Forumi Horizont
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Dashuri në tokë të huaj....Poezi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17325)


Postuar nga Roi5 datë 08 Tetor 2009 - 20:47:

Dashuri në tokë të huaj....Poezi

Këtu do të mundeni të lexoni disa nga rreshtat e mi.
Lexim të këndshëm..



Mesnata..

Mesnata me morri ne gjirin e saj,
Me rrembeu dhe me futi ne gjum,
Me beri te lumtur sa u zhgreha ne vaj,
Nje vaj knaqesije i lumtur isha une..!

Rrembem pash perendin ne Mesnat
Me puthe e me shterngo si nje femije
Lerem te ledhatoj flokun tend te arte
Keshtu une do ta gjej vetem qetesin

Vargjet e mia seq mi morri lumi,
Lumi i pa meshire rreket i turbulluar
Me la ne mendime pa laps e pa shpres
Vujta shume se nuk kish te ndaluar.

O lume i trazuar me merr edhe mua
Me hudhne nje det te larget shume
Pasi une edhe ashtu do vuaj
Pa as nje shpres me rrembe o lume..

Ne gjirin tend une isha nje mbret,
Ne mesnat kendoja si gjeli mengjesit..
Po pres mos prap diqka do te thuash
Peseri te me rrembesh , Oh te me rrembesh!


Postuar nga Roi5 datë 08 Tetor 2009 - 20:51:

DO TE VI.

Une me shpirt e me zemer u mundova
Qe te jem aty aafre teje ate nate me shi
Nuk mendova kurr se rruga ishte e gjate
E nuk do mundem me kohe te vi te ty.

Po me prit o vash se une nuk do harroj
Do te kthehem nje dite dhe fort te perqafoj
Do te jem pran pragut te deres sate
Dhe emrin tende fuqishem do ta thrras

E nese ti me degjon o e dashure mua
Vrapo eja sa me pare deren ta hapesh
Kur te me pash mua shpresoj se do me njohesh
Nga lodhja floku ngjyren nuk e ka te kafet.

Te marr e te puthi ne ball e te shterngoj pa mas
Te knaqem shume me ty sikur dikur bashke
Te shiqoj e te mos ngihem ty duke te pare
Te them ngadal ne vesh se kam pas shume mall

Ditet e mia larg tjeje o e madhja dashuni
Jan si muajt ne terr ku nuk ka sa qiri
Tani jam ketu afer teje dhe nuk do ik askund
Do te jem me ty gjer sa jetes ti jap fund.


Postuar nga Roi5 datë 08 Tetor 2009 - 21:09:

Yjet

Yjet sonte me flasin
Ata me tregojne per ty
Me thon se e kan takuar
Nje princez me lot ne sy

Polari me thot mua!
E pyta se qfar ka?
Me tregoj se ti kishe ikur,
Dhe me nuk kishte per te pa!!

E sa mall ndjeva une
Nuk di si ta tregoj,
Shpirit dhe zemra me iken
Dhe une mbeta pa goj.

I thash yllit te bukur
Se a mundesh ti tregosh
Se une gjindem larg
Por zemra po e shoqeron

Te lutem o yll thuaj
Se me te vertet e dua
Se nje dite ne do te bashkohemi
Dhe kurr s,do largohemi.


Postuar nga Roi5 datë 08 Tetor 2009 - 21:11:

SI TE TE QUAJ TY


Qe nga jeta jote me dhe jete
Qe doren zgjate e me nxore ne drite
Qe ninullash me perkundje ne djep.
Ishe ti qe me dhe kete jet.

Gjthshka rreth meje ka nje emer
Po per mua s’kane aspak rendesi
Nje drejtesi dua te te beje ty
Me thuaj ç’emer meriton ti.

Ti qe dhembsurine ua rrembeve perendive
Dhe mbi mua, krijese e vogel, e derdhe
Ti, qe vdekjen perballe e sfidove
Me thuaj kush te krijoi, nga erdhe.

Ç’mbretereshe a perendi je ti
Qe gjithe bota te bie ne gjunje
Ç’force te mbinatyrshme ke
Qe si nje zot vepron tek une.

E dashur, e ngrohte, e drejte, me e dhimbsura
Nuk di emrin si te ta ve
U mendova pakez dhe belbezova
Te paren fjale te njerezimit “NENE”.


