Forumi Horizont
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Jozefina Topalli (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3739)

Postuar nga Joela datë 16 Janar 2004 - 17:27:

Jozefina Topalli

Jozefina TOPALLI (ÇOBA)

DATËLINDJA:
26.11.1963, Shkoder

ARSIMI:
Shkolla e mesme “29 Nentori”, Shkoder (shkelqyeshem, me nota maksimale,)
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkoder dega matematike (shkelqyeshem, me nota maksimale,)
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkoder dega juridik (shkelqyeshem, me nota maksimale,)

EKSPERIENCA PROFESIONALE:
1990, Specialiste pranë Dhomës së Tregëtisë Shkodër;
1995, Kancelare dhe pedagoge ne Universitetin e Shkodres.

EKSPERIENCA POLITIKE:
1996, Deputete e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Kryetare e Komisionit te Perhershem Parlamentar te ligjeve.
1997, Deputete e Kuvendit te Republikes se Shqiperise.Zevendeskyetare e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Nenkryetare e Partise Demokratike te Shqiperise
2001, Deputete e Kuvendit te Republikes se Shqiperise.Zevendeskyetare e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Nenkryetare e Partise Demokratike te Shqiperise

GJUHËT E HUAJA:
Anglisht, Frëngjisht, Italisht.

KUALIFIKIME:
1995, Universiteti i Padoves Itali, Mardheniet Nderkombetare.

DEPUTETE:
zgjedhur në zonën elektorale nr.7, Rrethi Shkoder.
Subjekti PD;

(Ky Material eshte marre nga faqja zyrtare e Kuvendit Popullor)

Postuar nga Sykaltra datë 17 Janar 2005 - 03:36:

Po ROZA PATI?!

apo nuk ia di mire biografine asaj maj Joela?!

Ka qene sekretare e Shtetit per rinine dhe Gruan......

Jozefina per tu pare, artiste Femer!

Pashim.....

Postuar nga Isra datë 18 Janar 2005 - 14:42:

jozefina eshte si shpirt, e bukur dhe inteligjente...

Postuar nga eng_girl datë 18 Janar 2005 - 21:19:

Znj. Topalli eshte ndoshta e vetmja politikane (duke perfshire edhe politokanë) shqiptare te cilen e respektoj.

Postuar nga volter datë 15 Mars 2005 - 16:37:

Jozefina Topalli

Intervista/ Socialistet dine te bashkohen
-Znj.Topalli, ju dukey se jeni nga zerat e vetem brenda PD-se, qe keni reaguar ne menyre kritike mbi mosreagimin e Prokurorit te Pergjithshem per dosjet e korrupsionit dhe per Qeverine. Pse?

Dua te saktesoj se une kam folur per Prokurorine e Pergjithshme. Kam folur disa muaj mbas ndryshimit te kokes se ketij institucioni. Kam vleresuar si disa shenja shpresedhenese, disa levizje te Prokurorise se Pergjithshme kohe me pare, dhe vazhdoj te mendoj se kohet e fundit, pavaresisht se Shqiperia vazhdon te identifikohet si nje vend, ku zoteron korrupsioni, trafiqet, droga, krimi i organizuar vazhdojne te qendroje ende i pandeshkuar dhe per kete nje nga institucionet, qe ka per detyre te ngreje akuza dhe te jete konkret ne luften kunder krimit te organizuar eshte pikerisht Prokuroria e Pergjithshme. Une vazhdoj t'i qendroj ketij mendimi, por kjo nuk do te thote se une nuk mbeshtes punen e Prokurorise nese ajo do te shfaqe ne Parlament nevojen e ndryshimit te ligjit, nje organizim te Prokurorise apo ndryshime te tjera, amendime te tjera, qe do te ndihmojne punen ne luften kunder korrupsionit, krimit te organizuar ne pergjithesi. Une nuk mendoj se zeri im eshte nje i vetem. Perkundrazi, shqiptaret kane pare ne televizionet shqiptare dhe shume personalitete te tjera ndoshta edhe jo shqiptare, qe kane folur per nje shqetesim ne rritje ndaj ketyre fenomeneve te rrezikshme qe e bejne vendin tone te futet ne rrethin e kuq.

