Forumi Horizont | Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Puna (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12428)
Puna
puna eshte paaftesia e papunesise.
me keto mendime u zgjova pa pritur nje mengjes dhe e kuptova se kishte ardhur koha per rrevolucion. O shoke THYEJINI ATO TABELAT E VJETRA qe i mbajne njerezit( injorante) . Une qe ju shkruaj kam 5 vjet qe i kam thyer te gjitha tabelat e vjetra si MOS BEJ KETE, MOS BEJ ATE ,MOS, MOS ,MOS E MOS . BOLL . A JENI TE AFTE APO JO?
ok
OK e kuptova qe ketu asnjeri nuk me kuptoi.
Po ti dreqi e mori pije nje kafe , haje dhe nje kafshate buke , dhe pastaj ulu te meremi vesh ! U cove direkt nga gjumi dhe ja mbeshtolle pc punen e punes dhe paaftesis , lexo firmen time dhe je xham fare
xxx
Tema ime ne thelb do te thote se sa te afte ose te pa afte jeni per te punuar, ose me mire
A RRI DOT PA PUNUAR MOR VELLA,
JA DEL DOT PA PUNUAR?
JE I AFTE TE RRISH PA PUNUAR?
une jam i afte te rri pa pune
Qenke i pa afte d.m.th. qe te rrish pa pune.
Rri tu befsha se i paske te thella ti dhe nuk kam henger as mengjes !
Dikur kam punuar por tani nuk punoj me.Me thene te drejten se si me duket se isha mesuar me pune por po ambjentohem dhe keshtu.Mire eshte jo keq......
po rrihet dhe pa pune ore un kam nja 7 muaj qe shkoj ne pune vetem 1 ore e 1/2 ne dark.. dhe pjesa tjeter, flej gjum, dal etc etc... kalohet aq bukur sa se ke iden... jam shendosh jam ber gjith ky :p.. sna mungon gje.. njelloj eshte si me pune si pa pune :p:p:p
Stop revolucionit
Eshte e vertete qe shume tabela duhet te thyhen me perjashtim te asaj te Naimit "Pune dite e pune nate qe te hame buken thate", dhe asaj: "puna eshte nder e cfaredolloj tipi qofte ajo".
kam kaluar 10 vjet pa pune, por ama ajo qe kam bere per jetesen asht ma e rende se puna per disa tipa. poker. tani qe punoj jeta eshte shume e kollajt dhe boring. une e fillova punen vech tja baj qejfin familjes, po me perpara kisha shume me shume lek kur lozja poker. tani qe po punoj jeta me duket shume e ngadalshme. ma merr mendja se do shkoj prap tek ai profesioni im. jeta duket shume e gjate kur punon njeriu, boring. edhe e kam punen shume te mire!! forget this!!ha ha
Re: xxx
Citim:
Po citoj ato që tha artanhatija
Tema ime ne thelb do te thote se sa te afte ose te pa afte jeni per te punuar, ose me mire
A RRI DOT PA PUNUAR MOR VELLA,
JA DEL DOT PA PUNUAR?
JE I AFTE TE RRISH PA PUNUAR?
une jam i afte te rri pa pune
Qenke i pa afte d.m.th. qe te rrish pa pune.
O hapesi i temes,
puna do bythe, por puna me bythe nuk behet.
A na e shpjegon dot atehere, se c'pune e ka bytha me punen??
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
O hapesi i temes,
puna do bythe, por puna me bythe nuk behet.
A na e shpjegon dot atehere, se c'pune e ka bytha me punen??
Edhe nje tregim per punen, ndonese me (nen)teme paksa tjeter. Mund te levizet, nese nuk esht ne vendin e duhur. Gjithashtu, nese keto tregime te hershme te miat nuk jane fare terheqese, mund ta thote kushdo troc, qe mos te hedh ne te ardhmen me. Ky ketu eshte ide e vitit 1989 ose 1990, nese me kujtohet mire; por shkruar me 1993.
