Forumi Horizont
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Viti Orvellian i Ismail Kadaresë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14546)


Postuar nga tolstoy86 datë 21 Shtator 2007 - 16:47:

Viti Orvellian i Ismail Kadaresë

Marre nga www.gazetastart.com



Viti Orvellian i Ismail Kadaresë

Nga Olsi Jazexhi


Viti 1985 ka qenë një nga vitet më të zymtë për komunistët shqiptarë. Në këtë vit kur Shqipëria humbi ‘Vëllain e Madh,’ ministri i vetëshpallur i Ministrisë së të Vërtetës pranë Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Ismail Kadareja, shkroi romanin ‘Viti i mbrapshtë’. Kush e ka lexuar romanin ‘1984’ të George Orvellit e ka pak a shumë parasysh se cili është misioni i Ministrisë së të Vërtetës në shtetin e ANGLOSOC-it. Funksioni kryesor i kësaj ministrie ishte rikrijimi i të shkuarës duke e furnizuar popullin me gazeta, filma, libra shkollorë, programe televizive, drama, letërsi ose argëtim për të krijuar një të vërtetë fiksionale, të cilën populli duhej ta pranonte si të vërtetë. Në shtetin e Anglosocit, ‘Vëllai i Madh’ paraqitej si udhëheqës dhe mbrojtës i Revolucionit qysh prej fillimit të kohës. Ama përveç këtij, punëtorëve të Ministrisë së Vërtetës ju duhej që herë pas here të shpiknin edhe heronjë të tjerë, siç ishte për shembull rasti i shokut Ogliv, i cili vdes në betejë në rrethana heroike duke mbrojtur Anglosocin, dhe legjitimizuar kështu një vijimësi ideologjike të betejës mesianike të ‘Vëllait të Madh’ në mbrojtje të vatanit.

Unë nuk jam i sigurtë nëse Ismail Kadareja e ka pat lexuar romanin ‘1984’, në vitin 1985, kur edhe shkroi romanin ‘Viti i mbrapshtë.’ Por skenat e romanit ‘Viti i mbrapshtë’ që mua m’u desh të rilexoj këto ditë, i ngjajnë pak a shumë përrallave të romanin orvellian ‘1984’. Fakti që më shtyu ta rilexoj romanin ‘Viti i mbrapshtë,’ për të cilin kam shkruar edhe më parë, ishte një konferencë shtypi që Ismail Kadareja bëri me regjizorin franko-shqiptar, Fatmir Koçi para disa kohesh në Tiranë. Fatmiri që ka siguruar një shumë të madhe parashë nga kompania Ciné-Sud Promotion në Francë dhe disa organizma të tjerë në Gjermani dhe Belgjikë, duke patur edhe Kadarenë në krah, njoftonte në media në mënyrë triumfaliste se planifikon të bëj një film i mbështetur mbi romanin ‘Viti i mbrapshtë’. Filmi do të quhej ‘Viti i Kometës’. Nga sa kuptova nga disa faqe të internetit kompania Cine-Sud është një nga ato shtëpi botuese zhgarravina të Francës që prodhojnë filma propagandistikë për vendet ku Franca ka bërë historikisht pisllëqe dhe tani mundohet të ruaj influencën e saj. Kështu disa nga prodhimet kryesore të kësaj kompanie ishin edhe filmi "Tirana Year Zero" ( prodhim franko/shqiptar drejtuar nga Fatmir Koci), filmi "Rashida" (prodhim franko/algjerian drejtuar nga Yamina Bashir), filmi boshnjak "Fuse" etj.

Duke ju kthyer romanit ‘Viti i mbrapshtë’ të Ismail Kadaresë, fiksioni i tij nis me ngjarjen e kalimit të Kometës Halley pranë tokës në fillim të shekullit të XX-të. Por edhe pse Kometa Halley ka kaluar në 1910, Kadareja problemin e saj e lidh me vitet 1913 – 1914, kohë kur habsburgët dhe italianët, duke marrë shkas nga dobësimi i Perandorisë Osmane, duan që të bashkojnë dy krahinat osmane të Gegërisë dhe Toskërisë dhe me ato formojnë një shtet të ri. Por përkundër fakteve historike të asaj kohe, Kadareja, siç ndodh rëndom në romanet e realizmit socialist, kërkon që në këtë aksident historik ku dy fuqi të mëdhaja ndërtojnë një shtet tip Ruritania – kërkon që të gjejë armiqtë, miqtë, të mirët dhe këqijtë e vendit. Duke qenë se tamam si në romanin ‘1984’ historia dhe arti duhet të shërbejnë për të legjitimizuar sundimin e Vëllait të Madh, edhe në rastin konkret, shkrimtari, historinë e vitit 1914 e projekton në të tashmen, për të legjitimuar në vitin 1985 sundimin e Vëllait të Madh dhe klanit të tij nga Gjirokastra, ndërsa në ripunimet e mëvonshme, vazhdimin e sundimit post-komunistëve në Shqipëri.

Shqipëria e viteve 1914 ka qënë një fushëbeteje, ku si në të gjithë Evropën kacafyten turlifarë ushtrishë. Asnjë bir nëne që jetonte në këtë copë tokë që prej qindra vitesh, nuk e dinte se çka do të bënin habsburgët dhe italianët me dy krahinat e pushtuara turke të Adriatikut. Agjenturat frënge, serbe, ruse, austriake, greke, italiane dhe trupat e tyre që lëvrinin në Shqipëri në këtë kohë kishin ngritur banda e mercenarë kudo. Për personat që janë profesionistë në histori e dinë shumë mirë që shumica e banorëve që jetonin në Shqipërinë e kësaj kohe dhe ishin myslimanë, veten e tyre e shihnin ende si shtetas të Perandorisë Osmane, pasi siç Ernest Gellneri do ta kishte përkufizuar, koncepti i kombit dhe Shqipërisë sipas aksiomave nacional-komuniste nuk ishte shpikur ende.

Megjithatë, ashtu si në shtetin orvellian, edhe këtu, Ismail Kadareja pretendon që kombi real-socialist ishte njësi politiko – historiko – gjeografike e mirëditur dhe ata që mendojnë ndryshe janë armiq. Duke dashur që të përdorë të shkuarën për të legjitimuar të tashmen, në Shqipërinë e vitit 1914 Kadareja prodhon edhe protoherojtë e saj, të cilët ashtu si shoku Ogliv në romanin ‘1984’ janë gati të vdesin dhe luftojnë për tu përkujtuar me madhështi më pas në fjalimet e Vëllait të Madh.

Duke qenë se vetë Kadareja por edhe Vëllai i tij i Madh, Enver Hoxha, janë që të dy jugorë - gjirokastritë, në roman, herojtë që autori krijon për Shqipërinë, lokalizohen në Jug të vendit. Tamam si në shtetin Orvellian, autori është i kujdesshëm të shpikë një gjuhë të re dhe patriotike per vatanin socialist ku herojtë nga Toskëria duhet të kenë të gjithë emra kuptimplotë dhe politikisht korrekt me emrat që Partia e Punës kërkonte që shqiptarët në Epokën e Realizmit Socialist të mbajnë. Herojtë e ‘Vitit të mbrapshtë’ kanë të gjithë emra politikisht të pastër nga ‘barbarizmat turke – orientale’ dhe pak a shumë përmbajnë kombinacione emrash që ose lidhen me viset trimërore të komunistëve të jugut gjatë Luftës së Dytë Botërore, ose kanë kombinacione emrash herojshë ortodoksë, vllehë dhe bektashianë që luftuan në krah të shokut Enver, apo që partia i shpalli heronjë të kombit.

Herojtë e romanit ‘Viti i mbrapshtë’ quhen Shestan Verdha, Alush Gjata, Doskë Mokrari, Tod Allamani, Xhemal Lufta, Hysmë Shteti, Nase Shmili, Arif Skamja, Cute Bënja, Llaz Mandili, Gjergjan Vaja, Aleks Belshi, Prift Stiliani dhe Andre Kosturi. Herojtë nisin udhëtimin e tyre legjendar nga jugu i Shqipërisë. Ata e njohin mirë situatën politike në vend, dhe me një pjekuri patriotike formësojnë trupën e tyre atdhetare të njohur si ‘forca mokrare’ dhe nën udhëheqjen e Shestan Verdhës nisin marshin për të mbrojtur Shqipërinë. Rrugës drejt veriut të Shqipërisë, luftëtarët mokrarë i prêt populli. Si në filmin ‘Nëndori i Dytë’, në vendin e quajtur Shtatë Krojet psh. gratë e katundit i dhurojnë Shestanit një flamur kombëtar të qëndisur me dorën e tyre. Rrugës, herojtë e romanit takohen me turlifarë njerëzish, ndërmjet të cilëve edhe me trupat franceze të cilat Kadareja në ribotimin e librit në 2003 – pasi është bërë shtetas francez – i trajton si njerëz që i deshën të mirën Shqipërisë, por që nuk u morrën dot vesh me ‘forcën mokrare’ si pasojë e moskuptimit në komunikim. Me gjithë peripecitë e rrugës, autori e mbyll përshkimin e udhëtimit të mokrarëve drejt bërjes së Shqipërisë me një lutje nga prifti ortodoks Stiliani, i cili murmuriste ‘Zot mbroje Shqipërinë’.

Ndërsa toskët janë herojtë e ‘Vitit të mbrapshtë’, në anën tjetër hasmit e kombit Kadareja i projekton në Shqipërinë e Mesme dhe veriore, apo pak a shumë në Gegëri. Urrejtja dhe racizmi anti-gegë i Ismail Kadaresë të cilin ai e ka treguar edhe në një intervistë dhënë ditores së Tiranës «Shekulli», në 3 korrik 2006, kur tiranasit i quan ‘kolonë turq’, lexohet që në fillim të librit. Kadareja e përshkruan Shqipërinë e Mesme dhe veriun e Shqipërisë si një vend të egër ku rrojnë kafshë dhe jo njerëz. Një krahasim kaq të egër dhe racist kundër gegëve unë kam mundur të gjej vetëm te njerëzit e egjër, skithët e Rusisë, në Rihlën e Ibn Fadlanit, të portretizuar në filmin ‘Luftëtari i Trembëdhjetë’ ku rusët shfaqen si kanibalë që udhëhiqen nga një burrë që i duket vetja se është ari. Pak a shumë të njëjtin trajtim merr edhe Gegëria e Ismail Kadaresë e cila jo vetëm se është anti-shqiptare dhe filo-turke, por sundohet edhe nga disa njerëz gjysëm bishë:
… në pyjet e Mamurrasit zdërhalleshin bandat e Tur Kusarit, dhe më tej ushtria veriore me tirq të zinj e Uk Bajraktarit… ndërsa bandat myslimane të Esad Pashës që kërkonin rikthim te Turqia, vinin vërdallë në Shqipërinë e Mesme nën zhurmën e lodërtive, britmave ‘Dum Babën’… dhe duke kënduar si në dergjë këngë të zymta:

Për xhenet u nisëm, sosëm në xhehenem
Shqipëri moj kuçkë, ç’na bëre verem (fq. 12)

Për Kadarenë, në Gegëri rrojnë disa lloje kafshësh të egra me dy këmbë të cilat jo vetëm që nuk duan kombin, por janë edhe të degraduar moralisht. Gegët të cilët rrojnë në ish-vilajetet myslymane, Kadareja i ndan në disa derexhe, ku më të poshtrit e tyre duken që janë islamikët. Këta udhëhiqen nga dy komandantë kryesorë, Esad Pasha dhe Haxhi Qamili. Këta gegë që Kadareja i ngjyros si armiq të qytetërimit janë të pakuptueshëm nga ushtritë evropjane dhe kapter Vilhelm Vidi, princi kukull që austriakët i vunë Shqipërisë.

Për Kadarenë, pushtuesit evropianë të vitit 1914 nuk duket se janë në Shqipëri për të copëtuar atë, por përkundrazi për ta qytetëruar. Ama evropjanët që përballen me një popull egërsirash që janë muslimanët shqiptarë, kanë probleme me të kuptuarit e gegëve që kanë emra UK (Ujk), Tuç, Kus Baba, Tur Kusar etj. Një rast moskuptimi Kadareja përmend psh. kur esadistët fanatikë që austriakët duan ti rrethojnë, shpëtojnë pasi austriakët kujtojnë se ka ardhur muaji i Ramazanit, ndërsa esadistët që e kuptojnë moskuptimin e muajve islamë nga austriakët, brohorasin duke thënë:

Allahu na shpëtoi.

