Forumi Horizont
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Egoizmi... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16837)

Postuar nga agata datë 09 Shkurt 2009 - 13:38:

Egoizmi...

Kam degjuar se "egoizmi" e ben njeriun te eci perpare, dhe indirekt ben shoqerine te zhvillohet. Ne te njejten kohe, te trajtohesh si nje egoiste ka tonacjon negative.

E ju si e kuptoni te qenurit egoist? Deri ku duhet te jemi egoist?
A mendoni se mund te jetojme ne harmoni totale me njerzit qe na rrethojne duke qene egoist?

Postuar nga shelgu datë 09 Shkurt 2009 - 22:03:

Re: Egoizmi...

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Kam degjuar se "egoizmi" e ben njeriun te eci perpare, dhe indirekt ben shoqerine te zhvillohet. Ne te njejten kohe, te trajtohesh si nje egoiste ka tonacjon negative.

E ju si e kuptoni te qenurit egoist? Deri ku duhet te jemi egoist?
A mendoni se mund te jetojme ne harmoni totale me njerzit qe na rrethojne duke qene egoist?

Egoizmi eshte nje gje e keqe mendoj une agata.

ka disa shkalle te tjera te deshires per te qene me i miri ne shoqeri. Psh sedra, jo ajo e semura.

Egoizmi ne kuptimin qe merr ne jeten e perditshme(pa hyre neper frojdizma) eshte nje konceptim jo edhe aq i drejte i botes. Vendosja e veten ne vend te pare, nuk mund te quhet perfundimisht nje gje e sakte. Ka pasur raste qe njeriu e ka sakrifikuar veten per nje qellim me te larte.

Postuar nga kotka datë 11 Shkurt 2009 - 06:40:

une them se egoizmi eshte semundje e keqe dhe jo virtyt.

ti ndofta e ngaterron me motivizmin agata

Postuar nga Fajtori datë 11 Shkurt 2009 - 16:44:

Egoizmi eshte nevoje baze e cdo organizmi biologjik qe te jetoje. Te rralla jane rastet qe individi i nje specie ve altruizmin para egoizmit. Ne mos gaboj nje lloj zogu qe kur shikon rrezikun bertet per te lajmeruar te tjeret, edhe pse kjo e ben te diktohet ku eshte dhe te vdese shume shpejt po nga ai rrezik.

Egoizmi eshte pjese perberese e cdo individi. Dhe shumica prej nesh po te shtrydhin pak trute do e kuptojne qe edhe dashuria nuk eshte gje tjeter vecse nje forme egoizmi, sepse njeriu nuk dashuron menyren si eshte gatuar individi tjeter me shume sesa dashuron veten ne gjendjen qe i shkakton njeriu tjeter. Shkurt hesapi, cdo gje kalon nga egoizmi dhe pavaresisht se ai term perdoret ne forma negative mbetet forma natyrale e organizmave jetesore, duke filluar nga qelizat apo neuronet qe konkurrojne per te njejtat burime energjitike e deri tek njeriu apo elefanti.

Altruizmi, e kunderta e egoizmit, eshte gje e mire, por thelle ne psikologjine e shume individeve qe sillen si altruiste fshihen koklavitje mendore dhe perfitime shoqerore qe perbejne burimin e vertete te altruizmit. Ne boten qe jetojme te dalesh si altruist eshte nje tentacion i kthyer ne mode nga mamat, babat apo shoket.

Postuar nga Katilesha datë 11 Shkurt 2009 - 17:05:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Postuar nga shelgu datë 11 Shkurt 2009 - 20:18:

Kjo eshte nje menyre shume angleze e te parit te fenomenit. Jeta e perditshme ka treguar edhe raste te tjera.

ka sigurisht nje koklavitje dhe nderthurje te mjaft sjelljeve qe fillojne qe prej stergjysheve te larget njeqelizore dhe deri tek format me te zhvilluara humane.

Njeriu i thjeshte eshte nje kompleks qe bart ne vetvete te gjitha keto ngjyra te spektrit social.

Sa per te kundershtuar,    ne kemi brenda vetes qenjen bio, por kemi edhe qenjen sociale, humane, pikerisht ate pjese qe na ve mbi te gjitha gjallesat(ke me shume e ke me pak).

