Forumi Horizont | Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- C'Kuptoni me Filozofi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=428)
C'Kuptoni me Filozofi
Pashe kete teme bosh dhe mendova se do ishte e perdorshme nje pyetje si kjo e imja. C'fare Kuptoni ju si inviduale me emrin e temes Filozofia?
Po jap thjeshte mendimin tim dhe ky shkurte.Per mua Filozofia eshte shprehja e mendimit per dukurite materiale dhe shpirterore.Sa e vlereshme eshte kjo gje?Them se ka vleren e nxitjes apo te frenimit te mendjes njerezore dhe si rezultat te realizimit te ideve te tij ne praktike.Si rrjedhim eshte pozitive apo negative sipas rrymave te ndryshme dhe ndikimit te tyre.
Tani,helbete nganjehere eshte perdorur si emertim llogjesh,por kete nuk e vertetoj dot si hipoteze,sepse me duhej te isha filozofe
Filozofia eshte term qe vjen nga greqishtja.
Philos- dashuri, terheqje
Sophis- mendim, mencuri
Pra dashuria per mendimin, ose mencurine.
Kjo eshte filozofia. Te pakten kete gje na kane thene ne gjimnaz, ne lenden e filozofise.
Filozofia eshte profesioni qe une ushtroj si filozofe .
Filozofia
Filozofia sipas mendimit tim eshte shkenca e shkencave. Te filozofosh eshte nje dhunti e dhene nga Zoti. Filozofia fillon nga kufiri 0, i paditurise totale, primitiviteti, e deri ne kufirin infinit te diturise moderne, pra te filozofise hapsinore. Me thjesht nje perkufizim i filozofise ne kohen e sotme do ishte :
Terhiq, e mos e keput
C'eshte Filozofia?
Filozofia eshte dicka e mrekullueshme.
Vete Sokrati thoshte: "Sidoqofte martohu, ne qofte se te bie per risk nje grua e mire, nuk ka gje me te bukur, por ne qofte se te bie per risk nje grua e keqe, atehere behesh filozof, qe eshte gjithashtu nje gje e mrekullueshme."
Sipas meje jane te verteta pak a shume keto qe thane me lart. Por po shtoj dicka.
Per mua filozofia eshte ajo shkence apo art te ciles njerezit ju drejtohen kur nuk kane me asnje pike referimi ne jete. Ne momentet me te veshtira, ne vendimet me delikate njerezimi i drejtohet filozofise. Eshte shkenca qe normalisht duket me pa vlere nga te gjitha dhe nuk ka vlere perderisa njerezit mund te rrojne dhe pa te. Vlera e saj kuptohet kur njerezit jane ne ndryshim dhe ndryshimi eshte aq i madh sa humbasin pikat e referimit.
Dy raste:
Sipas meje filozofia mund te perdoret ne kushtet e nje ndryshimi rrenjesor te mentalitetit dhe struktures sociale. Psh si ajo qe ndodhi ne Shqiperi. Nje popull qe mbeti pa te kaluar, pa ideale, pa figura te shquara ku te mbeshteten. Ne vitin 90-91 mendoj se ndodhi nje gje e tille.
Se dyti kur duhet te merret nje vendim i madh. Psh berja e nje lufte apo jo. Ja vlen te vdesin disa njerez qe te rrojne disa te tjere apo jo. Keto jane vendime qe njeriu nuk i merr dot pa nje baze filozofie.
Pra filozofia eshte shtylla ku njerezit mbeshteten kur nuk kane me asgje ku te mbeshteten.
Filozofia
Per mendimin tim filozofia eshte dicka qe po ti hysh thelle thelle perfundon i cmendur....
Filozofia eshte shkenca shoqerore me perverse! (te mos harojme qe ishin filozofe ata qe na ndriçuan me ide rrymash politike:fashizmi,komunizmi etj...dhe nuk isht nevoj shoqerore fashizmi ,apo jo?!Duhet te pyesim hebrejt.............
per "ai"
Atehere ti tregohu filozof dhe zgjidh rrymen filozofike me te drejte per ty.
