Forumi Horizont
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=309)
-- Muslimanët: S’e duam bustin e Nënë Terezës në Shkodër (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11211)


Postuar nga i/e paregjistruar datë 20 Mars 2006 - 23:40:

Muslimanët: S’e duam bustin e Nënë Terezës në Shkodër

Citim:
Cënimi i mirëkuptimit fetar, ky ka qenë justifikimi që përshkon të gjithë rreshtat e deklaratës së muslimanëve në Shkodër, të cilët kundërshtuan dje vendosjen e bustit të Nënë Terezës në qytet. Madje në deklaratë thuhet se një vendosja e bustit do të ketë pasojë për të tërë qytetarët, pa sqaruar se për ç’pasoja bëhet fjalë.

Muslimanët: S’e duam bustin e Nënë Terezës në Shkodër


A.D

Shkodër-Përfaqësues të “Shoqatës bamirëse islame” në Shkodër, të “Intelektualëve islamë” dhe të degës së Forumit Musliman Shqiptar, publikuan dje një drklaratë ku kundërshtonin vendosjen e përmendores së Nënë Terezës në një shesh në hyrje të qytetit, sipas propozimit të bashkisë. Në këtë deklaratë, ata theksojnë se “jemi në dijeni dhe jemi dakord me vlerësimin që i është bërë kësaj figure bamirëse në vendin tonë, duke I dhënë emrin e saj shesheve, spitaleve dhe aeroportit të Tiranës. Gjithashtu e quajmë të drejtë vendosjen e bustit të saj pranë Universitetit në Tiranë sepse është një bamirësë e njohur. Por nuk duhet të vendoset busti i kësaj figure fetare katolike në qytetin e Shkodrës, ku situata nuk është shumë e qetë. Kujtojmë kryqet e vendosura dhe më pas të prerë në Bushat, që po ndiqen nga vendosja e kryqeve të tjerë në Beltojë, këmbënguljen e pandërprerë për ta kthyer xhaminë e kalasë së Rozafës në kishë, si dhe raportet e njëanshme fetare në administratën e niveleve të ndryshme në qytetin tonë. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se në Shkodër individë ose grupe individësh po përpiqen të zbatojnë një strategji e cila cënon tolerancën ndërfetare”,-thohet në deklaratë.
***
Cënimi i mirëkuptimit fetar, ky ka qenë justifikimi që përshkon të gjithë rreshtat e deklaratës së muslimanëve në Shkodër, të cilët kundërshtuan dje vendosjen e bustit të Nënë Terezës në qytet. Madje në deklaratë thuhet se një vendosja e bustit do të ketë pasojë për të tërë qytetarët, pa sqaruar se për ç’pasoja bëhet fjalë. “E ndjejmë për detyrë parësore të kontibuojmë për mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare e cila ka qenë dhe është vlerë me të cilën qytetarët shkodranë janë krenuar gjithmonë. Planet për vendosjen në hyrje të Shkodrës bustin e një shenjtoreje katolike janë një cënim direkt që I bëhet kësaj tolerance, duke manifestuar haptazi një tendencë që mund të sjellë pasoja të cilat mund t’i ndjejnë nesër të gjithë qytetarët shkodranë”. Në deklaratë shtohet se “ne mendojmë që motivi për të vëndosur këtë bust nuk është I mjaftueshëm. Busti I një shenjtoreje katolike ne hyrje të një qyteti laik, me komunitete fetare të përziera, është përpjekje e hapur për ta vënë në pozitë shumë të vështirë tolerancën ndërfetare në Shkodër. Prandaj përpjekjet dhe planet për ta vendosur atë e quajmë provokacion të rradhës që tensionon bashkëjetesën në qytetin tonë, veprime që shkojnë në interes të atyre që përpiqen ti bëjnë fakte të kryera gjëra të tilla. Ne mendojmë se buste të tilla duhen vendosur në ambjente fetare, sepse vetëm aty atyre u rriten vlerat dhe njëkohësiht pasurojnë vlerat e ambjenteve fetare ku ato vendosen. Ne e ndjejmë për detyrë që t’i drejtohemi bashkisë së Shkodrës dhe kryetarit Artan Haxhi, këshillit bashkiak dhe prefektit, duke u kërkuar të rishikojnë këtë projkt I cili ka shqetësuar dhe irrituar komunitetin mysliman të qytetit”,-thuhej në deklaratën që nuk mbante asnjë vulë, por vetëm firma dhe disa emra njerëzish. Anila Dushi
Myftinia
“Ç’mendojmë ne për deklaratën”
“Nuk mund të japim një reagim për deklaratën e shoqatave muslimane në Shkodër, sepse ajo nuk është hartuar nga ne. para se të mbajnë një qëndrim duhet ta lexojmë e diksutojmë atë. Do të konsultohemi edhe me teologë të çështjeve fetare para se të dalim me një mendim të përbashkët se ç’mendojmë për këtë deklaratë e për vendosjen e bustit të nënë Terezës në Shkodër”,-tha për gazetën zëvendëmyftiu i Shkodrës, Arben Haruni, duke lënë të nënkuptohet se do ta bënin shumë shpejt publik qëndrimin e tyre.

