Forumi Horizont | Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Politikanet "ne Pik Te Hallit" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5252)
Politikanet "ne Pik Te Hallit"
Sot nga ispektoriati i lart i shtetit ka vene ne dispozicjon deklarimin e pasurive nga disa krer te larte te shtetit.Ja disa nga deklarimet:
Alfred Mojsiu posedon nje apartament 90 metra katror,10.000$ dollar kesh,ndersa paga e tije eshte 2.900.000 lek
Fatos Nano posedon nje autovetur benc (e dhuruar),2 letra me vleren 0,06 miljon lek dhe nje llogari bankare rrjedhse ne valut me shumen 3139.07$.Paga e tije eshte 2.635.000 lek
Xhoana Nano bashkeshortja e Kryeministrit posedon nje apartament 260 metra katror me vlere 35.000$,dy shoqeri udhetimi "Joi travel"dhe "Albakopter"me kapitale njera prej 21.654.593 lek dhe tjetra 1.186.000 lek.
Sali Berisha zotron nje apartament 69 meter katror,0,5 miljon lek,dhe 2.100.000 miljon lek ja ka dhene vajzes me te drejt kthimi,kurse paga e tije eshte 1.682.000 miljon lek.
Arben Malaj zotron dy apartamente banimi me vlere 6.000.000 dhe 2.700.000 miljon lek,69.119$ qe i ka te depozituara ne dy banka.
Anastas Angjeli zotron nje shtepi banimi me vlere 11.500.000 miljon lek,2 siperfaqe toke me vlere 0.9 miljon lek dhe paga e tije 2.000.000miljon lek
Monika Kryemadhi zotron 3 apartamente banimi nga te cilat nje i falur nje i blere me kredi dhe nje nga privatizimi dhe paga e saje eshte 1.717.000miljon lek.
Ndersa per ministrat dhe deputetet e tjere keto deklarime kapin shifra modeste
Pra sic e shihni keto deklarime skane nevoj per koment sepse flasin vet.
Pra na del se deputetet dhe qeverritaret tane "jane ne dite te hallit, te shkrete ata qe sju del as per buken e gojes".
Pra degjuat ju o njerez, ketej e tutje mos u ankoni me qe skemi me se te mbajme familjen,te ardhurat nuk na dalin as per buke sepse ka me "keq se juve"
.Keto deklarime ti lexojne"mire edhe nderkombetaret qe na akuzojne per korrupsion sepse qeverritaret tane dhe deputete jane me te varfrit ne Shqiperi" Une ju bej "thirrje" te gjithe shqipetarve dhe sidomos asaj pjese te popullsise qe rron vetem me asistenc qe ti "ndihmoje" keta deputet dhe qeveritare sepse eshte "gjynah".
Por gjeja me e mire eshte qe mos ti votojme ne zgjedhjet e ardhshme qe edhe keta te kene mundesi te marrin nje asistence dhe me ne fund te "jetojne si njerez"
Pra sic e shihni o deputet e qeveritare edhe kete her populli e "hengri"sapunin per djath.
Ju vazhdoni te beni sikur "tregoni te verteten" dhe ne populli do te "vazhdojme te bejme sikur ju besojm".
Por deri kur kjo loje?C`do gje ka nje kufi
Me beri pershtypje dicka.
Keta qeveritaret tane me shume dhurata te falura. Ka nje ligj per funksionaret e shtetit te cileve nuk u lejohen dhurata me vlere me te larte se 25.000 mije leke te vjetra. Ne te kundert quhen te korruptuar dhe humbin funksionin e tyre. Ai Benzi i Nanos kapte shifren e deklaruar prej tij, 30.000 euro. (???)
Ato apartamentet e Kryemadhit, perbeheshin nga nje i falur dhe dy me kredi. Me keto kredite me duken shume bindes ne deklarimet e tyre.
Se dyti, Nano ishte i pastrehe. Jetonte ne shtepine e gruas, e cila e kishte dhurate po nga Nano. (???)
Per keto dokrra na u vonuan kaq shume e mezi i ben deklarimet funksionaret tane te shtetit. Me kaq shume prona e vlera parash, edhe duket se cfare abuzimesh kane bere, jo me ato qe jane te padeklaruara, per te cilat ju desh kaq shume kohe sa te rregullonin vjedhjet.