-A ka pasur verejtje ndaj jush, brenda PD-se? Pasi dihet qe deri tani, partia juaj ka percjelle vleresime per Prokurorin e Pergjithshem....

Une mendoj se PD ka per detyre qe ta inkurajoje punen e Prokurorise se Pergjithshme dhe une bashkohem me kete gjykim. Vazhdoj te mendoj se, edhe nese ka kritika ndaj ketij institucioni keto duhen pare si dicka pozitive dhe si nje vullnet politik per te hapur rrugen aty ku ne na eshte mbyllur, edhe pse dyert jane te hapura. Konkretisht, kam parasysh mosanetaresimin e Shqiperise ne NATO. Politika duhet te beje nje analize mbi kete dhe une jo rastesisht i kam drejtuar pyetje Ministrit te Jashtem, i cili besoj se te henen do te vije ne Parlament dhe te jape nje sqarim se cilat ishin arsyet, kushtet qe ata na kishin vendosur, cilat kushte ishin plotesuar, cilat jo dhe pse. Pavaresisht se NATO i kish hapur dyert, pranimi nuk u be. Mendoj se nje nga arsyet kryesore eshte mosfunksionimi kritik, mosrritja e angazhimit ne luften kunder krimit te organizuar dhe probleme te tjera.

-Ju vete, a keni marre verejtje mbi reagimin kritik tuajin?

Une besoj se fryma e pergjithshme ka qene nje mbeshtetje ndaj angazhimit per te nxitur jo vetem Prokurorine e Pergjithshme, por edhe institucionet e tjera qe kane per detyre te jene me aktive, me energjike dhe me te vendosur ne kete fushe.

-Se fundi, Parlamenti ka shtyre mandatet e y komisioneve, atij "Bipartizan" dhe "Kthimit te Pronave". Mendoni se kjo shtyrje e afatit kohor do te mundesoje realizimin e misionit per te cilin jane ngritur?