Marre nga Shekulli


Cfare mendoni ju?


Postuar nga trojani datë 21 Mars 2006 - 01:18:

Ne shume vende te botes do ta kishin per krenari dhe fat te kishin prane tyre bustin e kesaj shenjtoreje, por ne Shkoder jo. Se na u prishka ekuilibri.
Bir Selman i Nenes.


Postuar nga dars datë 21 Mars 2006 - 01:55:

No Comment.

Vazhdojm me i habit t'huajt me marrezit tona!!!!


Postuar nga myzeqari datë 21 Mars 2006 - 01:56:

Angry

Ika se u qelb kudo , vjen ere


Postuar nga i/e paregjistruar datë 21 Mars 2006 - 02:02:

vertet turp. Te pakten me vjen mire qe disa nga muslimanet e shqiperise kane aq sens sa ti dalin kundra idiotesirave te tilla. I pergezoj qe kane qene aq te shpejte te qartesojne qe "ankesa" e bere nga shoqatat bamirese nuk perfaqeson qendrimin zyrtar te muslimaneve shqiptar.

Po e nxjerrin koken edh e"shoqatat bamirese" qe na e duan aq shume te miren dhe harmonine fetare....

Ja dhe lajmi ne yahoo news per kete ceshtje. Do mundohem ta perkthej nga darka po pata kohe:

By LLAZAR SEMINI, Associated Press Writer
1 hour, 17 minutes ago



TIRANA, Albania - Albania's largest Muslim group said Monday that placing a bust of Mother Teresa in a northern city would not damage religious harmony, rejecting claims from smaller Muslim associations.


The Culture Ministry's proposal to put a statue at the entrance to Shkodra, 70 miles north of the capital, Tirana, was opposed the day before by three small Muslim associations.

Selim Muca, head of the Albanian Muslim Community, the organization representing all Muslims in Albania, said those objections were not the community's official position.

"We respect the contribution of the distinguished figures of our nation, like that of Mother Teresa, who is the honor of our nation," Muca said.

He added that local authorities should not create flashpoints between religious communities.

Representatives of the Charity Islamic Association, Islamic Intellectuals and Albanian Muslim Forum opposed the bust, saying the religious situation in Shkodra was "not so calm" and the bust was a provocation. They said a cross in a nearby area was vandalized in January.

Mother Teresa, an ethnic Albanian, has long been revered in this mostly Muslim country. Tirana's international airport and main hospital are named in her honor, and there is a memorial to her at the National Museum. An annex there is devoted to her.

Mother Teresa won the Nobel Peace Prize in 1979 and was beatified by Pope John Paul II in 2003, putting her on the road to possible sainthood for her life's work building shelters, orphanages and clinics around the world to care for the downtrodden.

Born in neighboring Macedonia to an ethnic Albanian family, she went to Calcutta, India, in 1929, and began a life dedicated to helping the poor and infirm.

She first visited Albania in 1989, when the communists were still in power. Albanians were barred from practicing religion from 1967 until 1990, when communism ended. She died in 1997.

Albania, a predominantly Muslim nation with large Orthodox Christian and Roman Catholic minorities, is officially a secular nation, and relations between religious communities generally are good.


Postuar nga Amici di Nessuno datë 21 Mars 2006 - 02:33:

PO amon mo po ku dolen keta myslymane e kaurre ne shqiperi mo aman. Po ca myslymanesh e qujn veten ata qe pijne raki e hane mish derri gjithe diten. Po ikni e lal boni no i lek e hani i cap buke, mos u merrni me te tilla budallalliqe.


