Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datë 31 Tetor 2010 - 03:26:

E ka aq të vogël sa që nuk e fsheh fare!

E ka aq të vogël sa që nuk e fsheh fare!


Timothy Scott Clark nga Toowoomba (Queensland, Australi) gjatë një ndeje në një pab të hotelit Southern zhveshi pantallonat dhe ekspozoi “aletin” e tij para të gjithë të pranishmëve. Disa bile edhe e fotografuan.
Kur arriti policia në vendin e ngjarjes për ta arrestuar, burri ua sqaroi policisë se nuk e kishte menduar se do të akuzohej për prishjen e rendit dhe qetësisë publike pasi e kishte penisin shumë të vogël.

Pa marrë parasysh penisin e vogël, Clark është akuzuar për sjellje të pahijshme në publik. Është dënuar me 300 dollarë, por ky incident nuk do t’i regjistrohet në dosjen e krimeve. /Telegrafi/


Postuar nga lule datë 31 Tetor 2010 - 03:28:

Australianit iu fut automobili në shtrat..

Një australian ia ka borxh jetën pagjumësisë: nuk ishte në shtrat kur të premten në mëngjes një automobil iu fut drejtë e në dhomën e fjetjes në Melbourne.
“Shtrati ishte i shkatërruar. Krejtësisht i bërë copa-copa. Jam i sigurt se nuk do të mbijetoja sikur të gjendesha në shtrat”, tha Dimitrios Basbelis.

Automobili goditi anësoret e rrugës dhe fluturoi në anën tjetër duke thyer murin e shtëpisë dhe duke përfunduar drejt e në krevat, ndërsa shoferi dhe bashkëshoferi morën lëndime të lehta.

Basbelis thotë se automobili ishte futur në dhomën e tij në momentin kur ishte zgjuar nga shtrati dhe kishte dalë në dhomën tjetër për tu lidhur në internet. /Telegrafi/


Postuar nga lule datë 31 Tetor 2010 - 03:29:

Telefoni bie edhe në Himalaje, majën më të lartë të botës

Telefoni bie edhe në Himalaje, majën më të lartë të botës

Nepal- Askush nuk është kurrë vetëm. Telefoni, një mjet i pazëvendësueshëm dhe kaq i domosdoshëm komunikimi, tani kërcënon të prishë edhe qetësinë madhështore të Himalajeve.

Kështu, një kompani telefonike nga Nepali, ka mundur që të çojë shërbimin 3G edhe në Everest, majën më të lartë të botës.

Një gjë e tillë është bërë për t’i lejuar alpinistët që të udhëzohen në rrugën e tyre gjatë ngjitjes së vështirë në Himalaje, për të përfituar nga interneti i shpejtë dhe telefoni.

Biseda e parë u arrit që të kryhej me një alpinist që kishte kapur majën prej 5.200 metrash mbi nivelin e detit.

Ky shërbim bëhet me dijeni se do të mbulojë gjithë luginën Khumbu dhe do të lejojë për komunitetet lokale një nivel të komunikimit që ishte më parë i mundur vetëm me telefona satelitorë të shtrenjtë.

/telegrafi/


Postuar nga dylan datë 31 Tetor 2010 - 03:30:

hahahahahahahahhahahaha ket se kisha nigju kurr po sa e kishte ky i gjori hahaha a ke foto pwer ket lajm


Postuar nga lule datë 31 Tetor 2010 - 03:32:

lol


Postuar nga lule datë 31 Tetor 2010 - 19:58:

Organizoi dasmë me buldozer

Organizoi dasmë me buldozer
Se recesioni ka ndikuar edhe në ditën më të lumtur të qiftit të sapomartuar, dëshmuan edhe Zhang Zongquiang dhe Ye Yuzi me dasmën e tyre të pazakontë, ku me qëllim që t’i ulin shpenzimet, kanë angazhuar buldozerë për ta marrë nusen.
Dhëndëri Zhang Zongquiang, punon në një firmë ku prodhohen makina pune. Ai e shfrytëzoi këtë mundësi dhe angazhoi gjashtë buldozerë për ta marrë nusen. Në këtë mënyrë dhëndëri kurseu goxha para.

Edhe pse e dashura e tij fillimisht ishte kundër kësaj ideje, në fund pranoi dhe u befasua vërtetë. Buldozerët me balona dhe fjongo me lara u bënë atraksion nëpër rrugët e qytetit Pingdingshan.

Martesa e tyre mori një bukuri të veçantë dhe ishte krejt ndryshe prej dasmave tjera, e kjo i pëlqeu shumë nuses. Kolonën e pazakontë të dasmës e përcillte edhe policia.


Postuar nga lule datë 31 Tetor 2010 - 20:01:

Muhamed emri më i popullarizuar në Skoci dhe Angli në vitin 2009

Muhamed është emri më i shpeshtë i fëmijëve të lindur në Angli dhe Skoci në vitin 2009, sipas statistikave zyrtare të publikuara të mërkurën. Oliver është në krye të top listës prej dhjetë emrave që pagëzohen djemtë. Nëse merren parasysh 12 ortografi me të cilat paraqitet emri Muhamed, atëherë ky emër është i ngjashëm edhe me versionet: Mohamed, Muhammad, Mohammad, Mohammed, Mohamad...
Britania e Madhe, e cila kryesisht është anglikane, ka më shumë se 2.5 milionë myslimanë prej gjithsej 61 milionë banorëve, njoftoi bashkësia islame e Britanisë.

Sa i përket vajzave, prindërit kryesisht pagëzojnë vajzat e tyre me emrat, Olivia, Ruby, Chloe, Emily dhe Sophie. Shtatë vajza të lindura më 2009 janë pagëzuar Queen (Mbretëreshë), ndërsa 109 Princess (Princeshë). 16 djemtë janë pagëzuar King (Mbret) ndërsa 68 Prince (Princ).