Kane filluar te behen shume talles e fyes me popullin.
Keni ndonje koment si mund tu veje halli?
pershendetje
Une jam i mendimit, qe ne si forum te hapim nje fond, ne te cilin te grumbullojme ndonje te holle per te ndihmuar politikanet dhe deputet tane.
Shpesoj qe te gjithe ta mbeshtesim kete inisiative.
Pershendetje trojani
Me e keqja eshte se na bejne si te ndershem...
Keto politikanet tone ose jane krejte te paturpshem dhe e kane lekuren prej sholle, ose jane injorante.
Mendoj se egziston e pare,
Nuk me vjen keq fare qe mendojne te ndertojne jeten e tyre ne kurriz te popullit, por ajo qe me ben te ndjehem e fyer eshte, se kur keto njerez pa cipê, do fillojne te mendojne sa do pak, per kete popull qe i "zgjodhi" dhe qe meriton te jetoj ne te njejten nivel me komshit e tij...
Citim:
Po citoj ato që tha sabina
dhe qe meriton te jetoj ne te njejten nivel me komshit e tij...
Citim:
Po citoj ato që tha SUNBELOVED
Po kjo eshte e keqja se politikanet jane mbledhur tere me nje lagje edhe jane komshinj me njeri-tjetrin.
Edhe une jam i bindur se politikanet tane ne emer te tyre kane vetem ato qe kane deklaruar...... :p :p
po eksiztojne edhe ''prestanomi'' , ishujt Cayman per te mos folur per banakat Cipriote e Svicerrane per te fshehur te ardhurat nga taksat si dhe menyrat e se u krijuan keto te ardhura.....
njeh kush njeri nga Karitasi ose Gjysme Hena e Kuqe te thone nje fjale te mire per politkanet tane.... :p
une do them timen me ata qe njoh po edhe ju zgjohuni pak se s'ben te leme njerezit tane ne kete gjendje ne ''pike te hallit''..
me popozim te Trojanit
FILLON MBLEDHJA E NDIHMAVE
une u fal nje nje cante 24 oreshe pak e perdorur po me mire se asgje
ju cfare ofroni....ne mall e monedhe :p
Une para pak kohe bleva nje celular te ri. Keshtu qe kam nje NOKIA 6210 teper, eshte pak i perdorur por funksionon shume mire. E pra une po mbeshtes fondin me nje NOKIA gjysem te perdorur.
me pelqen mendimi
Mire mo lale mire e ke ti qe bene analizen e politikanve qe e kane ne terezi.Ca te bejme ne te tjeret qe merremi me forume eeeeeee
Ta mbeshtes ke te drejte politikanet shqiptar hane shume ne kurizun ton.
Me pelqejne idet tua jemi nje mendim te gjithe ketu ne forum ishalla veprohe shpejt qe keta gjakpirsa te mos na shtryllin meee
ok ok .....
Po citoj ate qe tha Tresh
b]me popozim te Trojanit
FILLON MBLEDHJA E NDIHMAVE[/b]
une u fal nje nje cante 24 oreshe pak e perdorur po me mire se asgje
ju cfare ofroni....ne mall e monedhe :p [/B][/QUOTE]
Po mire more Tresh kuj do tja "hedhesh" ti atyre!!!!
Po ku u hyne ne sy nje cante!!!!
Ata jane mesuar te v............ me vapor dhe mauna dhe jo me canta.
Sa per ty o Trojan telefonin "mbaje" per vete sepse ata vet kane miratuar ligjin e pergjimeve telefonike dhe nuk jane kaq budallenje te bien me kembet e tyre brenda.
Pra sic e shihni keto qe keni ofruar jane gjera "kote". Po te kini ndonje shtepi,makine lluksoze(sepse te zakonshmet nuk pranohen)por edhe leke qe e kalojne shifren e gjashte zerove dote pranohen me kenaqsi.
Re: Politikanet "ne Pik Te Hallit"
Citim:
Po citoj ato që tha azurro
Fatos Nano posedon nje autovetur benc (e dhuruar),2 letra me vleren 0,06 miljon lek dhe nje llogari bankare rrjedhse ne valut me shumen 3139.07$.Paga e tije eshte 2.635.000 lek
Miqte e mi pa me thoni: - ne ke vend te botes politikanet jane ne pike te qejfit??