Postuar nga Minushi datë 22 Mars 2006 - 01:32:

Nuk duhet ashpersuar kete problem

Miq te dashur!Per te quajtur vedin mysliman eshte ca veshtire se duhet te jesh tolerant dhe i bindshem.Vete kuptimi i fjelesmysliman per sa e di une do te thot i bindshem.Me kete rast ju vellezerit mysliman duhet ta bindeni njeri tjetrin se Nene Tereza eshte bemiresja e gjithe botes.Kush e kundershtoi ndertimin e xhamise ne zemer te Shkodres,shkodra e Marin Barletit,Marash Palit,Dede Gjo Lulit Alfred Mojsiut ,pra e asnje Myslimanit dhe ndertohet Xhamia e ju poer Nene Tereze kundershtoni.Ku do ti qoni te krishteret shqipetar?Terhiqeni kete mendim pak sa te rende per historine tone kombetare shqipetare,kerkoni falje s e pari vedit e pastaj gjithe Shkodres dhe kombit shqipetar.


Postuar nga Admirali datë 23 Mars 2006 - 13:14:

Hmmm

Asnje koment.

Preferoj te rrij larg kesaj ceshtje, pasi e di qe shkodranet folen gabim, dhe e di qe ketu do flasin te tjere perseri gabim, prandaj me mire larg qe te jem sa me i qete.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 26 Mars 2006 - 13:31:

Habitem se si influenca fetare mund te ndikoje deri aty sa te behet pengese per te respektuar e nderuar Nene Tereezen.
Myslimam-Katolik-Ortodoks ne vend qe te bashkohemi te gjith bashke per te zgjillur problemet qe kemi po zihemi per besime fetare te huazuara dhe te imponuara nga pushtuesit e ndryshem.
Besimi fetar eshte dhe duhet te mbetet nje e drejte e pa cenueshme,por duhet te rrije ne permasat personale.

Gjithesecili ka te drejte ti lutet zotit duke perdorur besimin fetar qe ka zgjellur,por besimi fetar ,qe nje person apo komunitet nuk duhet te behet pengese respektimit te atyre shqiptareve qe me punen e stermundishme te tyre kane arritur te zbusin imazhin e keq, qe te tjeret kane krijuar per ne si komb keto vitet e tranzicionit.

Nene Tereza eshte shqiptarja qe ka percuar kudo neper bote vlerat e te qenurit e tille.

Keta zoterinjt qe kane dale kunder vendosjes se bustit te saj me krijojne pershtypjen se kane me te forte ndjenjen fetare, sesa ndjenjen patriotike.

Zoterinj !!!!

Ne nuk jemi Meka...
Ne nuk jemi Vatikani.....

Ne jemi Shqiptar.... dhe si te tille duhet te respektojme dhe nderojme Nene Terezen.


Postuar nga Enya datë 26 Mars 2006 - 20:07:

Talking

Rrofte Sali Berisha qe na dha te drejten e FJALES se LIRE.


Postuar nga ESHI datë 27 Mars 2006 - 00:22:

Erdhen dritat ne Shkoder dhe s'kane me c'merren tjeter kto papunsat.


Postuar nga Petrit Kola datë 07 Shkurt 2007 - 03:31:

Tereza,

Tereza eshte figure fetare dhe jo kombetare.

Pse te mos nderohet me buste edhe Gorge Tenet (Gaqo Koka) ish shefi i CIA nga riviera shqiptare?

Pse te mos nderohet njesoj edhe nobelisti i vetem shqiptar Ferid Murat?

 

 


Postuar nga Balerina datë 07 Shkurt 2007 - 07:33:

Booh, cfare budallalliqesh.
Tamam njerez bukeshkale.
Shqiptaret duhet ta kene per nder qe Nene Tereza, per te cilen ka degjuar e gjithe bota, eshte shqiptare. A nuk e kuptojne keta njerez qe ajo, po po ajo, na ka vene ne harten e botes? Kurdo qe nje njeri te pyese per Shqiperine, nuk eshte keq te permendehet edhe emri i saj, imazhi jone si popull do te duket me bukur, nqs ajo perfshihet ne pershkrime per Shqiperine.
Kur qenka bere feja kaq e rendesishme ne Shqiperi aman, cfare njerezish jane ata qe pretendojne se jane fyer nga lartesimi i nje figure katolike, kur thyejne sa e sa rregulla te ashtuquajtures fe te tyre?