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 03:16:

Hitleri për drekë hante bukë me marmelatë

Adolf Hitlerit i pëlqente buka me marmelatë për mëngjes dhe dinte të ishte i këndshëm në raport me të tjerët, mësohet në dokumentet e publikuara. Por Fuhreri, urrente ta shikonin, ankohej për shëndetin e tij dhe i pëlqente ta përplaste dorën për tavolinë gjatë takimeve, thuhet në dosjet e arkivit shtetëror të Gjermanisë.
Këto detaje nga jeta e udhëheqësit nazit i dha dezertori 19 vjeçar nga Austria i cili përshkroi në detaje kohën kur Hitleri kalonte kohën në Obersalzberg, në Alpet e Bavarisë.

Duke përshkruar vizitën e tij ndërmjet dhjetorit 1943 dhe shkurtit 9144, i burgosuri i luftës të cilin e arrestuan pjesëtarët e njësitit SS, tha se Hitleri ishte i zbehtë dhe i molisur, por dukej shumë i kënaqur. Sipas tij ai ishte i butë në kontaktet personale, por po ashtu i gatshëm për ta rrahur tavolinën me grusht gjatë kohës së mbledhjeve. Ushtari 19 vjeçar përshkroi edhe rutinën ditore të Hitlerit, duke thënë se ai zgjohej rreth orës 10 të mëngjesit, më pas shkonte tek berberi i tij personal, ndërsa më pas fillonte shëtitjen.

Dezertori po ashtu tha se Hitlerit nuk i pëlqente ta shikonin dhe për këtë arsye rojet duheshin që pa u vërejtur ta mbanin nën kontroll. Fuhreri zakonisht hante drekë rreth orës 11-11:30 minuta dhe atë bukë me marmelatë.

Natyrisht pinte edhe kafe. Në orët e pasdites priste vizitorë, përfshirë edhe mjekun e tij. Në përcjellje të tij ishte gjithnjë edhe një asistente 24 vjeçe, e cila është përshkruar si atraktive dhe brune. Ishte e pamartuar. Kur një oficer i SS-it foli me të duke mos e ditur se kush ishte, ai mori ultimatum që brenda 24 orëve ta lëshoj Obersalzbergun. Hitleri udhëtonte gjithmonë nën përcjelljen e jo më pak se tri makinave dhe gjithmonë ulej në ulësen e përparme, ndërsa kur ishte me Eva Braun ulej në ulësen e prapme.

Hante drekë rreth orës 13-13:30, punonte deri në 22:00, ndërsa shpesh shkonte në shtrat rreth orës katër të mëngjesit. Burimi i cituar është përshkruar si “i arsyeshëm dhe inteligjent dhe shumë i arsimuar pa bindje politike”.


Postuar nga AndreaPirelli datë 01 Nëntor 2010 - 05:33:

Qellimi i temes eshte te diskutojme rreth bukes me marmalate te Hitlerit?? Nese duhet te hame buke me marmalate per dreke ............ ishte thjesht nje kuriozitet per Hitlerin apo kuriozitet se sa e vleresuar eshte marmalata??????


Postuar nga Eria datë 01 Nëntor 2010 - 13:19:

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth
Qellimi i temes eshte te diskutojme rreth bukes me marmalate te Hitlerit?? Nese duhet te hame buke me marmalate per dreke ............ ishte thjesht nje kuriozitet per Hitlerin apo kuriozitet se sa e vleresuar eshte marmalata??????



Mire e ka ne fakt...gjermanet vdesin per marmalate dhe patate


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 17:12:

Agjencia e parë martesore online për të shëmtuarit!

Në faqen e internetit www.thuuglybugball.com (vallëzimi i buburrecave) personat ''estetikisht të pafat'', mund të njihen, të takohen madje edhe të fillojnë një marrëdhënie romantike.


Vetëkonsiderohet një agjenci për organizimin e takimeve e specializuar për ''personat jo të bukur'', e para e këtij lloji në botë e krijuar në Britaninë e Madhe që u përkushtohet personave të shëmtuar dhe të gjithë atyre që nuk arrijnë normalisht të takojnë shpirtin binjak dhe mesa duket aktiviteti po ecën shumë mirë.

Në faqen e internetit www.thuuglybugball.com (vallëzimi i buburrecave) personat ''estetikisht të pafat'', mund të njihen, të takohen madje edhe të fillojnë një marrëdhënie romantike.
Kjo gjë ka ndodhur me çiftin britanik Janine Walker dhe Tom Clifford, të dy anëtarë të faqe së internetit www.thuuglybugball.com ku janë takuar disa muaj më parë dhe aktualisht po planifikojnë dasmën e tyre.

''Kjo është fejesa e parë e realizuar përmes faqes sonë të internetit dhe jemi shumë të lumtur për të dy'', deklaroi zëdhënësi i faqes.
''Për të festuar kemi vendosur ti dhurojmë çiftit një muaj mjalti modest'', shtoi ai.


O burra cuna mos humbni koh


Postuar nga dylan datë 01 Nëntor 2010 - 17:35:

Re: Agjencia e parë martesore online për të shëmtuarit!

[QUOTE]Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Në faqen e internetit www.thuuglybugball.com (vallëzimi i buburrecave) personat ''estetikisht të pafat'', mund të njihen, të takohen madje edhe të fillojnë një marrëdhënie romantike.


