Islam considers the wife a possession. "Fair in the eyes of men is the love of things they covet: women and sons, heaped-up hoards of gold and silver; horses..." Surah 3:14 ....... Gruaja konsiderohet si prone.
Islam instructs women to veil themselves always when they are outside their homes" and say to the believing women...that they should draw their veils over their bosoms and not display their beauty"Surah 24:31............... "Arsyetimi per carcafin" ..... bukurine e kemi, po duhet ta fshehim?!!!
Mohammed teaches that women are lacking in mind and religion "I have not seen any one more deficient in intelligence and religion than women" Al Bukhary vol. 2:541 ......... Pak a shume, gruaja eshte e manget!!!!!!!!
Muhammed teaches that women are a bad omen. "Bad omen is in the women, the house and the horse" Al Bukhary vol. 7:30 ............ Gruaja sjell fat te keq ne shtepi
Mohammed teaches that women are harmful to men "After me I have not left any affliction more harmful to men than women" Al Bukhary vol.7:33
...........Armiku me i madh, apo demi me i madh i meshkujve eshte femra .... kjo me thene te drejten me pelqeu............lol
Islam allows polygamy: A man may marry up to four wives at one time. "Marry women of your choice, two, or three, or four... " Surah 4:3. Poligamia ne Islam ....... burrat mund te martohen me 1,2,3,4.......gra.
A man can divorce his wife by oral announcement, the wife has no such right. "Divorce is permissible twice" Surah 2:229 ........ Burri mund te divorcoje gruan me nje thenie goje, gruaja nuk e ka kete te drejte. (Nuk harxhojne leke me avokate ...... mjere ne te tjeret. lol)
When a husband has pronounced divorce three times on his wife, she then may not lawfully remarry her husband until she has married and been divorced by another man (including having sexual intercourse with him). "...So if a husband divorces his wife he cannot after that, remarry her until after she has married another husband, and he has divorced her" Surah 2:230...............
Per me teper, nqs do te martohesh serish me burrin qe ndave, duhet me ligj te jesh martuar me nje tjeter (te kesh bere marredhenie seksuale me nje tjeter) pastaj te martohesh prape. Kush merret me ate pune?!!!!!!
Islam teaches that a wife is subject to punishment by her husband, beating a wife or abstaining from sexual relations with her is allowed. "As to those women on whose part ye fear disloyalty and ill-conduct, admonish them, refuse to share their beds, beat them... " Surah 4:34 ........... Ne kuran eshte e jo vetem e lejuar, por e keshilluar te rrahesh gruan qe nuk "sillet mire."
Islam considers the wife a sex object. "your wives are as a tilth (a field to be ploughed) unto you, so approach your tilth when or how ye will " Surah 2:223 Gruaja eshte objekt seksi
Your children have to be raised according to their Muslim father's religion: Islam. If he divorces you, he gets custody of the children, and you wouldn't be able to see your children again. Vertete nje grua e krishtere mund te martohet me nje myslyman, por nqs ndahet nuk ka te drejte te marri femijet as t'i shoh. (Ne USA ka shume gra qe nuk kane vite pa pare femijet e tyre ne Lindjen e Mesme, dhe as Departamenti is Shtetit nuk mund te merret me keto ceshtje sepse keshtu jane ligjet.)
The Sharia (Islamic Law) states that in mixed marriages "the children will follow the better of the two religions of their parents", which in your case is considered Islam. Femijet duhet te marrin fene me te mire te prinderve dmth. Islam.
The Quran states that Islam is the only true religion, "The religion before Allah is Islam" Surah 3:19. Non Muslims can not act as protectors to Muslims, "O ye who believe; take not for friends (protectors) unbelievers rather than believers" Surah 4:144 ............Jo vetem qe Islam eshte feja me e mire, por myslymanet nuk duhet te shoqerohen me te jo-besimtaret, duke perfishire keu edhe te krishteret.