Duke kërkuar punë
“Tak-tak”, trokita në derë. Ishte ndoshta e dhjeta herë që vija në zyrën e punës dhe, deri më tani, as edhe një shanc. “Hyrë!”, u dëgjua zëri nga brënda, ai zë që do të doja mos ta dëgjoja më. Me të më parë, punonjësi i zyrës mblodhi buzët. S’paska gjë, mendova. Shpesh mbledhja e buzëve shoqërohej edhe me një ngritje të supeve, dhe kjo dihej që ishte lëvizja klasike pa të folur, se punë nuk ka. Mirpo kësaj radhe ngritja e supeve nuk ndodhi, dhe kjo më habiti. Mos do të kishte ndonjë ofertë jo të pëlqyeshme, mendova.
Burri i zyrës më drejtoi krahun drejt karrikes përballë, dhe unë u ula si përherë, duke i buzëqeshur. Ai nxorri paketën, unë gjithashtu nxorra timen, që në të vërtetë e kisha vetëm me një cigare. Zakonisht, raporti i shkëmbimit të cigareve ishte dy me një. Dy herë rrjesht merrja unë prej tij dhe një herë i jepja. Sot ishte radha e tij të më jepte, ndaj unë pa frikë i zgjata paqetën time. “E paske të fundit!”, dalloi dhe ma hodhi të tijën përpara. Nxorra çakmakun dhe pas pak shtëllungat e tymit e veshën distancën që na ndante. Ai gogëstiu njëherë dhe, duke më parë, sikur psherëtiu. Them “sikur”, sepse asnjëherë nuk isha i sigurtë në disa veprime të tij.
Më pëlqen, tha pas pak. Në të vërtetë nuk e kuptova se ç’farë i pëlqente. “Më pëlqen që interesohesh për punë, -vazhdoi qetë pa e prishur qetësinë e tymosjes, -por, deri tani, nuk kemi asnjë ofertë nga ndërmarrjet!” Dhe, duke shkundur po aq i qetë hirin në tavullën e përbashkët, më hodhi një vështrim kërkues. Unë nuk fola, e as që kisha ç’të thoja_! Shijoja cigaren, duke shoqëruar me sy shtëllungat e tymit, dhe rrija si i menduar. Ai gjithashtu iu kthye si dhe unë shtëllungave. U bëmë kështu simbioza të tymit qetësues.
“Mos të vij më?”, fola pas pak. Herës tjetër duhej ti jepja unë cigare, por kjo pak rëndësi kishte. Ai tundi kokën në shenjë mohimi._"Kush kërkon gjen!", më foli në formë aforizmi, duke mi drejtuar sytë fare shkurt. "Por kur?", e ngrita pak zërin unë. "U bë kaq muaj që po më mbani me shpresë! Shokët e mi po fillojnë një e nga një!" Ai i dha fytyrës një shprehje të theksuar habitore, sikur kjo që po dëgjonte të qe gjëja më e pamundur në botë. Mirpo kësaj radhe kisha fakte. „Një shoku im filloi punë në ndërmarrjen Gënjeshtra, para një jave. Ndërsa ju më thatë se atje nuk ka punë!“
„Po është e vërtetë, -mu përgjegj punonjësi i zyrës, pa e ndryshuar ndopak shprehjen habitore të fytyrës, -unë nuk kam dhënë asnjë fletë pune për atje,... Por, (këtu ai sikur e çeli pakza çehren), por do të jetë ndonjë nga ato rastet me mik, që janë në kundërshtim me ligjin!“
Unë dëgjoja si i ngrirë dhe nuk dija ç’të thoja. Tashmë ai i kishte lëshuar frenat e dorës dhe vazhdonte: -Unë kam këtu relacionin mbi këtë ndërmarrje, ku rezulton se ka punëtorë tepër dhe do të bëhen shkurtime. Ja, keni për ta parë kur të ndodhin shkurtime! -përsëriti ai, duke tundur edhe duart në ajër, si të më nxiste ta besoja medeomos, dhe vazhdoi. -Ah, nëqoftëse ndërmarrja Gënjeshtra ka patur nevojë për ndonjë specialist..., -këtu ai bëri një pauzë të shkurtër, -atëhere ekzistojnë edhe institucione të tjera shtetërore që kanë të drejtën të lëshojnë letrën e punës, ndonëse ne jemi kundër kësaj praktike. Por ju pyeteni vetë njëherë atë shokun tuaj!