Një nga faktorët kryesorë nëpërmjet të cilit Kadareja justifikon barbarizmin e gegëve është vetë feja e tyre, islami. Ndërsa në roman autori të krishterët, të bardhët, evropjanët, francezët, prift Stilianin dhe priftin françeskan Vinçens Marku i tregon si të qytetëruar dhe human, myslymanët që rrojnë nëpër ish-vilajetet myslymane, hoxhallarët dhe dervishët i tregon si hasmit e qytetërimit që kanë çuar gegët në barbari. Anti-myslymanizmi proverbial që shkrimtari franko-shqiptar Kadare ka shprehur edhe më vonë në librin nga Nëntori në Nëntor, rrëfehet edhe në këtë roman si sëmundja kryesore e anti-qytetërimorisë të shqiptarëve. Islamikët gegë në roman tregohet që arrinin të konfuzojnë edhe vetë evropjanët, të cilët edhe pse kishin futur spiunë të shumtë në mesin e tyre, e kishin të vështirë të parashikonin lëvizjet e myslymanëve esadistëve, pasi këta nuk vepronin sipas ndonjë plani të fshehtë, por sipas ftesave:

Që baballarët e teqeve u bënin shefave… nga spicat e myftiut të Tiranës… e sidomos nga fallet e Hançe Hamdije Pezë e Madhe, një fatthënëse e re muslimane e cila kishte parashikuar se Shqipëria… do të mblidhej kruspull e bëhej sa një portokall. (fq. 47)

Për të kuptuar sjelljen e gegëve barbarë, në romanin e Kadaresë vuan edhe vetë princ Vidi i cili kishte qëndruar një natë pa gjumë për të kuptuar ‘pse Haxhi Qamili që shkonte gjak e lak si me Esad Pashën, si me serbët nuk bashkohej me të.’ Por më fund princ Vidi e kupton që kryetiranasi Haxhi Qamil ishte një i ikur nga çmendia (fq. 50). Pashpjegueshmërinë e gegëve, Kadareja e projekton edhe në sjelljet e ushtrive tirqzeza veriore të Uk Bajraktarit. Evropjanët ashtu si vikingët në filmin ‘Luftëtari i Trembëdhjetë’, nuk arrijnë të kuptojnë dot lëvizjet e Ujkut Bajraktar dhe malokëve të tij të veshur me të zeza. Por edhe kësaj radhe, Kadareja solucionin e barbarisë e gjen te të krishterët apo më saktë te prifti françeskan Vinçens Marku, që Karadareja e cilëson si ‘shqiptar’. Ky arrin të dekodojë sjelljen e gegëve dhe kupton që lëvizjet e forcave të veriut shpjegoheshin nga gjetja e malokëve të një harte të humbur austriake, e cila i kishte magjepsur dhe këta lëviznin sipas saj. Por veriorët tirqzinjë të Uk Bajraktarit, më në fund zhduken në roman kur përleshen me ushtrinë e principatës së Mirditës, ku të dy tributë e egra gege humbin nëpër thellësitë e bjeshkëve të Gegërisë për të mos dalë më. (fq. 50)

Kadareja si të egjër dhe anti-civilizuese nuk tregon vetëm sjelljen e gegëve, fenë islame të shqiptarëve, mosdashurinë e tyre për t’u bërë evropjanë, mospranimin e një princi kristjan dhe dëshirën e tyre për të ndejtur me Turqinë. Egërsinë, gegëve Kadareja ua fut edhe në emrat e tyre dhe vendeve nga ata vinë. Emrat që ai u jep atyre janë Rrem Qorr-Mehmeti, Tur Kusari, Ali Haxhija, Lalë Vuthi, Shaqir Aliu, Musa Muhtari, Tuç Osmani, Uk Bajraktari, Zija Beqiri, Hasan Zyberi, Hançe Hadije Pezë e Madhe, Mazllum Agaj, Ceno Beu, Haxhi Dervishi etj. Ndërsa për lider kryesor të gegëve Kadareja vendos Kus Babain. Edhe pse Kus Babai është një shenjtë i rrespektuar i bektashizmit, në teqen e të cilit në Vlorë shkojnë më mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria sot, për Kadarenë, Kus Babai i cili edhe këtu është dervish bektashian, është i dhënë keq jo vetëm pas nderimit të Babë Sulltanit dhe urrejtjes ndaj Shqipërisë, por në veçanti ndaj pederastisë. Kadareja, Kus Babain e paraqet si një dervish që lëngon në teqen e tij gjithë ditën për vdekjen e dylberit të tij, Vasillaqit.

Kadareja tregon si të egër edhe vendet nga vinë gegët islamikë. Emrat që ai përmend për vendet e ish-vilajeteve myslymane ku rrojnë esadistët janë Qishbardha, Zall-Herri, Rrashbulli, Zall-Bastari, Dumreja. Gegët me në krye Kus Babain që nuk duan Shqipërinë por Turqinë betohen se:

po qeder mos kini djema, sa shqitet mishi nga thoi aq shqitet Shqipëria nga Turqia, gjaku do të derdhet gjer në gju të kalit si në Qorrbela, dhe një dervish përmendi yllin me bisht, kometën, si i thoshin kaurët, që ishte shenjë e allahut...


Gegët dhe në veçanti esadistët; që gjirokastriti Kadare i portretizon në terma orientaliste – si e kundërta e toskëve të civilizuar që janë superiorë dhe kristjanë, duan Shqipërinë dhe udhëhiqen nga prifti ortodoks Stilian – nuk e duan Shqipërinë. Ndërsa toskët kudo që luftojnë përmendin Shqipërinë, në gojën e gegëve myslymanë, qafiri Kadare vendos fjalët për Allah dhe Pejgamber. Kur përleshen me mokrarët psh, esadistët Kadareja i portretizon si kanibalë të cilët vetëm në muaj të Ramazanit tërhiqen nga kanibalizmi i tyre. Tironsi esadist që në kapitullin 8 vret ‘patriotin’ Andre Kosturi, thotë që ‘gjynah se ishte muaj Ramazani’ ...pse... ‘do të më shihte po s’ia haja të gjallë mëlçinë bashkë me shpretkën’ (fq. 59).

Në të gjithë lesh e li-në që Kadareja zhyt Shqipërinë e vitit 1914, qytetërimin e këtij lesh-vendi e projekton jo vetëm të jugorët por edhe ushtritë evropjane të cilat nuk tregohen si pushtuese dhe kolonizatore të Shqipërisë, por si qytetëruese të zuluve myslymanë shqiptarë. Mercenarët hollandezë të Princ Vidit, Kadareja nuk i quan okupatorë, por ‘ushtria e shtetit shqiptar’, të cilët ashtu si toskët e Shestan Verdhës janë të vetmit që ju dhimbet Shqipëria. Por tiranasit e Haxhi Qamilit të cilët Kadareja i quan në intervistën e «Shekullit», në 3 korrik 2006, si pasardhës të pushtuesve turq, janë të pacipë. Këta trembin trembin edhe gruan e pushtuesit austriak – princ Vidit, Sophi Schonburg Valdenburgun, të cilën Kadareja e quan mbretëreshë e Shqipërisë. Ashtu si gjirokastriti i tij, Kamban Kadareja që në 1914 priti me lule Venizellosin në Gjirokastër, edhe në këtë roman Kadareja ka vetëm lule për gruan e Vidit. Sophi Schonburgu nuk tregohet si një kolonialiste e bardhë që donte me gjithë të shoqin ti hipë në qafë shqiptarëve dhe të ju marrë vendin, por, si një ëngjëllushe që trembej kur dëgjon që tiranasit, kavajsit, shijaksit, elbasanllitë dhe durrsakët i kanë kërkuar burrit të saj të bëhet synet nëse do të bëhet i pari i Shqipërisë.

Në romanin ‘Viti i mbrapshtë,’ Kadareja nuk sulmon dhe tallet vetëm me islamin, muslimanët shqiptarë, gegët dhe veriorët. Në këtë roman ai shfaq edhe shenja anti-semitizmi. Kështu psh. në kapitullin 12 dhe 13 ai flet për kurvën e Durrësit, Sara Stringa në shtratin e të cilës kalonin gjithëfarë lloj diplomatësh të huaj. Sara tregohet të bëjë akte të turpshme, si ato që Janulla Rrapi tregonte përpara ca kohësh në gazetat e Shqipërisë që vajza e Kadaresë bënte në vitin 1984 me djalin e saj, Renato Rrapin. Megjithatë, çka të tërheq vëmendjen në këtë pjesë të romanit është se Kadareja, i cili për nderin e vajzës së tij internoi një familje të tërë në vitin 1984, këtu, kurvën Sara Stringa ja jep komunitetit çifut. Sara ishte vajza e një vejushe hebreje nga Malta (fq. 91). Projektimi i kurvës së Durrësit te një çifute duket se nuk është një koicidencë. Çifutët, Kadareja i përmend edhe në kapitullin e 20 të librit, ku Isak Agai që është po ashtu çifut tregohet të jetë trafikant droge. E keqja çifute për Kadarenë ndodhet kudo. Kështu psh. dy herojtë e romanit, Shestani dhe Doska vdesin në Çifut Çifligun, i cili tregohet si një vend tersi dhe ndjellëkeq. Kadareja i ngre edhe këngë Shetsanit të vrarë në Çifligun Çifut si më poshtë:

Pse u ktheve pas në Çifut Çiflig
Kapedan Shestan
Në Çifut Çiflig nata është e ligë
Kapedan Shestan (fq. 119)

Racizmi anti-semitik, anti-gegë dhe anti-islamik i Kadaresë, që është shpalosur edhe në shkrimin e tij ‘Identiteti Evropjan i Shqiptarëve’, në roman nuk lë mënjanë edhe arixhijtë dhe evgjitët. Kështu ndërsa arixhijtë tregohen si hajdutë kuajsh, evgjitët Kadareja i rrëfen si degjenerata sociale që mendjen e kanë te qejfi dhe ahengu.

Deklarata e Fatmir Koçit disa ditë më parë që romani ‘Viti i Mbrapshtë’ i Ismail Kadaresë po bëhet film, mua më ka shqetësuar jashtë mase. Ndërsa në kohë të PPSH-së sulmi dhe zhdukja e grupeve armike dhe jo-konformiste, nga aparatçikët komunistë ka qënë detyrë dhe punë e Ismail Kadaresë; misioni i të cilit ishte të ndërtojë njeriun e Realizmit Socialist dhe rikrijimi i të shkuarës me realitete fiksionale, promovimi i sotëm i ideve të Kadaresë nga kompania Ciné-Sud Promotion në Francë është kriminal. Unë nuk e kam lexuar ende në detaj skriptin e filmit ‘Viti i Kometës’. Ama anti-myslymanizmi, anti-gegërizmi, anti-semitizmi dhe racizmi i Ismail Kadaresë në romanin ‘Viti i Mbrapshtë’ mesa di unë, në vende si Franca por edhe Gjermania dënohet me burg.

Historia ka treguar shpesh që Franca përdor standarte të dyfishta kur merret me botën e tretë. Ashtu si gjatë luftës në Bosnje kur ajo mbështeste krimet serbe apo edhe në Ruanda Burundi, edhe në rastin e filmit ‘Viti i Kometës’, kompania Ciné-Sud Promotion duke prodhuar një film racist dhe anti-musliman si ky, po ndihmon në nxitjen e racizmit, islamofobisë dhe urrejtjes kundër shqiptarëve, gegë dhe muslimanë në kulturën post-komuniste shqiptare. Prodhimi i filmit ‘Viti i Kometës’ përbën një mbështetje me paratë e taksapaguesëve evropjanë të projektit gjysëm shekullor orvellian të komunistëve në Shqipëri, të cilët, për të legjitimizuar krimet e tyre kundër shqiptarëve, kthyen mbrapsht historinë e një populli të tërë .


19/09/2007


Postuar nga ishpeshtimi datë 21 Shtator 2007 - 17:05:

Ne, shqiptaret dhe Kadareja.

Po behet si mode,qe cdo shtator,ne prag te dhenies se cmimit Nobel ne letersi,ne Shqiperi(dhe jo ne vendet armike te saj)fillon nje fushate e ethshme kunder Kadarese.

Kadareja mund te kete shume kusure si njeri.Gjithashtu gjate nje jete te gjate dhe shume itensive,mund te kete bere shume gabime.

Po ne SHQIPARET e kulluar dhe te ndershem c'bejme?

Fillojme hedhim balte mbi njeriun me te madh te letrave tona.Te mundim te sigurojme perfundimisht,qe nuk do ta mare kurre cmimin Nobel.

O marrezi ballkanike,kur do maresh fund valle?

ne kete rast,me shume se ne cdo rast tjeter vlen thenia e Krishtit:

"Le te qelloje me gure,i pari,ai qe nuk ka asnje mekat".

Dhe ne rastin e Kadarese eshte fjala per nje GJENI,qe na ben te mburremi ne cdo qoshe te globit dhe jo per nje prostitute.


Postuar nga tolstoy86 datë 21 Shtator 2007 - 17:47:

Ishpo, shko qetesohu pak se nuk e ke kadarene babe.