Should you survive your Muslim husband, and his wealth is in an Islamic country, the Islamic law will apply. The wife who has not converted to Islam gets nothing............... Kur divorcohesh, nqs nuk je konvertuar, nuk merr asgje nga burri.
The wife who has converted to Islam gets very little. According to the Quran a Muslim wife does not inherit all her husband's wealth. If the husband dies and he leaves no children, she gets a fourth of his wealth, his parents, brothers, uncles...etc will get the rest. If the deceased husband leaves children, then the wife gets an eighth, the children get the rest; the male child gets double the portion of the female. "In what ye leave, their (wives) share is a fourth if you leave no child; but if you leave a child, they (wives) get an eighth ; after payment of legacies and debts." Surah 4:12.................Nqs gruaja eshte myslymane mund te marri 1/4 e pasurise. Po pati femije 1/8. etj etj etj.
Pa shume komente, nuk kisha kohe ta perktheja fjale per fjale. Megjithate mendoj se pak a shume mund te kesh nje fare ideje per rolin (ose 1/2 rulin .....lol) e femres ne Islam.
Me respekt.
Re: pa shume komente ............ ROLI I gruas NE ISLAM
Citim:
Po citoj ato që tha NYCgirl
Islam teaches that men are superior to women." Surah 2:228
Islam teaches that women have half the rights of men:
In court witness Surah 2:282
In inheritance Surah 4:11
Burrat jane me superior se grate
Grate kane 1/2 e te drejtave te burrit kur jane deshmimtare ne gjyq (deshmia e dy grave kunder nje burri.) Grate kane 1/2 e te drejtave ne trashegimin e pronave.
Islam considers the wife a possession. "Fair in the eyes of men is the love of things they covet: women and sons, heaped-up hoards of gold and silver; horses..." Surah 3:14 ....... Gruaja konsiderohet si prone.
Islam instructs women to veil themselves always when they are outside their homes" and say to the believing women...that they should draw their veils over their bosoms and not display their beauty"Surah 24:31............... "Arsyetimi per carcafin" ..... bukurine e kemi, po duhet ta fshehim?!!!
Mohammed teaches that women are lacking in mind and religion "I have not seen any one more deficient in intelligence and religion than women" Al Bukhary vol. 2:541 ......... Pak a shume, gruaja eshte e manget!!!!!!!!
Muhammed teaches that women are a bad omen. "Bad omen is in the women, the house and the horse" Al Bukhary vol. 7:30 ............ Gruaja sjell fat te keq ne shtepi
(
Islam allows polygamy: A man may marry up to four wives at one time. "Marry women of your choice, two, or three, or four... " Surah 4:3. Poligamia ne Islam ....... burrat mund te martohen me 1,2,3,4.......gra.
A man can divorce his wife by oral announcement, the wife has no such right. "Divorce is permissible twice" Surah 2:229 ........ Burri mund te divorcoje gruan me nje thenie goje, gruaja nuk e ka kete te drejte. (Nuk harxhojne leke me avokate ...... mjere ne te tjeret. lol)
When a husband has pronounced divorce three times on his wife, she then may not lawfully remarry her husband until she has married and been divorced by another man (including having sexual intercourse with him). "...So if a husband divorces his wife he cannot after that, remarry her until after she has married another husband, and he has divorced her" Surah 2:230...............
Per me teper, nqs do te martohesh serish me burrin qe ndave, duhet me ligj te jesh martuar me nje tjeter (te kesh bere marredhenie seksuale me nje tjeter) pastaj te martohesh prape. Kush merret me ate pune?!!!!!!
Islam teaches that a wife is subject to punishment by her husband, beating a wife or abstaining from sexual relations with her is allowed. "As to those women on whose part ye fear disloyalty and ill-conduct, admonish them, refuse to share their beds, beat them... " Surah 4:34 ........... Ne kuran eshte e jo vetem e lejuar, por e keshilluar te rrahesh gruan qe nuk "sillet mire."