Jane dy komisione te rendesishme. Nese do te ndalesha te komisioni bipartizan, ka nje detyre shume te rendesishme, ate te rregullimit apo te korigjimit, qofte permes amendimit te nje infrastrukture, e cila ishte e pabesushme ne zgjedhjet e fundit dhe qe rezultoi si e tille. Per te plotesuar kerkesat e shtruara ne nje raport shume te gjere, me shume kritizere ndaj KQZ dhe institucioneve te tjera, per menyren se si u organizuan keto zgjedhje ka pasur nje angazhim shume serioz nga perfaqesues te opozites ne kete komision, ka pasur disa takime me institucionet nderkombetare. Me sa jam ne dijeni do te kete nje takim te afert shume te shpejte ne Vjene, gje qe do te thote se institucionet nderkombetare e kane marre vertete seriozisht. Di qe ka pengesa dhe veshtiresi brenda komisionit per te bere ndryshimet e domosdoshme. Do te jete nje pike e veshtire momenti i KQZ, i cili eshte institucioni kryesor qe administron dhe menaxhon zgjedhjet elektorale. Natyrisht qe, kerkohet nje reforme, por gjithsesi puna ne komision po vazhdon. Edhe pas takimit te Vjenes do te kete te tjere ketu ne Tirane ne prani te atyre qe kane ndjekur zgjedhjet e kaluara, qe kane bere verejtje dhe sugjerime dhe kerkesat e nevojshme per ndryshim. Mendoj se ishte e nevojshme shtyrja e mandatit te ketij komisioni. Eshte nje nder pikat dhe kerkesat kryesore te Komunitetit Nderkombetar per seriozitetin e punes se ketij komisioni dhe une uroj qe pengesat te mos jene me aq permanente nga pala e perfaqesuesve te PS dhe te konkludojme sa me shpejt te jete e mundur, per plotesimin e kerkesave te Komunitetit Evropian. Persa i perket komisionit te kthimit te pronave, mendoj se prona ka qene dhe mbetet nje nga problemet me te rendesishme per stabilizimin e shoqerise ne jeten sociale. Eshte nje problem jo i lehte dhe shume kompleks, i veshtire dhe qe ka nje kosto politike, per te gjitha partite, ne thelb te tij ne fakt qendron edhe ndryshimi i programeve mes PD dhe PS. Ky komision deri tani nuk ka funksionuar seriozisht, por kjo nuk duhet te demoralizoje forcat politike per t'u perfshire perseri ne punen e ketij komisioni. Une dje ne mbledhjen e byrose kam qene pro, per ta zgjatur mandatin e ketij komisioni, pavaresisht skepticizmit qe ka per vullnetin e pales tjeter, realisht per te punuar ne kete ceshtje kaq te rendesishme, qe ka lidhje me problemin e nje paqeje sociale ne Shqiperi, qe ka lidhje ne raport me Kushtetuten dhe respektimin e saj, qe deri tani eshte shkelur ne te gjithe nenin qe lidhet me kete ceshtje, por njekohesisht edhe me kerkesat qe ka vendosur komisioni nderkombetar dhe se fundi edhe ne takimet dhe deklaratat qe beri Kris Paten dhe protagonistet kryesore politike ne lidhje me kete ceshtje. E perseris nuk eshte e lehte eshte shume e veshtire. Forcat politike duhet te marrin parasysh edhe faturen politike dhe te kene kurajo qe problemet t'i zgjidhim sot e te mos ia leme brezave te tjera, gje qe sa me shume te kaloje kohe do te behet edhe me e nderlikuar. Megjithate, ky komision eshte mire qe te kete me shume transparence, ne menyre qe shqiptaret te binden se e kane vertete seriozisht. Eshte mire qe ky komision te beje nje raport, qe qeveria dhe vete kryeministri Nano te vijne he te raportojne mbi kete ceshtje ne Parlament, ne pergjigje te kerkeses qe duhet te beje ky komision. Ne rast te kundert, ne vete do te bejme nje kerkese per interpelance te Kryeministrit, ne menyre qe shqiptaret te dine nga goja e vete kryeministrit, cili eshte qendrimi i tij lidhur me kete ceshtje. Njekohesisht eshte e nevojshme qe te behet nje konfrontim mes materialeve qe ka sjelle qeveria per ato, qe ajo i quan "toka te lira". Sepse ne baze te asaj qe kane verifikuar anetaret e ketij komisioni, rezulton se nuk jane te tilla. Nese eshte keshtu, kjo do te ishte jo vetem nje tallje e madhe, por nje hap hap qe do te nderlikonte akoma me shume zgjidhjen e ketij problemi. Nuk jam dakord qe ne si parlamentare t'ia kalojme nje tryeze tjeter kete ceshtje. Per sa kohe, qe ne jemi ne Parlament kemi besimin e elektoratit dhe duhet ta marrim vete pergjegjesine. Nese eshte problemi i nivelit, ne kemi caktuar ne kete komision nenkryetarin e partise njeheresh kryetar i grupit parlamentar. Mendoj qe edhe PS perpara se te kaloje ne nje kerkese tjeter per nje tryeze te kryetareve, te rrise nivelin e perfaqesimit politik, te fuqizoje mandatin politik te perfaqesuesve te saj ne komision dhe te jete me serioze ne pune.

-Ditet e fundit, Kryeministri Nano ka realizuar nje numer levizjesh brenda stafit te vet. I vleresoni si levizje konstruktive apo si pjese te taktikes se tij per te shtuar ditet e qeverisjes?