Hallall ata qe e kane kundershtuar, njerez me nivel qenkan. Mbase, pas disa vitesh do te perfshihen ne histori, se si njehere po sulmohej Shqiperia nga Vatikani, presioni po shtohej qe shqiptaret te nderronin fe, ndersa Skenderbe-dashesit shkodrane e kuptuan mire kete manuvren nga perendimi, ngulen kembe ne te tyren dhe ja!!! Sot ne kemi nje Shkoder pa buste Nene Tereze. Cfare trimash, cfare heronjsh. Nuk u be syri drite jo!


Postuar nga Petrit Kola datë 08 Shkurt 2007 - 02:20:

Blerina,

A eshte Nena Terez figure kombetare apo fetare?

Munde te permendesh nje te mire qe kane pare shqiptaret nga Vatikani?

Munde te pergjigjesh per mirnjohje ndaj Tenetit dhe Muratit apo edhe Belushit, Dragotit etj...

Juve me teper keni shkruar ndjenjat e tua se sa nje  analize apo gjykim te ftohte.

 


Postuar nga Balerina datë 08 Shkurt 2007 - 06:33:

Re: Blerina,

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
A eshte Nena Terez figure kombetare apo fetare?

Munde te permendesh nje te mire qe kane pare shqiptaret nga Vatikani?

Munde te pergjigjesh per mirnjohje ndaj Tenetit dhe Muratit apo edhe Belushit, Dragotit etj...

Juve me teper keni shkruar ndjenjat e tua se sa nje  analize apo gjykim te ftohte.

 



E permenda me siper se cfare ka bere Nene Tereza per shqiptaret: Na ka vene ne harte! Po po, na ka rregulluar imazhin tone...heren tjeter kur te flase ndonje i huaj per mafien shqiptare, kunderpergjigja do te jete...po Nene Tereza?Edhe ajo shqiptare ishte.

Ferid Murati, James Belushi, Dragoti, etj. etj, famen e kane fituar per vete, ndersa Nene Tereza per nje popull te tere. Para asaj ulen ne gjunje lidere vendesh te fuqishme, pse jo, populli i saj?

Miresia nuk kushtezohet vetem ne fe.

ps. eshte Balerina, jo Blerina.


Postuar nga Petrit Kola datë 08 Shkurt 2007 - 08:14:

Oh Balerina...

Pra me sa kuptoje une neve shfrytezojme famen e saj prej fetare- bamirse me te vetmin arsyetim sepse ajo ishte shqiptare qe te kundershtojme propoganden e keqe kryesiosht greko-serbe... Une mendoje se ky eshte nje veprim i zgjuar qe e shfrytezojme ate indirekt sepse per sa i takon Shqiptarizmes ajo ka qene indiferente.

Thuam vetem nje fjali qe ajo ka thene ne favor te shqiptareve. (Papa Vojtila ka bere me shume per shqiptaret. Ai i eshte lutur zotit; "Zot rruaji shqiptaret") 

Perse te mos e bejme kete gje me personat e tjere (Dragoti, Tenet, Belushi...) qe ashtu si Nena Terez nuk kane pyetur ose kane pyetur shume pak per Shqiperine?


Postuar nga Balerina datë 08 Shkurt 2007 - 09:27:

Re: Oh Balerina...

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Pra me sa kuptoje une neve shfrytezojme famen e saj prej fetare- bamirse me te vetmin arsyetim sepse ajo ishte shqiptare qe te kundershtojme propoganden e keqe kryesiosht greko-serbe... Une mendoje se ky eshte nje veprim i zgjuar qe e shfrytezojme ate indirekt sepse per sa i takon Shqiptarizmes ajo ka qene indiferente.

Thuam vetem nje fjali qe ajo ka thene ne favor te shqiptareve. (Papa Vojtila ka bere me shume per shqiptaret. Ai i eshte lutur zotit; "Zot rruaji shqiptaret") 

Perse te mos e bejme kete gje me personat e tjere (Dragoti, Tenet, Belushi...) qe ashtu si Nena Terez nuk kane pyetur ose kane pyetur shume pak per Shqiperine?


Ate nuk e lejuan te vinte ne Shqiperi, cfare flet. Cfare te bente ajo????