Islam considers the wife a sex object. "your wives are as a tilth (a field to be ploughed) unto you, so approach your tilth when or how ye will " Surah 2:223 Gruaja eshte objekt seksi
Your children have to be raised according to their Muslim father's religion: Islam. If he divorces you, he gets custody of the children, and you wouldn't be able to see your children again. Vertete nje grua e krishtere mund te martohet me nje myslyman, por nqs ndahet nuk ka te drejte te marri femijet as t'i shoh. (Ne USA ka shume gra qe nuk kane vite pa pare femijet e tyre ne Lindjen e Mesme, dhe as Departamenti is Shtetit nuk mund te merret me keto ceshtje sepse keshtu jane ligjet.)
The Sharia (Islamic Law) states that in mixed marriages "the children will follow the better of the two religions of their parents", which in your case is considered Islam. Femijet duhet te marrin fene me te mire te prinderve dmth. Islam.
The Quran states that Islam is the only true religion, "The religion before Allah is Islam" Surah 3:19. Non Muslims can not act as protectors to Muslims, "O ye who believe; take not for friends (protectors) unbelievers rather than believers" Surah 4:144 ............Jo vetem qe Islam eshte feja me e mire, por myslymanet nuk duhet te shoqerohen me te jo-besimtaret, duke perfishire keu edhe te krishteret.
Should you survive your Muslim husband, and his wealth is in an Islamic country, the Islamic law will apply. The wife who has not converted to Islam gets nothing............... Kur divorcohesh, nqs nuk je konvertuar, nuk merr asgje nga burri.
The wife who has converted to Islam gets very little. According to the Quran a Muslim wife does not inherit all her husband's wealth. If the husband dies and he leaves no children, she gets a fourth of his wealth, his parents, brothers, uncles...etc will get the rest. If the deceased husband leaves children, then the wife gets an eighth, the children get the rest; the male child gets double the portion of the female. "In what ye leave, their (wives) share is a fourth if you leave no child; but if you leave a child, they (wives) get an eighth ; after payment of legacies and debts." Surah 4:12.................Nqs gruaja eshte myslymane mund te marri 1/4 e pasurise. Po pati femije 1/8. etj etj etj.
Pa shume komente, nuk kisha kohe ta perktheja fjale per fjale. Megjithate mendoj se pak a shume mund te kesh nje fare ideje per rolin (ose 1/2 rulin .....lol) e femres ne Islam.
Me respekt.
Femra dhe Bibla
Zanafilla,2:20,21,22
9 edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.
1Korintasit,11:9
14 Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje.
15 Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti.
1Timoteu,2/14,
22 Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend.
Pra i gjithe faji njerezor i mbetet gruas.
11 Po mos i prano vejushat më të reja, sepse, duke u dhënë pas dëshirave të tyre, ngrihen kundër Krishtit, duan të martohen,
12 duke tërhequr mbi vete një dënim, sepse kanë shkelur besimin e parë.
13 Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.
Timoteu(1),4/11-13
22 Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.
23 Dhe njeriu tha: "Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri".
24 Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm
Zanafilla 2/22-24
7 Atëherë Nathani i tha Davidit: "Ti je ai njeri! Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë të kam vajosur mbret të Izraelit dhe të kam çliruar nga duart e Saulit.
8 Të kam dhënë shtëpinë e zotërisë sate, të kam vënë në krahët e tua gratë e zotërisë tënd dhe të kam dhënë shtëpinë e Izraelit dhe të Judës; dhe në qoftë se kjo ishte shumë pak, unë do të të kisha dhënë shumë gjëra të tjera.
2Samueli,12/7,8
6 Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
Pra ne rastin e davidit shkruhet grate e Zoterise tate qe do te thote se krishterimi e lejon poligamine.
Pozicioni social i gruas ne Bibel:
16 Gruas i tha: "Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty".
24 Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t`i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.