Cdo kryeminister kerkon qe te mbaje sa me gjate pushtetin. Kjo vlen per te gjithe kryeministrat. Ne kete aspekt edhe Fatos Nano ketij qellimi i sherben ne te gjithe punen e tij. Persa i perket ndryshimeve qe ai ben, ne kabinet eshte nje problem i ekipit te tij, per te cilin nuk kam perse dhe nuk kam edhe informacionin e duhur per te gjykuar. Gjithsesi, secili ka te drejte te zgjedhe vete stafin e tij, shefin e kabinetit dhe keshilltaret, te cilet mendon se mund te jene eficent.

-A mund te kemi ndryshime ne kabinetin qeverises dhe nese po, cili do te ishte reagimi i opozites per keto ndryshime te mundshme?

Buxheti eshte nje prove e madhe per qeverine Nano. Nje buxhet i cili ne fakt eshte nje buxhet handikap, qe ne shikimin e pare. Nese rrezohet, ky buxhet krijon nje problem shume te madh. Pavaresisht se Kushtetuta parashikon mundesine e aprovimit te pjesshem te tij, ne krye te tre muajve, kjo do te tregonte se qeverisja eshte ne nje pikepyetje te madhe. Normalisht po te rrezohej buxheti, z.Nano do te kthehej mbrapsht dhe Shqiperise do t'i duhej te kalonte ne zgjedhje te reja. Por eshte e veshtire per ta menduar, sepse kur pales tjeter i kercenohen zgjedhjet e parakohshme ata dine te unifikohen dhe te votojne per buxhetin, pavaresisht se edhe ata vete e dine qe eshte me shifra te pamotivuara dhe te pajustifikuara. Viti i fundit ka treguar se socialistet qendrojne ne pushtet me paterica dhe patericat nuk shtyjne shume gjate. Mendoj se nje ndryshim i pjesshem nuk i zgjidh problemet ne Shqiperi.

Intervistoi: Juli Xhokaxhi

Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 29 Maj 2005 - 00:14:

For more information, please contact:
Roza Pati, LL.M.
Executive Director
Graduate Program in Intercultural Human Rights
St. Thomas University School of Law
16400 NW 32 Ave.
Miami, FL 33054
Phone: 305 474 2447
Fax: 305 474 2413
Website: www.stu.edu/humanrights

Ms. Roza Pati is the Director of Recruitment and Program Development of the LL.M. Program in Intercultural Human Rights. She is a former Member of Parliament and Council of Ministers of Albania and the Valedictorian of the Charter Class of the LL.M. Program in Intercultural Human Rights. She has rich experience in the field of development and human rights with several international non-governmental organizations. She can be reached by e-mail at rpati@stu.edu, by phone at (305) 474-2447, and by fax at (305) 474-2413.

Ms. Roza Pati is the Executive Director of the St. Thomas University School of Law Graduate Program in Intercultural Human Rights. She is a former Member of Parliament and a former Cabinet Member serving as the Secretary of State for Youth and Women of Albania. She is the Valedictorian of the Charter Class of the LL.M. Program in Intercultural Human Rights, and is a Dr. iur. (Ph. D. in Law) Candidate at the University of Potsdam, Faculty of Law. Ms. Pati has rich experience in the field of development and human rights with several international non-governmental organizations.

Postuar nga lubi datë 29 Maj 2005 - 03:23:

ah ja kam ziline......................

Femer -e bukur--e zgjuar--e kendeshme -shume simpatike e terheqese

Me duket--grua shume e moralshme--dhe nene shume e dashue e fisnike

Nje politikane--e zonja --e afte--e mprehte--e drejte --e pakorruptueshme

Postuar nga azurro datë 29 Maj 2005 - 04:30:

Re: ah ja kam ziline......................