Fajtor, nuk mundesh me nje te rene te penelit te bojosesh te gjitha ne gri. Kjo eshte jo e drejte. Eshte fakt qe ne nje moment te dhene ( e theksoj kete), nje njeri ka kryer akte altruiste te mirrefillta-edhe kjo kombinohet me egoizmin.

Egoizmi eshte nje tendence e brendeshme qe e ka bazen ne instiktin themelor te njeriut (dhe qenjeve te tjera te gjalla), ate te mbijeteses. Tek njeriu ka edhe disa te tjera elemente qe lidhen me instiktin e ruajtjes se llojit, i dyti per nga fuqia. Ku merr prioritet dhe behet dominues tek njeriu sepse vihet nen kontrrollin e kores se trurit, pjeses se ndergjegjeshme tonen.

Nje prind e sakrifikon veten per femijen shume lehte.

Postuar nga ~Enigme~ datë 11 Shkurt 2009 - 21:12:

Sa llogjikisht jepen justifikimet filozofike .

Atehere interesi im eshte te shkoj ne pune, te shtoj zinxhirin e karieres, te sjell nje sjellie shembellore ne rethin qe punoj sepse pikerisht kjo e fundit do te me jape mundesine per t'u ngritur ne pozite e si rjedhoje te ardhurat. Shume mire deri ketu. Por ja qe rruges ne shatrivanin e thelle ka rene nje femije ku eshte ne rezik jete. Interesi im i ka kembanat diku tjeter, nuk me behet vone nese femija mbytet prandaj po nxitoj per ne pune!!!!!

Ose, po kaloj ne rruge dhe njerzit pa shtepi me pengojne gjithmone rrugen. E interesi im eshte qe te jem e lire sa here kaloj. T'i vras? Jo s'eshte ne interesin tim atehre le te hap nje organizate jofitimprurese per te ndihmuar keta individuale. 

Ose nje biznes i intereson te shperngulet ne Kine (llafi qe vjen) per te ulur kostin pra le te punesoje femije, le te mos ofroje perfitime dhe nje rroge shume te ulet. Pse jo? Eshte ne interesin e bisnesit!!!!

Pak paradokse kjo qe do vijoje....Ate qe dua te theksoj eshte se po jam dakord se veprimet tona i kane themelet ne interesin tone pra egoisem i gjalle dhe jam dakord me mendimet qe solli fajtori ama deri ne nje pike sepse besoj se tonacioni negativ fillon pikerisht kur veprimi humb moralin. Nuk do kete harmoni midis rethit shoqeror nese nuk perkujdesemi edhe per qyteterimin, fuqia tek ty apo mua fillon me egoismin ama duhet te mbaroje me parimen morale te pakten perderisa jetojme te integruar. Zotesia eshte te dish t'i gershetosh keto te 2ja.

Postuar nga shelgu datë 11 Shkurt 2009 - 22:41:

Shume racionale ne mendime dhe shembuj Enigma. Pershendetje

Postuar nga agata datë 12 Shkurt 2009 - 00:12:

Nganjehere eshte e veshtire te pranosh ose plotesosh deshirat e tjereve para tonave. Megjithate, cdo njeri mundohet e mesohet ne jete per te qene me pak egoiste. Psh: duke dashur te jete me i vemendshem, ne problemet e dikujt tjeter, e duke harruar interesat e tij, ashtu sikurse tha me lart edhe Enigma.

Te jesh egoiste nuk do te thote te jesh narcisik, sikurse thone disa... Te qenurit egoiste i ka rrenjet qe ne femijeri. Ne kete perjudhe kohe, ku i gjithe kujdesi ishte mbi ne dhe ne nuk na mungonte asgje.
Cdo femije eshte i perqendruar vetem mbi veten e tij per sa kohe eshte i tille, duke u rritur, progresivisht, mesohet te behet sa me shume autonom dhe te shkoj drejt te tjeret. Nje progres ky qe behet ne menyre natyrale kur femija eshte i rrethuar nga njerez qe e duan. Keshtu ai ka ne vetvete siguri te mjaftueshme qe te interesohet per te tjeret. Ne raste te kundert ai rrezikon te qendroj i bllokuar, te perqendrohet rreth vetes, rezultati = egoiste.

Nje pyetje. A mund te jemi egoiste dhe te lumtur?