"Une e kam perzemer popullin tem shqiptar"- ka thene ajo.

Kaq me nevojitet mua per te provuar qe ajo, ndihej shqiptare. Se politika e atehershme ka qene e qelbur (jo se kjo e sotmja eshte ndryshe), nuk eshte faji i asaj.

Mos te flasin per shqiptarizem shkodranet myslimane, as ti, as une, as prinderit e mi (gjysherit tane jane perjashtime) se te kishim aq ndjenja te forta shqiptarizmi nuk e linim Shqiperine keshtu si eshte sot, as ata qe jetonin dhe llogjikonin ne kohen e monizmit, nqs do te kishin qene aq patriote, nuk do ta kishin lene Shqiperine te perdhunohej nga radikalet komuniste. Padiskutim, qe Nene Tereza ka bere me shume per Shqiperine se te lartpermendurit.

Oh, dicka te fundit..ne nuk e shfrytezojme figuren e saj, ne e lartesojme, te pakten duhet ta lartesojme.


Postuar nga Petrit Kola datë 09 Shkurt 2007 - 02:21:

Balerina,

Nena Terez edhe po te kish ardhur me pare do te vinte si nje figure fetare katolike dhe jo shqiptare...

Une nuk jam fetar, por ne se feja perdoret per te percare shqiptaret qe ata te marrin fund si shqiptar une do te kundershtoje.

Mendoje se edhe me Nenen Terez ky eshte rasti.