Citim:
Po citoj ato që tha lubi
Femer -e bukur--e zgjuar--e kendeshme -shume simpatike e terheqese

Me duket--grua shume e moralshme--dhe nene shume e dashue e fisnike

Nje politikane--e zonja --e afte--e mprehte--e drejte --e pakorruptueshme

J. Topalli e drejt dhe e pa korruptushme? Po me cudisni! Me gjithe ato prona dhe pasuri qe ka ne Shkoder si i vuri? Apo vetem me trazhgimi sic pretendon ajo!
Edhe une kam prona dhe trashgimi dhe madje te konsiderushme por deri tani nuk kam marre asnje centimeter katrore kurse kjo zonje ka privatizuar gjysmen e Shkodres*.
Prandaj mos e beni me komuniste se Lenini dhe me katolike se Papa.

Ps.
*Gjsmen e Shkodres eshte menyre te theni se jo vertet ka privatizuar gjysmen e Shkodres.

Postuar nga oliinter datë 30 Maj 2005 - 16:30:

Jozefina Topalli?

Tja haj lali zemren aq e mire eshte.

Postuar nga Isra datë 02 Qershor 2005 - 13:44:

Re: Re: ah ja kam ziline......................

Citim:
Po citoj ato që tha azurro

J. Topalli e drejt dhe e pa korruptushme? Po me cudisni! Me gjithe ato prona dhe pasuri qe ka ne Shkoder si i vuri? Apo vetem me trazhgimi sic pretendon ajo!
Edhe une kam prona dhe trashgimi dhe madje te konsiderushme por deri tani nuk kam marre asnje centimeter katrore kurse kjo zonje ka privatizuar gjysmen e Shkodres*.
Prandaj mos e beni me komuniste se Lenini dhe me katolike se Papa.

Ps.
*Gjsmen e Shkodres eshte menyre te theni se jo vertet ka privatizuar gjysmen e Shkodres.

po qe per pasuri kemi Blendi fevziun i cili ka deklaruar se ka nje pasuri te trasheguar, ka prona shume te cilat i ka marre, madje ka shkuar dhe per qejf ne hotelin e famshem te Emirateve ku eshte 2 mije dollare nata.
Nuk e shan njeri gazetarin se ka prona, ska pse te kete kritika.

Mos te flasim pastaj per Kryeministrin i cili posedon pasuri marramendese dhe deklaron pasuri qe se ka as nje biznesman i thjeshte.

keshtu te mos flasim per gjera pa vlere. Nese ka Jozefina para dhe prona, me siguri qe i ka me ligj, sepse po te mos ishte ashtu me siguri qe do e akuzonin dhe ate per hajdute sic akuzojne Fotiadhis Nanos...

pershendetje..

Postuar nga belgium datë 02 Qershor 2005 - 14:00:

thashethemet thon sikur paska qen dashnorja njonit ne qeveri ........
e ka mar postin me mund dhe shum djers ma mer mendja

Postuar nga eng_girl datë 06 Gusht 2006 - 20:43:

Thumbs up

Pata kenaqsine te me prezantonin me Znj. Topalli rreth nje vit me pare. Ishte nje eksperience!!!
Menyra e thjeshte e saj e komunikimit me njerez pa poste kyc (ne kete rast une dhe familja ime) mendoj se eshte nje virtyt qe fatkeqesisht gjendet tek shume pak (pseudo-)/politikane shqiptare.
Me pelqen fakti qe Znj. Topalli respekton dhe beson ne njerez me intelekt, te cilet kane arrire dicka ne jete permes shkollimit dhe punes.
Mendoj se shume pak femra shqiptare jane ne gjendje te vleresojne ata qe kane lidhje me shkencat ekzakte dhe inxhinierine; Znj. Topalli, me siguri qe eshte eshte nje prej tyre. Me pelqeu qe vlereson dhe inkurajon femrat te merren me profesione te tilla!!

Respekte Znj. Topalli!!!