Postuar nga agata datë 12 Shkurt 2009 - 00:20:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Sa llogjikisht jepen justifikimet filozofike .

A Nuk do kete harmoni midis rethit shoqeror nese nuk perkujdesemi edhe per qyteterimin, fuqia tek ty apo mua fillon me egoismin ama duhet te mbaroje me parimen morale te pakten perderisa jetojme te integruar. Zotesia eshte te dish t'i gershetosh keto te 2ja.

Shume e sakte

Postuar nga Ari. datë 12 Shkurt 2009 - 00:26:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Sa llogjikisht jepen justifikimet filozofike .

Atehere interesi im eshte te shkoj ne pune, te shtoj zinxhirin e karieres, te sjell nje sjellie shembellore ne rethin qe punoj sepse pikerisht kjo e fundit do te me jape mundesine per t'u ngritur ne pozite e si rjedhoje te ardhurat. Shume mire deri ketu. Por ja qe rruges ne shatrivanin e thelle ka rene nje femije ku eshte ne rezik jete. Interesi im i ka kembanat diku tjeter, nuk me behet vone nese femija mbytet prandaj po nxitoj per ne pune!!!!!

Ose, po kaloj ne rruge dhe njerzit pa shtepi me pengojne gjithmone rrugen. E interesi im eshte qe te jem e lire sa here kaloj. T'i vras? Jo s'eshte ne interesin tim atehre le te hap nje organizate jofitimprurese per te ndihmuar keta individuale. 

Ose nje biznes i intereson te shperngulet ne Kine (llafi qe vjen) per te ulur kostin pra le te punesoje femije, le te mos ofroje perfitime dhe nje rroge shume te ulet. Pse jo? Eshte ne interesin e bisnesit!!!!

Pak paradokse kjo qe do vijoje....Ate qe dua te theksoj eshte se po jam dakord se veprimet tona i kane themelet ne interesin tone pra egoisem i gjalle dhe jam dakord me mendimet qe solli fajtori ama deri ne nje pike sepse besoj se tonacioni negativ fillon pikerisht kur veprimi humb moralin. Nuk do kete harmoni midis rethit shoqeror nese nuk perkujdesemi edhe per qyteterimin, fuqia tek ty apo mua fillon me egoismin ama duhet te mbaroje me parimen morale te pakten perderisa jetojme te integruar. Zotesia eshte te dish t'i gershetosh keto te 2ja.

kete qe ka shkruar enigma(qe jan shume te drejta) e perkufizoj me nje shprehje popullore
pa u futur shume ne detaje "carcafesh"

Ashtu si ke zemren ta ben dhe zoti"(KJO NE PERGJITHSI NE RAPORT ME NJERZIT)

ah p.s fajtor ai lloj shpendi qe paralajmeron rrezikun quhet GRIFSH

Postuar nga Fajtori datë 12 Shkurt 2009 - 01:02:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
fuqia tek ty apo mua fillon me egoismin ama duhet te mbaroje me parimen morale te pakten perderisa jetojme te integruar. Zotesia eshte te dish t'i gershetosh keto te 2ja.

Shumica ne kete diskutim bien dakort qe egoizmi eshte thelbi, nevoje bazike nga niset jeta. Natyrisht qe siper i vihet kultura dhe morali, por ajo qe doja te rezervoja eshte perhapja e fjales "egoist" si dicka negative kur shumica e sjelljeve te njerezve (edhe pas kultures dhe moralit) reflekton cdo dite grimca egoizmi. Dhe sa e dobet eshte kultura e morali duket shume mire ne raste luftrash, te cilat ne nje paralelizem me individin jane semundje. Dhe sigurisht gjate semundjes individi behet egoist ne kulm, i perqnedruar tek shendeti personal, po aq sa popujt humbasin kollaj vlerat morale per ti lene SIDOQOFTE vendin egoizmit personal. Shembuj ka ne dokumentaret e luftes 2 boterore, po aq sa ne ditet e sotme (lufta ne Irak e shkaktuar nga egoja amerikane per te mbizoteruar boten).