Postuar nga Roi5 datë 08 Tetor 2009 - 21:17:

Mendoja se perplasja e gjetheve te thara jashte ne kopsht, ishin feshferima e hapave te tua. Ishte nje zhurme kaq e çuditshme dhe e huaj sa qe dukej sikur kishte ardhur nga nje planet tjeter, sikur kishte pershkuar galaktika te panumerta, dhe vinte e derdhej ne kopsht porsi sfera te brishta kristali qe druhen se mos thyen, duke leshuar tinguj mistike kembanash te largeta dhe rreze te emeraldta heneze. Korrier I padukshem qe rreshqet mes zhurmave te nates dhe nje magnetizmi qe te çorienton. E une, ketu brenda ketyre mureve, jam si nje pelhure e holle qe tulatet ne mes dy luftrash te vrullshme, njera brenda dhe tjetra jashte meje. Nuk ka rendesi se cila prej tyre fiton… ashtu keshtu e di qe I humburi ne kete mes jam une. A thua se jam nje peshore qe mbart ne nje ekuiliber fantastik te shkuaren dhe te ardhmen time. E une dua te shkel me plot force ne anen e te ardhmes e ta ndryshoj, e te rris aty endrrat, por druhem se mos e prish kete ekuiliber te perkryer e me pas nuk do te jem me ne gjendje qe ta kthej perseri ashtu siç ishte me pare. Erresira aty jashte uleret nje emer te larget, por kaq ngadhnjimtar e te njohur, veshur me mantelin valevites te eres dhe me magjine e nje kohe te shkuar. A thua se del nga rerat e levizshme te kujtimit.
Dhe gjithe ky univers I vogel sillet si nje meteor rreth mureve te koshiences time, ne kete ore pritjesh dhe pagjumesie. Pritje per nje emer qe me duhet ta therres diku atje ne erresire, qe ndriçon diku atje mes te panjohures. Pritje per nje henez te vogel qe te sjelle qe pertej driten. Po, po, pritje per nje zhurmez kaq te mirepritur hapash qe I njoh. Pritje…..pritje…..pergjim…perkushtim ketij momenti te paperseritshem qe ndez zjarre te fuqishem brenda meje, e qe mua me duhet ti shuaj me lote.
Mbreme ti nuk erdhe….. Po sot a do te vish valle???? E ne mos ardhsh dot as sot, atehere te pres ne enderr.
Shihemi sonte ne enderr pra…… Do te vish……..??????????


Postuar nga Roi5 datë 08 Tetor 2009 - 21:24:

Vaj e vaj.


Vaj kur lindem!
Vaj e vaj kur te vdes!
Ne mes te dy vajeve e vetmja shpres
Dashuria do te mbes....


Postuar nga Enya datë 08 Tetor 2009 - 22:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Roielia
Mendoja se perplasja e gjetheve te thara jashte ne kopsht, ishin feshferima e hapave te tua. Ishte nje zhurme kaq e çuditshme dhe e huaj sa qe dukej sikur kishte ardhur nga nje planet tjeter, sikur kishte pershkuar galaktika te panumerta, dhe vinte e derdhej ne kopsht porsi sfera te brishta kristali qe druhen se mos thyen...

 Pritje per nje emer qe me duhet ta therres diku atje ne erresire, qe ndriçon diku atje mes te panjohures. Po, po, pritje per nje zhurmez kaq te mirepritur hapash qe I njoh. 


Roiela, me shplodhe me keto rjeshta qe ke shkruar. Me mberthyen si ndonje magnet dhe me cuan atje ku ti pergjoje hapat e dikujt; po aty une pergjoja hapat e dikujt tjeter duke ndjekur vallezimin e gjetheve te vjeshtes ne shpirt. Kete panorame me dha shkrimi yt, nje forme arti e lexueshme lehte.


Postuar nga Roi5 datë 09 Tetor 2009 - 10:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya

Roiela, me shplodhe me keto rjeshta qe ke shkruar. Me mberthyen si ndonje magnet dhe me cuan atje ku ti pergjoje hapat e dikujt; po aty une pergjoja hapat e dikujt tjeter duke ndjekur vallezimin e gjetheve te vjeshtes ne shpirt. Kete panorame me dha shkrimi yt, nje forme arti e lexueshme lehte.



Te faleminderit Enya, Qe lexon dhe pelqen rreshtat e mi.
Te pershendes une Roi..


Postuar nga Roi5 datë 09 Tetor 2009 - 10:12:

Malli i mergimtarit.


Shkretetire e ndarjes ty do te quaj,
Me largove pa meshire nga njerzit e mi
Mesues i par i vuajtejes mergim te quaj
Me lot ne faqe po shkruaj per atedhe.

I merguar ne nje vend askundi
Me vaj ne buz emra te dashur thrras
Si nje kallir ne ver po digjem i shkreti
Nuk kam me lote por ne zemer kam vaj.

Oh Nene Lokja ime ku je ti me thuaj
Syri yt i njom nga loti, po qan per mua
E rraskapitur nga malli per femijet e tu
Mos vdis te lutem edhe nje her pa te perqafu.