Vetëkonsiderohet një agjenci për organizimin e takimeve e specializuar për ''personat jo të bukur'', e para e këtij lloji në botë e krijuar në Britaninë e Madhe që u përkushtohet personave të shëmtuar dhe të gjithë atyre që nuk arrijnë normalisht të takojnë shpirtin binjak dhe mesa duket aktiviteti po ecën shumë mirë.

Në faqen e internetit www.thuuglybugball.com (vallëzimi i buburrecave) personat ''estetikisht të pafat'', mund të njihen, të takohen madje edhe të fillojnë një marrëdhënie romantike.
Kjo gjë ka ndodhur me çiftin britanik Janine Walker dhe Tom Clifford, të dy anëtarë të faqe së internetit www.thuuglybugball.com ku janë takuar disa muaj më parë dhe aktualisht po planifikojnë dasmën e tyre.

''Kjo është fejesa e parë e realizuar përmes faqes sonë të internetit dhe jemi shumë të lumtur për të dy'', deklaroi zëdhënësi i faqes.
''Për të festuar kemi vendosur ti dhurojmë çiftit një muaj mjalti modest'', shtoi ai.


O burra cuna mos humbni koh
[/QUOT



Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 17:37:

"Kuriozitete nga fleurs de l'orne"

Makina pa shofer nga Google


Kolosi amerikan i botës virtuale ,Google e bën realitet ate qe e kishin imagjinuar kineastët Stephen King e John Carpenter.

Google ka testuar ne rruge makinën që nuk ka nevojë për ngases dhe deri tani makina pa emër ka arritur të përshkojë 140 milje në rrugët e Kalifornisë.
Falë një sistemi të integruar videokamerash, sensorësh dhe radarësh, makina kontrollohet nga një kompjuter qëndror, ndersa ngasesi mund ta marrë kontrollin në cdo moment.

Departamenti i Motorizimit në këtë shtet i ka ndezur dritën jeshile qarkullimit të makines në rrugë. Ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për një revolucion të vërtetë, çka tregon edhe një herë afrimin e madh te njeriut me internetin.

Projekti është zhvilluar nga inxhinieri 43 vjecar Sebastian Thrun, ndërsa shitja për njerëzit e thjeshtë mund të nisë vetëm pas 8 vjetësh.


Postuar nga cecilia datë 01 Nëntor 2010 - 17:37:

Mendim i mire ky Lule ka plot shumtaraqa forumi


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 17:43:

Si njof mi si kam pa disa fund shpina


Postuar nga dylan datë 01 Nëntor 2010 - 17:44:

po zoti kur ka fale njeriun ca ka falur dhe fatin
gjithkush gjen njeriun e vet

tju them nje te forte tani hhahah

kam nje djale te axhes po ka shume vite jashte dhe u be ashu 35 pa u efeju pa u martu
tani kur flisja me te i thoja he gjeta ndonje
po kush me merr thoshte mu dhe blerta po e zeme se nuk quhej kshu dhe ajo qe mendoja do me priste ehste feju

kjo blerta ishte nje me nje kembe me te shkuter s etjetren tapalle ,e vockel si milingone me nje fjlae hahhaha
po ky qeshte qe ajo meendoja do me priste mu dhe ajo u feju
ket e kishte nga vendi i vet psh

qe bjen fjala cdo njeri e gjen te vetin


Postuar nga cecilia datë 01 Nëntor 2010 - 17:45:

Shumtaraqin e kupton direkt mi s'ke pse humb kohen me e pa

Bo interesantin me gjona t'tjera shif petter psh e nxjerr trupin e bukur direkt ne skene


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 17:47:



dylan Perfectesia eshte jetime



cecilia

Shumtaraqin e kupton direkt mi s'ke pse humb kohen me e pa

Bo interesantin me gjona t'tjera shif petter psh e nxjerr trupin e bukur direkt ne skene


Ke pa ti qe mu duk interesant ai.. do e kem parasysh ne vazhdim


Postuar nga cecilia datë 01 Nëntor 2010 - 17:49:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne





Ke pa ti qe mu duk interesant ai.. do e kem parasysh ne vazhdim




Kush eshte ky mi


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 17:50:

Hakerët keqpërdorin sekretet ushtarake

Hakerët, adresat elektronike të të cilëve janë nga Kina kanë vjedhur dokumente sekrete të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, duke u prezantuar si përfaqësues nga Koreja e Jugut.

Mediat jugokoreane raportuan se hakerët kanë ardhur deri te të dhënat kur zyrtarët jugokoreanëe kanë hapur dosje në e-mail në të cilin ndër të tjera, njoftohej për vizitën e liderit koreano-verior Kim Jong-il në Kinë.

Mail-at janë dukur sikur kanë qenë të dërguar nga adresa e një zyrtari jugokorean dhe një diplomat, mail-at kanë përmbajtur program të fshehur që aktivizohet me hapjen e email-it.

Mediat nuk kanë raportuar akoma kur ka ndodhur.

Shërbimet e Koresë së Jugut konfirmuan se kanë bërë paralajmërime deri në qeveri për rrezikun nga e-mail të tillë.