Për herë të fundit thitha fort cigaren, si për ti treguar se u ngopa mjaft me shpjegimet e tij. Duke shtypur me nervozizem fundin e saj në tavull, lashë të më dilte një psherëtimë e gjatë, më e gjatë se tymi i bikarbonizuar i mushkrive, që po e shoqëronte. Burri i zyrës, si për të ma shtuar dhe më sikletin e njeriut pa fat, vazhdoi:
-Pardje, ndërmarrja e Seksit më kërkonte një punëtore. Dje ia dhashë fletën një vajze që priste, ja kështu si ty, ...por donin vajzë dhe jo djalë! Më kupton?!...
Tashmë unë rrija me kokën e mbështetur në pëllëmbën e dorës, vërtet si një i pafat. Fjalët e tij më përplaseshin në vesh si të goditura çekani.
-Ndërmarrja Mashtrimi kërkonte përpara dy javëve një person me të paktën një gjuhë të huaj!...
Tunda dorën si për ti thënë atë ç’ka ai priste, se nuk qe shanc për mua. -…Po e di, ta thashë një herë, por s’është kollaj. Jemi në një kohë të përkohshme krize, ose më mirë të themi, në kohë lulëzimi dhe krize bashkë!...
-………
-Ju provoheni dhe një herë atje ku qetë!.. (Menjëherë më hypi alergjia.) -Ose në ndonjë vend tjetër! Unë ju kam dhënë gjith-monë oferta. Nuk ju pëlqen ndërmarrja Virtyti? Në rregull! Ja, këtu kam kërkesa nga ndërmarrja Mirëbesimi, Ndershmëria…
-Nuk është se më pëlqen, apo nuk më pëlqen!- iu hodha duke ia ndërprerë dërdëllitjen. -Problemi është se tek Virtyti puna ishte tepër e rëndë, më besoni, tepër e rëndë!…
Burri i zyrës u hodh menjëherë sikur të kish gjetur gabimn tim. -Në rregull, shumë në rregull. Ndërmarrja Ndershmëria dhe Mirëbesimi kanë punë më të lehtë. Po, po, ju garantoj unë për këtë. Jam i sigurtë se ju mund ta përballoni punën atje. Jam shumë i sigurtë!..
-Sa paguajnë? -e pyeta në formë rrufeje, duke e ditur se këto ndërmarrje paguanin më pak nga të gjitha.
-Po mirë atëhere, -mu kthye si i nxehur ai, duke kapërcyer pështymën poshtë, -a je i martuar?.. (Ai e dinte se unë nuk isha i martuar.) -…Menjëherë do të jepja fletën për tek Tradhëtia Bashkshortore, një ndërmarrje që po eksplodon për nga intesiteti i punës. Të ardhurat nuk janë kushedi se çë, por puna është tepër e lehtë dhe e kënaqshme. Jo si tek Besnikëria Bashkshortore, ku njerzit mezi e përballojnë punën me atë shpërblim mikroskopik dhe qesharak për shoqërinë e sotme!…
Duket se nënpunësi donte të më bënte qejfin, derisa anonte nga ana ime me argumentet e tij. Nuk më ngelesh veçse të rrija si i shushatur. Por dhe ai pushoi, dhe heshtja nisi përsëri periodën e saj. Të dy shikonim në objekte pa përcaktim. Kishim humbur në papërcaktueshmërinë e kohës. Ai të paktën nuk ishte në pozicionin tim të pashpresë. Nuk dija se ç’të bëja! Edhe kësaj radhe nuk po dilte gjë! Ndonjë fuqi e padukshme mi prishte shancet për punë. Ishte si e pabesueshme që shumi-ca e ndërmarrjeve të mos merrnin më punëtorë; …ndërmarrjet më të mëdha!… Çudi!…
-Çudi! -tunda kokën. Nënpunësi më pa në sy. -Çudi! Deri dje kishte punë, ndërsa u bë kaq kaq javë dhe..., -ngrita supet si për ta plotësuar fjalinë e lënë në mes.