Thenje kaq te bukur te Nje GJENIU (te paqes, te tolerances,te te qenit njeri..) si Krishti te cilin e njeh gjith bota (packa se nobel nuk i kan dhene akoma..), nuk mund te lidhej ne menyre me qesharake se kaq, me gabueshmerite 'njerezore' te Gjeniut Kadare.. Dipende tamorsha, tutto dipende.. Keto gabime per te cilat behet fjale ne keto shkrime, e sa akuza te tjera, per te cilat kadareja nuk ka pas me cte mbrohet vec idiotllikut te ca tifozave te marre, jane 'kafsherore'.. I pe akuzat lale? po ti perseris:
Anti-semitizem, anti-gegerizem, anti-islamizem.. ka edhe te tjera..
Po pate mundesi pergjigju me keto, psh me thuaj 'ky zoteria ka shpifur, ne kete faqe te permendur nuk ekziston nje gje e tille'

Kur te jemi ne tema te letersise, me deshire do shpreh mendimet e mia per talentin e madh te Kadarese, te supermagnifikuar nga pushteti i kohes, nga miqt e tij franceze qe permenden ne kete shkrim, nga breza te djegur qe kerkonin nje idhull apo edhe nga pamundesia per te zgjedhur shume.

Na kenaqet me nobelin, eshte gjithcka politike, aq e veshtire qenka per tu kuptuar.. Vlereso po deshe edhe pershkrimet interesante qe bejn Fatmir Koci e Mustafa Nanoja, edhe ato jane vleresu nga juri evvvrropiane..

Gjenine e tij, e diskutojm ke letersia e papolitizuar (zor te gjesh ne fakt te kadareja), ketu po diskutojm deshiren e tij per tu be simbol kombetar dhe sa ia vlen te jete i tille. I cilit komb esht nje simbol i tille, i budallanjve qe i genje cmimi 'Nobel'? Gjenine e tij shko tregoja cunit te Sarandaebukur. Si njeri, gjithnje e me shume po bindem ke gjenia e tij shpirtfelliqesi..

Kush mbet pa modele, pa idhuj po te dale hapur (fare) felliqesia e Kadarese, mund te gjeje te tjere. nqs na duhen sezben shqipetare te famshem, te kerkojm ne kujtimet e letrat e Nenterezes, kam degju se ndodhen edhe vende ku permend se ka origjine shqipetare.. Mund te rremoni thelle Napoleonin, thone qe ushtaret e tij e degjoshin te shante ne nje gjuhe qe nuk e kuptonin me fjalet 'te q...nenen'..me shume mundesi ka qene shqipetar, dhe se paku ka luftu me shpate te zhveshur....

Shkrimi mu duk interesant, ndaj e solla, jo te merrem me habine e 'marrezive ballkanike' te ndonjerit qe per mua esht i shkundur fare. nuk shkruajm per ti tregu njeri tjetrit se cmendojm ne lidhje me ta. (po sigurisht, ma merr mendja se pjesa derrmuese e 'njerezve', kur degjojne felliqesite e kadarese, nuk u vjen te thone:'secili prej nesh jemi mekatare, por sa nga ne jane gjeni letersie??'!!!!!!!!!!)

Ishalla e fiton Nobelin, do me behet qejfi shume. Po te ishte per fushatat e 'ethshme' qe behen ne Shqiperi, e per rendesine qe u jep komisioni qe jep cmimin Nobel, Kadareja do e kishte marre Nobelin edhe per Kimi.. Rri i qete, se sna ve kush veshin, thjesht 'po bejm ca muhabet' per nje 'dhi te zgjebosur' qe nuk rri te fronin e tij te shenjte, por 'con bishtin' here pas here e kujto se i behet vone te gjithe shqipetareve per pordhet qe leshon.

tani, per te mos u largu nga tema:::::::::



Marre nga www.gazetastart.com



Viti Orvellian i Ismail Kadaresë

Nga Olsi Jazexhi


Viti 1985 ka qenë një nga vitet më të zymtë për komunistët shqiptarë. Në këtë vit kur Shqipëria humbi ‘Vëllain e Madh,’ ministri i vetëshpallur i Ministrisë së të Vërtetës pranë Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Ismail Kadareja, shkroi romanin ‘Viti i mbrapshtë’. Kush e ka lexuar romanin ‘1984’ të George Orvellit e ka pak a shumë parasysh se cili është misioni i Ministrisë së të Vërtetës në shtetin e ANGLOSOC-it. Funksioni kryesor i kësaj ministrie ishte rikrijimi i të shkuarës duke e furnizuar popullin me gazeta, filma, libra shkollorë, programe televizive, drama, letërsi ose argëtim për të krijuar një të vërtetë fiksionale, të cilën populli duhej ta pranonte si të vërtetë. Në shtetin e Anglosocit, ‘Vëllai i Madh’ paraqitej si udhëheqës dhe mbrojtës i Revolucionit qysh prej fillimit të kohës. Ama përveç këtij, punëtorëve të Ministrisë së Vërtetës ju duhej që herë pas here të shpiknin edhe heronjë të tjerë, siç ishte për shembull rasti i shokut Ogliv, i cili vdes në betejë në rrethana heroike duke mbrojtur Anglosocin, dhe legjitimizuar kështu një vijimësi ideologjike të betejës mesianike të ‘Vëllait të Madh’ në mbrojtje të vatanit.

Unë nuk jam i sigurtë nëse Ismail Kadareja e ka pat lexuar romanin ‘1984’, në vitin 1985, kur edhe shkroi romanin ‘Viti i mbrapshtë.’ Por skenat e romanit ‘Viti i mbrapshtë’ që mua m’u desh të rilexoj këto ditë, i ngjajnë pak a shumë përrallave të romanin orvellian ‘1984’. Fakti që më shtyu ta rilexoj romanin ‘Viti i mbrapshtë,’ për të cilin kam shkruar edhe më parë, ishte një konferencë shtypi që Ismail Kadareja bëri me regjizorin franko-shqiptar, Fatmir Koçi para disa kohesh në Tiranë. Fatmiri që ka siguruar një shumë të madhe parashë nga kompania Ciné-Sud Promotion në Francë dhe disa organizma të tjerë në Gjermani dhe Belgjikë, duke patur edhe Kadarenë në krah, njoftonte në media në mënyrë triumfaliste se planifikon të bëj një film i mbështetur mbi romanin ‘Viti i mbrapshtë’. Filmi do të quhej ‘Viti i Kometës’. Nga sa kuptova nga disa faqe të internetit kompania Cine-Sud është një nga ato shtëpi botuese zhgarravina të Francës që prodhojnë filma propagandistikë për vendet ku Franca ka bërë historikisht pisllëqe dhe tani mundohet të ruaj influencën e saj. Kështu disa nga prodhimet kryesore të kësaj kompanie ishin edhe filmi "Tirana Year Zero" ( prodhim franko/shqiptar drejtuar nga Fatmir Koci), filmi "Rashida" (prodhim franko/algjerian drejtuar nga Yamina Bashir), filmi boshnjak "Fuse" etj.

Duke ju kthyer romanit ‘Viti i mbrapshtë’ të Ismail Kadaresë, fiksioni i tij nis me ngjarjen e kalimit të Kometës Halley pranë tokës në fillim të shekullit të XX-të. Por edhe pse Kometa Halley ka kaluar në 1910, Kadareja problemin e saj e lidh me vitet 1913 – 1914, kohë kur habsburgët dhe italianët, duke marrë shkas nga dobësimi i Perandorisë Osmane, duan që të bashkojnë dy krahinat osmane të Gegërisë dhe Toskërisë dhe me ato formojnë një shtet të ri. Por përkundër fakteve historike të asaj kohe, Kadareja, siç ndodh rëndom në romanet e realizmit socialist, kërkon që në këtë aksident historik ku dy fuqi të mëdhaja ndërtojnë një shtet tip Ruritania – kërkon që të gjejë armiqtë, miqtë, të mirët dhe këqijtë e vendit. Duke qenë se tamam si në romanin ‘1984’ historia dhe arti duhet të shërbejnë për të legjitimizuar sundimin e Vëllait të Madh, edhe në rastin konkret, shkrimtari, historinë e vitit 1914 e projekton në të tashmen, për të legjitimuar në vitin 1985 sundimin e Vëllait të Madh dhe klanit të tij nga Gjirokastra, ndërsa në ripunimet e mëvonshme, vazhdimin e sundimit post-komunistëve në Shqipëri.

Shqipëria e viteve 1914 ka qënë një fushëbeteje, ku si në të gjithë Evropën kacafyten turlifarë ushtrishë. Asnjë bir nëne që jetonte në këtë copë tokë që prej qindra vitesh, nuk e dinte se çka do të bënin habsburgët dhe italianët me dy krahinat e pushtuara turke të Adriatikut. Agjenturat frënge, serbe, ruse, austriake, greke, italiane dhe trupat e tyre që lëvrinin në Shqipëri në këtë kohë kishin ngritur banda e mercenarë kudo. Për personat që janë profesionistë në histori e dinë shumë mirë që shumica e banorëve që jetonin në Shqipërinë e kësaj kohe dhe ishin myslimanë, veten e tyre e shihnin ende si shtetas të Perandorisë Osmane, pasi siç Ernest Gellneri do ta kishte përkufizuar, koncepti i kombit dhe Shqipërisë sipas aksiomave nacional-komuniste nuk ishte shpikur ende.

Megjithatë, ashtu si në shtetin orvellian, edhe këtu, Ismail Kadareja pretendon që kombi real-socialist ishte njësi politiko – historiko – gjeografike e mirëditur dhe ata që mendojnë ndryshe janë armiq. Duke dashur që të përdorë të shkuarën për të legjitimuar të tashmen, në Shqipërinë e vitit 1914 Kadareja prodhon edhe protoherojtë e saj, të cilët ashtu si shoku Ogliv në romanin ‘1984’ janë gati të vdesin dhe luftojnë për tu përkujtuar me madhështi më pas në fjalimet e Vëllait të Madh.

Duke qenë se vetë Kadareja por edhe Vëllai i tij i Madh, Enver Hoxha, janë që të dy jugorë - gjirokastritë, në roman, herojtë që autori krijon për Shqipërinë, lokalizohen në Jug të vendit. Tamam si në shtetin Orvellian, autori është i kujdesshëm të shpikë një gjuhë të re dhe patriotike per vatanin socialist ku herojtë nga Toskëria duhet të kenë të gjithë emra kuptimplotë dhe politikisht korrekt me emrat që Partia e Punës kërkonte që shqiptarët në Epokën e Realizmit Socialist të mbajnë. Herojtë e ‘Vitit të mbrapshtë’ kanë të gjithë emra politikisht të pastër nga ‘barbarizmat turke – orientale’ dhe pak a shumë përmbajnë kombinacione emrash që ose lidhen me viset trimërore të komunistëve të jugut gjatë Luftës së Dytë Botërore, ose kanë kombinacione emrash herojshë ortodoksë, vllehë dhe bektashianë që luftuan në krah të shokut Enver, apo që partia i shpalli heronjë të kombit.

Herojtë e romanit ‘Viti i mbrapshtë’ quhen Shestan Verdha, Alush Gjata, Doskë Mokrari, Tod Allamani, Xhemal Lufta, Hysmë Shteti, Nase Shmili, Arif Skamja, Cute Bënja, Llaz Mandili, Gjergjan Vaja, Aleks Belshi, Prift Stiliani dhe Andre Kosturi. Herojtë nisin udhëtimin e tyre legjendar nga jugu i Shqipërisë. Ata e njohin mirë situatën politike në vend, dhe me një pjekuri patriotike formësojnë trupën e tyre atdhetare të njohur si ‘forca mokrare’ dhe nën udhëheqjen e Shestan Verdhës nisin marshin për të mbrojtur Shqipërinë. Rrugës drejt veriut të Shqipërisë, luftëtarët mokrarë i prêt populli. Si në filmin ‘Nëndori i Dytë’, në vendin e quajtur Shtatë Krojet psh. gratë e katundit i dhurojnë Shestanit një flamur kombëtar të qëndisur me dorën e tyre. Rrugës, herojtë e romanit takohen me turlifarë njerëzish, ndërmjet të cilëve edhe me trupat franceze të cilat Kadareja në ribotimin e librit në 2003 – pasi është bërë shtetas francez – i trajton si njerëz që i deshën të mirën Shqipërisë, por që nuk u morrën dot vesh me ‘forcën mokrare’ si pasojë e moskuptimit në komunikim. Me gjithë peripecitë e rrugës, autori e mbyll përshkimin e udhëtimit të mokrarëve drejt bërjes së Shqipërisë me një lutje nga prifti ortodoks Stiliani, i cili murmuriste ‘Zot mbroje Shqipërinë’.