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 17:55:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia



Kush eshte ky mi



Peter mi pra


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 18:01:

Seks me gomarin dhe kalin, 66-vjecari ne telashe

Historia e pabesueshme regjistrohet te kete ndodhur disa vite me pare, sic eshte publikuar ne disa mediat britanike. Nje burre 66-vjecar ne Leicester eshte nen proces ne Britani per shkak te keqtrajtimit te kafsheve, pasi ka kryer marredhenie seksuale me nje gomar dhe me nje kale. Historia e pabesueshme regjistrohet te kete ndodhur disa vite me pare, sic eshte publikuar ne disa mediat britanike. Pikerisht Joseph Squires duhet te kete pasur raporte me nje gomar mes 2 dhe 5 shkurtit te vitit 1999, ndersa me kalim mes 15 dhe 18 marsit te vitit 2004. Ne kete situate, Squires eshte deklaruar fajtor per te gjithe krimet per te cilat akuzohet perpara Gjykates se Leicester. Avokati i tij ka kerkuar lirine e perkohshme per shkak te mungeses se precedenteve te burrit, por gjykatesi ka refuzuar, duke e derguar 66-vjecarin ne burg deri ne dhenien e vendimit per denimin e tij, qe pritet te vije me 24 maj./mirror/


Postuar nga cecilia datë 01 Nëntor 2010 - 18:03:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne


Peter mi pra




Qyqa pse mi ky te boni interesantin eee

S'ma do mendja ai shkon direkt ne thelb s'te merr leje hiç kur vjen puna...per shakara


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 18:06:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia



Qyqa pse mi ky te boni interesantin eee

S'ma do mendja ai shkon direkt ne thelb s'te merr leje hiç kur vjen puna...per shakara



Sboni interesantin mi jo, lexo mir cit, ishte interesant

Se me mungonte opsioni i prv_it domosdo


Postuar nga cecilia datë 01 Nëntor 2010 - 18:19:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne


Sboni interesantin mi jo, lexo mir cit, ishte interesant

Se me mungonte opsioni i prv_it domosdo





Amon vetem atij mos i rrezisto... eshte AS... ne çdo fushe


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 18:39:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia



Amon vetem atij mos i rrezisto... eshte AS... ne çdo fushe





Sjam kthy hic ke ajo lagje





Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 20:15:

Shendoshet ne pune, gjyq McDonald's

Per 12 vjet i eshte dashur te provoje cdo dite patatet dhe hamburgeret per te verifikuar standardet e ushqimit te ofruar nga McDonald's per klientet.

Por ky aktivitet i perditshem e ka bere obez nje ish-menaxher brazilian te nje dege te fast food-it te famshem ne te gjithe boten.

Per kete shkak ai ka vendosur qe ta hedhe ne gjyq kompanine dhe ia dale pasi drejtesia ka vendosur qe drejtuesit e firmes te demshperblejne ish-punonjesin me 17.500 dollare.

Sipas ish-menaxherit, kliente false te derguar nga McDonald's, vizitonin restorantin e ushqimit te shpejte per te pare nese produktet ishin ne nivel cilesor.

Per te ruajtur vendin e punes, ky person degustonte cdo dite ushqimet duke shtuar ne total 32 kilograme. Vec kesaj drejtuesit e kompanise e linin te lire qe te hante cdo dite ushqime duke kontribuar keshtu ne shkaterrimin e linjave te tij.
______


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 20:16:

Gruaja ne filmin e Chaplinit me telefon celular.

LONDER - Ndoshta ajo me te vertete eshte nje udhetare e kohes, e derguar prapa ne vite per te dhene nje “shfaqje” qe la te gjithe shikuesit gojehapur. Apo ndoshta eshte nje gjeni, qe ka testuar ne menyre te fshehte teknologji te perparuar nga qeveria dhe eshte kapur nga kamera ne momentin e gabuar.

Cilido qe te jete shpjegimi, detaji ne filmin “The Circus”, realizuar me 1928 nga Charlie Chaplin, ku duket nje grua sikur perdor nje telefon mobil, ka befasuar shikuesit. Skena e pabesueshme eshte gjetur ne pjesen e xhirimeve shtese te filmit, ku shihet publiku duke marre pjese ne premieren e filmit ne “Manns Chinese Theatre” ne Hollywood.

Xhirimi i shkurter tregon nje grua te moshuar e veshur me pallto dhe nje kapele, me doren e ngritur ne anen e majte te fytyres derisa eshte duke folur. Nuk eshte askush perreth saj qe te jete bashkebisedues i saj, perveç nje burri i cili ecen perballe saj ne fillim te xhirimit. Edhe gjestet dhe sjelljet e saj derisa “flet” do te ishin shume te njohura per shikuesit moderne, perderisa ajo duket se ndalet ne mes te fjalise, gjate bisedes se saj.

Ky zbulim i cuditshem eshte zbuluar nga adhuruesi i filmit George Clark, nga koleksioni i tij i filmave te Charlie Chaplin. Ai ka thene se ia ka treguar xhirimin me shume se njeqind njerezve dhe asnjeri nuk ka mundur te jape ndonje shpjegim te arsyeshem.

Disa shikues kane sugjeruar se ajo eshte duke degjuar nje radio te dores, por kjo nuk shpjegon se pse ajo duket se po flet. Te tjere thone se ndoshta ajo eshte duke treguar shenja te skizofrenise, dhe mbulon fytyren e saj per te fshehur faktin se eshte duke folur me vetveten. Po ashtu eshte sugjeruar se ajo thjesht eshte duke u munduar ta mbuloje fytyren nga kamera ne menyre qe te mos xhirohet. Gjithashtu ka skeptike te cilet besojne se xhirimi eshte nje mashtrim i krijuar nga Clark – nje prodhues filmi me “Yellow Fever Productions” per te reklamuar festivalin e tij te fundit te filmit.

Pajisja e pare qe mund te lidhet me nje telefon mobil eshte “Walkie-Talkie” nga “Motorola”, e cila eshte prodhuar ne vitet 40, por ajo kishte masen e dores se nje njeriu dhe gjithashtu eshte prodhuar me shume se nje dekade pas filmit te Chaplinit. Telefonat mobile, te cilet ne i njohim sot nuk jane paraqitur deri ne vitet 80. Edhe atehere ishin shume te medhenj per t’u mbuluar nga shuplaka e dores. Ne videon e postuar ne “YouTube” nga Clark, ai ben shaka duke thene se shpjegimi i vetem eshte se gruaja eshte udhetare ne kohe. Ai thote: “Ky film i shkurter ka te beje me nje cope xhirimi prapa skenave te filmit te Chaplin ’The Circus’”.