Efesianeve 2/22-24
Atehere
Duke qene se nuk kam deshire te nxjerr me te felliqurat e bibles e cila e quan femren Lope qen, Lavire e bija e dreqit etj etj, mendoj se duhet ta mbyllim me kaq pasi nuk eshte mire qe te behemi kopetente per gjera qe nuk ju dime shpjegimin.
Nese je kureshtare ti sjell por do te te djege pastsaj.
Je i madh plak
Bravo indrit me pelqyen shume argumentat e tua dhe shpresoj qe me ne fund ndonjerit ti mbushet mendja se si jane gjerat per momentin dhe se si duhet te jene ne te vertet!!! urime
Re: Atehere
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Duke qene se nuk kam deshire te nxjerr me te felliqurat e bibles e cila e quan femren Lope qen, Lavire e bija e dreqit etj etj, mendoj se duhet ta mbyllim me kaq pasi nuk eshte mire qe te behemi kopetente per gjera qe nuk ju dime shpjegimin.
Nese je kureshtare ti sjell por do te te djege pastsaj.
Re: Atehere
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Duke qene se nuk kam deshire te nxjerr me te felliqurat e bibles e cila e quan femren Lope qen, Lavire e bija e dreqit etj etj, mendoj se duhet ta mbyllim me kaq pasi nuk eshte mire qe te behemi kopetente per gjera qe nuk ju dime shpjegimin.
Nese je kureshtare ti sjell por do te te djege pastsaj.
Re: Re: Atehere
Citim:
Po citoj ato që tha NYCgirl
DO te me djege???????? lol lol lol
PO dridhem, i ndritur, po dridhem nga frika dhe nga kercenimet e tua. Nejse, Van Gog, (sternipi i te famshit Van Gog) pagoi me jeten e tij sepse guxoi te kritikoje te drejtat (apo mungesen e te drejtave) te gruas ne Islam. E vetmja perfaqesuese me origjine arabe ne parlamentin hollandez duhet te kete truproje dhe mbrohet nga shteti, per shkak te kercenimeve te bera nga islamistet. Si e merr guximin tjetra te merret me politike kur, sic na ke sqaruar ti i ndritur me persiper, gruaja s'di as te numeroje parate ne xhep e saj.............
Cfaredo te sjellesh ti nga Bibla, as me djeg e as me pervelon, se nuk e di ne e ke marr vesh ti, po jemi ne shek. 21 dhe pervec te tjerave jane edhe ca ligje (neper kushtetutat e vendeve normale) ku mbrohet laiciteti (ndarja e fese dhe e shtetit) dhe eshte i ndaluar diskriminimi ne base te seksit.
Dhe nqs merr guximin dhe thua qe femrat ne vendet arabe (apo edhe ne Shqiperi ne shume raste) nuk diskriminohen, atehere po perbuzon vuajtjet dhe dhimbjet e dhjetra mijera grave, qe me te vertete po u DIGJET SHPIRTI.
Me respekt.
Re: Re: Atehere
Citim:
Po citoj ato që tha Keni
Indrit ben mire te vazhdosh me mesimin e besimit mysliman dhe mos u bej kopetent per gjithshka.
Mos te te ritet mendja nga qe te bejne qefin disa ketu ne forum.
Ben mire mos te ngaterohesh me te gjith dhe te mundohesh per stabilizimen e ketij nen forumi dhe jo per destabilizimin.
Mundohu per paqen dhe jo per luften.
Eshte hera e pare qe po te drejtohem dhe kjo vjen nga respekti qe vazhdoj ta ruaj akoma.
Do te lutesh mos ta shkelje me kemb kete respekt.
Shpresoj ne mirkuptimin tuaj dhe ne ndryshimin e gjendjes ne kete neforum.
Meri keto verejtje shoqerore dhe jo zyrtare.![]()
sqarim
Une i kam lare duart me kete teme, ate qe desha te thosha e thashe.