Postuar nga Piktor datë 12 Shkurt 2009 - 01:40:

Egoizmi, nje shprehje popullore mjaft e perdorur thote. Dhi e krimbur e bishtin perpjete.
Egoismi ashtu sikurse e theksoi faja manifestohet me dokumentaret e luftes se dyte boterore pse jo edhe me ate te periudhes komuniste ku egoja e gjithshkaje ishte uniteti apo ajo parrulla " bar do hame dhe nuk do ja shtrime doren askujt"

Egiozmi eshte semundje dhe te çon ne rruge te gabuar, egoizmi kalon ne euforizem dhe keshtu me rradhe.

Mendoj se Agata kishte parasysh ate egoizem emocional (grinte ne italisht) ajo duhet por nuk eshte e nevojshme .
"Duhet" sepse eshte jeta qe te detyron kehtu qe te gjithe paperjashtim jemi viktima te saj . E rendesishme eshte te mos kalohet caku ose prishet ekuilibri.

Postuar nga shelgu datë 12 Shkurt 2009 - 01:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Shumica ne kete diskutim bien dakort qe egoizmi eshte thelbi, nevoje bazike nga niset jeta. Natyrisht qe siper i vihet kultura dhe morali, por ajo qe doja te rezervoja eshte perhapja e fjales "egoist" si dicka negative kur shumica e sjelljeve te njerezve (edhe pas kultures dhe moralit) reflekton cdo dite grimca egoizmi. Dhe sa e dobet eshte kultura e morali duket shume mire ne raste luftrash, te cilat ne nje paralelizem me individin jane semundje. Dhe sigurisht gjate semundjes individi behet egoist ne kulm, i perqnedruar tek shendeti personal, po aq sa popujt humbasin kollaj vlerat morale per ti lene SIDOQOFTE vendin egoizmit personal. Shembuj ka ne dokumentaret e luftes 2 boterore, po aq sa ne ditet e sotme (lufta ne Irak e shkaktuar nga egoja amerikane per te mbizoteruar boten).

Ne kushte normale, kur jane siguruar nevojat materjale dhe shpirterore per te jetuar qe te jesh egoist eshte nje gje shume e keqe.

Kur njeriu ndodhet ne veshtiresi, ai i kthehet egoizmit sepse do te mbijetoje, pra ka nje justifikim.

Nje shembell nga Vlora  Autobuzi Vlore Skele nxe 80 (fizarmonika), por jane 150 vete qe presin te hypin atje. Sigurisht qe keta do te shtyhen kush te zere vendin i pari dhe do te harrojne se ka gra dhe femije dhe psde jo edhe pleq e invalide qe duhen preferuar. Megjithese e justifikuar ne aspektin biologjik, kjo eshte nje lufte xhungle ku dominon me i forti.

Sikur te ishte nje autobuz dhe te ishin 50 vete qe prisnin, do te shihje se do te fillonin te cfaqeshin virtytet aq te lakmuara te miresjelljes.

Pra, mireqenja, niveli ekonomik me i mire, siguria per jeten te ndihmojne qe te marresh rrugen ne kahjen e njeriut, dhe po aq e vertete eshte edhe e kunderta (sic thote edhe Donika ne nje postim: fukarallek-maskarallek)

Postuar nga Deb* datë 03 Prill 2009 - 00:30:

Te gjithe e kemi nga nje doze egoizmi. Egoizmi i tepruar eshte shume i demshem. Demton jo vetem personin, por sidomos ata qe i rrine afer.

Postuar nga Klodel datë 03 Prill 2009 - 21:56:

Pa nje doze egoizmi njeriu nuk mund te jete i lumtur per veten e vet.

Postuar nga belga datë 05 Prill 2009 - 11:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Pa nje doze egoizmi njeriu nuk mund te jete i lumtur per veten e vet.

eshte e vertete ajo qe thua se egoizmi pak a shume ekziston tek secili;
po njeriu duhet te ruaje nje ballans midis te vertetes dhe egoizmit sepse egoizmi i tepruar eshte gjithashtu i demshem per kedo

pershendetje nga belga

Postuar nga IQVLORA datë 07 Prill 2009 - 16:11:

Ne pergjithesi njerzit nuk mendojne shume me gjate se gjer tek hunda e tyre.Kete e kam vertetuar si ne vendin tim por edhe ne boten e zhvilluar perendimore.Bota eshte hipokrite ne pergjithesi.Nuk e imagjinoje qe nje amerikan,japonez apo europiane te mendoje ne nje moment te caktuar se miliona femije vdesin urije ne Afrike apo pijne uje ter ndotur.

Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.