Ndërsa toskët janë herojtë e ‘Vitit të mbrapshtë’, në anën tjetër hasmit e kombit Kadareja i projekton në Shqipërinë e Mesme dhe veriore, apo pak a shumë në Gegëri. Urrejtja dhe racizmi anti-gegë i Ismail Kadaresë të cilin ai e ka treguar edhe në një intervistë dhënë ditores së Tiranës «Shekulli», në 3 korrik 2006, kur tiranasit i quan ‘kolonë turq’, lexohet që në fillim të librit. Kadareja e përshkruan Shqipërinë e Mesme dhe veriun e Shqipërisë si një vend të egër ku rrojnë kafshë dhe jo njerëz. Një krahasim kaq të egër dhe racist kundër gegëve unë kam mundur të gjej vetëm te njerëzit e egjër, skithët e Rusisë, në Rihlën e Ibn Fadlanit, të portretizuar në filmin ‘Luftëtari i Trembëdhjetë’ ku rusët shfaqen si kanibalë që udhëhiqen nga një burrë që i duket vetja se është ari. Pak a shumë të njëjtin trajtim merr edhe Gegëria e Ismail Kadaresë e cila jo vetëm se është anti-shqiptare dhe filo-turke, por sundohet edhe nga disa njerëz gjysëm bishë:
… në pyjet e Mamurrasit zdërhalleshin bandat e Tur Kusarit, dhe më tej ushtria veriore me tirq të zinj e Uk Bajraktarit… ndërsa bandat myslimane të Esad Pashës që kërkonin rikthim te Turqia, vinin vërdallë në Shqipërinë e Mesme nën zhurmën e lodërtive, britmave ‘Dum Babën’… dhe duke kënduar si në dergjë këngë të zymta:

Për xhenet u nisëm, sosëm në xhehenem
Shqipëri moj kuçkë, ç’na bëre verem (fq. 12)

Për Kadarenë, në Gegëri rrojnë disa lloje kafshësh të egra me dy këmbë të cilat jo vetëm që nuk duan kombin, por janë edhe të degraduar moralisht. Gegët të cilët rrojnë në ish-vilajetet myslymane, Kadareja i ndan në disa derexhe, ku më të poshtrit e tyre duken që janë islamikët. Këta udhëhiqen nga dy komandantë kryesorë, Esad Pasha dhe Haxhi Qamili. Këta gegë që Kadareja i ngjyros si armiq të qytetërimit janë të pakuptueshëm nga ushtritë evropjane dhe kapter Vilhelm Vidi, princi kukull që austriakët i vunë Shqipërisë.

Për Kadarenë, pushtuesit evropianë të vitit 1914 nuk duket se janë në Shqipëri për të copëtuar atë, por përkundrazi për ta qytetëruar. Ama evropjanët që përballen me një popull egërsirash që janë muslimanët shqiptarë, kanë probleme me të kuptuarit e gegëve që kanë emra UK (Ujk), Tuç, Kus Baba, Tur Kusar etj. Një rast moskuptimi Kadareja përmend psh. kur esadistët fanatikë që austriakët duan ti rrethojnë, shpëtojnë pasi austriakët kujtojnë se ka ardhur muaji i Ramazanit, ndërsa esadistët që e kuptojnë moskuptimin e muajve islamë nga austriakët, brohorasin duke thënë:

Allahu na shpëtoi.

Një nga faktorët kryesorë nëpërmjet të cilit Kadareja justifikon barbarizmin e gegëve është vetë feja e tyre, islami. Ndërsa në roman autori të krishterët, të bardhët, evropjanët, francezët, prift Stilianin dhe priftin françeskan Vinçens Marku i tregon si të qytetëruar dhe human, myslymanët që rrojnë nëpër ish-vilajetet myslymane, hoxhallarët dhe dervishët i tregon si hasmit e qytetërimit që kanë çuar gegët në barbari. Anti-myslymanizmi proverbial që shkrimtari franko-shqiptar Kadare ka shprehur edhe më vonë në librin nga Nëntori në Nëntor, rrëfehet edhe në këtë roman si sëmundja kryesore e anti-qytetërimorisë të shqiptarëve. Islamikët gegë në roman tregohet që arrinin të konfuzojnë edhe vetë evropjanët, të cilët edhe pse kishin futur spiunë të shumtë në mesin e tyre, e kishin të vështirë të parashikonin lëvizjet e myslymanëve esadistëve, pasi këta nuk vepronin sipas ndonjë plani të fshehtë, por sipas ftesave:

Që baballarët e teqeve u bënin shefave… nga spicat e myftiut të Tiranës… e sidomos nga fallet e Hançe Hamdije Pezë e Madhe, një fatthënëse e re muslimane e cila kishte parashikuar se Shqipëria… do të mblidhej kruspull e bëhej sa një portokall. (fq. 47)

Për të kuptuar sjelljen e gegëve barbarë, në romanin e Kadaresë vuan edhe vetë princ Vidi i cili kishte qëndruar një natë pa gjumë për të kuptuar ‘pse Haxhi Qamili që shkonte gjak e lak si me Esad Pashën, si me serbët nuk bashkohej me të.’ Por më fund princ Vidi e kupton që kryetiranasi Haxhi Qamil ishte një i ikur nga çmendia (fq. 50). Pashpjegueshmërinë e gegëve, Kadareja e projekton edhe në sjelljet e ushtrive tirqzeza veriore të Uk Bajraktarit. Evropjanët ashtu si vikingët në filmin ‘Luftëtari i Trembëdhjetë’, nuk arrijnë të kuptojnë dot lëvizjet e Ujkut Bajraktar dhe malokëve të tij të veshur me të zeza. Por edhe kësaj radhe, Kadareja solucionin e barbarisë e gjen te të krishterët apo më saktë te prifti françeskan Vinçens Marku, që Karadareja e cilëson si ‘shqiptar’. Ky arrin të dekodojë sjelljen e gegëve dhe kupton që lëvizjet e forcave të veriut shpjegoheshin nga gjetja e malokëve të një harte të humbur austriake, e cila i kishte magjepsur dhe këta lëviznin sipas saj. Por veriorët tirqzinjë të Uk Bajraktarit, më në fund zhduken në roman kur përleshen me ushtrinë e principatës së Mirditës, ku të dy tributë e egra gege humbin nëpër thellësitë e bjeshkëve të Gegërisë për të mos dalë më. (fq. 50)

Kadareja si të egjër dhe anti-civilizuese nuk tregon vetëm sjelljen e gegëve, fenë islame të shqiptarëve, mosdashurinë e tyre për t’u bërë evropjanë, mospranimin e një princi kristjan dhe dëshirën e tyre për të ndejtur me Turqinë. Egërsinë, gegëve Kadareja ua fut edhe në emrat e tyre dhe vendeve nga ata vinë. Emrat që ai u jep atyre janë Rrem Qorr-Mehmeti, Tur Kusari, Ali Haxhija, Lalë Vuthi, Shaqir Aliu, Musa Muhtari, Tuç Osmani, Uk Bajraktari, Zija Beqiri, Hasan Zyberi, Hançe Hadije Pezë e Madhe, Mazllum Agaj, Ceno Beu, Haxhi Dervishi etj. Ndërsa për lider kryesor të gegëve Kadareja vendos Kus Babain. Edhe pse Kus Babai është një shenjtë i rrespektuar i bektashizmit, në teqen e të cilit në Vlorë shkojnë më mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria sot, për Kadarenë, Kus Babai i cili edhe këtu është dervish bektashian, është i dhënë keq jo vetëm pas nderimit të Babë Sulltanit dhe urrejtjes ndaj Shqipërisë, por në veçanti ndaj pederastisë. Kadareja, Kus Babain e paraqet si një dervish që lëngon në teqen e tij gjithë ditën për vdekjen e dylberit të tij, Vasillaqit.

Kadareja tregon si të egër edhe vendet nga vinë gegët islamikë. Emrat që ai përmend për vendet e ish-vilajeteve myslymane ku rrojnë esadistët janë Qishbardha, Zall-Herri, Rrashbulli, Zall-Bastari, Dumreja. Gegët me në krye Kus Babain që nuk duan Shqipërinë por Turqinë betohen se:

po qeder mos kini djema, sa shqitet mishi nga thoi aq shqitet Shqipëria nga Turqia, gjaku do të derdhet gjer në gju të kalit si në Qorrbela, dhe një dervish përmendi yllin me bisht, kometën, si i thoshin kaurët, që ishte shenjë e allahut...


Gegët dhe në veçanti esadistët; që gjirokastriti Kadare i portretizon në terma orientaliste – si e kundërta e toskëve të civilizuar që janë superiorë dhe kristjanë, duan Shqipërinë dhe udhëhiqen nga prifti ortodoks Stilian – nuk e duan Shqipërinë. Ndërsa toskët kudo që luftojnë përmendin Shqipërinë, në gojën e gegëve myslymanë, qafiri Kadare vendos fjalët për Allah dhe Pejgamber. Kur përleshen me mokrarët psh, esadistët Kadareja i portretizon si kanibalë të cilët vetëm në muaj të Ramazanit tërhiqen nga kanibalizmi i tyre. Tironsi esadist që në kapitullin 8 vret ‘patriotin’ Andre Kosturi, thotë që ‘gjynah se ishte muaj Ramazani’ ...pse... ‘do të më shihte po s’ia haja të gjallë mëlçinë bashkë me shpretkën’ (fq. 59).

Në të gjithë lesh e li-në që Kadareja zhyt Shqipërinë e vitit 1914, qytetërimin e këtij lesh-vendi e projekton jo vetëm të jugorët por edhe ushtritë evropjane të cilat nuk tregohen si pushtuese dhe kolonizatore të Shqipërisë, por si qytetëruese të zuluve myslymanë shqiptarë. Mercenarët hollandezë të Princ Vidit, Kadareja nuk i quan okupatorë, por ‘ushtria e shtetit shqiptar’, të cilët ashtu si toskët e Shestan Verdhës janë të vetmit që ju dhimbet Shqipëria. Por tiranasit e Haxhi Qamilit të cilët Kadareja i quan në intervistën e «Shekullit», në 3 korrik 2006, si pasardhës të pushtuesve turq, janë të pacipë. Këta trembin trembin edhe gruan e pushtuesit austriak – princ Vidit, Sophi Schonburg Valdenburgun, të cilën Kadareja e quan mbretëreshë e Shqipërisë. Ashtu si gjirokastriti i tij, Kamban Kadareja që në 1914 priti me lule Venizellosin në Gjirokastër, edhe në këtë roman Kadareja ka vetëm lule për gruan e Vidit. Sophi Schonburgu nuk tregohet si një kolonialiste e bardhë që donte me gjithë të shoqin ti hipë në qafë shqiptarëve dhe të ju marrë vendin, por, si një ëngjëllushe që trembej kur dëgjon që tiranasit, kavajsit, shijaksit, elbasanllitë dhe durrsakët i kanë kërkuar burrit të saj të bëhet synet nëse do të bëhet i pari i Shqipërisë.

Në romanin ‘Viti i mbrapshtë,’ Kadareja nuk sulmon dhe tallet vetëm me islamin, muslimanët shqiptarë, gegët dhe veriorët. Në këtë roman ai shfaq edhe shenja anti-semitizmi. Kështu psh. në kapitullin 12 dhe 13 ai flet për kurvën e Durrësit, Sara Stringa në shtratin e të cilës kalonin gjithëfarë lloj diplomatësh të huaj. Sara tregohet të bëjë akte të turpshme, si ato që Janulla Rrapi tregonte përpara ca kohësh në gazetat e Shqipërisë që vajza e Kadaresë bënte në vitin 1984 me djalin e saj, Renato Rrapin. Megjithatë, çka të tërheq vëmendjen në këtë pjesë të romanit është se Kadareja, i cili për nderin e vajzës së tij internoi një familje të tërë në vitin 1984, këtu, kurvën Sara Stringa ja jep komunitetit çifut. Sara ishte vajza e një vejushe hebreje nga Malta (fq. 91). Projektimi i kurvës së Durrësit te një çifute duket se nuk është një koicidencë. Çifutët, Kadareja i përmend edhe në kapitullin e 20 të librit, ku Isak Agai që është po ashtu çifut tregohet të jetë trafikant droge. E keqja çifute për Kadarenë ndodhet kudo. Kështu psh. dy herojtë e romanit, Shestani dhe Doska vdesin në Çifut Çifligun, i cili tregohet si një vend tersi dhe ndjellëkeq. Kadareja i ngre edhe këngë Shetsanit të vrarë në Çifligun Çifut si më poshtë:

Pse u ktheve pas në Çifut Çiflig
Kapedan Shestan
Në Çifut Çiflig nata është e ligë
Kapedan Shestan (fq. 119)

Racizmi anti-semitik, anti-gegë dhe anti-islamik i Kadaresë, që është shpalosur edhe në shkrimin e tij ‘Identiteti Evropjan i Shqiptarëve’, në roman nuk lë mënjanë edhe arixhijtë dhe evgjitët. Kështu ndërsa arixhijtë tregohen si hajdutë kuajsh, evgjitët Kadareja i rrëfen si degjenerata sociale që mendjen e kanë te qejfi dhe ahengu.