“Skena tregon nje grua te madhe te veshur ne te zeza me nje kapele qe mbulon pjesen me te madhe te fytyres, me diçka qe mund te shpjegohet vetem si telefon mobil, e cila flet duke ecur vetem. Une e kam studiuar kete xhirim per me shume se nje vit, duke ua treguar me shume se njeqind njerezve dhe askush nga ta nuk me dha ndonje shpjegim se çfare eshte duke bere kjo grua. Teoria ime e vetme – dhe e shume njerezve te tjere – eshte e thjeshte: nje udhetare e kohes me telefon mobil. Shikoni vete dhe lirshem lini koment mbi shpjegimin, apo mendimet tuaja per kete gje”, ka shkruar Clark.

Nje nga shpjegimet me te pranuara eshte se gruaja eshte duke perdorur nje “trumbete veshi”, nje pajisje qe perdoret nga persona qe kane veshtiresi ne degjim. Per ta mbeshtetur kete ide, vereni se si gishti tregues dhe gishti i mesem jane me te zgjeruar e kjo mund te shpjegojne se nuk eshte duke mbajtur nje telefon por nje mjet te rrumbullaket.

Filmi i Charlie Chaplin “The Circus” ishte nje nga filmat e fundit pa ze dhe ai fitoi çmimin “Oscar” ne vitin 1929 per “shkathtesi dhe gjeni ne shkrim, aktrim, regji dhe produksion”. Filmi flet per Tramp, i cili punon si kloun ne nje cirkus dhe bie ne dashuri me vajzen e drejtorit te cirkusit. Chaplin prodhoi kete film gjate kulmit te problemeve ligjore pas divorcit nga Lita Grey dhe ai nuk e ka permendur as edhe nje here ne autobiografine e tij, edhe pse tani ky film konsiderohet si nje nga kryeveprat e tij.


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 20:18:

Ndryshimi i ores demton shendetin.

Qe nga dita e djeshme hyri ne fuqi ndryshimi i ores.
Shkencetaret thone se kane vertetuar qe me kthimin e ores pas ne stinen e dimrit demtohet shendeti, shperdorohen me teper energji dhe rritet sasia e ndotjes se mjedisit.

Fundi i nje praktike te tille në hemisferen veriore do te sillte perfitime per shendetin dhe mjedisin.

Ndryshimi i ores behet ne vendet evropiane, ne Ameriken e Veriut dhe ne disa pjese te Lindjes se Mesme.


Postuar nga lule datë 03 Nëntor 2010 - 00:49:

Seks kukullat


Kanali edukativ i Discovery, Helath Channel, shfaqi të dielën në mbrëmje dokumentarin me titull “Seks robotët” një lloj hyrje për shoun “seksi i pazakontë”.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për producentë perversë – episodi qartë zbulon sa në të vërtetë meshkujt “kallen” pas partnereve të cilat në të njëjtën kohë janë absolutisht të nënshtruara, pranojnë të gjitha urdhrat dhe janë gjithmonë në dispozicion.

Njëri prej adhuruesve të këtij fetishi bizar e përshkroi marrëdhënien si “më e afërta që mund ta konsiderojë njeriun si rob”.

Adhuruesit e ‘femme-botëve’, në mungesë të femrave (robotë), shpesh thërrasin -line dhe nga punëtoret kërkojnë që tua përmbushin dëshirat nga më të pazakontat.

Flitet se një numër i madh i adhuruesve është i interesuar për robotin në formën e aktores, Scarlett Johansson.

/Telegrafi/


Postuar nga lule datë 04 Nëntor 2010 - 22:14:

102 vjeç dhe pa problem bën pompa

Kinezi Shi Xiaochun është 102 vjeçar, por edhe më tutje është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe pa problem bën pompa me një dorë.
Ish-postieri nga Xiaoshani në provincën Zhehiang me sukses po e përballon pleqërinë. Ushtron për çdo ditë dhe bën shumë shëtitje, ndërsa formën e tij të mirë e dëshmon edhe fakti se ai mund të bëjë stërvitje që kërkojnë angazhim zë madh fizik.

Gjendjen e mirë shëndetësore dhe formën e shkëlqyer fizike, siç thotë, ia ka borxh punës të cilën e kishte bërë dikur.

“Në kohën time nuk ka pasur trafik si sot. Kam ecur nëpër tërë qytetin për ta dërguar një porosi të postës”, tha Xiaochun për Zhejiang News.

Vajza e plakut vital, Shi Guangyu, po ashtu thotë se babai i saj gjithmonë ka bërë jetë të shëndetshme dhe është kujdesur për trupin dhe shëndetin e tij.

“Babait tim i pëlqen mishi, perimet dhe çaji. Kurrë nuk ka pirë duhan dhe as nuk ka konsumuar alkool”.

Telegrafi


Postuar nga lule datë 05 Nëntor 2010 - 19:23:

çiftet zakonisht,ndahen para festave dhe gjate veres

Dizajneri David McCandless në bazë të analizave të statuseve në Facebook ka përpiluar një grafikon i cili tregon se në cilën periudhë të vitit njerëzit më së shpeshti i japin fund lidhjeve të tyre të dashurisë.
McCandless ka përdorur informatat nga 10.000 statuse të Facebookut në të cilat janë përdorur kryesisht fraza–lidhje e ndërprerë.