Postuar nga RAIMONDI datë 23 Korrik 2007 - 03:24:

Citim:
Po citoj ato që tha eng_girl
Pata kenaqsine te me prezantonin me Znj. Topalli rreth nje vit me pare. Ishte nje eksperience!!!
Menyra e thjeshte e saj e komunikimit me njerez pa poste kyc (ne kete rast une dhe familja ime) mendoj se eshte nje virtyt qe fatkeqesisht gjendet tek shume pak (pseudo-)/politikane shqiptare.
Me pelqen fakti qe Znj. Topalli respekton dhe beson ne njerez me intelekt, te cilet kane arrire dicka ne jete permes shkollimit dhe punes.
Mendoj se shume pak femra shqiptare jane ne gjendje te vleresojne ata qe kane lidhje me shkencat ekzakte dhe inxhinierine; Znj. Topalli, me siguri qe eshte eshte nje prej tyre. Me pelqeu qe vlereson dhe inkurajon femrat te merren me profesione te tilla!!

Respekte Znj. Topalli!!!

-----------Une e kam takuar Znj Topalli kur vinte ne vlore dhe bente mbledhjet e PD ,kishte nje nivel kulturor teper te ulet mund te krahasohej me lenka cukon ne kohe te dulles.Pse e them kete .--Kur bente nje takim me njerezit vinte e papregatitur fare,se kishte haberin fare se si organozohet nje takim.,dhe ne politike ishte nje xero me xhufke nga menyra si e trajtonte zhvillimin e Shqiperise.ne kete periudhe .Me kujtohet njehere ne nje pyetje qe i beme (atehere ajo ishte ne optozite ) se si eparashikon ajo zhvillimin e mireqenjes kur te vinte ne pushtet .;----Ajo tha--: kur te vime ne ne pushtet do veme rendin dhe do vine investimet e huaja dhe do hapen vende pune per te gjithe.-----Kjo ishte teoria e kesaj femre inteligjente ,qe me kete lloj truri edhe roje objekti nuk vihet se te ben dem,Dhe kur erdhi ne pushtet  ajo tha qe :----reforma eshte me dhimbje---ha ha ha ,Ku e kishte pare kjo inteligjentja kete teori hajde merre vesh,sepse gjithe lindja nuk po e ben me dhimbje reformen sepse ju dhimbset populli i tyre dhe jo si Jzefina qe si kercet fare.----Ca me cudit mua ketu eshte se te gjithe mundohen te krijojne idhuj te reme,dhe sidomos ne politike.Po vajti 17 vjet dhe jemi per turp ,e pse jemi per turp se kemi ne krye njerez si Jozefina  te paafte qe mire kur jane ne opozite s'kane faj por tani ne pushtet dhe nuk dine te sigurojne nje mareveshje cdo vit qe te kene drita edhe po te mos kete uje ne hidrocentrale ,Kjo eshte gjeja me minimale qe edhe nje brigadier ne kohe te dulles dinte tabente dhe keta jane drejtus kryesor dhe dine vetem te mburren ,te bredhin me helikoptere posht e larte ,ti bejn karshillek popullit me rrogat e larta qe ua jep populli ndaj per jozefine dhe shoket  e saj qe kane lene pa drita dhe ije shqiptaret ne mes te europes them : -------------     TURP TU VIJE ,dhe sa te kete injorante ,deficente dhe totalisht epafte si Jozefina dhe koleget e saj ne politike ne ashtu do ngelemi.

Postuar nga hebeja datë 23 Korrik 2007 - 05:29:

Intelegjente, elegante dhe e bukur...me nje fjale nje femer qe ka shume

cilesi te mira...disa i ceka tashme....

Postuar nga RAIMONDI datë 23 Korrik 2007 - 05:44:

--------------Zonja TOPALLI eshte si zonja lenka dikur .Ne fakt jane si dy pika uji nga niveli intelektual dhe nga  oratoria.,te dyja e kane  LLOGJIKEN -9.--------

Postuar nga alfeko sukaraku datë 23 Korrik 2007 - 17:10:

Re: Re: ah ja kam ziline......................