Vetem doja te sqaroja qe fieraku dhe une s'jemi te njejtit person. Jo per gje, por vlonjatet me fieraket s'para ngaterrohen kollaj .......... lol
Ups, me falni qe dola nga tema.
Indrit!
Ne radhe te par te falenderoj per mirkuptimin dhe po te them se do mundohem megjithse nuk kam shume koh te merem me forumin, kjo eshte dhe arsyja qe une ju kerkoj paqe. Me kupto drejt me vjen shume rend tu heq mesazhet apo tema, por ndonjeher jam i detyruar.
Sa per NYCgirl dhe Firaku nuk e di dhe nuk me takon mua te merem ne eshte i njejti person apo jo. Mundet qe te ken IP te njejta por nuk do te thot se jan i njejti person. Mund te jen persona te ndryshem qe perdorin te njejtin kompiuter dhe mos te njihen me njeri-tjetrin. Kjo ndodh se ka shume institucjone si bibloteka, internet kafe apo salla kompiuterash publike qe ne te njejtin kompiuter mune te punojne shume persona.
Gjithsesi nuk me intereson shume se sa persona jan por se cfar shkruajn.
Kryesorja eshte qe te mirkuptohemi.
Une nuk mund ti ndiek te gjitha postime ne kete nen forum pranda nese ka ndonje gje qe nuk shkon, denoncohe mesazhin duke e ilustruar me arsyen e denoncimit, mos i jep pergjigje. Keshtu do eleminohen mosmarveshjet dhe kam besim se do regullohen gjerat.
Nuk di c'te them me por mendoj se do ta gjejme gjuhen e perbashket.
Me gjith respektin tim ......
P.S.
Citim:
Indriti del qe te jete nje femije i lumtur qe o burra nje te lavderuar edhe deren ne krahe, keshtu?
Indrit Urime per shkrimet, me pelqejne shkrimet e tua ketu jane fryt dhenese. Ashtu si edhe poezite i ke te bukura. Uroj Allahu ( SWT) te udhezofte gjithmone !
Indriti flet te verteten dhe vetem te verteten.
Si e shikon Islami gruan?
Disa mendojne se Islami eshte kunder saj; keshtu mendojne edhe disa prej muslimaneve dhe thone se gruaja ne kete kohe ka nevoje te lirohet, te punoje sikurse burri. Sipas fjaleve te tyre Islami nuk i jep femres kurrfare pozite. Gje qe plotesishte gabohen dhe njeherit bien ne kunderthenie me librin hyjnor! Perse!Sepse, gruaja ne islam zoteron lirine e te besuarit, ne menyre qe te bindet vete. Kjo eshte liria e besimit. P.S. Pejgamberi a.s. ka pasur per obligim ta njoftoje me fene, dhe t'ia mesoje sistemin e Zotit cdo gruas se tij, e kurrsesi t'a binde. Gruaja nese nuk eshte e lidhur me besimin sipas vullnetit dhe deshires, jeta e saj, ne ate sistem, do te jete e pasigurte. Andaj, Allahu gruan e beri te barabarte me mashkullin, pervecse ne dallimin aspektativ te natyres fizike te tyre. Kur'ani- parashikon qarte se gruaja eshte e barabarte me burrin ne shikimin e Zotit, ajo shikohet e tille ne marredheniet e te drejtave dhe pergjegjesive.