Deklarata e Fatmir Koçit disa ditë më parë që romani ‘Viti i Mbrapshtë’ i Ismail Kadaresë po bëhet film, mua më ka shqetësuar jashtë mase. Ndërsa në kohë të PPSH-së sulmi dhe zhdukja e grupeve armike dhe jo-konformiste, nga aparatçikët komunistë ka qënë detyrë dhe punë e Ismail Kadaresë; misioni i të cilit ishte të ndërtojë njeriun e Realizmit Socialist dhe rikrijimi i të shkuarës me realitete fiksionale, promovimi i sotëm i ideve të Kadaresë nga kompania Ciné-Sud Promotion në Francë është kriminal. Unë nuk e kam lexuar ende në detaj skriptin e filmit ‘Viti i Kometës’. Ama anti-myslymanizmi, anti-gegërizmi, anti-semitizmi dhe racizmi i Ismail Kadaresë në romanin ‘Viti i Mbrapshtë’ mesa di unë, në vende si Franca por edhe Gjermania dënohet me burg.

Historia ka treguar shpesh që Franca përdor standarte të dyfishta kur merret me botën e tretë. Ashtu si gjatë luftës në Bosnje kur ajo mbështeste krimet serbe apo edhe në Ruanda Burundi, edhe në rastin e filmit ‘Viti i Kometës’, kompania Ciné-Sud Promotion duke prodhuar një film racist dhe anti-musliman si ky, po ndihmon në nxitjen e racizmit, islamofobisë dhe urrejtjes kundër shqiptarëve, gegë dhe muslimanë në kulturën post-komuniste shqiptare. Prodhimi i filmit ‘Viti i Kometës’ përbën një mbështetje me paratë e taksapaguesëve evropjanë të projektit gjysëm shekullor orvellian të komunistëve në Shqipëri, të cilët, për të legjitimizuar krimet e tyre kundër shqiptarëve, kthyen mbrapsht historinë e një populli të tërë .


19/09/2007


Postuar nga ishpeshtimi datë 21 Shtator 2007 - 18:05:

Tolstoi,Kadareja dhe ....Olsi.

I dashur Lev,

Nuk kisha gje me ty,qe solle shkrimin.Bere shume mire se ringjalle nje debat. te nevojshem.
Edhe shkrimin e Olsit e lexova ne menyre diagonale,se paragjykova emrin e tij(e pranoj qe eshte gabim).

Ajo qe me shqeteson ne kete rast(dhe ne shume raste te tjera)eshte vocerria e shpirtit dhe mendjes tone ballkanase.Jo vetem ,qe nuk jemi ne gjendje te falim,por jemi gati te sajojme te bera e te pabera per kedo,qe ngrihet me lart se mediokriteti jone.

Letersia e Kadarese(politike apo jo)eshte nje teme stermadhe.

Qendrimet e tij mbi historine dhe politikat e Kombit tone(te gabuara apo jo)jane gjithashtu pjese te nje teme tejet te gjere.

Koncepti im rreth bashkekombesve(perjashto ketu kriminelet)eshte i faljes dhe i gjitheperfshrirjes.
Per gjenijte e Kombit tone duhe aplikuar jo vetem falja...por edhe hyjnizimi.
Kadareja e ka merituar tani vendin prane Tolstoit.
Sado te perpiqet Olsi me xhuxhat e tjere ta terheqin poshte....tani eshte teper vone.


Postuar nga sarandaebukur datë 21 Shtator 2007 - 18:26:

Kadare s'është Solzhenitsyn

http://www.mobylives.com/Dumitrascu.html



Shpetim i dashur: po gjeniu jot pse nuk fal??????????????





      
__________________________________________________
______________________


Postuar nga tolstoy86 datë 21 Shtator 2007 - 18:40:

Re: Tolstoi,Kadareja dhe ....Olsi.

Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi
I dashur Lev,

Nuk kisha gje me ty,qe solle shkrimin.Bere shume mire se ringjalle nje debat. te nevojshem.
Edhe shkrimin e Olsit e lexova ne menyre diagonale,se paragjykova emrin e tij(e pranoj qe eshte gabim).

Ajo qe me shqeteson ne kete rast(dhe ne shume raste te tjera)eshte vocerria e shpirtit dhe mendjes tone ballkanase.Jo vetem ,qe nuk jemi ne gjendje te falim,por jemi gati te sajojme te bera e te pabera per kedo,qe ngrihet me lart se mediokriteti jone.

Letersia e Kadarese(politike apo jo)eshte nje teme stermadhe.

Qendrimet e tij mbi historine dhe politikat e Kombit tone(te gabuara apo jo)jane gjithashtu pjese te nje teme tejet te gjere.

Koncepti im rreth bashkekombesve(perjashto ketu kriminelet)eshte i faljes dhe i gjitheperfshrirjes.
Per gjenijte e Kombit tone duhe aplikuar jo vetem falja...por edhe hyjnizimi.
Kadareja e ka merituar tani vendin prane Tolstoit.
Sado te perpiqet Olsi me xhuxhat e tjere ta terheqin poshte....tani eshte teper vone.




Dokrra subjektive..po vec veten genjen..

'Vocerria e shpirtit', pikerisht, ajo esht pika ku doja te dilja, po ky xhaxhua nuk ka kerkuar as falje dhe deliroset gjithnje e me shume.
Nga gjuha jote idilike dicka nuk mora vesht, a jemi shpifes, a jemi njerez qe nuk dime te falin?

Kadareja dhe tolstoi?? te parin e kam lexu me zell qe kur isha i gjate nje meter e gjysem, te dytin e kam akoma fiksim. Te pjesa e talentit letrar, pash Zotin ku jeton ti, kush njihka kadarene dhe kush beka krahasime me tolstoin e tjeret si tolstoi. Te pjesa e forces se te menduarit, gjenine e kam pare vetem te Tolstoy. Kadarushi ne ket aspekt ka nje force per te bere te shikosh zi..jan ca te semure psiqike qe u pelqen dhimbja, per ata eshte ideal, tolstoi e kaluar tolstoit..

po nuk esht nevoja ta zgjasim kot, nuk po flasim gje me mend, ne syte e njeri-tjetrit, eshte e kote.

Gjith te mirat, do te marr pjese ne delirin tend kur te fitoje Nobelin Kadareja, megjithese do presesh gjateeee
Ne liste ka emra me arsye me te forta politike per tu zgjedhur..Per 'te mashtru shqipetart' mjafton thjesht permendja e emrit te tij, si 'gjeni', kandidat do mbesi gjithe jeten, deri atehere do na duhet ti durojme gazerat, se pastaj do e shpallim menjehere mbret..


Postuar nga kotka datë 21 Shtator 2007 - 18:48:

A e meriton Njeriu i Artit cmimin NOBEL, kur ai shkruan i mberthyer ne pranga, ne prangat e vetvehtes????????

Megjithate edhe ne qofte se e fiton, le ta fitoje, urimet e mija nga thellesia e zemres.  Jam e sigurt, qe gjithe Shqiptaret brenda dhe jashte vendit, do te kene dicka me te cilen do te mburren dhe do te harrojne te gjitha konfliktet, qe kane eksperimentuar ne ceshtjen enigme kombetare dhe civile "Kadare", gjate gjithe periudhes se tij politike dhe artistike ne Shqiperi dhe jashte Shqiperie. 

Nuk me thoni ????? Pse jeton akoma Kadare ne France?????? Edhe kjo per mua eshte nje vazhdimesi e enigmes se tij, ne lidhje me ekzistencen e dyaneshme te "Kadarese"....

Une jetoj jashte Shqiperise, se une nuk jam Kadare........


Postuar nga ishpeshtimi datë 21 Shtator 2007 - 18:50:

E dashur Janulla,

E kam shkruar dhjetra here,qe per fat te keq,ai eshte vetem Gjeni.Ka shume te meta ne karakter.

Nuk kam te drejte edhe te te kerkoj ty ta falesh.
E respektoj dhimbjen tende dhe te drejten tende per te ngritur zerin per tragjedine personale.
Me eshte dhembur djali jot,qe ne vitin kur ka ndodhur historia dhe pa ditur se si ka vazhduar fati i tij dhe i familjes.
(Eshte njolla me e madhe ne jeten personale te Kadarese.)

Atyre qe ju bej thirrje ta falin,jane moria e shqiptareve,qe nuk kane pesuar gje nga Kadareja.Vec mund te jene mencuruar pak kur e kane lexuar.

Krahasimet me Solzhenicinin,Havelin ose te tjere disidente nuk vlejne.

Kadareja eshte Ismail Kadare.

Por qe te akuzohet per mungese patriotizmi apo per percarje te shqiptareve eshte e teresisht e gabuar.

Kadareja kishte mundesi te largohej nga Shqiperia,qysh kur ishte student ne BS dhe kur ererat e buta te kohes se Hrushovit binin ndesh me politiken e ashper te Hoxhes.

Per vete natyren e Letersise te tij,Kadareja nuk rri dot larg Shqiperise.

Per vete natyren e tij(lavdidashese),Kadarese i intereson nje Shqiperi e madhe dhe e njohur ne Europe.

Per vete natyren e tij(paradashese),Kadareja deshiron te kete nje numur lexuesish shqiptare sa me te madh.Automatikisht,veprat e pelqyera ne Shqiperi,do kene e dhe mundesine e perkthimeve me te mira per jashte.

Veprimtaria e tij politike per Kosoven ka qene shembullore dhe e pakrahasuar me te asnje shqiptari tjeter te njohur ne bote.

Mire do ishte te qe edhe njeri i persosur.

Nuk ka ndodhur shpesh kjo gje me Gjenijte gjate gjithe historise Boterore.


Postuar nga IQVLORA datë 22 Shtator 2007 - 00:17:

Kush jeni ju qe sulmoni gjeniun e letrave shqipe?

Ne vitet kur kryeja sherbimin ushtarak ne qytetin e Elbasanit. po diskutohej nga kritika shqiptere dhe inteligjenca komuniste romani Dimri i Vetmise se Madhe i Kadarese.Komunistet e medhenj ne qendren e inkuizicionit ne KQPPSH-s thane qe ky roman te diskutohej edhe nga masat e ku aty futeshin kolektivat punonjese e midis tyre ushtaret dhe oficeret e UP.Ne nje nga keto diskutime u ndodha edhe une,ku i pranishem ishte edhe vete i madhi Kadare.Nje ushtar katundar prej nje rrethi qe ndodhet ne Shqiperine e mesme filloi te kritikonte Kadarene.Ti i tha ai e ke nisur romanin duke na pershkruar nje vajze imorale e cila shoqerohet me nje nga personazhet pozitiv te romanit.Pak a shume kjo ishte kritika e tij dhe si i till ky roman duhej te ndalohej sepse rinia ,njerzit e rinj te krijuar nga epoka komuniste nuk ishin te degjeneruar,prandaj romani duhet rishikuar dhe te hiqen ujrat e teperta.Mbas u kritikua edhe nga disa horra te tjere komunist,me ne fund e mori fjalen edhe ai vete.Midis te tjerash ai tha se ajo qe kam shkruar une eshte nje realitet dhe si i till realiteti nuk duhet shtremberuar.(une po e them me fjalet e mia,sepse ai u shpreh ashtu sic di te shprehet ).E pra ai i ndodhur nen presion inkuizitoresh, i beri nje ndryshim titullit dhe e quajti Dimri i Madh.Kush ishin keta medioker qe donin ti jepnin mend nje gjeniu?Askushi.Ata ishin njerez te thjesht te cilet edhe kur lexonin nje gazete e lexonin me rrokje.Kush jeni ju z tolstoj 86?A ja keni bere pyetjen vetes tuaj se ne cfare raportesh qendron ti me Kadaren e madh.Ai eshte nje njeri famoz po ti kush je?Ku e ke shprehur talentin tend.Kush eshte publicistika juaj?Mos jane gje keto mesazhet ketu tek forumi?Kadareja nuk eshte historian,por nje artist.Eshte e drejta e tij te luaj si te doje ai me personazhet e tij ,qe stis gjat zhvillimit te ngjarjeve ne nje veper artistike letrare.Ti une dhe shume te tjere nuk jemi ne gjendje ta gjykojme;nuk i kemi aftesite e duhura per te bere nje kritike te vepres se tij.Keqdashes  kunder ne shqiptareve ka gjithandej dhe kjo dihet shume mire.Po marre si shembell Nene Tereze,Gonxhe Bojaxhiun.Ajo i rrefej nje prifti te madh,duke i besuar dilemat e saj shpirterore si njeri,veshtiresite qe haste ne punen e saj humane dhe ne fund te cdo letre e porosiste ti zhdukte ato dhe ai i thosh se i zhdukte por ne te vertete ai e mashtronte ate.Tani qe vdiq ajo ky njeri i pabese i botoi letrat e saj me qellime te kqia per te demtuar shenjterimin e saj.Apo disa te tjere qe ne librat e tyre e nxjerrin ate nje murgeshe injorante,kur ne te vertete ajo nuk ishte e till.Ajo kish mbaruar shkollen per mesuesi.Ja pra c'bejne ata qe nuk na duan te miren.Ata jane te huaj dhe mund te pritet cdo gje prej tyre,por jo nga shqiptaret,sepse ashtu vrasim veten me duart tona.Ne duhet te jemi krenar nqse ai merr cmimin Noble jo te hidhemi si cakenj kunder tij.Eshte nje gje e palejueshme per cdo shqiptar te sulmoje nje korife te till..Dihet se disa komunisteve e sigurimsave ai ju ka shkelur ne kallo dhe ata se bashku me bijte e tyre jane hedhur ne sulm kunder gjeniut te letrave shqipe.Disa mjerane kujtojne se Kadarese nuk i eshte dhene Cmimi Noble nga letrat qe ka shkruar nje fare Janullata.Jo or jo,ato letra as qe i ka llogaritur kush.Ne jemi nje popull i vogel dhe Kadareja duke qene nje perfaqesues i nje letersie nga nje vend i vogel e i pallogaritshem nuk i eshte dhene cmimi.Janullata kujton se ajo ka qene pengesa per te.E genjen mendja te shkreten dhe sheh endrra me sy hapur.Cdo shqiptar patriot duhet ti kete veprat e tij pjesen me te rendesishme te bibliotekes se tij familjare dhe ato tua rekomandoje edhe femijeve t'i lexojne sepse ju hapen syte dhe mesojne te flasin e te shkruajne bukur shqipen.