FILOZOFIA I NGJAN NJE KOPESHTI ME LULE TE SHUMENGJYRESHE E TE BUKURA PUNE E MADHE, POR QE KANE ERE HELMI; KUR I SHEH KETO LULE AQ TE BUKURA, SHTIHESH T'I KEPUSESH E T'I FUSESH ME GJITHE ZEMER E SHPIRT NE GJI, POR KUR U MERR ERE TE HELMOJNE E TE SHTRIJNE TE VDEKUR PERDHE!
ME MIRE TE SUNDOHESH PREJ SENDIT TE PASHPIRT, POR TE DUKSHEM, SE NGA FILOZOFIA, QE ESHTE NJE GJE E PADUKSHME.
Filozofia
filozofia eshte pytje tipike femishe parashkollore,
por filozofia Moderne na meson ne te verteten per te folur per te gjitha .
filozofi
Kur eshte pyeter filozofi anglez Bertrand Raseti
Se cka eshte filozofia ,ai eshte pergjigjur Dicka ndermjet fese dhe shkences
Nuk eshte ase fe as shkence por eshte edhe fe edhee shkence.
Nuk eshte as ne toke,as ne qiell,por i takon edhe tokes edhe qiellit,pra eshte dicka ne mes ,teorike por edhe fizike ndermjet besimit dhe mosbesimit ne Zote
filozofia eshte kerkimi i vetvetes per mua.......une nuk jam filozofe, por keshtu e kuptoj une....
---------FILOSOFIA ---eshte nje shkence RACIONALE ---dhe --nje SHPJEGIM koherent i REALES-----------Por per cfare REALITETI behet fjale???- reliteti mund tejete edhe shpirti,historia ,natyra gjithshka ---------Metoda e saj shkencore eshte REFLEKTIMI ------------------
psh HISTORIA meret me studimin e ----fakteve historike---------ndersa --FILOSOFIA E HISTORISE ----------analizon kuptimin e historise ku marrin pjese njerezit--qellimi i saj eshte qe te nxjerre kuptimin e thelle te ketyre pervojave njerezore per te njohur ne thellesi SHPIRTIN e njeriut------------por kjo kerkon nje dije ne cdo aspekt --------Ndaj FILOSOFIA ESHTE NE TE NJEJTEN KOHE---------: edhe DIJE edhe MENCURI--njohje dhe prove------
dmth ne fillim FILOSOFIA ka per qellim --NJOHJEN E DREJTPERDREJTE TE SHPIRTIT----( te frymes qe e ve ne levizje ate fenomen)----dhe nga ana tjeter pastaj ---ka ---ZBATIMIN E MENDIMIT FILLOSOFIK---- NE ---dijet shkencore dhe ne realitetin njerezor--ka shume lloje filosofish si psh --FILOSOFIA E MJERIMIT-------qe keta tanet pa e ditur po e zbatojne seprapi
ky eshte mendimi im ---dhe nuk fantazoj ----por ju mos u merzisni-----dhe mos i thoni kujt--
PS,--enver hoxha ishte i vetmi drejtus filosof ne kohen e tij ne evrope - qe zbatonte deduxione filosofike te tijat qe ishin nje mix i marxit-leninit -platonit--ndaj dhe eci shpejt ne fillim-por pastaj ngeci --sepse leninizmi ---ishte nje filosofi -sterile-- dhe deshtake shtremberim komplet i marxismit me te cilin mund te shtyhej edhe me tutje si puna e kines
filozofia is the extension of thought = thjesht zgjerim ose zgjatje e mendimit
Shkenca për ligjësoritë me të përgjithshme të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë e të mendimit njerëzor, si një nga format e ndërgjegjes shoqërore, që përfaqëson botëkuptimin e një klase të caktuar..
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.