Ato duar tua te cilat me pastruan mua
Ato rrudha te ballit te erdhen e kurr su shuan
Jan nga malli per femijet gyrbetqare
Qe i mashtroi jeta por si zogje shtegetar

Me lejo te shkruaj une per ty kete dite
Me lejo te them o sa mall kam per ty
Kur dola nga shtepija ti mua me the
Ketu eshte sofra jote, o bir ketu ke le.

Kurr atedheun nuk mund ta harroj
Pregdheljet tua ende i kojtoj me mall
Ato fusha te gjera te cilat kam kaluar
O Nene e Dashur pse kaq shume po vuaj

Do te vi nje dite e badh dhe te ti do te vi
Do te knaqem ne prehrin tend loti do ta fshi
Do te shof buzen tende se si buzeqesh
Vetem ti o e dashura nene mua me jep shpres.


Postuar nga Roi5 datë 09 Tetor 2009 - 10:14:

Nje monolog.

Dëgjoja këmbanat dhe blegerimat e deleve , ato vinin nga shpati!
Deshëroja te ti shof por nuk i pashë ,errësira mi morri sytë !
Mendova se je dikund ne mes te tufes ? por jo!!
shpresova se do te gjej te ahu ? Erdha e të kerkova !!
dëshëroja te Të kisha pran meje të pëshpërisja ngadal TE DUA,sikur dikur ti me thoje, e zemra ime ndjente knaqsin e e shpirtit tend, kur me ledhatuje me ato duar te bukura princeze qe ma zgjatnin jeten!.
Por u treten ato knaqsi , e mbeten vetem kujtime renqethse ne memorin tim.
Oj perendi vallë pse keshtu ndodhë me mua të shkretit ?
Te ahu I vjeter gjeta shamin tende, mu te foleja jonë ,aty ku ma fale dashurin qe se kishaa kurrë më pare,e ku me the se do te ishe vetem e vetem e imja e e askujt tjeter , me puthe me rrefeve tregime te bukura dashurije , afer kroit te bukur ku gurgullimat e tij dhe zeri bilbilit me fuseshin ne gjum te thell e koka ime ishte e mbeshtetur ne gjoksin tend , atë botë zilin ma kishte vetë djelli !.
E tash? I flas varrit tend ! E ledhatoj por ai nuk me pergjegjet ,me pergjegjen yjet ata me thon se ti je vet jeta ti je pjes e qenies time!
Shpati levizte sikur donte te me thonte diqka per ty ,e erresira ulurinte nje emer ngadhnjimtar e te njohur ,qe vinte me mantelin valevites te eres ,e thuaj se dilte nga rerat e lëvizshëme te kujtimit tim.
Hëna ate natë nuk shendriti pash lotet ne syt e saj ,e yjet që më flisnin shumë per ty pushuan , Ishin te penduar pse nuk me zgjuan nga gjumi I rende ate nate vere , qjelli u terrua dhe filloi te lotonte! Qante edhe kroi!
E ahu thahej nga vaji im.!
Ata më ngushllonin por kot, zemra ime pikonte gjak vuante !
Oh zhurmat zhurmat më afrohen, deleve vien nga shpeti nuhas erene tyre .
e Tani ne ket drit hene do ti shkruaj disa rreshta,e le te mbesin fjalet e fundit qe I them ,dua te ju tregoj se une po vdes nga malli ! Ti Hënë , e ju yjet do të deshmojnë se une po vdes per dashurin time po po sonte dua te vdes por mos harroni se dua te varrosem pran ketij varri(ja mu këtu) se paku te kënaq shpirtin tim ne boten e amshushme….


Roi.


Postuar nga Roi5 datë 10 Tetor 2009 - 09:52:

LULE BORA IME

Kjo nate e bekuar
Se me ben te vuaj
Ketu ku jam pa ty
Ne dheun e huaj..

Hena me buzqesh
Shof fytyren tede
Pa gjum deri ne mjes
Ledhatoja flokun tende

Dritaret nuk i mbyll
Mendoj kur ishim te ri
Kur flenin te gjithe
Ateher vije ti....

Bota ishte imja
Me ty ne kraheror
Nuk dija si te thrrisja
Te quajta Lule bore

Ishe e bardh si bora
Me syte e tu te shkruar
Nuk vdes jo, mori goce
Prap ty pa te takuar


Postuar nga Roi5 datë 10 Tetor 2009 - 09:53:

I humbur.