Postuar nga tolstoy86 datë 22 Shtator 2007 - 02:53:

Iqvlora, po pate mundesi te mos me kerkosh llogari, aq me teper te me fyesh, per cka shkruaj ketu mire do beje. Edhe se ceshte patriotizmi, na le mundesine ta gjejme vete.

Car pyetjesh ti bej vetes une,
Nuk eshte tema 'un dhe kadareja', esht tema 'kadareja'. Jam akoma pa mbush 21 vjec dhe me ndihme te Zotit, nga ajo per cka po pregatis veten nuk do u vije dem kujt, sic i ka ardh nga kadarushi.
Nuk jam mburr ndonje here se shkruaj bukur. Nga e nxore xhanem, me ke ngaterru me ndonje tjeter.
Le ere Janullen, Lut Zotin te tmos coje Zoti halle te tilla ne femit e tu. Neser te hapeshin dosjet e te dilte hapur qe kadarushi ka shkele te drejta themelore te njeriut, e te denohej, nder mbrojtesit e flakte tij do ishe serish? nqs po, atehere flasim nga dimensione te ndryshme. Ne boten time te gjithe kane te drejta te barabarta. Nuk ka envere, nuk ka ismaile, nuk ka hyjnizime..
Po leqe, ne kete ore te vone, me ty do humb kohe un mister vlora. Shkurt o xhaxhi, per temen akoma ske thon gjo. Ke te drejten ti puthesh bythet kujt te tdoj kokrra e qejfit e qe te lejon. Kadareja esht nga ato qe rri me brek te ulura.
Edhe une kam te drejten te shkruaj cte dua dhe pergjigjen ta marr vetem nga ai te cilin e kam fyer personalisht. nqs nuk je sekretari i kadarese, mos me bezdis.. ne qofte se do te tregosh se je 'lab' i vjeter, urdhero mbylle vete, po mba icik gojen, se e ke icik te madhe


Postuar nga Mister_DXP datë 22 Shtator 2007 - 03:20:

Une praktikisht  ne kete shkrim nuk po marr nje qendrim te hapur karshi figures se Kadarese, sepse kjo kerkon nje teme te gjate dhe shume faqe libri. Ai eshte nje figure shumee komplikuar. Tefik Caushi, nje nga biografet e tij thote se qe te merresh me te duhet te kesh jetuar dhe pesuar nga regjimi i Hoxhes. Vetem nje bashkekohes mund te jete te pakten me afer te vertetes, pa sa per objektivitet, kjo eshte nje ceshtje obskure.

Eshte nje nga temat me te veshtira per te trajtuar. Me shkrimtarin jane marre kritike, filozofe, burra shteti dhe amatore nga te gjitha fushat e jetes.

Arsyeja ka qene:

- se pari sepse ai eshte nje shkrimtar i madh. Shkrimtari me i perkthyer nga shqiptaret dhe shume afer cmimit Nobel.

- ka shkruar nen diktature. Jane trajtuar me kujdes edhe shume te tjere si ai shkrimtare lindore.

- nje musliman qe me shume kujdes, pa fyer fene "per se", eshte ngritur kunder fanatizmit. Kete e ka bere duke sulmuar pushtuesi otoman, i cili ishte edhe bartes i kesaj feje. Kjo per krishterimin perendimor ka qene mjaft e kendeshme.

- se fundi, ka qene misjonari me i suksesshem i shqiperise neper bote.

 

Me poshte po sjell nje shkrim te Elsa Demo, marre nga Shekulli. Me duket shume interesant

 

 

Ismail Kadare, shkrimtari dhe regjimet

Elsa Demo

21-08-2007




Një pyetje i bashkon intervistat e gazetares malazeze Branka Bogavaç me shkrimtarë botërorë që ajo ka marrë në Paris. Po ta perifrazonim, pyetja do ishte: në ç’marrëdhënie është letërsia me regjimet, me ideologjitë dhe çfarë mendojnë penat e mëdha të shekullit për diktaturat?

Në shumicën e tyre shkrimtarët, intervistat e të cilëve i ka mbledhur në librin “Biseda në Paris”, japin më shumë se një përgjigje, janë shkrimtarë që ose i shprehin hapur qëndrimet e tyre pro regjimit apo diktatorëve të përbotshëm si Stalin, ose janë shpallur kundër, prandaj edhe kanë emigruar. Bogavaç, jo më kot i ka realizuar intervistat në qytetin e dritave dhe qendër ndërkombëtare e kulturës përgjatë gjithë shekullit të njëzetë, po dhe për një arsye të thjeshtë dhe themelore: një pjesë të mirë të këtyre shkrimtarëve, s’kishte ku t’i gjente tjetër veçse në Paris, vendi ku ata kërkuan dhe gjetën strehim politik. Kështu që është normale që Bogavaç të na sjellë përgjigje të larmishme dhe qëndrime për regjimet që vijnë nga fronti i letërsisë dhe i shkrimtarëve që kanë jetuar në diktatura të majta e të djathta, komuniste e ushtarake, në Evropë, në Lindje dhe në Qendër të saj, e deri në Amerikën Latine. Ai që nuk e mori kurrë zyrtarisht Çmimin Nobel, por që ia kanë dhënë prej kohësh lexuesit në mbarë botën, shkrimtari argjentinas, Horhe Luis Borhes, i hap “Bisedat në Paris”, duke pohuar se nuk i nënshtrohet asnjë politike, ideologjie e feje dhe se kërkon të mbetet vetëm shkrimtar: Unë nuk i përkas asnjë Partie. Në vendin tim njerëzit janë zvetënuar nga politika. Do të kisha dashur të jetoja në një vend ku nuk do të kishte as dogana, as uniforma, as flamuj, as kazerma dhe as kisha, pra në një botë ku nuk ka dallime midis vendeve, ku pasaporta nuk njihet dhe ku mosbesimi nuk ekziston. Borhes, konsideron armikun më të madh të njeriut, pa asnjë dyshim, shoqërinë dhe shtetin, por “sigurisht që ka regjime që janë më të pranueshëm se të tjerët.

”Është me interes gjithçka që lexon në intervistat e Bogavaçit. Sepse duke qenë njohëse me rrënjë e veprës së të intervistuarve, herë-herë ajo duket sikur ndan sa kuriozitetin naiv prej lexueseje të etur, sa shqetësimin prej shkrimtareje. Pse shkruani, a ju nxit vuajtja të shkruani, cila është më e rëndësishme forma apo përmbajtja, a besoni në Zot, cili është libri që do të merrnit me vete në përjetësi etj. etj. janë disa nga pyetjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me letërsinë. Ndërsa pyetjet që lidhen me një përvojë personale të këtyre shkrimtarëve, nobelistë dhe kandidatë të mundshëm, pyetjet për diktaturat dhe regjimet, janë po aq të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për përvoja jetësore që kanë ndikuar në letërsinë e autorëve në fjalë.

Është më shumë se sa informacion të dëgjosh nobelistin francez Klod Simon, i cili do të ishte i rrezikuar për vdekje nga vetë komunistët në Spanjë dikur, tek deklaron:Jo, stalinizmi nuk i ka lëkundur bindjet e mia të majta. E si mund ta bënte? Koncepti “i majtë” që do të thotë respektik i lirisë dhe dinjitetit njerëzor, përjashton çdo lloj despotizmi.

Ja një pyetje për Kunderën: Shkrimtari, shkencëtari, intelektuali në përgjithësi, edhe kur i përket një lëvizjeje me gjithë zemër, siç është ai i yni, socialist, a është i detyruar që mbi përcaktimin e tij të vlerësojë të vërtetën në shoqërinë e vërtetë dhe ta deklarojë gjithmonë pa kushte, edhe kur për shkak të kësaj të vërtete është fatkeq? A është kjo gjë që i mungon shumicës së intelektualëve?

Dhe përgjigja:

“Para se të shprehet, e vërteta duhet njohur.” Kujtojmë se kandidatit prej vitesh i Nobelit, që ka reshtur së shkruari në gjuhën e nënës që kur u strehua në Francë, iu mohua nacionaliteti çek. Ç’mund të thoshte për stalinizmin një emër si Çeslav Millosh poeti nobelist polak, i cili kaloi tridhjetë vjet jashtë vendit, pa lexues: “Në vitin 1953 një ndjesi jo e vogëlmë afronte dhe më lidhte pak me marksizmin. Po këtu gjendet ai tjetri, aspekti totalitar që është i neveritshëm dhe që e urrej. E ndjeja vetën të dërrmuar nga ajo situatë dhe isha i zemëruar nga ajo lëvizje historike për shkak të atij që unë e quaj “kafshim i Hegelit”. Ndërsa për raportet e shkrimtarit me regjimin, Millosh për t’u shprehur më mirë, citon Nadjezhda Mandelshtam kur thotë se “poeti mund të jetë mëkatar, por jo mashtrues.

”Publicistja malazeze njohëse e mirë e disa gjuhëve, ka përfshirë në këtë përmbledhje intervistash dhe portrete historike shkrimtarësh, mes Natali Sarotit, Nadin Gordimerit, Umberto Ekos, Ezhen Joneskos, Emil Sioran etj, dhe dy biseda me shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. Janë marrë në një moment të rëndësishëm për jetën e Kadaresë, menjëherë pas strehimit të tij në Francë. Nga “Biseda në Paris” (Botime Onufri) i Branka Bogavaç ne kemi nxjerrë një pjesë të intervistës së parë me shkrimtarin tonë.

Çeslav Millosh:
Nuk mund të mbetesh në nivelin politikPër të qenë të drejtë ndaj gjithë atyre që janë bërë stalinistë, duhet analizuar momenti historik, i cili ka qenë shumë i ndryshëm. Në të ideologjia ka luajtur një rol fantastik dhe shumë të fuqishëm. Prandaj duhet analizuar ai arsyetim, ajo “domosdoshmëri historike”, ai aspekt djallëzor që ndjehej edhe në ajër. Sot nuk ka demonizim, por vetëm “ngjyrë të errët dhe kundërmim jashtëqitjesh”, siç e përshkruan një miku im atë sistem, që nuk ndërton sa duhet as WC”...Ndërsa shkrova poezinë “Mendja e burgosur”, nuk isha i kënaqur prej saj, sepse mendoja që nuk mund të mbetesh në nivelin politik apo politiko-historik, ndërkohë që kërkohen rrënjët e sistemit totalitar.

Natali Sarot:
Ne vetë jemi bartës të totalitarizmitThjesht jam e mendimit se arsyeja që totalitarizmi ka mundur të zhvillohet, qëndron në faktin se të gjithë ne, në vetvete jemi bartës të embrionit të tij. Në fillim ai shfaqet me shumë naivitet, por shpeshherë vrullshëm në jetën e përditshme, madje dhe në vende me liri të konsiderueshme. Kjo ndodh sepse secili prej nesh shfaq mungesë tolerance, dëshmirë për dominim dhe imponim të mendimit të vet. Këtë gjë kam dashur ta shpreh tek libri “Kështu flasin budalljenjtë” sepse ka “gjeni” mendimet e të cilëve përqafohen symbyllur, por ka edhe “budallenj” të cilëve për çdo fjalë u thuhet se është budallallëk. Një mendim i tillë i lirë nuk ekziston, sepse gjithmonë ka lidhje me burimin nga vjen dhe gjithçka varet nga ai që e ka stisur atë ide.