_ A do te ishte normale qe nje politikan te kishte pasurine e nje bujku, apo te nje punetori?
Ne ate moment qe politikanet tane do te arrijne piken e ngopjes, atehere do te jete fillimi i tyre ne ndihme te popullit. Mos prisni qe nje varfanjak qe s'ngop barkun me buke te ngopi barkun e tjetrit..Etapat e kapitalizmit duhen kaluar, perndryshe situata do te ngelet po ajo..
O Mona , nuk po themi qe jashte po vuajne per buke politikanet. Po kane bizneset e tyre. Kurse keta vetem me rruge te ndershme qe nuk fitojne asgje. Ketu menyra me e ndershme e nje politikani per te fituar eshte kontrabanda dhe vjedhja, se ata me te medhenjte nuk merren me te tilla gjera te vogla. Ka menyra te tjera me efikase per te bere leke. Megjithate jam plotesisht dakort me mendimin tend jane etapa qe duhen kaluar.
Citim:
Po citoj ato që tha mona
Miqte e mi pa me thoni: - ne ke vend te botes politikanet jane ne pike te qejfit??
_ A do te ishte normale qe nje politikan te kishte pasurine e nje bujku, apo te nje punetori?
Ne ate moment qe politikanet tane do te arrijne piken e ngopjes, atehere do te jete fillimi i tyre ne ndihme te popullit. Mos prisni qe nje varfanjak qe s'ngop barkun me buke te ngopi barkun e tjetrit..Etapat e kapitalizmit duhen kaluar, perndryshe situata do te ngelet po ajo..
Mentaliteti shqiptar ka shume mbeturina komuniste dhe nje nga keto eshte ideja e politikanit te mire si njeri qe nuk ka para. Ne disa raste po na vishen syte me sentimente negative kur shikojme qe nje politikan ka leke.
Megjithate, sic e tha dhe Fatbardh Kadilli gjate nje interviste (punonjes i kualicionit antikorrupsion), "neve nuk duam politikane te varfer, le te kene para, mjafton qe ti deklarojne dhe te dime burimet".
Une e mendoj si mona nga njera ane, pra korrupsioni vjen shpesh here se marrin poste pabukesat qe vjedhin me 4 duar. E mira do ishte te kishte shtrese te larte neper shtet. Por keta politikane te pasur duhet te dihet nga u vijne parate. Ne kete kendveshtrim kjo teme nuk ka pse te interpretohet si hakerrim ndaj politikaneve te pasur, por vetem si denoncim i politikaneve te pandershem. Ne perendim nese i ofron nje polici te thjeshte 10 litra benzine mund te te arrestoje per tentative per korruptim. Si mund te mos mendohet per korruptim kur nje kryeministri i dhurohet makina nga firmat qe hapen ne Tirane? Nuk mund te pranohet korruptimi ne formen e faljes, sic pretendojne shume politikane, qe nga Nano e deri tek Berisha. Jetojme ne demokracine barbare shqiptare dhe askush nuk fal gje kot. Apo jo ?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Jetojme ne demokracine barbare shqiptare dhe askush nuk fal gje kot. Apo jo ?
He sa mire...
Nuk thote populli kot:" Sa me te madh te kesh barkun, aq me pak ngopesh..."
Politikanet tane jane si ato kanacet e coca-coles, po i qarkullove ane mbane, u dalin fluskat e injorances qe kane thithur pergjate punes se tyre... Ato jane ne fokusim te perhershem te halleve te tyre, dhe cdohere paraqiten si engjej para popullit, dhe kur i kane mizat nder kesule, thone "partia jone eshte ajo qe ka bere kete e ate, partia jone eshte ajo qe ka bere te gjitha, partia jone eshte ajo qe do t'u punesoje, partia jone eshte ajo qe do te luftoje kunder korrupsionit etj etj"...Eh kjo i vjen sikurse me shitur patellxhanin e popullit ne emer te tyre...Dhe deshmojne cdohere per punet dhe meritat e tyre... Ndersa kur u dalin mizat nga kesula thone"ne jemi ato qe do ta ndertojme vendin, ne jemi ato qe do t'i rrisim pagat, ne jemi ato qe do te bejme ate e kete..."