Solucion i një Asimilimi
Hamdi Nuhiju

       E di shumë mirë se pas këtij shkrimi shumica e “ miqve “ të mi  do të largohen nga unë pasiqë do të frikohen nga pushteti aktual. Por, e vërteta është aq e dashur dhe e mirë saqë edhe mijëra frikat i shuan dhe njerëzit e mëdhenj i bënë përrocka para këtij uragani. Nuk munda të rri e të mos i shkruaj dy-tri fjalë për aktualitetin më të freskët në Maqedoni emërtimi i një instituti shqiptar me emër të një njeriu proserb.
      Shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës  do të luanin me ne ashtu siç po luajnë politikanët tonë me fatin dhe idetë , e mendimet tona. Do të thoshin se ju bërët luftë dhe nuk keni asgjë në dorë. Kanë të drejtë . Ne nuk kemi asgjë e as që do të kemi ndonjëherë përderisa nuk mendojmë drejtë dhe logjikojmë arsyeshëm. Ende sot e kësaj ditë luftojmë për gjuhën , po cfarë jemi ne kur nuk kemi arritur të sigurojmë zyrtarizimin e gjuhës tonë për cfarë na vyen gjitha këto parti politike ?? Në Kosovë në pakon e Ahtisarit gjenë përdorimin e gjuhës serbe në tërë Kosovën  , ndërsa në Maqedoni me popullsi 25 % shqiptar ende sot e kësaj ditë sun po e realizojmë ëndërrën tonë zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Gjithë kjo politikë e cila është e përgaditur nga ana e taborit maqedon ka të vetmin qëllim asimilimin e shqiptarëve në sllav dhe të krishter , ose edhe shëndërrimin e shqiptarëve në robër të përjetshëm. Shumë bukur e mbaj mend në shkollë të mesme profesoresha e Maqedonishtes vinte te ne për ta kaluar kohën e lirë dhe për të na paraqitur probleme plus e jo për të na mësuar dhe edukuar. Ndërsa partitë tona politike krenohen me të arriturat në planin kombëtar. Bile inicojnë edhe ngritjen e një instituti shqiptar që është për çdo lavdatë dhe një punë shumë e ndershme dhe e mirë. Por , në vend se të emërtohet ky institut me një emër të arsyeshëm të një shqiptari që ka lënë gjurmë të dashurisë së tij për popullin e vet,  ky institut emërtohet me emrin e Priftit Pjetër Bogdani Makedoni. Këtë fjalën e fundit Makedoni nuk ja shpika unë por vet ai zotëriu e ka vendosur. Le ta dije të vërtetën populli im nuk do e fshehi. Po çuditem me përzgjedhjen e këtij emri , sikur vetëm ky është ai i madhi babai i shqiptarisë , apo se gjithë letërsia shqiptare i përshkruhet këtij individi. Unë do të fsheh të vërtetën për këtë njeri , por historia nuk do e fsheh dhe ajo nuk ndëgjon zërin tim , por zemrën dhe vullnetin e popullit. Historia tregon se Pjetër Bogdani ishte një pjesëmarrës aktiv  në luftën kundër Perandorisë Osmane ose kryqtar i cili mbronte interesat e botës krishtere. Në asnjë vend ai nuk bëri diçka për popullin shqiptar , por vetëm i shërbeu Zotit të tij dhe jetoi për të. Nga historia dijmë se Shkupi ka qenë i shkatërruar tërësisht , poashtu nga historia mësojmë se shkatërrimtarin e Shkupit i nderuari Pjetër Bogdani e pret me urata dhe me dëshirë të madhe në Prizren. Tash Shkupi duhet të formoj një institut me emër të tij???
      Nuk kam kundër krishterimit e as kundër poetëve që kontribuan mjaft për ngritjen e vetëdijës kombëtare dhe atdhedashurisë , por do të jem kundër deri në fund të jetës , një tradhtari kombëtar i cili u fsheh si ideom pas perdeve të historisë dhe na u imponua në pragun tonë pa ftes. Pse në vend të emërit Pjetër Bogdani nuk vendohet emri i rilindësit Jeronim Derada , ose edhe emri i  Hasan Zyko Kamberit? Apo ndoshta këto kanë qenë më pak të vlefshëm se Pjetër Bogdani?
     Si qytetar i thjeshtë shqiptar në këtë vend me të vërtetë jam i fyer mjaft nga ky emër dhe nuk duroj që fëmiu im të hulumtoj në një institut shqiptar të emërtuar Pjetër Bogdani. Si do të ndiheshin shqiptarët sikur në katundet shqiptarë me përkatësi krishtere në rrethin e Vitijës të emërtonim një shkollë me emrin Hasan Tahsini , apo Nasirudin Albani? Sigurisht që nuk do të ndodhte kurrë një gjë e këtillë edhe pse këto emra janë shqiptar , kanë kontribuar mjaft për këtë popull  , dhe se asnjëherë nuk kanë luftuar kundër krishterimit e as kundër krishterëve.
        Ky njeri Cetën e Profetëve nuk e shkruan për hirë të popullit të tij shqiptar , por për hirë të Zotit të Tij. Ju mund të thuani se këtë libër ai e bëri në gjuhën shqipe. Ok , por përmbajtja e saj nuk është në pajtueshmëri me clirimin e popullit shqiptar nga sunduesit osman. Me të vërtetë kemi dy fenomene shumë të kundërta mes tyre . Në njërën anë kemi Sami Frashërin i cili shkruajti mjaft në osmanishte dhe shkruajti veprën Shqipëria Çka Qenë , Çka Është dhe Çdo të Jetë , ndërsa për të as nuk flitet dhe ky nuk meriton një vend në mesin e 105 % shqiptarëve mysliman në Maqedoni , këndej kemi Pjetër Bogdanin i cili luftoi me mish e me shpirt kundër Perandorisë Osmane , askundi nuk dëshmoi dashurinë për popullin shqiptar dhe shkruajti një vepër fyese për të gjitha fetë dhe ritet tjera përvecse krishterimit. E ky duhet të nderohet se kështu po na porosit historia dhe duhet të pritet me këngë e valle. Historia na mëson se në kohën kur Pjetër Bogdani shkruajti veprën e tij ishte shumë aktuale thirrja në krishterizëm  dhe pjesë e kësaj thirrjeje ishte edhe vet Pjetër Bogdani i cili : “ në një relacion të vitit 1675 , që i dërgoi Vatikanit , ai shkruan :” Shqipëria ka munges shumë të madhe e pothuaj se është pa libra në gjuhën e saj...”. prandaj ai ka bërë një libër shqip  dhe në parathënien e cetës se profetëve autori shkruan se këtë e ka bërë me qëllim përforcimi fetar...”  Gjithëçka është e qartë me letrën e tij. Ai i dërgon letër Vatikanit qendrës së thirrjes krishtere në botë , për ta asimiluar popullin shqiptar në krishter . Ja ky ishte synimi i Pjetër Bogdanit , synim ky i cili edhe sot e kësaj ditë po jehonë nëpër trojet tona.
  Populli im i dashur. Të jeni ma syqel para sprovave të këtilla do ta keni më lehtë.


 
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.