Jam nje ikon e humbur
Ne largesi
Ne qesi te vrazhed
Ndjej shume vetmi
Nostalgjija e vitev tani me dhemb
Me ben te qaj e me ben te nem.
Shiqoj horizontin
Shof shume kthejllesi
Mundohem te shof syrin tend
Me ankth e perballoj kete vetmi
Ku nje pend ne dore me ben shoqeri
Mos me le o penda ime e mire
Me jep shume ngjyre vargje te shkruaj
Se paku te mundohem kohen ta vras
Siq ajo mua qe po me len pas
E pa meshire je mori jet
Qe me ben te vuaj dite e net
Kur terri mbulon kete shkretetir
Ndihem si nuk ka me veshtir
Ah!! Sikur te isha ne krahun tend
Mori han e bukur atje ne qjell
Te shiqoj boten si leviz
Banoret e tokes une ti bekoj
Por drita jote me ndihmon
Me rrezet e tua vargjet mi shoqeron
Me qendis rreshtat me argjend
Me ndihmo te lutem te jem ne vendin tem
Atje ku drita jote ka tjera ngjyra
Atje ku me shenderit fetyra
Atje ku me lindi mem e at
Atje ku nuk jam asnjeher i ngrat..
Ne vendin tim djelli ka tjeter drite
Ne vendin tim ku lokja me ka rrit
Aty ku dhe kam deshire te vdes
Te lutem o hene me jep pak shpres.


Postuar nga Roi5 datë 11 Tetor 2009 - 12:48:

Vajza me kaqurrela.

Xhevahire ishte per mua ajo nate
Kur ti me erdhe ne jeten time
Mu duk se hena shendriti me gjat
Mu duk se jeta kishte tjera kuptime

Nuk kisha provuar ende te dashuroj
Zemra ime rrahu per te paren her
Ndjeva nje dashuri te embel ate nat
Ndjeva ngrohtesi e shpirt tim te mjer

Nuk lejoj te largohesh nga une
Kaqurrelat tua i tundi fort era
Por si nje yll me shendrite prane
Mos ik por eja edhe herave tjera

Do me ndriqosh deri sa jetoj
Do me puthesh deri sa te rroj
Dhe kur vdes ty kam per te kujtuar
O vajz e bukur jetoj per te takuar..

 
Roi.


Postuar nga Roi5 datë 11 Tetor 2009 - 12:51:

Behu e imja..

Ku do qe te shkosh
Ku do qe te jesh
Kurr mos harro
Se mua do me kesh..

Aty ku ti do te jesh
Zemren time do ta kesh
Do te jet me ty
Qe te mos ndjesh vetmi

Ne mendjen time je
Ne zemten time te kam
Asnjeher nuk harroj
O sa shume te dashuroj

Me lejo te jem i yti
Me lejo te puthe
Me lejo te dashuroj
Te vuaj mos te lendoj

Kur ti do ta kuptosh
Se une po vuaj pa nda
Ateher o e dashur
Ti ke per te qare

Nuk do te jet vone
Edhe ne pleqeri
Te me thuash ate
Qe e deshta ne rini

Me thuaj fjalen e bukur
Me thuaj se me do shum
Ka dite e shume net
Qe po vuaj une

Gjumi me eshte tretur
Ka ikur larg nga une
Vetem deshira per ty
Po sillet tek une

Edhe nje her po te them
Me fal ate dashuri
Do te me besh te lumtur
Do te qaj si femije...


Roi


Postuar nga Roi5 datë 11 Tetor 2009 - 12:54:

Ura e qetësis.

Përtej urës së ylberit,
Kur shiu ra në flokun tim,
Ndjeva një arom qjelli
Ndjeva lehtësin e trupit tim
.

Të ndjeva ty o vash e bukur
Ne fluturim me rrotullove
Shpejt aroma tjeter me kaploi
Në thellësi qetësin ma shoi..


Nuk me ike por të humbi era
Të morri dhe te struku diku
Hieshija jote si herave tjera
Sytë e zemern mi ka pushtu..

Të kërkova në gjdo qoshe
Në vrim e skut te ylbeti gjithesesi
Ishe ti aty në qoshe e strukur
Drita e ylberit te shëndrronte në ar ty.

Nga flutura e bukur e pranveres
Më erdhe ti o drite o djell
Më dhe ngrohtesin e zemres sate
Qetësin e shpirtit ma morre përher


 

Roi.


Postuar nga Roi5 datë 01 Nëntor 2009 - 21:11:

Per ty

Hapat e par kur nisa nga ti,
Me shume mundim fillova te ec,
Ishte nje dite e veqant per mua
nuk e di si e ndjenin te tjeret.

Shiu i asaj dite binte pa pushuar
rreket e bubullim kishte ne xhamat e mi
Do strukesha si nje voglush une ne gjirin tend
Ne ate dite me shi kerkova ti te jesh aty.

Per ty ndoshta ishe nje dite e rendomet
Kur te takova heren e pare e te thash
Sa bukur dukesh o lule bore
Kete emer ne koke nuk di a ta thash

Nuk di a me ike a te humbi era
Ne nje rruge te qytetit te huaj
Me raft pika aq shume u zhgenjeva
Sa ter rrugen kalova ne vaj..

Por tani o vash dua ta di
Dua te me thuash se kur do te shof
Do te jesh e imja tani me ti
Apo prap ne qytete duhet te udhetosh...


 
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.