Milan Kundera:
Pse e hedh poshtë emërtimin “disident”E hedh poshtë emërtimin “disident”, sepse nuk pranoj ta përfshij artin dhe letërsinë në një tezë të thjeshtëzuar politike. Shprehja “letërsi disidente” të shpie në politizimin prej budallai të artit, të letërsisë dhe të jetës. Librat e disidentëve nuk e meritojnë emrin “roman”, sepse janë në shërbim të një gjëje, të një të vërtete. Përsëri ky është një devijim nga realizmi socialist dhe asgjë tjetër. Në të kundërt do të isha solidar me disidentët rusë, megjithëse fati më thotë se komunizmi rus i detyrohet më shumë Ivanit të tmerrshëm sesa Marksit. Disidentët rusë luftojnë kundër demonit të historisë së tyre, përjetojnë një fat tragjik, por ai është origjinal, i tyri.... janë po aq të bindur sa gjeneralët rusë në misionin e atdheut të tyre dhe ata e urrejnë Perëndimin, atë Perëndim që i përket vendi im prej shumë kohësh.

Ezhen Jonesko:
Shekulli ynë u shndërrua në shekull ideologjieMe pasojat e veta, marksizmi rezultoi një gabim djallëzor, një punë e satanait. Në këtë mënyrë shekulli ynë u shndërrua në shekull ideologjie. Socializmi është një dështim. Çlirimi i njeriut nga socializmi ishte një dështim, por në pjesët e mia teatrale ka tema akoma më të rëndësishme, tema për të cilat nuk flitet.... Po tashmë e di se metafizika është më e rëndësishme se politika, kurse politika del në vend të dytë, sidomos që tani ajo është shndërruar në fatkeqësi për njerëzit. Arsyeja është se politikanët kërkojnë mënyrën për të dominuar mbi njerëzit gjë që është qesharake. Unë kërkoj njeriun që nuk e do politikën, por që është marrë me të.

Mario Vargas Ljosa:

Populli e do diktaturënPopulli e do diktaturën. Fakti se atij i pëlqen të jetë i poshtëruar, i ofenduar, madje edhe i trembur do të thotë se kemi shfaqje të mazohizmit... Ata që i janë kundërvënë hapur kanë qenë të detyruar ta braktisin atdheun. Unë dëshiroj të bëj një dallim: kur një intelektual është i angazhuar për shkak të një ideje që e mbron në mënyrë permanente dhe koherente, unë e respektoj. Por ajo që nuk është për t’u respektuar, ndodh kur ndonjë intelektual ndryshon qëndrimin dhe shkon andej ku ka leverdi apo shpërblime në forma të ndryshme. Për mua është oportunizëm, ose, e thënë më saktë, është cinizëm. Një intelektual i tillë, tradhton jo vetëm veten, por edhe gjithë aktivitetin intelektual dhe tregon se sa i dëmshëm mund të jetë ai për jetën kulturore.Horhe Amado: Stalini, perëndi për të cilin betohesha Për mua ashtu si dhe për shumë të tjerë të verbuar në atë kohë, Stalini ishte Perëndi për të cilin betohesha. Kur ai mbushi gjashtëdhjetë vjeç unë shkrova një tekst plot ndjenja, me një dashuri absolute. Të gjithë në atë kohë kemi qenë stalinistë, kush më shumë e kush më pak, të tërë shkrimtarët e krahut të majtë atëherë ishin stalinistë... Por ja që në Kongresin e shkrimtarëve sovjetikë, të mbajtur në vitin 1954, pëshpëritej për krimet e Stalinit. Për mua një lajm i tillë ishte kaq i dhimbshëm dhe i tmerrshëm, sa edhe sot nuk kam dëshirë ta kujtoj. Tashmë duhej të hiqja dorë nga ai besim për të cilin kisha luftuar tërë jetën me ndjenjat më fisnike. Gjithçka m’u përmbys. Stalini nuk ishte më perëndi, por një diktator.

Ismail Kadare:

Më pyesin pothuajse hapur: “Përse nuk u eliminuat?”

Jeni shprehur se keni dashur të ndikoni në zhvillimin e ngjarjeve, pikërisht me mungesën, me zbrazëtinë që keni lënë pas vetes.


Nuk e kam braktisur Shqipërinë vetëm për faktin se isha zhgënjyer, por për të shpejtuar ngjarjet. Në kuptimin e demokracisë, e kam ditur se librat e mi “do të ndikojnë” më mirë pa mua sesa me praninë time. Me veprimin tim tek populli shqiptar dhe tek radhët e mijëra lexuesve në botë kam përhapur shpresën se do të ishte shenja e pare që një regjim totalitar do të humanizohej, nëse pranonte të bashkëjetonte me letërsinë e vërtetë. Megjithatë, me pas e kuptova se iluzioni mbetet iluzion, edhe pse kishte diçka origjinale në këtë ëndërr. Për ta shndërruar atë në një realitet konkret, duhej që këtij inkurajimi t’i jepej një dimension i ri, prandaj edhe vendosa që ajo të ishte mungesa ime. Mungesa ime, ky dimension i verbër, do ta dyfishonte ndikimin e veprës sime. Kush tjetër nuk e njeh forcën shumë të madhe të mungesës së hijes, fantazmës? Prandaj u largova. Atë që nuk munda ta arrij duke jetuar në atë realitet, mendova ta realizoj në distancë.

Ekzili juaj pati jehonë, sidomos në radhët e inteligjencës që e përjetoi tragjikisht këtë gjë. A keni të dhëna të hollësishme rreth tij?

Ditët e para pas ikjes sime ndodhi një konfuzion i përgjithshëm, sepse dezinformimi është arma më e sigurt e një regjimi totalitar. Zyrtarisht konsiderohem “tradhtar dhe armik i Shqipërisë”. Në këtë mënyrë, gazetarët menduan të bisedonin me “disidente”, por që ishin agjentë të policisë së fshehtë, të Sigurimit. Ajo i kishte pajisur me letra dhe deklarata të ndryshme në emrin tim, me të cilat nuk kam lidhje. Me qëllim që e tëra kjo të kuptohej qartë e të shthurej lëmshi, shkrova “Pranverën shqiptare”. Mendoj se largimi im ka luajtur një rol të ndjeshëm në liberalizimin e regjimit, sidoqoftë, kjo ishte e vetmja që mund të beja. Prej njëzet e pesë vjetësh shkruaj kundër diktaturës, por, me largimin tim, dëshiroja që të tërë kësaj t’i jepja një dimension konkret për hir të njerëzve që nuk lexojnë libra. Vetë kam dhënë intervista, kam shkruar letra, jam takuar me njerëz të regjimit, por tërë kësaj i duhej shtuar diçka më e fortë, diçka që t’i përngjasonte skandalit. Mua më akuzojnë përse nuk kam vepruar kështu kohë më parë

Po cili është ai shkrimtar sovjetik që ka shprehur diçka kur Stalini ishte gjallë? Hoxha vdiq në vitin 1985 dhe ishte e pamundur të hapje gojë para ngjarjeve në Lindje. Ajo do të ishte vetëvrasje dhe nuk do të gjendej asnjë gazetë që të publikonte qoftë edhe dy rreshta. Une lexoj ato që shkruan shtypi opozitar, gjë që më entuziazmon. Artikujt i kam të qartë, radikalë dhe kurajozë. Atdheu im është Shqipëria, por unë jam qytetar edhe i një atdheu tjetër, që është letërsia. Ajo për mua është më e rëndësishme dhe kjo gjë nuk duhet harruar. Fakti që tashmë në Shqipëri është përmirësuar gjendja, më ndihmon që të jetoj, kurse gjithçka tjetër është e dorës së dytë.

…Në romanin “Koncerti” përshkruani “revolucionin kulturor”, i cili e ka ndaluar Shekspirin në Kinë. Si ka qenë ndikimi i tij në Shqipëri? Diku kam lexuar se janë djegur veprat e Çehovit.

Ka pasur disa shenja, qeveria ka tentuar të bëjë presion mbi intelektualët, mbi shkrimtarët dhe i ndaloi ata të udhëtojnë jashtë vendit. Por nuk ka shkuar aq larg sa në Kine. Hoxha tentoi në këtë drejtim, sepse e dinte se kultura është e rrezikshme dhe se të tëra diktaturat e kanë frikë atë. Por në vitet ‘60 diktatura nuk e kishte kuptuar ende këtë gjë, kështu që kultura vazhdonte të zhvillohej. Pas përvojës kineze, ajo e kuptoi dhe u shpreh: “Kini kujdes nga kultura!”. Kjo gjë filloi në vitin 1967, me ndalimin e fesë dhe traditave të tjera. Ballot u ndaluan menjëherë mbas luftës. Kështu, pra, Shqipëria u bë vendi i parë ateist në botë.

Me veprat tuaja e keni bërë Shqipërinë dhe shqiptarët të njohur në të gjithë botën. Asnjë propagandë e specializuar nuk do të kishte qenë në gjendje të arrinte një rezultat të tillë. Si asnjë shkrimtar tjetër, ju ia keni shpërblyer atdheut dhe popullit tuaj.

Këtë gjë nuk e kam bërë qëllimisht, por është e qartë se kjo ka qenë dëshira ime e fshehtë. Kështu edhe ka dalë në sipërfaqe, sepse e kanë të lehtë kombet e mëdhenj e të njohur, ku edhe shkrimtari nuk e ka të vështirë të bëhet i njohur.

Në sajë të kontributit tuaj, një vend the një populli i vogël do të bëheshin dhe u bënë të njohur.

Pyetjet tuaja në raport me gazetarët e tjerë, më habisin disi. Nganjëherë pyetjet e disa gazetarëve janë të varfra, madje edhe të pandershme, të cilët gati e thonë hapur: “Përse ekzistoni ju?” Me sa duket, kjo gjë i shqetëson ata, prandaj pyesin: “A është e mundur që në një vend të tillë të vogël të ekzistojë një letërsi e mirë?”. “Po, është e mundur.” “Përse nuk jeni deklaruar kundër pushtetit?” “Kjo është e pamundur të bëhet tek ne, sepse do të kisha pushuar së qeni shkrimtar”. Ata gati sa nuk pyesin: “Po përse nuk kemi pushuar se qeni?”.

Përsa më përket mua ju keni ditur që në një vend të vogël të gjeni subjekte epike, të jashtëzakonshëm, që kanë frymëzuar me mijëra lexues në botë the kjo gjë ju nderon.

A e dini se çfarë i shqetëson ata? Fakti që unë nuk kam qenë i burgosur dhe përse nuk kam qenë i tillë. Prandaj më pyesin pothuajse hapur: “Përse nuk u eliminuat?” Atyre as që u bëhet vonë nëse një komb mund të mbetet pa letërsi!

… Në televizionin francez, në emisionin “Karakter”, keni thënë se jeni lindur dhe rritur nën diktaturë. Kur jeni bërë i ndërgjegjshëm ndaj saj?

Për herë të parë këtë e kam kuptuar kur isha student dhe konstatova se të tëra vendet komuniste ndodheshin nën diktaturë. Këtë e mora si diçka të paevitueshme, si një fat i keq, si një fatalitet. Unë e kuptova këtë fakt, por u ngushëllova se komunizmi mbulonte gjysmën e botës dhe se ky ishte fati ynë. Në atë kohë, kur isha ende student, askush nuk besonte se ndonjë ditë situata do të ndryshonte, përkundrazi, mendohej se komunizmi gjithnjë e më tepër do të zgjerohej dhe do të pushtonte tërë botën.