-Ah, djalë, djalë! Je i ri!.. Dhe ke për të gjetur punë, po,po në ndërmarrjet që kërkon!.. Vetëm shpresën mos e humb!.. Jemi thjesht në një kohë të përkohshme krize. Krizë-lulëzimi!.. -dhe tundi kokën si për të aprovuar vetë ato që thosh.
-Krizë-lulëzimi! –përsërita, duke tundur edhe unë kokën si ai, por duke mbledhur edhe buzët në notë mosbesimi. Rrija si i shastisur, duke bluar me veten. Një pesimizëm më kishte qarkuar si rrjetë merimange. Isha unë në një krizë, në në krizë-pesimizmi. Do të plasja si bombë. Nuk kisha rrugë tjetër. Të gjithë punonin! Punonin dhe fitonin. Të gjithë!…
-Si?.. (Duket se kisha folur me vete.)
-Të gjithë punojnë! -fola duke psherëtirë.
-Dhe ju, edhe ju mund të punoni!.. -dhe burri i zyrës lëvizi letrat që kishte përpara. -Tek Sinqeri…
-Oh! -ngulçova, (vërtet ngulçova). Ai u pre disi. Unë mora zemër, por në të njëjtën kohë edhe u zbuta. Ishte një hov-zbutjeje. -E di zotëri, e di që tek Sinqeriteti kërkojnë punëtorë! E di që tek Devocioni gjen punë! Po ashtu tek Ndihma për të varfërin , tek Rruga për tek Zoti , tek Karakteri , tek Dashuria e ku ta di unë. Por këto nuk janë ndërmarrje, zotëri! (Më pëlqente ta përdorja në të tilla situata fjalën zotëri.) Këto janë disa punishte të vogla, ku punojnë vetëm humbameno që nuk kanë haber nga jeta. Ja, shiheni vetë kush shkon në ’to të puno-jë! Shiheni ku kërkojnë njerzit të punojnë! Të gjithë duan tek ndërmarrjet e mëdha si Gënjeshtra, Mashtrimi, Jeta hipokrite, Tradhëtia bashkshortore, Servili, Seksi i lirë, Mos çaj kokën për asnjë, të cilat paguajnë mirë. Këto ndërmarrje mbajnë sho-qërinë me bukë dhe derdhin kapitale të çmuara në mbarvajtjen e shtetit dhe gjithë shoqërisë, dhe jo ato që më tregoni ju!
Këtu i dhashë fund ligjërimit dhe e dija se tashmë e kishte ai radhën e oratorit. -Ashtu është! Ke të drejtë! Pa këto ndërma-rrjet e mëdha nuk do t’ekzistonin as ato punishtet e vogla, siç i quajte. Ekzistojnë këto, pa ekzistojnë edhe ato. Por… -ai mblodhi përsëri buzët, si për të më shprehur keqardhjen, dhe i dha kokës përpara, -por është një priudhë e shkurtër krize, krizë-lulëzimi, më kupton?-i mëshoi zërit ai. -Pas ndonjë muaji besoj se do të gjejmë diçka edhe për ty, aty ku të dëshirosh.
-Joo zotëri. Thojeni troç, të mos vij më, se u bëra dhe i bezdishëm!