Duke analizuar të dhënat ai konkludoi se njerëzit kryesisht ndahen ose i japin fund lidhjeve me partnerin në fillim të muajit mars, para festave të pranverës, pastaj gjatë verës dhe para festës së Krishtlindjes. Po ashtu shumë lidhje përfundojnë edhe në Ditën e të Dashuruarve, respektivisht ditën e Shën Valentinit.

McCandless zbuloi se njerëzit më së shpeshti ndryshojnë statusin për lidhjet në Facebook të hënën, me siguri pas një vikendi jo fort të këndshëm. Të gjithë ata që ndahen me partnerin dhe ndryshojnë statusin e tyre, Facebooku do tua lehtësojë dhimbjen të paktën duke ua hequr fotografitë e ish partnerit. Rrjeti më i popullarizuar shoqërorë prej tash nëpërmjet një algoritmi, do të përcjellë sjelljen “online” të shfrytëzuesve dhe në mënyrë automatike do të gjenerojë fotografi të personave me të cilët shfrytëzuesit kanë mbajtur lidhje, shkruan “Daily Mail”.

/Telegrafi/


Postuar nga AngelDevil datë 05 Nëntor 2010 - 21:41:

Shume perzemer e paske ket Telegrafin ... te lidh gje me KS?


Postuar nga lule datë 05 Nëntor 2010 - 22:52:

Cfare?


Postuar nga AngelDevil datë 06 Nëntor 2010 - 00:12:

asgje asgje zere se s thashe gje lulke


Postuar nga bruni22 datë 08 Nëntor 2010 - 19:07:

Re: 102 vjeç dhe pa problem bën pompa




keni parasysh kur lexoni dicka dhe e merni tjeter x tjeter? ja kjo me ndodhi edhe mua tani me k'te temen e lulkes.... po vrisja mendjen ku esht cudia k'tu (102vjece dhe ben akoma POMPINO)

po kjo ishte pun sekondash dhe kur e pash me mir kuptova qe tema qenka shum interesante bravo lule kjo tregon qe paske nje horizont te gjer "e non solo un chiodo fisso"


Postuar nga lule datë 10 Nëntor 2010 - 02:30:

Re: Re: 102 vjeç dhe pa problem bën pompa

Citim:
Po citoj ato që tha bruni22



keni parasysh kur lexoni dicka dhe e merni tjeter x tjeter? ja kjo me ndodhi edhe mua tani me k'te temen e lulkes.... po vrisja mendjen ku esht cudia k'tu (102vjece dhe ben akoma POMPINO)

po kjo ishte pun sekondash dhe kur e pash me mir kuptova qe tema qenka shum interesante bravo lule kjo tregon qe paske nje horizont te gjer "e non solo un chiodo fisso"





Alora devi essere un po piu sveglio......non leggere prendendo le frasi per la coda......ma per la testa....

come il toro......


Postuar nga bruni22 datë 10 Nëntor 2010 - 20:33:

Re: Re: Re: 102 vjeç dhe pa problem bën pompa

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne




Alora devi essere un po piu sveglio......non leggere prendendo le frasi per la coda......ma per la testa....

come il toro......




lo terro' presente


Postuar nga lule datë 11 Nëntor 2010 - 19:07:

Re: Re: Re: Re: 102 vjeç dhe pa problem bën pompa

Citim:
Po citoj ato që tha bruni22


lo terro' presente



Sme del imagi


Postuar nga lule datë 11 Nëntor 2010 - 19:41:

Rusët instalojnë solariume në burgje

Në burgun Butyrka të Rusisë së shpejti do të instalohet solariumi me qëllim të përmirësimit të kushteve për të burgosurit. Në këtë burg të sigurisë së lartë në qendër të Moskës, i cili ekziston prej shekullit të 19, në të kaluarën kanë vuajtur dënimin disidentët e BRSS-së, Alexander Solzhenitsyn dhe Isaak Babel, si dhe kushëriri i Adolf Hitlerit – Heinrich.
“Do ta pajisim burgun me një shërbim shtesë mjekësor dhe do të instalojmë edhe solariumin”, tha drejtori i burgut Butyrka Sergei Telyatnikov për mediet ruse.

Sipas tij solariumi do të përdoret vetëm për qëllime mjekësore, ndërsa do të jetë i gatshëm para vitit të ri. Teljatnikov tha se të burgosurve do tu mundësohet edhe qasja në Skype ku do të kenë rastin të flasin me familjarët e tyre.

/Telegrafi/


Postuar nga lule datë 11 Nëntor 2010 - 19:42:

Super-familja amerikane ka 18 fëmijë, do ende!



Gil dhe Kelly Bates janë super-prindër. Aq shumë i duan fëmijët sa që lindin vazhdimisht. Kohë më parë festuan lindjen e fëmijës së 18 dhe po bëhen gati për tjetrin!
Çifti nga Tennesse në SHBA shpreson se një ditë do të kenë familjen më të madhe në botë.

“Na ndihmoftë Zoti, do të lindim shumë fëmijë. Fëmijët janë bekim, ndërsa Zoti neve na ka bekuar që të kemi kaq shumë fëmijë”, thotë babai krenar Gil për gazetën “Daily Mail”.



Nëna Kelly tha se secila foshnje sjellë një gëzim të ri në familje. Çifti është martuar para 23 vitesh dhe Kelly prej asaj kohe gjithmonë ka qenë shtatzënë. Djali i tyre më vjetër Zach është 21 vjeç, ndërsa më i vogli është Judson Wyatt vetëm një muajsh.