Allahu xh.sh thote: "Mos lakmoni ne ate qe Allahu gradoi disa nga ju mbi disa te tjere. Burrave ju takon hise nga ajo qe fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qe fituan ato. Nga Allahu kerkoni te mirat e Tij, Allahu eshte i Dijshem per cdo send." E tera eshte me se e qarte per te gjithe ne, ku Allahu e gradoi me nje shkalle me te larte mashkulin se femren. Arsyeja perse e gradoi ate, bie ne perputhshmeri me vet natyren tone, ku mashkuli eshte i paraprire per pune fizike,njeherit dhe te jete me pergjegjesine e furnizimit te familjes se tij, dhe per kete Allahu e gradoi mashkullin nje shkalle me larte, duke i dhene pasurine dy hise nje mashkulli, e, nje hise femres. Mashkulli pergjegjes per furnizim dhe femra merr (mehrin) dhuraten nga burri. Keshtuqe, femra posedon cdo te drejte-barabartesi me mashkullin, biles femres sipas te drejtave ne islam, ia beri lehtesim detyrat e saj ne cdo pikemapmje,ne krahasim me mashkullin. Falenderim i qofte Allahut per kete. Keshtuqe, qe te dy jane themelues dhe ndertues te civilizimit.
Allahu thote: "Shumica prej tyre nuk dijne, shumica prej tyre nuk besojne."
Kurse ne ditet e sotme, aty ku femra si nene, bashkeshorte dhe moter duhet te jete me e forte dhe ku vlera e saj eshte me e madhe, mu aty ka deshtuar. E, cilat jane burimet e shkaqeve qe sjellin kete dukuri te shemtuar ne shoqerite tona!? Eshte vetem nje shkas kryesor, dhe nuk duhet mohuar. Perse! Sepse, femra eshte duke tejkaluar cdo kufij te mundur te identitetit te saj. Me fjale te tjera, kopjimi i modelimit te etiketes se "civilizimit" perendimore po na rrokullise pameshirshem duke na shpie ne greminen e pafund,ku, dikur femra ishte e lidhur me moralin dhe nderin, e tani, ka thyer cdo kode morali-nderi, dhe idhujtaret, hipokritet,e, armiqet e vet femres, per t'i ushqyer epshet e tyre shtazarake, mohojne te verteten dhe driten ndricuese te shpalljes se islamit per ruajtjen dhe mbrojtjen e femres. Per kete shkas, idhujtaret dhe armiqet e femres, nuk pohojne te verteten e saj, sepse, nuk do kene se si te mbijetojne jeterat-epshet e tyre shtazarake, dhe femra gjithmone "nderohet" me emrin "gonxhe behari", dhe anasjelltas per femren ne islam; " femra-gruaja fanatike", sepse, femra rralle here nga idhujtaret vleresohet ne diturine,zgjuarsine e saj. Andaj, si konkluzion nxjerrim; se femra duhet te shfaq stolite e saj, per t'u emeruar me emrin "femer e integruar" drejte "civilizimit" perendimore. Hipokritet nuk eshte cudi perse gjithmone bien ne kundershtim me te verteten e te vetmit qellim jetesor! Pergjigjen e zoteroni Ju!?.
P.S. Nese jemi te dashuruar, gjithmone jemi te gjendje te flijojme-sakrifikojme cdo gje per te dashurit tone. Gjithmone duam ate te cilen ai e do, dhe punojme ate me te cilin ai eshte i kenaqur. Andaj, si mund te mohojme doren e Atij qe na krijoi!
sa
sa eshte veshtir te jeshe Musliman i vertet sa shum gjera duhet te bej besimtari per ta merituar ket emer.
Allahu thote: "O roberit e Mi, te cilet e keni ngarkuar veten me shume gabime, mos e humbni shpresen nga meshira e All-llahut, se vertet Allahu i fal te gjitha mekatet. Ai eshte qe shume fal dhe eshte Meshirues. Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe pendohuni Atij."