ka edhe me keq se ne ''pike te hallit''.....
ka edhe me keq se ne ''pike te hallit''.....halli eshte kur te pret ROLLS ROJS,po pak i ka mbete kryemistrit tone qe te provoje FERRARI. PORSCHE apo ASTON MARTIN...Po motorat i pelqejne ketij kryeminstrit tone se do i propozoja motorrat BMW,DUCATI e per pak tangerllek edhe Harley Davidson.Nqs kam harru marka te tjera luksoze mos mu drejtoni mu po Fotiadhis Nanos se ka ma eksperience se une ne lidhje me lukset
Nano-Xhoi, me Rolls Rojs ne Turqi E Premte, 06 Gusht 2004
Kryeministri dhe bashkeshortja e tij nisin pushimet nga kompleksi luksoz "Reina", ne kembet e ures se famshme te Bosforit. Shtypi turk: "Nano defreu deri ne oret e vona te nates". Me pas, shefi i qeverise merr vete drejtimin e nje makine Rolls Rojs per te udhetuar ne rruget e Stambollit. Stacionet e ardhshme, plazhet e Bodrumit dhe Lojrat Olimpike te Athines
Fatos Nano dhe bashkeshortja e tij Xhoana i kane nisur nga kompleksi turistik "Reina" ne Bosfor, pushimet e tyre turke, qe do t'i dergojne ne brigjet e Bodrumit, per te perfunduar me pas ne Lojrat Olimpike te Athines. Sipas shtypit turk, shefi i qeverise shqiptare ka shfrytezuar edhe nje Rolls Rojs, gjate qendrimit te tij ne Stamboll, ku ka "vizituar" fillimisht nje kompleks gjigand, ne te cilin ka pushuar edhe aktorja e njohur Uma Turman.
"Milliyet" shkruan ne nje nga numrat e saj te fundit, se te dielen ne mbremje, Kryeministri i Shqiperise, Fatos Nano, se bashku me bashkeshorten dhe njerezit e tij, hengri darke ne "Reina"-s, qe ndodhet ne Kurecesme te Stambollit, nen kembet e ures se famshme te Bosforit. "Nano, i cili defreu deri ne oret e vona tek "Reina", tha se kishte ardhur ne Turqi per nje pushim te shkurter", shkruan "Milliyet". Sipas shtypit turk, Nano, ne dalje te "Reina"-s hyri ne rradhe si te gjithe njerezit e thjeshte per te pritur t'i vinte makina nga parkingu. "Kur i erdhi makina, Nano kaloi vete ne timon dhe u largua nga 'Reina'", shkruan "Milliyet. "Reina", nje kompleks luksoz nen uren e Bosforit, njihet per frekuentimin e tij nga njerezit me te pasur te Turqise dhe nje numer shume i madh turistesh. I apasionuar pas makinave, shefi i qeverise shqiptare kete rradhe kishte zgjedhur per te udhetuar nje Rolls Rojs. Nje makine luksoze, te cilen Kryeministri Nano ka preferuar ta drejtoje vete ne rruget e zhurmshme te Stambollit.
Kryeministri Nano ka qene edhe me pare ne Turqi, kur ai mori pjese ne ceremonine e marteses se djalit te Kryeministrit Erdogan, se bashku me homologun e tij italian, Silvio Berluskoni. Po ne Stamboll, Nano ka kryer edhe operacionet ne sy dhe temth. Kjo dashuri e tij me Turqine, duket ta shtyre shefin e qeverise te zgjedhe Bodrumin, nje zone turistike ne lindje te Turqise, per te pushuar kete vere. Nga rezorti ku do te vendosen Fatos dhe Xhoana Nano mund te arrihet lehte ne ishujt greke. Gjate veres ka tragete te perditshme per te vizituar ishullin grek Kos dhe udhetime te perjavshme per ne Rodos. Megjithate, cifti kryeministror nuk do te kete nevoje per nje sherbim te tille, ndersa jahti ne dispozicion te tyre do t'u krijoje komoditetin per te levizur lirshem. Nderkohe, me ftese te Kryeministrit grek Karamanlis, Nano pritet te jete prej 13 gushtit ne kryeqytetin helen per te ndjekur ngjarjen me te madhe sportive te vitit.
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.