Forumi Horizont
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Cila do ishte e vetmja ne jeten tuaj?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16854)


Postuar nga kurt datë 16 Shkurt 2009 - 19:49:

Cila do ishte e vetmja ne jeten tuaj?!

Nietzsche ka thene qe jeta nuk ka kuptim pa muzike. life is senseless without music.

nese do merrni nje denim te tille qe gjithe jetes tuaj lejoheni te degjoni vetem vetem nje kenge ose melodi!!! cilen do zgjedhni?!?!

ne ket teme kam deshire qe te postohet vetem nje kenge ose melodi nga cdo antar, dhe te maten mire se nuk mund te nderroni mendjen...!!



po filloj une i pari, meqe ket nuk e kam pare ose degjuar ndonjehere te postuar nga dikush tjeter ktu me pare ndjehem pak i lirshem qe nuk po ia marrr kujt te preferuaren e tyre:p shume nejrz kane preferenca te njejta kur vjen tek muzika e bukur natyrisht, dhe kuptohet...

meqe kam vite qe e degjoj me shume se asnje kenge apo melodi tjeter jam mese i sigurt qe kjo do ishte zgjedhja ime...


Postuar nga kurt datë 16 Shkurt 2009 - 19:51:

Mozart - Concerto No. 23 For Piano and Orchestra, Adagio


Postuar nga Tulipani datë 16 Shkurt 2009 - 21:22:

Me kujtove nje skene nga filmi The Shawshank Redemption, protagonisti eshte i burgosur e megjithate i thote shokeve qe ne izolim i kish bere shoqeri muzika ... ate qe ke brenda nuk arrin dot ta marri askush e muzika eshte nje nga keto.


Shume e sikletshme kjo tema s'jam ne gjendje te pergjigjem ose ose sikur s'dua ta tregoj


Postuar nga kurt datë 17 Shkurt 2009 - 04:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani

Shume e sikletshme kjo tema s'jam ne gjendje te pergjigjem ose ose sikur s'dua ta tregoj

hehe! faktikisht kam pershtypjen qe te kuptoj pak a shume tulipani prandaj e hapa temen ne vec se eshte melodia qe kam degjuar me shume se cdo gje tjeter ne jeten time, dmth eshte nje cike me personale se cdo kenge apo muzik tjeter qe egsiston.

para se t'a postoja ne temen "cila kenge te perfaqson ty sot", thashe me vete nuk mundem ta tregoj, vetem ta postoj si cdo kenge tjeter kte ktu:p meqe per shume vite kjo eshte melodia qe kam kaluar dite, nete, jave, qe most t'them muaj rresht duke degjuar vetem kte, asgje tjeter! dhe akoma ngelet me e preferuara per mua...ever!

nese dikush poston te tyren ktu, do jete dicka me personale se nicku/emri apo firma e tyre ktu, nese jo! gjithashtu kuptohet...:p


Postuar nga Ari. datë 17 Shkurt 2009 - 04:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Me kujtove nje skene nga filmi The Shawshank Redemption, protagonisti eshte i burgosur e megjithate i thote shokeve qe ne izolim i kish bere shoqeri muzika ... ate qe ke brenda nuk arrin dot ta marri askush e muzika eshte nje nga keto.


Shume e sikletshme kjo tema s'jam ne gjendje te pergjigjem ose ose sikur s'dua ta tregoj



athere kurt te sugjeroj te ndryshosh titullin e temes,meqe ne shpirtin e tulipanit eshte veshtire te depertosh dhe te shtrish tentakulat

formuloje keshtu...

Sikur nje dite ti bie damllja kesaj toke,cilat do te ishin ato 3kenge qe do te merrnit me vete
ne nje planet tjeter psh ne mars????

mbase tulit i shpeton nje kenge, te pakten
vetem nje:p


Postuar nga kurt datë 17 Shkurt 2009 - 15:19:

jo jo vetem nje. sic e theksoj tuli se kjo e ben me te sikletshme te zgjedhesh nje kenge/muzike qe te perfaqson ne cdo nivel, kur je i gezuar, kur je me depressione, kur je i qete, kur je i rrevoltuar, kur nuk te kap gjumi, kur ke fjet gjume boll, etj etj etj, dmth vetem me nje...:p


Postuar nga Tulipani datë 17 Shkurt 2009 - 19:53:

Fakti qe ska postuar njeri tjeter kenge ketu dmth dicka ka ...

po he se ndonjehere e kam vene ne forum po skam vene tellallin :p


Ari sa per tentakulat e kam difekt nga lindja


Postuar nga Eria datë 17 Shkurt 2009 - 20:38:

Une nuk kam ndonje kenge pa te cilen..sdo beja dot...
Madje ne kohe,periudha,humore te ndyshme kam dhe preferenca te ndryshme....
Por nuk vecoj dot asnje...


Postuar nga kurt datë 18 Shkurt 2009 - 06:48:

hehehe, e kam theksuar nese merrni nje DENIM ne jete, cilen do zgjellni te vetmen kenge qe mund te lejoheni t'a degjoni gjthe jetes....

o njerz!! ky eshte denim dhe nuk e keni luksin te mendoni dhe te rreagoni si te llastuar.... paskam bere mire me ket teme! ndoshta duhet te rrekomandoj kushtetuten qe te behet ligj, dhe kjo te perdoret si ndeshkim kunder shume njerzve...


hahahah tuli me bere me qesh ai rreshti i pare i postimit tend eshte nje rreagim origjinal dhe i lezetshem...


Postuar nga Lela_Dr datë 18 Shkurt 2009 - 17:52:

Kur isha e vogel me dhuruarn nje karion qe kur hapej fillonte melodia e Beethovenit - Per Elisa....
Ishte nje nga kenget e para te jetes sime, dhe sa here e degjoj dhe sot, me rikthen ne ate boten e bukur femijerore....pa djallezi, plot dashuri, harmoni dhe paqe.

Nuk lodhem kurre se degjuari kete muzike.


Postuar nga Enya datë 18 Shkurt 2009 - 21:15:

Une jam nje fans e cmendun e Scooter. I love him to death.

Vecoj The age of LoVe (remix).

http://www.youtube.com/watch?v=POkwXE-h6e8


Postuar nga ingmetalboy datë 19 Shkurt 2009 - 04:29:

Nuk e besoja qe te ishte kaq e veshtire te vendosja gishtin ne nje.
Por mbasi hapa iTunes dhe pashe cfare kenge kam degjuar me shume gjithcka u thjeshtezua. Kjo kenge me eshte bere bere mikeshe e mire qe heren e pare kur e degjova ne cdo hap qe kam marre. Cuditerisht tingujt e organos me rifreskojne kurse teksi me ndihmon te fokusohem. I don't know why I just love it.

If I could fly- Helloween.


Postuar nga al74 datë 13 Maj 2009 - 03:37:

rrahjet e para te zemres ...


Postuar nga Morfine datë 28 Prill 2010 - 01:49:

Pink Floyd "Shine On You Crazy Diamond" Syd Barrett Tribute


Postuar nga moonlight datë 11 Janar 2011 - 03:11:

In The Arms Of an Angel - Sarah McLaughlin



Postuar nga moonlight datë 11 Janar 2011 - 03:11:

In The Arms Of an Angel - Sarah McLaughlin



Postuar nga lost_soul datë 11 Janar 2011 - 07:12:

Kjo do te ishte nje kandidate

Pink Floyd - Wish You Were Here


 
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.