Citim:
Po citoj ato që tha azurro

J. Topalli e drejt dhe e pa korruptushme? Po me cudisni! Me gjithe ato prona dhe pasuri qe ka ne Shkoder si i vuri? Apo vetem me trazhgimi sic pretendon ajo!
Edhe une kam prona dhe trashgimi dhe madje te konsiderushme por deri tani nuk kam marre asnje centimeter katrore kurse kjo zonje ka privatizuar gjysmen e Shkodres*.
Prandaj mos e beni me komuniste se Lenini dhe me katolike se Papa.

Ps.
*Gjsmen e Shkodres eshte menyre te theni se jo vertet ka privatizuar gjysmen e Shkodres.

jo vetëm ti por të gjith kemi prona të cilat na i përdhunon shteti akoma edhe nuk mendon të na i kthej.....ndaj demokracia kërkon drejtkuptim pasi ajo është luiftë interesash....interesat i mbronë i forti edhe jozefina është e fortë?Jozefia kjo politikane e madhe që më bënë tëndërroj kanal sa herë që delë në tv,pra kjo jozefin nuk ka as më shumë edhe as më pak pasuri se sa Nano,Berisha,Rama etje vetëm se klasifikohet në raundin e mendjeve shumë të zhvilluara si rama ma berishën?Jozi bukuroshe ishte ajo që në ditën e zgjedhjeve uronte kundërshtarët duke ju thënë"se do gjejnë edhe vetën e tyre në koshat e plehrave?"Ju që dodheni jashtë shqipëris ju pyes në se vutë re ndonjë politikan të tillë kaq të madhë të flasin kështu?Vutë re ju të akuzohet presidenti për mafioz apo kryeprokurori?Për ata që ndodhen në greqi po ju kujtoj zëvëndes ministrin e brendëshëm Markojanaqi i cili deklaroj se një prokuror i lartë është rrugaç"....të nesërmen markojanaqi mblodhi valixhet?Kurse Jozi bukuroshe që është kq politikane e madhe nuk do tja dijë ajo pasi
do bëjmë luftë de more de
se lum ti popull mezi na ke
Miq nuk është problemi tek Jozi as tek Nano edhe as tek Sala e Rama .....problemi ështe tek sistemi i korruptuar...demokracia ska si të jetë ndryshe ndaj lereni Jozin të drejtoj kopshtin e fëmijve të enverit?

Postuar nga alfeko sukaraku datë 23 Korrik 2007 - 20:03:

Re: Re: Re: ah ja kam ziline......................

Citim:
Po citoj ato që tha Isra

po qe per pasuri kemi Blendi fevziun i cili ka deklaruar se ka nje pasuri te trasheguar, ka prona shume te cilat i ka marre, madje ka shkuar dhe per qejf ne hotelin e famshem te Emirateve ku eshte 2 mije dollare nata.
Nuk e shan njeri gazetarin se ka prona, ska pse te kete kritika.

Mos te flasim pastaj per Kryeministrin i cili posedon pasuri marramendese dhe deklaron pasuri qe se ka as nje biznesman i thjeshte.

keshtu te mos flasim per gjera pa vlere. Nese ka Jozefina para dhe prona, me siguri qe i ka me ligj, sepse po te mos ishte ashtu me siguri qe do e akuzonin dhe ate per hajdute sic akuzojne Fotiadhis Nanos...

pershendetje..