Naim, une si moter muslimane, do te rekomandoja si hape te pare te lexoni librin hyjnor-Kur'anin. Fjalet e cdo muslimani/besimtari, nuk do te ju mjaftojne, perderisa nuk fokuson veten tende me sinqeritet dhe deshire per t'lexuar kur'anin. Andaj, nese me te vertete ju intereson sa eshte e "veshtire" te jesh besimtar dhe cilat jane detyrat e nje besimtari, vetem libri hyjnor-kur'ani do t'i sqaroj te gjitha qarte dhe shtruar. Andaj, mos hezito,sepse kurre nuk eshte vone. Mos harro se kerkimi i diturise eshte obligim i cdo muslimani. Pejgamberi (savs) thote: "Per dituri, shkoni dhe ne Kine." Feja dhe vetem feja eshte ajo qe i sjell njeriut qetesi dhe rehati. Islami mbjell te njerezit dashurine dhe vepra te mira dhe fuqi per kacafytje me dragonjte e se keqes dhe tiranise, islami njeriut i mbjell ndjenjen e sigurise, duke larguar nga zemra e tij friken nga vdekja dhe duke i premtuar jete te perhershme dhe te pafundme. Islami i jep rendesi te madhe lirimit te njeriut nga epshet e teperta shtazarake. O, vella i dashur, a nuk e shef, qe kete shekull-epoke erresire, jemi dhene pas shkelqimit te kesaj bote dhe me ritmin e shpejte te jetes, per te arritur pasurine e pangopur, jem ne gjendje te vrasim vellau-vellane! Ku eshte respekti! Ku eshte morali! Ku eshte nderi! O, vella i dashur, zemrat tona, i kane rrembyer epshet e pafundme te kesaj bote, syte na jane verbuar, goja na eshte shfrenuar,e, kur do t'i vie koha, t'a largojme (pastrojme) pluhurin e trurit per t'a lufutar te verteten! A po kemi harruar se vdekja na vie befasi!? dhe familjen,pasurine do i lem pas, ku vetem veprat do i marrim me vete dhe me to do ringjallemi per t'marrur graden e merituar qe punuam kete dunja te perkohshme. Vella, nuk ju behem avokate,asesi, sepse islami nuk deshiron imponimin, dhunen,perkundrazi, islami, eshte detyre e cdo muslimani t'i therret vellezerit dhe motrat ne islam vetem me deshiren e tyre, andaj, une si moter muslimane, e kam per detyre cdo vellai apo motre muslimane t'i flas te verteten dhe vetem te verteten qe na eshte shpallur nga Krijuesi jone, kurse, e juaja ngelet sa besoni. Por, mos harro, se Allahu dyert e meshires i ka sa qiejt dhe toka dhe te hapura per besimtare e jobesimtare, per te gjithe ata qe pendohen,sot,neser,pasneser, por, eshte mire te shpejtojme-nxitojme sa nuk eshte bere vone, pasi njeri nuk parashef te ardhmen e tij, andaj dhe vdekja mund te na zej befasi, dhe po vdicem me perfundim te keq, valaj o vella, nuk kem ndermjetsues ate dunja (ahiret) pervec meshires se Allahut. E Ai e ka ndeshkimin e ashper. Allahu thote: "Thuaj, me fal o Zoti im, Ai te fal, thuaj, me udhezo o Zoti im, Ai te udhezon." Andaj, filloja te lexoni kur'anin vella, dhe ne te do e gjesh te verteten dhe qetesimin shpirteror, dhe ngadal-dal Allahu t'a hape zemren dhe ta forcon besimin. Per fund, ju them; nese keni ndonje pyetje te pakjarte, mos hezito, sepse, keni mjafte vellezer musliman qe do t'u perkrahin dhe do t'i sqarojne te gjitha me kenaqesi. Allahu te udhezofte.
"Besimi eshte themeli i islamit." Poqe se i nenshtrohesh Allahut me sinqeritet, asnjehere s'do keni veshtiresi ne detyrat e islamit.
oj Moter
e ndi thell ate shpres dhe ate frig jo jo nuk eshte vone
Moter nuk kam ndegjuar kurr ne jeten time vargje poetike me te mira se ato fjale ku ikendon Reshat Arbana fjale qe ndegjohen deri ne gjiell .
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.