Ai brofi në këmbë në shenjë kundërshtimi dhe si i ofenduar, -gjë që nuk e prisja të ndodhte. Bëri dy hapa drejt dritares dhe, sikur ta kishte bickuar diçka, iu vërsul menjëherë telefonit, si macja minjve. Braf, formoi një numër me pesë të goditura. E po, thashë, e preka më duket! Jo ç’ne, i fola vetes. Ishte këmbngulja ime që po i krijonte besimin, se unë kërkoja vërtet të punoja e ti jepja kësaj shoqërie. Si për ta lënë të qetë, i bëra shenjë se po prisja jashtë derës. Ai, duke pritur hapjen e linjës në krahun tjetër, më bëri gjithashtu një shenjë se mund të rrija. Megjithatë unë bëra timen duke e lënë vetëm. Ashtu turbullt dëgjova mbrapa derës se ai diçka po fliste. S’ kaloi më shumë se një minutë, kur një fishkëllimë e tij më dha të kuptoja se mund të hyja brënda.
Ishte diçka… si ta them… nënpunësi i zyrës po më vështronte drejt e në sy. Më vështronte e më vështronte sikur unë të isha çlirimtari. -Ke fat qerrata!- mu drejtua, ndërsa u afrova për tu ulur. -Po, po, ke fat! Hiç mos u ul! Ja ku e ke fletën e punës! Siç e kërkon!
E vështrova me dyshim, sepse mendova që kjo do të ishte ndonjë taktikë për të më ngecur ndonjë nga ato punishtet pa bereqet. Po e zgjasja dorën si me përtesë.
-Hiç mos u frikso! -dhe ma la fletën në dorë. -Mos kij dyshim! Është një ndërmarrje me punë shumë të lehtë dhe që paguan mirë, As ashtu, as kështu.
-As ashtu, as kështu ? -përsërita unë i habitur. Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë.
-Po, është një ndërmarrje relativisht e madhe, që të hap prespektiva për jetën. Edhe nga rroga do të ngelesh i kënaqur.
Se si më erdhi. Do të doja të filloja në një nga ndërmarrjet e mëdha. Kisha kaq javë dhe muaj që përpiqesha për këtë. Dhe tani… fap, një ndërmarrje e re. Ose ndoshta ishte e vjetër dhe unë nuk dija gjë?!. Fillova të besoj se do të ishte ndërmarrje që nuk paguante mirë. Vetë situata se si ma paraqiti ai: “ke fat qerrata!”, po ma mbushte mëndjen se qe ndonjë ngecje. Të merrja letrën e të zhdukesha…
-Po nëqoftëse është… -por nuk munda të vazhdoj se ai ma kuptoi të gjithë fjalinë dhe më ndërpreu me dorë, si dhe me buzëqeshjen e tij, që e dija se do më shoqëronte derisa të dilja.
-Nuk ka nëqoftëse ! Ti do ta shikosh dhe do ta provosh punën atje. Nuk je i detyruar të punosh kundër vullnetit dhe dëshirës tënde. Në shoqërinë tonë demokratike, çdo njeri është i lirë të punojë ku ai dëshiron dhe ku ai e sheh të arsyeshme, se mund të japë më shumë, pa rënë ndesh me interesat e tij. Atje ku ai është më i aftë. Prandaj, hiç mos e zgjat, për mendimin tim!.. Provoje një herë!..
Vërtet, nuk kisha ç’e zgjasja më!.. Ishte siç thoshte ai. Të filloja njëherë, se nuk humbisja gjë. Edhe emri i saj seç më guduliste përbrënda. As ashtu, as kështu! Duhej të ish ndërma-rrje interesante me perspektivë. -Në rregull! -i fola si një ushtar që bëhet gati për betejë. Ai buzëqeshi dhe, duke më shtërnguar dorën, tundi edhe një herë kokën si për të më dhënë kurajo. Një e rënë në shpatull në formë shoqërore, më përcolli në korridor. Zbrita shkallët e godinës dhe dola jashtë. Me fletën e punës në xhep u nisa drejt ndërmarrjes, ku nuk e dija mirë se ç’punë më priste, por që mundohesha ta mirrja me mënd.
***
Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.