Për këtë arsye isha shumë i trishtuar. Por në atë kohë ndodhi diçka e pabesueshme: për t’iu shmangur fatalitetit, Shqipëria u tërhoq nga blloku socialist. Prandaj tek ne lindi njëfarë shprese, njëfarë entuziazmi, njëlloj sikur po ringjalleshim nga të vdekurit. Në kampin socialist askush nuk besonte se ishte e mundur të shkëputeshe nga Bashkimi Sovjetik. Hungarezët tentuan, por e paguan; më pas e pësoi edhe Çekosllovakia. Edhe Shqipëria ia arriti, por ky entuziazëm u zbeh shpejt, sepse këtë hap Enver Hoxha e kishte bërë jo për Shqipërinë, por për veten, për të ruajtur pushtetin e vet. Ai e kuptoi se po të qëndronte në taborin socialist, do të rrëzohej ashtu si tërë udhëheqësit e vjetër. Kjo është arsyeja përse veproi ashtu. Këto janë paradokset e historisë. Hoxha dhe Hrushovi zhvilluan një duel të vërtetë: shefi sovjetik me shefin shqiptar. Por Hoxha nuk ishte i sinqertë, kurse Hrushovi u tregua më i sinqertë. Ky i fundit e dinte se vetë ishte i sinqertë dhe se Hoxha as që e mendonte se kjo ishte e mjaftueshme për t’u ndier më superior. Por ja që doli ndryshe: Hoxha doli më superior. Përse? Hoxha nuk ishte i sinqertë, por e vërteta historike ishte në anën e tij. Hrushovi ishte i sinqertë, por e vërteta historike nuk ishte në krahun e tij. Hoxha theksonte: “Une nuk jam vasali juaj, nuk bëj pjesë në perandorinë tuaj, vendi im është i pavarur, e drejta është në anën time!”. Ç’mund të bënte në këtë rast Hrushovi? Asgjë. Ky është i vetmi akt i drejtë që Hoxha ka bërë, por edhe në këtë rast ai nuk qe i sinqertë. Përsa i përket Shqipërisë, akti qe i drejtë dhe, si një akt i tillë historik, ajo arriti të shkëputej. Por, më vonë gjithçka u bastardua, kur ramë në duart e kinezëve, madje edhe ndarja prej tyre pati ngjashmëri. Ata u afruan me Amerikën, kurse Hoxha këtë akt e konsideronte reaksionar. Por, meqë tragjedia nuk përsëritet dy herë, kësaj radhe ndarja ishte më komike e, njëkohësisht, edhe më dramatike. Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik gjate viteve ‘60, Hoxha pyeti veten nëse Perëndimi do të interesohej për të e nëse do ta pranonin si Titon. Brozi nuk kishte kryer më pak krime se Hoxha, por Perëndimi i kishte harruar ato. Ndërkohë, Hoxha pyeste veten përse e kishin falur Titon, kurse atë jo. Kur u shkëput nga Bashkimi Sovjetik, e sidomos kur i përzuri sovjetikët nga porti i Vlorës, i cili ishte e vetmja bazë ushtarake sovjetike në Mesdhe, Hoxha kujtonte se Perëndimi do t’i thoshte: “Faleminderit Hoxha, se na shpëtove!”. Ai priste miliarda dollarë për të ekuilibruar humbjen e bazës, por askush nuk e lëvizi gishtin dhe ai u tërbua.

Ju i njihni shumë mirë marrëdhëniet midis Titos dhe Hoxhës?

Tito dhe Hoxha kanë pasur xhelozi reciproke. Tito shfaqi xhelozi ndaj Hoxhës për një çështje banale: Hoxha ishte tepër elegant.

Por edhe Tito ishte i tillë.

Ashtu është, por i tillë u bë më vonë. Kur Tito u kthye nga Rusia, ai ngjante me një muzhik të vërtetë, kurse Hoxha ishte një ish-dendy. E çuditshme është se si një ish-dendy të merrej me aktivitet komunist! Më vonë Titoja u bë shumë elegant dhe jam i bindur se Hoxha e kishte zili për njohjen e tij ndërkombëtare. Diku kam lexuar se edhe Çaushesku ishte shumë xheloz për Titon për shkak të paraqitjes së tij. Para Titos, Çaushesku dukej si një fshatar dhe armiqësia midis tyre filloi për këtë shkak, gjatë një vizite tek Titoja. Kur Elena Çaushesku pa si ishte veshur Titoja, filloi t’i bërtasë të shoqit. Nganjëherë hetuesit kërkojnë shkaqe të thella për ndonjë grindje, kur ato janë kaq të thjeshta dhe banale. I njëjtë ka qenë dhe rasti midis Maosdhe rivalit të tij, Lin Shao Ci. Ata u grindën për shkak të grave. Njëra prej tyre dinte anglisht dhe vishej bukur dhe kjo ishte e mjaftueshme për të kaluar në një tragjedi pa asnjë shkak serioz.




Marrë me shkurtime nga “Biseda në Paris” i Branka Bogavaç


Postuar nga Mister_DXP datë 22 Shtator 2007 - 03:25:

Me falni per artikullin e mesiperm, teper te gjate dhe zakonisht te pakendshem per nje forum.

Kam dashur vetem te paraqes nje interviste e cila me ka intriguar sepse eshte bere nga nje ballkanase, malazeze, dhe sigurisht qe e njeh mire psikologjine e diktatures.

Ju lutem lexojeni me vemendje.

Respekt

DXP


Postuar nga IQVLORA datë 22 Shtator 2007 - 04:37:

TAVARISH TOLSTOJ JE SHUME I VOGEL QE TE SULESH KAQ ASHPER KUNDER NJE NJERIU TE MADH.TI NUK E NJEH FARE ATE DHE REGJIMIN QE LAM MBRAPA.UNE E NJOH KADARENE DHE REGJIMIN DIKTATORIAL ASHTU SIC MUND TA NJOH EDHE YT ATE,NQSE KA QENE NJERI I THJESHTE E I NDERSHEM........SIDOMOS TY TAVARISH I VOGEL NUK TE TAKON TE THUASH ASGJE PER TE,POR LEXO TE GJITHA VEPRAT E TIJ DHE PASTAJ GJYKO.SHQIPERIA KA QENE E MBUSHUR PLOT ME SPIUNE E SPIUNE QE HAPJA E DOSJEVE DO TUA NXJERR NE SHESH SURRATIN E QELBUR DHE NDONJERI DO KETE TURP KUR TA MARRE VESH SE BABAI,NENA APO GJYSHI KANE QENE AQ TE ULET E ZVARRANIKE SA KANE SPIUNUAR JO VETEM KADARENE POR EDHE ATA QE THOSHIN SE NUK KA PATATE NE PAZARIN KOMUNIST.DJALI XHAXHIT UNE NUK KAM TE DREJT TE TE KERKOJ LLOGARI JO TY POR AS DJALIT TIM TANI QE AI ESHTE I RRITUR,SEPSE JU KENI JETEN TUAJ DHE PERGJIGJENI VETE TANI,POR QE TE ARRISH TE THUASH APO TE SHPREHESH NE MENYRA AQ ARMIQESORE KUNDER KADARESE,BILE EDHE DUKE E IRONIZUAR DUHET TE JESH DIKUSHI.E KAM FJALEN QE TE KESH BERE DICKA PER SHQIPERINE.MENDOJ SE NUK JE BERE AKOMA DIKUSHI DHE NE ATE MOSHE QE JE TI NUK JE KERRKUSHI TANI,PRANDAJ DEGJO ME SHUME E STUDJO, MERRE PAK SHTRUAR.NUK E VE NE DYSHIM QE MUND EDHE TE BEHESH DIKUSHI NE SAJE TE PUNES TENDE,POR AKOMA NUK TE KA DJERSITUR MUSTAQJA.DUHET TE ME KUPTOSH SE UNE NUK KAM NDONJE GJE PERSONALE ME TY DHE AS KAM NDERMEND TE TE OFENDOJ.BILE TE TE MBESHTES E TE TE PERKRAH KUR BENE VEPRA TE MIRA.MOS U NDIKO NGA LLAFET QE THUHEN LART E POSHT MOR DJALE.MUNDOHU TA PREKESH REALITETIN,POR REALITETIN QE LAM PAS TI NUK KE MUNDESI TA PERCEPTOSH AS TI AS DJALI IM I CILI MENDON KESHTU SI TY.Sejcili nga ne duhet ta vere veten ne kandar sa ''peshon'' dhe pastaj ta thote fjalen.Nuk kemi shkolle si ju, por kemi nje pervoje te madhe jetesore sepse i kemi hequr mbi kurriz pasojat e diktatures.Une te uroj gjithe te mirat.Naten e mire!


Postuar nga Piktor datë 22 Shtator 2007 - 10:15:

Ne fakt si ne çdo gje gjithmone ka diçka per tu folur e sterfolur si ne rastin e "gjeniut te letrave shqipe" duam apo sduam ne. Gjeni nuk do te thote se je i preferuar nga te gjithe dhe as se je njeri perfekt ashtu siç nuk mund te jesh shkrimtar perfekt. Famen shkrimtari e krijon me veprat e tij dhe veprat e tij jane te shumta. Jo te gjitha veprat e tij jane te bukura te arrira,por mund te thuash se ne teresi ai ka nje veper te mire. Ne rastin e debatit me Qosen kuptohet se diçka nuk shkonte por kjo nuk do te thote qe vepra et ij eshte per tu hedhur poshte etj etj Nuk jemi ne kohen e diktaturave ketu te hedhim poshte gjith vepren e tij pse ka gjera qe nuk me pelqejne mu apo ty. Atij qe nuk i pelqen te mos e lexoje as mos te degjoje per te por nuk ka pse gjen argumente fatare ideale apo ku di un e ta luftoje nje nder krijuesit me te medhenj te letrave shqipe. Jo te gjithe jemi te perkryer edhe gabojme por mos harrojme se sot eshte e pamundur te gabosh siç edhe e ka thene Curcilli nuk ka hem "njeri i mire" hem "politikan i mire" jane dy gjera te ndryshme. Pse sepse po te jesh njeri i mire nuk merresh me politike dhe qe te jesh politikan i mire duhet te jesh pak shpirtkeq qe te fitosh mbi rivalet. Kadare meriton Nobelin ne letersi. Megjithese me duket pak e pamundur do isha shume i gezuar per nje gje te tille sepse do kemi me çfare te mburremi neper bote edhe ne shqiptaret.


Postuar nga IQVLORA datë 23 Shtator 2007 - 00:54:

Njeriu kur nuk eshte i zoti te beje mire nuk duhet  te beje  keq.Keta lloj njerezish rrojne vetem per te ngrene,por jane ne pune te vet.Por e keqja qendron tek ata qe per shoqerine apo per popullin e tyre nuk kane bere asgje te dobishme por vetem te zeza.Ata cirren me ze te larte qe ti degjojne te tjeret duke share e duke u munduar te denigrojne ata qe jane te larte si Everesti.Keta mjerane nuk shikojne veten e tyre qe nuk jane as sa nje grimce pluhuri.Ne jeten e tyre te shkurter njerezit nuk jane shenjtore perfshi edhe gjenite,por me te mirat dhe te metat e tyre.Si te tille ne duhet ti pranojme ashtu sic jane,por kur te vihen ne ballance kontributet e tyre te medha ato te meta e gabime njerezore jane te paperfilleshme.Mbas 400 vitesh disa te cmendur e nxjerrin tragjedianin me te madh te kohrave si paska qene gay.Ja edhe paska qene,por vepra qe ka lene mbrapa eshte aq e madhe sa ata qe e permenden kete te mete jane disa mjerane e qesharake.jane disa liliputer driteshkurter.


Postuar nga eblejonline.com datë 09 Qershor 2008 - 06:22:

ka disa figura qe per nje komb behen qendrore psh Kadare, Hoxha, Berisha etj. po kjo sdo me thene se jane te paprekshem. pse nuk mundemi te kritikojme ne Kadarene?
e kam fjalen si figure e tille.
Ne aspektin e thjeshte letrar, ti besh kritike KADARESE duhet pergatitje dhe pergjegjesi , dmth duhet te jesh profesionist. Ne kete drejtim ne si lexues te thjeshte mund te shkembejme mendime te tipit , me pelqen ketu dhe " sa bukur e ka thene atje" Dhe une po them nga ana ime: nga ana letrare ai eshte nje Gjeni. Mbi cdo shkrimtar tjeter e ve.
Por nga aspekti i Figures qendrore per ne si komb ketu eshte i hapur debati per kedo, per ate qe merr vesh dhe per ate qe nuk merr vesh nga letersia. Qendrimet qe ka mbajtur ndaj kolegeve, psh ndaj Kasem Trebeshines, roli i tij ne strukuturat e asaj kohe etj, te gjitha kane vlere per te sqaruar poziten e tij si figure me rendesi te madhe per ne. Njeriu kur merr nje rendesi te tille per nje shoqeri do apo sdo do behet objekt bisede, qendrimesh, debatesh. Dmth e kam fjalen mos u trondisni pse merret ne kritike ose ne gjyq kadare!
Shyqyr qe ka nga brezi i ri te afte te kalojne barrierat e tilla ne mendje, Gjeni, I madh, etj etj.
kaq kisha , me teper gjera ne pergjithesi sesa ndonje gje konkrete per Kadarene.
me te mira!


Postuar nga IQVLORA datë 09 Qershor 2008 - 15:54:

Nuk di sa vjec keni qene ne kohen e diktatures ser/madam? Nqse ke qene ne nje moshe qe kuptoje e bene ndryshimin se kush ka qene ajo kohe per njerzit e letrave dhe te artit ne pergjithesi.Nqse nuk i ke jetuar ato kohe,te me falesh por po ja fut kot."0 -35 vjecaret nuk kane kocke te kritikojne Kadarene,sepse syte u jane hapur tani.
respekte


Postuar nga shelgu datë 09 Qershor 2008 - 16:58:

Kur flisni per relatat kadare trebeshine duhen pare te dyja anet. Mos valle edhe ky i dyti ishte fajtor dhe tani mbas demopkracise ne kuadrin e reabilitimit i rritet vlera pk si shume


 
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.