Forumi Horizont
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Italiane (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=166)
-- Slumdog Millionaire... aktoret e vegjel jetojne akoma ne baraka (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17058)


Postuar nga Fajtori datë 24 Maj 2009 - 16:25:

Slumdog Millionaire... aktoret e vegjel jetojne akoma ne baraka

Emisioni italian Le Iene ka shkuar ne Mumbai per te gjetur femijet e filmit Slumdog Millionaire. Femijet i gjen mes mijera barakave te Mumbait dhe perreth kane pamjet reale qe shikoni ne film. Njerezit lajne rrobat tek perroi qe shikoni ne film, jetojne ne baraka te vogla dhe ecin mbi ujera te piseta. Gjithshka eshte e vertete...








Postuar nga kurt datë 24 Maj 2009 - 16:49:

interresante, per here te pare e pashe ket filmin para dy javesh...


Postuar nga Tulipani datë 24 Maj 2009 - 17:06:

E pashe dhe une kete kroniken kur e dhane.

Sa e padrejte qe eshte kjo bote, keto femije meritojne gjithcka e nuk kane asgje ... e prape thone qe India eshte e bukur per te jetuar


Postuar nga erious datë 24 Maj 2009 - 17:26:

s'kam mundesine ta shikoj kte dokumentar, skam par as filmin (s besoj ta shikoj kurre)

por ajo qe me inkuriozon esht te di pse kto femi meritojn gjithçka... ëë Tuli...?


Postuar nga kurt datë 24 Maj 2009 - 17:27:

e kisha fjalen per filmin slumdog millionair, kroniken vetem ktu e pashe, thanks to you tuli
edhe pse fitoi shume oscars nuk me ka shty shum ineterresi ta shoh me pare te them te drejten, rastesisht e pashe!

sa per femijet qe meritojn me shume, nuk eshte e thene se do ishin me te gezuar! ne pergjithesi njerzit ne vende te verfra jane me te gezuar...


Postuar nga Fajtori datë 24 Maj 2009 - 22:23:

Te dhena ekonomike mbi filmin:

Budget $15.1 million (kosto)
Gross revenue $343,593,751 (perfitimi)

Producenti ka fituar 20 fishin e shumes se harxhuar... Dhe kane kaluar vetem 6 muaj.

http://www.boxofficemojo.com/movies...millionaire.htm


Postuar nga Tulipani datë 25 Maj 2009 - 00:57:

Citim:
Po citoj ato që tha erious
s'kam mundesine ta shikoj kte dokumentar, skam par as filmin (s besoj ta shikoj kurre)

por ajo qe me inkuriozon esht te di pse kto femi meritojn gjithçka... ëë Tuli...?



Ska nevoje te shikosh filmin per te kuptuar gjendjen e mjeruar te ketyre femijeve. E pyetjes tende pse meritojne gjithcka, jo vetem keto po femijet te gjithe meritojne gjithcka. Nese na ka ngelur dicka e mire si njerezim ata jane te vetmit perfaqesues


ps. kurti po ti me degjo kur keshilloj per filmat, une e pashe para se te fitonte oscar-et :p
pastaj ketu flitet per gjendje te degraduar s'besoj se ajo qe thua ti ka te beje me ekstremet, ne keto kushte asnjeri nuk jeton i lumtur ose me mire s'jeton fare.


Postuar nga erious datë 25 Maj 2009 - 01:06:

dikush do jetoj dhe ne Mumbai them un, me mire ata sesa une... ti lutuju Zotit qe do lindesh (n.q.s ske) femit e tu aty ku je

pra mendo per veten e Zoti per te gjith... ske pse te prekesh per fmit e botes (qe i kap kolerja te pine uje te disifektuar) se konsumohesh, braktis familjen e perfundon e behesh murgesh


Postuar nga Tulipani datë 25 Maj 2009 - 01:36:

A thua s'mendojme mjaftueshem per veten sa per te mos menduar dhe per te tjeret?

Gjithsesi secili i shikon gjerat nga perspektiva e vet, e gabuar ndoshta por e vetja.


Postuar nga Fajtori datë 25 Maj 2009 - 01:36:

Po virsja mendjen kush mund te postoje mesazhe kaq "inteligjente". Ky qenka anetar i ri thashe. Hodha syte anash dhe pashe 475 mesazhe. Atehere u kujtova qe ky eshte notorious, qe sapo ka ndryshuar emer. Gjithshka u spjegua. Dhe karakteri i postimit eshte ne linje me postimet e tjera "interesante" te notorious.