në të vërtet unë nk e di se sa miliarda ka "Fotiadhi Nano" por këtu në greqi dalin disa gazeta të shqiptarve të feëzuar ose atyre që duan të quhen minoritarë të cilat lindë e perëndon e akauzojnë Fotiadhin për antigrekë edhe pikërishtë për çështjen zjarrë,çështjençame nga ku flasin për një marveshje të fotiadhit për të drejtatçame në dëmë të "islamistvejugorë"?Më duhet tju kujtoj edhe të madhin James(xhemil) Bond që në shqipëri njihet me pseudonimin Nikollaqis Lesis i cili nxorri në dritë lajmin më të madhë botrorë se fotiadhi ju shiste arëm kosovarve.....nga këto dy fakte mua më duhet të veçoj se kush është fotiadhi edhe ç thuhet për të?Se kush janë tradhëtarë me dashje apo padashje i njëh mirë shqiptari edhe nuk është nevoja të më dëgjoj mua edhe ty?Në se fotiadhi vjedh atëherë ne kemi drejtësi..edhe drejtësia jonë drejtohet nga kryeministri i cili është njëkohësishtë "kabinet ministror edhe drejtësorë" si xhaxhi enver dikur?në se fotiadhi kaloj disa mesazhe në popull edhe ju nuk i kuptuat kjo nuk është për faj të tij por po të vreni pak më thellë çështjen ndoshta do ju kujtohet Musolini duke korrur grurë,hitleri me puntorët,apo enveri gjuh më gjuh me popullin....fotiadhi nuk u sollë si i tillë....por Saliçeviçi që pranoj se i shiste naftë Serbit,ishte ai që me politikën e jashtme lujti për barazim çështjen e kosovës në një kohë që fotiadhi ja la për fitore këtë çështje..të na rroj i ndërshmi i lodhur....por lër ti tregoj lodhjen e tij Ismail Qemalit,Luigj Gurakuqit,Dragobis etje....pra fotiadhi ndoshta edhe hajdut sipas teje ...por patriot sipas fakteve kurse Saliçeviçi e vetmja detyrë që po kryen me zellë është ajo e personazhit kryesorë tek big brodhër në çdo lajmë të parë në tv?Në temën tonë shqipëris i duhen njërëz me vizion që ta na nxjerrin nga injoranca balta,varfëria edhe mbi të gjitha të dinë të mbrojnë interesat kombëtare?Në se ju mendoni se "elvis presli"mundë të jet ministër i jashtëm i çështjeve tona të zjarrta apo Jozefina me Saliçeviçin atëherë të më falni që po lodhem kotë së shkruajturi?përshëndetje

Postuar nga SHKODRA4001 datë 25 Shtator 2011 - 18:13:

Re: Jozefina Topalli

Citim:
Po citoj ato që tha Joela
Jozefina TOPALLI (ÇOBA)

DATËLINDJA:
26.11.1963, Shkoder

ARSIMI:
Shkolla e mesme “29 Nentori”, Shkoder (shkelqyeshem, me nota maksimale,)
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkoder dega matematike (shkelqyeshem, me nota maksimale,)
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkoder dega juridik (shkelqyeshem, me nota maksimale,)

EKSPERIENCA PROFESIONALE:
1990, Specialiste pranë Dhomës së Tregëtisë Shkodër;
1995, Kancelare dhe pedagoge ne Universitetin e Shkodres.

EKSPERIENCA POLITIKE:
1996, Deputete e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Kryetare e Komisionit te Perhershem Parlamentar te ligjeve.
1997, Deputete e Kuvendit te Republikes se Shqiperise.Zevendeskyetare e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Nenkryetare e Partise Demokratike te Shqiperise
2001, Deputete e Kuvendit te Republikes se Shqiperise.Zevendeskyetare e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Nenkryetare e Partise Demokratike te Shqiperise

GJUHËT E HUAJA:
Anglisht, Frëngjisht, Italisht.

KUALIFIKIME:
1995, Universiteti i Padoves Itali, Mardheniet Nderkombetare.

DEPUTETE:
zgjedhur në zonën elektorale nr.7, Rrethi Shkoder.
Subjekti PD;

(Ky Material eshte marre nga faqja zyrtare e Kuvendit Popullor)

Ke harru me cilsu se asht femra shkdrane e vetme qe e ka ba shkodren klan te sajin.ASHT FEMRA MAFIOZE REKORDMENE.

Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.