Natyrisht nëna thotë se nuk e ka aspak lehtë t’ua përgatis drekën një familje kaq të madhe, por fëmijët e saj më të vjetër gjithmonë i dalin në ndihmë. Nëna Kelly tha po ashtu se në shtëpi ka katër rrobalarëse dhe dy makina për tharjen e rrobave. Edhe pse vëllezërit e motrat nganjëherë edhe grinden Batesët thonë se ata janë një familje e madhe dhe e lumtur.


/Telegrafi/


Postuar nga lule datë 12 Nëntor 2010 - 21:39:

DJ Gjyshja nisi turneun në Amerikë


DJ ylli britanik, 69-vjeçarja Ruth Flowers, e njohur si Mamy Rock, performoi në SHBA para mijëra adhuruesve të techno muzikës.
Edhe pse është 69 vjeçare Mamy Rock vendosi të fillojë një turne nëpër Amerikë, ku publiku e pranoi për mrekulli.

DJ Gjyshja me muzikën e saj i bëri të kërcejnë rreth tre mijë të rinj në një . Deri më tash ka performuar nëpër klubet e Evropës, por vendosi të paraqitej edhe para publikut amerikan për ta dëshmaur talentin e saj muzikor, por edhe energjinë e madhe.



Gjatë qëndrimit në Los Angeles Mamy Rock incizoi edhe singling e saj më të ri me titull “69”. Pranoi se nuk e ka ndërmend të pensionohet pa marrë parasysh vitet, raporton BBC.


http://www.youtube.com/watch?v=rqLsrT255sg


/Telegrafi/


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 04:06:

Karkaleci me testikujt më të mëdhenj në botë

Shkencëtarët britanikë njoftuan të mërkurën se një lloj karkaleci ka testikujt më të mëdhenj në krahasim me peshën trupore.
Testikujt e karkalecit Platycleis affinisa, përbëjnë 13.8 për qind të masës së përgjithshme trupore. Sikur njerëzit t’i kishin testikujt e tillë, meshkujt do të bartnin testikuj deri në dhjetë kilogramë të rëndë, në madhësinë e gomave të automobilit.

“Nuk mund ta besonim sa të mëdha ishin. Ato pushtonin tërë abdomenin”, tha Karim Vahed, ekolog nga instituti në Derby.

Por pa marrë parasysh madhësinë, karkaleci nuk prodhon më shumë spermë se të tjerët, kështu që shkencëtarët kanë vënë në dyshim disa hipoteza të teorisë së evolucionit.

Testikujt kryesisht janë të mëdhenj te meshkujt e atyre lloj specieve, femrat e të cilëve jetojnë në promiskuitet. Besohej se mashkulli i cili prodhon më shumë spermë dhe është më i madhi fiton duelet e çiftëzimit. Por testikujt e këtij karkaleci ndoshta vënë në dyshim këtë teori, thonë shkencëtarët.

Hulumtimi është publikuar në revistën Biology Letters, gazetë zyrtare e Akademisë Britanike të Shkencës.

/Telegrafi/


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 18:20:

Një vit burg për hakerin

Një 22 vjeçar është dënuar me një vit dhe një ditë pasi ka hyrë ilegalisht në postën elektronike të ish kandidates për zëvendëspresidente të SHBA-ve Sarah Pelin. Incidenti ka ndodhur gjatë fushatës së vitit 2008.
Kernell i kërkoi falje Pelinit dhe familjes së saj e do të trajtohet dhe për probleme mendore.


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 18:22:

Dritë misterioze mbi New York

Banorët e New Yorkut mbetën të shtangur nga një dritë e pazakontë në qiell, kur të mërkurën mbi qytet u shfaq një vijë drite të cilën e xhiruan edhe kamerat televizive.
Sqarimet ishin të ndryshme. Ekspertët ushtarakë provojnë t’i bindin njujorkezët se ajo është vetëm një gjurmë e zakonshme e aeroplanit por shumica besojnë se ato janë gjurmët e një rakete të lansuar nga brigjet e Kalifornisë.

Të enjten mbi New York prapë u paraqit e njëjta dritë në qiell. Kameramani i kanalit televiziv CBS 2 këtë dukuri të pazakontë e regjistroi në kamerë, thirri astronomët lokalë dhe kërkoi një sqarim logjik. Astronomët ia dhanë të njëjtën përgjigje se bëhet fjalë për gjurmët e aeroplanit.

Kameramani nuk beson në këtë arsyetim, thotë se drita lëvizte shumë shpejtë. Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për dritën e çuditshme në qiell, shkruan Daily Mail.


/Telegrafi/


Postuar nga lule datë 26 Nëntor 2010 - 01:27:

Gati arkivolë specialë për homoseksualët!

Arkivoli unik, i cili kushton 1650 euro, ka nxitur një interesim të madh të komunitetit, tha Brandl. Dy sipërmarrës në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë, Cologne, po përpiqen që të hyjnë në tregun e begatshëm të homoseksualëve, duke nxjerrë në shitje arkivole të dizajnuara veçanërisht për shijet e tyre – dekoruar me fotot e meshkujve nudo.

“Besojmë se duhet të jemi në gjendje të kemi arkivole që na identifikojnë pikërisht neve në udhëtimin tonë të fundit, duke reflektuar atë që ne kemi qenë dhe si kemi jetuar derisa ishim gjallë”, theksoi sipërmarrësi Thomas Brandl. Arkivoli unik, i cili kushton 1650 euro, ka nxitur një interesim të madh të komunitetit, tha Brandl. “Njerëzit janë vërtet të interesuar për to, pasi ato janë shumë unike. Reagimet kanë qenë tejet pozitive deri tani qe po trajtojme kete ceshtje”.

32 vjecari Bradl dhe partneri i tij i biznesit, Michael Koenigsfeld 34 vjec, thonë se i kanë hyrë këtij biznesi për të kënaqur numrin gjithnjë e më të madh të kërkesave speciale që pranonin.