Postuar nga erious datë 25 Maj 2009 - 01:40:

je qe je a me jep nickun qe kisha pra notorious


Postuar nga Fajtori datë 25 Maj 2009 - 01:42:

Deri tani nicku yt eshte ndryshuar 3-4 here ne 10 dite. Kjo nuk eshte loje, prandaj nicku nuk do ndryshoje me per ca kohe. Here tjeter mendohu mire nqs do te ndryshosh nick, sepse eshte proçedure e veçante qe nuk behet rendom.


Postuar nga erious datë 25 Maj 2009 - 01:49:

un se kishe per loje... po nejse,


Postuar nga kurt datë 25 Maj 2009 - 14:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
[B
ps. kurti po ti me degjo kur keshilloj per filmat, une e pashe para se te fitonte oscar-et :p
pastaj ketu flitet per gjendje te degraduar s'besoj se ajo qe thua ti ka te beje me ekstremet, ne keto kushte asnjeri nuk jeton i lumtur ose me mire s'jeton fare. [/B]
avash avash ti moj, se nuk thashe se me pelqeu jashte mase, nejse! film indian hesapi!:p nuk ishte film i keq por jo edhe aq i madh sa e bejn

te jap te drejt tuli, meqe je nje shpirt i ndjeshem! kjo dallohet nga shume tema qe ke hapur, per sakatat etj etj, dhe mos ja merr per keq fajtorit dhe nototrious se eshte bere si e modes te hiqemi pak si cool dhe gjakftoht, duke treguar me sinqeritet our selfishnes:p qe nuk eshte nje kualitet i keq gjithsesi...


Postuar nga Fajtori datë 25 Maj 2009 - 16:41:

Red face Loughing Out...

Nuk eshte çeshtje mode gjakftohtesia, por çeshtje llogjike. Faktikisht s'ka pse te trajtohen si yje tre kalamaj te rastit meqe moren pjese ne nje film. Cfare kuptimi do kishte po te behej diferencimi nga kalamajte e tjere? Cfare kane me shume keta?

Fakti qe ata rrine akoma ne baraka eshte vetem pozitiv. Komuniteti nderkmbetar po shikon gjendjen e SLUMS dhe ne lajmet e gjithe botes publikohet prishja e disa barakave ne Indi. Sikur keta femije te kishin marre shtepi kush do e vriste per ata qe jetojne akoma ne baraka???

Nga ana tjeter edhe filmi merr rendesi kur njerezit kuptojne se eshte i bazuar ne realitetin e perditshem. Si perfundim, kalamajte qe jetojne ne baraka jane nje mjet i mire propagande, edhe pse nuk ka qene zgjedhje strategjike, por e detyruar.


Postuar nga kurt datë 26 Maj 2009 - 09:08:

hahahah, deri tani qe i hodha edhe nje sy, e kisha pershtypjen qe tema eshte hapur nga tulipani! per t'lumin zot! thjesht kur lexova temen dhe shikova videot pa verejtur se kush ishte autori supozova ishte teme e tulipanit meqe e mbaj mend rrekomandimin e saj per filmin kohe me pare, hahaha sa idiot po m'duket vedi...

sa per femijet ne film jane thjesht nje "one hit wander" dmth ishin pjese e nje filmi famoz dhe persa i perket te ardhmes se tyre ne film industri sidomos ne shkalle boterore, nuk habitem nese nuk do i shikosh apo degjosh me nga ato kurre. edhe ne amerike shume femije aktora famoz ne kohen e tyre kane perfunduar askushi...


Postuar nga ~Enigme~ datë 27 Maj 2009 - 03:40:

Organizata PLAN ka qellim te nxise te drejtat e femijeve dhe te permiresoje menyren e jeteses se femijeve te pambrojtur. Faktkisht PLAN India eshte pjese e kesaj agjencie ku prodhuesit e filmit kane dhuruar para per te ndihmuar SLUMS ne Mumbai ku mbase mund te ndimohen reth 2000 familje dhe reth 5000 femije.

Per te gjithe ata qe s'kane meshire per femijet qe jetojne ne keto kushte ju kujtoj shprehjen e Gandhit "Behu ndryshimi qe deshiron te shohesh ne bote"


Postuar nga Deb* datë 27 Maj 2009 - 03:56:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti


sa per femijet ne film jane thjesht nje "one hit wander" dmth ishin pjese e nje filmi famoz dhe persa i perket te ardhmes se tyre ne film industri sidomos ne shkalle boterore, nuk habitem nese nuk do i shikosh apo degjosh me nga ato kurre. edhe ne amerike shume femije aktora famoz ne kohen e tyre kane perfunduar askushi...



Shume dakort. Fakti qe moren pjese ne nje film nuk do te thote asgje, se jeta e tyre do jete me ndryshe, apo  ata do behen te famshem. Cilet nga aktoret e vegjel qe kane luajtur ne filmat Shqiptar tani luajne akoma?! Une nuk njoh ndonje.

 


 
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.