Postuar nga lule datë 28 Nëntor 2010 - 17:54:

Banane, për disponim të mirë

Bananet janë një përzgjidhje e shkëlqyer për fillimin e ditës, sidomos në këtë periudhë të vitit, kur organizmit i duhet më shumë energji.
Nëse në mëngjes hani një banane, pinë një gotë qumësht me një copë buke integrale, atë do ta keni energji të mjaftueshme për fillimin e obligimeve të ditës. Bananet janë të mira për parandalimin e shumë sëmundjeve përmbajnë vitaminën B6, përforcojnë sistemin imunologjik dhe mbrojnë nga të ftohurit.

Banania përmban triptofan, lloji i proteinës që trupi e përpunon me serotonin ose “hormonet e lumturisë”, sepse në mënyrë pozitive ndikon në deponimin e mirë. Ndihmon gjatë ballafaqimit me aneminë, rregullon tensionin e gjakut, dukshëm zvogëlon rrezikun e infarktit në zemër, dhe e qetëson sistemin nervor. Meqë është e pasur me hekur, ky fryt është bar i mirë për ata që janë anemik.

Bananen mos e ruani në frigorifer, por konsumoheni të freskët. Me ngrënien e 2 bananeve në ditë siguroni energji për 90 minuta punë të lodhshme, prandaj tek atletët banania është ushqimi kryesor. Mirëpo, nga konsumimi i tepërt i saj mund të shtonin në peshë nëse nuk merreni me ndonjë aktivitet sportiv.

Fatkeqësisht, është vërtetuar se banania nuk ka ndonjë fuqi të afrodiziakut, kjo huti është falë “pamjes së saj stimuluese”.

/Telegrafi/


Postuar nga lule datë 07 Dhjetor 2010 - 17:36:

Elektroshok për dashnorët e gruas.



Britaniku 51 vjeçar ka qenë i pushtuar nga pohimet se gruaja e tij po e tradhtonte me fqinjin, prandaj në derë kishte vendosur një elektroshok të cilin e kishte përpunuar vet.
Ka pasur kujdes që kushdo që t’i bie nafaka të hyj në shtëpinë e tij t’i mundësojë një goditje “të ndershme” elektrike. Në elektroshok ka vendosur edhe sensorin për të aktivizuar rrymën elektrike pasi që dikush të ofrohej. Mysafirët e padëshiruar i ka goditur me elektroshok nën krahë, e goditjet elektrike kanë qenë në mes të 11 e 18 volt.

Atë e kishin lajmëruar, derisa në gjyq kishte sqaruar se pajisjen e kishte bërë “për të parandaluar njerëzit që ta bëjnë atë punën me gruan e tij”.

Pas gjykimit, ai është urdhëruar të kërkojë ndihmën e psikiatrit, sepse kanë zbuluar se ka probleme psikike.

/Telegrafi/


Postuar nga lule datë 19 Dhjetor 2010 - 17:56:

Rrëmbeu femrën dhe e detyroi të 'shkojë me të në shopping'!



Një burrë nga Pennsylvania është arrestuar pasi një grua e lajmëroi në polici se i dyshuari e kishte rrëmbyer dhe e kishte detyruar të shkonte me të nëpër dyqane dhe të blinte rroba për të.
Policia njoftoi se viktima po ecte drejtë makinës së saj, të parkuar para një qendre tregtare në Allentown kur iu afrua 32 vjeçari Tyquann S. McCord.

Ai i tha gruas së pafat se është i armatosur dhe e detyroi të hyjë në automobil dhe të shkojnë bashkë deri tek bankomati, ku ajo u detyrua të tërhiqte një shumë parash dhe më vonë me ato para e detyroi t’i blinte rroba.

McCord u arrestua pasi edhe një dëshmitar tjetër thirri policinë pasi sjellja e tij me gruan ishte e dyshimtë. Ai është arrestuar për kidnapim dhe plaçkitje.

/Telegrafi/


Postuar nga lule datë 21 Dhjetor 2010 - 00:43:

Banka kontrollon edhe brekët e të punësuarve



Një bankë zvicerane e cila ka përjetuar humbje të mëdha pas krizës financiare dhe ka marrë ndihmë prej 67 miliardë dollarëve, po përpiqet ta kthejë nderin dhe imazhin në një mënyrë pak të çuditshme – duke ua imponuar punëtoreve të veta se çfarë brekë të veshin
Në një dokument intern të bankës i cili ka 50 faqe thuhet se meshkujt nuk guxojnë të mbathin qorape që biejnë në sy, femrat guxojnë të veshin vetëm qorape të tejdukshme dhe brekë pa lëkurë, nuk guxojnë të të kenë erë intensive, qoftë prej parfumeve, flokëve ose të mbajnë erë cigareje.

Po ashtu meshkujt duhet të vendosin kravata “që ju përshtaten me formën e fytyrës së tyre” ndërsa për të dy gjinitë vlenë rregulli se nuk guxojnë të veshin fustane ose pantallona të ngushta që qesin në pah format e trupit ku mund të vizatohen të brendshmet.

Femrave u këshillohet të mos mbathin këpucë pa taka “sepse nuk ka asgjë më fyese se një buzëqeshje e mekët” ndërsa nuk preferohen as tatuazhet, bizhuteritë kiq si dhe as grimi i tepruar.

Lista e rregullave për femrat është më e gjatë, por ne do të përmendim se “shenjat e ngjyrës natyrale të rrënjëve të flokut tek flokët e ngjyrosura dhe thonjtë artificial e të ngjyrosur nuk lënë përshtypjen e profesionalizmit”.

/Telegrafi/


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.